You are on page 1of 4

Çështja e pranimit të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të

Bashkuara ka qenë një ndër problemet e rëndësishme të pplitikës


së jashtme të shtetit shqiptar menjëherë pas përfundimit të Luftës
së Dytë Botërore. Që në mars 1945 qeveria shqiptare e kohës
kishte kërkuar pranë Fuqive të Mëdha, iniciatore të krijimit të
OKB, që Shqipëria të konsiderohej si anëtare themeluese e kësaj
organizate për hir të pjesëmarrjes së popullit shqiptar në luftën e
madhe antifashiste, si pjesë e koalicionit të madh antifashist të
popujve. Qeveria e SHBA duke njohur luftën e pabarabartë dhe
sakrificat e kontributin e popullit shqiptar në triumfin e kauzës së
përbashkët, fitorja kundër fashizmit, i bënë të qartë qeverisë
shqiptare se Fuqitë inisiatore të krijimit të kësaj organizate kishin
rënë dakort të mos ftoheshin në konferencën e San Franciskos
qeveritë që nuk ishin njohur akoma nga ato dhe me të cilat si
pasojë nuk ishin vendosur marrëdhënie zyrtare, siç ishte rasti i
qeverisë shqiptare.
Në vitin 1946 qeveria shqiptare kërkoi që vendi të pranohej në
OKB në kuadrin e dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Komiteti i Pranimeve të Antarëve të Rinj kërkonte informacione
shtesë për të shoqëruar aplikimin e qeverisë shqiptare, ndër të
tjera mbi zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet me Greqinë,
qëndrimin e qeverise komuniste në Tiranë ndaj vlershmërisë së
traktateve dhe marrëveshjeve në fuqi të nënshkruara para 7 prillit
1939 midis Shqipërisë dhe shteteve anëtare të OKB, apo
informacion zyrtar për zhvillimin e zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945
dhe rezultatin e tyre, etj. Përgjigjet e marra nga pala shqiptare në
ato vite nuk kënaqnin të gjithë anëtarët e organizatës dhe kështu
kërkesa e Shqipërisë për antarësim në OKB rrëzohej. Lidhur me
traktatet e marrëveshjet e nënshkruara para 7 prillit 1939, qeveria
shiptare pranonte diskutimin e vlershmërisë së tyre por pasi të
ishin vendosur marrëdhëniet diplomatike me shtetet
nënshkruese, qëndrim që nuk gjente dakordësi nga Fuqitë e
Mëdha bazuar në të drejtën ndërkombëtare për këto raste.
Pas vetos së parë në gusht 1946, SHBA dhe Britania e Madhe,
përdoren këtë veto edhe në vitin 1947 dhe 1949 duke akuzuar
qeverinë komuniste të kohës se nuk respektonte të drejtat e
njeriut në Shqiperi, se kishte ndërhyrë në luftën civile në Greqi
duke pritur refugjatë grekë etj. Situatën e rëndoi edhe Incidenti i
Kanalit të Korfuzit, apo prishja e marrëdhënieve me Jugosllavine
e Titos 1948, e cila e kishte mbështetur në fillim kërkesën e
Shqipërisë. Qeveria shqiptare e përsëriti përsëri kërkesën e saj për
pranim në OKB edhe në vitin 1948, në vitin 1952 dhe në vitin
1954. Në këtë të fundit, MPJ Behar Shtylla që ishte edhe
Observator Permanent i Shqipërisë pranë OKB, ndër të tjera
shprehej se qeveria shqiptare pranonte pa asnjë rezervë të gjitha
detyrimet që rridhnin nga Karta e OKB dhe se ishte e gatshme ti
plotësonte ato. Kërkesa përfundonte me deklaratën se …”vendimi
për pranimin e Shqipërisë në OKB do të ishte në pajtim të plotë
me parimet e larta të Kartës dhe me vullnetin e popujve që
Kombet e Bashkuara të jenë një qendër ndërkombëtare ku te
bashkohen dhe të bashkëpunojnë të gjitha shtetet e lira dhe
sovrane, pavarësisht nga sistemet e tyre politike e shoqërore.”
(V.1954, D.195).
Tashmë shteti shqiptar kishte zgjeruar numrin e shteteve me të
cilat kishte vendosur marrëdhënie diplomatike, ishte forcuar
miqësia me Bashkimin Sovjetik, anëtar i Këshillit të Sigurimit, i
cili mbështeste fuqishëm kërkesën e qeverise shqiptare si anëtare
e Bllokut Lindor, po bëheshin përpjekie për normalizimin e
marrëdhënieve me Greqinë, Shqipëria ishte bërë pjesë në disa
konventa ndërkombëtare apo organizata ndërkombëtare, ndër to
edhe në organizata të specializuara të OKB si UNRRA etj.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në mbledhjen
e saj plenare të mbajtur me 14 dhjetor 1955, duke vepruar në bazë
të rekomandimit të Këshillit të Sigurimit, mori në shqyrtim
kërkesën e Shqipërisë dhe vendosi ta pranonte atë si anëtare të
Kombeve të Bashkuara së bashku me 15 shtete të tjera. Ky zgjerim
i organizatës me 16 anëtarë të rinj ishte një hap i rëndësishëm
drejt zbatimit të parimit të universalitetit të OKB, forconte
autoritetin e saj dhe kontribuonte në zgjerimin e bashkëpunimit
ndërkombëtar.
Me 15 dhjetor u njioftua zyrtarisht qeveria shqiptare për vendimin
e Asamblesë së Përgjithshme dhe tre ditë më vonë qeveria
shqiptare njoftoi për caktimin e delegacionit të saj zyrtar në
sesionin e dhjetë të Asamblesë së Përgjithshme.
Që nga ajo kohë Shqipëria ka gëzuar pa ndërprerje statusin e
shtetit anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe ka
dhënë kontribut të vazhdueshem në të mirë të paqes,
mirëkuptimit dhe zgjidhjes së problemeve ndërkombëtare me
mjete paqësore.

Emi Peshkatari
Diamantia Alcani
Amversa Docaj
Erjola Hasa Klasa VIII d

You might also like