You are on page 1of 28

UNIVERSITETI I TETOVËS

FAKULTETI KULTURËS FIZIKE

TEMË DIPLOME
TEMA: TAKTIKA E SULMIT NE LOJËN E FUTBOLLIT

Mentor: Kandidati:
Prof.Dr Haki Ismaili Fitim Abdulhamidi

Tetovë , 2021
PËRMBAJTJA :

1.0. – HYRJE .…………………………………………………………………………………….3


2.0. – SULMI NË LOJËN E FUTBOLLIT ………………………………………………………4
2.1.1. – Shënimi i golit …………………………………………………………………….5-6
2.2. – Veprimi sulmues individual ….…………………………………………………………….7
2.2.1. – Vrapimi me top ………………………………………………………………………8
2.2.2. – Taktika e mashtrimit …………………………………………………………………8
2.2.3. – Këkesa e taktikës së mashtrimit ……………………………………………………...9
2.3. – Sulmi kolektiv ……………………………………………………………………………10
2.3.1. – Lëvizja e lojtarëve në fushë ……………………………………………………..10-11
2.3.2. – Ushtrime për mësimin dhe stërvitjen e futbollistëve në lëvizjet pa top …………….12
2.3.3. – Forma të thjeshta veprimesh të sulmit kolektiv …………………………………13-14
2.4. – Përpunimi i sulmit nga krahët ………………………………………………………...15-16
2.4.1. – Përpunimi i aksionit të nisur nga qendra ………………………………………,17
2.4.2. – Sulm i shpejtë ……………………………………………………………………….18
2.4.3. – Sulm i ngadalshëm ……………………………………………………………...18-19
2.5. – Veprimet mbrojtëse të sulmuesit …………………………………………………………20
2.6. – Parimet e lojës së sulmit në futboll .....................................................................................21
2.6.1. – Zëvendësimi ose ndërrimi i pozicioneve ..............................................................22-23
2.6.2. – Sulmuesit krijojnë hapsirë ....................................................................................24-25
3.0. – PËRFUNDIMI ....................................................................................................................26
4.0. – LITERATURA E SHFRYTËZUAR ..................................................................................27

2
1.0. HYRJE

Loja e futbollit është një kompleks skemash e bindjesh që duhet respektuar dhe zbatuar nga
lojtarët gjatë një ndeshje futbolli, është një nga lojrat më të bukura që ka shpikur deri më sot
njeriu. Futbolli është një kombinim i organizimit kolektiv dhe shpërthimit të fantazive
individuale. Futbolli është kulturë.
Për ta luajtur atë në një nivel të lartë kërkohet gjithmonë një dozë e mirë e intelegjencës,
domethënë të jesh i përpiktë në zbatimin e detyrave të caktuara dhe në të njëjtën kohë të kapësh
me zgjuarsi situatat e lojës. Në këtë aspekt është e rëndësishme të hedhim dritë dhe të edukojmë
duke njohur me të vertetë se cilat janë instrumentet dhe metodat e punës sonë, ku ndërhyrja e
shkencave do të ishte një mbështetje e dobishme për të ti ndihmuar sportit të futbollit në të gjitha
shprehitë e tij. Njohja e mirë e metodave që shfaqen në faza të ndryshme të zhvillimit i jep
mundësi trajnerit të dijë të organizojë punën e tij në përputhje me nevojat e futbollistëve.
Kështu në të kaluarën futbollistët dukeshin të etur të ruanin me fanatizëm tipet dhe format e
lojës që kishte grumbulluar tradita, ndërsa sot përkundrazi, sot shkohet drejt kërkimit të së resë
dhe kjo është karakteristika më e dukshme e botës së sotme bashkohore.
Zhvillimi i mendimit taktik është një përbërës themelor në formimin e lartësisë së lojës së një
futbollisti. Duke analizuar aspektet e ndryshme të punës kemi arritur në përfundimin se në pjesën
më të madhe të rasteve, mangësia e njohjes taktike, e aspektit fizik dhe psikologjik bllokon
rritjen, zotësinë dhe mjeshtërin teknike të futbollistëve. Por edhe taktika vetë nuk është e aftë të
zgjidhë të gjitha problemet e përgaditjes së futbollistit dhe skuadrës në tërësi.
Në qoftëse niveli i përgaditjes fizike dhe psikologjike ësthë i lartë, po aq i lartë është fuqia e
tij taktike.

3
2.0. SULMI NË LOJËN E FUTBOLLIT

Në një ndeshje futbolli fiton skuadra që shënon më shumë gola, për arritjen e këtij qëllimi
organizohen sulme të vazhdueshme në drejtim të portës tjetër, ku japin kontributin e tyre të gjithë
pjesëtarët e ekipit. E gjithë loja zhvillohet rreth topit, secili lojtar synon të zotërojë topin, ose të
ndihmojë që atë ta zotërojnë shokët e skuadrës. Kjo kërkon mobilizim të gjithanshëm të të gjithë
lojtarëve, duke filluar nga portieri deri tek lojtari me fanellën me numër më të madh. Të drejtën
për të nisur sulmin e ka portieri, nëpërmjet rivënies të topit në lojë me dorë apo duke e
shkelmuar.
Sulmi i një skuadre realizohet në mënyrë individuale dhe kolektive. Kryesore në organizimin
e një aksioni, është që sulmi të përfundojë me gjuajtje në portë. Pa ndërmarrë një sërë aksionesh
sulmi nuk mund të arrihet fitorja, me këtë rast u kujtojmë edhe një herë shprehjen: “Sulmi është
mbrojtja më e mirë’’. Realizimi me sukses i një aksioni dhe i gjithë lojës sulmuese kërkon që
secili futbollist të demonstrojë përgatitjen e tij të gjithanshme, të vërë në shërbim të lojës
kolektive aftësit e tij fizike e mendore, të futet në betejen sportive dhe të jetojë gjatë ndeshjes me
synimin për të shënuar golin, apo të ndihmojë shokët për të kaluar skuadrën në avantazh.
Kur lojtarët të veprojnë në këtë mënyrë do të jenë në gjendje të realizojnë qëllimin për të
cilin janë futur në ndeshje, do të fitojnë admirimin e mijëra dashamirësve që ndjekin betejën
sportive, që jetojnë me ndjenjat e futbollistëve të tyre të preferuar, si në rastin kur ata
përfundojnë me sukses një aksion dhe janë të mbushur me optimizëm, ashtu dhe në rastin kur një
veprim i gabuar apo një aksion i dështuar u krijon atyre emocione negative. Forca morale e
futbollistëve, besimi në forcat e veta, përkrahja morale e mijëra e mijëra spektatorëve i bën
futbollistët të hidhen me forca të shumëfishuara në aksione të reja.

4
Fig.1

2.1. Shënimi i golit

Gjatë zhvillimit të lojës ka rëndësi jo vetëm krijimi i rasteve të bukura dhe të favorshme, por
edhe shfrytëzimi i tyre, shndërrimi i tyre në gol. Shënimi i golit është ngjarje më e shënuar gjatë
betejës sportive, ngjarje që aq shumë i gëzon futbollistët e skuadrës si dhe mijëra e mijëra
dashamirësit e tyre.
Shënimi i golit është, në fund të fundit, rrjedhim i punës së gjatë edukativo-stërvitore, është
realizim i detyrave taktike. Ja përse gjatë procesit stërvitor trajneri duhet të përqendrojë
vëmendjen edhe në krijimin e situatave dhe shfrytëzimin e tyre, në kushte pothuaj të njëjta me
ato të lojës. Në këtë drejtim mbetet ende për të bërë shumë nga skuadrat tona, nga trajnerët dhe
futbollistët.

Futbolli i ditëve tona karakterizohet nga kërkesa intensive për çdo komponent, si për lojën
mbrojtëse ashtu dhe atë sulmuese. Kështu për shembull:

1. Shkëputje me shpërthim nga kundërshtari, me befasi dhe efikasitet. Gjatë kohës së


vrapimit bëhet përpunimi i topit dhe vrojtimi periferik.

2. Shkathtësi në dyluftim me kundërshtarin. Me gjithë situatat e ndryshme që krijohen gjatë


lojës, shpeshherë edhe të vështira, topi duhet të zotrohet me çdo kusht dhe duhet bërë gjithçka
për ta dërguar atë në portën e skuadrës tjetër.

5
3. Futbollisti lipset të bëj të gjitha përpjekjet për të paralizuar kundërshtarin me anën e
mashtrimeve me dhe pa top.

4. Si zbatues të një zone me rëndësi për sulmin, anësorët duhet të jenë gjithnjë të gatshëm për
të realizuar goditjen, me këmbë ose e kokë.

5. Futbollisti duhet ta bëjë zhvendosjen në zonat e sulmit me shpejtësi dhe befasi.

6. Çdo skuadër duhet të synojë të kryej sa më shumë shpërthime në befasi dhe me efikasitet,
ku të aktivizohen edhe lojtarët e mbrojtjes, pa rrezikuar veprimet mbrojtëse të mundshme.

7. Një nga tiparet e sulmuesve duhet të jetë aftësia në realizimin me sukses të mashtrimeve
me dhe pa top, për të bashkëpunuar me lojtarët e mesit të fushës, të cilët lipset të vrapojnë me
shpejtësi për të gjetur zonë të lirë, të jenë këmbëngulës në shënimin e golit, në përfundimin me
sukses të aksionit të nisur.

Në krahasim me futbollin e mëparshëm, karakteristikë themelore e futbollit të ditëve tona


është se sulmi i nisur duhet të përfundojë brenda një kohe të shkurtër me gjuajtje në drejtimë të
portës, duke hequr dorë përfundimisht në mbajtjet e tepërta të topit na ana e këtij apo atij
futbollisti. Kryesore është të fitohet kohë dhe hapësirë.

Sa më shumë elemente të panjohura të ketë sulmi ynë për kundershtarin, aq më i madh është
propabiliteti për të shënuar. Rritja e nivelit cilësor të futbollit në ditët tona është rrjedhim i
drejtperdrejtë i përgatitjes së gjithanshme te lojtarëve, i ndërtimit të stervitjes në baza të vërteta
shkencore.

Motoja e futbollit në të kaluarën ishte: ’’Godite topin dhe vrapo’’. Koha rrodhi, elementet e
teknikës u pasuruan (kujtojmë këtu vrapimin me top, pasimet, mashtrimet etj), lojtarët e skuadrës
nisën të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, loja sulmuese që më parë realizohej nëpërmjet
vrapimeve sulmuese individuale nisi të bëhej me anën e veprimeve sulmuese kolektive. Sulmi
nisi të zhvillohej, të ngrihej në një shkallë më të lartë edhe me anën e zbatimit të sistemeve të
reja. Krijimi i formave të reja taktike që e bën mbrojtjen shumë më të fortë, i detyruan lojtarët e
sulmit të kërkonin dhe të gjenin mënyra dhe kombinime të reja, për të bërë të mundur kalimin e
repartit të mbrojtjes.

Dy janë format kryesore që dallohen në veprimet sulmuese:

1. Veprim sulmues individual.

6
2. Veprim sulmues kolektiv.

Fig. 2

2.2. Veprimi sulmues individual

Historiku i futbollit dhe spektatorët jenë dëshmitarë të një fakti të rëndësishëm – zhvillimi i
sistemeve të lojës solli me vete kalimin nga veprimi sulmues individual në veprimet sulmuese
kolektive. Duke theksuar këtë konsiderat të përgjithshme, është e nevojshme të vëmë në dukje
se, edhe në futbollin e sotëm, kur veprimet individuale mbështeten dhe ndihmojnë lojën
kolektive, kanë rëndësi në zgjidhjen e situatave të ndryshme, që krijohen gjatë zhvillimit të
betejës sportive. Veprimi sulmues individual ndërtohet në bazë të aftësive të zhvilluara në një
shkallë të lartë tek sulmuesi, aftësi që ndikojnë në mbarëvajtjen e lojës kolektive.

Sa më të sakta, me përmbajtje krijuese dhe të disiplinuara nga ana taktike, të jenë veprimet e
çdo futbollisti, aq më e mirë dhe më efektive do të jetë loja e krejt kolektivit të skuadrës.
Me fjalë të tjera, veprimet sulmuese individuale mbështeten në aftësitë individuale të futbollistit,
të cilat janë në unitet dhe ndikojnë në mbarëvajtjen e lojës kolektive.
Në çdo rast që veprimi individual ndërmerret për qëllime egoiste ai sjell me vete uljen e
ritmit të lojës, u krijon mundësitë mbrojtësve të skuadrës kundrshtare të organizohen. Janë të
shpeshta rastet kur i nisur nga qëllimi për t’u dukur, futbollisti e humbet topin, duke u bërë në
këtë mënyr shkaktar për kundërsulmin e skuadrës tjetër.

Në veprimet sulmuese individuale dallohen tri elemente:

7
1. Vrapimi me top.

2. Taktika e mshtrimit.

3. Gjuajtja në portë.

2.2.1. Vrapimi me top

Ky është një element taktik, kryesisht indvidual por që i shërben lojës kolektive. Ky element
përdoret kur zona për të shkuar drejt portës kundërshtare është e lirë. Vrapimi me top ndërmerret
kryesisht kur lojtari i vë vetes si qëllim të gjuaj në portë.Po ashtu, vrapimi me top bëhet edhe në
rastin kur duam t’i japim kohë shokut të skuadrës të zërë pozicion të përshtatshëm, apo kur
futbollisti që vrapon pret t’i afrohen shokët, për të bashkëpunuar me ta.
Gjatë vrapimit me top, futbollisti duhet të ketë gjithnjë parasysh vendosjen e kundërshtarit.
Ai duhet ta mbajë gjithnjë topin në këmbën që ndodhet më larg kundërshtarit. Sa më afër të
ndodhet kundërshtari, aq më kujdes duhet treguar për kontrollin e topit, në varësi të kësaj
përdoret për ta goditur apo shtytur topin kjo apo ajo pjesë e këmbës.

Vrapimi me top është mirë të ndërmerret në këto raste:

1. Kur shokët e skuadrës janë të mbuluar nga futbollistët e skuadrës tjetër.


2. Kur lufta me kundërshtarin e bën të mundshëm pasimin e topit me saktësi tek shoku.
3. Një rast tjetër kur duhet të ndërmerret vrapimi me top është kur mbrojtja kundërshtare
përdor dendur taktikën e pozicionit “jashtë loje’’
4. Kur mbrojtja kundërshtare përdor epërsinë numerike. Koha e ka zbehur rëndësinë e
dikurshme të vrapimit me top, por edhe në futbollin e ditëve tona ky element tekniko-taktik
është i nevojshëm dhe rezultativ kur vihet në shërbim të lojës kolektive.

8
2.2.2. Taktika e mashtrimit

Në futboll mashtrimi është një element sulmues individual. Ky element i taktikës ka marrë
një rëndësi të veçantë në lojën sulmuese të futbollit të përparuar.
Në çastin e parë ky element ka karakter individual, por kur vihet në shërbim të lojës kolektive,
mashtrimi ndihmon në krijimin e epërsisë numerike ndaj kundërshtarit. Duhet krijuar bindja tek
çdo futbollist që, mashtrimi duhet të përdoret gjithnjë në kohën e duhur dhe të vihet në interes të
lojës së kolektivit, në rast të kundërt ai mund të sjellë pasoja të rënda në fatin e ndeshjes.
Dashamirësit e shumtë të futbollit tonë jo vetëm që nuk i përkrahin, por janë kundër mashtrimeve
që ndërmerr ky apo ai futbollist për qëllime egoiste, për t’u dukur.

Kur duhet përdorur mashtrimi?


Taktika e mashtrimit përdoret gjatë marrjes së topit, gjatë pasimit, gjuajtjeve në portë, në
rastet kur mbrojtja kundërshtare përbëhet nga shumë futbollistë, ose përdor me sukses
pozicionin “jashtë loje’’.

2.2.3. Kërkesat e taktikës së mashtrimit

Sa më shumë lloj mashtrimesh të zotërojë një sulmues, aq më epërsi ka ai ndaj kundërshtarit


dhe krijon tek ky i fundit ndjenjën e pasiguisë dhe të inferioritetit. Realizimi me sukses i
mashtrimit kërkon:

a) Të bëhet në befasi, për ta zënë kundërshtarin të papërgaditur. Sulmuesi të zotërojë disa


mënyra për të mashtruar mbrojtësin e skuadrës tjetër.
b) Kur sulmuesi mashtron një lojtar nuk duhet të synojë të mashtrojë edhe një tjetër, por ta
pasojë topin apo të gjuajë. Zbatimi i kësaj kërkese sjell me vete rrijten e shpejtësisë të veprimeve
sulmuese të skuadrës.
c) Në realizimin me sukses të mashtrimit, futbollisti duhet të ketë parasysh edhe terrenin.
Kështu për shembull; kur terreni ka lagështi bëhen më të vështirë mbajtja e ekuilibrit dhe
kontrolli i topit. Po ashtu, në një terren plot baltë mashtrimi duhet të bëhet rrallë.
d) Gjatë kryerjes së mashtrimit lipset që sulmuesi të shfrytëzojë gjendjen morale të
kundërshtarit të mashtruar, tek i cili vihet re humbja e besimit në forcat e veta.
e) Mashtrimi është armë e efektshme e taktikës së sulmit individual. Kur ai përdoret në kohën
dhe vendin e përshtatshëm ndikon drejtpërdrejt në rritjen e rendimentit të lojës të skuadrës.
f) Nuk është e këshillueshe që mashtrimi të bëhet në afërsi të portës tënde, për arsye se
gabimi i lojtarit tonë apo si meritë e futbollistit kundërshtar krijohet një situatë e rrezikshme, e
cila mund të ketë pasoja të hidhura.

9
Fig. 3

2.3. Sulmi kolektiv

Aksioni i sulmit mbështetet kryesisht në sulmin kolektiv. Veprim sulmues kolektiv kemi
atëhere kur aksioni ndërtohet nga dy apo më shumë futbollistë. Futbolli i ditëve tona, futbolli i
shpejtë e me plot kombinime, futbolli me shpërthime të vrullshme, i ka rrënjët tek loja kolektive.
Loja e futbollit është manifestim i variacioneve të shumta dhe të larmishme, ku nëpërmjet
veprimeve kolektive arrihet në finalizim të aksionit të nisur, duke shfrytëzuar taktikën e sulmit
individual.
Sulmi i kombinuar kolektiv, me veprime të planifikuara nga ana e të gjithë lojtarëve,
ndërtohet nga lëvizjet e bashkërenduara, që lidhen midis tyre me anë të pasimit. Ja përse niveli i
një veprimtarie të lartë fizike, taktike e teknike të individit shfaqet me gjithë madhështinë e vet
dhe jep rezultat në lojën kolektive. Nuk mund të kuptohet sulmi kolektiv pa veprimtari sulmuese
individuale.
Faktorët kryesorë që përbëjnë veprimet e sulmit kolektiv janë :

1.Lëvizja e lojtarëve në fushë për të zënë pozicionin e përshtatshëm.


2.Pasimi i topit, që përbën elementin-bazë tekniko-taktik.
3.Marrja e topit.

2.3.1. Lëvizja e lojtarëve ne fushë

10
Loja e futbollit është tërësia e veprimeve dhe e lëvizjeve të shumëllojshme, e ecjeve dhe
vrapimeve me ritëm të ndryshëm. Vrojtimet dhe studimet e ndryshme vërtetojnë se gjatë 90
minutave që vazhdon beteja sportive, secili lojtar punon vetëm 3 deri në 4 minuta drejtëpërdrejt
me topin, ndërsa gjatë kohës tjetër (87-86 minuta) ai bën veprime pa top. Pavarësisht nga kjo, e
rëndësishme është që në futbollin e përparuar, çdo lojtar është në lëvizje gjatë gjithë lojës. Me
përjashtim të portierit, çdo futbollist gjatë një ndeshjeje vrapon afërsisht 5 deri në 10km, prej të
cilave 20 % përshkohen me shpejtësi e ritëm të lartë.
Lëvizjet dhe zënia e pozicionit nga ana e sulmuesve bëhen për të dalë në zonë të lirë dhe për
të lehtësuar shokun e skuadrës në marrjen e topit të pasuar. Zënia e pozicionit merr rëndësi të
veçantë në futbollin e ditëve tona, ku përdoret mbulimi nga afër, mbulimi personal në pjesën më
të madhe të fushës. Gjatë gjithë zhvillimit të ndeshjes, sulmuesi duhet të udhëhiqet nga parimi
për të zënë pozicion të lirë, si në rastet kur topi është në zotërim nga lojtarët e skuadrës së vet,
ashtu dhe kur topi ndodhet në këmbët e futbollistëve të skuadrës tjetër. Kur topi ndodhet në
zotërim të skuadrës tjetër, sulmuesi zë pozicion me karakter mbrojtës, për të penguar sulmin e
skuadrës kundërshtare. Kur sulmuesi zë një pozicion të lirë, për të krijohen dy mundësi veprimi.
Në rastin kur sulmuesin nuk e ndjek mbrojtësi, ai mbetet i lirë për të marrë topin e pasuar dhe për
të organizuar lojën. Kur mbrojtësi ndjek sulmuesin prishet ekuilibri i zakonshëm i mbrojtëjes
kundërshtare, në radhët e saj nuk ekziston mundësia e dhënies së ndihmës reciproke.

Në zënien e pozicionit, sulmuesi udhëhiqet gjithnjë nga situata e krijuar në lojë, nga vendi ku
ndodhen bashkëlojtarët e tij, nga mundësia për zhvillimin e mëtejshëm të aksionit të nisur.Për
zënien e pozicionit të lirë, sulmuesi vrapon me ritëm të ulët, të mesëm ose të shpejtë. Ritmi i
lëvizjes së tij është në proporcion të zhdrejtë me largësinë ku ndodhet topi. Me fjalë të tjera, sa
më larg të ndodhet topi, aq më i ulët është ritmi i vrapimit për të zënë pozicionin e përshtatshëm.
Për t’iu shmangur mbrojtësit, është e nevojshme që sulmuesi të përdorë edhe startin e shpejtë.
Shkëputjet për zënien e pozicionit duhet të jenë të maskuara, të befasishme dhe të bëhen në
drejtime të ndryshme. Në zënien e pozicionit të përshtatshëm duhet të bashkëpunjnë dy ose më
shumë lojtarë, si një kusht i nevojshëm për maskimin e manovrimit taktik. Për arritjen e këtij
qëllimi, një ose dy lojtarë veprojnë drejt shokut që ka në zotrimë topin, ndërsa 2,3 ose më shumë
lojtarë të tjerë shkojnë para ose anash tij. Një veprimtari e tillë lehtëson shumë dhënien e saktë të
pasit dhe vështirëson veprimet e lojtarëve të mbrojtjes kundërshtare.
Siç shihet edhe në figurën 4 , futbollisti numër 8 ka mundësi ta dërgojë topin në tri drejtime.

Në lëvizjet për zënien e pozicionit është e


domosdoshme të marrim parasysh nivelin e përgatitjes fizike të sulmuesve tanë dhe të
mbrojtësve të skuadrës kundërshtare. Në rast se përgatitja e përgithshme fizike e sulmuesve tanë
është më e mirë, atëher do të ishte e drejtë detyra taktike që parashikon lëvizje të shumta, ku
duhet të ndërtohet pjesa më e madhe e aksioneve.
Një nga parimet-bazë për zënien e pozicionit nga ana e sulmuesit është hapja e sa më shumë
korridoreve në mbrojtjen e kundërshtarëve.

11
Fig.4
Ja përse është i
domosdoshëm bashkërendimi i
veprimeve me shokun, veprime
që duhet të jenë të planifikuara
dhe që synojnë çoroditjen e
mbrojtjes kundërshtare, që në
çastin e përshtatshëm të
shfrytëzohet zona e lirë. Në të
shumtën e rasteve këto zona
krijohen nëpër krahë, ku duke
depërtuar me shpejtësi në to
krijohet mundësia për të
gjuajtur në portë.

2.3.2. Ushtrime për mësimin dhe stërvitjen e futbollistëve në lëvizjet pa top

Për t’u mësuar dhe për t’i stërvitur futbollistët që me lëvizjet pa top të zënë pozicionin e
përshtatshëm duhet të kemi parasysh nivelin e përgaditjes fizike të tyre. Me situatat e larmishme
që krijohen gjatë lojës, është mirë që futblistët të njihen qysh më parë, nëpërmjet bisedave
teorike dhe demonstrimeve në maketin e fushës së futbollit.
Në ndeshjet e futboolit vihet re se mjaft nga lojtarët tanë i lejojnë vetes një gabim të madh
për arsye se nuk kanë koncept të drejtë mbi lëvizjet,duke menduar se është e mjaftueshme bërje e
një lëvizjeje të vetme. Si e realizojnë këtë lëvizje, “harrojnë’’ të bëjnë lëvizje të tjera dhe në këtë
mënyrë, kthehen në “spektator’’ brenda në fushë. Një dukuri e tillë bie më tepër në sy tek
futbollistët e rinj, me të cilët duhet të bëhet një punë e gjithanshme dhe me nivel të lartë, për t’u
edukuar atyre shprehinë për të lëvizur në gjithë fushën, gjatë 90 minutave të lojës.

Një nga format më interesant për mësimin e lëvizjeve në fushë për zënien e pozicionit janë
ushtrimet që zhvillohen në formë lojnash.

“Ndjekja e lojtarit pas gjurmës” – Lojtarët “mbrojtës’’dhe “sulmues’’ lëvizin në çifte


brenda një zone të caktuar. Sulmuesi lëviz në drejtime të ndryshme dhe me ritëm jo të njëjtë, due
u ndjekur gjithnjë nga mbrojtësi. Pasi alojnë 30 deri në 60 sekonda, bëhet pushim aktiv prej 60
deri 90 sekonda. Pas pushimit lojtarët ndryshojnë rolet. Në varësi të përgatitjes fizike që kanë
futbollistët, ushtrimi përsëritet 5 deri 6 herë.
“Dy kundër një’’ – Dy lojtarë kundër njërit luajnë në një territor me përmasa 10 x 10 m.

12
Lojtari që është pa top lipset të jetë gjithnjë në lëvizje për të zënë pozicionin e përshtatshëm për
marrjen e topit. Loja zhvillohet duke e takuar topin dy herë. Me rritjen e mjeshtërisë sportive të
futbollistëve, ky ushtrim zhvillohet në një zonë me përmasa 6 x 6 m, dhe disa herë loja zhvillohet
me një takim. Kur mbrojtësi e prek topin, ndërron rolin me sulmuesin që gaboi.
“Tre kundër dy’’ – Në zonën me përmasa 15 x 10m, aktivizohen dy grupe lojtarësh, të
ndarë: tre kundër dy. Tre futbollistët që kanë topin janë në rolin e sulmuesve dhe zënë pozicionet
e përshtatshëm për marrjen dhe dhënien e topit. Dy lojtarët e tjerë synojnë të zënë pozicionin e
nevojshëm për kapjen e topit. Loja zhvillohet me dy takime. Kur një nga “mbrojtësit’’ e prek
topin, ndërron rolin me “sulmuesin’’ që gaboi. Ky ushtrim mund të zhvillohet edhe në gjysmën e
fushës, duke e përfunduar veprimet me gjuajtjen në portë.
“Katër kundër dy” – Në një sipërfaqe 20 x 20m aktivizohen dy grupe lojtarësh 4 kundër 2.
Loja zhvillohet me të njëjtat rregulla si në ushtrimin tre kundër dy.
“Dy kundër dy, tre kundër tre, ne zonë’’ – Loja zhvillohet në fushat me përmasa 15 x 20 m
dhe 20 x 30 m, me porta të vogla. Detyra e secilit lojtarë është të zërë pozicioin e pershtatshëm
dhe të marrë topin. Pasi ta marrë topin nis sulmin në drejtim të portës kundërshtare. Në rast se ai
e humbet topin menjëher zë pozicion mbrojtës.

2.3.3. Forma të thjeshta veprimesh të sulmit kolektiv

Rëndësi të veçantë në procesin e të mësuarit të futbollit i duhet kushtuar përvetsimit të


veprimeve tekniko-taktike. Trajneri e nisë punën për përgaditjen tekniko-taktike të nxënësve
vetëm atëherë kur ata të kenë përvetsuar elementet - bazë të teknikës siç janë: goditjet e topit,
vrapimet dhe marrjet e topit.

Veprimet sulmuese kolektive realizohen nëpërmjet pasimit dhe aktivizohen në to të paktën


dy futbollistë. Pasi përvetsohen kombinimet e thjeshta taktike, në stërvitje kalohet nga aktivizimi
i dy lojtarëve në tre, katër e më shumë. Në futbollin e sotëm përdoren kombinime të larmishme
dhe të ndërlikuara. Nuk janë të rralla rastet kur një aksion kurorëzohet nga dy futbollistët, por
kjo është e lidhur me veprimtarinë e gjithë pjestarëve të ekipit. Ja përse në stërvitjen taktike,
pavarësisht se në kontakt me topin mundë të jenë 2 ose 3 futbollistë, duhet të aktivizohen edhe
lojtarët e tjerë, në funksion të veprimit të caktuar me anën e veprimeve pa top.

Aksioni i sulmit kolektiv nis nga zona e mbrojtjes. Organizatori i parë i sulmit ështe portieri,
duke e nisur topin tek shokët e tij. Nga ky fakt duhet që trajnerët të nxjerrin konkluzionin se me
veprimet sulmuese duhet të njihen të gjithë pjesëtarët e ekipit, pavarësisht nga vendi që zë në
skuadër.
Edhe në njohjen e futbollistëve të rinjë me veprimet sulmuese kolektive duhet të udhëhiqemi

13
nga parimi didaktik nga më e lehta tek më e vështira, nga e panjohura tek e njohura. Transmetimi
i këtyre njohurive duhet të bëhet në kushte sa më të afërta me ato të lojës.
Loja e futbollit është e bukur dhe emocionuese, ajo karakterizohet nga kombinimet e
larmishme dhe krijimtaria. Secila ndeshje është e papërsëritshme, për arsye sa gjatë betejës
sportive krijohen situata të paparashikuara, të cilat mund të zgjidhen në mënyrën krijuese nga
futbollistët e përgaditur në mënyr të gjithanshme, që zotërojnë si duhet pasimet e taktikës.

Megjithëkëtë të vërtet të njohur, në këtë tekst mësimor po japim disa kombinime - bazë të
taktikës të sulmit kolektiv.

1. Pasime ndërmjet dy lojtarëve, duke e kaluar topin midis dy piramidave, ashtu siç tregohet
në (Fig. 5).

Fig. 5

14
2. Pasime midis 3 lojtarëve,të cilët vrapojnë drejtë dhe pasojnë diagonalisht (Fig. 6).

Ja dhe një variant tjetër i këtij ushtrimi :

Vrapimi i lojtarëve shoqërohet me


ndërrime vendesh. Për ta vështirësuar
ushtrimin, përballë vendoset një mbrojtës, që
bën veprime mbrojtëse të thjeshta.
Kur lojtarët të kenë përvetsuar njohuritë e
nevojshme trajneri kalon në zhvillimin e
ushtrimeve në kushte të afërta me ato të lojës,
duke zgjedhur veprime nga më të ndryshmet.

Fig. 6

2.4. Përpunimi i sulmit nga krahët

a) Aksioni i nisur nga portieri :

Portieri e nis topin me dorë përtok në drejtim të lëvizjes të mbrojtësit anësor.


Topin e marrur, mbrojtësi e nis tek lojtari i skuardës së tij, që është duke vrapuar përpara e
kështu me radhë

Portieri e nis aksionin, duke e pasuar topin me dorë apo me këmbë tek sulmuesi anësor, që
është tërhequr prapa për marrjen e topit (Fig. 7).

15
Fig. 7

b) Aksioni i nisur nga mbrojtësi. Pasi merr topin mbrojtësi me numër [5] e pason në drejtim
të sulmuesit anësor, ose drejt lojtarit të mesit të fushës me numër [10], i cili vrapon drejt vijës
anësore (Fig. 8) .

16
Fig. 8

2.4.1. Përpunimi i aksionit të nisur nga qendra

Këto aksione kurorëzohen me sukses kur futbollistët bëjnë lëvizje të shumta me ndërrime
vendesh. Aksione të tilla ndërrmerren kur duam të përdorim pasin e dyfishtë dhe kur mbrojtja e
skuadrës tjetër është e hapur.
Për të krijuar përfytyrimin si zhvillohet një aksion i nisur nga qendra (Fig. 9)

17
Fig. 9

Në organizimin e sulmit kolektiv është e domosdoshme të merret parasysh niveli i


përgaditjes tekniko-taktike i futbollistëve të skuadrës dhe të lojtarëve kundërshtarë.
Kujdes të veçantë duhet të tregojmë për evidentimin e cilësisë së shpejtësisë. Siç kemi theksuar
edhe më sipër, veprimet sulmuese kryhen nga të gjithë lojtarët e skuadrës.
Për realizimin me sukses të aksioneve sulmuese, është e nevojshme që çdo skuadër të jetë në
gjendje të përdorë disa mënyra të sulmit kolektiv, si kusht për të kaluar mbrojtjen e ndërtuar nga
skuadra tjetër.
Mënyrat e organizimit dhe të zhvillimit të sulmit kolektiv janë të shumta, por po qëndrojmë
në dy mënyrat – bazë të veprimeve sulmuese kolektive:

1. Sulmi i shpejtë
2. Sulmi i ngadalshëm

2.4.2. Sulmi i shpejtë

Sulmi i shpejtë është baza e veprimeve të sulmit kolektiv. Veprimet e shpejta të skuadrës
sonë nuk i japin mundësi skuadrës tjetër të organizojë mbrojtjen. Nuk janë të rralla rastet në
ndeshjet e skuadrave tona ku nuk arrihet të shënohet golli, për arsye se ky apo ai lojtar nuk është

18
në gjendje të jap një pas të gjatë dhe të saktë tek sulmuesi, që ndodhet në pozicion të
përshtatshëm. Shkak tjetër kryesor që në skuadrat tona nuk përdoret sulmi i shpejtë është se
mbetet ende shumë për të bërë që futbollistët të përsosin teknikën e godtijes së topit me trinën e
brendshme dhe të plotë. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme të rritet shpejtësia e veprimeve që
bëjnë lojtarët me dhe pa top.
Këto dobësi e të meta mund të menjanohen vetem me punën e përbashkët futbollistë-trajnerë,
punë që duhet të nisi qysh në moshën e rinisë dhe të ndërtohet procesi edukativo-stërvitor në
baza të shëndosha shkencore.
Futbolli i ditëve tona po bëhet gjithnjë dhe më tërheqës edhe për faktin se vazhdimisht po
rritet shpejtësia e veprimeve në sulm, numri i aksioneve sulmuese po bëhet gjithnjë e më i madh,
si rrjedhim bëhen ‘‘vizita’’ të shpeshta nga sulmuesit në të dy portat, megjith që mbrojtja është
bërë më e fuqishme.
Tek secili futbollist duhet të rrënjoset koncepti që shprehet me fjalët: Për të rritur fitoren
duhet shkuar sa më shpejtë dhe në mënyr të befasishme tek porta e skuadrës kundërshtare, të
goditet topi me saktësi ..

2.4.3. Sulmi i ngadalshëm

Ka qenë karakteristik për sistemin piramidal. Zbatimi i suksesshëm i këtij sulmi kërkon:

a) Teknikë të lartë individuale.

b) Vendosje të rregullt të lojtarëve në gjërësi dhe në thellësi të fushës sportive.

c) Mendim të qartë dhe aftësi të lojtarëve për të bashkpunuar.

d) Arritjen e epërsisë numerike mbi brojtjen kundërshtare

Sulmi i ngadalshëm realizohet me anën e pasimeve të shkurtra. Ky lloj sulmi përdoret kundër
skuadrave që lozin me mbrotje të mbyllur, që futbollistët e tyre janë superiorë ndaj lojtarëve tanë
për sa i takon përgaditjes fizike, në mënyrë të veçantë shpejtësisë.
Qëllimi kryesor i sulmit të ngadalshëm është hapja e mbrojtjes kundërshtare. Për arritjen e
këtij qëllimi, sulmuesit e krahëve apo lojtarët e mesit të fushës lëvizin në drejtim të vijave
anësore, për të tërhequr atje mbrojtësit dhe në këtë mënyrë të krijohen zona të lira.
Sulmuesit në të njëjtën kohë , duhet të ruajnë vendosjen në thellësi dhe të lëvizin për t’u
19
liruar nga mbulimi i kundërshtarit. Topi i pasuar jepet anash ( në gjërësi të fushës) prap dhe në
mënyrë të befasishme për kundërshtarët përpara. Siç shifet në sulmin e ngadalshëm kanë rëndësi
si lëvizjet e lojtarëve ashtu dhe qarkullimi i vazhdueshëm i topit. Me shpejtësi dhe zgjuarsi
sulmuesit duhet të shfrytëzojnë edhe gabimin më të vogël të repartit mbrojtës, të nisin topin në
drejtim të shokut të lirë, i cili mund të gjuaj në portë.

Gjatë sulmit të ngadalshëm, kur skuadra kundërshtare nuk mashtrohet për të hapur ndonjë
zonë, bëhet pasimi i topit prapa. Kur të jetë krijuar epërsia numerike mbi mbrojtjen kundërshtare,
me anën e kombinimeve të shpejta (pasime të dyfishta, korridore etj ..) , sulmuesit përpiqen të
krijojnë pozicion të përshtatshëm për të gjuajtur në portë.
Si veprimet e sulmit të shpejtë, ashtu dhe veprimet e sulmit të ngadalshëm me kombinime,
duhet të zotërohen nga futbollistët e çdo ekipi dhe të vihen në jetë, në situatat e ndryshme që
krijohen gjatë zhvillimit të lojës. Vënia në jetë e veprimeve sulmuese të kolektivit kërkon
përgaditje të lartë tekniko-taktike dhe fizike të futbollistëve, stërvitje të vazhdueshme dhe
sistematike, intuitë të zhvilluar dhe mobilizim të përgjithshëm.

2.5. Veprimet mbrojtëse të sulmuesit

E përserisim edhe një herë se, futbolli i ditëve tona kërkon nga të gjithë futbollistët të kryejnë
njëlloj detyrën. Ja përse sulmuesit duhet të njohin detyrat kryesore të mbrojtjes. Kjo detyrë nis
për ata në çastin kur topin e kanë në zotërim futbollistët e skuadrës tjetër dhe mbaron kur topi

20
është rifituar. Detyrë e sulmuesit është të pengojë mbrojtësin kundërshtar të nisi të nisin
kundërsulmin. Kjo kërkon që ai ta ndjekë mbrojtësin, të mos e lejojë apo ta pengojë në dhënien e
pasit apo në gjuajtjen për në portë.

Detyra mbrojtëse e sulmuesit është lufta me lojtarin e tij mbrojtës për marrjen e topit. Kjo
detyrë nuk duhet kuptuar në mënyr mekanike, për arsye se sulmuesi kur ndryshon vendin mundet
që nuk ndiqet nga mbrojtësi “e tij” , kjo nuk do të thotë që ai të bëj sehir. Sulmuesi lufton për t’i
marrë topin futbollistit të skuadrës tjetër që ndodhet pranë tij, ndërsa për mbrojtësin “e tij”
mendonë shokët e skuadrës. Vetëm duke vrapuar në këtë mënyrë nuk u jepet mundësia skuadrës
tjetër të krijojnë epërsinë numerike ndaj repartit të mbrojtjes të ekipit tonë.

Gjatë procesit edukativo-stërvitor, trajneri duhet të merret edhe me stërvitjen e sulmuesve, që


ata të aftësohen si për zënien e pozicionit mbrojtës ashtu edhe për ndërhyrjet për marrjen e topit.
Lojtar i mirë në futbollin e sotëm, është ai sulmues që jo vetëm aktivizohet dhe kontribuon në
organizimin dhe përfundimin e sulmit, por edhe që merr pjesë aktivisht në organizimin e
mbrojtes, për të penguar dhe për të thyer sulmin e futbollistëve të skuadrës tjetër.

Futbollistët e shquar nuk lindin të tillë, ata përgatiten brenda një periudhe kohe relativisht të
gjatë. Arritja dhe ngritja në një shkallë më të lartë e mjeshtërsi sportive i ka rrënjët në punën që
bëhet me futbollistët e rinj. Është detyrë e trajnerit që punon në moshat e reja të ketë gjithnjë
parasysh detyrat taktike universale: sulm – mbrojtje .

Ai duhet t’i përgatiti futbollistët e ardhshëm të luajnë si në sulm ashtu dhe në mbrojtje.
Krahas këtij pikësynimi të përgjithshëm, secili lojtar duhet të arrijë përsoshmërinë në
kryerjen e detyrave që cakton vendi që zë në skuadër.

2.6. Parimet e lojës së sulmit në futboll

1. Shpërndarja e topit
Për të kryer një aksion me efikasitet, qoftë mbrojtësi qoftë sulmuesi duhet të dijnë të

21
shpëtojnë ( të ikin shpejtë ) me topin. Mundë të ndodhë që gjatë një ndeshjeje një lojtarë të mbajë
topin vetëm për pak minuta, prandaj është shumë e rëndësishme që ta përdor mirë këtë kohë,
duke vepruar për të bërë një pasim, duke ndihmuar lojtarin që mban topin ose duke mbajtur larg
një mbrojtës.
Kur luhen pesë ose gjashtë ndeshje stërvitore për skuadrën shumë trajnerë të kategorisë së
parë vënë këtë kusht: “Mbasi ke dhënë topin, ik shpejt”
Me fjalë të tjera, paso dhe ndrysho pozicionin. E bëjnë këtë për ti mësuar lojtarët ti japin
topin shokëve.
2. Llogaritja e kohëve për vrapim
Lojtari intelegjent llogarit me saktësi kur duhet të fillojë të vrapojë. Kjo nuk e lejon atë të
vendoset në pozicion jashtë-loje. Duhet patur vëmendje tek sinjalet. Një mesfushor pret që topi ti
kalojë përpara nga një lojtar prapa dhe kështu bën vrapimin e tij.
3. Si të ç’lirohesh nga markimi njeri
Është vetëm një mënyrë e saktë për tu ç’liruar nga markimi i ngushtë: të lëvizësh shpejt në
drejtim të kundërt me markuesin. Qëllimi i lëvizjes së një lojtari është i dyfisht; të krijojë hapsir
dhe të ç’lirohet nga mbrojtësi i kundërshtar. Një sulmues që kërkon të marrë një pasim nga një
koleg, së pari largohet nga ai për të qenë i lirë për të pritu topin. Një sulmues që është duke
vrapuar nga e djathta spostohet nga e majta për të marrë pasimin. Një sulmues që është gati të
presë një krosim në drejtim të tij, përpara se të vrapojë, lëviz më larg për të krijuar hapsirë dhe
pastaj vrapon drejt topit.
4. Të dish të realizosh krosin
Krosimet janë pasimet më të mira për të kaluar tek goli. Lojtarët që dijnë të krosojnë me
saktësi te shoku më i afërt ose më i largët japin ndihmë të madhe për ekipin.
5. Të kapësh pozicionin instikti
Të gjendesh në zonën e penalltisë në pikën e duhur dhe në kohën e duhur është një aftësi që
nuk mundë të jetë e mësuar.
6. Triblimi
Të kesh një element në skuadër që di si ti shpëtojë një kundërshtari duke lëvizur përpara tij
me top, kjo është me vlera të pallogaritshme.
Maradona,Messi dhe Cristiano Ronaldo , kanë dëshmuar se sa me vlerë është triblimi. S’ka
asnjë sistem loje që mundë të ndalojë lojtarë të tillë që zotërojnë me perfekte aftësinë për triblim.

2.6.1. Zëvendësimi ose ndërrimi i pozicioneve

Kjo bëhet kur lojtarët spostohen për të krijuar hapësirën. Pra, që mbrojtësit të këmbejnë

22
pozicionet me sulmuesit me qëllim që të ç’orientojnë kundërshtarët.
Kjo është më shumë efikasitet kundër markimit njeri.
Lojtarët ndërrojnë rolet e tyre, për të tërhequr kundërshtarët në një zonë të ngushtë dhe për të
krijuar çarje në mbrojtjen e tyre. Kur mesfushorët qëndrorë afrohen bëhet akoma më e vështirë
për skuadrën kundërshtare për të realizuar marikimin njeri.

1. Ndërrimi i pozicionit të mesfushorëve me sulmuesit


Sipas fig. 10 derisa mesfushori i majtë me numër [8] pret topin, lojtari me numër [9] dhe [4]
shkëmbejnë pozicionet për tu çliruar nga markuesit. Në këtë pikë lojtari me numër [8] është në
gjendje të pasojë topin tek njëri apo tjetri nga shokët e tij, që tani janë të lirë.

Fig. 10

2. Mesfushori në sulm (Fig. 11)

Topi gjuhet nga mesfushori me numër [4] lojtarit përballë me numër [9]. Ndërkohë lojtari me
numër [4] vrapon përpara, lojtari me numër [9] ja pason topin një mesfushori me numër [8] i cili
rrotullohet dhe ja pason lojtarit [4] që ndërkohë ka kaluar përpara dhe është i gatshëm ta kape.

23
3. Mesfushori në sulm (Fig. 12)

Mesfushori me numër [8] fillon aksionin duke bërë një pasim të shkurtër tek futbollisti me
numër [10] që ja rikthen, ndërkohë futbollisti [4] fillon të vrapojë përpara. Sulmuesi me numër
[9] bën një vrapim transversal për të tërhequr mbrojtësin me numër [6] mbrapa vetes. Në këtë
pikë mesfushori me numër [8] spostohet pak për të mundur që të hedhë topin te lojtari [4] që
vrapon dhe është i gatshëm që ta kape atë.

Fig. 11 Fig. 12

2.6.2. Sulmuesit krijojnë hapsirë

Është themelore që një sulmues të krijojë hapsirë. Sulmuesit nuk duhet të qëndrojnë në vend
ose të vrapojnë në vijë të drejtë. Duhet të lëvizin në një drejtim dhe pastaj të kalojnë me shpejtësi

24
në një tjetër për të kapur topin.

1. Sulmuesit që ç’lirohen nga markuesit (Fig. 13)


Sulmuesi me numër [10] është markuar nga mesfushori kundërshtarë me numër [6]. Për të
krijuar hapsirë dhe për të pritur pasin nga mesfushori i djatht me numër [2], sulmuesi[10] kalon
para duke lënë mbrapa mesfushorin kundërshtarë [6], kur mesfushori me numër [2] ngre sytë,
sulmuesi [10] hyn për të pritur pasin.
2. Sulmuesit që ç’lirohen nga markuesit (Fig. 14)
Këtu sulmuesi me numër [9] bën saktësisht të kundërtën, kthehet mbrapa në drejtim të
mbrojtësit të majtë me numër [3] duke shtyrë përpara markuesin e tij me numër [5].
Kur mbrojtësi i majtë ngre sytë, sulmuesi [9] hidhet poshtë për të marrë topin.

Fig. 13 Fig. 14

25
3. Si një sulmues mundë të largohet nga një markim.

Fig.15

a). Kur mbrojtësi i majtë [3] pret


topin, sulmuesi i majtë [11] i afrohet
topit dhe pastaj kalon përpara për të
marrë pasin duke tejkaluar mbrojtësin e
djathtë [2].

b) Kur mbrojtësi i djathtë [2] merr


topin, sulmuesi i djathtë [7] largohet
nga topi (rreth 10 metra) për të marrë
me vete markuesin me numër [3]. Në
këtë pikë sulmuesi i djathtë [7] kalon
mbrapa për të pritur topin në këmbët e
tij.

Fig. 15
Fig. 16

Sulmuesi [10] bën një vrapim të


shkurtër, markuesi i tij me numër [5] e
ndjek , kur lojtari me numër [4] ngre
sytë, sulmuesi [10] kalon mbrapa në
kërkim të një pasi transversal nga
mesfushori me numër [4].

Për të krijuar më parë duhet të


lëvizësh në drejtim të kundërt. Me fjalë
të tjera : një vrapim për të zhvendosur
mbrojtësin, një vrapim për të realizuar
lojën tënde.

Fig.16

26
3.0. PËRFUNDIMI

Në këtë punim diplome kuptojmë se evaluimi i shpejtë i lojës së sulmit në futboll e ka


ndryshuar shumë fizionominë e sajë, e ka bërë atë më praktike, më të pasur, më efikase dhe më
të bazuar. Ky evaluim ka shkuar nëpërmjet shumë ndryshimeve, ku janë bërë të lëvizshme
pothuajse të gjithë faktorët themelor të lojës së futbollit: sistemi i lojës, teknika, taktika,
kushtëzimi fizik, metodat e përgaditjes dhe stërvitjes, psikologjia e lojës si dhe faktorë të tjerë që
lidhen me futbollin.
Ska dyshim, se ndërtimi sa më i drejtë dhe sa më i përshtashëm i taktikës së sulmit të një
skuadre futbolli, kërkon një njohje sa më të thelluar të teorisë së taktikës. Me një fjalë ne duhet të
themi, se këto dy dekadat e fundit jemi dëshmitar të një evulucioni vërtet të madhë në fushën e
taktikës së sulmit. Këtë më së miri e vërteton edhe teza tashmë e njohurë në futbollin botëror, e
cila është karakterizuar nëpërmjet termit “ futboll intelektual ”, që ndryshe do thotë një zhvillim i
mendimit teorik në lidhje me lojën që nuk është pronë vetëm e trajnerit por edhe një zhvillim në
mendimin teorik të faktorit lojtarë.
Duke analizuar aspektet e ndryshme të punës kam arritur në përfundim se se në pjesën më të
madhe të rasteve, mangësia e njohjes së taktikës, e aspektit fizik dhe psikologjik e bllokon
rritjen, zotësin dhe mjeshtërin teknike të futbollistëve. Por duhet të ceket që edhe takika vetë nuk
është e aftë të zgjidhë të gjitha problemet e përgaditjes së futbollistit dhe skuadrës në tërësi. Në
qoftëse niveli i përgaditjes fizike dhe psikologjike është i lartë, po aq i lartë eshtë edhe fuqia e tij
taktike. Zhvillimi i mendimit taktik të sulmit është një përbërës themelor në formimin e lartësis
së lojës së futbollit.

27
4.0. LITERATURA E SHFRYTËZUAR

1. Libri - “ Futbolli ” për vitin I – II – III – botuar nga Z.Konçi , Sh. Relli,
Th.Jançe, I.Bellova

2. Libri - “ Loja e Futbollit ” - botuar nga Edmond Miha dhe Nexhbedin Sinani

3. Libri – “ Taktika në futbollin bashkëkohor ” – botuar nga Dr. Mehmet Spahiu


dhe As.prof. Dr. Skender Dedja

4. Libri “ Futbolli bashkëkohor ” – botuar nga Dr. Mehmet Spahiu

5. Libri “ FUDBAL ” – botuar nga Prof. Sasa B. Dordevic

6. https://www.sportskeeda.com/football/fifa-world-cup-official-logos-1930-2022

28

You might also like