You are on page 1of 2

GJIMNASTIKA DHE ELEMENTET AEROBIKE

Gjimnastika është një sport qe e drejton njeriun te dalloje forcën


individuale, fizike e mendore, përmes ushtrimeve
preçise, te kontrolluara me estetike prefektë ne një
sintoni lëvizjesh qe zhvillohet ne vegla. Gjimnastika
është një sport ku bashkohet lëvizja e trupit ne
ritmin e një muzike koreografike. Ne realitet
gjimnastika mund te barazohet me një forme te
artit, ajo ka në vetvete forcën, ritmin, ekuilibrin,
leverdishmërinë tek gjimnasti. Gjimnastika është
një sport që përfshin kryerjen e ushtrimeve që kërkojnë
fuqi fizike, lakueshmëri, shkathtësi dhe koordinim. Gjimnastika
artistike është më së shumti e njohur dhe më e popullarizuara nga sportet
gjimnastike të udhëhequra nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës
(FNGJ). Gjimnastika artistike zakonisht përfshin ngjarjet e femrave me
paralele asimetrike, tra ekuilibri, ushtrime në tapet dhe kërcim me shkop.
Ndërsa lojërat e meshkujve përfshijnë kërcim së larti, paralelet, unazat,
ushtrimet në dysheme (tapet), kërcimin me shkop dhe kaluçin me
mbajtëse. Gjimnastika evoluoi nga ushtrimet e kryera nga grekët e lashtë
dhe nga shkathtësitë e kryera në cirk. Forma të tjera të gjimnastikës janë
gjimnastika ritmike, sporte të ndryshme me trampolinë dhe gjimnastika
aerobike.

GJIMNASTIKA AEROBIKE Gjimnastika aerobike zyrtarisht e njohur si


Aerobia sportive, përfshin zbatimin e ushtrimeve nga individë, çifte, treshe
ose grupe gjer në 6 persona, duke theksuar fuqi, lakueshmëri dhe fitnes
aerobik, më tepër se sa shkathtësi akrobatike ose baraspeshë. Ushtrimet
janë të kryera në një hapësirë të vogël dyshemeje
(tapet) dhe zakonisht zgjasin 60-90 sekonda.
Ushtrimet e rregullta
aerobike ndihmojnë
sistemin kardiovaskular
duke rritur kapacitetin
për përdorimin e oksigjenit. Ajo e bën këtë duke rritur kapacitetin e zemrës
për të dërguar gjak (dhe oksigjen) tek muskujt. Kjo arrihet kryesisht
nëpërmjet një rritjeje në madhësinë e dhomave të pompave të zemrës
(ventrikulat), që do të thotë se zemra nuk ka pse të rrahë shpejt për të
ofruar të njëjtën sasi gjaku. Kjo është evidente në një ritëm të ngadaltë të
zemrës për të njëjtën intensitet ushtrimesh. Ndërkohë që vini në formë,
aktivitete të veçanta (siç janë ecja ose vrapi në një shpejtësi të caktuar) do të
jenë më të lehta. Gjithashtu do të jeni në gjendje që ta ndërmerrni
aktivitetin për një kohë më të gjatë (e njohur si kohëzgjatje), dhe/ose në një
intensitet më të lartë (p.sh. tE vrapuarit në një shpejtësi më të madhe). E
njëjta gjë aplikohet tek aktivitetet siç janë çiklizmi dhe të notuarit, por fitnesi
duhet të jetë specifik.

PUNOI:OLEANDRA ISKURTI

You might also like