You are on page 1of 10

PROJEKT

LENDA:FISKULTUR
TEMA:LOJRAT POPULLORE
PUNOI:MELISA SHARRA
PRANOJ:ELTON CENO
Kudo që të jesh rritur, në periferi të një qyteti të madh, në një fermë, në fshat apo edhe në një qytet
të madh, patjetër e kujton me nostalgji kohën që keni kaluar duke luajtur jashtë, duke u bërë pis dhe
kënaqësinë që keni ndjerë kur jeni kthyer në shtëpi i lumtur. Fatkeqësisht, sot, shumë fëmijë nuk
kanë aq shumë eksperienca direkte me natyrën, dhe kjo ndikon negativisht në rritjen e fëmijëve.
Studimet dhe eksperiencat e ndryshme kanë treguar se aktivitetet në natyrë janë jetësore në
zhvillimin emocional, njohës, psikologjik dhe moral të fëmijëve. Problemet që shoqërojnë shkëputjen
nga natyra përfshijnë: depresionin, obezitetin dhe çrregullime në perqëndrimin e vëmëndjes. Fëmijët
sot po harxhojnë një sasi kohe të padëgjuar me lojrat elektronike, dhe shumë më pak kohë me
aktivitetet zbuluese krijuese e tradicionale, si p.sh. punë dore, lojë me role dhe eksplorim të
aktiviteteve jashtë në natyrë. Kur një fëmijë është jashtë në natyrë, të gjitha shqisat e tij aktivizohen.
Ai përfshihet në diçka që është shumë më e madhe se vetë fëmija, nuk fokusohet vetëm në një gjë,
si p.sh. vetëm ekrani i kompjuterit. Fëmija jashtë në natyrë shikon, dëgjon, prek madje edhe shijon.
Ekspozimindaj natyrës ka treguar se ndihmon në reduktimin e stresit dhe rritjen e intervalit të kohës
së përqëndrimit të vëmëndjesNëpërmjet lojes fëmija rritet, zhvillohet, mëson shprehi të reja.
Gjithashtu ajo shërben edhe si shenjë që tregon problemet që mund të ketë ai. Njohja e fëmijës me
lojën fillon shumë herët, dhe kjo vihet re sapo shikon një foshnjë të sapolindur e cila është e prirur të
reagojë ndaj çdo lloj forme loje. Loja ka një rol të rëndësishëm edhe në procesin e të nxënit të
shumë koncepteve bazë. Të nxënit përmes lojës përfshin njohjen e rolit të imagjinatës dhe
emocioneve. Të gjitha llojet e lojërave që organizohen kanë si qëllim zhvillimin e fëmijës në disa
aspekte, si zhvillimin emocional, njohës, psikologjik dhe moral të tyre. Për sa i përket zhvillimit fizik e
jo vetëm, fëmijët teksa vrapojnë, kacavirren, godasin topin, e ndjekin nga pas atë, tregojnë se
zotërojnë disa afteësi motorike shumë të rëndësishme. E ndërsa luajnë e praktikohen çdo ditë e më
shumë, ata ndihmojnë zhvillimin e sistemit psiko‐motorik.Përveç aspektit fizik, këtu vlen të theksohet
se të vegjlit, pasi shohin se janë të aftë të bëjnë kaq shumë gjëra vetë, krijojnë vetëbesim dhe kjo gjë
i stimulon për të ecur përpara. Emri i lojes: Aeroplani Qellimi: Zhvillimi i shkathtesise, vemendjes dhe
kercueshmerise Mjetet: Shkumes, pafka te sheshta rrumbullake Zhvillimi i lojes: Ne nje fushe te
vizatuar (rreth 50 cm te gjere e te gjate) duhet te kapercesh nga kuadrati ne kuadrat hopthi me nje
kembe, pa shkelur mbi vijat si ne rrugen e vajtjes ashtu edhe ne kthim. Kush ben gabim del jashte
dhe pret rradhen derisa te filloje nga fillimi. Ne versione te ndryshme lejohet qe ndalosh te kuadrati i
“pushimit“ me te dyja kembet. Kuadratet duhet kapercyer gjithashtu edhe gjate shtyrjes se pafkave,
te cilat nuk duhet te ndalojne ne te kuadratin e “pushimit“. Ekzistojne variante te tjera te kesaj loje, si
psh.: kerce me kemben e majte, kerce me kemben e djathte, vendos nje gure mbi koke dhe ecen,
vendos nje gur ne maje te kembes dhe ecen, vendos pafken ne toke dhe e shtyn me kembe (pafka
nuk duhet te ndaloje ne asnje menyre tek vijat). Emri i lojes:Tigri Qellimi:Zhvillimi i shkathtesise dhe
kercueshmerise Mjetet: Top futbolli Zhvillimi i lojes: Formohet nje rreth. Topi mund te luhet kryq e
terthor. Ne mes qendron nje lojtar (tigri). Ai perpiqet qe te preke ose te kape topin, duke kercyer e
levizur por brenda nje distance ne caktuar. Nese tigri e prek ose kap topin atehere lojtari qe humbi
topin ze vendin e tij. Emri i lojes:Transport i trareve Qellimi: Ekujlibrimi dhe forcimi i muskujve Mjetet:
Nuk nevojiten Zjvillimi i lojes: Te gjithe pjesemarresit shtrihen me shpine ne dy grupe prane njeri-
tjetrit ne menyre qe kokat e tyre te gjenden ne nje vije dhe veshet te prekin njeri tjetrin( si dhembet e
nje zinxhiri). Krahet shtrihen drejt lart dhe pellembet te shtrira horizontalisht. Nje ndihmes e ndihmon
“traun“ qe te shtrihet me kurriz i palevizshem tek duart e para. Ketu fillon nje transport gazmor i
lekundshem. Pasi transpotrimi mbaron, “trau” shtrihet dhe behet gati, nderkoh qe nje tjeter nxenes
ze vendin e tij. Keshilla: Duart duhet te qendrojne te shtrira drejt. Mos pickoni e as mos gudulisni!
Emri i lojes:Vellezerit Siameze Qellimi: Zhvillimi i shkathtesise dhe bashkepunimit Mjetet: Shami
Zhvillimi i lojes: Te gjithe lojtaret lidhen ne cifte ne kembet e brendshme. Njeren dore e hedhin mbi
supet e partnerit. Skuadra A ka per detyre kapjen e cifteve te skuadres B. Vrapimi i tyre i detyron qe
te sinkronizojne hapat per te arritur te kapin ciftet e percaktuara. Nese kapen te gjithe ciftet e
skuadres B, atehere rolet nderrohen.

Emri i lojes: Topaluftash, njeri kunder tjetrit Qellimi:Nxitja e shpirtit konkurues, vigjilences dhe
shkathtesise Mjetet: Topa futbolli Zhvillimi i lojes: Te gjithe pjesemarresit shperndahen lirshem ne
fushe. Drejtuesi i lojes hedh aq topa ne fushe sa nje e treta e numrit te lojtareve. Lojtaret perpiqen
qe te marrin ne zoterim topin dhe me kembe te qellojne te tjeret. Kush goditet ulet ne toke. Ai mund
te luaje serish nese mund te marre topin ne zoterim ne pozicionin ulur qe eshte. Emri i lojes: Gjueti
Qellimi:Zhvillimi i shkathtesise Mjetet: Topa futbolli Zhvillimi i lojes: Skuadra A gjendet brenda fushes
dhe skuadra B jashte fushes. Detyra per skuadren A eshte qe me kembe te godase lojtaret e
skuadres B me top. Pasi goditen te gjithe lojaret e skuaders B, rolet nderrohen. Goditjet mbi brez
nuk lejohen.

You might also like