You are on page 1of 2

Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e

Kombeve

Lidhja e Kombeve ishte Organizat ndërkombëtare e themeluar më


10 janar 1920 në Gjenevë të Zvicrës, si rrezultat i Konferences së
Paqes e cila përfundoi Luftën e Parë Botrore. Ideator i saj ishte
Uillson i cili parashikonte që Lidhja të kishte mandat të dyfishtë
të vendoste paqen dhe të korrigjonte pa rregullsit e sajë.
Mbështetesit kryesor të Lidhjes së Kombeve ishin Britania dhe Francë, edhe pse ideator i
lidhjes ishte presidenti amerikan Uillson, Shtetet e Bashkuara kurr nuk u bën anëtare te
Lidhjes. Lidhja do të mbikqyrte paqen dhe mirëqenjen e pergjithshme duke mbështetur të
dobëtit dhe kur të ishte nevoja të ndeshkonte të pa bindurit. Shqipëria në vitin 1920 hyri e
ngarkuar me problemin e pa zgjidhur të statusit shtetror dhe të kufijeve të sajë. Konferenca e
Paqes nuk e kishte zgjidhur këtë problem, prandaj mbeti që për fatin e Shqipëris dhe për
kufijte sajë të vendosnin Konferenca e Ambasadoreve ne Paris dhe Lidhja e Kombeve. Pas
dorheqjes së Qeverisë së Sylejman Delvines më 14 nëntor 1920 pasë katër ditësh 19 nëntor
1920, u krijua Qeveria e re me kryeminister Ilijaz Bej Vrioni, një nga detyrat më të
rendesishme të politikes së jashtme të qeveris së re të Vrionit ishte njohja e Shqipëris në
Lidhjen e Kombeve. Kështu Qeveria Shqiptare morri vendim që të kërkoi pranimin e
Shqipëris në Lidhjen e Kombeve. Ishte rasti i vetem që një shtet me kufij të pa caktuar dhe
me një Qeveri të pa njohur nga shtetet e tjera kërkon të bëhet antare e Lidhjes së Kombeve.

Një muaj përpara hapjes së Asambles së Lidhjes së Kombeve më 12 tetor 1920 delegacioni
shqiptar qe ishte në Konferencen e Paqes me në krye Pandeli Evangjelin, i paraqiti sekretarit
të përgjithshem të lidhjes Drummond kërkesen e Qeveris së Tiranës për pranim në Lidhjene
Kombeve, mirpo kjo nuk u pranua pasi u kundershtua nga përfaqsuesi francez Viviani, që
fliste ne emër edhe të fqinjeve ballakanik të Shqipërisë, andaj u la që çështja e pranimit të
Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve të diskutohet në seancen e ardhshme të asambles se lidhjes.

Më 15 nëntor 1920 do të hapej në Gjenev të Zvicres e para Asamble e Lidhjes së Kombeve,


për të shfrytëzuar sa ma mir këtë mundesi Qeveria shqiptare dergoi në Gjenev një delegacion
të posaqem të kryesuar nga Fan Noli dhe të përbër nga Pandeli Cali, Dr. Adhamadhi dhe Hil
Mosi. Në cilesin e kryetarit të delegacionit shqiptarë Fan Noli i drejtoi Lidhjes së Kombeve
memorandume, me të cilat kërkonte respektimin kombëtar dhe territorial të shtetit shqiptar,
mbi bazen e vendimeve të Konferncës së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha që u mbajt më
1913 në Londër e cila e pat njohur pavarsinë e popullit shqiptarë.

Njëherit Noli demaskoi Traktatin e Fsheht të Londres të vitit 1915, dhe kërkoi nga ky forum
që Shqiperia të pranohej në këtë Organizat. Me fjalimin e tij Fan Noli i befasoi të gjithë, nuk
vonoi shum dhe e pagëzuan si Demosteni shqiptar, kurse fjalimit të tij shtypi i huaj i dha një
titull simbolik ” Bomba e Peshkopit Shqiptarë.”

Pranimi i Shqipëris në Lidhjen e Kombeve u kundrshtua nga fqinjët ballkanik Serbia, Greqia
si dhe nga Franca, e cila me anë të perfaqësuesit të sajë Vivianit e kundershtonte pranimin e
Shqipërisë në emër të fqinjëve ballkanik. Sipas të cilit Shqipëria nuk i plotësonte kushtet për
pranim, pasi që nuk i kishte kufijt e caktuar dhe nuk e kishte të zgjidhur çështjen e statusit,
andaj ai kërkonte të shtyhej pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Me gjithë
kundershtimet e Vivianit për shtyrjen e Pranimit të Shqipërisë, falë kontributit të
jashtëzakonshëm të delegacionit shqiptar në Asamblen e Lidhjes së Kombeve, si dhe me
përkrahjen e madhe nga përfaqësuesit e Dominioneve Britanike të Afrikes së Jugut dhe
Kanadasë, përkatësisht Lordi Robert Cecil dhe N.Ë.Roëell, të cilet ishin avokatët më të
vendosur për pranimin e Shqipëris në seancen e 17 dhjetorit 1920 ku Asamblea e Lidhjes së
Kombeve e pranoi Shqipërinë si anëtare të sajë me një shumic votash. Në fjalimin e tij Lordi
Cecil e ngriti lart patriotizmin dhe ndjenjën kombëtare të popullit shqiptar. Ndjenja
kombëtare tha ai, në Shqipëri është po aq e gjallë sa edhe kudo gjetkë, sa edhe në Franc, në
Zvicër ose në çdo vend tjetër, prandaj duhet bërë drejtësi dhe i duhej dhënë e drejta popullit
shqiptar. Ky fjalim i Lordit Cecil ndikoi qe shum vende te ndryshonin mendimin dhe të dilnin
pro pranimit të Shqipërisë ne Lidhjen e Kombeve.

Rolë të madhë pra në pranimine Shqipërisë ne Lidhjen e Kombeve luajti Anglia e cila e
mbështeti pranimin e Shqipëris në këmbim të cilës qeveria shqiptare e Vrionit t’i jepte
shoqerisë vajgurore angleze “Anglo Persiane” të drejten për të kërkuar dhe shfrytzuar
vajgurin në Shqipëri, gjë të cilen e pranoi qeveria shqiptare. Antarsimi i Shqpëris ne Lidhjene
Kombeve i solli Shqipëris shumë perfitime , ndonse e vonuar ajo u njoh nga pjesa më e
madhe e botes si një shtet i pa varur.

You might also like