You are on page 1of 2

Bardha e Temalit – Pashko Vasa, Analiza e

Vepres!

Te dhena mbi romanin “Bardha e Temalit”:


“Bardha e Temalit” eshte nje roman ne gjuhen franceze qe Pashko Vasa e botoi ne Paris me
pseudonimin Albanus Albano. edhe pse vepra e Vases nuk eshte shkruar ne shqip, ajo mbahet si
romani me i vjeter me teme shqiptare, i shkruar nga nje shqiptar. Ne kete roman vihet re realizimi si
dhe disa elemente te kritikes shoqerore, me reformime te vecanta per rolin e gruas ne shoqerine
shqiptare. Romani eshte marre nga nje histori qe ka ndodhur realisht ne Shkoder me 1842.
Personazhet dhe Vendi ne romanin “Bardha e Temalit”:
Pershkrimi i personazheve dhe vendeve eshte shume i qarte dhe i thelle. Qellimi i P.Vases eshte te vere
ne dukje doket e zakonet e jetes se popullit shqiptar.  Te pershkruaje ne menyre realiste qytetin e
Shkodres,
 Skena hapet me lagjen e Shkodres, ku jetonte Bardha dhe ku ishin mbledhur shume
persona per te pare e pershendetur nusen e Lulit te Temalit.

 Lagjia pershkruhet si nje vend i hareshem, plote jete dhe e pasur me ngjyra
 Grate percaktohen ne dy lloje, katolike dhe myslimane.

 Luli eshte nje luftetar trim, krenar dhe gjaknxehte. Ai sishte i kulturuar, i studiuar, e vetmja
gje qe dinte ishte te fliste per betejat.

 Bardha ishte nje vajze nga qyteti e cila nuk shihej me sy te mire nga malsoret. Ajo
konsiderohej si e huaj ne vend. Bardha vishej me rroba te shtrenjta, shume larg traditave malsore.
Ajo pershkruhet si nje grua shume e bukur, leshverdhe, me shikom te forte, por te trishtuar sepse e
dinte se i shoqi nuk e donte dhe respektonte.

 Aradi ishte i kulturuar dhe kishte nje shpirt poetik dhe plot fantazi.
Permbajtja e romanit “Bardha e Temalit”:
Protagonistja, Bardha, vajza e nje familjeje te pasur katolike martohet kunder deshires se saj me Lulin,
djalin e nje familjeje te pasur bajraktaresh. Kthimi ne Shkoder e ben te mundur takimin (njohjen) me
Aradin, 17 vjecarin, te cilit i pelqente te studionte, e donte letersine, gjuhet e huaja, etj. Njihte autore
italiane si: Petrarka. Shpirti i tij ishte poetik dhe plot fantazi. Aradi vihej ne tallje per shpirtin e tij
poetik nga Sulejman Cafi, nje mysliman maskara, qe e provokonte dhe  e shtynte per te luftuar. Pas
shume provokimesh do ta vriste edhe pse nuk donte te perfshihej ne vrasje. Por kodi i nderit e
parashikon nje gje te tille per provokime te ketilla. Bardha i rrefen nenes se saj trishtimin pasi i shoqi
nuk e do, as e perfill dhe do te donte ta linte, por nena i kujton detyrimet dhe e paralajmeron per
pasojat. Pasojat do te ishin te medha pasi Gruaja shqiptare nuk merrej parasysh. Duhet te jete e lene
pas dote, smund ti kundervihet gjendjes se saj si grua, as ta lere te shoqin.Martesa nuk mund te
zgjidhet sepse duhet te respektohet si e kerkon kodi i kanunit. Familja e saj ka pranuar arern, unazen
e fejeses qe perbehet prej bakrit apo argjendit, qe lidh fatin e djalit me vajzen derisa ky te ishte gjalle.
Fundi i romanit eshte tragjik. Bardha vendos te vrase te shoqin. Nderhyn nena e Lulit, e cila, per te
mbrojtur nderin e te birit, i cli nuk mund te duroje tekat e te shoqes, e vret Bardhen ne gjume.
Tema e ketij romani:
Ne kete roman preket tema e gjakmarrjes. Kanuni ishte ai qe rregullonte marredheniet mes malesorev
te Veriut te Shqiperise.
Sfondi i historise se Bardhes dhe Aradit (dashuria) i jep mundesine autorit te trajtoje tema shume te
rendesishme dhe tipike te kultures shqiptare.
1) Luftrat mes katolikeve dhe myslimaneve
2) Rolin brenda familjes dhe mbrojtjen me cdo kusht te nderit nepermjet gjakmarrjes.
Struktura e ketij romani:
Struktura eshte ajo e romanit historik pasi veprohet ne nje sfond historik real (marrin pjese
personazhe te epokes) Ka edhe pjese te krijuara. Zgidhet nje epoke e se kaluares dhe autori atje
vendos ngjarjen e vet, ku perzjen fantazine me realen. Kemi kthime te shpeshta nekohe per te
ilustruar fakte qe kane ndodhur me perpara te cilat ajne te njohura per lexuesin. 
Cfare percjell romani dhe cili eshte mesazhi I tij:
Autori denon patriarkatin, gjendjen e inferuoritetit te gruas pasi i mohoen te gjitha te drejtat. BArdha
ishte nje grua e shtypur nga nje prapambetje dhe mbyllje shume me e themme se pjesa tjeter e
Evropes.
Gruaja e nenshtruar ndaj vullnetit te familjes.
Fataliteti i saj eshte te jete e denuar me nje diskriminim absolut.
I vetmi akt qe u lejohej grave shqiptare ishte lufta
Grate pesonin nje shtypje te dyfishte: brenda dhe jashte shtepie.
Endrra dhe Magjia:
Ne veper perfshihen  elementi si endrra dhe magjia.
1) Nena e Jak Koles enderron qe do ti vrasin djalin ( dhe kjo gje ndodh)
2) Grate rome parashikojne nga leximi i dores. Ato parashikuan qe Bardha sdo te kishte jeten e gjate
dhe se Aradit do ti nderoheshin veprat e tij por do te vdiste ne dhe te huaj.

You might also like