Professional Documents
Culture Documents
Edukim Fizik
Edukim Fizik
Tremujori: III
Klasa: VIII A
Aktiviteti fizik ju jep fëmijëve mundësi për tu argëtuar, të jenë me miqtë dhe familjen dhe të
përmirësojnë aftësitë e tyre për të marrë pjesë në aktivitete fizike më intensive ose në ngjarje
sportive. Po ashtu, mund të përmirësoj aftësitë sociale që mund të rezultojnë në rezultatet
akademike: fëmijët mësojnë të bashkëpunojnë dhe të respektojnë rregullat dhe kështu të ndihen
më të lidhur me shkollën dhe komunitetin.
Gjithashtu, ofron mundësi për të shijuar aktivitet në një mjedis shoqëror, përmirëson cilësinë e
gjumit, zvogëlon ndjenjën e mungesës së energjisë, ju ndihmon fëmijëve të takojnë miq të rinj,
të bëhen fleksibil, përmirëson aftësitë fizike, përmirëson vetëvlerësimin fizik, rrit relaksimin dhe
mundëson rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm.
Aktiviteti fizik mund të zvogëlojë stresin, të ndryshojë gjendjen e humorit, të ndikojë në zgjimin
dhe vëmendjen dhe si rezultat të përmirësoj arritjet shkollore. Aftësia e aktivitetit fizik për të
''aktivizuar'' dhe prodhuar humor më pozitiv është raportuar gjerësisht. Stërvitja ju mundëson
fëmijëve të ndihen mire.