You are on page 1of 5

Lojerat Olimpike

Lojërat Olimpike moderne ose Olimpiada janë një ngjarje sportive


ndërkombëtare e sporteve verore dhe dimërore në të cilat mijëra atletë
nga e gjithë bota marrin pjesë në një larmi garash. Lojërat Olimpike
konsiderohen garat më të mëdha sportive në botë me më shumë se 200
vende pjesëmarrëse. Lojërat Olimpike mbahen çdo katër vjet, me Lojërat
Verore dhe Lojërat Dimërore të alternuara çdo katër vjet, me nga dy vjet
larg njëra tjetrës.

Fillimi i riorganizimit të Lojërave Olimpike moderne u frymëzua nga


Lojërat Olimpike Antike, të cilat mbaheshin në Olimp, të Greqisë, nga
shekulli VIII p.e.s. deri në shekullin e IV të erës sonë. Baroni Pierre de
Coubertin si themelues i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në vitin
1894, njëkohësisht bëri edhe rifillimin e organizimit të lojërave të para
moderne olimpike në Athinë në vitin 1896. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
është organi drejtues i Lëvizjes Olimpike, me Kartën Olimpike që
përcakton strukturën dhe autoritetin e saj.

Evolucioni i Lëvizjes Olimpike gjatë shekujve XX dhe XXI ka rezultuar në


disa ndryshime në Lojërat Olimpike. Disa nga këto rregulla përfshijnë
themeimin e Lojërave Olimpike Dimërore për sportet e borës dhe akullit,
Lojërat Paralimpike për atletët me aftësi të kufizuara, Lojërat Olimpike
Rinore për sportistët e moshës 14 deri në 18 vjeç, pesë lojërat
kontinentale ( Pan Amerikane, Afrikane, Aziatike, etj.) Evropiane, dhe
Paqësorit ), si dhe Lojërat Botërore për sporte që nuk kontestohen në
Lojërat Olimpike. Olimpiada e të Shurdhërve dhe Olimpiada Speciale
gjithashtu janë miratuar nga IOC e cila është dashur të përshtatet me
një larmi përparimesh ekonomike, politike dhe teknologjike. Abuzimi i
rregullave amatore nga vendet e Bllokut Lindor bëri që IOC të largohej
nga amatorizmi i pastër, siç është parashikuar nga Coubertin, në lejimin e
pjesëmarrjes së atletëve profesionistë. Rëndësia në rritje e mediave
masive krijoi çështjen e sponsorizimit të korporatave dhe komercializimit
të Lojërave. Luftërat botërore çuan në anulimin e Lojërave të viteve 1916,
1940 dhe 1944. Bojkotime të mëdha gjatë Luftës së Ftohtë kanë kufizuar
pjesëmarrjen në Lojërat e viti 1980 dhe 1984 .

Lojerat olimpike verore Olimpiada verore apo Lojrat olimpike


verore
(nga qyteti grek: Olympia) është një manifestim i garave të ndryshme
sportive që mbahej çdo katër vjet në Greqinë e lashtë per nder te
perendive te Olimpit sikurse mbahet edhe në kohën moderne. Për shumë
autorë të lashtësisë ditët e mbajtjes së Olimpiadës kanë shërbyer si data
referuese të shpjegimit të ngjarjeve të ndryshme. Në kohët moderne ky
manifestim si traditë nga lashtësia mbahet me disa ndryshime dhe në të
marrin pjesë atletë e sportistë nga të gjitha vendet e botës.
Simboli Olimpik modern me pesë rrathët me ngjyra të ndryshme ashtu
sikurse edhe flamuri olimpik u propozua nga Pjer de Kubertin në vitin 1914.
Pesë rrathët e ndërthurur përfaqësojnë pesë kontinentet e jetuar nga
njerëzit në rruzullin tokësor (kontinenti Amerikan konsiderohet si një i
vetëm). Ndërthurrja e rrathëve është shenjë e përgjithshmërisë së
Lojrave olimpike ku atletët e mbarë botës mblidhen së bashku.
Ka disa displina të sportit të cilat janë zyrtarisht të njohura si pjesë e
programit të lojrave olipike që mbahen në ditët tona. Kryesisht këto
disiplina për nga vështrimi artistik janë figurative, garuese dhe luftarake,
ndërsa për nga këndëvështrimi ekiporë, mund të jenë individuale, duele të
dy atletëve apo të ekipeve. Futja dhe heqja e llojeve dhe disiplinave është
e zakonshme në Lojrat Olipike në përgjithësi. Në përmbledhjen e
paraqitur në tabelen e më poshtme kjo dukuri është paraqitur, dhe për
lehtësim shtatë nga 26 lloje të sportit janë me më shumë disiplina e, këto,
janë grupuar në një lloj ngjyre të përbashkët.

Akuatiku – Lundra/Kanjaku – Çiklizmi – Gjimnastika –


Volejbolli – Ekuestriania – Mundja
Për Ekuestriania (e kuajve) dhe mundëjen, figurat në çdo qelizë të tabelës
tregojnë numrin e lojrave për secilin lloj sporti, dhe nuk janë të ndara për
secilen disiplin.

Lojerat olimpike dimerore


Lojrat olimpike dimërore organizohen që nga viti 1924. Ka pasur gara të
sporteve dimërore (patinazh) si pjesë e lojrave Olimpike verore në Londër
1908 dhe në Antwerpen 1920. Në fillim lojrat olimpike dimërore
mbaheshin të njëjtin vit si lojrat olimpike verore, që nga viti 1994 mbahen
me ndryshim prej dy vite

Edukimi Olimpik
Eshte e rendesishme qe te jemi te informuar mbi aktivitetet olimpike te
nxiten parimet e tolerances,bujaritetit,miqesise nepermjet sportit.Duke i
nderthurur keto parime me edukimin jemi nje hap para drejt nje bote me
te mire.Ne favor te kesaj organizohet java olimpike ne shkolla ku nxenesit
marrin pjese ne aktivitete te ndryshme sportive ku mesojne dhe
argetohen ne te njejten kohe.Mesohet se nuk ka rendesi fitorja por
pjesmarrja.
Olimpizmi e perdor sportin per te promovuar zhvillimin harmonik te
njerezve si nje hap thelbesor ne ndertimin e nje shoqerie paqesore,nje
vlere e dinjitetit njerezor.
Pse duhet te organizohet Dita Olimpike?
-Per te perqendruar vemendjen ne suksesin e arritjeve personale per te
gjithe nxenesit.
-Per te ofruar ne mundeso kulminative per integrimin e aktiviteteve
-Per te organizuar nje aktivitet mbare shkollor duke theksuar
bashkepunimin pjesmarrjen dhe fair play.

Lojerat popullore
Lojëra tradicionale për zhvillimin e shkathtësisë e të mprehtësisë dhe
forcimin fizik, që pjesërisht kanë natyrën e një gare,të një argëtimi dhe
të një shfaqjeje. Në Shqipëri kanë traditë të lashtë. Fëmijët kishin lojëra
me vrapime e kërcime (ta lashë, kukafshehtas, pëllëmbët etj;) ‘ose me
sende të përshtatura për lojë (guraeokthi, einglash,doçesh, petash,
litarthi etj.)te cilat ekzistojne edhe sot si psh loja me peta apo
kukafshehti qe eshte nje nga lojerat e preferuara te femijeve.Ne te
vertete nuk esht se ka lojera tw percaktuara per nje krahine pasi lojerat
popullore jane te perhapura shume ne gjithe vendin dhe dihen nga shumica
e femijeve.

Punoi:Inis Xhyra
XI⁴

You might also like