You are on page 1of 9

08.03.

2023
Faza e II e projektit të letërisisë

Tema: Rrëfimi figurative dhe gjallërues si nënshtrimi I logjikes fëmijërore


në të cilën mbizotëron fantasia, figurat, dëshirat dhe keqkuptimet.

Autori: Ismail Kadare

Lloji: Roman

Të dhëna: Në vitin 1971 erdhi nga pena e Ismail Kadaresë romani i tij Kronikë në
gur, një roman që fliste për fëmijërinë, luftën dhe qytetin e tij të lindjes
Gjirokastrën.

Tematika: Në romanin Kronikë në gur të shkruajtur në vitin 1971 trajtohet tema e
luftës Nacionalçlirimtare, por nga Ismail Kadare është ndërtuar në mënyrë të
mirëfilltë letrare, antrologjike dhe socio-psikologjike.

Vepra në thelb nuk është një roman për luftën, edhe pse ngjarjet që përfshihen nga
pikëpamja kohore i përkasin asaj periudhe, përfshirja dhe mikësimi i një sërë
temash shqiptare me njëra-tjetrën përbëjnë origjinalitetin e gjithë romanit. Në
veçanti vepra e Ismail Kadaresë në romanin Kronikë në gur, flet për qytetin e gurit,
pra për atë të vendlindjes së tij, Gjirokastrën.Ngjarjet që e përbëjnë këtë roman
rrëfehen në mënyrë naive nga vetë autori, që merr rolin e personazhit fëmijë, por
që pas këtij naiviteti të këtij fëmije fshihet një ironi therëse, çka e ka përcaktuar
edhe disa nga veçoritë e stilit të ndërtimit të këtij romani artistik. Në roman
përshkruhen hollësisht dukuritë tipike të një mjedsi provincial dhe të prapambetur,
ku gjallonte jeta e banorëve të cilët kënaqësitë e jetës i gjenin tek thashëthemet për
njëritjetrin.
Ismail Kadare dhe ndërtimi letrar i romanit
Personaliteti Kadare
Ismail Kadare ka lindur në 1936 dhe është njëri prej shkrimtarëve më të shquar bashkëkohorë,
ku ëhstë nominuar shumë herë për marrjen e çmimit “Nobel” në letërsi. Ai shquhet qoftë në
poezi, qoftë në prozë, por shkelqimin prej shrkitari dhe emrin e tij e mori me prozën letrare.
Ismail Kadare ai nisi të shkruajë kur ishte ende i ri. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në
mbi dyzetëpesë gjuhë të botës. Ismail Kadare njihet si shkimtar i cili veprat e tij në mënyrë të
qëllimshme u shtang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan
nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal, por që
rrëjët i ka thëllë në traditën dhe tokën shqiptare. Ismail Kadare konsiderohet nga disa si një nga
shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20- të, si dhe një zë
universal kundër totalitarizmit.

Tek Kadareja emancipimi, d.m.th. prirja bashkëkohore, qytetëruese e progressive është një
tipar që jo vetëm manifestohet e derdhet në cdo ind të vepës së tij letrare, por që kthehet në
faktor ndikues edhe në procesin letrar të kohës. Kjo mund të vihet re në disa rrafshe:

Së pari, vepra e tij është një sfidë ndaj izolatrisë, që ishte emblem dhe postulate dogmatik i
sistemit totalitar, në çdo fushë të jetës. Sidomos proza e Kadaresë, mbart një mori urash
komunikimi me letërsitë e mëdha.

Së dyti, vepra e Kadaresë ka manifestuar përherë një opozicion aktiv ndaj standarteve
trandicionale, që janë vërejtur shpesh në letërsinë tonë.

Së treti, Kadareja, në vazhdën e shkrimtarëve të mëdhenj të letrave shqipe, qysh në veprat e
para në vazhdim, është i përkushtuar nga vetëdija e kultit të gjuhë shqipe, duke e parë atë si një
2
minierë të kapacitete të pashtershme .

E parë në tërësi, vepra e Kadaresë shfaqet si një univers q ëtë trondit me galerinë e pafund të
personazheve, me trajektoret e hedhura mes epokave, me groteskun e tragjizmin njerëzor, me
lirizmin

fin dhe gjëmimet epike. Si e tillë, ajo është një vepër mjaft komplekse, me shumë shtresa:
3
estetike, filozofike, historike, etnografike .

Krijimtarinë letrare Ismail Kadare e kishte filluar në vitet pesëdhjetë si poet me përmbledhjet
poetike Frymëzimet djaloshare të botuara në vitin 1954, Ëndërrimet të botuara në vitin 1957
dhe Shekulli im i botuar në vitin 1961, të cilat dëshmojnë frymëzimin dhe talentin e tij prej
shkrimtari. Poezia e tij lëvron temat letrare, historike, jetën e shqiptarëve në veçanti dhe
antropologjinë kulturore në përgjithësi. Ajo çka Ismail Kadarenë e bëri të t’i nisë fama e tij e cila
është prezente edhe sot e kësaj dite është romani i tij i parë në prozë dhe më e njohura deri më
sot, që ka parë më së shmti dritën e përkthimit, romani Gjenerali i ushtrisë së vdekur i botuar
në vitin 1963. Ky roman trajtonte vitet dhe ngjarjet e para të pasluftës, të cilat ja jepen të
pasqyruara sipas gjeneralit italian i cili ndodhet i shoqëruar nga një prift në Shqipëri dhe misioni
i tyre ishte çvarrosja dhe riatdhesimi i kockave të ushtarëve të rënë në vendin tonë.

Në vitin 1971 erdhi nga pena e Ismail Kadaresë romani i tij Kronikë në gur, një roman që fliste
për fëmijërinë, luftën dhe qytetin e tij të lindjes Gjirokastrën. Në vitin 1973 u botuar romani
Nëntori i një kryeqyteti, në vitin 1977 romani Dimri i fundit, në vitin 1978 romani Ura me tri
harqe etj, ku edhe sot ky personalitet është akoma në fazën e pjekurisë së trajtimit të temave
të romaneve që i sjell botës dhe kritikës shqiptare.

Ismail Kadare në rrëfimin e tij për romanin Kronikë në gur, i rrëfen lexuesit gjatë gjithë kohës,
ku të treguarit ose narracioni ka të bëjë me procesin e parashtrimit të një vijimësie ngjarjesh. Të
treguarit në disiplinën narratologjike dallon nga të treguarit e tjerë, pasi në rastin e
narratologjisë kemi një vijimësi të ngjarjeve. Me tregimtari kemi parashtrimin e ngjarjeve të
vërteta ose të trilluara, të cilat tregohen duke realizuar kalimin nga një tregimtar te një i
tregimtar. Narrativja përbëhet nga një seri ngjarjesh, të cilat tregohen gjatë procesit të të
treguarit ose ligjërimit. Këto ngjarje janë përzgjedhur nga një rregullator, sipas një rendi të
veçantë. Tregimtaria përfshin tregime ngjarjesh me gjatësi të ndryshme nga një fjali deri një
periudhë apo tekst. Fabula është ngjarja, është historia e rrëfyer
Vecori te stilit te autorit

E vecanta e Ismail Kadaresë, pra, mbetet pikërisht në fushën e fjalëve dhe ka të
bëjë me "lëndën" që zgjedh dhe përdor ai, me hapësirat prej nga vijnë prurjet
leksikore dhe mjetet fjalëformuese, por edhe me atë proces shoshitjeje e shqyrtimi
të përhershëm të këtij krijuesi për të shtuar ato lloje fjalësh e shprehjesh që u
shkojnë për shtat dhe meditimeve të tij krijuese dhe tematikës që ai trajton në
veprat e veta.

Ai vëzhgon e dëgjon cfarë thuhet, shfleton dhe vjel në dokumente të mocme të
shqipes, grumbullon dhe pastaj përzgjedh me durim dhe, pavarësisht nga ato që
nden gjuha në gjithë larminë e gjerësinë e saj, i vihet edhe një punë të ngultë
përpunuese e krijuese.

Ismail Kadareja është një fjalëkrijues gjithmonë i vecantë, i etur për rrjedha të reja
të fjalës. Ai mbledh dhe grumbullon prej trevave të ndryshme, por edhe përpunon e
rikrijon pa u ndalur fjalë, terma e mënyra të thëni që nuk i kishte më parë as gjuha
e folur letrare, as letërsia para tij.

Kadare në veprat e tij trajton çështje kyce, jetike (vitale), ekzistenciale, traditat
fisnike dhe të përditshmen e popullit shqiptar, por njëherit duke e ngritur me një
mjeshtëri të rrallë artistike, me njohuri të thella intelektuale e filozofike edhe në
planin ndërkombëtar - u jep atyre edhe dimensionin univerzal. Sjell diçka të re,
diçka magjepse e të mistershme.
Ndërtimi simbolik i romanit

Shohim se lidhja e autorit me veprën e tij është e fortë dhe kompakte si në rastin
e romanit Kronikë në gur.

Kronikë në gur afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt
krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari
është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së
tij. Që nga kjo fëmini e kanë zanafillën elementet që përbëjnë “universin Kadare”.

Qyteti i tij i lindjes pra qyteti i Gjirokastrës, që ishte, në të gjitha aspektet, një
qytet borgjez, me shtresë të mesme, me pronarë tokash, me fabrikantë të
ndryshëm, me njerëz të lajthitur dhe me njerëz aspak normalë.

Në këtë roman, më mirë se në çdo vepër tjetër të autorit, sipas mendimit tim,
gërshetohet e vërteta jetësore me të vërtetat artistike, duke krijuar një unitet
ideo-artistik. Qyteti ka marrë një vlerë përgjithësuese, por edhe fytyrën e tij të
veçantë. E veçantë në këtë qytet është pozicioni, arkitektura, mënyra e jetesës,
kurse e përgjithshme është se ai i ka të gjitha shqetësimet, që kanë qytetet e
tjerë, të cilët vuajnë nën zgjedhën e rëndë të pushtetit. Duke krijuar një galeri të
tërë personazhesh, autori nuk merret me skalitjen e tyre, nuk tregon historinë e
formimit të tyre, por duke i vënë ata në situata dhe rrethana të caktuara, shpreh
idealin e tij pozitiv. Kronikë në gur është një roman situatash, ambinetesh, tabllosh,
rrethanash ku bëhet lëvizja e personazheve.

Ndërkaq grumbujt e njerëzve, që mbushnin rrugët dhe sheshet, u vunë vetvetiu në
lëvizje. Një turmë u nis pothuaj me vrap në veri të qytetit, atje ku duhej të kishte rënë
avioni. Ata që mbetën, dolën nëpër dritare, dhe po ndiqnin me sy ballin e turmës, që,
pasi kapërceu rrugën e Varoshit, po nxinte tani në ashpërinën e Zallit. Kaloi dhe ca kohë
dhe balli i turmës nuk u duk më. Kurse bishti i saj s’kishte të mbaruar.

Një nga risitë më të mëdha të viteve ‘60-‘80-të, sikurse është funksionalizimi i
simboleve mitologjike, legjendare dhe historike, është shtrirë në krejt letërsinë
shqipe. Në krijimtarinë e shkruar në Kosovë, Maqedoni dhe në disaporë,
simbolika përdoret më parë dhe më fuqishëm në poezi, ndërsa në krijimtarinë e
shkruar brenda shtetit shqiptar është e mëvonshme dhe më e fuqishme në prozë.
Funksionalizmi me përparsi i kësaj simbolike nuk erdhi vetëm si vazhdimësi e një
cilësie moderne të poezive të tjera evropiane, por edhe si riciklim i një toposi të
mëparshëm të letërsisë shqipe, që gjendet në veprën e Gjergj Fishtës, të Ndre
Mjedës, të Asdrenit, të Fan Nolit, të Et’hem Haxhiademit etj. Përbashkësi të tilla
paraqesin homogjenitetin dhe njësinë e letërsisë shqipe njëherësh, në sinkroni
dhe në diakroni. Etnopsikologjia dhe vetëdija shqipatare, si dy faktore kryesorë të
krijimit, kanë përcaktuar edhe kahjen e përhershme drejt afrimit dhe njësimit të
letërsisë. Në vitet ‘70-‘80-të Azem Shkreli, Ali Podrimja etj kanë shkruar poezi
kushtuar Ismail Kadaresë, Fatos Arapit, Dritëro Agollit dhe, anasjelltas, Fatos
Arapi, Dritëro Agolli, Xhehavir Spahiu dhe poetë të brezit të ri u kanë kushtuar
poezi, herë me emër dhe herë pa emër Ali Podrimjes, Rexhep Qosjes dhe
shkrimtarëve të tjerë në Prishtinë. Në këto poezi nuk shprehin yhjesht ndjenjat
miqësore vetjake, por ndjenjat kombëtare.

Për nga mjetet artistike, stili, gjuha, romani Kronikë në gur është një model. Kjo
është prozë e mbushur me figura, metafora, hiperbola, paralelizma, kontaste,
simbole. Nëpërmjet gjithë këtyre figurave, nëpërmjet kësaj begatie të stilit, merr
frymë, rritet kuadri i qytetit, formose karakteret.

Dita gdhiu e zymtë. Drita e mëngjesit mezi futej nëpër frëngjitë e ngushta. Aty nga ora
shtatë kështjella u gallërua. Filloi përsëri një lëvizje e paprerë nëpër galeritë, në
vendkalimet, në hyrjet dhe në daljet. Gjithmonë e më tepër njerëzit takonin të njohurit
e tyre. Kuptohej menjëherë se të gjithë ishin ende të tronditur. Ishte hera e parë që në
jetën e tij të gjatë, qyteti i tërë ishte mbledhur e po gdhihej nën një pullaz. Familjet
kishin zënë vend njëra pranë tjetrës pa asnjë rregullsi. Ishin prishur në mënyrën më të
egër përmasat, largësitë e lagjeve dhe të shtëpive nga njëra-tjetrën; me një fjalë shtrirja
në hapësirë. Pullazi i përbashkët bashkonte nën vete të pabashkushmen: Karllashët dhe
Hankonatët, myslimanët e të krishterët, murgeshat, vajzat e shtëpisë publike, familjet e
mëdha, pastruesit e rrugëve, jevgjit.
Rrëfimi:

Rrëfimi bëhet në veten e parë sepse heroi kryesor rrëfen për fëmijërinë e tij.
Rrëfimi i tij është vazhdimisht figurativ dhe gjallërues sepse i nënshtrohet logjikës
fëmijërore.

Ky lloj rrëfimi i mbështetur në një perceptim naiv kalon lehtësisht në metonimi,
metaforë, personifikim, hiperbolë, grotesk. Ngjarjet i humbasin përmasat reale dhe
marrin përmasa të tjera, por e ruajnë thelbin e vet. Ato janë hiperbolizuar,
tejzmadhuar.

Qyteti mendohet sa gjithë bota. Ngjarjet, dukuritë janë më të tejzvogëluara,
pushtimi shihet me ngritjen e një flamuri tjetër dhe ushtarë që flasin në gjuhë të
huaj.

Fëmija çuditet që të rriturit revoltohen nga flamuri i huaj që është një copë
mëndafsh që e tund era. Gjatë rrëfimit për të afërmit dhe qytetin merr ngjyrim
poetizues, zbukurues.

Është dashuria e madhe që ka për to, nostalgjia, malli që ka për fëmijërinë a
pakthyeshme që e poetizon. Rrëfimi i tij ngjan si një rrëfim magjik. Vështrimi naiv
fëmijëror ndërthuret me rrëfimin racional të të rriturve.
Ismail Kadare-fëmijë
Personazhet plaka luajnë rol kryesor. Ai e quan veten me fat që është rritur në një
mjedis të tillë dhe ka dëgjuar shpjegimet e para për botën nga goja e plakave.
Gjyshe Selfixhja, hallë xhemja, Kako Pinua, Nënëmadhja, Plakat e jetës, Plakat
katërxhika etj. formojnë një tërësi, formojnë një kor të lashtë e të përjetshëm.

Pjesëmarrja e fëmijës në vepër shton sinqeritetin dhe thjeshtësinë, kurse largimi
nga un-i, dublimi i tij nga autori, që mediton, analizon, shpreh pikëpamjet
filozofike, shoqërore dhe morale që shpreh idealin social-estetik më të përparuar.

Përjashta nata dimërore kishte mbështjellë çdo gjë me ujëra, mjegull dhe erë. Duke
future kryet nën mbulesë, dëgjoja mbyturazi zhurmën monotone të pikave të shiut
mbi pullazin e madh të shtëpisë sonë. E merrja me mend se si pikat e panumërta
rrokulliseshin tani në pllakat e Pjerrëta, duke shpejtuar të binin sa më parë në tokë,
që pataj të avulloheshin dhe të ngjiteshin prapë atje lart, në qillen e bardhë. Ato
nuk e dinin se në strehët e pullazit i priste një grackë e njohur, lugu prej llamarine.
Pikërisht në çastin kur bëheshin gati të kërcenin nga streha në tokë, pikat e shiut
gjendehsin befas në lugun e ngushtë, bashkë me mijëra e mijëra shoqe të tjera, që
pyesnin të frikësuara: “Ku po shkojmë kështu, ku po na çojnë? Dhe, pa e mbledhur
veten mirë nga ky vrap i çmendur, binin befas në një burg të thellë e të errët, në
strenën e shtëpisë sonë.

Kështu merrte fund jeta e lirë dhe gazmore e pikave të shiut. Atje, në strenën e
errët e të shurdhër, ato do të kujtonin pastaj me pikëllim hapësirat qiellore, që nuk
do t’i shihnin kurrë qytetet e habitshme poshtë tyre dhe horizontet plot me
vetëtima. Vetëm unë ndonjëherë, duke luajtur, do t’u dërgoja me anë të pasqyrëzës
një copë qiell të vogël sa një pëllëmbë, që do të lundronte mbi gjirin e ujit, si një
kujtim i shkurtër i qiellit të madh. Ato do të kalonin shumë ditë e muaj të
mërzitshëm atje poshtë, derisa nëna ime t’i nxirrte me vedër, të hutuara e të
shushatura nga terri, për të larë pastaj me to rrobat tona, shkallët dhe mesoret e
shtëpisë. Por tani për tani ato nuk dinin asgjë. Tani ato vraponin tërë gaz e bujë
nëpër pllakat e gurta dhe, vetëm unë me kryet nën velenxë ua qaja hallin. Kur
shirat vazhdonin tri-katër ditë rrjesht, im atë e shkëpuste lugun, që sterna të mos
mbushej më tepër se ç’duhej. Sterna ishte e madhe. Ajo shtrihet pothuaj nën gjithë
sipërfaqen që zinte shtëpia jonë dhe në qoftë se shpërthente mund të përmbyste në
fillim kubenë dhe pastaj të shkallonte krejt themelet e shtëpisë, sepse qyteti unë i
pjerrët, dhe në këtë qytet mund të ndodhte çdo gjë, ishte i pjerrët, dhe në këtë qytet
mund të nodhte çdo gjë.
Për këtë roman mund të themi se nuk kmei të bëjmë me një roman për fëmijërinë,
por me një personazh-fëmijë që hyn në galerinë e personazheve të romanit.

Shkrimtari, duke hedhur sytë në të kalurën e qytetit, nuk mban një qëndrim
nostalgjik dhe adhurues ndaj fëmijrërisë, përkundrazi, mban një qëndrim kritik, të
cilin e shpreh nëpërmjet një keqardhjeje të hidhur dhe herë-herë nëpërmjet një
ironie therëse.

Herë herë autori tregon shtruar, zë një kënd dhe mediton, i jep të qartë lexuesit
logjikën e fëmijës, duke përdorur gjuhën e folur dhe duke zbuluar nga polita e të
rriturit vlera të mëdha artistike, në rastin tonë, duke dhënë një ironi të lehtë dhe një
keqardhje të hidhur.

Këndvështrimi I luftës nga fëmijët e vendit

Gjatë gjithë kohës dhe nëpër kultura, fëmijët e vegjël - veçanërisht djemtë - kanë
qenë të magjepsur nga lufta dhe lojërat me armë.  Kjo lloj loje, ku "djemtë e mirë"
ndjekin, kapin dhe pretendojnë se qëllojnë "djemtë e këqij", kënaq shumë interesa
zhvillimore dhe nevoja që kanë fëmijët e vegjël.  Ndoshta më shumë se çdo formë
tjetër loje, loja me luftë i lejon fëmijët të ndiejnë një ndjenjë zotërimi dhe fuqie. 
Ndërsa fëmijët e vegjël “luftojnë” dhe mposhtin djemtë e këqij të botës së tyre
imagjinare, ata ndihen të fortë dhe në kontroll.  Fëmijët mund të shprehin ndjenja
armiqësie dhe frikë ndaj armiqve të tyre imagjinarë dhe të marrin një kontroll të
brendshëm mbi këto ndjenja.  Ata mund të përballojnë të mirën kundër të keqes,
gjë që është një ndeshje e rregullt për mënyrën sesi fëmijët e vegjël priren t'i shohin
gjërat në ndarje të veçanta.  Shumë fëmijë kanë nevojë për luftë dhe lojëra me
armë, veçanërisht ata që ndihen të pafuqishëm në jetën e tyre, siç bëjnë shumë
fëmijë kur u duhet të përballen me situata të frikshme si ndarja nga shtëpia,
shkuarja në shkollë dhe për disa, divorci, sëmundje ose dhunë në lagje.

You might also like