You are on page 1of 1

Monotonia e jetës së përditshme shpesh bëhet e mërzitshme dhe ndrydhëse pasi krijon një barrierë që

kufizon potencialin e vërtetë të njeriut dhe aftësitë individuale të tij.I ndeshur në një situatë të tillë, njeriu
natyrshëm priret të kërkojë një shteg daljeje nga monotonia e jetës, në mënyrë që të ndihet i lirë, vetvetja
dhe të nxjerrë në pah prirjet e tij që e diferencojnë dhe e bëjnë atë të veçantë nga të tjerët. Një shteg të
tillë daljeje për në hapësirën e vërtetë të prirjeve të mia e përbën loja e bukur e futbollit.

Ndonëse në dukje vetë një lojë argëtuese, për protagonistët e tij futbolli përbën një ‘’mikrobotë’’ të
vërtetë, karakteristikat e së cilës janë të ngjashme me ato të vetë jetës sonë. Në një aspekt të tillë,fusha e
futbollit mund të perceptohet me hapësirën që të ofron jeta, me arenën ku zhvillohen ngjarjet e bukura që
na gëzojnë e na bëjnë të ndihemi triumfues dhe me ngjarje të trishtueshme që na rrëzojnë por dhe na
nxisin të ecim përpara.Ndjesi të tilla përjetojnë dhe protagonistët e lojës së futbollit. Teksa shënojnë gol,
ata gëzojnë për objektivin e realizuar ashtu siç gëzohet një nxënës për një dhjetë të marrë në shkollë.Asgjë
nuk mbaron këtu.Në shpirtin e protagonistëve të futbollit, kënaqësia zgjat fare pak për t’ia lënë vendin
vullnetit dhe dëshirës për të shënuar më shumë gola, për t’u bërë zotë të vërtetë të ‘’mikrobotës’’së
tyre.Ndërsa luajnë, ata e kuptojnë se bashkëpunimi me anëtarët e skuadrës përbën elementin kyç të
arritjes së rezultatit të dëshiruar duke i pajisur ata me mësimin se mirëfunksionomi i shoqërisë arrihet
përmes respektimit të marrëdhënieve shoqërore.

Në fushën e futbollit jo çdo gjë është perfekte pasi ekziston mundësia për t’u përballur me humbje dhe
përmbysje të rezultatit.Humbje të tilla nuk reflektohen në dorëzim por në nxitje për veprim të mëtejshëm.

Për ta përmbledhur, futbolli është bota ime. Çdo fitore, çdo humbje, çdo lëvizje më shërben për të
reflektuar mbi jetën, mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të shëndosha midis njerëzve.

You might also like