You are on page 1of 3

Historiku I Gjimnastikes

Gjimnastika ne lashtesi
Gjimnastika eshte nje nga sportet me antike Olimpike.
Gjimnastika eshte e lidhur me Lojrat Olimpike te
Lashta, ku mbreti MINOSSE (e te tjeret pas tij ne
periudhen e Kretes 2700p.e.r.-1400p.e.r.).
Ne fillimet e civilizimit helen, gjimnastika u ushtrua per
zhvillimin dhe forcimin e trupit duke bere nje sere
ushtrimesh me pesha, jumping , wresling, note dhe
hedhje peshash.
Elementet e pare te gjimnastikes jane regjim i kondicionit fizik dhe e desmostrimit ushtarak.
Me vone gradualisht elementet e gjimnastikes u futen ne programet edukative te femijve,
kryesisht ato me trup te lire.
Emri i sportit te gjimnastikes vjen nga fjala antike greke gjimnos qe do te thote i zhveshur,
ku ushtrusit paraqiteshin te xhveshur nga rrobat per te qene me te lirshem ne ekzekutimin e
tyre.
Gjimnastika pratikohej edhe me perpara ne disa forma, me emrin gymnazein qe do te
thote ekzekutim i lakuriq o gymnos qe perkthehet ne art lakuriq.

Gjimnastika moderne
Gjimnastika ne formen e sotme i ka fillimet ne Suedi.
Historia e gjimnastikes deshmon se ne Gjermani e Cekosllavaki u zhvilluan veglat e para
rreth viteve 1800, si dhe jane fillimet e gjimnastikes moderne me punen e JOHAN
FRIEDRICH GUTSMUTHS (1778-1852) qe zhvilloi nje program komplet me ushtrime te
ekuilibrit , elasticitetit si dhe te forces muskulare.
Pasuesi i tij, FRICDRICH LUDWIG JAHN(1778- 1839), nje mesues gjimnastike, eshte
njohur si babai i Gjimnastikes, duke krijuar tre veglat e para te Gjimnastikes moderne,
Hekurin gjimnastikor, Paralelen e meshkujve, Unazat dhe mjete te tjera didaktike.
Mesimin e gjimnastikes e zhvillonte ne nje tunel te vjeter TEUTONICO ne Berlin, fjale qe do
te thote te besh gjimnastike, ku JAHN e adoptoj dhe e zevendesoj me GYMASTIK.
Kur gjimnastika ne Gjermani u ndalua dhe Jahns ju ndalua te organizoje dhe te mesonte
gjimnastike ai emigroi ne Amerike 1820 ku zhvilloi mesimet e tij per gjimnastiken.
Pas ketyre viteve, Gjimnastika u be sport shume popullor dhe ne Evrope. Gjimnastika

ushtrohej kryesisht per zhnvillimin e fizikut ne formacionet ushtarake. Me vone u formuan dhe
shoqatat e para civile sportive.
I pari Klub Gjimnastike krijohet ne Gjermani ne vitin 1860.
Shoqata Gjimnastikes Praga qe me vone u ndryshua me emrin Sokol Praga eshte
formuar nga Miroslav Turs dhe Jindamich Fugnerne ne 16 shkurt 1862, si e para organizate
e edukimit fizik Austriako-Hungareze. Kryetari saj Miraslav Turs studioi dhe formuloi ushtrimet
e gjimnastikes nga ana termologjike.
Ne vijim u krijuan edhe shume shoqata te tjera si ne Belgjik 1865, ne Poloni 1867, ne
Hollande 1868 , ne France 1873, ne Rusi 1883. Kjo beri te mundur te formohesh me 23
korrik 1881 Federata Europiane te Gjimnastikes (U.E.G.) me perfaqesuesit e Belgjikes,
Frances dhe te Vendeve te Ulta, dhe mbas dyzet vitesh, me 7 prill 1921 U.E.G. hyri
zyrtarisht ne F.I.G. (Federata Internacionale e Gjimnastikes).
Gjimnastika eshte nje nder sportet e para te Lojrave Olimpike te para moderne te Zhvilluara
ne Athine 1896. Kampionati i pare Boterore i gjimnastikes eshte zhvilluar ne Anverse, ne vitin
1903, ndersa Federata Internazionale e Gjimnastikes (F.I.G.) u themelua ne vitin 1881.

Gjimnastika ne Shqiperi
Gjimnastika ne Shqiperi i ka fillimet e saj rreth viteve 1930 ne Shkoder. Ne Liceun Shteteror
te Shkodres, ku per here te pare u be nje palester e mirefillte gjimnastike me vegla.
Gjimnastika zhvillohej si ne vegla ashtu dhe duke bere piramida te ndryshme, akrobaci, etj.
Mesuesit e pare te edukimit fizik Taip Shkodra, Menduh Agolli, Irfan Trashana , Alush
Leshanaku, Gaqo Godo filluan te bejne zhvillimin e ores se mesimit te edukimit fizik, duke i
dhene perparesi ushtrimeve te ndyshme gjimnastikore me dhe pa pa vegla.
Zhvillonin ushtrime me susta metalike ose me dy doracake prej hekuri te cilet i kishin punuar
me kujdes vete sdudentet. Kete sport te forces e te bukurise e zhvillonin me pasion te madh
studentet e gjimnazit te Shkodres ne vitet 30-te.

Kjo beri te mundur ne vitet 1935 te zhvillohen disa kampionate midis klasave te Gjimnazit
shteteror te Shkodres, ku nder sportet e tjera ishte dhe kampionati i gjimnastikes ne vegla.
Ky mund te quhet dhe aktiviteti i pare i gjimnastikes.

You might also like