You are on page 1of 14

Projekt në lëndën e historisë

Tema:Lufta e parë botërore


Punoi

Tetor 2020
Përmbajtja
Shkaqet e luftës së parë botërore
Informacione të përgjithshme rreth luftës së parë
botërore
Fundi i luftës,karakteri dhe pasojat
Shkaqet e luftës së parë botërore
Në dekadat e fundit të shekullit XIX u bë zhvillimi i
madh i shkencës dhe teknikës ku mundësoi zhvillim
të shpejtë të prodhimtarisë ku më pas lindi
imperializmi tek shoqëritë kapitale.
LPB filloi nga viti 1914 por ethet e saj filluan të
ndjeheshin qqë nga viti 1900 për shkak të rivaliteteve
te mëdha për kolonitë, e zgjati deri në vitin 1918.
Kjo luftë e paparë në historinë e njerzimit kushtoi me
humbjen e 20 milion jetëve.
Shkaqet e LPB
 Këtë konflikt  mbarëbotëror të armatosur u
përballuan dy fuqi të mëdha: Perandoritë
qendrore (Perandoria Gjermane dhe Perandoria
Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetër Pakti i
Trefishtë (me Mbretëritë e Bashkuara, Francën,
dhe Rusinë). Lufta e Madhe filloi me 28
korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren
e Paktit të Trefishtë.
Shkaqet e LPB
 Lufta e parë botërore ishte kryesisht e përqendruar me
dy blloqet . Blloku i Antantës ku bënte pjesë
Britania ,Franca dhe Rusia dhe blloku Tripalesh
(Forcat Qendrore) ku bënte pjesë Gjermania ,Austro-
Hungaria dhe Italia .Te dyja blloqet kërkonin pretekst
për fillimin e luftës. Dhe ai u gjet më 28 qershor 1914,
kur Archduke Franz Ferdinand, trashëgimtar i
perandorisë Austro-Hungareze, u qëllua për vdekje me
gruan e tij nga Serbi i Bosnjës Gavrilo Princip në
Sarajevë, Bosnjë.
Shkaqet e LPB
Ferdinand kishte qenë duke inspektuar forcat e
armatosura perandorake të xhaxhait të tij në Bosnjë dhe
Hercegovinë, pavarësisht kërcënimit të nacionalistëve
serbë që dëshironin që këto zotërime Austro-Hungareze të
bashkoheshin me Serbinë e sapo pavarur. Austro-
Hungaria fajësoi qeverinë serbe për sulmin dhe shpresonte
të përdorte incidentin si justifikim për zgjidhjen e
problemit të nacionalizmit sllav njëherë e përgjithmonë
Austro-Hungaria i dërgoi ultimatum Sërbisë, por Sërbia
refuzoi, dhe pas nje muaji, respektivisht me 28 korrik,
Austro-Hungaria hyn në luftë me Serbinë.
LPB-datat më të rëndësishme
1914
 28 qershor – Vritet në Sarajevë trashëgimtari i fronit
të Austro-Hungarisë, Franc Ferdinandi i Habsburgëve,
nga një student nacionalist, i serbëve të Bosnjes,
Gavrilo Princip.
 28 korrik – Lojërat e aleancave mes fuqive të mëdha
do të trondisin krejtësisht botën me një konflikt të
paprecendetë. Austro-Hungaria i shpall luftë Serbisë.
Në datën 30 korrik mobilizohet Rusia e cila do që të
mbrojë Serbinë, të cilën e ka aleate strategjike.
1 gusht – Gjermania dhe Franca dekretojnë
mobilizimin e përgjithshëm. Gjermania i shpall luftë
Rusisë.
LPB-datat më të rëndësishme
3 gusht – Gjermania i shpall luftë Francës. Trupat
gjermane pushtojnë Belgjikën që kishte shpallur
neutralitet.
4 gusht – Britania e madhe i shpall luftë Gjermanisë.
 19-24 gusht – “Beteja e Kufijve”, në kufirin franko-belg
në veri dhe atë franko-gjerman në lindje, trupat
franceze dështojnë dhe tërhiqen me 200 kilometra për
t’u riorganizuar në Marne. Data 24 gusht do të jetë dita
kur trupat franceze humbasin më shumë njerëz gjatë
gjithë luftës, rreth 27 mijë.
LPB-datat më të rëndësishme
 23 gusht – Japonia i shpall luftë Gjermanisë.
 26-30 gusht – Beteja e Tanenbergut, gjenerali gjerman
Hindenburg rrethon trupat ruse, që kishin sulmuar më
17 gusht, më herët se sa kishte parashikuar Berlini, në
frontin e Prusisë Lindore.
 6-9 shtator – Beteja e Marnesë, ku një kundërofensivë
franko-britanike bllokoi avancimin e Gjermanisë vetëm
40 kilometra larg Parisit duke i shtyrë drejt veriut.
Rreth një milion ushtarë aleatë përballen me 800 mijë
gjermanë. Gjatë luftimeve pati rreth 500 mijë të vdekur
dhe të plagosur.
LPB-datat më të rëndësishme
 Shtator-Nëntor – Në frontin lindor është duke u zhvilluar
“gara për detin”, mes trupave franko-britanike dhe atyre
gjermane, të cilat përpiqen që të rrethojnë njëra tjetrën, në
17 nëntor luftimet u kryen në Detin e Veriut. Fronti që
tashmë shtrihej deri në kufirin zviceran, nuk do të
ndryshojë më deri në pranverë të vitit 1918. Fillon lufta e
transheve, që kishte si synim mbrojtjen e kufijve lindorë
dhe jugorë. Ky lloj luftimi do të zgjasë gjatë gjithë
konfliktit.
 1 nëntor – Perandoria Otomane hyri në luftë në krahë të
Perandorive të Qendrës, pasi frenoi anvancimin e trupave
ruse dhe e izoloi atë.
Fundi i luftës,karakteri dhe pasojat
Në fund të vitit 1917, Bolshevikët kishin marrë
pushtetin në Rusi dhe menjëherë u nisën për të
negociuar paqen me Gjermaninë. Në vitin 1918,
infuzioni i trupave dhe burimeve amerikane në frontin
perëndimor më në fund e ktheu shkallën në favor të
Aleatëve. Gjermania nënshkroi një marrëveshje
armëpushimi me Aleatët më 11 nëntor 1918.
Fundi i luftës,karakteri dhe pasojat
Lufta e Parë Botërore ishte e njohur si "lufta për t'i
dhënë fund të gjitha luftërave" për shkak të masakrës
dhe shkatërrimit të madh që shkaktoi. Fatkeqësisht,
traktati i paqes që zyrtarisht i dha fund konfliktit -
Traktati i Versajës i vitit 1919 - detyroi kushte
ndëshkimore ndaj Gjermanisë që destabilizuan
Evropën dhe hodhën bazat për Luftën e Dytë Botërore.

You might also like