You are on page 1of 3

Plani i Aktivitetit nr.

Titulli i aktivitetit: Hedhja e gurëve

Lloji i aktivitetit: Sesion informues dhe luajte rolesh

Shkolla: Gjimnazi “Aleksandër Moisiu”, Kavajë

Mjedisi: Salla e aktiviteteve

Nr. I nxënësve që do të marrin pjesë në aktivitet: minimumi 30 nxënës (grupe te vogla me


6-7 nxënës)

Personat përgjegjës: Shërbimi psiko-social

Ora e realizimit të aktivitetit:

Data: 27 Shkurt

Qëllimi i aktivitetit
Menaxhimi i stresit dhe emocioneve për të parandaluar sjelljet
ekstremiste të dhunshme
Objektivat Të zhvillojë të kuptuarit se çfarë i shkakton njerëzit të jenë të
dhunshëm dhe pasojat e dhunës së tyre
Të zhvillojë aftësi për t’ju përgjigjur dhunës në mënyrë jo të
dhunshme
Të promovojë ndjenjën e dhembshurisë. Drejtësisë dhe
përgjegjësisë

Zhvillimi
Pjesëmarrësve do ju kërkohet që në qetësi për 2-3 minuta të kujtojnë
një incident kur janë ndjerë të zemëruar ose të frustruar dhe kanë
ndjerë dëshirën për të bërë diçka shkatërruese.
Do u kërkohet disa personave që në mënyrë vullnetare të ndajnë
kujtimin e tyre duke e përshkruar shkurtimisht situatën dhe
emocionet që kanë përjetuar gjatë atij momenti.
Më pas Drejtuesi i aktivitetit duhet të prezantoj aktivitetin “Luajtje-
Rolesh” duke u impostuar si dikush që do hedh një gur.
Pozicionimi duhet të shfaq pozicionin e një njeriu shumë të mërzitur
dhe në akt e sipër për të hedhur gurin me qëllim. Mbajeni këtë
pozicion për disa sekonda më pas ndani pjesëtarët në grupe duke u
kërkuar se për 30 minuta duhet të përgatisin një luajtje rolesh i cili
tregon një incident dhe që në fund përfundon me aktin e
gadishmërisë për të hedhur gurin. Secilit grup i jepet një kopje me
pyetjet që mund të kenë në konsideratë dhe se këto pyetje janë që ti
ndihmojnë që të planifikojnë skenarin e tyre te role-play.
Pyetjet:
1- Kush është ky person dhe kujt apo çfarë është duke ja
hedhur gurin?
2-Cila është marrëdhënia mes personit që po hedh gurin dhe
personit tjetër apo objektit që po i hidhet guri?
3-A është dikush tjetër me të apo është vetëm?
4-Nëse ka të tjerë të pranishëm, si janë ata të përfshirë në këtë
incident?
5-Cfarë do personi të arrij duke hedhur gurin?
6-Cilat ishin ngjarjet që shkaktuan hedhjen e gurit nga personi?
Është një veprim impulsiv apo i planifikuar?
7-A ndodhi diçka e veçantë që shkaktoi vendimin për të hedhur
gurin?
8-Cfarë ndjenjash po kalojnë në mendjen e personit teksa është
duke hedhur gurin?
9-Cfarë ndjenjash apo frustrime kaluan në mendjen e personit
para se të shkonte në aktin e hedhjes së gurit?

Pas 30 minutash secili grup duhet të improvizojë punën e vet dhe në


fund të çdo shfaqje audienca duhet të jap mendimin e vet për atë se
çfarë ka parë.

Më pas do u drejtohen pyetjet e më poshtme:


-A mendonit se luajtja e roleve të ndryshme kishte kuptim? A ju
ndihmuan të kuptoni se çfarë mund të provokojë dikë të hedhë një
gur?
- A kishte ndjenja apo emocione që ishin të përbashkëta për lojërat e
ndryshme të roleve dhe të cilat ishin thelbësore për të çuar në
dëshirën për të qenë të dhunshëm?
- Pse mendoni se njerëzit ndonjëherë ndiejnë nevojën për të dëmtuar
ose lënduar dikë apo diçka? A ndihmon akti i shkaktimit të dëmit
apo lëndimit në të vërtetë për të zgjidhur çfarëdo që ishte ajo që e
shkaktoi atë? Pse? Pse jo?
- A ju ka ndihmuar aktiviteti për të kuptuar më mirë aktet tuaja të
dhunës ose të të tjerëve përreth jush? Si?
- A ka akte dhune që nuk i kuptoni fare? A mund ta kuptoni se çfarë
i shtyn njerëzit të luftojnë në luftëra ose të hedhin në erë ndërtesa
ose njerëz të tjerë?
-Si i kuptoni ju kërcënimet terroriste që disa vende kanë?
- A ka dallim mes të kuptuarit se çfarë e shkaktoi një akt dhune dhe
justifikimit të tij? A është e rëndësishme të përpiqeni të kuptoni se
çfarë fshihet pas akteve të dhunshme? Pse? Pse jo?
- Cila është mënyra më e mirë për t'iu përgjigjur akteve të
dhunshme? Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e reagimit me
më shumë dhunë, apo të përgjigjes në mënyrë paqësore?
- Cilat të drejta të njeriut ishin në rrezik në secilën prej roleve?
Mjetet e nevojshme Letër A4 – Për printimin e pyetjeve orientuese për secilin grup.
Letra të ricikluara për tu zhubravitur në formën e një guri
Rezultatet e
pritshme Ky aktivitet do na ndihmojë që nxënësit të informohen mbi
menaxhimin e stresit dhe emocioneve për të parandaluar sjelljet
ekstremiste të dhunshme.

Ky aktivitet nëpërmjet role-play do të na ndihmojë të shohim disa


nga arsyet se përse njerëzit angazhohen në sjellje të dhunshme

You might also like