You are on page 1of 19

INTEGRIMI DHE PERFSHIRJA E NXENESVE ME

ÇRREGULLIME Në Të NXENE.

Sipas UNICEF (2015), arsimi gjithëpërfshirës është përgjigje ndaj


nevojave të nxënësve dhe jetës së tyre, është mjeti sipas të cilit metodat
e mësimdhënies, përshtaten ndaj të nxënit për të gjithë nxënësit, duke
përfshirë ata nxënës të cilët sistemet tradicionale nuk kanë mundur t’i
mbulojnë.
PARIMET BAZË TË ARSIMIT
GJITHËPËRFSHIRËS
UNICEF e bazon idenë e arsimit gjithëpërfshirës mbi shtatë
parimet bazë të të drejtave të njeriut:
1) universaliteti dhe patjetërsueshmëria;
2) pandashmëria;
3) ndërvarësia dhe ndërlidhja;
4) barazia dhe mosdiskriminimi;
5) pjesëmarrja dhe përfshirja;
6) fuqizimi;
7) llogaridhënia dhe respektimi i sundimit të ligjit.
(UNICEF, 2015)
Tranzicioni që ka pësuar konceptimi dhe fokusi
i edukimit, e ka përballur shkollën me kërkesa të reja sa i përket
dhënies së shanseve të barabarta cdo nxënësi. Përpara se të shpjegohet
se ku konsiston përfshirja dhe integrimi në arsimin e zakonshëm të
nxënësve me nevoja të veçanta, është e domosdoshme fillimisht të
sqarohet se çfarë përfshijnë nevojat specifike edukative.
Ky term është shfaqur tek legjislacioni i Anglisë në vitin 2001
(Special Educational Needs and Disability Act),
Llojet e nevojave të ndryshme që paraqesin nxënësit në
kontekstin shkollor (Norwich, 2000):
1) Nevoja të përgjithshme, që i kanë të gjjithë nxënësit.
2) Nevoja specifike, që i kanë vetëm disa grupe nxënësish.
3) Nevoja individuale, që i kanë vetëm nxënës të caktuar
dhe janë të ndryshme nga nevojat e tjera.

Këto tre grupe nevojash bashkekzistojnë shpeshherë në të njëjtën klasë dhe


përballë të njëjtëve mësues. Janë nevoja të vazhdueshme të cilat nuk duhet të
shihen dhe të trajtohen si diagnozat e tjera klinike
Një nxënës me çrregullime në të nxënë ka një sërë pengesash dhe
mundësitë e tij përkundrejt procesit normal të të nxënit janë të
kufizuara. Këtu duhet theksuar se, janë të kufizuara përballë
teknikave didaktike dhe mënyrës së të shpjeguarit të zakonshëm dhe
jo që këta nxënës kanë aftësi të kufizuara, zhvillim mendor apo
inteligjencë nën mesataren.
Në këto rrethana, gjëja e duhur që duhet bërë është gjetja e rrugëve të
tjera të cilat e afrojnë nxënësin me procesin mësimor dhe me
disiplinat e caktuara.
Llojet e nevojave edukative specifike
Do të përkufizohen si nevoja edukative specifike të gjitha ato
nevoja me karakter edukativ shkollor, të cilat kërkojnë
përqasje dhe praktika të ndryshme nga ato të përdorura
masivisht, për të realizuar një përfshirje të plotë të këtyre
nxënësve në përputhje me profilin e tyre individual.
Sipas klasifikimeve, nënkategoritë e këtyre nevojave janë:
1) Nxënësit me çrregullime dhe handikape zhvillimi - çrregullime
fizike, çrregullime neurologjike, çrregullime sensoriale, vonesat
mendore.
2) Nxënësit me çrregullime specifike në të nxënë: disleksi,
disortografi, disgrafi, diskalkuli.
3) Nxënësit me nevoja të tjera specifike - lloje të tjera vështirësish dhe
çrregullimesh të paspecifikuara në dy grupet e para, nxënës vulnerabël
për nga konteksti psiko-social apo ekonomik.
Plani edukativ individual (PEI) është tërësia e instru-
menteve veprues, materiaieve, metodologjive, aktiviteteye
didaktike dhe hapave funksionalë të cilët përdoren në rastet e
nxënësve të diagnostikuar me çrregullime dhe handikape të
ndryshme.
Ndërsa plani didaktik i personalizuar (PDP) është e njëjta
strategji, por për nxënësit me çrregullime në të nxënë.
PEI ndërtohet fillimisht mbi bazën e një diagnoze të mirepërcaktuar.
Duke vazhduar me të gjithë prognozën e çrregullimit dhe vështirësive,
si aspekte të domosdoshëm në hartimin e planit edukativ individual,
PEI përmban elementët e mëposhtëm:
o Aftësitë dhe kapacitetet, pikat e forta, përmirësimet e mundshme
(nëse ka arritur si rrjedhojë e trajtimeve të ndryshme).
o Defiçitet, mangësitë, pikat e dobëta.
o Përcaktimi i objektivave afatgjatë, të cilët lidhen me ato qëllime që synohen të arrihen
për një periudhë të gjatë kohore, që mund të variojë nga një deri në tre vjet. Këto kanë të
bëjnë me përmirësimin e përgjithshëm të çrregullimit, jo vetëm me detaje të lidhura me
kontekstin dhe performancën shkollore.
o Përcaktimi i objektivave afatmesëm, lidhet me qëllimet që synohen të arrihen për disa
muaj deri në një vit shkollor. Këto objektiva fillojnë bëhen pak më praktike e konkrete dhe
nis përcaktimi i mjeteve dhe metodologjive të ndërhyrjes.
o Përcaktimi i objektivave afatshkurtër ka të bëjë me vendosjen e atyre afatmesëm të
zbërthyer në hapa më të detajuar dhe të mirëorganizuar. Gjithashtu, është fjala për lehtësimin
e vështirësive nëpermjet ndërhyrjeve të përshtatshme, ku përcaktohet kohëzgjatja, lloji,
shpeshtësia dhe intensiteti i tyre.
PLANI DIDAKTIK I PERSONALIZUAR
Plani didaktik i personalizuar (PDP) është një nga instrumentet kryesorë që përdoret në
kontekstin shkollor si pjesë e strategjive ndërhyrëse tek nxënësit me çrregullime në të nxënë. Një
fuksion të ngjashëm ka dhe hartimi i planit edukativ individual (PEI), i cili zbatohet kryesisht në
rastet e nevojave të veçanta dhe çrregullimeve më të rënda se ato të të nxënit.
Pasi kryhet vlerësimi dhe identifikohen fushat në të cilat ka nevojë për ndërhyrje, shkolla
përpilon PDP në formë dokumenti të shkruar. Eshtë kompetencë dhe përgjegjësi e stafit
pedagogjik të shkollës në bashkëpunim me psikologun, të ndërtojë planin didaktik të
personalizuar për nxënësin me çrregullim në të nxënë.
PDP është në të njëjtën kohë një mjet shumë i dobishëm dhe ndihmues për cdo mësues. Përballë
sfidave dhe vështirësive që shkaktojnë çrregullimet e të nxënit, shkolla me protagonistë mësuesit
e psikologët organizohet për të gjetur rrugët e duhura që t’u përgjigjet nevojave të veçanta
edukative që kanë këta nxënës. Në këtë pikëpamje, plani didaktik i personalizuar është një prej
mënyrave më të mira.
PDP konsiderohet si një instrument ndërhyrës efikas në rastet kur funksionon në përputhshmëri
me objektivat e përcaktuar për përmirësimin e aftësive të fëmijës dhe kur është i orientuar:
o Në mënyrë realiste - duke marrë parasysh pikat e forta dhe të dobëta të femijës, duke
vendosur objektiva që nuk përputhen me aftësitë e nxënësit në lëndë të veçanta dhe shkojnë
përtej mundësive reale të tij. Që objektivat e vendosur në PDP të jenë realiste, duhet gjithashtu
të përshtaten me një sërë kushtesh të tjera; infrastruktura e klasës, numri total i nxënësve,
prania e nxënësve të tjerë me nevoja të veçanta, ekspertiza profesionale e mësuesit.
o Në mënyrë koherente - PDP është një punë e dyfishtë mes mësuesve dhe prindërve. Për
të arritur objektivat e vendosur punohet paralelisht në shkollë dhe në shtëpi. Gjithashtu,
koherenca në zbatimin e PDP do të duhet të shfaqet edhe midis mësueseve të disiplinave të
tjera përveç asaj ku nxënësi paraqet vështirësi, kur nxënësi ndërron klasë, vit shkollor apo kur
lëviz nga njëra shkollë në tjetrën.
o Në mënyrë të përqendruar dhe cilësore - PDP nuk është një
përshkrim i detajuar dhe i përsëritur i procesit diagnostik dhe raportit
të vlerësimit, përkundrazi. PDP duhet të shërbejë si udhëzues praktik i
hartuar specifikisht, qëllimisht dhe individualisht për secilin nxënës
disleksik, diskatkulik, disortografik.
o Në mënyrë konkrete - PDP duhet të përmbajë fushat kryesore
mbi të cilat do të bazohet trajtimi dhe rruga konkrete sesi do të
veprohet gjatë aktiviteteve në orën e mësimit.
Cila është përmbajtja e PDP?
-Gjeneralitetet e secilit nxënës - të dhënat e përgjithshme identifikuese; emër, mbiemër, ditëlindje,
vendlindje, adresë, atësi, mëmësi, numra kontakti telefoni.
Lloji i çrregullimit dhe vështirësive - përshkrimi i të dhënave dhe informacione mbi çrregullimin
e të nxënit apo specifikim i ndonjë diagnoze tjetër, nëse ka.
-Veprimtaritë didaktike individuale - përshkrim i ndërhyrjeve të vendosura të cilat i adresohen
individualisht nxënësit. Kjo pjesë përbën thelbin e planit didaktik.
-Instrumentet kompensuese - përmban konkretisht elementët që do të përdoren si mjete ndihmëse
për nxënësin gjatë veprimtarive të mësimore.
-Aktivitetet përjashtuese: përcaktohen aktivitetet dhe veprimtaritë në të cilat nxënësi me
çrregullim në të nxënë nuk do të angazhohet njësoj me nxënësit e tjerë (jo gjithmonë, por vetëm
nëse është nevoja) dhe format alternative me të cilat do të zëvendësohen detyrat dhe provimet.
-Mënyrat e vlerësimit dhe testimit - përshkrimi i teknikave dhe metodologjive të përdorura në
vlerësim.
-Angazhimet e familjes - përcaktohet konkretisht roli, qëndrimi dhe detyrat e familjes gjatë gjithë
procesit të ndërhyrjes dhe mbështetjes së fëmijës disleksik, diskalkulik, disgrafik.
-Miratimi prej prindërve - plani didaktik i personalizuar gjithmonë do të miratohet prej prindërve;
miratim që shprehet në formë të shkruar dhe i shoqëruar me firmat përkatëse.
Dy shtyllat kryesore të PDP
1) Kompensimi
Eshtë fjala për atë aspekt të trajtimit ku aftësia e prekur
shkollore, “ndihmohet” me anë të instrumenteve didaktike,
mekanike apo teknologjike. Në këtë mënyrë, nxënësit arrijnë të
realizojnë detyrat me ndihmën e mjeteve të tjera shtesë
mbështetëse. Përfitimi i përdorimit të sistemit të kompensimit
sa i përket trajtimit të çrregullimeve në të nxënë, qëndron në
faktin se i siguron nxënësit autonomi dhe i lejon atij të
përfimdojë një ushtrim pa kërkuar detyrimisht ndihmën e
mësueses.
Teknikat kompensuese, janë:
Llojet e instrumenteve kompensues në rastet e nxënësve diskalkulikë. Kur është fjala tek to, ndër të parat që na
vijnë në mendje dhe që kanë përdorim të gjerë, është makina llogaritëse. Sigurisht që është ndër instrumentet
kompensues më shpesh të përdorur, bashkë me shumë të tjerë. Këtu bëjnë pjesë tabela vizuale me rregullat
matematikore, skema të ndryshme, grafikë përmbledhës, harta me figurat përkatëse gjeometrike. Megjithatë, nuk
duhen harruar dhe strategjitë kompensuese që shfaqen në formën e vetëndihmës tek nxënësit, të cilat fëmijët i
zhvillojnë dhe i përdorin shpesh në mënyrë individuale, siç është përdorimi i gishtave të duarve për të numëruar
dhe për të bërë llogaritje
Instrumentet duhet të jenë të vlefshme. Përdorimi i tyre duhet të përputhet me qëllimin kryesor, të ekuilibrojnë
dhe kontribuojnë në aftësitë e dëmtuara apo të munguara dhe rendimentin shkollor. Për këtë arsye, është e
domosdoshme që mjetet kompensuese të jenë funksionale, praktike dhe lehtësisht të disponueshme.
Përdorimi i instrumenteve duhet të jetë i përshtatshëm. Në çdo rast, përpara se të merret vendimi për përdorimin
e makinave llogaritëse apo çfarëdo mjeti tjetër ndihmës, do të analizohen anët pozitive dhe negative, avantazhet
dhe disavantazhet e një zgjedhjeje të tillë. Dihet që përcaktimi i një rruge të ndryshme didaktike për fëmijën me
çrregullim në të nxënë e diferencon atë nga bashkë- moshatarët dhe nxënësit e tjerë. Për këtë arsye, duhet treguar
kujdes që përdorimi i instrumenteve kompen­suese të jetë një vendim i mirëmenduar.
2) Përjashtimi/Lehtësimi
Përfshin atë aspekt të PDP që ka të bëjë me krijimin e kushteve lehtësuese gjatë
procesit të të tixënit shkollor, duke përjashtuar disa kërkesa, ushtrime apo detyra
të cilat nxënësi nuk është në gjendje t’i përmbushë në atë çast të caktuar. Ky
përjashtim bëhet në kuadër të shmangies së mbingarkesës për nxënësin disleksik,
diskalkulik, disortografik; mbingarkesë e cila përveç se nuk do të ishte e
frytshme, do të shkaktonte regres në aftësitë e të nxënit, frustrim dhe vështirësi të
mëtejshme në rendimentin shkollor. Psh. do të ishte e kotë t’i jepeshin si detyrë
shtëpie një nxënësi diskalkulik pesë ushtrime, kur dihet që për të është shumë e
lodhshme dhe një ushtrim i vetëm. Kështu, në këtë rast do të lehtësohej ky nxënës
nga sasia e detyrave dhe do të duhej të kryente më pak sesa nxënësit e tjerë.
Përjashtimi dhe lehtësimi vijnë pas aplikimit të instrumenteve kompensues.
Përmbledhje:
- Arsimi gjithëpërfshirës synon të integrojë e të përfshijë nxënës të ndryshëm e te veçantë, për të
plotësuar nevojat specifike e jotipike, brenda të njëjtës klasë.
- Nevojat edukative specifike janë disa llojesh, që nga handikapet e zhvillimit, çrregullimet
spccifike në të nxënë e deri tek nxënësit vulnerabël per nga konteksti social-ekonomik.
- PEI (plani edukativ individual) është një prej instrumenteve kryesore praktike që harton dhe
zbaton shkolla per t’i siguruar nxënësit me nevoja të ndryshme arsimimin dhe edukimin e
duhur.
- PEI përcakton pikat e forta dhe të dobëta të nxënësit, objektivat afatgjatë, afatmesëm dhe
afatshkurtër.
- PDP (plani didaktik i personalizuar) është instrumenti kryesor që shërben si strategji
ndihmuese, i konceptuar dhe i përdorur ekskluzivisht tek nxënësit me çrregullime në të nxënë.
- PDP përmban përshkrimin e llojit të çrregullimeve të të nxënit, mjetet didaktike
kompensuese, aktivitetet shkollore përjashtuese apo zëvendësuese, mënyrat
alternative të testimit e vlcrësimit dhe angazhimet e familjes.
- Dy elementët themelorë të PDP janë kompensimi dhe përjashtimi/lehtësimi, të
cilët përkthehen në hapa konkretë gjatë trajtimit.
- Disavantazhi kryesor i PDP është se mund të krijojë përshtypje të gabuara dhe
keqkuptime mbi faktin se nxënësi me çrrcgullime në të nxenë ka një rrugëtim
shkollor pak të ndryshëm prej bashkëmoshatarëve.
- Vlerësimi i diversitetit, barazia për t’i dhënë gjithkujt mundësinë për t’u rritur dhe
bashkëpunimi në grup, janë ndër parimet kryesore që duhet të mbahen parasysh prej
profesionistëve që punojnë me fëmijët me çrregullime në të nxënë.

You might also like