You are on page 1of 12

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI I EDUKIMIT FIZIK DHE I SPORTIT

PUNIM SEMINARIK

Lënda: Bazat e planifikimit të mësimdhënies në shëndet dhe


mirëqenie
Tema: Rëndësia e gjumit në zhvillimin e fëmijëve

Mentori: Studenti :

Prof.Ass.Dr. Malsor Gjonbalaj Arijan Ramadani

Prishtinë, 2022

1
Treguesi i lëndës

1. Hyrje

2. Qëllimi i punimit

3. Roli i gjumit tek fëmijët

4. Kohëzgjatja e gjumit tek fëmijët

5. Çrregullimet/regresioni i gjumit tek fëmijët

6. Orari i duhur i gjumit tek fëmijët

7. Përfundimi/konkluzione

8. Literatura

2
1. HYRJE

Çka është gjumi?


Gjumi është një gjendje e natyrshme ku organizmi pushon, është pushim i rregullt trupor dhe
mendor por edhe gjatë gjumit trupi dhe truri nuk pushojnë së funksionuari krejtësisht. Gjumi
ka një funksion ripërtëritës të qelizave trurore dhe qelizave të trupiti. Ai rregullohet nga një
hormon i trurit që quhet melatoninëii. Gjumi ndikon në sistemin endokrin, hormonal si dhe në
organizmin e njeriut. Gjatë kohës së gjumit organizmi i trupit lirohet nga disa toksina pra
bëhet një pastrim ose lirim i trupit. Tek sistemi hormonal dhe endokrin gjumi ndikon në
rigjenerimin e të gjitha hormoneve dhe energjisëiii. Pra gjumi është një funksion jetik për
organizmat e gjallë.

Gjumi është një nevojë fiziologjike që lidhet me intervalin ditë- natë. Njerëzit nuk janë
të vetmit organizma të gjallë që kanë nevojë për gjumë. Shumë kafshë të ndryshme poashtu
bëjnë gjumë duke filluar nga disa insekte të vogla, pastaj zogjtë, disa lloje të peshqve,
zvarranikët, e deri tek gjitarët. Pra shumica e kafshëve gjumin e kanë domosdoshmëri edhe
pse mënyra dhe kohëzgjatja e gjumit ndryshon nga një grup tek tjetri. (psh kuajt – 2orë;
elefantët - 3orë; shimpanzat - 9.7orë; qentë – 10orë; macet – 12.5 orë; luanët – 13.5orë,
leopardat – 18orë; lakuriqtë e natës – 19.9 orë).iv

Tek njeriu gjumi luan rol të rëndësishëm në shëndetin mendor dhe fizik sepse
përndryshe njeriu nuk mund të funksionoj si duhet nëse ka mungesë të gjumit.Në fakt njeriu
vështirë mund të mbijetojë më shumë se 2javë pa gjumë.1 Pra pa gjumë nuk mund të jetojmë,
gjumi i mundëson trupit dhe trurit(mendjes) të rimbushen, të freskohen që të mund të
vazhdojnë të funksionojnë si duhet.

1
(rekordi më i gjatë pa gjumë është 11 ditë e disa minuta kurse pas vetëm 3 ose 4 dite pa gjumë fillojnë të
paraqiten hallucione).

3
2. QËLLIMI I PUNIMIT

Qeniet njëzore e kalojnë rreth një të tretën e jetës së tyre në gjumë. Pra s’ do mend sa i
rëndësishëm është gjumi për njeriun. Por tek fëmijët rëndësia dhe nevoja për të është ende më
e madhe.

Ne si pedagogë ose edhe si prindër të ardhshëm duhet ta dijmë dhe ta kuptojmë rëndësinë
e gjumit për veten tonë dhe për fëmijët sepse ne ndikojmë në mënyra të ndryshme në gjumin
e tyre. Pra ata varen nga ne për shumë gjëra dhe ne duhet gjithmonë të përpiqemi për më të
mirën e tyre në të gjitha aspektet. Nëse fëmijët bëjnë gjumë si duhet atëherë ata do të kenë
dobi të ndryshme sikurse: zhvillim dhe rritje të drejtë fizike dhe mendore, rritje e
përqendrimit dhe produktivitetit të tyre në shkolla, performancë më të mirë atletikore, sistem
imunitar më të fuqishëm, peshë ideale, memorie më të mirë, disponim më të mirë, më pak
stres etj. Ndërsa nëse ndodh e kundërta atëherë kjo do të ndikojë tek ta me: përqendrim,
memorie dhe produktivitet të zvogëluar, gjendje emociale të dobët dhe humor të keq,
imunitet të dobësuar dhe lodhje fizike, shtim të peshës si pasojë e nevojës më të madhe për
konsumim të ushqimit, mund të ndikojë në depresion ...

Prandaj sikurse për çdo gjë tjetër përgjegjësia dhe barra ju mbetet kujdestarëve të tyre, të
cilët duhet t’ i marrin të gjitha hapat konkret që të ju mundësojne fëmijëve zhvillim, edukim,
arsimim sa më racional në mënyrë që në të ardhmen fëmijët të jenë të dobishëm në rradhë të
parë për veten e tyre, e pastaj edhe për të tjerët dhe në shoqërinë ku do të jetojnë.

4
3. ROLI I GJUMIT TEK FËMIJËT

Mirëqenia fizike e çdo fëmije është e lidhur me gjumin e rregullt duke respektuar ritmet
biologjike. Gjumi është shëndet. Sasia e duhur e gjumit me kualitet të mirë jo vetëm që do të
ndikoj në zhvillimin e fëmijëve, por do të ndihmojë në forcimin e aftësisë të të mësuarit,
sjelljes, krijimtarisë dhe ekuilibrit emocional.

Fëmijët që flejnë mjaftueshëm zhvillohen shëndetshëm sepse pjesa më e madhe e rritjes


së tyre realizohet në gjumë të thellë. Edhe zhvillimi i trurit bëhet në fazën e gjumit. Fëmijëve
ju duhet më shumë gjumë se sa të rriturve sepse hormoni i rritjes prodhohet ose tajohet gjatë
gjumit. Nëse bëjnë gjumë të mirë iu forcohet sistemi imunitar dhe kështu mbrohen nga ftohje
të ndryshme apo probleme të tjera shëndetësore. Gjumi e pengon obezitetin sepse hormoni i
urisë kur kemi gjumë të mjaftueshem zvogëlohet, kurse hormoni i ngopjes rritet. Gjumi i mirë
sjell disponim më të mirë.

Rregullimi i gjumit është thelbësor për të gjithë – dhe kur fëmijët nuk ngopen me gjumë
mund të ndikojë në shëndetin e tyre. Me kalimin e kohës, mungesa e gjumit mund të
shkaktojë një sërë ndryshimesh fizike, emocionale dhe mendore te fëmijët, duke përfshirë:

 përgjumje gjatë ditës;


 çrregullime ne humor;
 probleme me kontrollimin e emocioneve;
 sistemi imunitar i dobët;
 memorie e dobët;
 aftësi të dobëta për zgjidhjen e problemeve;
 shëndet të përgjithshëm të dobët;

Irritimi tek fëmijët më të vegjël është shpesh një shenjë e mungesës së gjumit. Tek
adoleshentët, mungesa e gjumit mund të shkaktojë fshehjen e ndjenjave depresive dhe
mendimeve negative.

5
4. KOHËZGJATJA E GJUMIT TEK FËMIJËT

Për sa orë gjumë kanë nevojë fëmijët?

Të porsalindurit– flenë përafërsisht 16-17 orë në ditë me periudha zgjimi 1-3 orë.
Sidoqoftë, shumica e të sapolindurve nuk kanë zhvilluar një cikël gjumi ditë/natë,
kështu që periudhat e tyre të gjumit dhe të zgjimit mund të ndryshojnë në të gjitha orët
e ditës.

1-4 muajsh – Foshnjat e kësaj moshe ende priren të flenë për të njëjtën orë, por ciklet
e gjumit natë/ditë fillojnë të ndryshojnë, duke fjetur më gjatë gjatë natës, edhe pse
ende zgjohen për ushqim.

4 muaj-1 vit– Foshnjat e kësaj moshe kërkojnë ende 14-15 orë gjumë. Megjithatë,
shumë prej tyre janë në gjendje të flenë nëpër shumicën e natës, dhe të flenë deri në 3
herë gjatë ditës dhe në mbrëmje. Gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme të fillohet
të krijohen zakone të shëndetshme të gjumit për fëmiun.

1-3 vjet– Shumica e të vegjëlve kanë nevojë për rreth 12-14 orë gjumë, por shpesh
marrin më pak për shkak të orareve të prindërve dhe fëmijëve më të rritur në shtëpi.
Ata do të kenë më shumë gjasa të humbasin kohën e tyre për gjumë dhe kanë tendencë
të flenë vetëm një herë gjatë ditës.

3-6 vite – Përafërsisht 11-12 orë gjumë. Fëmijët më të vegjël të këtij grupi mund të
kërkojnë ende një gjumë të shkurtër gjatë ditës, por kjo nevojë zakonisht zvogëlohet.

7-12 vjet– Fëmijët e këtyre grupmoshave kanë tendencë të kenë nevojë për 10-12 orë
gjumë të natës, por shpesh marrin vetëm 9-10 orë.

13-18 vjeç – Adoleshentët e kësaj moshe kërkojnë rreth 8-10 orë gjumë, por rrallëherë
marrin sasinë e plotë që kanë nevojë. Kërkesat e punës shkollore, programet dhe
aktivitetet e ndryshme, shpesh zvogëlojnë orët e gjumit të tyre. Shumica e
adoleshentëve raportojnë rreth 6-8orë gjumë. v

6
5. ÇRREGULLIMET / REGRESIONI I GJUMIT TEK FËMIJËT

Shoqata Amerikane e Psikiatrisë i përkufizon çrregullimet e gjumit, si probleme me


cilësinë, kohën dhe kohëzgjatjen e gjumit. Të jetosh me një çrregullim të gjumit çon në
shqetësim dhe ulje të aftësisë për të funksionuar. Çrregullimet e gjumit tek fëmijët mund
të çojnë jo vetëm deri te fëmijë të lodhur dhe të çoroditur, por në të gjitha llojet e
problemeve të sjelljes në shtëpi, në shkollë dhe në jetën e tyre shoqërore. vi

Çrregullimet e gjumit prekin shumë fëmijë, studimet e fundit vlerësojnë se pothuajse


30% e fëmijëve mund të kenë një çrregullim gjumi në një pikë në jetën e tyre ndersa
një studim tjetër vlerëson se deri në 50 për qind e fëmijëve do të përjetojnë një çrregullim
gjumi. Sipas këtij studimi, llojet e zakonshme të çrregullimeve të gjumit përfshijnë:

 apnea e gjumit;
 ecja në gjumë;
 zgjime konfuze;
 tmerret e gjumit;
 çrregullimi i fazës së vonuar të gjumit;
 sindroma e këmbëve të shqetësuara etjvii

Edhe pse çrregullimet e gjumit mund të vijnë me shkallë të ndryshme të ashpërsisë,


shumica e tyre mund të trajtohen. Ajo që është e rëndësishme është që prindërit të
njohin shenjat e çrregullimeve të gjumit në mënyrë qe t’ i trajtojne shkaqet themelore,
në vend që të trajtojnë vetëm simptomat. Shenjat e çrregullimeve të gjumit tek fëmijët:
përgjumje e tepërt gjatë e ditës, pagjumësia, gërhatja, ankthet/terroret e natës, ecja në
gjumë, urinimi i pavullnetshëm gjatë gjumit, ndërprerje të gjumit etj. Shpesh ka faktorë të
jashtëm që çrregullojnë gjumin; siç janë mjedisi. stili i ushqyerjes infeksionet e ndryshme që
mund të shoqërohen me dhimbje, sëmundjet, alergjitë, temperatura etj. Edhe ndryshimet
metabolike që lidhen me përthithjen ose jo mirë të ushqimeve në zorrë mund ta çrregullojnë
gjumin. Dalja e dhëmbëve është një proces fiziologjik që mund të përcillet me vështirësi nga
disa fëmijë. Edhe rritja e fëmijës shoqërohet me ndryshime hormonale, biokimike në gjak. Kjo
sjell pasojë shqetësime në kockat e gjata(epifizat). Në gjuhën popullore i thonë “dhimbjet e
rritjes”. Gjithashtu emocionet, frikërat që përjetojnë gjithashtu mund ta çrregullojnë gjumin e
fëmijëve.

7
Ajo që ndihmon më shumë fëmijët është që prindërit duhet t’i mësojnë ata më një zakon për të
fjetur gjumë. Edukimi për të respektuar rregullat dhe disiplinën e bën fëmijën të përshtatet më
mirë me ambientin që e rrethon. Gjithashtu përshtatet me mekanizmat vetërregullues të ritmit
ditor. Është e rëndësishme që fëmijët të kenë një orë fikse se kur duhet të flenë. Nëse këto
veprime nuk ndihmojnë në përmirësimin e gjumit të fëmijëve atëherë një profesionist i
kujdesit shëndetësor2 mund të jetë në gjendje të ndihmojë. Mënyra e ushqyerjes, ka një rol të
rëndësishëm. Përdorimi i ushqimeve kalorike për darkë si psh: mish, ose çokollata çliron
shumë energji. Pra, do të sjellë pasojë prishjen e ritmit të gjumit.Prandaj preferohen ushqime
të lehta në mbrëmje. Marrdhëniet e acaruara mes prindërve, dhuna verbale, ose tone të larta të
zërit në shtëpi shkaktojnë trauma të sferës emocionale tek fëmijët, si pasojë edhe prishje të
gjumit.viii

6. ORARI I DUHUR I GJUMIT TEK FEMIJET


2
Pediatër ose edhe psikologë i fëmijëve

8
Orari i çrregullt i gjumit ka një ndikim të madh në sjelljen e femijëve dhe zhvillimin e
tyre. Rutina e rregullt e gjumit ka përfitime të mëdha për zhvillimin e fëmijës.

Një studim që vëzhgoi zakonet e gjumit të 10,000 fëmijëve kur ishin ndërmjet moshës
3 dhe 7 vjeç zbuloi se fëmijët me orar të parregullt kishin më shumë vështirësi në sjellje sesa
ata që kishin një rutinë të parashikueshme të gjumit. Studiuesit zbuluan se fëmijët që nuk
kishin një orar të përcaktuar gjumi spikateshin më shumë kur ishte fjala për pakënaqësi, pasi
ishin të pakujdesshëm dhe me karakter më luftarak. Këto rezultate nuk erdhën vetëm nga
raportet e prindërve, por edhe nga mësuesit e fëmijëve të moshës shkollore, të cilët vlerësuan
sjelljen e fëmijëve pa orar gjumi të rregullt si më problematike.

Sipas hulumtueses kryesore të studimitix, nëse i vini fëmijët në gjumë një natë në orën 8:00
dhe një natë në 10:00 rezultatet e ardhshme do të tregojnë se fëmijët kanë probleme sociale
edhe nëse i bëjnë të plota orët e gjumit. “Duke mos fjetur me një orar të caktuar, sistemet
trupore të një fëmije marrin mesazhe të ndryshme për kohën, dhe ritmi i tyre i zemrës dhe
sistemi hormonal pësojnë çrregullime” (Kelly). Por sipas saj këto çrregullime janë të
riparueshme. Kur fëmijët në studim kaluan nga orare të çrregullta të gjumit në orare të
rregullta ka pasur përmirësime në sjelljen e tyre. Kjo tregon se kurrë nuk është tepër vonë për
t’i ndihmuar fëmijët të marrin një rutinë pozitive dhe një ndryshim i vogël mund të bëjë një
ndryshim të madh në sjelljen e tyre.

Studiuesit zbuluan se oraret e parregullta të gjumit jo vetëm se ndikojnë në sjellje, por


gjithashtu mund të vënë fëmijët në rrezik për obezitet, t’ju ulë vetëbesimin si dhe rezultatet në
mësim. Një orar i rregullt i gjumit nga ana tjetër mund të ketë një ndikim pozitiv në
zhvillimin, shëndetin dhe sjelljen e një fëmije.x Koha më e mire për gjumë për fëmijët është
sa më herët aq më mire. Idealja do të ishte që posa të errësohet dhe të vjen nata fëmijët të
përgaditen për gjumë. Gjithashtu sipas ekspertëve të gjumit periudha ndërmjet orës 22:00 dhe
00:00 është shumë e rëndësishme për gjumë prandaj fëmijët gjithsesi duhet ta kalojnë këtë
kohë në gjumë.

7. PËRFUNDIMI/KONKLUZIONE
9
Gjumi është një domosdoshmëri absolute për të gjitha qeniet njerëzore, por
veçanërisht për fëmijët që kanë nevojë për gjumë adekuat dhe cilësor për të ndihmuar në
rritjen, të mësuarit dhe funksionimin e tyre.

Janë të rriturit ata që duhet t’ ua shpjegojnë fëmijëve rëndësinë e gjumit dhe të ju


krijojnë orar të rregullt te gjumit. Prindërit nuk duhet të tundohen për të vënë fëmijën në
gjumë më vonë, por duhet te jene të “rreptë” në orarin e gjumit në mënyrë që ta mbrojne
fëmijën. Dërgimi i fëmijëve në shtrat në një kohë të caktuar përveq që ju jep prindërve kohë
për veten e tyre, ndihmon edhe tek sjellja e fëmijëve. Problemet e gjumit jo vetëm që prishin
netët e fëmijës - por ato prishin edhe ditët e tij, gjithashtu, duke e bërë atë më pak vigjilent
mendërisht, më të pavëmendshëm, të pamundur të përqendrohet, dhe lehtësisht të hutuar. Ato
gjithashtu e bëjnë atë më impulsiv fizikisht, më hiperaktiv, ose dembel. Jepini rëndësinë e
duhur gjumit me vëmendjen tuaj të përditshme ndaj tij dhe ju do të keni një fëmijë të lumtur,
më pak kërkues apo qaraman, dhe më shumë të shoqërueshëm.

Nëse mund të dalloni herët një çrregullim të gjumit dhe të bëni rregullime, ose të
merrni këshilla, terapi ose trajtim, do t’i bëni fëmijës tuaj një favor që do të zgjasë për gjithë
jetën. Vendosja e një rutine dhe orarit të gjumit është hapi i parë për zgjidhjen e problemeve
me çrregullime të gjumit. Por ka edhe disa gjëra që prindërit mund të bëjnë si: ushqimi i
rregullt, angazhimi i fëmijëve me aktivitete fizike dhe aktivitete kreative (varësisht
nga mosha), socializimi i fëmijëve, krijimi i një klime të ngrohtë emocionale në
familje, promovimi i relaksimit etj.

Është përgjegjësia e prindërve që të jenë të ndjeshëm dhe të mbrojnë gjumin e


fëmijëve të tyre, ashtu siç bëjnë me sigurinë e tyre, ashtu siq kujdesen që ata të hanë
rregullisht mëngjes, drekë, dhe darkë. Prindërit janë përgjegjës për zakonet e tyre të gjumit
kështu që është e rëndësishme që t’ i fillojnë ato sa më shëndetshëm që në fillim. Është
shumë më e lehtë që t’i mësoni zakone të mira një fëmije se sa të ndreqni ato të këqijat.

8. LITERATURA

10
 https://en.wikipedia.org/wiki/Sleep_in_animals
 https://www.healthline.com/health/healthy-sleep/how-long-can-you-go-without-
sleep#:~:text=The%20longest%20recorded%20time%20without,you%20can%20start
%20to%20hallucinate.
 https://m.facebook.com/foleja.kosovapress/videos/ndikimi-i-gjumit-n%C3%AB-
rritjen-e-f%C3%ABmij%C3%ABve/776053129480178/?locale=ms_MY
 https://www.familjadheshendeti.com/gjumi/
 https://www.pernenat.al/studimi-orari-i-crregullt-i-gjumit-ka-nje-ndikim-te-madh-ne-
sjelljen-e-femijeve-dhe-zhvillimin-e-tyre/
 https://lajmimire.com/si-ndikon-gjumi-tek-femijet/
 https://mjekesia.com/crregullimet-e-gjumit-tek-femijet/

11
i
Dr Lindita Kajtazi-endokrinologe
ii
dr. pediatre Zerina Sheme
iii
Dr Lindita Kajtazi-endokrinologe
iv
https://www.sleepfoundation.org/animals-and-sleep/connection-between-human-and-animal-sleep

v
https://sot.com.al/lifestyle/gjumi-te-femijet-sa-ore-duhet-te-flene-sipas-moshes
vi
https://memjekun.com/2020/10/15/crregullimet-e-gjumit-tek-femijet-shkaqet-dhe-keshillat-e-pediatres/

vii
https://familjajone.com/%EF%BB%BFcrregullimet-e-gjumit-tek-femijet/

viii
dr. pediatre Zerina Sheme

ix
Ivona Kelly
x
Yvonne Kelly revistën Pediatrics

You might also like