You are on page 1of 3

SHQIPËRIA NË LIDHJEN E KOMBEVE

Luftërat ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore, moscaktimi në terren i kufijve të shtetit,
moskonsolidimi i brendshëm, ndërlikimet ndërkombëtare, propaganda e fqinjëve, marrëveshjet e
hapëta e të fshehta për copëtimin e trojeve, mosnjohja e pavarësisë nga shtetet e botës, e kishin
mbarsur shtetin e porsalindur shqiptar me probleme të shumta e të mëdha, të cilat kërcënonin
zhbërjen e tij. Çështja kombëtare shqiptare ishte në pikëpyetje të madhe.
Shqiptarët kishin shpresa se Konferenca e Paqes do të vendoste paqen e vërtetë pas gjithë atyre
luftërave, dhe se organizata e krijuar në atë konferencë do të ishte një mbrojtëse e kombeve dhe
shteteve. Megjithatë zëri i Shqipërisë nuk ishte i bashkuar për të folur në Konferencën e Paqes në
Paris, gjë që lejoi Fuqitë e Mëdha të bënin pazare në dëm të Shqipërisë. Kështu, Shqipërisë iu
desh të mbrohëj dhe të rikonfirmonte territorin e saj (28 000 km 2) si me anë të diplomacisë,
ashtu dhe me armë.

Qeveria shqiptare që në 12 tetor 1920 me anë të Pandeli Evangjelit kishte bërë kërkesë për
pranimin në Lidhjen e Kombeve. Kongresi i Lushnjes në mbledhjen e delegacionit te ri mendoi
të paraqiste kërkesat e shqiptarëve. Kryesuesi i delegacionit të Shqipërisë, u vendos Fan Noli.
Kërkesës për anëtarësim ia bashkëngjiti një memorandum ku argumentonte statusin dhe
sovranitetin e shtetit shqiptar, prej njohjes së tij nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Ai
pohonte se qeveria shqiptare në këtë kohe i ka të gjitha cilësitë për tu konsideruar de jure dhe de
facto .Ajo kishte dalë nga një Asamble Kombëtare dhe kishte marrëdhënie miqësore diplomatike
me vendet e tjera.

Kërkesa për antarësimin në Lidhjen e Kombeve u kundërshtua kryesisht nga shtetet fqinje, të
cilat pretendonin se Shqipëria nuk ishte shtet i krishterë, nuk kishte stabilitet dhe nuk ishte njohur
nga asnjë fuqi e huaj. Përpara pretendimit shqiptar, mbizotëronin pikëpamje që vështirësonin
hapjen e dyerve të Lidhjes së Kombeve.

Më poshtë do të shikojmë qëndrimin e fqinjëve dhe Fuqive të Medha:

Greqia - Shteti shqiptar kishte vuajtur problemet me jugun e Shqipërisë, i cili pretendohej nga
Greqia. Fqinjët tanë jugorë kërkonin edhe jugun e Shqipërisë për të plotësuar kërkesat e tyre
territoriale. Statusi i kufijve jugorë nuk ishte përcaktuar dhe shteti grek përpiqej me çdo mënyrë
të merrte Korcën dhe Gjirokastrën. Greqisë i interesonte një vonim i procedurave për
anëtarësim, në mënyrë që të planifikonte provokacione të reja dhe ta vendoste në vështirësi
veprimtarinë e qeverisë shqiptare.

Jugosllavia - Me humbjen e Italisë, Jugosllavia nuk shikonte rival tjetër për interesat e saj në
Ballkan. Ajo përpiqej që të shtrinte sa më shumë territoret në veri të Shqipërisë, duke nxitur edhe
rebelimet e shqiptarëve. Një përballje e forcave shkaktoi një kërcënim të ri për Shqipërinë, pasi
forcat jugosllave pushtuan një pjesë të Shqipërisë Verilindore dhe masakruan popullsinë dhe
dogjen fshatra të tëra. Qeveria shqiptare hyri në bisedime me jugosllavët, të cilët kërkonin një
politikë pro tyre, por qeveria shqiptare refuzoi. Duhej Ahmet Zogu që jugosllavët të tërhiqeshin
dhe Tirana zyrtare të mos mbështeste Levizjen Shqiptare në Kosovë. Pas disa presionesh, qeveria
jugosllave njeh shtetin e ri shqiptar me kufijtë e 1913.

Italia - Pasi nuk përmbushi kërkesat e saj për Vlorën dhe pas humbjes së luftës, Italia ndërroi
kurs. Nga një pretendente për territore, ajo u radhit në përkrahësit e anëtarësimit të Shqipërisë në
Lidhjen e Kombeve. Bashkë me Britaninë, ato ishin dy fuqitë që përkrahën anëtaresimin e
Shqipërisë për interesa ekonomike .

Britania e Madhe - Nga një përkrahëse e interesave greke, Britania ndryshoi qëndrim duke
njohur anëtarësimin në Lidhjen e Kombeve. Britania e nisur nga interesat ekonomike të
shfrytëzimit të vajgurit dhe naftës, u josh nga konçesionet në Shqipëri dhe pranoi të mbështeste
anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Mbeshtetja e Britanisë si një Fuqi e Madhe
ishte një hap shumë i rëndësishëm për diplomacinë shqiptare, e cila me anëtarësimin në këtë
organizatë cimentoi statusin e shtetit te pavarur shqiptar.

Franca - Një nga shtetet më skeptike ndaj cështjes shqiptare, Franca mbështeste interesat e
Jugosllavisë dhe Greqisë në Ballkan. Ajo synonte të mbronte interesat greke ndaj Shqipërisë,
sepse Greqia ishte nje shtet ku Franca kishte interesa ekonomike dhe politike. Shqipëria një shtet
krijesë e Austro-Hungarisë, në sytë e politikes franceze ishte vetëm një shtet artificial, i mbetur
nga territoret e Perandorise Osmane. Franca kapej pas parimit fetar, se të gjitha shtetet e
Ballkanit ishin të krishtera dhe Shqipëria myslimane. Si një mbështetëse e Jugosllavisë, ajo
përkrahte interesat sllave mbi Shqipërinë. Mbështetja e Britanisë, Italisë dhe presioni ndaj
Jugosllavisë e detyroi Francën të pranojë anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.
Franca nuk kishte interesa në Shqipëri, por vetëm mbështeste interesat e aleatëve të saj
ballkanikë.

Fan Noli me dije e kulturë të gjerë si dhe njohës i gjuhëve të huaja , dhe miqësia e tij me
personalitete të shquara në Asamble e në komisione, siç ishin Obri Herbert e Robert Cecil, por
edhe personalitete tjera të shquara, bënë efektin e lobimit dhe siguruan përkrahjen në debatin e
zhvilluar në Asamble për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Noli solli ne shume
bashkebisedime me keta personalitete shembuj e fakte konkrete qe treguan te kunderten e atyre
shpifjeve te armiqve te Shqiperise Lidhur me kërkesën e Shqipërisë për pranim në Lidhjen e
Kombeve, një komision kishte hartuar raportin, në të cilin përshkruante kushtet e konstatuara nga
Memorandumi dhe dokumentacioni i bashkangjitur kërkesës.

Shqyrtimi i çështjes shqiptare u bë në dy faza: fillimisht u bënë debatet në Komisionin e V,


ndërsa në fazën e dytë u bë diskutimi në seancën plenare në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve.
U propozua (kryesisht nga francezët) shtyrja e çështjes shqiptare deri në sqarimin definitive të
çështjes shqiptare. Ky propozim u kundërshtua nga përfaqësuesit e zotërimeve angleze, të cilët
qëndronin pro çështjes shqiptare. Qeveria angleze njoftoi Tiranën se ishte e gatshme të
mbështeste pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.
Kështu Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve me 17 dhjetor 1920 me arsyetimin se i ka të
gjitha karakteristikat për të qënë shtet dhe se ka dhënë prova që është një shtet që do ekzistojë.
Vtë Noli e ka vlerësuar pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve si suksesin më të madh në
karrierën e tij diplomatike. Më 9 nëntor 1921, Konferenca e Ambasadorëve të Anglisë, Francës,
Italisë dhe Japonisë rikonfirmoi pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë me kufijtë e vitit 1913.

You might also like