You are on page 1of 26

Republika e Kosoves

Republika Kosovo - Republic of Kosovo

Komuna e Prishtinës

Opština Priština –Municipality of Prishtina

Raporti i Pyetësorit:

Vizitat Sistematike dhe Edukimi Shëndetsor


Hyrje

Shkolla është një mjedis ku nxënësit dhe stafi arsimor kalojnë shumë kohë, dhe për këtë arsye
është e rëndësishme që të mbrohen dhe të promovohen praktikat e shëndetshme shendetësore. Në
këtë kontekst, problematikat e sistemit lokomotor, aktiviteti fizik, nutricioni dhe higjiena dentare
janë sfidat më të mëdha që duhet të adresohen, pasi qe ato mund të kenë ndikim negativ në
performancën akademike dhe shëndetin e përgjithshëm të nxënësve. Referimet shëndetësore të
nxënësve janë një çështje e rëndësishme për shkollat dhe stafin arsimor. Mesuesit janë një aset i
fuqishem për të vëzhguar shenjat shëndetësore të nxënësve dhe për të ofruar ndihmë për të
adresuar këto probleme. Qellimi i ketij projekti ishte informimi mbi problematikat me te
shpeshta tek nxenesit si dhe ndergjegjesimi mbi keto semundje.

Bazuar ne literaturen shkencore eshte vertetuar se projekte te tilla jane tejet efikase, keshtu ne
studimin e publikuar në revistën shkencore "Journal of School Health" në vitin 2018, 72% e
mësuesve identifikuan të paktën një nxënës me problem shëndetësor, dhe 62% e tyre raportuan
se kishin vënë në dijeni prindërit e femijeve për këto probleme . Një tjetër studim i publikuar në
"Journal of School Nursing" në vitin 2019, tregoi se mesuesit janë një burim i rëndësishëm
informacioni për shëndetin e nxënësve dhe mund të ndihmojnë në zbulimin e problemeve të
shëndetit fizik e mendor. Te dhenat e fituara tregojne se 86% e mesuesve u shprehën se ishin të
gatshëm të vëzhgonin dhe raportonin probleme shëndetësore të nxënësve, dhe 83% e tyre u
shprehën se kishin raportuar probleme shëndetësore në të kaluarën. Statistikat e Departamentit të
Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së tregojnë se në vitin 2019, 17.4% e nxënësve në
moshën 6-17 vjeç kishin një problem shëndetësor që ndikonte në aftësinë e tyre për të marrë
pjesë në aktivitete të shkollës. Këto probleme shëndetësore mund të përfshijnë alergjitë, astmën,
problemet e shikimit dhe dëgjimit, sëmundjet infektive, sëmundjet e sistemit nervor dhe të
tretjes, si dhe shqetësime të ndryshme psikologjike. Këto statistika dhe rezultatet e studimeve
tregojnë se mesuesit kanë një rol të rëndësishëm në zbulimin e problemeve shëndetësore të
nxënësve dhe në adresimin e tyre për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve. Për këtë
arsye, është e rëndësishme që mesuesit të kenë informacione të mjaftueshme për të i’u qasur
këtyre çështjeve në mënyrë efektive.
Gjithashtu, hulumtimet shkencore të realizuar ne Kosovë në fushën e shëndetit dhe arsimit që
janë publikuar në revista dhe konferenca ndërkombëtare tregojne se arsimtarët në Kosovë kanë
një rol të rëndësishëm në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së nxënësve nëpërmjet qasjeve
të ndryshme, si aktivitete sportive dhe shëndetësore, edukimit mbi ushqimin dhe higjienën, si dhe
duke përcjellur rregullisht shëndetin e nxënësve dhe raportuar çdo problem në kohë.

Qëllimi i këtij hulumtimi ishte të vlerësojë efektin e ligjeratave të mbajtura pergjate trajnimit ne
kuader te projektit “Vizitat Sitemike dhe Edukimi Shendetesor”. Ky studim u bë në mesin e 102
mesuesve që morën pjesë në trajnim.

Metodologjia: Për të arritur qëllimin e këtij studimi, u përdor një pyetsor i ndarë në dy pjesë, një
para-test dhe një pas-test, për të vlerësuar ndryshimet në njohuri mes mesuesve para dhe pas
ligjeratës. Pyetsori përmban pyetjet demografike dhe 20 pyetje vleresuese të ndara në tre pjesë:
njohuritë e përgjithshme të shëndetit dhe higjienës orale, njohuritë rreth aktivitetit fizik dhe
dietës së shëndetshme, dhe njohurite sa i perket sitemit lokomotor dhe aktivitetit fizik. .Para-testi
u bë para se mesuesit të merrnin pjesë në ligjeratë, ndërsa pas-testi u bë pas përfundimit të
ligjeratave. Analiza e pyetsorit u bë përmes statistikave të thjeshta deskriptive, korelacionit dhe
testit te krahasimit grupor.
Rezultatet

Tabela 1.
Cronbach's Alpha Cronbach's Alpha Based on N of Items
Standardized Items

.850 .887 20

Për të matur besueshmërin e pyetësorit eshte realizuar analiza përmes koeficientit të Alphës së
Cronbach-ut dhe rezultatet tregojnë se pyetësori siguron besueshmëri dhe vlefshmëri për tu
përdorur. Të njezet deklaratat e shtruara kanë treguar një shkallë të mirë të konsistencës së
brendshme prej 0.887.

Grafiku 1. Gjinia

Përmes pyetesorit të aplikuar mbi synimin e hulumtimit mbi objektivat specifike, nga të dhënat
demografike përmes analizave deskriptive në këtë studim ishin gjithësej 102 pjesëmarrës. Sipas
të dhenave të fituara, 27 ishin meshkuj ndërsa 75 ishin femra.
Tabela 2. Mosha

Mesatarja 39.36

Maksimumi 63

Minimumi 24

Devijimi Standard 12.15

Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 39.36 me devijim standart 12.15, minimum 24 vjecar/e
edhe maksimum 63 vjecar/e.

Grafiku 2. Lënda që ligjëroni.

Në grafikonin 2. Shohim se analiza e të dhenave mbi deklaraten se cila është lenda që ligjeroni,
pjesmarrësit u deklaruan se 34 nga ta ligjerojnë si “mësues/e i/e ciklit të ulët”, 28-të “Edukatë
Fizike”, 26-të “Biologji”, 7-të “Matematikë”, 3 “Gjuhë Angleze”, 2 “Kimi”, si dhe nga një ne
lëndet “Gjuhë Shqipe” dhe “Edukatë Qytetare”.
Grafiku 3. Cfare eshte skolioza?

Bazuar ne grafikonin 3. Shohim se në pyetjën se “Cfarë është skolioza”, në para testin e realizuar
para ligjeratës, 77 nga pjesmarrësit u përgjigjen sakte si “Deformim/devijim/ shtrembërim i
shtyllës kurrizore”, ndërsa 25 u përgjigjën “Nuk e di”. Përderisa pas ligjeratave, në pas testin e
realizuar të gjithë pjesmarrësit (102) u përgjigjen sakte mbi pyetjen e parashtruar.
Grafiku 4.Kur duhet bere depistimi per skolioze?

Në pyetjen “Kur duhet bërë depistimi për skolioze”, në para test kemi këto rezultate, 26
deklaruan “pas paraqitjes së simptomave/ deformimit/ shtrembërimit”, 16-të “Sa më herët/
Moshë të re/ Fëmijëri”, 14-të “ Në adoleshencë” dhe 46-të “Nuk e di”. Ndërsa në pas test
pjesmarrësit u përgjigjën me keto rezultate, 47-të prej tyre me “pas paraqitjes së simptomave/
deformimit/ shtrembërimit”, 32 “Sa më herët/ Moshë të re/ Fëmijëri”, 12-të “ Në adoleshencë”
dhe 11-të “Nuk e di”.
Grafiku 5. Kur dhe pse vendoset korseti?

Në grafikonin 5. Kemi pasqyrimin e rezultateve mbi pyetjen se “Kur dhe pse vendoset korseti?”,
ku në para test kemi këto të dhëna, 68 nga pjesmarrësit u përgjigjën “ Te deformimet/ të
parandalohet përkeqësimi” dhe 34 të tjerët “Nuk e di”. Përderisa pas ligjeratave në pas test u
përgjigjën kësisoji, 101 nga pjesamarrësit u përgjigjën “ Te deformimet/ të parandalohet
përkeqësimi” ndersa vetëm njëri nga pjesëmarrësit u deklarua me “Nuk e di”.
Grafiku 6. Cilat sporte duhet te evitohen tek skolioza?

Ne pyetjen "Cilat sporte duhet te evitohen tek skolioza?", 40 pjesemarres u pergjigjen njeren apo
me shume nga keto opsione:noti, vrapi, futbolli, basketbolli. 19 u pergjigjen: peshengrjtje,
maratona, trampolina, gjimnastika. 63 deklaruan se nuk e dinin.
Ndersa pas trajnjmit: 15 -noti, vrapi, futbolli, basketbollim 19- peshengrjtje, maratona,
trampolina, gjimnastika dhe 5 nuk e dinin.
Grafiku 7. Cfare kufizimesh shkaktojne shputat e rrafsheta?

Lidhur me pyetjën se “Cfare kufizimesh shkaktojne shputat e rrafsheta?”, në para test kemi këto
rezultate 3 nga pjesmarrësit thanë se “Asnjë”, 13-të “Dhembje”, 63 “Vështirësi/kufizim” si dhe
23 u përgjigjën “Nuk e di”. Në pjesën e pas testit pjesmarrësit u deklaruan keshtu, 61 prej tyre
“Asnjë”, 8-të “Dhembje”, 15 “Vështirësi/kufizim” si dhe 18 u përgjigjën “Nuk e di”.
Grafiku 8. Si definohet aktiviteti fizik?
Para mbajtjes se trajnimit, prej 102 pjesëmarrësve, 60 prej tyre nuk e dinin se si definohet
aktiviteti fizik. Ndersa pas trajnimit, 98 prej pjesëmarrësve u pergjigjen sakte ne kete pyetje.

Grafiku 9.Si ndahen fazat e zhvillimit biologjik?


Ne grafikonin 9. jane paraqitur rezultatet para dhe pas trajnimit. Para trajnimit 27 mesues nuk
dinin te benin ndarjen e fazave të zhvillimit biologjik, ndersa pas trajnimit vetem 6 nuk dinin ta
benin kete ndarje.
Grafiku 10. Cilet jane parametrat e fitnesit fizik te lidhur me shendetin?
Para trajnimit 71 mesuese deklaruan se nuk e dinin cilet jane parametrat e fitnesit fizik te lidhur
me shendetin, ndersa pas trajnimit 21 pjesemarres deklaruan "nuk e di".

Grafiku 11. Cilat jane rekomandimet nga OBSH per normat e aktivitetit fizik te femijet?
Ne baze te grafikonit 11. prej 102 pjesemarresve, 78 prej tyre mesuan se cilat jane rekomandimet
nga OBSH.
Grafiku 12.Cili eshte dallimi mes fitnesit fizik te lidhur me shendetin dhe atij te lidhur me
performancen fizike?

Ne pyetjen "Cili eshte dallimi mes fitnesit fizik te lidhur me shendetin dhe atij te lidhur me
performancen fizike?", ne fillim 62 u pergjigjen se nuk e dinin, ndersa pas trajnimit 36 deklaruan
se nuk e dinin.
Grafiku 13. Cfare parametra duhet ditur per percaktimin e mbipeshes apo obezitetit ne baze te
indeksit te mases trupore (IBM)?

Njohurite per percaktimin e mbipeshes apo obezitetit ne baze te indeksit te mases trupore (IBM)
rezultuan te jene te kenaqshme. Para trajnimit 74 pjesemarres u pergjigjen sakte, ndersa pas
trajnimit 90 pjesemarres u pergjigjen sakte.
Grafiku 14. Sa fruta dhe perime duhet te konsumoje nje femije brenda dites?

Stafi arsimor pati mundesi te mesoj edhe per ushqyeshmerine. Ne pyetjen "Sa fruta dhe perime
duhet te konsumoje nje femije brenda dites?" para trajnimit vetem 14 pjesemarres e dinin sasine
e sakte (5 fruta dhe perime ne dite -400g), ndersa pas 88 pjesemarres u pergjigjen sakte.
Grafiku 15. Cilat ushqime nga keto grupe ushqimore permbajne me se shumti proteina?
Shumica e pjesemarresve, 77 gjithsej u pergjigjen sakte sa i perket grupeve ushqimore qe
permbajne me shume proteina, ndersa pas trajnimi 85 pjesemarres u pergjigjen sakte.

Grafiku 16. Pse eshte me e preferueshme te konsumohen dritherat e plote (buka e zeze, orizi
integral, pastat integrale, tershera) ne vend te dritherave te rafinuara (buka e bardhe, orizi i
bardhe dhe pergjithesisht ushqimet e pergatitura me miell te bardhe).
Pjesemarresit qe mesuan pse eshte me e preferueshme te konsumohen dritherat e plote (buka e
zeze, orizi integral, pastat integrale, tershera) ne vend te dritherave te rafinuara (buka e bardhe,
orizi i bardhe dhe pergjithesisht ushqimet e pergatitura me miell te bardhe ishin gjithësej 90,
bazuar ne grafikonin 16.

Grafiku 17. Cili nga keto pije eshte me e preferueshme per femije?

Perderisa para trajnimit vetem 69 pjesemarres deklaruan si pije me e preferueshme per femije
ujin, pas trajnimit 90 prej pjesëmarrësve ishin te informuar per rendesine e ujit per shendetin e
femijeve.
Grafiku 18. Sa dhembe te perhershem kemi?
Në grafikun 18. Në pyetjen se “Sa dhembe te perhershem kemi?”, në pre test kemi 61
pjesëmarrës që u përgjigjen sakte me “32 dhëmbë”, ndërsa 41 e kishin gabuar përderisa në pas
test 97 e pjesmarrësëve u përgjigjën sakte ndërsa 5 e kishin deklaruar jo saktë.
Grafiku 19. Cilat jane tre funksionet kryesore te dhembeve?
Në pyetjen se “Cilat jane tre funksionet kryesore te dhembeve?”, në pre test rezultatet janë si më
poshtë, 6 pjesëmarrës u deklaruan “Buzëqeshja”, 76-të “Ngrënja”, 12-të “Të folurit” si dhe 8-të
“Nuk e di”. Ndërsa në pas test kemi këto rezultate, mbi “Buzëqeshja” ishin deklaruar 22
pjesëmarrës, mbi “Ngrënja” 60-të, mbi “Të folurit” 19-të, si dhe vetëm një pjesëmarrës “Nuk e
di”.
Grafiku 20. Sa here në dite duhet bere pastrimin e dhembeve?
Në grafikun 20. Në pyetjën se “Sa here në dite duhet bere pastrimin e dhembeve?”, para
ligjeratave në para test pjesëmarrësit u përgjigjën kështu, 36 prej tyre deklaruan “2 herë”, 63 u
deklaruan “3 herë”, 2 u deklaruan “4 herë” dhe vetëm një “5 herë”. Në pjesën e pas testit ata u
përgjigjën keshtu, 88 pjesëmarrës “2 herë” si dhe 14 u deklaruan “3 herë”.
Grafiku 21. Cila eshte kohezgjatja e pastrimit te dhembeve?
Ne pyetjen "Cila eshte kohezgjatja e pastrimit te dhembeve?", pjesemarresit dhane pergjigje ne
interval prej 20 sekonda deri ne 10 minuta sipas grafikonit 21.
Grafiku 22. Shkaketari kryesor i semundjes se karies- prishjes se dhembeve?
Higjiena jo e mire orale ishte shkaktar i kariesit per 37 prej pjesemarresve, ushqimi jo i duhur pe
29 pjesemarres dhe te dyja per 39 prej tyre. Pas trajnimit 38 u pergjigjen higjiena jo e mire orale,
29 u pergjigjen "ushqimi jo i duhur" dhe 40 te dyja.
Grafiku 23. Sa here ne vit duhet vizituar stomatologun?
Ne pyetjen " Sa here ne vit duhet vizituar stomatologun?" para trajnimit 19 u pergjigjen 1 herë,
63 u pergjigjen 2 here, 12 u pergjigjen 3 here, 8 u pergjigjen 4 dhe 6 here. Pas trajnimit 44
pjesemarres u pergjigjen 1 here, 56 - 2 here dhe 2- 3 here.
Korelacionet dhe krahasimet grupore

Permes analizes korelacionare, u gjet nderlidhe ne mes moshes dhe njohurive mbi kater temat
baze te ketij projekti. Sa me te rinje qe ishin mesuesit aq me mire te informuar ishin.

Tabela 3. Korelacionet
Mosha Sistemi lokomotor Shendeti oral Aktiviteti fizik Nutricioni

Mosha 1 .208** -.305* -.244** -.507*


Sistemi 1 -.415 .012 .102
lokomotor
Shendeti oral 1 .098
Aktiviteti fizik 1
Nutricioni

Me ane te analizes se grupeve krahasuese, u gjet se nuk ka dallim gjinor mbi njohurite qe stafi
arsimor kishte sa i perket shendetit te nxenesve.

Tabela 4. Grupet Krahasuese; Gjinia

Gjinia juaj: N Mean Std. Deviation Std. Error Mean


Sistemi lokomotor Femer 284 11.8592 2.86712 .17013
Mashkull 185 11.7243 3.07244 .22589
Aktiviteti fizik Femer 284 11.7641 2.52702 .14995
Mashkull 185 11.0973 2.33853 .17193
Shendeti oral Femer 284 8.3380 2.00666 .11907
Mashkull 185 8.1135 1.97073 .14489
Nutricioni Femer 284 8.3380 2.00666 .11907
Mashkull 185 8.1135 1.97073 .14489
Diskutimet

Promovimi i praktikave të shëndetshme shëndetësore në shkollë është e rëndësishme për të


siguruar që nxënësit dhe stafi arsimor të jenë të shëndetshëm dhe të mund të kryejnë punën e tyre
me efikasitet. Nëse nxënësit nuk kanë një shëndet të mirë, ata mund të kenë probleme në
performancën akademike dhe në zhvillimin e tyre mendor dhe fizik.
Mesuesit në Kosovë kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së
nxënësve. Ata mund të ndihmojnë në organizimin e aktiviteteve sportive dhe shëndetësore, të
edukojnë nxënësit mbi ushqimin dhe higjienën, dhe të raportojnë çdo problem shëndetësor në
kohë. Kjo mund të ndihmojë në sigurimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe sigurimin e
zhvillimit të nxënësve në mënyrë të shëndetshme dhe të përshtatshme.
Rezultatet e ketij vlerësimi tregojne se ka dallim signifikant në mes pre dhe post testimit. Kjo
dokumenton efikasitetin e ligjeratave pe stafin arsimor.

Njohurite e stafit arsimor per temat mbi sistemin lokomotor, aktivitetin fizik, shendetin oral dhe
ushqyeshmerine e femijeve rezultuan ts dobeta para mbajtjes se trajnimit, ndersa pas ato ishin ne
nivelin e deshiruar.
Motivi i stafit shendetesor per pjesëmarrje ne trajnim ishte thelbësore ne mbarvajtjen projektit,
kjo poashtu ndikoi ne trajnim ashtuqe materiali i punuar dhe ligjeratat u shfaqen para numrit
maksimal te pjesemarresve.

Rekomandimet

● Te vazhdohet me aktivitete te cilat rrisin njohurite e stafit arsimor mbi shendetin e


nxenesve dhe nevojes se referimit te cdo ndryshimi shedetesor te tyre.
● Te qohet me teje kauza, duke involvuar edhe pjesen tjeter te stafit arsimor.
● Trajnimi i stafit te ri arsimor para fillimit te punes.
Referencat

Berkowitz, B., Borchard, M., & Fox, C. K. (2018). Teacher Concerns Related to Student
Health Referrals. Journal of School Health, 88(4), 272-277. doi: 10.1111/josh.12624

Krasniqi, B., Hajdari, A., & Gashi, L. (2019). Health Promotion in Primary Education in
Kosovo. Journal of Education and Practice, 10(32), 93-102.

Wang, C., Zhu, Y., & Yu, L. (2019). Teachers as Key Informants of Student Health: A
Qualitative Study. Journal of School Nursing, 35(2), 132-139. doi: 10.1177/1059840518777581.

Centers for Disease Control and Prevention. (2021). Health-related Quality of Life.

"This project was funded through a U.S. Embassy Pristina grant. The opinions, findings and conclusions or
recommendations expressed herein are those of the author(s) and do not necessarily reflect those of the Department of State."

"Ky projekt u financua përmes një granti të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet apo
rekomandimet e shprehura në të janë të autorit(ve) dhe nuk i pasqyrojnë medoemos qëndrimet e Departamentit të Shtetit."

"Ovaj projekat je finansiran preko granta Američke Ambasade u Pristini. Mišljenja, stavovi i zaključci ili
preporuke sadrzane ovde pripadaju autoru(ima) i ne izrazavaju neophodno stavove State Departmenta."

You might also like