You are on page 1of 1

Duke përfshirë diplomatë nga 34 vende dhe kombësi, vendimet kryesore ishin

krijimi i Lidhjes së Kombeve si dhe pesë traktatet e paqes me fuqitë humbëse;


mandatimi i zotërimeve tejdetare të perandorive Gjermane dhe osmane,
kryesisht britanise dhe frances; dhe ravijëzimi i kufijve të rinj kombëtar (në
disa raste në formë plebishitare) duke pasqyruar më mirë ndarjet etnike.
Rezultati kryesor ishte Traktati i Versajës me Gjermaninë, i cili në seksionin
231 i ngarkonte fajësimin për luftën "Gjermanisë si dhe aleatëve të saj".
Evropa e re, e cila doli nga Lufta e Parë Botërore, kërkonte edhe një rishikim
të ri të kufijve të saj. Ballkani ishte padyshim i pari në kontekstin e ri. Austro-
Hungaria dhe Gjermania, dy vendet që kishin
ndihmuar Shqipërinë në Konferencën e Londrës, kishin dalë të humbura dhe
nuk ekzistonin më si perandori të fuqishme. Në skenën botërore kishte
dalë SHBA-ja, fuqia e re që kishte qenë vendimtare në fitimin e luftës nga
aleatet. Pikërisht tek kjo, u mbështeten shpresat e Shqipërisë për garantimin e
kufijve të saj. Jugosllavia e porsa krijuar dhe Greqia kishin ngritur një sere
pretendimesh dhe nuk ishte çudi që kufijtë e 1913 të rrudheshin edhe më
shumë. Aq më tepër, që Italia e cila kishte pushtuar Vlorën dhe rrethinat e saj,
ishte e bindur për të mos i lëshuar ato.

You might also like