You are on page 1of 31

Projekt për Integrim Ndëretnik në Arsim

LOJËRA PËR MBËSHTETJE


të aktiviteteve të përbashkëta
me grupe nxënësish me përbërje
të përzier etnike/gjuhësore

Shtojcë e doracakut për aktivitete të përbashkëta


me grupe nxënësish të përziera
në aspektin etnik/gjuhësor
– për përdorim intern –

Shkup, gusht 2013

----------------------------------------------------------------------------------------------------

Doracaku është i përpiluar nga


Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe Zgjidhjen e Konflikteve (QDNJZK)
Aktivitete të përbashkëta me grupe nxënësish të përziera në aspektin etnik/gjuhësor

Ky doracak është pjesë e Projektit për Integrim Ndëretnik në Arsim, ndërsa është
financuar nga populli amerikan përmes Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim
Ndërkombëtar (USAID).

Përmbajtja

1. Hyrje 3
Për çfarë shërbejnë lojërat?
Drejtime të përgjithshme për realizimin e lojërave
2. Lojëra hyrëse 4
3. Lojëra përfundimtare 29

Doracakun e përgatitën:
Renata Dedova,
Filipina Negrievska,
Safet Balazhi dhe
Violeta Petroska-Beshka

Ky doracak është mundësuar me mbështetjen bujare të popullit amerikan përmes


Agjencisë së SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Qëndrimet e autorëve të
shprehura në këtë doracak nuk i shprehin qëndrimet e USAID-it ose të
Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

2 Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim


Aktvitete të përbashkëta me grupe nxënësish me përbërje të përzier etnike/gjuhësore

HYRJE

Për çfarë shërbejnë lojërat?

Lojërat hyrëse realizohen në fillim të punës me grupin e sapoformuar të nxënësve të përzier në aspektin
etnik-gjuhësor, pa marrë parasysh faktin se për çfarë qëllimi është formuar grupi dhe cilës sferë/temë i
është përkushtuar. Që grupi të mund të funksionojë dhe t’i realizojë me sukses qëllimet për të cilat është
formuar, dy-tri takimet fillestare duhet të jenë kombinim i lojërave të ndryshme hyrëse të cilat
kontribuojnë për njoftimin e ndërsjellë, për afirmim personal dhe për ndërtimin e ndjenjës së përkatësisë
ndaj grupit (kohezion grupor). Në mesin e tyre në mënyrë të detyrueshme duhet të përfshihen edhe
aktivitetet për vendosjen e rregullave. Madje pasi që nxënësit do të njoftohen mbi bazën personale, do të
krijohet minimum kohezion grupor dhe do t’i vendosin rregullat për punë, grupi mund të fillojë aktivitetet
për të cilat është formuar (orë të përbashkëta, seksione, ekskursione, manifestime, kremtime, projekte,
nisma të nxënësve, etj.). Po ashtu, rekomandohet që për në fund të punës së grupit të përzier të lijet një
takim i posaçëm në të cilin do të realizohen lojërat përfundimtare. Kjo do të kontribuojë për mirëmbajtjen e
ndjenjave pozitive te anëtarët e grupit dhe vazhdimin e nevojës së tyre për komunikim dhe kontakt të
ndërsjellë.
Gjatë zgjedhjes së lojërave duhet të merret parasysh mosha e nxënësve në grupin. Ndonëse shumica e
lojërave të propozuara mund të realizohen me nxënës nga të gjitha moshat, realizuesit duhet të vlerësojnë
se cilat nga lojërat e ofruara janë më adekuate për grupin e tyre, duke marrë parasysh se shumë shpesh
edhe lojërat që fillimisht duken si lojëra për mosha më të vogla, me kënaqësi i luajnë edhe nxënësit e
moshave më të mëdha, ndaj edhe të moshuarit.

Drejtime të përgjithshme për realizimin e lojërave

Në takimin e parë të grupit, secili nxënës merr një distinktiv në të cilin me marker e shkruan emrin e vet
(gjegjësisht ashtu siç dëshiron të jetë i emërtuar në këtë lojë) me shkronja më të mëdha të mundshme dhe
në gjuhën e vet amtare. Distinktivin e vendosë në veten ne vend të dukshëm dhe e mban gjatë gjithë
kohëzgjatjes së takimit të parë dhe të gjitha takimeve tjera. Është e rekomandueshme që realizuesit prej
përpara t’i kenë të shkruar distinktivët e tyre që të mund të shërbejnë si shembull. Pas përfundimit të secilit
takim, realizuesit i mbledhin distinktivët dhe i ruajnë te vetja, që në fillim të çdo takimi të ri të mund t’ua
ndajnë nxënësve që sërish t’i vendosin në vete. Kështu do të lehtësohet njoftimi i ndërsjellë dhe do të
mundësohet që komunikimi të fitojë bazë personale.
Nga realizuesit pritet që në mënyrë aktive të marrin pjesë në lojërat, në nivel të barabartë me nxënësit.
Kur loja kërkon që nxënësit të ndahen në grupe të vogla dhe/ose në çifte, duhet pasur kujdes që edhe
grupet e vogla/çiftet të jenë me përbërje heterogjene etnike/gjuhësore.
Nga realizuesit pritet që të sigurojnë edhe përkthim në të gjitha gjuhët mësimore të përfaqësuara në
grupin (të përkthejnë vetë, ose me ndihmën e nxënësve) të çdo gjëje që është e nevojshme për të
mundësuar që të kuptohet si ajo që e thuajnë/shkruajnë realizuesit, ashtu edhe ajo që e thuajnë/shkruajnë
nxënësit. Duke marrë parasysh faktin që në mesin e lojërave të ofruara ka edhe të tilla që kërkojnë më
shumë bisedë ndërmjet vetë nxënësve ose reagim i shpejtë në një situatë të dhënë, realizuesit duhet të
bëjnë vlerësimin e tyre nëse do t’i realizojnë ato, varësisht nga ajo se sa nxënësit janë të shkathët me
gjuhën “tjetër”.

Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim 3


Aktivitete të përbashkëta me grupe nxënësish të përziera në aspektin etnik/gjuhësor

LOJËRA HYRËSE

Prezantim

Qëllimi: njoftim dhe afirmim personal

Përshkrimi:
Të gjithë qëndrojnë në rreth. Fillon njëri nga realizuesit, e më pas një nga një secili me radhë e thotë emrin
e vet me lartësi normale të zërit. Në rrathët e ardhshme mund të luhet ndonjëra prej lojërave vijuese:
1. Një nga një, secili e thotë emrin e vet më së shpejti që mundet, ndërsa pas secilit, në shenjën e dhënë, i gjithë grupi
përsëritë emrin e thënë në mënyrën e njëjtë siç ështe thënë. Më pas secili e thotë emrin e vet në mënyrë më të
ngadalshme që mundet, pastaj pas secilit, në shenjën e dhënë, i gjithë grupi e përsëritë emrin e thënë në mënyrën e
njëjtë.
2. Një nga një, secili e thotë emrin e vet shumë zëshëm, me bërtitje. Kur të përfundojnë të gjithë, në
shenjën e dhënë, të gjithë përnjëherë e thonë emrin e vet me bërtitje. Në rrethin e ardhshëm, secili e
thotë emrin e tij në mënyrë të butë, ashtu siç do t’i ishte mirë që ta thërrasë dikush, më pas në shenjën
e dhënë, të gjithnë përnjëherë e thonë emrin e tyre në mënyrë të butë.
3. Fillon njëri i cili e thotë emrin e vet zëshëm, e më pas i ardhshmi pranë tij e thotë emrin e vet qetë, e
kështu me radhë derisa të renditen të gjithë. Pas çdo emri të thënë, përnjëherë të gjithë e përsëritin
atë në mënyrën e njëjtë siç është thënë. Më pas shkohet me edhe një rreth, por ashtu që secili që
paraprakisht e ka thënë emrin e tij qetë, tani e thotë zëshëm dhe anasjelltas.
4. Fillon njëri i cili e këndon emrin e vet, pas çka të gjithë njëherësh e përsëritin ashtu siç është dëgjuar,
ndaj vazhdon i ardhshmi në rrethin në mënyrën e njëjtë.
5. Njëri në rrethin e thotë emrin e vet, por ashtu siç do ta kishte thënë gjatë bërjes tifo, e më pas të gjithë
përnjëherë e përsëritin njëjtë siç është thënë. Në mënyrë të njëjtë me radhë vazhdohet me të gjithë në
rrethin.
6. Një nga një secili e thotë emrin e vet, por në mënyrë të ndarë në rrokje (për shembull: BLE-RIM ose
NA-DI-CA), më pas të tjerët, në shenjën e dhënë, e përsëritin ashtu siç është thënë. Në rrethin e
ardhshëm sërish secili e thotë emrin e vetë me rrokje, por pas secilës rrokje shton edhe një rrokje që
fillon me shkronjën “P” dhe e shton bashkëtingëlloren nga rrokja paraprake e emrit (për shembull:
BLE-PE-RIM-PI ose NA-PA-DI-PI-CA-PA), ndërsa të tjerët e përsëritin atë që është thënë zëshëm.
7. Një nga një, secili e thotë emrin e vet, por ashtu siç do ta kishte thënë gjatë një emocioni të caktuar që
mund ta orientojnë vetë realizuesit (për shembull: secili në rreth së pari ta thotë emrin e vet kur është
i pikëlluar, ndërsa në rrethin e ardhshëm kur është i lumtur) ose nxënësi ta zgjedhë (kur është i lumtur,
i zemëruar, i pikëlluar, i dashuruar...). Pas çdo emri të thënë, të gjithë e përsëritin atë në mënyrën e
njëjtë siç është thënë.
8. Të gjithë mbahen për duar dhe qëndrojnë në pozicion të tillë rreth një minutë duke heshtur, me sy të
mbyllur dhe duke ndjerë afërsinë e tjerëve. Më pas në një moment njëri nga realizuesit prekë një
nxënës në sup që do të jetë shenjë që ai ta thotë emrin e vet. Menjëherë më pas, një nga një, secili në
rreth e thotë emrin e vet, duke filluar nga ai që qëndron në të djathtë nga ai që ka filluar. Gjatë
kohëzgjatjes së këtij aktiviteti nxënësit i mbajnë sytë të mbyllur dhe kanë kujdes kur atyre do t’ju vjen
radha ta thonë emrin e vet.
9. Një nxënës duartroket një herë, më pas e thotë emrin e vet. Më pas të tjerët përnjëherë bëjnë një hap
përpara, duartrokasin dhe e përsëritin emrin e thënë, e më pas kthehen në pozicionin fillestar në
rrethin. Në mënyrë të njëjtë vazhdon i ardhshmi dhe kështu me radhë derisa të renditen të gjithë.

4 Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim


Aktvitete të përbashkëta me grupe nxënësish me përbërje të përzier etnike/gjuhësore

10. Një nga një secili e thotë emrin e vet, pasi të dalë një hap përpara në rrethin, pas çka kthehet pas në
të. Menjëherë pas kësaj, në shenjën e dhënë, i gjithë grupi e përsëritë emrin e thënë, njëherësh duke i
ngritur duart lartë.
11. Një nga një, secili e thotë emrin e vet dhe me këtë rast bën një lëvizje të caktuar. Lëvizja mund të jetë
e vogël (vetëm me një pjesë të trupit, për shembull: vetëm me gisht, me dorë ose me ndonjë pjesë
tjetër), ndërsa mund të jetë edhe e madhe (me gjithë trupin) – me rëndësi është vetëm që të mos jetë
tepër e rëndë për ekzekutim dhe secili nxënës të bëjë lëvizje të re. Pas secilit, në një shenjë të caktuar,
i gjithë grupi e përsëritë emrin e thënë dhe lëvizjen e treguar.
12. Të gjithë lirshëm shëtisin nëpër hapësirën. Kur të takohen me dikë, ndalen, shtrëngojnë duart dhe
tregojnë emrin e vet. Secili duhet të shtrëngojë duart me sa është e mundshme më shumë persona për
një kohë të caktuar të shkurtër.
13. Fillon njëri që e thotë emrin (ose nofkën) e vet dhe një mbiemër (atribut, veti) që ka të bëjë me të, e
që fillon me shkronjën e njëjtë si edhe emri (ose nofka) dhe që do të jetë “mbiemri” i tij (për shembull:
“Sasho Sramezhlikovski...”), e më pas shkurtimisht sqaron pse e ka zgjedhur pikërisht atë mbiemër (“...
meqë gjithmonë më vjen turp gjatë takimit me të huaj”). Më pas në mënyrë të njëjtë vazhdon i
ardhshmi në rreth, por duhet pasur kujdes që mbiemri që është thënë një herë të mos përsëritet më
tutje.
14. Secili me radhë e thotë emrin e vet, çfarë do të thotë dhe si e ka fituar – në kulturat tona disa nga
emrat kanë rëndësi konkrete, disa nuk kanë, dikush nuk di, ndërsa dikush nuk e di kuptimin e emrit të
vet. Nëse dikush nuk e di kuptimin e emrit të vet, mund t’i japë ndonjë kuptim të vetin.

Thënia e emrave

Qëllimi: njoftim dhe afirmim personal

Materiale: tabelë dhe shkumës (për lojën e ofruar 5.)

Përshkrimi:
Përveçse në lojën e ofruar 6. nxënësit janë në çifte, në të gjitha të tjerat ata qëndrojnë në rreth dhe luajnë
një ose më shumë nga lojërat e ofruara për mësim të emrave të nxënësve:
1. Fillon njëri me thënien e emrit të tij. I ardhshmi e përsëritë emrin e thënë paraprakisht dhe e thotë të
vetin. I ardhshmi i përsëritë të gjitha emrat që janë thënë paraprakisht me radhë, e më pas e shton
edhe të vetin, e kështu me radhë deri te rrethi i fundit i cili i përsëritë të gjitha emrat që janë thënë
paraprakisht dhe e shton të vetin.
2. Fillon njëri me thënien e emrit të vet, më pas emrin e atij që qëndron në anën e tij të majtë, më pas të
atij që qëndron në anën e tij të djathtë. Më pas vazhdon i ardhshmi në mënyrë të njëjtë derisa të
renditen të gjithë.
3. Fillon njëri nga realizuesit duke e thënë emrin e vet dhe duke e vendosur dorën e djathtë në pozicionin
si për “plase”, ndërsa nxënësi që qëndron në anën e tij të djathtë e thotë emrin e vet dhe me dorën e
tij të djathtë bën “plase” me realizuesin që e ka filluar aktivitetin. Më pas realizuesi i njëjtë e thotë
mbiemrin e vet duke vendosur dorën e majtë në pozicionin si për “plase”, ndërsa nxënësi që qëndron
në anën e tij të majtë e thotë emrin e vet dhe me dorën e tij të majtë bën “plase” me realizuesin që e
ka filluar aktivitetin. Menjëherë më pas në mënyrë të njëjtë aktivitetin e vazhdon nxënësi i cili qëndron
në anën e djathtë të realizuesit dhe kështu me radhë derisa përshëndetja të mbërrijë te realizuesi i cili
e ka filluar aktivitetin.
4. Njëri së pari me dorën e tij të djathtë e prek supin e tij të majtë dhe thotë: “A!”, e më pas me dorën e
majtë e prekë supin e vet të djathtë dhe thotë: “Ha!”. Më pas me dorën e djathtë e prek ijën e djathtë

Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim 5


Aktivitete të përbashkëta me grupe nxënësish të përziera në aspektin etnik/gjuhësor

dhe e thotë emrin e atij nxënësi që dëshiron ta thërret të jetë i ardhshmi, e që deri atëherë nuk ka
qenë i thirrur. Me rëndësi është që të mbahet një ritëm relativisht i shpejtë, me ç’rast shpesh bëhen
gabime që janë pjesë e argëtimit.
5. Së pari realizuesit thonë dhe shkruajnë në tabelë se si thuhet: “Tung!” në të gjitha gjuhët e
përfaqësuara mësimore në grupin, ndërsa të gjithë nxënësit, në shenjën e dhënë, njëherësh i
përsëritin një nga një përshëndetjet. Më pas fillon njëri i cili i thotë: “Tung!” në gjuhën e tij mësimore
atij që është pranë tij, e shqipton emrin e tij dhe shtrëngon duart me të. Ai, emri i të cilit është
shqiptuar, i përgjigjet pararendësit me përshëndetjen e njëjtë që i është drejtuar duke e shqiptuar
emrin e tij dhe vazhdon duke përshëndetur në mënyrë të njëjtë, në gjuhën e tij mësimore, atë që
qëndron në anën tjetër të tij.
6. Nxënësit ndahen në çifte në suaza të të cilave secili ka një minutë që t’i thotë partnerit të vet se si
quhet dhe diçka për veten, pas çka i shkëmbejnë distinktivët. Më pas secili kërkon një partner tjetër të
cilit tani në vetën e parë njëjës do t’ia thotë atë që e ka dëgjuar nga ai distinktivin e të cilit e ka. Më
pas, sërish shkëmbehen distinktivët dhe formohen çifte të reja duke përsëritur procedurën. Më pas
secili e gjen atë distinktivin e të cilit e mban dhe i thotë atë që e ka mbajtur mend për të, me ç’rast
pronari i vërtetë i distinktivit ndjekë se cilat gjëra kanë pësuar ndryshim, e cila kanë mbetur ashtu siç
janë thënë në vetë fillimin.

Emra në ajër

Qëllimi: njoftim dhe afirmim personal

Përshkrimi:
Të gjithë qëndrojnë në rreth. Mundë të luhet njëra ose të dy lojërat (njëra pas tjetrës) në takim të njëjtë
ose ndaras në takime të ndryshme:
1. Njëri nga realizuesit thotë, një nga një, pjesë të ndryshme të trupit (gishti tregues, kërthiza, hunda,
bërryli, vithet, gjuri...), ndërsa nxënësit paramendojnë se në të kanë brushë për pikturim. Më pas, pas
secilës pjesë të përmendur, aktrojnë lëvizje sikur zgjedhin ngjyrë nga paleta e piktorit me të cilën duan të
shkruajnë emrin, e marrin atë me “brushën” dhe e shkruajnë në ajër në një mënyrë të caktuar siç do të
thuhet në instruksionin (të shtypur, me dorë, me shkronja të vogla ose të mëdha...).
2. Secili me lëvizjen e gishtit e shkruan emrin e vet në ajër dhe e lë anash. Më pas aktron se si frynë në
tullumbace, e “vendosë” emrin e vet në të dhe në mënyrë të butë e “lidhë”. Secili fillon të lëvizë lirshëm
nëpër hapësirë duke aktruar se si butë luan me atë “tullumbace”, ndërsa pas një kohë të caktuar krijohen
çifte të cilat në mënyrë të butë ua pasojnë njëri-tjetrit “tullumbacet” e veta.

Emra me top

Qëllimi: njoftim dhe ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: një top më i vogël i butë që mbahet dhe pasohet lehtë (për të gjitha lojërat e ofruara) + dy topa
tjerë më të vogël të butë/lodra që mbahen dhe pasohen lehtë (për lojërat e ofruara 1., 3. dhe 4)

Përshkrimi:
Në lojërat e ofruara të gjithë qëndrojnë në rreth, përveçse në lojën 4, kur qëndrojnë në dy grupe. Mund të
realizohen disa nga lojërat e ofruara (njëra pas tjetrës) në një takim, ose të ndahen në takime të ndryshme:
1. Njëri nga realizuesit e thotë emrin e vet dhe e hedhë topin drejt ndonjë nxënësi tjetër emrin e të cilit e
thotë paraprakisht. Ai që e merr topin e përsëritë emrin e atij nga i cili e ka marrë topin, e thotë emrin
e vet dhe emrin e nxënësit të cilit ia hedh topin, e i cili deri atëherë nuk e ka pasur. Secili duhet të

6 Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim


Aktvitete të përbashkëta me grupe nxënësish me përbërje të përzier etnike/gjuhësore

mbajë mend se prej kujt e ka marrë dhe kujt ia ka dhënë topin. Kur një herë të gjithë e kanë marrë dhe
e kanë pasuar topin, fillohet rreth i ri me pranimin dhe pasimin duke filluar nga i pari në rrethin
paraprak. Kjo mund të përsëritet disa herë dhe me këtë rast të përshpejtohet ritmi, të futen më shumë
topa të butë/lodra njëra pas tjetrës, ose të shkohet me pasim me radhë nga i fundit, e deri te i pari në
raport me rrethin paraprak.
(shënim: Nxënësit të cilët ende nuk kanë ardhur në rend në rrethin e parë, duhet të qëndrojnë
duarkryq në gjoks, ndërsa ata që kanë kaluar – me duar të lëshuara pranë trupit).
2. Njëri nga realizuesit thotë emrin e ndonjë nxënësi dhe e hedhë topin në lartësi nga mesi i rrethit.
Nxënësi sapo ta dëgjojë emrin e vet duhet të vrapojë drejt mesit të rrethit dhe të tentojë ta kapë
topin. Pasi ta kapë, kthehet në vendin e vet në rreth dhe tani ai thërret emrin e ndonjë nxënësi tjetër,
e hedh topin në lartësi, ndërsa nxënësi emri i të cilit është thirrur duhet ta kapë topin. Loja vazhdon
derisa të gjithë nxënësit ta kalojnë radhën. Kjo lojë mund të luhet edhe me goditje të butë me këmbë
të topit drejt qendrës së rrethit, ose, nga ana tjetër, me goditjen e topit nga toka drejt nxënësit drejtë
të cilit ai pasohet.
3. Fillon njëri nga realizuesit i cili fillimisht duhet ta thotë qartazi dhe zëshëm emrin e realizuesit tjetër, e
më pas t’ia pasojë topin. Realizuesi tjetër duhet ta kapë topin, ta shqiptojë emrin e nxënësit që
qëndron në anën e djathtë të realizuesit të pare dhe më pas t’ia pasojë topin. Pasi që ky nxënës ta ketë
kapur topin, e thotë emrin e nxënësit që gjendet në anën e djathtë të realizuesit të dytë dhe ia pason
topin. Nxënësi i dytë e vazhdon rrethin e thirrjes së emrave dhe pasimit të topit sipas parimit të njëjtë,
nga e djathta e atij që e ka pranuar topin. Rrethi përfundon kur topi do të vjen deri te realizuesi i parë.
Loja mund të luhet edhe në rrethin e dytë pasi që nxënësit do t’i zëvendësojnë vendet në rrethin. Kësaj
radhe nxënësit duhet të tentojnë që gjithë këtë ta bëjnë më shpejtë, por pa rënë topi në tokë. Në
rrethin e ardhshëm të lojës, pasi që topi do të kalojë tre-katër nxënës, realizuesi që e ka filluar pasimin
mund të vendosë top/lodër të dytë (së pari e thotë emrin, më pas e pason topin/lodrën), e pas një
kohe të caktuar edhe të tretin, derisa topat paraprak vazhdojnë të pasohen sipas radhitjes së njëjtë
deri në fund. Ky rreth i aktivitetit konsiderohet i përfunduar me sukses kur të tri topat/lodrat do të
kalojnë tek të gjithë.
(shënim: Nëse topi bie në tokë, duhet ta marrë ai të cilit i është dedikuar; gjatë asaj kohe, të gjithë të
tjerët në mënyrë të qetë presin që t’u vije radha. Nëse ndodh që disa nga nxënësit të harrojnë ta thonë
emrin para se ta pasojnë topin, aktiviteti doemos duhet ndërprerë dhe të fillohet prej fillimit. Gjatë
aktivitetit duhet pasur kujdes që pasimi i topit të mos shndërrohet në gjuajtje dhe goditje dhe të mos
dëgjohet asgjë tjetër përveç emrave të atyre të cilëve u pasohet topi).
4. Të gjithë ndahen në dy grupe me ç’rast secili ka dikë që qëndron përballë tij. Fillon i pari nga njëri grup
duke pasur top te ai përballë tij, njëherësh duke e theksuar emrin e tij. Më pas ai ia pason topin atij që
qëndron pranë të parit që e ka filluar aktivitetin, duke e theksuar emrin e tij. Parimi i njëjtë i pasimit
përsëritet derisa topi me radhë nuk mbërrin deri te fundi i grupeve, kur fillon të kthehet prapa sipas
parimit të njëjtë, vetëm se tani ndërrohen rolet se kush pason, e kush pranon. Pas një kohe aktiviteti
mund të ndërlikohet me futjen graduale të më shumë topave/lodrave të cilat pasohen në mënyrë të
njëjtë.

Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim 7


Aktivitete të përbashkëta me grupe nxënësish të përziera në aspektin etnik/gjuhësor

Emra me pengesë

Qëllimi: njoftim dhe ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: një çarçaf/batanije/mbulojë e padepërtueshme

Përshkrimi:
Të gjithë nxënësit ndahen në dy grupe, ndaj secili ndalet ose ulet nga njëra, gjegjësisht nga ana tjetër e
pengesës së padepërtueshme (çarçaf, batanije, mbulojë...) e cila është e vendosur vertikalisht dhe, nëse ka
nevojë, atë e mbajnë dy nxënës. Secili grup në mënyrë të fshehtë zgjedhë njërin që do të qëndrojë afër
pengesës, derisa të tjerët qëndrojnë pak më larg nga ana e njëjtë. Në shenjën e dhënë, pengesa largohet
ose bie, ndërsa dy nxënësit e zgjedhur nga të dyja grupet atëherë mund të shihen dhe duhet, sa është e
mundshme më shpejtë, ta thonë emrin e tjetrit. Ai që është më i ngadalshëm, kalon më pas në grupin
tjetër. Loja përfundon kur do të mbeten vetë disa nxënës nga njëra anë.

Emra në letër

Qëllimi: njoftim, afirmim personal dhe ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: letër dhe pajisje për shkrim (për të gjitha lojërat e ofruara)

Përshkrimi:
Lojërat realizohen me të shkruar. Mund të realizohen të gjitha (njëra pas tjetrës) në një takim, ose të
ndahen në takime të ndryshme:
1. Secili merr një fletë të vogël të letrës në anën e majtë të së cilës e shkruan emrin e vet me shkronja të
mëdha, vertikalisht, shkronjë pas shkronje. Më pas secilën shkronjë të emrit horizontalisht e
shfrytëzon si fillestare për ndonjë fjalë që e përshkruan ndonjë veti të atij që shkruan. Për shembull:
Shkathët
Аmbicioze
Rezistuese
Аktive.
Në fund secili e prezanton fletën e vet para të tjerëve.
2. Secili merr një fletë letre në mesin e së cilës horizontalisht me shkronja të mëdha të shtypit (rreth një
centimetër) e shkruan emrin dhe mbiemrin e vet. Në shenjën e dhënë, të gjithë lëvizin nëpër hapësirë
duke kërkuar nga disa nxënës tjerë t’i shtojnë emrat e tyre në shkronjat tashmë të shkruara nga emri
dhe mbiemri i vet në drejtim vertikal (janë të mundshme pozicione të ndryshme të shkronjave) derisa
të shfrytëzohen të gjitha shkronjat, si për shembull:

F Н
A L Е
A Н A M И Н О В А
R И M E В А K Е T
B Т U T А Д T Р I
E А R I Н A А XH
N N К Y E
А

8 Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim


Aktvitete të përbashkëta me grupe nxënësish me përbërje të përzier etnike/gjuhësore

Rregulla të grupit

Qëllimi: vendosje e rregullave për punë dhe ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: letër, pajisje për shkrim, ngjitëse prej letre, tabelë dhe shkumës (për të gjitha variantet e
ofruara)

Përshkrimi:
Më poshtë janë përmendur tri variante të cilat janë më të përshtatshme për grupmosha të ndryshme të
nxënësve:
1. Para takimit në mënyrë shumë të thjeshtë realizuesit në tabelë vizatojnë katër situata, ndërsa në
secilën të paraqitur me dy vizatime: një me sjelljen e dëshiruar dhe një me atë të padëshiruar në
takimet (zënka të ndërsjella – qeshje e ndërsjellë, luajtje së bashku – rrahje e ndërsjellë, mospranim të
dikujt në aktivitet – pjesëmarrje e të gjithëve, ngjyra të rregulluara – ngjyra të shkapërderdhura) dhe
ato i mbulojnë me letër ashtu që të mos shihen. Realizuesit u thonë nxënësve se takimet para së
gjithash janë të dedikuara që ata më mirë të njoftohen mes vete, të shoqërohen dhe të respektohen, të
bashkëpunojnë dhe të ndihmohen, si dhe më e rëndësishme se gjithçka – të argëtohen. Por, që të
arrihet kjo, doemos duhet të vendosen edhe disa rregulla të caktuara të sjelljes të cilat do të vlejnë për
të gjithë në këto takime, më pas ua shpalosin një nga një secilit çift të vizatimeve dhe i pyesin: “Çfarë
do të ndodhte nëse... (një nga një përmendet secila gjë nga vizatimet)? Kur do të ndiheshit më mirë?
Pse?”. Në fund rregullat të cilat rezultojnë nga vizatimet (sikur të gjitha të mos/janë të ndërlidhura me
me takimet) shënohen në letër me shkronja të mëdha në të gjitha gjuhët e përfaqësuara mësimore në
grupin dhe barten në të gjitha takimet duke i theksuar në vend të dukshëm për shkak të përkujtimit në
to kur të paraqitet nevoja.
2. Nga nxënësit kërkohet të sqarojnë se si luhet basketboll, gjegjësisht çfarë guxojnë, e çfarë nuk guxojnë
të bëjnë basketbollistët. Pasi të numërojnë disa gjëra, konstatohet se të gjitha gjërat e numëruara janë
rregulla të lojës dhe shtrohet pyetja: “Pse janë të nevojshme këto rregulla? Çfarë do të ndodhte nëse
nuk ka rregulla të lojës?”. Më pas diskutimi bartet në vetë takimet me atë që parashtrohet pyetja: “Si
duhet punuar gjatë këtyre takimeve që ato të mund të mbahen ashtu siç është planifikuar dhe t’u jenë
interesante nxënësve?”. Nëse paraqitet nevoja, realizuesit ndihmojnë përmes nënpyetjeve që
përgjigjet të konkretizohen shumë qartë dhe si të tilla i shkruajnë në tabelë njëherësh në të gjitha
gjuhët mësimore të përfaqësuara në grupin. Veçanërisht pritet të fitohen rregullat vijuese: respektim
(pa ofendime, pa nënçmim, pa përqeshje, pa ndërhyrje në fjalë, dëgjim të atij që flet), ngritje të dorës
për kërkimin e fjalës, të qenët aktiv dhe i rregullt në takimet sa është e mundshme më shumë, shprehje
e lirë në cilëndo nga gjuhët mësimore të përfaqësuara në grupin, ndihmesë në të kuptuarit e gjuhës
tjetër mësimore nga ana e nxënësve tjerë që e kuptojnë dhe nga ana e realizuesve. Në fund, rregullat e
miratuara shënohen në letër me shkronja të mëdha në të gjitha gjuhët mësimore të përfaqësuara në
grupin dhe miratohen në të gjitha takimet e theksuara në vend të dukshëm për shkak të përkujtimit në
to kur të paraqitet nevoja.
3. Nxënësit ndahen në disa grupe të vogla. Nga secili grup kërkohet, kohë prej pesë minutave, që përmes
pjesëmarrjes së përbashkët të të gjithë anëtarëve të tij, të shkruajnë shkurtimisht se çfarë duhet ose
nuk duhet bërë kur dikush flet në këto takime (gjysma e grupeve), gjegjësisht kur dikush dëshiron të
thotë mendimin e vet (gjysma tjetër e grupeve). Pasi të përfundojnë, nga grupet kërkohet t’i
prezantojnë propozimet që i kanë shkruar, ndërsa realizuesit i shënojnë ato në tabelë, që secili të
mund t’i shikojë. Së pari përfundohet me grupet që kanë punuar në: “Kur dikush flet...”, me ç’rast së
pari konstatohen propozimet për atë se çfarë duhet të bëjnë të tjerët, e më pas çfarë nuk duhet të
bëjnë kur dikush flet. Më pas shënohen propozimet e grupeve që kanë punuar në: “Kur dikush
dëshiron të shprehë mendimin e vet. Realizuesit veçanërisht kushtojnë kujdes që të paraqiten gjërat
vijuese:

Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim 9


Aktivitete të përbashkëta me grupe nxënësish të përziera në aspektin etnik/gjuhësor

 dëgjim kur dikush flet – dëgjim i kujdesshëm, pa ndërhyrje dhe ndërprerje;


 respektim i mendimit të tjerëve – pa nënçmim, ofendim dhe kritikë;
 shprehje të mendimit personal – me kërkimin e fjalës, përmes pjesëmarrjes aktive.
Rregullat e miratuara shënohen në formë të shkurtër në të gjitha gjuhët e përfaqësuara mësimore në
grupin në një fletë të madhe prej letrës e cila varet në vend të dukshëm në hapësirën në të gjitha
takimet e radhës dhe theksohet se të gjithë duhet të kujdesen për respektimin e tyre që aktivitetet të
mund të zbatohen me sukses dhe që të ketë atmosferë të këndshme.
(shënim: Rregullat duhet t’i miratojnë nxënësit, e jo të jenë të imponuara nga ana e realizuesve. Rregullat e
parashtruara duhet të jenë të formuluara në formë të sjelljeve/veprimeve konkrete – si për shembull: pa
përqeshje, pa ndërhyrje, pa ndërprerje, me dëgjim të kujdesshëm, me ngritjen e dorës, etj., e jo si kategori
të përgjithshme – si për shembull: të jenë më tolerantë, të respektojnë, të kenë kujdes, të jenë aktivë etj.)

Përfundim i fjalisë

Qëllimi: njoftim dhe afirmim personal

Përshkrimi:
Lojërat realizohen me qëndrim në rreth. Ato mund të realizohen të gjitha (njëra pas tjetrës) në një takim,
apo të ndahen në takime të ndryshme:
1. Një nga një, secili e thotë emrin e vet dhe e përfundon fjalinë: “Kënaqem duke...” dhe e thotë një gjë
që dëshiron ta bëjë, e që paraprakisht nuk është përmendur nga askush tjetër.
2. Një nga një, secili e thotë emrin e vet dhe e përfundon fjalinë: “Jam i ngjashëm me ... sipas asaj se ...”,
me ç’rast thotë një gjë që e ka të njëjtë apo të ngjashme me ndonjë anëtar të familjes së vet, duke
përmendur anëtarin e familjes. Ngjashmëria mund të jetë lidhur me ndonjë veti, karakteristikë fizike,
shprehi të mirë apo të keqe, interes, pasion ose ngjashëm.
3. Një nga një, secili e thotë emrin e vet dhe e përfundon fjalinë: “E pazakonshme për mua është ajo
që...”, duke shtuar krejtësisht shkurtimisht (2-3 fjalë) një gjë të pazakonshme për veten që mund të
jetë ndonjë interes, pasion, ushqim i pazakonshëm që dëshiron ta hajë, ngjarje nga fëmijëria,
personalitet që e njeh, etj.. Me rëndësi është që të konsiderohet se ajo është diçka shumë e
pazakonshme dhe, sipas mundësisë, diçka që shumica e nxënësve në grupin nuk e dinë.

Ndihmë në çifte

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: karrige (për lojërat e ofruara 11. dhe 12.) + banka (për lojën e ofruar 12.)

Përshkrimi:
Të gjithë ndahen në çifte të cilat vendosen në hapësirën ashtu që kanë vend të mjaftueshëm rreth vetes.
Vijojnë më shumë lojëra prej të cilave mund të realizohen disa (njëra pas tjetrës) në një takim, ose të
ndahen në takime të ndryshme:
1. Partnerët në secilin çift kthehen drejt njëri-tjetrit të kapur për bërryla dhe i afrojnë këmbët drejt njëri-
tjetrit ashtu që të preken me gishtat. Më pas i ndajnë trupat duke u rënduar prapa, por me këtë rast
kanë kujdes që të mbeten në ekuilibër, më pas fillojnë të sillen në rreth pa u lëshuar.
2. Partnerët në secilin çift kthehen drejt njëri-tjetrit të kapur për bërryla dhe i afrojnë këmbët drejt njëri-
tjetrit ashtu që të preken me gishtat. Më pas tentojnë që së bashku të ulen dhe ngriten disa herë, pa u
rrëzuar me këtë rast.

10 Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim


Aktvitete të përbashkëta me grupe nxënësish me përbërje të përzier etnike/gjuhësore

3. Partnerët në secilin çift kthehen drejt njëri-tjetrit me shpinë të kapur për bërrylat, ndaj kështu tentojnë
të ulen dhe ngriten disa herë, pa u rrëzuar me këtë rast.
4. Njëri anëtar i çiftit është udhëheqës, ndërsa tjetri është pasues. Udhëheqësi e vendos dorën 10
centimetra nga fytyra e pasuesit. Ngadalë fillon ta lëvizë dorën në drejtime të ndryshme, ndërsa
pasuesi e ndjekë lëvizjen me kokën e tij, por gjatë gjithë kohës mundohet ta mbajë distancën dhe
pozicionin e njëjtë ndërmjet dorës dhe fytyrës. Pas një-dy minutave ndërrohen rolet.
5. Partnerët e secilit çift qëndrojnë përballë njëri-tjetrit në hapësirë të zbrazët. Njëri nga çifti duke
qëndruar në vend paramendon se është para pasqyrës në të cilën shihet, ndaj lëvizë me gjithë trupin
në të gjitha mënyrat e mundshme – ndonjëherë më shpejtë, e ndonjëherë më ngadalë. Tjetri nga çifti e
paraqet reflektimin e tij në pasqyrë, ndaj edhe ai vetë lëvizë, duke i imituar të gjitha lëvizjet e tij sa
është e mundshme më shpejtë dhe më saktë. Pas një kohe të shkurtër ndërrohen rolet në çiftet, me
atë dallim që tani ai që shikohet në “pasqyrën”, derisa e mbikëqyr reflektimin e vet në të, ngadalë
lëvizë nëpër hapësirën, e më pas “reflektimi” e ndjekë.
6. Së pari njëri nga çifti i jep shenja vetëm me dorë tjetrit, i cili sipas tyre duhet të lëvizë nëpër hapësirë
(të afrohet, të largohet, të shkojë majtas, djathtas...). Pas një kohe të shkurtër, e kthen në vend dhe i
ndërrojnë rolet.
7. Partnerët në secilin çift qëndrojnë njëri pas tjetrit dhe ai që është përpara është “automobil”, ndërsa ai
që është prapa është “vozitës”. “Automobili” ka sy të mbyllur dhe lëvizë vetëm me ndihmën e
instruksioneve vijuese të “vozitësit”:
 dy herë shtypje të supit të djathtë – kthesë në të djathtë;
 dy herë shtypje të supit të majtë – kthesë në të majtë;
 të dyja duart të vendosura në supet – vozitje drejtë;
 heqje të duarve, pa prekje – stop, „automobili“ ndalet.
Në shenjën e dhënë, „vozitësit“ fillojnë t’i vozisin „automobilat“ e vetë në hapësirën. Pas një kohe të
caktuar ndërrohen rolet.
8. Partnerët nga secili çift shtrëngojnë duart dhe i krahasojnë duart e majta me ç’rast duhet të gjejnë nga
një ngjashmëri dhe një dallim në vijat e tyre.
9. Partnerët në secilin çift merren vesh për një tingull sipas të cilit do të njihen mes vete. Në shenjën e
dhënë, njëri nga çifti i mbyllë sytë, ndërsa tjetri e udhëheqë përmes hapësirës pa e prekur dhe pa i
thënë ndonjë gjë, përveç asaj që e prodhon tingullin e kontraktuar afër tij. Pas një kohe ndërrohen
rolet.
10. Të gjitha çiftet tubohen në një pjesë të caktuar të hapësirës. Secili çift kalon nëpër pjesën paraprakisht
të shënuar të hapësirës (rreth 2-3 metra), të lidhur ndërmjet vete me lidhëzat e një këpuce nga të dy
partnerët. Nëse ndonjëri prej çiftit ka këpucë pa lidhëza, lidhëza nga partneri i tij lidhet rreth kyçit të
tij. Nëse të dy partnerët kanë këpucë pa lidhëza, përzihen me një çift tjetër. Theksohet se lidhëzat
lidhen në “vijën fillestare” (ndihmon nëse lidhëzat lidhen në pjesët e fundme që të ketë sa është e
mundshme hapësirë ndërmjet këmbëve të lidhura), edhe atë ajo në këmbën e majtë të njërit me atë
të këmbës së djathtë të tjetrit nga çifti me nyje e cila më pas mund të zgjidhet lehtë). Është me rëndësi
që secili çift të merret vesh dhe të ketë kujdes që të mos lëndohet, ndërsa shpejtësia e kalimit fare nuk
është e rëndësishme.
11. Nga mesi i hapësirës vendosen tri karrige në “cik-cak” në distancë ndërmjet vete prej 1-1,5m. Të gjithë
ndahen në çifte, ndërsa partnerët në secilin çift mbahen për duar derisa duke kërcyer vetëm në një
këmbë kalojnë nëpër rrugë.
12. Nëpër hapësirën vendosen një varg pengesash (karrige dhe banka të shpërndara), ndërsa secila
kalohet në një mënyrë të caktuar (anashkalim, ngritje, depërtim...). Njëri anëtar në çiftin i mbyllë sytë,
ndërsa tjetri e mban për duar dhe me kujdes maksimal e dërgon atë në mënyrë të sigurt nëpër vargun
e pengesave.

Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim 11


Aktivitete të përbashkëta me grupe nxënësish të përziera në aspektin etnik/gjuhësor

Ndihma në grup

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: letër (për lojën e ofruar 1.) + dy topa prej letre (për lojën e ofruar 3.) + karrige dhe banka (për
lojrat e ofruara 4., 5. dhe 6.) + letër e vjetër, litar më i trashë, batanije, katrorë për ndërtim etj.
(për lojën e ofruar 6.)

Përshkrimi:
Të gjithë nxënësit ndahen në grupe. Ndjekin më shumë lojëra – mund të realizohen disa (njëra pas tjetrës)
në një takim, ose të ndahen në takime të ndryshme:
1. Grupet janë të përbëra prej rreth tetë anëtarëve detyra e të cilëve është që të merren vesh se si gjithë
grupi i tyre të ndalet në një copë letre (A4 format) dhe të mbetet në atë pozicion së paku 10 sekonda.
2. Grupet janë të përbëra prej rreth tetë anëtarëve, ndaj secili paramendon mënyrën se si të kalojë një
distancë të caktuar rreth 2-3 metra, por me këtë rast të gjithë të lëvizin së bashku si grup, e në asnjë
moment të mos ketë në tokë më shumë se gjashtë këmbë. Nxënësit nxiten në zgjidhje të ndryshme,
kreative dhe njëherësh i kushtohet kujdes asaj nëse paraqiten qasje të rrezikshme. Më pas secili grup e
prezanton zgjidhjen e vet para tjerëve.
3. Nxënësit ndahen në dy grupe të barabarta për nga madhësia. Nxënësit nga njëri grup ndalen në një
varg, ndërsa ata nga grupi tjetër ndalen në vargun tjetër, i cili është paralel me të parin. Nxënësi i parë
në secilin prej vargjeve fiton nga një top prej letre dhe detyra e tij është që ta pasojë sa më shpejtë që
mundet deri te ai pranë tij dhe kështu me radhë derisa topi të mbërrijë te i fundit në vargun, i cili, pasi
ta merr atë, shpejtë shkon prapa vargut dhe qëndron si i pari në të dhe fillon pasimi i ri. Aktiviteti
zgjatë derisa sërish të gjenden në vendin e njëjtë ai që ka qenë i pari, gjegjësisht i fundit në vargun në
fillim të aktivitetit. Stimulohet garë ndërmjet dy grupeve për atë se cili do të përfundojë i pari, por po
ashtu secili grup doemos duhet të ketë kujdes që topi të mos bie në tokë për shkak se atëherë ai duhet
të kthehet në fillimin e vargut dhe të fillohet prej fillimit me pasimin e tij.
4. Paraprakisht rregullohet një hapësirë tjetër që nuk e shikojnë nxënësit me vendosjen e shtegut me
pengesa prej karrigeve dhe bankave. Të gjitha ndahen në grupe të vogla të përbëra preh rreth pesë
anëtarëve, ndërsa secili zgjedhë njërin që do t’i jetë “sy”. Realizuesit i tubojnë të gjithë ata që janë të
zgjedhur për “sy” dhe vetëm atyre ua tregojnë shtegun dhe si duhet ai të kalohet, pas çka secili “sy” e
provon atë. Më pas kthehen në hapësirën ku secili “sy” merret vesh me grupin e vet për atë se si me
onomatope të thjeshtë do t’u japë shenja të ndryshme të gjithë anëtarëve të vetë (për qarkullim, për
depërtim, për kalim mbi pengesën...) me qëllim që ata me sukses ta kalojnë shtegun derisa sytë i kanë
të mbyllura. Më pas kalohet në vetë ekzekutimin derisa të gjithë me sukses ta kalojnë shtegun vetëm
në bazë të shenjave të kontraktuara.
5. Të gjithë ndahen në grupe nga katër. Të gjithë anëtarët e grupit, të kthyer drejt njëri-tjetrit me shpinë,
njëherësh ulen në karrige. Në shenjën e dhënë, secili grup ngritet, lëvizë nëpër shtegun paraprakisht të
caktuar në hapësirën (të përbërë prej karrigave dhe bankave të shpërndara) dhe ulet sërish prapa në
karriget, por gjatë gjithë kohës, me shpinë të kthyer drejt njëri-tjetrit, ndërsa pa përdorimin e duarve.
6. Grupet janë të përbëra prej rreth pesë anëtarëve, ndërsa realizuesit paraprakisht kanë siguruar disa
objekte të ndryshme (letër e vjetër, litar më i trashë, karrige, bankë, batanije, katrorë për ndërtim, etj.,
por për secilin grup të ketë nga dy sende të ndryshme që do të ishin në funksion të aktivitetit). Së pari
sendet vendosen në vend të dukshëm dhe sqarohet se secili anëtar i secilit grup duhet të kalojë vet
ose me ndihmën e të tjerëve nga njëri skaj në skajin tjetër të shënuar të hapësirës, por ashtu që në
asnjë moment nuk do ta prekë tokën dhe duke përdorur ndonjë nga objektet e ekspozuara. Më pas
secili grup sipas zgjedhjes së rastësishme merr dy objekte të ndryshme dhe fillon vetë kalimi i secilit
nga grupi i caktuar nga njëra në pikën tjetër duke i përdorur vetë ose me ndihmën e tjerëve vetëm

12 Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim


Aktvitete të përbashkëta me grupe nxënësish me përbërje të përzier etnike/gjuhësore

njërin ose të dy objektet e marra paraprakisht (për shembull: nëse grupi ka marrë fletë letre të
gazetës, njëri mund ta vendosë atë nën shputat e tij dhe vetë të rrëshqasë deri te caku, ndërsa tjetri
mund të ulet në karrigen e marrë, me ç’rast dy nga grupi e ngritin dhe e dërgojnë deri te caku).

Situata të paramenduara

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: çfarëdo objekti të përditshëm (për lojën e ofruar 1.)

Përshkrimi:
Përveçse për lojën 1. ku të gjithë qëndrojnë në rreth, për lojën 7. ku punohet në çifte dhe për lojën 8. e cila
parashikon punë në grupe, për lojërat tjera të gjithë nxënësit qëndrojnë lirshëm në hapësirën. Lojërat
mund të realizohen në një takim (njëra pas tjetrës), ose të ndahen në takime të ndryshme.
1. Të gjithë qëndrojnë në rreth. Fillon njëri me pasim deri te ai pranë tij të ndonjë objekti të thjeshtë, por
pasi që paraprakisht në mënyrë jovorbale do të tregojë se si atë e përdorë për diçka krejtësisht tjetër
nga dedikimi i tij i vërtetë (për shembull: stilolapsin e paraqet si tokë për flokë”. Më pas vazhdon i
ardhshmi dhe kështu me radhë derisa të renditen të gjithë. Nxënësit nxiten që të paramendojnë gjëra
të ndryshme, deri atëherë të patreguara.
2. Të gjithë nxënësit fillojnë të lëvizin nëpër hapësirën sipas udhëzimeve të dhëna nga realizuesit të cilat,
një nga një, ndryshojnë në rreth një minutë, ndaj nxënësve u thuhet që të paramendojnë të lëvizin
sikur dyshemeja të jetë rërë e nxehtë, me pas sikur të jetë ujë, me pas lepak, më pas baltë...
3. Të gjithë nxënësit lëvizin lirshëm nëpër hapësirën, ndaj kur të dëgjojnë një situatë të caktuar, fillojnë të
reagojnë në pajtim me atë derisa për një kohë të shkurtër të dëgjojnë situatë të re, si për shembull:
 „Fillon të bie shi.“
 „Është një vrimë e madhe para jush.“
 „Jeni duke ecur nëpër zjarr.“
 „Po vrapon një tigër drejt jush.“
 „Thirrni taksi.“
 „Voziteni me patina me rrota.“
 „Çilni derë.“
 „Keni lëshuar një fluturake në erë.“
 „Ngjiteni në ndonjë shkëmb.“
 „Notoni në ujë.“
 „Hidhni gurë në ujë.“
 „Ecni në gishta që të mos zgjoni dikë.“
 „Flisni në telefon.“
4. Ndaj instruksionit të dhënë, të gjithë aktrojnë lloje të ndryshme të publikut::
 publik në koncert roku – të gjithë kërcejnë me njërën dorë të ngritur mbi kokë dhe me këmbë të
bashkuara;
 publik në teatër – qetësi maksimale dhe të gjithë shikojnë të interesuar;
 publik në stadium – të gjithë bërtasin: „Ma-qe-do-nia!“;
 publik në kupën e skijimit – të gjithë bërtasin: „OP- OP - ОP - ОP - ОP!“;
 publik në turneun shkollor – të gjithë e thërrasin emrin e shkollës (për shembull: „San-de Shter-
joski!“, sipas emrit të vërtetë të shkollës);
 publik në kuis – të gjithë duartrokasin.

Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim 13


Aktivitete të përbashkëta me grupe nxënësish të përziera në aspektin etnik/gjuhësor

Instruksionet përsëriten disa herë derisa nxënësit t’i ushtrojnë, pas çka realizuesit fillojnë t’i thonë
shpejt dhe pa renditje, ndërsa nxënësit duhet të reagojnë ndaj tyre në mënyrë të shpejtë dhe
adekuate.
5. Të gjithë ndjekin nga një instruksion nga realizuesit që të shndërrohen në “diçka”. Atëherë secili
paramendon se është ajo „diçka“ dhe zë një pozicion të caktuar të trupit me të cilin e prezanton atë
„diçka“ njëherësh duke prodhuar edhe tingull, nëse kjo është e nevojshme. Propozime për shndërrim
në „diçka“:
 lejlek;
 futboll;
 fshesë me korrent;
 tenxhere me ujë të zier;
 kangur;
 lum.
6. Të gjithë paramendojnë se gjenden në diskotekë me muzikë të ngadalshme. Kjo është diskoteka e
vetme e këtillë në botë. Muzika që lëshohet atje ka një ritëm aq të ngadalshëm saqë madje edhe një
breshkë do të mund të vallëzonte në mënyrë komote. Detyrë e secilit është që të tentojë të vallëzojë
me ritëm shumë të ngadalshëm që e paramendon.
7. Të gjithë ndahen në çifte të cilat njëherësh aktrojnë nga një situatë në të cilën përshëndeten:
 me dikë që nuk u vjen mirë që e shikojnë;
 me dikë që u është mik shumë i dashur ose farefis;
 me dikë që ka fituar çmim të madh në llotari.
8. Të gjithë ndahen në grupe të përbëra prej shtatë-tetë anëtarëve. Secili grup merret vesh se cilën
makinë do ta prezantojë para të tjerëve kështu që secili grup do të jetë një pjesë e saj dhe me të tjerët
në grupin do ta paraqesë lëvizjen dhe rolin e vet në gjithë makinën me ç’rast mund të prodhohen edhe
tinguj përkatës.

Pantomimë

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Materiali: letër dhe pajisje për shkrim (për lojërat e ofruara 1. dhe 4.)

Përshkrimi:
Janë përmendur lojëra ku pantomima realizohet përmes prezantimit individual para të gjithëve ose para
partnerit në çiftin (loja 1., gjegjësisht 2.) dhe përmes punës në grupe (lojërat 3. dhe 4.). Lojërat mund të
realizohen (njëra pas tjetrës) gjatë një takimi ose të ndara në takime të ndryshme:
1. Të gjithë ulen ashtu që formojnë një formë patkoi dhe paraqesin një recepcion në hotel. Njëri prej tyre
paraqet një mysafir në hotel i cili është i pakënaqshëm, ka ndonjë problem (e merr të shkruar në fletë
letre) që duhet ta lajmërojë në recepcion (nxënësve tjerë), por pa folur (është nga bota e jashtme dhe
nuk e di gjuhën e vendit), por vetëm me gjeste, me pantomimë. Të tjerët, me parashtrimin e pyetjeve,
duhet të zbulojnë se ku qëndron problemi. “Mysafiri” sqaron derisa nuk e qëllojnë porosinë, më pas
ulet dhe dikush tjetër bëhet “mysafir” dhe merr porosi të re për sqarim. Shembuj për porosi të
„mysafirëve të pakënaqur“:
 „Kërkova dhomë me pamje. Mendoja pamje nga deti, e jo nga parkingu!“
 „Gruaja ime / burri im ka kokëdhimbje. A keni ndonji pilulë të më jepni?“
 „Nuk kam bërë gjum për shkak të mushkonjave. A keni spërkatës kundër mushkonjave?“
 „Desha të bëj një dush, por nuk ka ujë të ngrohtë!“

14 Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim


Aktvitete të përbashkëta me grupe nxënësish me përbërje të përzier etnike/gjuhësore

2. Të gjithë ndahen në çift. Secili me çiftin paramendon një objekt të caktuar që ekziston në hapësirën
(në vend të dukshëm) dhe vetëm përmes të folurit joverbal tenton t’ia përshkruaj partnerit të tij i cili
duhet ta qëllojë atë, pas çka ndërrohen rolet.
3. Të gjithë ndahen në grupe me rreth pesë nxënës dhe secili grup në mënyrë të fshehtë zgjedhë një
lokacion të caktuar dhe merret vesh se si atë në mënyrë joverbale do ta prezantojë atë para të tjerëve
të cilët ia qëllojnë se për çka bëhet fjalë (për shembull: në autobus, në Polin e Veriut, në Hënë, në
tualet, në disko...).
4. Të gjithë ndahen në grupe. Secili grup në fletë merr nga një emocion të shkruar (dëshpërim, hidhërim,
padrejtësi, dashuri, krenari, pikëllim), ndërsa ai duhet të paramendojë situatë ku ai do të vjen në
shprehje dhe atë në mënyrë joverbale ta paraqesë atë para të tjerëve të cilët duhet ta qëllojnë
emocionin në bazë të ngjarjes së përshkruar.

Gara ndërmjet çifteve /grupeve

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: tullumbace dhe muzikë (për lojën e ofruar 1.) + tabelë dhe shkumës (për lojën e ofruar 2.) +
karrige, dy lugë kafe dhe gjashtë kokrra groshë (për lojën e ofruar 3.)

Përshkrimi:
Vijojnë disa lojëra ku ka gara ndërmjet çifteve (loja e ofruar 1.), gjegjësisht ndërmjet grupeve (loja e ofruar
2. dhe 3.). Të njëjtat mund të luhen (njëra pas tjetrës) në një takim ose të shpërndahen në më shumë
takime:
1. Të gjithë ndahen në çifte. Secili çift fiton nga një tullumbace e cila duhet të bartet nga njëra në pjesën tjetër
të hapësirës, por ashtu që partnerët do ta mbajnë vetëm me ballin e tyre, vetëm me supet e veta ose
vetëm me shpinat e tyre (ndoshta edhe më shumë mënyra njëra pas tjetrës) derisa tentojnë të luajnë në
muzikë. Nëse ndonjë çifti i bie tullumbacja, ai duhet të fillojë nga fillimi. Në fund të gjithë qëndrojnë në
rreth njëri pas tjetrit, e vendosin tullumbacet në shpinën e atij përpara dhe, duke e mbajtur me ballin e vet,
të gjithë së bashku njëherësh lëvizin në rreth duke u munduar që të mos bie asnjë tullumbace.

2. Të gjithë ndahen në dy grupe të cila ndalen në pjesë të kundërta të hapësirës dhe duhet të merren vesh se
cilin personazh ata si grup do të zgjedhin ta bëjnë nga tri figurat e mundshme në këtë aktivitet: gjyshe, ujk
ose gjahtar. Është shumë e rëndësishme që derisa merren vesh, grupi tjetër të mos shikojë, e as të dëgjojë
se çfarë janë marrë vesh ata. Kjo bëhet me qëllim që të mposhtet grupi tjetër. Grupi mund të fitojë nëse
personazhi i saj është më i fuqishëm se personazhi i grupit tjetër. Secili personazh është më i fuqishëm nga
njëri, por më i dobët se tjetri (mund të shënohet në tabelë):
 Gjyshja është më e fuqishme se gjahtari, por më e dobët se ujku.
 Ujku është më i fuqishëm se gjyshja, por më dobët se gjahtari.
 Gjahtari është më i fuqishëm se ujku, por më i dobët se gjyshja.
Secili personazh paraqitet në mënyrë të ndryshme:
 gjyshja me lëvizjen e gishtit tregues në shenje mosaprovimi, zënke;
 ujku me ngritjen e dy duarve lartë duke imituar kthetrat e gatshme për sulm;
 gjahtari me pozicionimin e trupit sikur shtinë drejt dikujt.
Grupet merren vesh për personazhin. Më pas qëndrojnë njëri përballë tjetrit dhe në shenjën e dhënë
nga njeri prej realizuesve, njëherësh që të dyja grupet e tregojnë personazhin që e kanë zgjedhur. Ai
grup që ka zgjedhur personazh më të fuqishëm, fiton një pikë. Nëse të dyja grupet kanë zgjedhur
personazh të njëjtë, askush nuk fiton pikë - vazhdohet më tutje. Mund të luhet deri në pesë pikë të
fituara ose varësisht nga koha në dispozicion.

Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim 15


Aktivitete të përbashkëta me grupe nxënësish të përziera në aspektin etnik/gjuhësor

3. Të gjithë ndahen në dy grupe me numër të barabartë, më pas secili grup qëndron në këndin e majtë,
gjegjësisht të djathtë të hapësirës ku shënohet vija fillestare. Në fundin tjetër të hapësirës vendosen dy
karrige. Secili grup emëron njërin që e fillon aktivitetin ashtu që qëndron në vijen fillestare dhe merr një
lugë me tri kokrra fasule. Ai duhet, në shenjën e dhënë, sa më shpejtë që mundet të mbërrijë te
karrigia, të bëjë një rrotullim rreth saj dhe të kthehet në fillim ku ia dorëzon lugën me fasule të
ardhshmit në grupin e tij, por gjatë gjithë kohës duke pasur kujdes që të mos i bien kokrrat për shkak se
atëherë do të duhej të vrapojë edhe një rreth. Fiton ai grup, anëtarët e të cilit do të përfundojnë më
shpejtë me këtë.

Lëvizje pa fjalë

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: letër e vjetër (për lojën e ofruar 2.)

Përshkrimi:
Vijojnë më shumë lojëra ku nga nxënësit kërkohen ndryshime të ndryshme:
1. Caktohet që njëri të jetë “pelikan” i cili lëvizë me këmbë të drejtuara dhe hapa të mëdhenj, ndërsa
duart, po ashtu, të drejtuara i zgjeron dhe i mbyllë para vetes si sqep dhe tenton t’i kapë nxënësit
tjerë, të cilët janë “pinguinë” – ata i mbajnë duart të ngjitura për trupi dhe me hapa shumë të imtë dhe
këmbë të shtangura lëvizin nëpër hapësirën duke tentuar që të shpëtojnë nga “pelikani”. Kur
“pelikani” do të kapë ndonjë “pinguin” – edhe ai bëhet “pelikan” dhe vazhdon t’i kapë “pinguinët” e
mbetur, derisa të gjithë të bëhen “pelikanë”. Aktiviteti mund të vazhdojë edhe në drejtimin e kundërt:
në një moment të caktuar i fundit që është bërë “pelikan” të preket nga njëri prej realizuesve dhe të
shndërrohet sërish në “pinguin” i cili më pas me prekje do të shndërrojë ndonjë “pelikan” të ardhshëm
në “pinguin” dhe kështu me radhë.
2. Të gjithë qëndrojnë, ndërsa njëri bëhet “oktapod” dhe atij i jepen aq fleta të letrës së vjetër sa ka
nxënës të tjerë në grupin. Në shenjën e dhënë, “oktapodi” duke i mbajtur fletët në duar, fillon t’i
ndjekë të tjerët të cilët ikin në anë të ndryshme nëpër hapësirën. Atëherë kur do të kapë dikë, i kapuri
menjëherë ndalet në atë vend mbi një fletë letre që ia jep “oktapodi”. Tani i kapuri, po ashtu, bëhet
“oktapod”, por i tillë që mund të kapë të tjerë vetëm me duart meqë këmbët deri në fund të aktivitetit
i mbeten “të ngjitura” për letrën në tokë. Atëherë kur ai do të kapë dikë, e thirrë “oktapodin” i cili gjatë
gjithë kohës së aktivitetit lirshëm i ndjekë të tjerët dhe ai i jep letër për t’u ndalur të kapurit i cili, po
ashtu, bëhet “oktapod” i ri. Aktiviteti përfundon kur të gjithë do të bëhen “oktapodë”.
3. Të gjithë shëtisin lirshëm nëpër hapësirën. Kur njëri nga realizuesit do të thotë: “Çiiiiz!” të gjithë duhet
të “ngrijnë”, të bëjnë një buzëqeshje artificiale dhe të qëndrojnë ashtu rreth pesë sekonda, e më pas
vazhdojnë të shëtisin. Kur një realizues tjetër do të thotë: “Blic!”, secili nxënës duhet t’i hapë sytë dhe
të luhatet sikur i ka shpërthyer blici para syve dhe për shkak të kësaj është i dezorientuar. Kur
realizuesit do të thonë: “Multi-kulti!”, secili për pesë sekonda duhet të gjejë nga një nxënës dhe të
shtrëngojë dorën me të, me ç’rast që të dy duhet të jenë në pozë për fotografim. Nëse ndonjë nxënës
nuk gjen partner, ai në vazhdim i jep instruksionet derisa ndonjë nxënës tjetër nuk e zëvendëson sipas
kriterit të njëjtë.

16 Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim


Aktvitete të përbashkëta me grupe nxënësish me përbërje të përzier etnike/gjuhësore

Betejë për karrige

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: karrige (për të gjitha lojërat e ofruara)

Përshkrimi:
Ekzistojnë më shumë lojëra që realizohen ashtu që të gjithë ose disa nxënës të caktuar tentojnë të gjejnë
vendin e vet në karriget e renditura në rreth:
1. Të gjithë qëndrojnë në rreth dhe secili me radhë merr nga një emër nga katër llojet e pemëve: banane,
ananas, portokall dhe kivi (gjegjësisht zgjidhen ato pemë emrat e të cilave janë të njëjta/të ngjashme
në gjuhët e përfaqësuara në grup). Njëri, për të cilin nuk ka karrige, qëndron në mes dhe shqipton
zëshëm njërën prej katër pemëve, me ç’rast të gjithë ata që i takojnë asaj peme ngriten dhe i
ndërrojnë vendet, ndërsa ai që ka qenë në mes mundohet të zë ndonjë vend të zbrazët për t’u ulur.
Gjithmonë ka një karrige më pak, kështu që gjithmonë njëri do të mbetet në mes. Mund të jepet edhe
instruksion: “Miks!” me ç’rast të gjithë ngriten dhe i ndërrojnë vendet. Në vend se me emra të pemëve
dhe “miks”, aktiviteti mund të luhet në mënyrën e njëjtë edhe me emra të kafshëve (për shembull:
tigër, majmun, delfin dhe krokodil) dhe “kopsht zoologjik”.
2. Të gjithë janë të ndarë në çifte dhe vetëm si të tilla, e jo individualisht, marrin pjesë në aktivitetin. Të
gjithë partnerët ulen njëri pranë tjetrit në rreth në të cilin ka karrige për të gjithë, përveçse për një çift,
i cili qëndron në qendër të rrethit. Në shenjën e dhënë (ndërprerje të muzikës, fishkëllim, duartrokitje,
etj.) secili çift duhet të ulet në dy karrige tjera, sërish partnerët doemos duhet të jenë njëri pranë
tjetrit, por njëherësh edhe çifti i cili qëndron në qendër të rrethit kërkon vend për vete. Ai çift që do të
mbetet pa vend për t’u ulur, ai është i ardhshmi që do të qëndrojë në qendër të rrethit.
3. Në mes të hapësirës vendosen në rreth më shumë karrige të kthyera nga ana e jashtme e rrethit. Të
gjithë rrotullohen rreth tyre derisa njëri nga realizuesit në mënyrë të shpejtuar nuk duartroket.
Atëherë kur duartrokitja do të pushojë, kjo është shenjë se të gjithë duhet të gjejnë vend për t’u ulur
në karriget. Me këtë rast në secilin rreth të ardhshëm nxirren një nga një karriget derisa të mbeten tre-
katër, por asnjëri nga nxënësit nuk bie nga loja. Qëllimi është që të jenë të gjindshëm se si më shumë
nxënës të ulen në gjithnjë e më pak karrige pa u lënduar me këtë rast.

Shiu veror

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Përshkrimi:
Të gjithë nxënësit qëndrojnë në rreth. Njëri nga realizuesit fillon të prodhojë një tingull – “përplasje” e
njëpasnjëshme me gishtërinjtë që e bartë te i pari nga ana e tij e djathtë, e ai më pas te tjetri pranë tij dhe
kështu deri te nxënësi i fundit nga rrethi. Gjatë bartjes së tingullit, të gjithë ata që e kanë pranuar vazhdojnë
ta bëjnë atë përderisa nuk fitojnë tingull të ri. Kur t’i vjen sërish radha realizuesit që ka filluar, ai e ndryshon
tingullin – goditje e njëpasnjëshme e gjunjve – dhe e bartë në mënyrën e njëjtë sikurse në rrethin paraprak,
me ç’rast të gjithë të tjerët vazhdojnë me tingullin e parë përderisa ta fitojnë të riun nga ai që është në
anën e tyre të majtë. Tinguj të ardhshëm: trokitje e njëpasnjëshme me këmbët në dysheme, e më pas
duartrokitje. Pasi të përfundojë me duartrokitjen, mundet menjëherë të vazhdojë me tingujt e njëjtë, por
me radhitje të anasjelltë. Kështu fitohet përshtypje e reshjes së shiut, i cili në fillim është i dobët dhe i qetë,
më pas gjithnjë e më shumë forcohet dhe pasi të arrijë kulmin (duartrokitje), gradualisht qetësohet. Është
shumë e rëndësishme që gjatë gjithë kohëzgjatjes së lojës të ketë qetësi të plotë, që të mund të përjetohet
efekti i forcimit dhe qetësimit të shiut.

Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim 17


Aktivitete të përbashkëta me grupe nxënësish të përziera në aspektin etnik/gjuhësor

Tërmet

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Përshkrimi:
Të gjithë ndahen në treshe dhe qëndrojnë në hapësirë të zbrazët, të gjerë. Së pari sqarohen dy elementet
themelore në aktivitetin:
 „shtëpia“ – dy nga treshet qëndrojnë duke u mbajtur me duart të cilat janë të ngritura lartë mbi kokat;
 „banues“ – njëri nga treshja qëndron ndërmjet dy vetave të cilët e përbëjnë „shtëpinë“.
Më pas të gjitha treshet e bëjnë figurën e tyre të “shtëpisë” me “banues” në të. Atëherë njëri nga
realizuesit i cili fillimisht nuk i takon asnjërës treshe, qëndron në mes dhe qartazi jep nga një prej
instruksioneve vijuese që treshet i ushtrojnë:
 „Shtëpitë i ndërrojnë banuesit!“ – dy nga secili tresh që e përbëjnë „shtëpinë“ ende duke u mbajtur për
duar e braktisin „banorin“ që e kanë dhe shpejt kërkojnë „banues“ të ri; gjatë kësaj kohe të gjithë ata që
janë „banues“ qëndrojnë në vend.
 „Banuesit i ndërrojnë shtëpitë!“ – të gjithë „banuesit“ dalin nga „shtëpitë“ e tyre dhe shpejtë kërkojnë
„shtëpi“ të re; „shtëpitë“ gjatë këtij instruksioni qëndrojnë në vend.
 „Tërmet!“ – të gjitha treshet ekzistuese shpërndahen dhe formohen treshe tërësisht të reja, në të cilat
dy janë „shtëpi“, ndërsa njëri është „banues“ në atë „shtëpi“.
Pas ushtrimit të instruksioneve dhe lëvizjeve, realizuesi i cili ka dhënë instruksione fillon të luajë në mënyrë
aktive, ndaj menjëherë pas dhënies së instruksionit të parë edhe ai shpejton të hyjë në ndonjë treshe (si
“banues” ose si pjesë e “shtëpisë”, varësisht nga instruksioni i dhënë). Ai që nuk do të jetë në asnjërën
treshe, ai është i ardhshmi që jep instruksion.

Lëvizje në gjuhë të përbashkët

Qëllimi: Ndërtimi i kohezionit grupor

Përshkrimi:
Vijojnë disa lojëra ku përdoren fjalë të shpikura:
1. Vijojnë disa lojëra në rreth dhe ndahen në tri grupe (të grupuara sipas vendit të uljes), ndërsa secili
merr emrin e vet: „Tip“, „Tap“ ose „Tep“. Realizuesit i thonë emrat e grupeve ngadalë dhe gjithmonë
kur do të përmendin emrin e ndonjë grupi, anëtarët e tij ulen, ndërsa anëtarët e grupit të sapoformuar
ngriten. Dhe këtu bëhet ndryshim i njëpasnjëshëm i emrave të grupit. Në një moment të caktuar mund
të thuhet edhe: „Tup!“, me ç’rast të gjithë nxënësit nga të gjitha grupet ngriten në këmbë.
2. Në këtë aktivitete përdoren fjalët: „Cip“, „Cep“ dhe „Boing“. Të gjithë qëndrojnë në rreth. Fillon njëri
duke e thënë njërën prej tre fjalëve, ndaj nëse thotë:
 „Cip!“ – ai që qëndron në anën e tij të majtë është i ardhshmi që jep njërën nga instruksionet;
 „Cep!“ – ai që qëndron në anën e tij të djathtë jep instruksionet e ardhshme;
 „Boing!“ – doemos duhet të tregojë drejt atij që qëndron përballë tij i cili më pas jep instruksione.
Aktiviteti mund të shpejtohet për shkak të futjes së hamendjeve më të mëdha. Kush gabon del nga loja
e cila zgjatë derisa të mbeten disa fitues.
3. Të gjithë qëndrojnë në rreth. Fillon njëri i cili thotë: „Zum!“ njëherësh duke kthyer kokën në të djathtë.
Kjo është shenjë që ai drejt të cilit është drejtuar fjala, të njëjtën ta transmetojë në mënyrë të njëjtë
më tutje. Secili ka të drejtë një herë në aktivitetin të thotë: „Shkrip!“ që është shenjë që të fillojë
„Zum!“ të transmetohet në drejtimin e kundërt derisa dikush sërish të thotë: „Shkrip!“, më pas sërish

18 Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim


Aktvitete të përbashkëta me grupe nxënësish me përbërje të përzier etnike/gjuhësore

të ndërrohet drejtimi. Aktiviteti është i përfunduar kur të gjithë në rrethin doemos do të thonë vetëm:
„Shkrip!“.

Lëvizje në gjuhë të ndryshme

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: tabelë dhe shkumës (për të gjitha lojërat e ofruara)

Përshkrimi:
Përmes lojërave të përmendura mësohen fjalë dhe/ose fraza të ndryshme në gjuhët mësimore që fliten në
grupin. Nëse në grupin ka nxënës romë gjuhë amtare e të cilëve është gjuha rome, është e
rekomandueshme që fjalët/frazat e përmendura të shkruhen/thuhen edhe në gjuhën rome.
1. Të gjithë qëndrojnë në rreth. Realizuesit thonë dhe shkruajnë në tabelë se si thuhet: „Mirëmëngjes“,
„Mirëdita“ dhe „Mirëmbrëma“ në të gjitha gjuhët mësimore të përfaqësuara në grupin, ndaj pas çdo
përshëndetjeje të gjithë përnjëherë e përsëritin. Sqarohet se duhet të mbahen mend tri lëvizje të cilat
ndërlidhen me disa përshëndetje të caktuara, ndaj gjithmonë kur realizuesit do të përmendin njërën
prej tri përshëndetjeve, pa marrë parasysh se në cilën gjuhë, të gjithë e bëjnë lëvizjen e kontraktuar.
Nëse dikush bën ndonjë lëvizje tjetër, del nga aktiviteti dhe vazhdohet me dy-tre nxënësit e mbetur.
Lëvizjet janë:
 „Mirëmëngjes!“ – vihet dora e djathtë mbi kokën;
 „Mirëdita!“ – bëhen duart kryq mbi gjoks;
 „Mirëmbrëma!“ – trupi përkulet në mënyrë të butë përpara.
2. Të gjithë qëndrojnë në rreth. Realizuesit thonë dhe shkruajnë në tabelë se si thuhet: „Tung, si je?“ dhe
„Mirë!“ në të gjitha gjuhët mësimore të përfaqësuara në grupin, ndërsa nxënësit përnjëherë i
përsëritin. Njëri lëviz rrotull rrethit nga ana e jashtme. Në një moment ai prek dikë në sup dhe fillon në
drejtimin e njëtë sikurse deri atëherë të vrapoj rrotull rrethit që sa më shpejtë të mbërrijë deri te vendi
i atij që e ka prekur. Ai që është prekur po ashtu vrapon, por në drejtim të kundërt që sa më shpejtë të
kthehet në vendin e vet para se ai të jetë i zënë nga ai që e ka prekur. Kur të takohen në mes të rrugës,
gjatë vrapimit, të dytë përshëndeten me shtrëngim duarsh me ç’rast ai që e ka filluar aktivitetin në
gjuhën e vet amtare thotë: „Tung, si je?“, ndërsa tjetri i përgjigjet „Mirë!“ në gjuhën e njëjtë në të cilën
i pari i është drejtuar. Ai që mbërrin më vonë te vendi, vazhdon të lëvizë në rreth dhe kërkon dikë
tjetër për rundin e radhës të aktivitetit, me ç’rast përsëriten të njëjtat procedura.
3. Realizuesit thonë dhe shënojnë në tabelë se si thuhet: „Të dua“ dhe „Faleminderit” në gjuhët
mësimore të përfaqësuara në grupin, ndaj pas çdo thënie të gjithë përnjëherë e përsëritin. Nxënësit
qëndrojnë në rreth, ndërsa njëri prej tyre fillon me atë që atij që e ka djathtas prej vetes i thotë: „Të
dua!“, por në gjuhë të ndryshme mësimore nga e vetja, ndërsa ai që dëgjon ia kthen me
„Faleminderit!“ në gjuhën e njëjtë në të cilën pararendësi i është drejtuar. Në mënyrën e njëjtë, me
radhë, secili një herë thotë: „Të dua!“, gjegjësisht „Faleminderit!“.
4. Realizuesit thonë dhe shënojnë në tabelë se si thuhet: „Ditë“, „Natë“, „Verë“ dhe „Dimër“ në gjuhët
mësimore të përfaqësuara në grupin, ndaj çdo fjalë të thënë të gjithë përnjëherë e përsëritin. Më pas
realizuesit sqarojnë se secila prej atyre fjalëve është e lidhur me një lëvizje të caktuar që nxënësit
duhet ta bëjnë dhe disa herë i ushtrojnë:
 „Ditë!“ – koka ngritet lartë;
 „Natë!“ – koka lëshohet poshtë;
 „Verë!“ – koka përkulet në të djathë;
 „Dimër!“ – koka përkulet në të majtë.

Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim 19


Aktivitete të përbashkëta me grupe nxënësish të përziera në aspektin etnik/gjuhësor

Më pas realizuesit një nga një i thonë katër fjalët pa renditje në cilëndo gjuhë të përfaqësuar, ndërsa
për secilin prej tyre nxënësit bëjnë një lëvizje të caktuar. Ai që do të gabojë, e braktisë lojën e cila
zgjatë derisa të mbeten katër pesë fitues.

Lëvizje me numra

Qëllimi: ndërtimi i kohezionit grupor

Materiale: tabelë dhe shkumës (për të gjitha lojërat e ofruara)

Përshkrimi:
Ka disa lojëra që realizohen njëra pas tjetrës sipas renditjes në të cilën janë dhënë:
1. Të gjithë ndahen në çifte. Realizuesit tregojnë dhe shënojnë në tabelë se si numërohet nga 1 deri 3 në
të gjitha gjuhët mësimore të përfaqësuaranë grupin, ndaj nxënësit e përsëritin përnjëherë secilin
numër të thënë. Partnerët në secili çift qëndrojnë njëri përballë tjetrit dhe së pari, rreth një minutë, në
mënyrë të njëpasnjëshme numërojnë nga 1 deri 3 me atë që secili thotë nga një numër, e më pas
sërish fillojnë nga fillimi (të dy mund të numërojnë në një gjuhë në një rast ose secili në gjuhën e vet në
mënyrë të njëpasnjëshme). Më pas sërish në mënyrë të njëpasnjëshme bëhet numërimi në çifte, por
tani në vend të numrit 1, gjithmonë bëhet një lëvizje e caktuar, më pas i ardhshmi e tregon numrin 2,
etj.. Pas një kohe të shkurtër, çiftet e zëvendësojnë edhe numrin 2 me lëvizje. Ndaj kështu, për numrin
1 dhe 2 bëhen disa lëvizje, ndërsa vetëm për numrin 3 shqiptohet. Në fund, gjatë numërimit edhe
numri 3 zëvendësohet me lëvizje. Lëvizjet me të cilat zëvendësohen disa numra të caktuar i japin
realizuesit, ndaj kështu për numrin:
 1 – duartrokitet;
 2 – trokiten gishtat;
 3 – trokitet me njërën këmbë në dysheme.
2. Të gjithë qëndrojnë në rreth, ndërsa realizuesit tregojnë dhe shënojnë në tabelë se si numërohet prej 1
deri 6 në të gjitha gjuhët e përfaqësuara mësimore në grupin, ndaj nxënësit e përsëritin përnjëherë
secilin numër të thënë. Sqarohet pozita e duarve e cila ndërlidhet me secilin numër të thënë::
 1 – duart i prekin gishtat e këmbëve;
 2 – duart i prekin gjunjtë;
 3 – duart i prekin ijet;
 4 – duart i prekin supet;
 5 – duart e prekin kokën;
 6 – duart ngriten lartë mbi kokën.
Më pas disa herë ushtrohen me radhë numrat me lëvizjet e tyre, ndërsa secili mundohet të mbajë
mend se cili numër cilës lëvizje i përgjigjet. Më pas realizuesit tregojnë numra prej 1 deri 6 pa renditje
në cilëndo nga gjuhët mësimore të përfaqësuara në grupin, ndërsa nxënësve duhet t’u kujtohet se ku
duhet t’i kenë duart në atë numër, por me vëmendje të madhe për shkak se numrat thuhen gjithnjë e
më shpesh. Në rastin e ardhshëm mund të ndryshohen lëvizjet e ndërlidhura për shifrat dhe të jenë
më të vështira për t’u mbajtur mend, si për shembull: të dy duart lartë, dora e majtë e prekë thembrën
e majtë, kryqëzim të këmbëve, vendosje të dorës së djathtë mbi sytë sikur kur shikohet largë, etj.
3. Të gjithë qëndrojnë në rreth. Realizuesit tregojnë dhe shënojnë në tabelë se si numërohet prej 1 deri
10 në të gjitha gjuhët e përfaqësuara mësimore në grupin, ndaj nxënësit e përsëritin përnjëherë secilin
numër të thënë. Më pas nxënësit përkulen deri poshtë ashtu që mund t’i kapin gishtërinjtë e këmbëve,
ndërsa realizuesit numërojnë me radhë prej 1 deri 10 dhe gjatë secilit numër nxënësit ngadalë
drejtohen ashtu që në 10 të jenë tërësisht të drejtuar me duart e ngritura lartë mbi kokën. Duhet pasur
kujdes ndaj secilit numër nga pak të drejtohen që të jenë në fund tërësisht të drejtuar. Përveç kësaj,
nxënësit duhet të mbajnë mend se cilin pozicion e kanë marrë gjatë secilit numër meqë të gjithë disa

20 Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim


Aktvitete të përbashkëta me grupe nxënësish me përbërje të përzier etnike/gjuhësore

herë do të drejtohen me duart mbi kokë, fillohet me thënien e numrave pa ndonjë renditje në cilëndo
gjuhë të përfaqësuar mësimore, ndërsa nxënësit me këtë rast e marrin pozicion që përputhet me
numrat e thëna.

Lëvizje grupore

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Përshkrimi:
Ka disa lojëra të ofruara që mund të realizohen ndaras në disa takime të caktuara ose më shumë (njëra pas
tjetrës) në takimin e njëjtë:
1. Të gjithë qëndrojnë në rreth të kthyer me shpinë drejt njëri-tjetrit dhe të kapur me duar për beli.
Rrethi fillon të lëvizë në një mënyrë të caktuar, sipas instruksionit të dhënë, duke u munduar që
askund të mos ndërpritet dhe askush të mos lëndohet. Instruksionet janë:
 ecje përpara ngadalë;
 ecje përpara me ritëm normal;
 ecje përpara shpejtë;
 ecje prapa ngadalë;
 ecje prapa me ritëm normal;
 ecje prapa shpejtë.
2. Të gjithë, njëri pas tjetrit, lëvizin në rreth përderisa zgjatë një tingull i caktuar (trokitje nga ana e
realizuesve), ashtu që i pari bën një hap me njërën këmbë, ndaj të gjithë e ndjekin njëherësh duke bërë
një hap të tillë të njëjtë. Më pas i pari bën një hap me këmbën tjetër dhe kështu në mënyrë të
njëpasnjëshme të gjithë lëvizin nëpër hapësirën si shushunjë. Nevojitet kohë që “shushunja” të lëvizë
nëpër hapësirë derisa të arrihet ecje e harmonizuar. Kur tingulli papritmas do të ndërpritet, ndalen dhe
ulen në prehrin e atij që është pas tyre, për çka nevojitet që të gjithë të jenë shumë afër njëri-tjetrit
me qëllim që ulja të jetë e suksesshme.
3. Të gjithë ndahen në dy deri tri grupe në suaza të të cilave të gjithë ndalen njëri pas tjetrit, me sy të
mbyllura dhe me duar të vendosur në supet e atij para tyre. Vetëm ai që është i fundit në vargun ka sy
të hapur dhe ai udhëheqë “njëqindkëmbëshin” ku të shkojë me shtypjen e supeve të atij para vetes
majtas, djathtas ose të dyja supet përnjëherë (shenjë për t’u ndalur), e ai më pas e transmeton shpejtë
shtypjen më tutje. Kështu, “njëqindkëmbëshi” fillon të lëvizë dhe tenton të mos ndeshet me
“njëqindkëmbëshin” tjetër i cili po ashtu është në lëvizje. Në çdo një-dy minuta ai që e ka drejtuar
“njëqindkëmbëshin” shkon në fillimin e tij, ndërsa tani ai që është i fundit fillon ta drejtojë atë, derisa
të gjithë të mos renditen në të dyja rolet.
4. Të gjithë ndalen në gjunjë njëri pas tjetrit dhe mbahen fortë për beli. Ai që është në fillim është, në
fakt, “koka e kuçedrës” dhe tenton ta kapë “bishtin” (të fundin në kolonën) derisa të gjithë të tjerët
tentojnë ta pengojnë atë vetëm përmes dredhjes së kolonës. Kur i fundit do të kapet, atëherë ai shkon
përpara për të qenë “koka”, ndërsa i parafundit tani bëhet i fundit dhe ai është “bishti”.
5. Të gjithë renditen në kolonë njëri pas tjetrit. Ai që është i pari fillon të lëvizë nëpër hapësirë duke bërë
disa lëvizje të caktuara. I dyti, si hije i ndjekë lëvizjet e të parit, i treti lëvizjet e të dytit, e kështu me
radhë. Në shenjën e dhënë, i pari shkon deri në fund të kolonës, me ç’rast tani ai që ka qenë i dyti
bëhet udhëheqës i grupit duke paramenduar ndonjë lëvizje të tij origjinale, ndërsa të tjerët e ndjekin.
Gjatë aktivitetit, nxënësit stimulohen në lëvizje të reja dhe origjinale si në tërë trupin, ashtu edhe në
pjesët e tij të veçanta.

Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim 21


Aktivitete të përbashkëta me grupe nxënësish të përziera në aspektin etnik/gjuhësor

Lëvizje në ngjyrë

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: letër vetëngjitëse në tre (për lojën e ofruar 1.)/ katër (për lojën e ofruar 2.) ngjyra të ndryshme,
gërshërë, tabelë dhe shkumës (për të gjitha lojërat e ofruara)

Përshkrimi:
Janë ofruar dy lojëra përmes të cilave mësohen emrat e ngjyrave në gjuhë të ndryshme të përfaqësuara në
grupin:
1. Realizuesit tregojnë dhe shkruajnë në tabelë se si quhen tri ngjyrat: e kuqe, e kaltër dhe e gjelbër në të
gjitha gjuhët mësimore të përfaqësuara në grupin, ndërsa pas çdo ngjyre të thënë të gjithë përnjëherë
e përsëritin. Të gjithë marrin nga tri letra vetëngjitëse në tri ngjyrat e ndryshme dhe i ngjesin në tri
vende të ndryshme të trupit: në ball, në supe dhe në gjunj. Secili zgjedhë se cilën ngjyrë ku do ta
ngjesë. Më pas thuhet: “Prek të kuqen!”, ndërsa secili shpejtë gjenë një tjetër me të cilin do të preken
me ato pjesë të trupit në të cilat janë ngjitur fletat e kuqe. Dhe kështu vazhdohet me të gjitha ngjyrat
nga disa herë pa rend me ç’rast çiftet që preken vazhdimisht ndërrohen.
2. Realizuesit tregojnë dhe shkruajnë në tabelë se si quhen katër ngjyrat: e kuqe, e kaltër, e verdhë dhe e
zezë në të gjitha gjuhët mësimore të përfaqësuara në grupin, ndërsa pas çdo ngjyre të thënë të gjithë
përnjëherë e përsëritin. Paraprakisht janë përgatitur katrore të vogla nga letra vetëngjitëse në katër
ngjyrat e ndryshme dhe realizuesit secilit i ngjesin nga një në ball, por pa e parë ai ngjyrën. Të gjithë
ngriten dhe grupohen në katër grupe, sipas ngjyrës në katrorin e ngjitur në ballë, por me këtë rast nuk
guxojnë të flasin.
(shënim: Ky aktivitet mund të shfrytëzohet për ndarje në grupe në të cilat më pas diçka do të
punohet.)

Të gjithë së bashku

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: letër e vjetër, sellotejp prej letre dhe muzikë (për lojën e ofruar 1.) + disa objekte me madhësi të
ndryshme që mund të gjenden në klasë, si bankë, karrige, libër... (për lojën e ofruar 2.)

Përshkrimi:
Janë ofruar dy lojëra që mund të luhen (njëra pas tjetrës) në një takim të njëjtë ose të shpërndahen në
takime të ndryshme:
1. Në disa vende në dysheme vendosen “ishuj” me madhësi të ndryshme (disa letra më të mëdha të
vjetra të ngjitura mes vete). Njëri nga realizuesit lëshon muzikë me të cilën lëvizin të gjithë duke
vallëzuar nëpër hapësirën rreth “ishujve” (ose nëse kjo është e mundshme, realizuesit duartrokisin).
Gjatë ndërprerjes së papritur të muzikës, secili kërkon vend për të qëndruar në ndonjë “ishull”. Më pas
sërish vazhdon muzika dhe vallëzimi rreth “ishujve”, por tashmë disa prej tyre janë larguar, ndaj tani të
gjithë duhet të gjejnë mënyrë se si të qëndrojnë në ato që kanë mbetur. Aktiviteti përfundon kur të
gjithë do t’ia dalin të qëndrojnë vetëm në një “ishull” të braktisur i cili duhet të jetë me një madhësi të
tillë e cila do t’i nxisë nxënësit që të ndihmojnë njëri-tjetrin me qëllim që të gjithë të kenë vend në
hapësirën e caktuar (ngritje të dikujt në shpinë, shtrirjen e dikujt në duart e shtruara paralelisht prej
disa nxënësve...).
2. Të gjithë qëndrojnë në rreth. Realizuesit kanë zgjedhur disa objekte nga shkolla, por të cilat kanë
madhësi të ndryshme. Së pari e vendosin objektin më të madh të zgjedhur në mes të rrethit dhe

22 Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim


Aktvitete të përbashkëta me grupe nxënësish me përbërje të përzier etnike/gjuhësore

kërkojnë që të gjithë nxënësit të gjejnë mënyrë se si ta prekin atë njëkohësisht. Në rastet e ardhshme
detyra është e njëjtë, por zëvendësohet objekti me gjithnjë e më të vogël.

Bartje të sendeve në rreth

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: dy (për lojën e ofruar 1.)/tre (për lojën e ofruar 2.) lodra të buta ose objekte tjera që
mund të gjenden në klasë (si laps, stilolaps, top prej letre...) + një top prej letre (për
lojën e ofruar 3.) + letër (për lojën e ofruar 4.)

Përshkrimi:
Të gjithë qëndrojnë në rreth. Ka disa lojëra që mund të luhen (njëra pas tjetrës) në takimin e njëjtë ose
ndaras në takime të ndryshme:
1. Njëri prej realizuesve i jep një objekt nxënësit që e ka pranë në të djathtë, i cili duhet ta bartë më tutje
në rrethin nga dora në dorë. Njëherësh, nxënësit nga e majta i jep një objekt tjetër që në mënyrën e
njëjtë duhet të bartet më tutje në atë anë të rrethit. Nxënësit duhet sa më shpejtë t’i bartin objektet
dhe kur ato do të mbërrijnë deri te realizuesi që i pari e ka filluar rrethin, duhet të thonë: “Stop!” dhe
të shikojnë se cili objekt më shpejtë është bartur. Loja mund të përsëritet disa herë.
2. Fillon njëri nga realizuesit i cili ia jep një objekt më të vogël atij që e ka në anën e djathtë, e që duhet të
bartet më tutje në rreth dorë më dorë dhe thotë: “Ky është lepur dhe lepuri vrapon!”. Pas një kohe të
shkurtër ai vendos një objekt të ri i cili, po ashtu, duhet të bartet shpejtë dorë më dorë dhe thotë: “Kjo
është dhelpër dhe ajo tani orvatet ta mbërrijë lepurin!”. Pas një kohe të shkurtër vendosë edhe
objektin e tretë duke thënë: “Ky tani është një ujk dhe ai dëshiron ta kapë dhelprën!”. Të gjithë në
rreth gjithnjë e më shpejtë i pasojnë të tri objektet duke tentuar që secili prej tyre të jetë “i kapur”,
gjegjësisht të gjenden njëherësh dy objekte tek dikush.
3. Fillon njëri i cili mban në duar një top prej letre dhe shprehet se ai lehtë mund të shndërrohet në
patate e nxehtë. Atëherë secili e pranon atë shpejtë dhe e pason më tutje në rrethin duke aktruar gjoja
se me të vërtetë mban patate të nxehtë në duar, por duke pasur kujdes që ajo të mos bie në tokë.
4. Disa fletë të letrës së bashku mbështillen si cilindër dhe ajo paraqet shkop stafete. Qëllimi është që të
bartet “stafeta” nga njëri te tjetri, me ç’rast të gjithë e mbajnë atë dhe e pasojnë në një rreth vetëm në
njërën nga mënyrat vijuese: vetëm me dorë, vetëm ndërmjet mjekrës dhe supeve, vetë me dy gjunjtë,
vetëm me pjesën e brendshme të bërrylit.... Nëse diku bie „stafeta“ – fillohet prej fillimit.

Peshku

Qëllimi: Ndërtim i kohezionit grupor

Përshkrimi:
Të gjithë qëndrojnë në rreth dhe kërkohet një vullnetar. Detyra e tij është që të simulojë një sipërfaqe të
ujit (njërën dorë e vendos në lartësi të gjoksit nën kënd të drejtë me bërrylin) dhe një peshk (shuplakën e
dorës tjetër e lëvizë nën “sipërfaqen e ujit”, si dhe duke imituar lëvizjen e peshkut). Në një moment të
caktuar, në mënyrë të prerë e ngren shuplakën që simulon peshkun duke e vendosur bërrylin nga shputa
qartazi mbi atë dorë që e simulon sipërfaqën e ujit („peshku kërcen mbi ujin“). Detyrë e nxënësve tjerë
është që të trokasin me shuplakë çdo herë që do ta shohin “peshkun” mbi “sipërfaqen e ujit”. Ai (ose njëri
prej atyre) që fare nuk do të trokasë ose atë e bën më herët ose më vonë, e merr rolin e të ardhshmit që do
t’i simulojë sipërfaqen e ujit dhe peshkun.

Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim 23


Aktivitete të përbashkëta me grupe nxënësish të përziera në aspektin etnik/gjuhësor

Kërkim dhe gjetje

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: një shami për sy (për lojën e ofruar 3.) + letër dhe pajisje për shkrim (për lojën e ofruar 4.)

Përshkrimi:
Vijojnë disa lojëra ku duhet të zbulohen një ose më shumë nxënës të cilëve u është ndarë një rol i caktuar:
1. Një vullnetar del jashtë hapësirës. Të gjithë të tjerët qëndrojnë në rreth në hapësirën dhe zgjedhin një
udhëheqës. Më pas vullnetari thirret që të kthehet. Udhëheqësi fillon të bëjë njëfarë lëvizje (për
shembull: kruan kokën, ndreq flokët, kryqëzon këmbët...), ndërsa të tjerët e imitojnë. Kur udhëheqësi
e ndërron lëvizjen (secila lëvizje duhet të zgjasë rreth 10 sekonda), atëherë edhe të tjerët veprojnë si ai
duke përsëritur lëvizjen e tij të re. Qëllimi është që vullnetari t’ia qëllojë se kush është udhëheqësi,
derisa të tjerët e vështirësojnë të qëlluarit përmes asaj që shpejtë dhe pa vërejtur i ndërrojnë lëvizjet
ashtu siç bën edhe udhëheqësi. Vullnetari ka të drejtë t’ia qëllojë tre herë, e më pas ai që ka qenë
udhëheqës del jashtë, ndërsa të tjerët zgjedhin udhëheqës të ri.
2. Një vullnetar del nga hapësira derisa të tjerët që mbesin brenda zgjedhin njërin që do të jetë “yll”, pas
çka të gjithë shpërndahen në anë të ndryshme të hapësirës duke mbuluar sa është e mundshme më
shumë hapësirë. Pas kthimit të vullnetarit në hapësirën, ai e kërkon “yllin” duke u udhëhequr nga
duartrokitja që gjatë gjithë kohës e japin të tjerët – ajo forcohet për aq sa është më afër “yllit”,
gjegjësisht ulet në intensitet sa më shumë që largohet prej tij. Atëherë kur “ylli” do të jetë i gjetur, ai
është i ardhshmi që do ta kërkojë “yllin” e ardhshëm.
3. Të gjithë qëndrojnë në rreth dhe mbahen për dore duke paraqitur muret e një kështjelle, ndërsa
vetëm dy të cilët janë njëri pranë tjetrit, nuk mbahen për dore dhe qëndrojnë gjysmë metër larg duke
paraqitur portën e kështjellës. Brenda në rrethin (gjegjësisht në “kështjellën”) ka “të burgosur”. Ai i ka
sytë e lidhur me shami dhe detyra e tij është që ta gjejë “portën” dhe të dalë nga “kështjella” e
magjepsur. Derisa lëvizë nëpër brendin e rrethit duke kërkuar “portën”, nuk guxon t’i prekë nxënësit
tjerë (“muret”), ndërsa mund të orientohet vetëm përmes tingujve që ata do t’i prodhojnë. Me fjalë
tjera, ata gjatë gjithë kohës do të fishkëllejnë, këndojnë ose do të fryjnë si era, ndërsa vetëm ata që e
paraqesin portën – heshtin, nuk bëjnë kurrfarë tingujsh. “I burgosuri” i ndjekë tingujt, ndaj atje ku nuk
dëgjohet asgjë, duhet të jetë “porta” dhe këtu tenton të dalë nga “kështjella”. Kur e gjenë “portën”,
atë e zëvendëson dikush tjetër në mesin e rrethit.
4. Të gjithë qëndrojnë në rreth. Secili tërheqë nga një prej fletëve paraprakisht të përgatitura, më pas
lexon nëse në të është shkruar shkronja “E”, ose është e zbrazët (vetëm në dy fleta është shkruar “E”,
ndërsa të tjerat janë të zbrazëta), por duke pasur kujdes që askush mos t’i shikojë. Ata të cilëve do t’u
bie shkronja “E” paraqesin “eliminatorë”, ndërsa të tjerët janë “qytetarë të rëndomtë”. Detyra e
“eliminatorëve” është që t’i eliminojnë të tjerët me atë që do t’ua bëjnë me sy kur do t’u takohen
shikimet, por pa i parë dikush. Detyrë e “qytetarëve të rëndomtë” është që të zbulojnë se kush janë
“eliminatorët” dhe kur të vërejnë dikë se si ia bën me sy dikujt tjetër, e tregojnë dhe bërtasin
“eliminator”. Në këtë mënyrë “eliminatori” del prej loje. Po ashtu, kur një “qytetar i rëndomtë” do të
vërejë se dikush ia bën me sy pikërisht atij, ai del nga loja meqë është “i eliminuar” dhe nuk guxon të
tregojë asgjë nga anash.

24 Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim


Aktvitete të përbashkëta me grupe nxënësish me përbërje të përzier etnike/gjuhësore

Grimasa

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Përshkrimi:
Nxënësit qëndrojnë në rreth. Fillon njëri nga realizuesit i cili, i kthyer drejt atij pranë vetes, së pari bën
ndonjë grimasë, e cila duhet të paraqesë maskë të vendosur në fytyrë. Më pas, me lëvizje pantonime e
“heq maskën” dhe ia “dhuron” atij pranë vetes. Ai pranë vetes, po ashtu me lëvizje pantonime, e “pranon”
maskën dhe e “vendosë” në fytyrën e vet, duke e përsëritur grimasën e njëjtë. Më pas, atë maskë e “heq”
dhe e “hedhë prapa”, ndërsa vetë bën një grimasë tjetër – “vendos” maskën e vet, të cilën më pas ia
“dhuron” nxënësit të ardhshëm. Ky i ardhshmi e “pranon” maskën, e përsëritë grimasën, e “hedhë” maskën
e huaj prapa, “vendos” maskën e vet (bën grimasë të re) dhe ia “dhuron” të ardhshmit. Loja përfundon kur
do të përfundojë i gjithë rrethi dhe kur ai që e ka filluar lojën do ta “pranojë” dhe do ta “hedhë” maskën e
fundit.

Përdorimi i vetëngjitëses (selotejp)

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: vetëngjitëse prej letre (për të gjitha lojërat e ofruara)

Përshkrimi:
Dy lojërat e ofruara luhen me vetëngjitëse:
1. Secili fiton nga tri copë paraprakisht të përgatitura të vetëngjitëses të mbështjellura në unazë që
ngjiten nga një në çdo sup dhe një në ball. Qëllimi është që secili të lirohet nga vetëngjitëset e veta
ashtu që do t’i ngjesë te tjetri, por me këtë rast nuk duhet të përdoren duart.
2. Secili ngjet një pjesë të vetëngjitëses në supin e djathtë. Vetëngjitësja duhet të jetë e përdredhur në
rreth, me qëllim që të ketë dy anë vetëngjitëse. Më pas të gjithë shëtisin nëpër hapësirën, ndërsa në
shenjën e dhënë gjejnë partner me të cilin do të ngjiten. Ngjiten supi i djathtë i njërit, që ka
vetëngjitëse, me supin e majtë të tjetrit që nuk ka vetëngjitëse. Më pas vazhdojnë të shëtiten, ndërsa
në shenjën e radhës gjejnë ndonjë çift tjetër me të cilën bashkohen (ngjiten në mënyrë të njëjtë), ndaj
vazhdojnë të shëtisin të katër së bashku derisa të jepet shenjë për ngjitje me një katërshe tjetër.
Vazhdohet në mënyrë të njëjtë më tutje derisa të bashkohen të gjithë anëtarët në grupin.

Syri i ashpër

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Përshkrimi:
Të gjithë ndahen në çifte. Anëtarët e çifteve qëndrojnë përballë njëri-tjetrit dhe mundohen që saktësisht të
memorojnë se si duket tjetri. Në shenjën e dhënë, ata kthehen drejt njëri-tjetrit me shpinë dhe ndryshojnë
pesë gjëra në shikimin e tyre. Në shenjën e dhënë, sërish kthehen drejt tjetrit me fytyrë dhe tentojnë t’i
zbulojnë pesë ndryshimet në pamjen e tjetrit në raport me herën e kaluar.

Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim 25


Aktivitete të përbashkëta me grupe nxënësish të përziera në aspektin etnik/gjuhësor

Luftë me gishtërinj

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Përshkrimi:
Gishtërinjtë mund të përdoren në dy lojërat e ardhshme garuese, ndërsa lojërat mund të realizohen në
kuadër të një takimi (njëri pas tjetrës) ose ndaras në takime të ndara:
1. Të gjithë qëndrojnë në rreth me dorën e majtë të shtrirë, ndërsa me gishtin e djathtë tregues prekin
dorën ashtu të shtrirë të atij që e ka djathtas nga vetja. Në shenjën e dhënë, secili me dorën e tij të
majtë tenton ta kapë treguesin e atij majtas nga vetja, e njëherësh tenton të parandalojë që t’ia kapin
gishtin tregues nga dora e djathtë.
2. Të gjithë ndahen në çifte, ndërsa partnerët në secilin çift qëndrojnë përballë njëri-tjetrit. Secili në çift e
shtrinë dorën e djathtë me gishtin e madh lartë, ndërsa gishtat tjerë të mbledhur, e më pas kapet me
tjetrin me katër gishtat tjerë nga shuplakat me ç’rast gishti i madh mbetet i lirë. Partnerët së bashku
numërojnë deri në tre, pas çka fillon lufta e “robërimit” të gishtit të madh të tjetrit me gishtin personal
të madh. Pas disa rundeve, mund të provohet e njëjta edhe me dorën e majtë.

Vizatim i përbashkët

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: banka, karrige dhe letra (për të gjitha lojërat e ofruara) + pajisje për shkrim (për lojën e ofruar
1.) + ngjyra druri (loja e ofruar 2. dhe 3.)

Përshkrimi:
Këto lojëra mund të realizohen në çifte (loja e ofruar 1.) ose në grup (lojërat e ofruara 2. dhe 3.). Lojërat e
ofruara mund të realizohen në kuadër të një takimi (njëra pas tjetrës) ose ndaras në takime të ndryshme:
1. Të gjithë ndahen në çifte dhe secili çift fiton nga një laps ose stilolaps që partnerët vazhdimisht e
mbajnë së bashku dhe kështu tentojnë të vizatojnë diçka bashkërisht, pa folur.
2. Të gjithë ndahen në grupe të vogla në kuadër të të cilave secili fiton vetëm nga një ngjyrë druri me
ngjyrë të ndryshme nga tjerët. Secili grup duhet të vizatojë një vizatim të përbashkët, por vetëm me
marrëveshje joverbale.
3. Të gjithë ndahen në grupe të vogla dhe secili grup ulet rreth një banke të posaçme. Secili në grup fiton
nga një fletë letre në të cilën fillon të vizatojë. Pas rreth një minuti realizuesit japin shenjë që secili të
pushojë me vizatimin dhe fletën e vet t’ia japë atij që qëndron nga ana e tij e djathtë. Do të thotë, të
gjithë në të njëjtën kohë nga ana e tyre e majtë marrin një vizatim, ndërsa në anën e tyre të djathtë e
pasojnë të vetin. Në vizatimet e sapofituara secili vizaton përsëri, duke u ndërlidhur me atë që është
vizatuar paraprakisht. Dhe kështu vazhdon rrethi derisa secili nuk e merr sërish vizatimin në të cilin ka
vizatuar së pari.
Gjatë gjithë kohëzgjatjes së këtyre lojërave nxënësit nuk bisedojnë mes vete dhe nuk ngarkohen që vizatimi
të jetë ndonjë vepër artistike, por më shumë orientohen drejt asaj që të japin kontributin personal në
vizatimin e përbashkët dhe të argëtohen. Në fund, çifti/grupi paramendon edhe emër të vizatimit dhe e
prezanton para tjerëve.

26 Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim


Aktvitete të përbashkëta me grupe nxënësish me përbërje të përzier etnike/gjuhësore

Impuls

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Përshkrimi:
Të gjithë qëndrojnë në rreth dhe kapen për shuplakat. Përcaktohet njëri i cili e fillon aktivitetin. Ai e
shtrëngon shuplakën e atij që e ka në anën e djathtë, ndërsa ai, nga ana tjetër, menjëherë sapo ta ndjejë
“impulsin”, e transmeton, gjegjësisht e shtrëngon shuplakën e atij që e ka në të djathtë. Në këtë mënyrë
“impulsi” transmetohet përmes të gjithëve deri te ai nga i cili ka filluar aktiviteti. Realizuesit mund ta masin
kohën gjatë së cilës është transmetuar “impulsi” prej fillimit deri në fund, e më pas aktiviteti të luhet edhe
një herë ose dy herë në tentim që të përmirësohet rezultati nga rrethi i parë. Nxënësit mund të provojnë që
ta transmetojnë “impulsin” edhe me sy të mbyllur. Në xhirot e ardhshme mund të luhet edhe me
transmetim të dy “impulseve”: disa sekonda pasi që ka filluar “impulsi” i parë, ai që e ka filluar aktivitetin
lëshon “impuls” të ri në drejtimin e njëjtë ose të kundërt, ndërsa ai mund të jetë i njëjtë ose i ndryshëm nga
i pari, si për shembull: kthim i kokës djathtas ose majtas, bërja me sy, përqafim, shtrëngim dore ose ndonjë
lëvizje tjetër paraprakisht e kontraktuar ose shqiptim të ndonjë fjale.

Renditje në vijë

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Materiale: letër, pajisje për shkrim dhe vetëngjitëse prej letre (për të gjitha lojërat e ofruara)

Përshkrimi:
Të dy lojërat luhen me të gjithë nxënësit përnjëherë dhe pa folur:
1. Në dysheme ngjitet vetëngritësja në formë të vijës së parë mjaftë të gjatë që në të të mund të ndalen
të gjithë. Jepet shenjë për ndalimin e të folurit, pas çka secilit në shpinë i ngjitet një numër pa e shikuar
(numrat janë paraprakisht të shkruara në letër, prej një deri te numri i përgjithshëm i nxënësve). Më
pas jepet shenjë për fillimin e aktivitetit ku të gjithë renditen në vijën nga numri më i vogël deri te ai
më i madh pa shfrytëzuar të folurit. Aktiviteti konsiderohet i përfunduar kur të gjithë do të qëndrojnë
në vendin e vet. Nëse realizuesit vërejnë se ndonjë numër nuk është ndalur në vendin e vet, tregojnë
se sa numra nuk janë në vendin e duhur, por nuk bëjnë të ditur se kush janë ata dhe japin shenjë se
kur mund të fillohet me përmirësimin e renditjes deri sa të fitohet renditja e mirëfilltë. Loja mund të
luhet edhe me atë që nxënësit të renditen në vijë sipas: muajit dhe vitit të lindjes, gjatësisë së
thembrave, gjatësisë së shuplakës, gjatësisë së flokëve, gjatësisë, ngjyrës së syve, etj..
2. Secili nxënës fiton nga një numër prej 1 deri 6 në një fletë të vogël letre (numrat shkruhen me radhë në aq
fleta sa ka edhe nxënës). Fletët e pranuara nxënësit i ngjesin me vetëngjitëse në vend të dukshëm në pjesën e
sipërme të njërës thembër në vetë këpucën. Më pas të gjithë lirisht shëtisin nëpër hapësirën dhe në shenjën e
dhënë, realizuesit në mënyrë të njëpasnjëshem tregojnë një numër prej 1 deri 6 vetëm në njërin nga gjuhët
mësimore të përfaqësuara në grupin, ndërsa të gjithë duhet sa më shpejtë që të jetë e mundshme të renditen në
një vijë, ashtu që numrat të jenë me radhë – së pari të jetë ai që është thënë, e më pas të gjithë që vijojnë pas tij
deri në 6, e më pas sërish nga 1 deri 6, etj., derisa të renditen të gjithë nxënësit (për shembull: nëse thuhet numri 4,
nxënësit duhet të renditen: 4-5-6-1-2-3-4-5-6-1-2-3-4-5-6-1-2-3...). Loja mund të përsëritet disa herë,
ndërsa realizuesit çdo herë ta masin kohën për të cilën do të renditen nxënësit, në tentim që t’i
stimulojnë që në secilën rast tjetër të jenë më të shpejtë dhe më të suksesshëm.

Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim 27


Aktivitete të përbashkëta me grupe nxënësish të përziera në aspektin etnik/gjuhësor

Lëvizje nëpër trup

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Përshkrimi:
Dy lojërat e ofruara luhen në rreth, me nxënësit e ndalur njëri pranë tjetrit dhe mund të realizohen ndaras
në takime të veçanta, ose (njëra pas tjetrës) në takim të njëjtë:
1. Secili i shtrinë duart dhe i vendos në supet e atij para vetes. Vijon masazhi në një mënyrë të
pazakonshme duke i ndjekur instruksionet e realizuesve: “Ngadalë fillon të bie shi (secili ngadalë godet
me gishtërinjtë në supet e atij para vetes – sikur i bie pianos). Më pas shiu bëhet më i dendur (goditjet
e njëjta, por më fuqishëm); gjithnjë e më shumë bie shi (goditjet ende më të fuqishme dhe më të
shpejta); fillon të fryjë era (zgjerim i shuplakave dhe me lëvizje të buta kalohet nëpër shpinën dhe
supet e atij që qëndron para secilit); Nga lumi fillojnë të arrijnë dallga (masazh pak më i fuqishëm);
fillojnë të bijnë rrufe (vendosje të shuplakave normalisht në supet e atij që qëndron para secilit dhe me
pjesën e poshtme goditen supet e tij); tani shiu fillon të qetësohet, gjithnjë e më pak bie dhe shumë
ngadalë pushon (zvogëlim të intensitetit të goditjes dhe përfundim me lëvizjet e njëjta me të cilat u
fillua). Tashmë nuk bie shi, por fillon të ngrohë dielli (lëmim i butë me gishtërinjtë nëpër duart e atij që
qëndron para secilit)”.
2. Njëri në rrethin fillon në atë mënyrë që bën një lëvizje të caktuar në shpinën e atij që qëndron tani
para tij, ndërsa ai e transmeton më tutje te ai para vetes. Pas një kohe të shkurtër, i pari bën një lëvizje
të re e cila në mënyrë të njëjtë transmetohet më tutje. Secili vazhdon me bërjen e lëvizjes së caktuar
derisa të pranojë lëvizje të re në shpinën e vet.

Ndërtim të besimit

Qëllimi: ndërtim i kohezionit grupor

Përshkrimi:
Lojërat e ofruara realizohen vetëm në grupe në të cilat tashmë është ndërtuar besim i lartë i ndërsjellë:
1. LUHATËSE: Të gjithë ndahen në grupe prej rreth tetë vetave, ndërsa në secilin grup shtatë i
gërshetojnë duart ashtu që krijojnë një luhatëse, ndërsa i teti shtrihet në duart e tyre, më pas butë e
lëvizin para-prapa. Është me rëndësi që me duart të mbështeten qafa, beli dhe gjunjtë e atij që e
luhasin. Secili me radhë provon të jetë i luhatur.
2. SHELG: Të gjithë ndahen në grupe prej tre anëtarëve. Në secilin prej tyre, dy mbeten përballë njëri-
tjetrit dhe i shtrijnë duart para vetes. I treti qëndron ndërmjet tyre me fytyrën kthyer drejt njërit prej
tyre. Dy anëtarët që janë nga anët e jashtme, i mbështesin shuplakat e tyre te i treti dhe me lëvizje të
buta e lëkundin herë nga njëri, e herë nga tjetri. Ai që është në mes qëndron fortë, me këmbë të
drejtuara (të shtangura) dhe duarkryq në gjoks dhe lirshëm bie duke iu dorëzuar atyre që e lëkundin, e
që maksimalisht kujdesen për sigurinë e tij. Aktiviteti mund të zbatohet edhe ashtu që të gjithë nga
grupi (nëse është më i madh, mund të ndahet në dy grupe, ndaj të punojnë njëherësh) qëndrojnë
shumë më afër njëri-tjetrit në rreth, ndërsa njëri ndalet në mes, sipas asaj që është shkruar më sipër, e
pasojnë nga njëri te tjetri.

28 Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim


Aktvitete të përbashkëta me grupe nxënësish me përbërje të përzier etnike/gjuhësore

LOJËRA PËRFUNDIMTARE

Qëllimi i të gjitha lojërave përfundimtare: mirëmbajtje e kohezionit grupor

Porosi në shpinë

Materiale: letër, pajisje për shkrim dhe vetëngjitëse prej letre

Përshkrimi:
Të gjithë marrin nga një fletë letre e cila varet në shpinë me vetëngjitëse. Më pas me lëvizje të lirë nëpër
hapësirën, të gjithë shkruajnë nga një porosi pozitive dhe të mirë në fletën e secilit që ka të bëjë me cilësitë
e vërejtura të tij. Kur të përfundojnë, secili i lexon për vete porositë që ia kanë shkruar tjerët. Më pas secili
veçon nga një porosi që më së shumti i pëlqen dhe e lexon para të gjithëve.

Porosi deri te grupi

Materiale: letër dhe pajisje për shkrim (për lojërat e ofruara 1. dhe 2.) + kuti (për lojën e ofruar 1.) + karrige
(për lojën e ofruar 3.)

Përshkrimi:
Lojërat realizohen me shkrim individual të secilit, por më pas me shpërndarje grupore të asaj që është
shkruar:
1. Secili nxënës merr nga një fletë të vogël prek letre në të cilën duhet të shkruajë ndonjë porosi të bukur
deri te i gjithë grupi i nxënësve. Këtë duhet ta bëjë në mënyrë anonime. Pasi ta ketë shkruar porosinë,
e vendos fletën në kutinë. Realizuesi më pas i lexon porositë me zë para gjithë grupit. Përfundon me
duartrokitje.
2. Krijohet një atmosferë relaksuese dhe thirren nxënësit që spontanisht, si t’u vie, të shkruajnë me disa
fjalë ose fjali, në disa fleta të letrës së madhe të radhitura në hapësirën, diçka që u ka qenë e bukur
gjatë shoqërimit ose punës në këtë grup. Në fund, mund të fotografohen nxënësit dhe/ose porositë.
Rekomandohet që në fund të lexohen dhe të jepet një duartrokitje e madhe.
3. I gjithë grupi qëndron në njërin skaj të hapësirës, ndërsa në skajin e kundërt është vendosur një
karrige. Të gjithë nxënësit, duhet së paku një herë të ulen në karrige dhe me një-dy fjali t’i porosisin
diçka gjithë grupit. Kjo duhet të jetë njëfarë porosie afirmuese, dëshirë ose përkujtim për ndonjë
përjetim të përbashkët nga i cili mund të nxirret porosi pozitive.

Vargje të porosive të bukura

Përshkrimi:
Të gjithë ndahen në çifte. Anëtarët e secilit çift kthehen drejt njëri-tjetrit, ndërsa çiftet qëndrojnë afër njëri-
tjejtrit duke formuar dy vargje. Më pas një nga një nga fillimi i vargjeve kalojnë përmes mesit të tyre me
ç’rast të tjerët të cilët qëndrojnë në vargjet u drejtojnë porosi të bukura verbale dhe joverbale. Ata që kanë
kaluar përmes vargjeve ndalen në skajin e tyre duke ua mundësuar të njëjtën gjë edhe të tjerëve.

Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim 29


Aktivitete të përbashkëta me grupe nxënësish të përziera në aspektin etnik/gjuhësor

Diçka të bukur për ty

Përshkrimi:
Të gjithë ndahen në dy grupe prej të cilave formohen dy rrethe – i brendshëm dhe i jashtëm, ashtu që
kthehen me fytyrë drejt atyre nga rrethi tjetër duke formuar çifte: njëri anëtar nga rrethi i brendshëm dhe
njëri nga ai i jashtëm. Më pas secili partnerit të vet i thotë se çfarë mendon për të, ndërsa kjo doemos
duhet të jetë diçka e bukur dhe pozitive. Qëkur dy anëtarët në çiftin do të shkëmbejnë mendime të bukura
për njëri-tjetrin, ata nga rrethi i jashtëm zhvendosen për një hap majtas, derisa ata nga rrethi i brendshëm
mbeten në vendet e veta. Kështu fitohen çifte të reja të cilat sërish tregojnë mendime pozitive që i kanë për
njëri-tjetrin. Më pas sërish ata nga rrethi i jashtëm zhvendosen për një hap majtas dhe procedura përsëritet
në mënyrën e njëjtë. Aktiviteti i njëjtë mund të realizohet edhe ndryshe nëse, në vend të të folurit, ata që
bëhen partnerë në një moment të caktuar i dhurojnë njëri-tjetrit një buzëqeshje, përderisa njëri rreth lëvizë
ngadalë.

Rrjetë

Materiale: një lamsh prej fijeve të leshit dhe gërshërë

Përshkrimi:
Të gjithë qëndrojnë në rreth. Fillon njëri i cili mban lamshin prej fijeve të leshit dhe së pari e mbështjellë në
njërin gisht tregues dy herë nga skaji i lamshit prej fijeve të leshit, thotë një gjë që më së shumti i ka pëlqyer
gjatë të gjitha takimeve të grupit dhe lëmshin me kujdes e pason te ndonjë tjetër në rrethin pasi që
paraprakisht qartazi do ta shqiptojë emrin e tij. Tjetri e merr lëmshin, mbështjellë dy herë nga fijet e leshit
në gishtin tregues dhe shton se çka i ka pëlqyer atij më së shumti. Në mënyrë të njëjtë lëmshi pasohet nga
njëri te tjetri derisa të përfshihen të gjithë në rrethin dhe të formohet rrjetë prej fijeve të leshit. Më pas
aktiviteti mund të pushojë këtu me atë që me gërshërë secili e prenë fijen e leshit rreth 40 centrimetra nga
gishti i tij tregues dhe nga pjesa e mbetur end diçka (gërsheta, hallkë, kordele...) që do ta mbaj për kujtim
nga takimet e përbashkëta. Në mënyrë të njëjtë aktiviteti mund të realizohet edhe me zëvendësimin e
tekstit që thuhet me dikë tjetër, si për shembull secili që do t’i vjen radha t’i dëshiroj diçka të bukur (i
ndodhtë, pastë, bëftë ...) atij të cilit ia pason lamshin; po ashtu mundet edhe, në vend se të priten fijet e
leshit, një rreth të thuhet teksti i parë në mënyrën e përshkruar më sipër, ndërsa kur lëmshi do të arrijë deri
te nxënësi i fundit, në mënyrë të njëjtë, por me radhitje të kundërt ai të kthehet deri te i pari (secili e
shpalos pjesën e mbështjellur në gisht dhe e mbështjell në lëmshin para se t’ia pasojë tjetrit) me ç’rast
thuhet teksti i dytë.
(shënim: Njëri nga realizuesit nuk merr pjesë në aktivitetin, por qëndron anash, ndaj nëse ndodh që lëmshi
të bie, atë e ngritë vetëm ai që të mos ngatërrohet rrjeti. Gjatë gjithë kohëzgjatjes nxënësit e mbajnë rrjetin
të shtrënguar, ndërsa lëmshin e pasojnë vetëm mbi të).

Zinxhir

Përshkrimi:
Të gjithë qëndrojnë në rreth dhe i vendosin duart në bel (si shkronja: “F” maqedonisht „Ф“). Më pas secili
dorën e tij të majtë e futë përmes “rrethit” të dorës së majtë të atij majtas nga vetja dhe sërish e vendos në
bel. Kështu formojnë “zinxhir” dhe prej tyre kërkohet që ta zgjerojnë sa është e mundshme më shumë pa i
lëshuar duart. Që ta sigurojnë në mënyrë plotësuese fortësinë e “zinxhirit”, mund t’i kapin shuplakat e tyre
në stomak. Në shenjën e dhënë, të gjithë bëjnë një hap gjigant, më të madhin që mundet, drejt qendrës së
rrethit. Kur të gjithë janë gati, sërish jepet shenjë dhe grupi bën edhe një hap gjigant. Kjo përsëritet edhe
një herë, duke pasur kujdes që askush të mos rrëzohet.

30 Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim


Aktvitete të përbashkëta me grupe nxënësish me përbërje të përzier etnike/gjuhësore

Lakër

Përshkrimi:
Së pari vetëm dy-tre nxënës përqafohen në rreth dhe kështu e formojnë fletën e parë të “lakrës”. Më pas
përqafohen një numër gjithnjë e më i madh i nxënësve të cilët e formojnë fletën e dytë, të tretë, e kështu
me radhë, të “lakrës” duke qëndruar si rrethe të jashtme të rretheve tashmë të formuara. Aktiviteti
përfundon kur të gjithë do të jenë pjesë e “lakrës”, pas çka shkurtimisht heshtet që secili të ndjen veten dhe
tjerët.

Unë në TV

Materiale: letër dhe pajisje për shkrim

Përshkrimi:
Të gjithë ndahen në grupet të vogla. Secili grup paramendon një reklamë për secilin anëtar të saj që do të
ndërlidhet me vetitë pozitive të karakterit /virtytet/talentet e tij (mundet reklama të posaçme ose një në të
cilën do të reklamoheshin të gjithë).

Nyje

Përshkrimi:
Të gjithë qëndrojnë në rreth me duar të shtrirë përpara. Më pas i mbyllin sytë dhe ngadalë nisen drejt
qendrës së rrethit, ku prekin dy shuplaka të lira që do të duhej t’i kapin. Asnjë dorë nuk duhet të mbetet e
lirë, e as, nga ana tjetër, dy duar të kapen për njërën. Kur të gjitha duart do të gjenden dhe do të kapen, të
gjithë i hapin sytë dhe ngadalë nisen që ta shpalosin, por pa i lëshuar duart me këtë rast. Në fund mund të
fitohet një rreth, tetëshe ose dy rrethe. Disa mund të mbeten të kthyer me shpinë drejt qendrës, por
megjithatë në fund të gjithë duhet të veçohen.

Mirupafshim

Materiale: tabelë dhe shkumës

Përshkrimi:
Të gjithë ndahen në dy grupe që qëndrojnë në dy anë të ndryshme të hapësirës. Realizuesit thonë dhe
shkruajnë në tabelë se si shkruhet: „Mirupafshim“ në të gjitha gjuhët mësimore të përfaqësuara në grupin,
ndaj pas secilës përshëndetje të gjithë përnjëherë e përsëritin. Më pas, nga njëri prej të dyja grupeve
takohen diku nga mesi, shtrëngojnë duart dhe në gjuhë të ndryshme nga gjuha e vet mësimore, secili e
përshëndet tjetrin me: „Mirupafshim“, më pas vazhdojnë drejt grupit tjetër ku qëndrojnë derisa të renditen
të gjithë në mënyrën e njëjtë.

Projekt i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim 31

You might also like