You are on page 1of 2

Modele mësuesish.

Mësuesi diskriminues.

Një nga karakteristikat themelore të profesionializmit të një mësuesi konsiderohet komunikimi


njerëzor me nxënësit e tij. Me anë të komunikimit cilësor ai krijon një mjedis të përshtatshëm
mësimdhënieje. Megjithatë profesioni i mësuesit konsiderohet si një nga më të vështirët sepse
kërkon aftësi të mira komunikimi dhe vetëkontroll. Jo të gjithë mësuesit arrijnë të përshtatin
karakterin e tyre me klasën ku japin mësim . Disa prej tyre fillojnë të ofendojnë dhe
diskriminojnë nxënësit e tyre për ti nënshtruar. Rasti ideal i këtij tipi mësuesi ishte mësuesja ime
e Historisë në klasën e 8. Një mësuese shumë e përgatitur dhe me eksperiencë ajo kishte një
urrejtje të madhe ndaj nxënësve të dobët dhe nuk toleronte justifikime. Klasa ime ishte një
mjedis heterogjen ku secili nxënës ishte shumë i përgatitur në një lëndë dhe mjaft i dobët në të
gjitha lëndët e tjera. Për fat të keq shokët e klasës nuk ishin të aftë në histori dhe e trajtonin atë si
lëndë e dorës së dytë. Momenti kur mësuesja hapte regjistrin dhe thërriste emrin e nxënësit
fillonte një spektakël humori, diskriminimi dhe stresi. Mësuesja kishte shumë pritshmëri shumë
të larta sepse shpjegonte me përkushtim por përgatitja jonë e zhgënjente aq shumë sa ajo fillonte
një fushatë ofendimesh, krahasimesh dhe diskriminimi. Në përgjithësi nxënësit vuanin shumë
përballë klasës sidomos vajzat. Mësuesja përdorte disa fjalë që të mërzisin në atë moshë delikate
kur nxënësi fillon të besojë në vetvetja. Ajo fillonte me krahasime me kafshët si: O buf, o
gomerë, o kukumjacka dhe me kalimin e kohës e degradonte fjalorin e saj me sharje si: O
mizerje, o kokëqyp, ju qorra e ju humbameno. Nxënësit e tjerë fillonin të qeshnin me ofendimet
e mësueses sidomos djemtë. Këto ofendime u kthyen në një rutinë të përditshme dhe fjalori
pasurohej vazhdimisht. Si një nxënës i qetë shoku im i bankës vuajti shumë një frazë
diskrimuese. Presioni i madh përballë klasës e bllokoi dhe ai heshti për një kohë të gjatë. Ajo i
tha: Po ti ç më rri përpara si ndonjë buf kënete, o kuluf. Kuluf nënkupton një njeri me ngjyrë të
zeshkët , pjesëtar i komunitetit rom por në formë diskriminimi.Shoku im e vuajti shumë këtë
fjalën e fundit sepse i përkiste komunitetit rom. Për një kohë të gjatë fjala kuluf u përdor si nofkë
nga shokët e klasës ndaj tij. Kjo mësuese e kishte karakteristikë të personalitetit të saj këtë
mënyrë komunikimi dhe deri në pensionim nuk e harroi vesin e saj.
Mësuesi imponues.

Zakonisht mësuesit e vjetër e konsiderojnë si sukses imponimin ndaj nxënësve sidomos ata që
kanë mbaruar shkollën gjatë periudhës së regjimit komunist. Imponimi është një taktikë e vjetër
e përdorur nga mësuesit për të rritur rezultatet e të nxënit. Mësuesja e letërsisë në klasën e 4
zbatonte një formë imponimi që nxënësit i frikësoheshin shumë. Ajo u shpjegonte mësimin , u
jepte detyrat e shtëpisë dhe u përmënde bodrumin pas mësimit nëse ata nuk i përmbushnin
detyrimet. Në fakt ajo nuk e zbatoi asnjëherë këtë formë ndëshkimi por efekti psikologjik ishte
shumë i dëmshëm . Fëmijët gjithmonë pyesnin njëri-tjetrin se çfarë ndodhej atje brenda në
bodrum. Disa nxënës më të mëdhenj i frikësonin të vegjëlit duke u treguar histori të trilluara me
maniakë, xhinde që flinin në bodrum. Mendja e brishtë e fëmijës nuk mund ta kuptonte se
bodrumi ishte një dhomë ku mblidheshin pajisjet e vjetra të shkollës. Nëse mësuesi do ta kishte
ndëshkuar një fëmije duke e futur në atë dhomë atëherë ai fëmijë mund të pësonte një shok
psikologjik me pasoja të rënda. Kjo formë imponimi rezultoi e sukseshme në atë klasë sepse
përgjithësisht nxënësit i plotësonin detyrimet shkollore por kjo formë imponimi nuk
rekomandohet sepse mund të shkaktojë ankth,stres dhe frikë te fëmijët.

Mësuesi i aftë

Mësuesi im i kimisë në konsiderohej si një nga mësuesit më të aftë të shkollës. Si një mësues me
eksperiencë ai kombinonte metodat e vjetra të studimit serioz me punën e vazhdueshme në
laborator. Serioziteti dhe kërkesa e llogarisë ishin dy parimet themelore të punës së tij si mësues.
Serioziteti i tij shfaqej në disa aspekte kyçe si: Orari, sjellja, devotshmëria në mësimdhënie. Ai
asnjëherë nuk vonohej në mësim si dhe nuk e ndërpriste orën e mësimit. Telefonin e mbyllte dhe
nuk lejonte nxënësit që të flisnin për tema jashtëshkollore. Rebelët i ndëshkonte duke i ngritur në
dërrasë për të vazhduar shpjegimin e mësimit. Sjellja e tij të linte pa fjalë. Ai asnjëherë nuk
thërriste, ofendonte apo të ushtrontë dhunë fizike. Fjala e tij e qetë të turpëronte më shumë se 10
ofendime. Ishte një mësues me një autoritet të rallë në klasë . Fliste me një zë kumbues, të
shtruar dhe në disa raste e kombinonte mësimin me një situate humoristike që krijonte
atmosphere pozitive në klasë. Të gjithë nxënësit i pyeste pa përjashtim madje mund të rrinte
shumë minuta për tu bindur se nxënësi e kishte kuptuar mësimin.

Punoi: Bekli BANUSHI

You might also like