You are on page 1of 55

Veprimtari praktike V

• Cila pjesë e Shqipërisë iu njohë Serbisë dhe Malit të zi dhe sa


kilometra katrorë ishin?
• 24.000 kilometra katrorë të veriut të Shqipërisë iu njoh Serbisë dhe
Malit të Zi nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër
• Konvertimi fetar me dhunë i shqiptarëve nga viti 1912 deri në
fillimin e Luftës së Parë Botërore?
• Diskutim i nxënësve
• Cili shtet evropian e kundërshtoi ashpër konvertimin me dhunë të
shqiptarëve?
• Austro-Hungaria, e cila kishte kundërshtuar ashpër konvertimin me
dhunë të shqiptarëve nga Serbia dhe Mali i Zi, ku kishte theksuar se
çdo ditë në Pejë vriten rreth 25 shqiptarë
• Në cilën ngjarje të rëndësishme të kohës Austro-Hungaria kishte
protestuar kundër konvertimeve fetare të dhunshme ndaj
shqiptarëve?
• Austro-Hungaria ishte protestuar në Konferencën e Ambasadorëve
në Londër dhe kishte kërkuar që të mbroheshin të drejtat fetare dhe
kombëtare të shqiptarëve
• Si e quante Serbia kufirin që e kishte vendosur në mes trojeve
shqiptare gjatë vitit 1913?
• Atë kufi e quante si Vija strategjike
• Ku filloj kryengritja e shqiptarëve gjatë vitit 1913?
• Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 filloj në Dibër, ku shpejt
kryengritësit kishin arritur të çlironin qytetin dhe brenda një kohe të
shkurtër numri i kryengritësve u shtua në 12.000 veta
• Në cilat zona të Kosovës u zgjerua kryengritja e vitit 1913?
• Kjo kryengritje u zgjerua në Drenicë, Prizren, Bicaj, Krasniq dhe
Gjakovë, ku numri i kryengritësve kishte arritur në 4000 veta
• Fillimi i pushtimeve greke në jug të Shqipërisë?
• Elaborim nga nxënësit
• Kur dhe ku u vendos që pjesa më e madhe e Çamerisë dhe Janina të
lihen jashtë kufijve të Shqipërisë?
• Me 17 dhjetor 1913 në Firence të Italisë nga Komisioni i cili vepronte
në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve në Londër
• Cilat rrethe ë jugut të Shqipërisë mbeten jashtë kufijve të shtetit
shqiptar?
• Rrethi i Filatit, Gumenicës, Paramithisë, Margelliçit, Prevezës,
Follorinës, Kostuerit, etj.
• Si e quajti Greqia Shqipërinë e Jugut?
• Vorio-Epir apo Epiri i Veriut, kjo ishte bërë me qëllim të gllabërimit
të mëtejmë të trojeve shqiptare, me këtë emër lindi edhe lëvizja
greke për këtë qëllim
• Kur u nënshkrua marrëveshja greko-serbe për ndarjen e Shqipërisë
dhe cila ishte ajo marrëveshje?
• Me 1 qershor 1913 Greqia dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje
të fshehtë, me anë të së cilës dakordoheshin që Shqipëria të ndahej
në dy zona të ndikimit, zona serbe dhe zona greke.
• Cili ishte plani shovinist grek me anë të lëvizjes Vorio Epirote?
• Elaborim nga nxënësit
• Me anë të cilës ngjarje u shpall autonomia Vorio epirote në territor
të Shqipërisë?
• Me anë të Konresit Epirot i cili u mbajt në Gjirokastër me 2 mars
1914, ku u shpall qeveria e përkohshme e kryesuar nga Jorgji Zografi
• Cili vend tjetër shqiptar shpalli autonominë?
• Himara e kryesuar nga Spiro Miloja
• Në cilat qytete shqiptare u shtri autonomia Vorio Epirote?
• Gjirokastër, Himarë, Sarandë, Delvinë dhe Përmet
• Çka ishte KNK?
• Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit
• Cilat ishin detyrat e KNK?
• Qëllimet e KNK në përgjithësi ishte kontrolli mbi administratën
shqiptare dhe financat
• Kur dhe kush propozoi që Vilhelm fon Vid të jetë princ i Shqipërisë?
• Në nëntor 1913 Fuqitë e Mëdha vendosen që Vilhelm fon Vid të jetë
princ i Shqipërisë, kjo erdh me propozim nga Austro-Hungaria dhe
Italia
• Pse u konsiderua Vidi si më i përshtatshëm për postin e princit të
Shqipërisë?
• Ai ishte përkiste ritit protestan i cili nuk kishte lidhje me ritet fetare
në Shqipëri
• Ishte gjerman dhe Gjermania nuk ishte e përzier drejtpërsëdrejti në
punët e Shqipërisë
• Kur dhe dorëheqje qeveria e Ismail Qemalit dhe kujt ia dha
pushtetin?
• Me 22 janar 1914 dhe pushtetin ia kaloj KNK-së
• Cili qytet shqiptar u shpall kryeqytet i Shqipërisë pas ardhjes së
Princit Vid?
• Durrësi u shpall kryeqytet i Shqipërisë
• Çka ishte Protokolli i Korfuzit?
• Me 17 maj 1914 KNK nënshkroi me Vorio Epirotët Protokollin e
Korfuzit, me anë të te cilit të dy prefekturat në jug të Shqipërisë, e
Gjirokastrës dhe e Korçës, të ishin pjesë e shtetit shqiptar, por me
administratë më vete në administrimin e KNK-së
• Kryengritja e Shqipërisë së Mesme?
• Elaborim nga nxënësit
• Cili ishte ndryshimi i ekuilibrit politik në evropë?
• Diskutim mes nxënësve
• Cilat ishin katër ballafaqimet kryesore në Evropë për shkak të
interesave?
• Austro-Hungari dhe Rusi, për ndikim në Ballkan
• Francë dhe Gjermani, ku Franca kërkonte të hakmerrej ndaj
Gjermanisë për dëmet që ia kishte shkaktuar në luftën franko-
prusiane
• Angli dhe Gjermani, për epërsi në Evropë
• Perandori Osmane, Austro-Hungari dhe popujt e shtypur të cilët
kërkonin formimin e shteteve të tyre të pavarura
• Cilat ishin krizat më të njohura ndërkombëtare?
• Kriza e parë e Marokut 1905
• Kriza e aneksimit të Bosnje e Hercegovinës nga Austro-Hungaria
1908
• Kriza e dytë e Marokut ose Kriza e Agadarit 1911
• Kriza e Adriatikut 1912

You might also like