You are on page 1of 6

E ka qerpikun si krahu i dallëndyshes,

Fytyra e saj kuqet si molla n’ degë,


Goja e vogël si lulja që shpërthen,
Dhambët e bardhë si gurzit e lumit
Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli.
(Cikli i Mujit dhe i Halilit) Krahasimi

U ngrit fati i Shqipërisë,


si i vdekuri nga varri.
Mori udhën e Azisë,
duke ikur si i marri.
(Naim Frashëri, Historia e Skënderbeut) Personifikimi

Se të qante kur të qeshnin,


se të veshte kur të zhveshnin.
(Fan Noli) Antiteza

Kur nënat tona stomakboshe


punonin njëzet orë në ditë,
ajo urdhëronte një shërbëtore
ta krihte me krehër të florinjtë. (Ndoc Gjetja)Kontrasti

Aty nami u ba e mnera


U derdh gjaku der‟ n‟ bark t‟ kalit
Edhe prrue dikoi prej malit.
“Deka e Ballaban Pashës” (Krue) Hiperbola

E kam gruan shumë trime,


kur ha bukë, s‟bën thërrime;
(Këngë popullore të rrethit të Korçës, Tiranë, 1982, f. 625. ) Grotesku

Një zë tjetër tani dëgjoj,


Që zemrën ma përvëlon,
U dogja, që s‟mund të duroj,
Bilbili ka zënë e këndon. (Naim Frashëri, Bilbili) Simboli
Përkulet qeparisi nga maja në rrëzë,
Po qan vasha mbi varrin e trimit! Paralelizmi Figurativ
FIGURAT E SHQIPTIMIT(FIGURAT TINGULLORE DHE TE INTOMACIONIT

Dritënë pse nuk‟ e shohin?


Apo janë të verbuar?
(Naim Frashëri, Tradhëtorëtë) Pyetja retorike

O Shqipëri, lermë të kthej sytë mbi ty,


o Nënë e ashpër burrash të rreptë!
(Bajron, Çajd Harold) Pasthirrma

O Hënsëzë burona klunçti,


O Hënsëzë, burona gjalpi, Apostrofa

…. S‟ka rëndësi kush ish me emër,


të gjithë ata kishin një zemër…
(Dhori Qiriazi, Monumenti) Reticenca

Nuk dua të flas për Fatosin tonë, që për 25 vjet me radhë theu ushtrinë më të fortë
të kohës… Pretericioni

Na u vra një trim i mirë,


trim i mirë, trim i rrallë,
(Populli) Perseritja

Jeta kishte vend për marrëzinë,


marrëzia s‟kishte vend për jetën.
(Xhevahir Spahiu, Ëndërr e re) Epanastrofeja

Tundu, bejkë e bardhë, tundu,


Natën me hënë duku.
(Lefter Çipa, Tundu, bejkë e bardhë, tundu) Epanalepsa

Lamtumirë, o mori Shkodër!


Lamtumirë, o ti Cukal, Anafora

…Katër Katër Katër!Gjithkund katër!


E pse katër?Pse?Pse katër?

2
(Migjeni, Moll‟e ndalueme) Epifora

Shushurijnë shelgjet në fushë, shushurijnë,


mërmërijnë mizat në mriz, mërmërijnë.
(Kohë e krisur) Aliteracioni

mishërim-mëshirim ,
afroj-ofroj,
simulant-stimulant,
sesion-seksion-sezon.Paranomazia

Ciu-ciu cicëron,
për çdo gjë të lajmëron. (Telefoni) Onomatopeja

Erdhi dita të ngresh kokë,


Të kërkosh
lirinë,
bashkë me shokë
të luftosh. (Andon Zako Çajupi, Shqiptar) Pauza

FIGURAT E FJALEVE E TE SHPREHJEVE


Ia bleva mendjen Petritit. Metafore
Dielli len, dielli ngrihet, era tërbohet, qielli mvrehet, natyra qesh etj.
Metafora folje
grykë mali, buzë deti,rrëza e malit, gryka e malit, qafa e malit, qafa e
këpucës, gryka e pusit, krahët e mullirit, fletët e librit, gjuhët e flakës,
doreza e derës, krahu i peshores. Kjo lloj metafore quhet
katakrezë.Metafora emerore
I ra më qafë! I hodhi hi syve! Muri ka veshë Shprehje metaforike
Shprehjet “qeshet natyra”, “më qan zemra”, “e ardhme e ndritur”,
“vullnet i çelniktë”
thuhet në këtë Fjalor, janë shprehje metaforike sepse foljet qeshet, qan
dhe mbiemrat e ndritur, i çelniktë janë përdorur me kuptim të figurshëm.
Edhe metafora, si krahasimi, mbështetet në marrëdhënie ngjashmërie ,
por ndërsa te ky i fundit bëjmë një krahasim të thjeshtë (“Je e bukur si
dielli”), tek metafora krijohet një identifikim me vetë sendin (“Je një

3
diell”). Kështu pra tek metafora ideja abstrakte (bukuria) zëvendësohet
nga një figurë konkrete, më e gjallë dhe më shprehëse (dielli) që të lë një
përshtypje më të fortë se krahasimi i thjeshtë.
-mbajti një fjalim të ashpër, gjendja e rëndë shëndetësore, ai e ka fjalën
të ëmbël, e ka gjakun të hidhur. Për metaforën emër jepen këta shembuj:
luan është ai burrë. . . dhelpër e ndyrë është ai tregtar.
Personifikimi është vetëm shpirtëzimi i fenomeneve të natyrës dhe
ndërgjegjësimi i qenieve që s‟e kanë. Me gjithë këtë ngjasim, këto figura
kanë në mes tyre një ndryshim themelor, që përbën arsyen e brendshme
të qenies së tyre si dy figura të veçanta stilistike: Metafora është ide
që kthehet në figurë, kurse personifikimi është figurë në
veprim.
Kështu, për shembull, kur themi: “gryka e pusit”, “peizazh i trishtuar”,
“qiell i mbjellë me yje”, në të gjitha këto raste idetë mbi pjesën e
sipërme të pusit, mbi ngjyrën e murrme të peizazhit, mbi qiellin e
mbushur plot me yje, bëhen figura, tregohen me anë të figurës, me anë të
gjërave të ngjashme që kanë ato me pjesë a veçori të qenieve të gjalla.

Mbi kokë i rrijnë pranë e pranë


Naimi e Migjeni.
Nga dora kurrë s‟ju ka lanë
n‟zemër të tij ju jeni.
(Llazar Siliqi, Mësuesi) Metonimia
Këtu dergjet Don Kishoti:
Ish i fort‟ e ish i zoti,
Botën prapa desh ta kthente
Dhe me ushtën ta mbërthente. (Miguel Servantes, Don Kishoti i Mançës)Ironia

Jam sulltan , mbret i vërtetë ,


shoq të tjerë s‟kam në jetë,
gjakëtor e zemërderr,
nga frika më bëjnë nder. “Sulltani”e Çajupit Sarkazmi

Qetësi shurdhese, paqe e përgjakur, vdekje e ëmbël,


shejtan budalla, rroj dhe në varr. Oksimeroni
4
”Fytyrën ta spërkat vesa e argjentë” ose : “dielli mbi fusha ,mbi ara…rrëke të arta
lëshon”, mbiemrat i bardhë, i argjentë, të arta na bëjnë t‟i përfytyrojmë në mënyrë
të gjallë, avullin, vesën, valët e rrezeve të diellit.
Mbiemra të tillë që përshkruajnë një send quhen epitete. Nuk mund të jetë epitet
një mbiemër, që tregon një kuptim të drejtpërdrejtë, p. sh. lopata e hekurt.
Epiteti pra, është një fjalë e dorës së dytë, që i bashkohet një fjale tjetër me qëllim
që t‟ia përshkruajë kuptimin në mënyrë të figurshme. 235 Sterjo Spasse jep edhe
shembuj të kësaj figure stilistike:
mbiemër i bashkuar me emrin; P. sh. qiell i kaltër; rrëke të arta.
ndajfolje e bashkuar me një folje; P. sh. liqeni pasqyron qartë yjet e qiellit.
Akil këmbëshpejti. Edhe në përkthimin e Naimit kemi Apollon shigjetargjendi,
dritëdhënës, Patrokli fis-hyji, Theta këmbëbukur. Prandaj edhe te vepra e tij
“Historia e Skënderbeut” do të ndeshim: Epiteti

Nderroi jete – vdiq Eufemizmi

FIGURAT E SINTAKSES POETIKE

E dashura mëmëdhe,
Të dua dhe kështu si je! Inversioni

Sa e dua gjithë jetën!


Se atje gjej të vërtetën
Yjtë, hënën, hapësirën,
Të mugtët, natën, ditën
Mëngjezë, diellinë, dritën,
Mbrëmën dh‟atë errësirën… (Naim Frashëri, Jeta) Enumeracioni

“Në qytetin tonë asht një lagje…e n‟atë lagje asht një kishë. Brenda në kishë asht
një lypës, në të cilin jeton një dëshirë: me jetue”

Atje tej dëgjohej që hingëllimi i dëshpëruar, i ngjirur, i këputur i një kali.


Gradacioni-Shkallezim-Klimaks

Nëna, motra, nusja dalin,


Ngrehin krahët të të ndalin. (Fan Noli, Rend, or Marathonomak!) Asindeti
5
Se të deshte dhe s‟të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të zhveshnin,
Nënë moj, të ra dëshmor,Fan Noli,elegjia “Syrgjyn-vdekur” Polisindeti

You might also like