Professional Documents
Culture Documents
10 Faktet e Pavërteta Të Luftës Së Parë Botërore: Ishte Lufta Më e Përgjakshme Në Histori
10 Faktet e Pavërteta Të Luftës Së Parë Botërore: Ishte Lufta Më e Përgjakshme Në Histori
Lufta e Parë Botërore, e cila u zhvillua mes viteve 1914-1918, është cilësuar si lufta më
shkatërrimtare që njohu historia njerëzore, edhe pse shumë dëshmi dhe fakte të saj u zbehën
nga shpërthimi i Luftës së Dytë. Për asnjë luftë në historinë e njerëzimit nuk ka patur kaq
shumë të panjohura dhe mite se sa Lufta e Parë. Për ushtarët që luftuan në të, ajo është
konsideruar si më e mirë në disa mënyra dhe më e keqe në disa të tjera. Më poshtë janë 10
fakte, të cilat historianët britanikë i kanë hedhur poshtë nga Lufta e Parë Botërore.
Në këtë luftë, është thënë se vdiqën më shumë njerëz se në asnjë konflikt tjetër. Sipas të
dhënave të historianëve britanikë, rreth 2 % e popullsisë britanike të asaj kohe, u vra në
përleshjet e Luftës së Parë Botërore. Mirëpo, gjatë luftës civile që shpërtheu në Britani në
fundin e shekullit 17, rreth 4 % e popullsisë u vra gjatë luftimeve.
Transhetë mund të jenë vërtet një vend i tmerrshëm për të jetuar. Lagështira, ekspozimi ndaj
të ftohtit dhe armikut dhe morali i dobët mund të ndikojnë negativisht në forcën e një ushtrie.
Mirëpo nuk është aspak e vërtetë që ushtarët në Luftën e Parë jetuan aq gjatë sa thuhet nëpër
transhe. Ushtria britanike i kishte llogaritur disavantazhet e transheve, ndaj mori masa që
asnjë njësi ushtarake të mos kalonte më shumë se 10 ditë në muaj në transhe. Kështu, ushtarët
që dërgoheshin në front, zëvendësoheshin brenda 10
ditëve me ushtarë të tjerë.
Kjo thënie supozohej që të ishte thënë nga një figurë e lartë e ushtrisë gjermane, që do të
thoshte se ushtarët britanikë ishin mjaft të mirë në betejë, por që udhëhiqeshin nga njerëz të
paaftë. Por historia tregon se nuk është aspak kështu. Kjo thënie ishte një shpikje e një
historiani. Gjatë luftës, më shumë se 200 gjeneralë u vranë, lënduan apo u kapën rob. Pjesa
më e madhe e tyre e vizitonin frontin e luftës çdo ditë. Në luftë ata qëndruan pranë ushtrisë
dhe betejës, madje më pranë se sa qëndrojnë gjeneralët e sotëm. Natyrisht që kishte edhe
gjeneralë që nuk ishin të zotë për beteja, por pjesa më e madhe e tyre ishin mjaft të zotë.
Edhe pse në histori thuhet se australianët dhe neozelandezët luftuan më shumë në Betejën e
Dardaneleve ndaj ushtrisë së Perandorisë Osmane dhe Gjermanisë, në fakt britanikët ishin më
të shumtë në numër. Britanikët pësuan më shumë dëme se australianët dhe neozelandezët të
marrë së bashku. Madje edhe francezët patën më shumë humbje në këtë fushatë të
përgjakshme. Taktikat në Frontin e Perëndimit nuk ndryshuan pavarësisht humbjeve
Në asnjë luftë të mëparshme nuk pati kaq shumë ndryshime të taktikave sulmuese/mbrojtëse
se sa në Luftën e Parë Botërore. Kjo luftë, kulmoi me shpikje inovative në fushën e
inxhinierisë ushtarake. Lufta nisi, fillimisht me gjeneralët që qëndronin mbi kuaj dhe luftonin
në fushë të hapur pa asnjë mbështetje nga krahët. Pak vjet më vonë, gjeneralët hidheshin në
betejë të armatosur rëndë dhe të mbështetur nga artilieria Nga shpatat u kalua tek pushkët. Po
kështu, britanikët përdorën mitralozin e rëndë, si edhe shpikën tankun e parë. Një shpikje e
madhe ishte edhe radari, që i bëri britanikët të pamposhtur në ajër.
Është gabim të mendosh që s’pati fitues. Në shtator të vitit 1918, perandori gjerman dhe
këshilltari i tij ushtarak ranë dakord se Gjermania nuk mund ta fitonte dot luftën dhe ndaj
kërkuan traktat paqeje. Më 11 nëntor Gjermania u dorëzua zyrtarisht. Ndërsa gjatë Luftës së
Dytë Botërore, qeveria e Hitlerit nuk e pranoi kurrë humbjen dhe luftoi deri në fund. Madje
Hitleri nuk e kërkoi kurrë paqen dhe nuk pati një traktat ku u vendos humbësi dhe fituesi.
Traktati i Versajës ishte i rëndë
Edhe pse mendohet se Lufta e Parë ishte nga më të urryerat, shumë ushtarë kaluan e kaluan
pa pasoja të rënda. Pjesa më e madhe e tyre i shmangën ofensivat e mëdha dhe duke marrë
parasysh se vinin nga shtresat e ulëta, kushtet në ushtri ishin më të mira se në shtëpi. Ushtarët
kishin një dietë prej 4000 kalorish në ditë, aq mjafton sa për të shtuar të paktën 2 kg në javë
në kushte normale.