You are on page 1of 17

6.

1 Ekologjia dhe rreziqet


e planetit
z
z

Nxënës diskutojnë rreth pyetjeve të mësimit


të kaluar :

-Si është i organizuar sistemi shëndetësor në


vëndin tonë?
- Ҫfarë përfshin secili prej niveleve të shërbimit
shëndetësor?
- Ҫ’farë është karta e të Drejtave të Pacientit?
z

Nxënësit të shkruajnë në fletore dy fjali në shqip me fjalët që gjenden tek harta


e mëposhtme.
z
Ҫfarë është ekologjia?

Ekologjia –është shkenca që studion mjedisin,natyrën


dhe ruajtjen e tyre.Sa më mire të njihet kjo shkencë aq
më shumë do ndërgjegjësohen njërzit për mbrojtjen e
mjedisit.
Themelet e para të ekologjisë i dha Hekeli por themeluesi i ekologjisë
moderne është Çarls Darvini .
z
Punë në Grupe

Klasa ndahet në grupe me nga 4-5 nxënës. Mësuesja i shpërndan grupeve nga dy
worksheete me fletë A4 dhe grupi duhet ta plotësojnë atë në dyshe. Grupet
diskutojnë rreth punës së tyre.

Rreziqet që i kanosen mjedisit Ndotja e mjedisit


z Rreziqet qe i kanosen
planetit

Shpyllezimi Ngrohja globale Mbipeshkimi

Smogu Vrima ozonit


z
Ngrohja Globale

Ngrohja globale shkaktohet nga rritja e përqendrimit të karbonit në atmosferë,i


cili krijon një shtresë izoluese në atmosferën e Tokës,që lejon rrezet e diellit të
hyjnë në atmosferë,por nuk i lejon të dalin jashtë.
Si pasojë,temperature eTokës rritet,ashtu siç rritet në
serrat e ndërtuara nga njeriu.Rritja e temperaturave do të çojë në shkrirjen dhe
zhvendosjen e akullnajave.
Informacion shtesë

 Tre gazrat serrë që janë më te shpeshte janë dioksidi i karbonit (CO2), oksidi i azotit
(N2O), dhe Metani (CH4).

 Megjithëse njerëzit prodhojnë sasi shtesë të gaze serrë, gazrat serrë prodhohen edhe në
mënyrë natyrale;

 Pa gazrat serrë dhe efektin serrë, temperatura e Tokës do të ishte mesatarisht -18°C.
z
Shpyllëzimi

Shpyllëzimi është prerja apo djegia e të gjitha pemëve në një vend të caktuar dhe më pas përdorimi i
kësaj toke për gjëra të tjera. Heqja e pemëve pa ripyllëzim të mjaftueshëm ka rezultuar në dëmtimin e
habitatit, humbje të biodiversitetit dhe thatësi. Shpyllëzimi shkakton zhdukje, ndryshime të kushteve
klimatike. Shpyllëzimi i tokave i çon ato edhe drejt erozionit.
Pyjet luajnë rolin e mushkërive për planetin tonë.
Ato largojnë dioksidin e karbonit nga mjedisi dhe çlirojnë oksigjenin,aq të nevojshëm për
njerëzit.

Informacion shtesë

 Ne humbasim rreth 5 milionë hektarë pyje çdo vit.

 Industria e vajit të palmës është përgjegjëse për një sasi të konsiderueshme shpyllëzimi në mbarë
botën. Vaji i palmës përdoret në mbi dy të tretat e produkteve ushqimore që ne konsumojmë çdo ditë,
nga çokollata deri te biskotat, si dhe në produkte të tjera shtëpiake si sapuni dhe ne shampo.

 Shpyllëzimi kontribon rreth 4.8 miliardë ton dioksid karboni në vit.


z
Smogu

Smogu – është ndotje e ajrit. Ai është një ndër rreziqet e tjera që i kanoset jo vetëm vendit
tonë,por të gjithë planetit.Smogu tregon ndotjen e pranishme në shtresat e para të
atmosferës. Smogu
paraqitet në qytetet e mëdha, gjatë vjeshtës dhe dimrit, ku ka ndotës të mëdhenj në një
hapësirë të vogël (industria, nxemjet qendrore, gazrat e liruarëza nga djegjet e motorëve të
automobilave.

Informacion shtesë

- Smogu eshte rreziku i katërt më i madh për shëndetin e njeriut, pas problemeve kardiovaskulare, rreziqeve
dietike dhe pirjes së duhanit.

- Problemet shëndetësore shkaktuar nga smogu përfshijnë infeksionet e frymëmarrjes dhe sëmundjet
kardiovaskulare, sëmundjet kronike të mushkërive dhe kancerin e mushkërive.
z
Vrima e ozonit

Vrima e ozonit është është një zonë në stratosferën e Tokës që thith shumicën e rrezatimit ultraviolet të Diellit.
Dëmtimi i shtresës së ozonit ka të bëjë me reduktimin e kësaj shtrese në atmosferë. Shtresa e
ozonit ka një rëndësi të veçantë për njeriun,por jo vetëm. Ajo
shërben si një filter kundër rrezatimit ultravjollcë,i cili është shumë I dëmshëm për lëkurën. Gjithashtu,cenon
edhe zinxhirin ushqimor në natyrë. Këto rreze janë
kancerogjene dhe dëmtojnë si njerëzit,ashtu edhe të gjitha gjallesat e tjera të Tokës.

Informacion shtesë
 Shtresa e ozonit e vendosur në stratosferën e tokës është në gjendje të bllokoje rreth 98 për qind të rrezatimit të
dëmshëm ultravjollcë.

 Ajo rregullon temperaturën e atmosferës për të shpëtuar tokën nga mbinxehja ose ngrirja.

 Vrima e ozonit u zbulua për herë të parë në 1985 në rajonin e Antarktidës.

 Nuk është një vrimë siç mund të besojnë shumë njerëz, por i referohet hollesimit të shtresës mbrojtëse të ozonit
në stratosferë mbi rajonet polare të Tokës.
z
Mbipeshkimi

Mbipeshkimi përbën rrezik dhe po kërcënon mjedisin,sepse ai mund të ndikojë në prishjen e ekuilibrave të
ekosistemeve.Peshkimi në kushte të papërshtatshme, me dinamit apo në zona ku është e ndaluar të
peshkohet,sjell shterimin jo vetëm të rezervave të peshkut,por edhe zhdukjen e ushqimit të tyre.Që ta
shpëtojmë mjedisin nga rreziqet që i kanosen,duhet ta vlerësojmë më shumë atë dhe të mos lejojmë me
indiferencën tone që të dëmtohet.

Informacion shtesë

 Sot, çdo person ha mesatarisht 19.2 kg peshk në vit - rreth dy herë më shumë se 50 vjet më parë

 Në vitin 2013 rreth 93 milionë ton peshk u kapën në mbarë botën

 Gjatë vetëm 40 viteve ka pasur një pakesim të specieve detare prej 39%

 Peshkimi i paligjshëm dhe i parregulluar përbën rreth 11-26 milion ton (12-28%) të peshkimit në mbarë botën

 Bashkimi Evropian është importuesi kryesor në botë i peshkut .


z
Ndotja e mjedisit

Ndotje – ndryshimet negative qe peson mjedisi dhe qe shkaktohen


nga aktivitetet e ndryshme te njerezve.
Atmosferik
ë

Llojet e
ndotësv
e
Ujore Tokësore
z
Ndotësit atmosferike

Ndotesit me te medhenj jane gazrat e makinave- ato permbajne dioksid karboni


qe demtojne token dhe ujin.

Elektro smogu -eshte nje lloj ndotesi qe shkaktohet nga rrezatimet e valeve
elektomagnetike( kavot elektrike, rrjeti I telefonise celulare etj.)

Ndotja akustike -vjen nga tingujt e larte , kurse ndotja nga ndricimi -vjen nga
modifikimi I niveleve te drites ne mjediset e nates.

 91% e popullsisë së botës merr frymë në ajër të ndotur çdo ditë.

 Të paktën 1 në 10 njerëz vdesin nga sëmundjet e lidhura me ndotjen e ajrit.

 10 nga 15 qytetet më të ndotura në botë janë në Indi.


z
Ndotësit tokësorë

Ndotesit tokesore jane : herbicidet, pesticidet, mbetjet njerezore dhe ato industriale

Mbeturinat njerezore klasifikohen ne :

1. Mbeturina jo te rrezikshme-si frutat,zarzavatet,buka, mbetjet ushqimore

2. Mbeturina te rrezikshme – qe perbehen nga material helmuese, bateri, bojera,


mbetje spitalore etj.

 Prodhimi i energjisë dhe mbetjet ushqimore janë shkaku i rreth 80% të ndotjes së
tokës.

 80% e plehrave janë të riciklueshme.


z
Ndotësit ujore

Ndotësit ujore janë detergjentet dhe mbetjet kimike industrial qe


shkaktojne deme te madhe ne zhdukjen e gjallesave ne uje.

 Rreth 70% e mbetjeve industriale derdhen në ujë.

 80% e ndotjes së ujit shkaktohet nga ujërat e zeza .

 15 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç vdesin çdo vit nga sëmundjet e
shkaktuara nga pirja e ujit të kontaminuar.
z

Ҫ’farë do të sugjeronit ju për të shmangur rreziqet që


i kërcënohen mjedisit tone?
z

Faleminderit !

You might also like