You are on page 1of 4

 Sporti dhe shoqeria si pjese e edukimit fizik.

Sporti është veprimtari njerëzore qëllimi i së cilës është argëtimi dhe zhvillimi apo krahasimi i
aftësive psikike dhe fizike. Sporti në histori na jep të dhëna të rëndësishme mbi ndryshimet
shoqërore të cilat me kalimin e shekujve kanë ndikuar mbi konceptimin e sportit në varësi të
kulturave të ndryshme. Sporti si aktivitet që përfshin aftësitë fizikë e mendore të njeriut, me
qellim për ti ushtruar dhe përmirësuar vazhdimisht, e për ti përdorur më pas në një mënyre
më frytdhënëse na jep idenë se sporti është pothuajse aq antik sa edhe zhvillimi i
inteligjencës së njeriut. Për njeriun primitiv aktiviteti fizik, ishte vetëm një mënyre shumë e
dobishme për të zgjeruar njohjet e tij mbi natyrën.
Zhvillimi i teknologjisë dhe mungesa e aktiviteteve jashtë shkollore,si dhe mungesa e infrastrukturës
sportive, janë arsyjet kryesore pse të rinjtë kosovarë janë shumë pak të përfshirë në aktivitete
sportive. Kjo mungesë e aktiviteteve fizike, ndikon drejtë për drejtë në zhvillimin psiqik dhe fizik të
fëmijëve, dhe duhet ndërmarrë hapa konkret për përkrahje më të madhe të sportit nga qeveria, e
sidomos për qytezat e vogla dhe vendet rurale .
Ketu janë disa nga impaktet e drejtë për drejta të sportit në shëndetin dhe jetën sociale:

Ndikimi i sportit në socializimin e fëmijëve


Sporti përveç dobive në shëndet, ndihmon edhe në jetën sociale dhe në zgjerimin e shoqërisë,
prandaj preferohet sidomos për fëmijët më introvert, sepse ndikon pozitivisht në zhvillimin e
aftësive komunikuese.
Sporti mëson gjithashtu edhe rëndësinë e marrjes së përgjegjësive, rolin e bashkëpunimit (punën në
grup), pranimin e fajit, përkrahjen, dhe diciplinën për ti realizuar qëllimet e përcaktuara; një mësim
i ngjashëm me jetën në përgjithësi.

 Aktiviteti fizik në shkolla


Roli pozitiv i të bërit sport në
shkolla
Përfshirja e sportit në shkolla është një mundësi e mirë për të rinjtë që të rriten të
shëndetshëm. Sporti përmirëson jetën. Të rinjtë që merren me sport nuk e vrasin kohën e
tyre, sepse ajo është një kohë e vlefshme.

Fëmijët që janë aktivë në shkollë janë më të shëndetshëm, kanë trup më të mirë, pesha e tyre 
është brenda parametrave të lejueshme. Nuk rrezikojnë ndaj presionit të lartë të gjakut,
sëmundjeve të zemrës dhe kanë vetëbesim të lartë. Eshtë shumë e rëndësishme të kuptohet që
fëmijët duhet ta vlerësojnë rëndësinë e aktivitetit fizik që në moshë të re. 

Sporti përmirëson aftësitë sociale


Kur merr pjesë në aktivitetet sportive të shkollës, të krijon ndjesinë se i përket një grupi,
një skuadre. Interaktiviteti me bashkëmoshatarët ndikon në krijim e një sjelljeje
miqësore. Ti mëson të vlerësosh interest e të tjerëve, fëmijët bëhen më bashkëpunues dhe
vlerësojnë respektin e ndërsjelltë. Punojnë bashkë, ndajnë, shkëmbejnë eksperienca,
mësojnë sesi fitohet dhe dështohet në grup. Kjo ndihmon më vonë në krijimin e
personalitetit.

Shëndet më i mirë
Interneti, televizori, lojërat kompjuterike, i bëjnë nxënësit të bëjnë një jetë sedentare, gjë
që shkakton edhe obezitetin. Fëmijët që nuk marrin pjesë në sporte ose në aktivitete të
tjera fizike, rrezikojnë të bëhen adultë pasivë. Pjesmarrja e tyre nëpër aktivitete sportive
ndikon në shëndetin e zemrës, mushkërive, muskujve, kockave. Aktiviteti fizik,
gjithashtu, përmirëson koordinimin dhe balancën e tyre. Ushtrimet reduktojnë nivelin e
stresit, ankthin dhe problemet e tjera me sjelljen. Aktiviteti i vazhdueshëm fizik ndihmon
të jeni më të relaksuar dhe pakëson tensionin e muskujve.

Kur merresh me sport influencat negative kanë më pak rrezikshmëri


Të rinjtë që merren me sport nuk e vrasin kohën e tyre, sepse ajo është një kohë e
vlefshme. I largon ata nga veset si duhani, droga etj. Kur sporti ‘injektohet’ që në shkollë,
atëherë, fëmija mëson sesi ta organizojë kohën e tij, dhe në mënyrë të tërthortë ndikon në
suksesin e tij, në të ardhmen.
Vetëvlersimi dhe vetëbesimi
Kur merr pjesë në sportet e shkollës, zhvillohen një shumësi teknikash dhe aftësish.
Përfshihesh në mënyrë miqësore, në garat me bashkëmoshatarët. Djemtë dhe vajzat që
merren me sport kanë imazhe më të mira, sesa ata fëmijë që bëjnë një jetë sedentare dhe
pasive. Kur luan, fiton lojërat merr edhe vetëkënaqësi që përkthehet në vetëbesim.

Punoi:Mirela Lleshi

Detyra2: Hendbolli
Hendbolli ështe sport ekipor i cili luhet në mes dy skuadrave të përbëra nga 7 lojtarë (6
lojtarë dhe portieri), duke lëvizur topin nga njëri lojtarë te tjetri duke tentuar që të
shënojnë ne portën e ekipit kundershtar. Hendbolli është sport i ngjajshëm me futbollin,
por këtu ne vend të këmbëve përdoren duart për të lëvizur topin. Për herë të parë
hendbolli zyrtarisht u luajt në vitin 1920.
Historiku

Origjina e hendbollit daton që në Greqinë e lashte ku perdorej termi "urania". Po ashtu rrënjët e
hendbollit mund të gjenden edhe në Romën e lashtë, ku përdorej termi harpaston. Lojëra të
ngjashme me hendbollin janë luajtur edhe ne Francë. Gjatë shekullit të XIX, ekzistonin sporte
shumë të ngjashme me hendbollin veçanërisht në Danimarkë , në Bohemi dhe Slovaki , në
Ukrainë , në Gjermani si dhe versionet e këtij sporti në Irlandë dhe Uruguaj.

Loja e hendbollit luhet në dy pjesë nga 30 minuta. Gjatë secilës prej tyre, te dy ekipet
kanë të drejtë të kërkojnë nga një tajm-aut. Është e lejuar që ndeshjet në ligë të
përfundojnë më rezultat të barabartë, mirëpo kjo nuk është e lejuar gjatë garave
eliminuese. Gjate garave eliminuese nëse një ndeshje përfundon me rezultat të
barabartë atëherë ndeshja vazhdon edhe dy pjesë me nga 5 minuta. Nëse edhe pas
vazhdimit rezultati mbetet I barabartë ateherë shtohen edhe dy pjesë me nga 5 minuta.
Nëse edhe me këtë vazhdim, rezultati mbetet I barabarte, ateherë vendosin penaltite (7-
metershat), që gjuhen individualisht per secilin ekip nga 5 gjuajtje, të cilat vazhdojnë
deri sa një ekip të fitojë.

Formacionet mbrojtëse janë:

 formacioni mbrojtës i ashtuquajtur 6-0, gjatë të cilit të gjithë lojtarët vendosen reth 6-metërshit;
 formacioni mbrojtës 5-1, kur 5 lojtarë janë reth 6-metershit dhe 1 lojtar gjendet reth 9-metërshit
dhe
 formacioni mbrojtës 4-2, kur 4 lojtarë gjenden reth 6-metërshit dhe 2 reth 9-metërshit.

Formacioni sulmues i zakonshëm është me dy anësorë (lojtarë të krahut), një qendër e


djathtë, një e majtë dhe dy lojtar qendre.

Dënimet (Penalizimet)

Penalizimet (anglisht – penalties), u jepen lojtareve të cilët shkaktojnë ndërhyrje të palejuar, ndaj
lojtarëve kundershtarë, zakonisht gjate kontakteve fizike. Në më tepër raste dënohen me nga 2
minuta pezullim lojtarët mbrojtës, me karton te verdhë (verejtje) dhe me karton të kuq
(përjashtim) në rast të sjelljes josportive. Pas humbjes së topit në sulm, lojtari duhet menjëherë të
lëshojë topin në tokë, sepse nëse nuk e ben këtë, ai penalizohet me 2 minuta jashtë lojës, më
ç’rast ekipi i tij mbetet me një lojtarë më pak në periudhë kohore prej 2 muajsh.

You might also like