You are on page 1of 26

KOLEGJI AAB

FAKULTETI I INFERMIERISË

Punim Diplome

Tema: Kujdesi infermieror tek pacienti me trauma të syrit.

Kandidati: Gentris Islami Mentorët:Prof.Dr.rer.medic.Idriz Sopjani


Prof.MSc.Shqipe Tahiri

Prishtinë, Prill 2019


I. Abstrakti
Syri është një organ shqisor që mbledh fotografi gjatë gjithë kohës dhe i dërgon ato në sistemin
nervor përmes impulseve nervore dhe nga aty krijohet pasqyrimi i jetës sonë që të mund të
kryejmë aktivitetet tona.

Por, si çdo organ tjetër edhe syri ka traumat e tij. E ato trauma mund të jenë mekanike, kimike
dhe fizike. Ku lëndimet variojnë në shkalla nga më të lehtat (lotimi) e deri tek më e rënda
(verbërimi total i syrit).

Qëllimi i këtij punimi është që të bëhen të ditura disa nga karakteristikat e ndryshme të
lëndimeve dhe mbrojtjes së syrit, po ashtu se si të trajtohet dhe menaxhohet mbrojtja e syrit nga
lëndimet e ndryshme nga jeta në përgjithësi, si dhe prezentimi i një studim rasti i marur në
QKUK.

Rezultati kryesor dhe më i rëndësishem i këtij studim rasti është se si pacienti ka pasur mundësi
t’i shpëtohet syri nga trauma që e ka shkaktuar ai, dhe përmisimi i gjendjes shëndetësore të syrit
të tij. Me një përfundim shumë të mirë dhe të suksesshëm si nga ana e punëtorëve shëndetësor
ashtu dhe nga vet pacienti. Dhe nga Kujdesi Intensiv qendror ku edhe ndodhej pacienti për disa
ditë ai arrin që të përmisohet dhe të bartet në repartin e Maksilës-faciale.

Punimi i kësaj teme përfshin 7 figura dhe 26 faqe.

1
II. Deklarata
Unë Gentris Islami student i Infermierisë, deklaroj se kjo temë është punim i imi origjinal dhe
nuk ka të bëjë me plagjiarizëm apo me ndonjë hulumtim, temë diplome apo edhe punim
shkencor që do të më pengonte të krijoja dhe të përfundoja këtë temë diplome.
Prandaj e gjithë literatura, studim rasti, fotografitë dhe kërkimet e mia janë të referuara dhe të
cituara në referencat ku unë jam referuar dhe kam pasur të drejtën autoriale për të ardhur në
perfundimin e temës së diplomes sime.

Gentris Islami Nënshkrimi

__________________

2
III. Falenderimi
Falenderimi i takon Allahut xh.sh që me lejen e tij unë kam arritur deri këtu dhe vazhdoj të punoj
ende. Ku me rastin e përfundimit të temës së diplomës por edhe të studimeve 3 vjeqare, një
falenderim i veçantë shkon edhe për familjen time që pa përkrahjen e të cilëve nuk do të arrija
këtu ku jam sot.Janë shtysa më e madhe e sukseseve të mia. Pastaj një falenderim i posaçëm
shkon edhe për Kolegjin AAB që më ofroi mundësinë e studimeve me kushte të larta dhe
cilësore. Falenderim i rëndësishëm shkon për profesorët të cilët me vazhdimësi më kanë
përkrahur që nga fillimi i studimeve e deri më sot, si dhe shoqëria ime që ishte përkrah meje.

Ju faleminderit të gjithëve.

3
Përmbajtja
I. Abstrakti ................................................................................................................................. 1

II. Deklarata ............................................................................................................................ 2

III. Falenderimi ......................................................................................................................... 3

1. Hyrje ....................................................................................................................................... 6

2. Qëllimi..................................................................................................................................... 7

3. Metodologjia........................................................................................................................... 7

4. Anatomia e syrit ..................................................................................................................... 8

4.1 Ndërtimi anatomik i syrit .................................................................................................... 10

4.2 Dhomat e syrit ..................................................................................................................... 12

4.3 Orbita................................................................................................................................... 14

5. Lëndimet e syrit (traumat).................................................................................................. 15

5.1 Egzaminimet dhe ndihma e parë e të lënduarit ................................................................... 16

5.2 Mjekimi ............................................................................................................................... 16

5.3 Parandalimi.......................................................................................................................... 17

I. Studim Rasti ......................................................................................................................... 18

II. Vlerësimi fillestar ........................................................................................................... 19

III. Diagnoza infermierore.................................................................................................... 20

IV. Planifikimi infermieror................................................................................................... 20

V. Ndërhyrja infermierore ................................................................................................... 21

VI. Dokumentimi.................................................................................................................. 22

VII. Vlerësimi përfundimtar .................................................................................................. 22

6. Rekomandimet ..................................................................................................................... 23

7. Përfundimi: .......................................................................................................................... 23

8. Referencat............................................................................................................................. 24

4
9. Cv e kandidatit ..................................................................................................................... 25

Lista e figurave

Figura 1. Vendosja e syrit në orbitë..................................8

Figura 2. Pjesët përbërëse të syrit.....................................10

Figura 3. Nervi optik i syrit...............................................12

Figura 4. Muskujt e syrit...................................................13

Figura 5. Aparati lakrimal.................................................14

Figura 6. Lëndimi i syrit gjatë punës.................................15

Figura 7. Vendosja e syzeve..............................................17

Lista e shkurtesave

MIQ ( mjekimi intensiv qendror)

SNQ (sistemi nervor qendror)

T/A (tensioni arterial)

SE (sedimentimi)

Er (eritrocitet)

Le (leukocitet)

Tr (trombocitet)

h (ora)

5
1. Hyrje
Ky punim diplome tregon rëndësinë e një procesi infermieror dhe kujdesin e punëtorëve gjatë
punës së tyre. Paraqet rëndësinë e kujdesit që duhet të kenë punëtorët gjatë orarit të punës.
E gjithë kjo në studim rast pasqyron gjendjen e një pacienti që është lënduar gjatë kryerjes së
detyrës në një objekt, me një mjet pune (brusalicë) është lënduar në kokën e tij nga pjesa e
përparme e kokës e deri tek pjesa e mjekrrës ku dhe si për pasojë mjeti mprehës ka kaluar
fatkeqësisht në syrin e tij të majtë dhe ka lënduar vetëm kapakun e syrit dhe jo gjithë syrin. Ku
ka pasur një kontakt të vogël me pjesën e përparme të syrit dhe si për pasojë rrëzohet nga
shkallët dhe bie në tokë. Nga ky lëndim pëson një tjeter lëndim jo shumë serioz në kokë, që
shkakton humbjen e vetëdijes. Ai është transferuar në emergjencën e Prishtinës, i është
nënshtruar operacionit për heqjen e trupit të huaj nga koka dhe i është qepur pjesa e lënduar. Nga
aty transferohet në kliniken e njësisë intensive qendore (MIQ) dhe gjatë procesit infermieror dhe
mjekësor syri i tij ka arritur t'i shpëtohet nga verbërimi. Njëkohësisht edhe lëndimi në kokë ka
qenë i vogël dhe nuk ka shkaktuar probleme të shumta në gjendjen e tij shëndetësore. Edhe pse ai
vazhdoi të jetë afër 3(tre) ditëve në gjendje komatoze, pa vetëdije dhe me sedacione. Por, në fund
nga konsultet me mjekët e Oftalmologjisë dhe përmisimit të syrit, pacientit i janë larguar
sedacionet dhe ai i është kthyer normalitetit. Syri i tij ka shpëtuar falë kockave frontal, vendi që
është i gruposur syri në orbitë.

Punimi i kesaj diplome paraqet një shembull për të gjithë të tjerët së si duhet të mbrohemi nga
lëndimet e syrit.

Si dhe procesi infermieror i cili është zbatuar në persosshmëri nga personeli shëndetësorë dhe
pacienti nuk ka hasur në probleme në kujdesit e gjendjes së tij shëndetësore.

6
2. Qëllimi
Qëllimi i kësaj teme është mbrojtja e punëtorëve gjatë orarit të punës si dhe këshillimi për
përdorimin e mjeteve mbrojtëse, që është mjaft e shpërndarë në vendin tonë. Punëtori nuk ka
mjete mbrojtëse dhe i rrezikohet jo vetëm humbja e syrit por edhe humbja e gjymtyrëve të tjera,
po ashtu rrezikohet deri tek humbja e vetëdijes apo edhe humbja e jetës së tij. Sidomos rrezikimi
i lëndimit të syrit është dukuri mjaft e shprehur jo vetëm edhe në orare të punës por edhe gjatë
aktiviteteve të ndryshme ditore, që përfshinë lëndimet e shumëfishta në sy.

3. Metodologjia
Metodologjia e këtij punimi paraqet rishikim literature nga libri i anatomisë, nga burimet e
internetit, gjithashtu tregon dhe për gjendjen e një pacienti të hospitalizuar si pasojë e një traume
në syrin e majtë.

Metodat kanë qenë të shumta, ku më kryesoret kanë qenë:

1. Shpëtimi i jetës së pacientit,


2. Shpëtimi i syrit së tij,
3. Shmangia e problemeve të vazhdueshme,
4. Kujdesi i plotë infermieror në lidhje me jetën e pacientit,
5. Përcaktimin e diagnozave infermierore në lidhje me diagnozën mjekësore për ndihmën e
dhënë në kujdesin e pacientit,
6. Vlerësimi përfundimtar i çdo rezultati në lidhje me pacientin duke filluar nga parametrat
vital, analizat laboratorike dhe strishot e ndryshme për verifikimin e ndonje virusi apo
bakterie prezente në florën imunitare të pacientit,
7. Dhe edukimi i vazhdueshëm i pacientit që të kujdeset per vetën e tij gjatë ditëve të
ardhshme që mos të ketë prani të infeksioneve në syrin e tij dhe që të kujdeset për plagën
e tij të sapo qepur.

7
4. Anatomia e syrit
Syri (oculus) është organi i të pamurit. Ai përbëhet nga bulbuli i syrit dhe strukturat ndihmëse.
Syri rrjedh nga gjuha latine që d.m.th oculus apo (kokërdhoku i syrit) prandaj dhe disilpina
mjekësore e cila merret me studimin e sëmundjeve të syrit quhet okulistika.

Organi i të pamurit është i ndërtuar nga 3 pjesë:

1. Kokërdhoku i syrit (bulbus oculi)


2. Nervi optik (s.nervus opticus, S. fasciculus opticus) dhe
3. Organeve ndihmëse të syrit (organi oculi accesori).

Fig.1 Vendosja e syrit në Orbitë.

1. Kokërdhoku i syrit (bulbus oculi)- gjendet në hapësiren e orbitës, e cila jo vetem që e


mbronë nga dëmtimet, por edhe shërben si vend fiksimi për strukturat ndihmëse të tij. Ka
formën sferike që dallojmë polin e përparëm dhe të pasëm në distancë të njëjtë nga poli i
përparëm dhe i pasëm që gjendet ekuatori i bulbit (Leka, Anatomia e njeriut, 2013).

8
Kokërdhoku i syrit është i ndërtuar nga 3(tre) mbështjellës. Në brendi kemi odën e përparme, të
pasme, thjerrzën dhe trupin qelqor.

Aparati ndihmës i syrit përbëhet nga kapakët, aparati lotor dhe muskujt ekstraokular.

Kapakët janë pllaka tarsale të cilat nga jashtë janë të mbuluara me shtresën muskulo-lëkurore,
kurse brenda me mukozë konjuktive.

Në thellësinë e pllakave tarsale janë gjëndrrat e meibomit ku sekrecioni i saj është i yndyrshëm
dhe ka rëndësi sepse pengon avullimin e shpejtë të lotëve dhe mundëson që sipërfaqja e
përparme e syrit të jetë e lagësht.

Funksioni i aparatit lotor është:

o Që lotët dhe ndytësinë t'i përcjellë në hundë,


o Bakteriostatik dhe
o Mbrojtës (lizoima,iga).

Uji i syrit formohet në procezuset e trupit ciliar me sekreacion, ultrafiltracion dhe dializë. Në sy
kemi mesatarisht 300 mili mikrona ujë të syrit, në odën e përparme 185 mili mikrona ujë dhe në
odën e pasme 115 mili mikrona ujë. Uji i syrit ka rol të rëndësishëm në dhënien e fortësisë së
bulbit dhe të ushqyerit, kornesë dhe të thjerrzës.
Thjerrëza ( lens )- është bikonvekse e tejdukshme dhe sipërfaqja e përparme e saj është me
lakueshmëri më të vogël se sipërfaqja e pasme. Është e ndërtuar nga kapsula, koreteksi dhe
nukleusi. Dallojmë polin e përparëm, të pasëm dhe ekuatorin e thjerrzës. Thjerrëza përbëhet nga
uji 65% dhe albuminet 35% (Leka, N. 2013).

9
4.1 Ndërtimi anatomik i syrit
Po ashtu syri përbëhet nga 3 shtresa:

1. Shtresa e jashtme fibroze


2. Shtresa e mesme vaskulare
3. Shtresa e brendshme nervore

Fig.2 Pjesët përbërëse të syrit

1. Shtresa fibroze e bulbit (tunica fibrosa bulbi) formohet në segmentin posterior nga sklera
dhe në segmentin anterior nga kornea (Leka, N. 2013).

a. Sklera (sclera)- pjesa e pasme e mbështjellësit të jashtëm të syrit, ka ngjyrë të bardhë, është
një shtresë e qëndrueshme që mbron përmbajtjen e bulbit dhe shërben si vend fiksimi për
strukturat ndihmëse të tij. Prapa sklera përforohet nga nervi optik ndërsa përpara vazhdon me
kornenë.

b. Kornea (cornea) është pjesa e përparme e mbështjellësit të jashtëm të bulbit, ështëe


tejdukshme, nuk ka enë gjaku, ka mjaft pejza senzitive. Kornea ka fuqi përthyese të dritës më të
madhe se kristalimi (lentja).

10
Kornea përbëhet nga 5 (pesë) shtresa:

o Epiteli korneal,
o Membrana bowman,
o Stroma,
o Membrana descement dhe
o Endoteli corneal.

2. Shtresa e mesme vaskulare e bulbit (tunica vasculosa bulbi) ose uvea formohet nga
koroidea, trupi ciliar dhe irisi, që janë në vazhdim të njëri-tjetrit.

a. Koroidea (choroidea)- e vesh sklerën nga brenda në pjesën më të madhe të saj, ajo përbëhet
nga një pleks kapilar i dendur dhe shumë qeliza të pigmentuara, që absorbojnë dritën që kalon
retinën.

b. Trupi ciliar (corpus ciliare) është vazhdim përpara i korideas nga kufiri i sklerës me kornenë.
Ai përbëhet nga muskuli ciliar nga i cili dalin proceset ciliare që fiksohet tek lentja (kristalini).

c . Iris (iris) është vazhdimi i trupit ciliar dhe ka formën e një diafragme me një hapje qendrore,
cirkulare, të ndryshueshme që quhet pupila. Irisi ka një faqe anteriore dhe një faqe posteriore.
Faqja anteriore e irisit është pigmentuar dhe ngjyrat variojnë nga e kaltër (mungesë e pigmentit)
deri në kafe e errët. Pigmentimi është i nevojshëm për të kufizuar kalimin e dritës nëpër iris në
pjesën periferike të kristalinit (lentes) ku aberacionet optike janë më të medha.

3. Shtresa e mbrendshme e bulbit (tunica interna bulbi) formohet nga retina. Ajo është një
strukturë nervore komplekse, e prejardhur nga truri, ku gjenden receptoret e dritës.

a. Retina.- është shtresa e brendshme neuroepiteliale e syrit dhe ka rol në përcjelljen e impulseve
pamore në SNQ mes nervit Optik. Njolla e verdhe (macula lutea dhe papilla e nervit optik)

b. Lentja (lens) ose Kristalini është bikonvekse e tejdukshme me diametër 9.5mm me një sip. të
përparme me lakueshmëri më të vogel se sip e pasme dhe e ndërtuar nga kapsula, konteksi dhe
nukleusi. Dallojmë polin e perparëm, të pasëm dhe ekuatorin e thjerrzës ku përmban ujë 65%
dhe albuminë 35% (Leka, N. 2013).

11
4.2 Dhomat e syrit (camerae bulbi):
 Dhoma interiore (camera anterior) : gjendet mes kornesë dhe irisit,
 Dhoma posteriore (camera posterior): gjendet mes irisit dhe lentës së trupit ciliar,
Dhoma anteriore e dhoma posteriore janë të mbushura me lëng ujor
 Dhoma qelqore (camera vitrae): gjendet prapa lentës dhe është e mbushur me trupin
qelqor

Lëngu ujor (humor aquosus) prodhohet në dhomën posteriore në proceset ciliare, kalon
nëpërmjet pupilës në dhomën anteriore dhe pastaj drenon në sistemin venoz të sklerës.
Lëngu ujor dhe trupi qelsor (corpus vitreum) janë struktura përthyese të dritës.

2. Nervi i syrit

Nervi i syrit është nervi Kranial II i syrit. Është pjesë e qitur e masës së bardhë e sistemit qëndror
nervor (SNQ). Nervi i syrit është një tel (elektrik) që lidh kamerën (sytë) me trurin tonë. Në të
vërtetë mbart impulset nervore ndijore nga më shumë së 1 milion qeliza për të dhënë sa më
shumë informacione në lidhje me vizionin qendror (Leka, N. 2013).

Fig.3 Nervi Optik i syrit


o Gjenden 3 neurone:
o Neuoroni i parë nga aksonet e qelizave neuroepiteliale,
o Neuorni i dytë nga qelizat bipolare dhe
o Neuroni i tretë nga qelizat ganglionare ku edhe e fiton mbështjellësin e mielinës.

12
3. Struktura ndihmëse të syrit janë:
o Muskujt e jashtëm të syrit,
o Palpebrat dhe
o Aparati lakrimal.

3.1 Muskujt e jashtëm të syrit (musculo externi bulbi oculi) fillojnë me një unazë tendinoze të
përbashkët (anulus tenineus communis) rreth hapjes së kanalit optik dhe përfundojnë në bulb.
Ata janë muskuj të drejtë dhe muskuj oblikë.

3.1.1 Muskuli rektus

o Superior (muscul rectus superior)- e rrotullon syrin lart,


o Inferior (muscul rectus inferior)- e rrotullon syrin poshtë
o Medial (muscul rectus medialis)- e rrotullon medialisht
o Lateral (muscul rectus lateralis)- e rrotullon lateralisht

Fig.4 Muskujt e syrit

3.1.2 Muskuli oblik

o Superior (muscul obliquus superior)- e rrotullon syrin poshtë e anash,


o Inferior (muscul obliquus inferior)- e rrotullon syrin sipër e anash.

3. 1.3 Muskuli levator i palpebres

o Superiore (muscul levator palpebrae superioris)- e shoqëron muskulin rektus superior, por
përfundon në palpebrën superiore duke e ngritur atë gjatë tkurrjes.

13
3.2 Palpebrat ose qepallat e mbrojnë nga përpara bulbin e syrit, në buzën e lirë të palpebrave
dalin qerpikët ose ciliet. Forma e palpebrave sigurohet nga tarset që luajnë rolin e një skeleti
kërcor. Mbi palpebrën superiore gjendet vetulla, funksioni i së cilës është të mbrojë syrin nga
djersa që rrjedh nga lart.

3.3 Aparati lakrimal – ndahet në

3.3.1 Gjëndrra lakrimale (glandula lacrimalis) ose e lotit vendoset në murin


superolateral të hapësirës së orbitës. Loti i prodhuar prej saj zbret në sipërfaqen e bulbit të
syrit
3.3.2 Rrugët lakrimale – përfshijnë rrugët ku kalon loti.. Lëvizjet e palpebrave bëjnë
shpërndarjen e lotit mbi korne duke e mbajtur atë vazhdimisht të lagur.

Fig. 5 . Aparati Lakrimal

4.3 Orbita
Është hapesirë në formë të piramidës e rrethuar me mure kockore, kështu që organet e vendosura
në të janë mirë të mbrojtura, murin e përparëm të butë e formojnë kapakët e në majën e kësaj
piramide gjendet foramen opticum nëpërmjet të cilit nga orbita del nervi optik (nervus opticus)
në orbit futet arteria oftalmike. Muret kockore të orbitës janë të mbuluara me periost. Në orbit
është i vendosur kokërdhoku i syrit, pjesa orbitale e gjendrrës së lotit, trupi dhjamor i orbitës
(corpus adiposum s. paniculus adiposum orbitae capsula tenoni), një pjesë e nervit optikë dhe
arteria oftalmike. (Goranci, I . 2003).

14
5. Lëndimet e syrit (traumat)
Organi i syrit është shpesh i ekspozuar ndaj lëndimeve të shumëllojëshme edhe pse syri është i
vendosur në një zgavër mjaftë të mirë e të mbrojtur por prap se prap ai atakohet me lëndimet e
shumta. Pjesa kockore temporale nuk i jep mbrojtje të mirë syrit. Syri ndonjëherë pëson lëndime
ireversibile sa i përket nga ana e funksionit. Këto trauma shpesh mund të jenë shkak i verbërimit
tek fëmijët dhe tek të rriturit, traumat e syrit mund të shkaktohen nga mjete kimike, fizike dhe
mekanike.

Fig.6 Lëndimi i syrit gjatë punës

Tek të rriturit lëndimet mekanike mund të jenë në vendin e punës me anë të copëzave të metalit,
ose me anë të industrisë kimike (lëndime me acide dhe baza ) dhe në industrinë elektrike me
lëndime të dritës së fortë, rrezeve ultraviolete dhe infra të kuqe.

Lëndimet ndodhin jo vetëm në punë, por edhe në jeten e përditshme në shtepi, komunikacion, në
aktivitete tek femijët, të rriturit etj. (Goranci, 2003)

15
5.1 Egzaminimet dhe ndihma e parë e të lënduarit
Nga anamneza e shkurtër mësojmë për llojin e lëndimit (se kur ka ndodhur, në çfarë rrethana ka
ndodhur dhe me çfarë mjeti ka ndodhur). Prandaj nëse pacienti ka mjet metalik në sy atëherë
duhet përcaktuar mprehtësia e të pamurit se çfarë ka qenë pamja para lëndimit dhe pas lëndimit.
Ky egzaminim bëhet në baze të biomikroskopit ose me dritë fokale të llampës baterike të
oftalmoskopit. Nëse është prezente trupi i huaj atëherë largohet me tampon të lagët të pambukut.
Nëse bulbusi është intakt bëhet çdo ekzaminim detaj i kapakëve të syrit dhe përcaktohet
konjuktiva e fornikseve si dhe vet ajo e kapakut. Nese ruptura e bulbusit është evidente duhet të
shmangni çdo manipulim para anestezionit të përgjithshëm. Para intervenimit nuk duhet piket me
ndonjë antibiotik. Syri duhet të mbrohet me ndonjë fashë sterile dhe mbrojtës special. Në rrugë
parenterale ipet serumi antitetanik, antibiotik dhe nëse është nevoja edhe antiemetik (Goranci, I .
2003).

5.2 Mjekimi
Tek lëndimet fizike- duhet shikuar se në çfarë gjendje është lënduar syri dhe në cilën pjesë ka
atakuar më së shumti. Pastaj, shpërlahet me tretje fiziologjike, aplikohen yndyrëra antibiotiku të
përshkruara nga mjeku dhe pastaj dërgohet për konsultë tek oftalmologu. Antibiotikët përdoren
për prevenim të infeksionit sekondar (Goranci, I . 2003).
Lëndimet kimike- shkaktohen nga kontakti me acide dhe baza. Shkalla e lëndimit varet nga lloji i
mjetit kimik dhe pastaj mjekohet me antidot (acid borik 3% tek lëndimet me baza ) dhe (2%
bikarbonat i natriumit 2% tek lëndimet me acide) shpërlarje të bollshme me tretje fiziologjike
pastaj në disa raste bëhet hapja e syrit blefarostat që të vendoset sistemi i infuzionit me tretje
fizioliogjike për pastrimin e syrit të lënduar etj (Goranci, I . 2003)..

Tek lëndimet mekanike- janë shpesh të kontaminuara me copa të ndryshme ku duhet hequr me
kujdes dhe sipërfaqja e plagosur të shpërlahet me tretje fiziologjike dhe aplikohen yndyrërat me
antibiotik dhe me fashë sterile. Pasi që syri në disa raste nuk preket shumë por vetëm pjesa e
sipërme ose kapaku i syrit atëherë duhet qepur atë pjesë që kemi dëmtim dhe të kujdesemi për
plagën deri në shërimin e saj (Goranci, I . 2003).

16
5.3 Parandalimi
Parandalimi i traumave të syrit është përdorimi i syzeve gjatë një orari të punës apo mos
ekspozimi i gjatë në një ambient me shumë rrezatim.

Po ashtu gjate një dite të lodhshme me shiqim në një vend të caktuar duhet larguar orientimin
nga ajo anë dhe t'i çlodhim sytë për disa qaste në një objekt tjetër apo të shikojmë ngjyrat e
ndryshme

Fig.7 Vendosja e syzeve.

Të pastrojmë sytë më shpesh gjatë ditës për shkak të kontaktit me pluhur dhe me alergjent të
ndotur si dhe mos qëndrimi shumë i gjatë në kohën e verës në kontakt me diellin ose kohën e
dimrit në kontakt me borën.

Gjatë një orari të punës duhet shfrytëzuar mundësinë që mos t'i largojmë syzet nga sytë tanë
sepse do të na paraqiste probleme të ndryshme shëndetësore, e deri tek verbërimi i syve tanë.
(Goranci, I . 2003).

17
I. Studim Rasti
Emri dhe Mbiemri: N.N

Data e lindjes: 01.07.1982

Gjinia: Mashkull

Statusi: I martuar

Vendbanimi: Obiliq

Profesioni: Punëtor krahu

Pesha: 78kg

Gjatësia: 1.72cm

Gjendja sociale-ekonomike: Mesatare

Pacienti për shkak të gjendjes shëndetësore së përkeqësuar nga një aksident me një mjet pune
(brusalicë) i hipur në një shkallë dhe pa mjete mbrojtëse, derisa ai po punonte në një lartësi rreth
8-10 metërave, mjeti punues i thehet dhe bie në kokë me saktësisht pjesën frontale dhe pjesën e
syrit duke vazhduar nga kockat zygomatike (mollëzat) i mbetet brenda kokës dhe si pasojë bie
nga mbrapa me kokë dhe mbetet pa vetëdije ku paraqitet në kujdesin sekondar (urgjenca) dhe
nga aty transferohet në sallën e operimit, operohet dhe i heqet pjesa e metaltë nga koka e tij.Pasi
operimi kaloi me sukses ai ëshë transferuar në kujdesin intensiv qendror në gjendje kome (pa
vetëdije). Trajtimi vazhdon deri në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetsore.

Data e pranimit 17:03:2019

18
II. Vlerësimi fillestar
Pacienti është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore me një trup të huaj në syrin e majtë dhe
me gjakderdhje ku si pasojë ka rënë në gjendje komatoze dhe me vlera të ulëta të TA për shkak
të gjakderdhjes,frymëmarrje e çrregullt, hipotermi, cianotik dhe hipoksemik.

Pasi pacienti ka qenë në gjendje komatoze të dhënat e tij personale iu janë marur nga familjarët
në bazë të të dhenave:

o Të dhënat subjektive: familjarët tregojnë se kjo gjendje e pacientit ka ardhur nga aksidenti
në punë me një mjet pune (brusalicë), familjarët tregojnë se ka pasur gjakëderdhje të mëdha
dhe humbje të vetëdijes për arsye të rënies në tokë nga një lartësi mbi 8 metra.
o Të dhënat objektive: në momentin e triazhimit të pacientit kemi vërejtur gjakëderdhje nga
syri i majtë për shkak trupit të huaj, lëkurë cianotike, dhe pacienti është pranuar i intubuar.
o Të dhënat aktuale: tek pacienti kemi vërejtur lëkurë cianotike me tension të ulët dhe
humbje të madhe të gjakut, me gjendje të pavetëdijshme (komatoze) frymëmarrje me tub
endotraheal (intubuar).
Rezultatet e Analizave
Glikemia. 13.6 mmol/L
Hemoglobina: 10.7
SE: Le-9.9, Er 3.76, Tr-11.6
Grupi i gjakut: 0 (zero)
Rh faktori: Pozitiv +
pH: 7.36
Urea: 4.16
Kreatinina 92.2
CRP: 28.1
o Të dhënat historike – familjarët tregojnë se e gjithë kjo ka ndodhur aksidentalisht dhe nuk
ka pasur ndonjë sëmundje paraprake që do të mund të ketë shkaktuar këtë aksident si p.sh
(epilepsia) apo probleme të ndryshme neurologjike. Familjarët tregojnë se nuk ka ndonjë
sëmundje tjetër ngjitëse apo serioze që mund të komplikojë rrjedhën e shëndetit të tij.

19
III. Diagnoza Infermierore
o Gjendje komatoze si pasojë e vetë aksidentit,
o Hematomë në pjesën frontale (balli) dhe zygomatike (mollëzat),
o Rrezik për verbërim të përkohshëm,
o Dëmtim i integritetit të syrit të majtë dhe dëmtim i integritetit të lekures,
o Rrezik për ndonjë infeksion që mund të prek syrin ose regjionin frontal dhe zygomatic,
o Gjendje e qetë ( për arsye të sedacionit që i ipej në mënyrë kontinuele).

IV. Planifikimi infermieror


o Sigurimi i rrugës venoze qendore,
o Vendosja e sondës nasogastrike,
o Vendosja e kateterëve urinar,
o Heqja e drenëve,
o Administrimi i medikamenteve të duhura,
o Pozita e rehatshme e pacientit për parandalimin e dekubitusit,
o Parandalimi i infeksionit,
o Bashkpunimi i duhur me stafin mjekësor dhe sigurimi i aparateve të matjes së shenjave
vitale, glikemis, perfuzomatet , infuzomatet, saturimit i oksigjenit, diurezës dhe
sekrecionit.

20
V. Ndërhyrja Infermierore

o Përmisimi i respiracioneve
o Aspirimi i vazhdueshëm për saturimin sa më të mirë dhe marrjen e oksigjenit
o Oksigjenoterapia, tensioni arterial, pulsi, frymëmarrja, temperatura
o Kontrollimi i diurezës
o Administrimi i terapisë së ordinuar nga mjeku
o Pastrimi i plagës dhe fashimi i saj
o Hudhja e pikave të syrit në sy çdo 8orë.

Terapia:

o Dhënia e antibiotikëve
o Dhënia e analgjetikëve
o Antikoagulantëve
o Tretjet fiziologjike
o Dhënia e terapisë lokale (pikat në sy).

Gjendja ushqyese

Derisa pacienti ishte në gjendje kome dhe i pranuar në mjekimin intensiv qendror (MIQ)
ai ushqehej me Fresubinë (me kalori 1.5 kcal/mol) dhe ujë të pijshëm. Fresubinën e
merrte përmes sondës nasogastrike nga ora 10 deri në ora 14 në mënyrë kontinuale dhe
pastaj pushonte rreth dy orë dhe vazhdonim me dhënien e fresubinës pas orës 16 deri në
ora 20, kurse uji i ipej përmes sondës.

21
VI. Dokumentimi
Është dokumentuar çdo veprim në mënyrë të rregullt e të qartë të punës me ndërhyrjet në
kartelën shëndetësore.

Dhe çdo egzaminim që është bërë në drejtim të pacientit është dokumentuar në fletoren
përkatëse.

Po ashtu janë përshkruar: dhënia e terapisë, rezultatet e analizave, monitorimit të shenjave vitale,
kontrollimi i diurezes dhe gjendja e përgjithëshme e pacientit.

VII. Vlerësimi përfundimtar

Me anë të këtij procesi infermieror arrihet në përfundim se sa të sakta dhe të përshtatshme kanë
qenë veprimet, synimet dhe ndërhyrjet infermierore, tek pacienti vërejmë ndryshimet e lekurës
dhe gjendjen e tij psiklogjike, po ashtu dhe përmisim i plagës rreth syrit dhe në pjesën e fytyrës.

Pacientit pasi i është larguar sedacioni dhe i është kthyer gjendja e vetëdijes, ai është monitruar
për 48h në mjekimin intensiv qendror dhe pastaj me bashkëpunimin e klinkës maksillo fasciale
është transferuar nga ekipi ynë ndihmës.

22
6. Rekomandimet
Pacienti është rekomanduar, që të jetë sa më i qetë në ditët në vazhdim dhe të jetë më i
kujdesshëm gjatë kryerjes së punës dhe të punojë me mjetet mbrojtëse që të mos i rrezikohet
shëndeti i tij.

Po ashtu është rekomanduar që t'i bëhet një kontrollë rutinë e syrit dhe testeve të ndryshme që
kanë të bëjnë me shëndetin e syrit të tij.

7. Përfundimi

Nga përfundimi i këtij punimi unë kam mësuar më shumë rreth syrit dhe anatomisë së syrit dhe
pasojat që mund të ndodhin gjatë traumave të tij në jetën e përditshme.

Syri është një ndër organet më të rëndësishme dhe më të ndjeshme të organizmit të njeriut dhe
gjithmonë duhet të ketë kujdes në ruajtjen e integritetit të tij që mund të vijë nga dëmtimet e
jashtme qofshin ato mekanike, kimike apo fizike. Një pakujdesi gjatë një procesi pune apo edhe
ndonjë aktivitet tjetër të ndryshëm mund të na kushtojë deri në dobësimin apo edhe humbjen e
përgjithshme e të pamurit tonë. Andaj duhet të kemi kujdes që të ruajmë vetën tonë sepse mund
të na kushtojë rëndë si me shëndetin e syrit ashtu edhe me gjendjen e përgjithme të trupit tonë.

23
8. Referencat
Michaelene P.Jansen, Mary Zwygart-Stauffacher “Advanced practice nursing” botimi i katërt.

Prof. dr. Goranci, I., Prof. Dr. Brestovci, M., Prof. Ass. Spahiu, K., “Okulistika”
(Prishtinë,2003)

1. Prof. as. Leka, N., Prof. as. Hafizi, A,. “Anatomia e njeriut” (njohuri bazë) botimi i tretë
(Tiranë,2013) fq 283-287.

https://www.uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/KUJDESI-INFERMIEROR-N%C3%8B-
TRAUMAT-MAXILLO-FACIALE.pdf ( Retrieved: 18.04.2019)

https://www.limbalstemcelldeficiency.com/?gclid=EAIaIQobChMI55-
EltfB4QIV77DtCh1V7gQ9EAAYASAAEgLzdfD_BwE (Retrieved: 18.04.2019)
https://www.google.com/search?q=orbita+e+syrit&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjFj-
GX0MHhAhUF6KQKHWS8BQoQ_AUIDigB&biw=1366&bih=608 (Retrieved:18.04.2019)

24
9. Cv e kandidatit

Emri dhe Mbiemri Gentris Islami

Ditëlindja 05/10/1997
Gjinia Mashkull
Nr. Tel 044-871-750
Adresa Stanishorë-Artanë
E-mail gentrisii@hotmail.com;
gentris.islami@universitetiaab.com
Shkolla e Mesme e Lartë Shkolla e mesme e mjekësisë “Dr.Asllan Elezi”
Gjilan.

Universiteti Kolegji AAB

Programi Infermieri e Përgjithëshme

Statusi I rregullt

Nr. ID RE-2582/16

25

You might also like