You are on page 1of 5

Çlirimi i vendit dhe pasojat

e luftës (maj-nëntor 1944)


-Kongresi i Përmetit
-Zgjerimi i luftës antifashiste (pranverë-vjeshtë 1944)
-Çlirimi i plotë i Shqipërisë dhe pasojat e luftës
Ngjarjet ne pranverën e vitit 1944
 Në pranverën e vitit 1944, situata e luftës po
shkonte dukshëm në disfavor të Gjermanisë
naziste.
 Kishte plane të ndryshme të aleatëve anglo-
amerikanë për zbarkim në Evropë.
 Raportet mes forcave nacionalçlirimtare dhe atyre
nacionaliste ishin përkeqësuar shumë duke shkuar
në armiqësi të hapur.
 FNÇ kishte konsoliduar pozitat në aspektin
ushtarak duke treguar aftësi të larta mbijetese
(Operacioni i Dimrit) dhe epërsie në organizim ndaj
forcave nacionaliste
Kongresi i Përmetit
 24-28 maj 1944
◦ krijohet Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar (KANÇ), si organi më i
lartë legjislativ dhe ekzekutiv;
◦ formohet Komiteti ANÇ, me atributet e një qeverie të përkohshme;
◦ njësohet komanda ushtarake, ndërsa Enver Hoxha u zgjodh
komisar politik e komandant i përgjithshëm i Ushtrisë NÇ;
◦ u vendosën gradat në ushtri.
◦ ndalohet ardhja e mbretit Zogu I në Shqipëri;
◦ vendoset që forma e regjimit të vendosej pas lufte, me votën
popullore;
◦ të mos njihej asnjë qeveri tjetër, brenda ose jashtë vendit dhe të
rishikoheshin të gjitha marrëveshjet e lidhura më parë me vendet e
tjera, deri në anulimin e tyre;
◦ Kongresi shprehu dëshirën që Bashkimi Sovjetik dhe ShBA-ja të
dërgonin misione ushtarake në Shqipëri, ashtu si Britania e Madhe
Veprimet luftarake në Shqipëri në
verë-vjeshtën e 1944.
 Operacioni i Qershorit (maj-qershor) përfshiu krahas trupave të shumta
gjermane dhe forca të xhandarmërisë, formacione të ndryshme balliste etj.
 Forcat partizane, me gjithë dëmet e humbjet njerëzore, i shkaktuan humbje
gjermaneve
 kalimi i Divizioni I Sulmues në Veri duke filluar nga shtatori i vitit 1944 lufta
hyri në fazën përfundimtare për çlirimin e qyteteve dhe të mbarë vendit;
 Mbledhja e Beratit 20-23 tetor 1944 vendosi
 -shndërrimin e Komitetit ANÇ në qeveri të përkohshme, me E. Hoxhën në krye;
-miratoi “Deklaraten mbi të Drejtat e Qytetarëve”, e cila parashikonte të drejtën
e fjalës, të shtypit, të zgjedhjeve, të drejta të barabarta midis burrit e gruas etj;

 beteja për çlirimin e Tiranës që zgjati 19 ditë, e mbështetur dhe nga populli i
Tiranës, Tirana u clirua ne 17 nentor.
 pas mesnatës së 28 nëntorit, në të gdhirë të 29-s, u çlirua Shkodra, që shënoi
çlirimin e plotë të Shqipërisë
Shqipëria në përfundim të luftës
 Lufta çlirimtare antifashiste përbën një ngjarje të rëndësishme
të historisë kombëtare, si pjesë përbërëse e luftës antifashiste
botërore.
 populli shqiptar përballoi në luftë 15 divizione armike, ndërsa
në raport me numrin e popullsisë, pësoi humbje të rënda
materiale dhe njerëzore,
 Sipas raporteve zyrtare të pasluftës rezultojnë 28 mijë
dëshmorë; u vranë, u zhdukën e u gjymtuan 7,3% e
popullsisë, kurse 21% e shtëpive u dogjën.
 Në fund të luftës u arrit të realizohej vetëm një objektiv:
çlirimi i vendit dhe ruajtja e tërësisë territoriale të
shtetit shqiptar në kufijtë e vitit 1913 dhe jo objektivi për
vendosjen e një regjimi demokratik dhe bashkimin e të gjitha
territoreve shqiptare.

You might also like