You are on page 1of 5

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I EDUKIMIT – AKM

LËNDA : Bazat e hulumtimit në edukim

TEMA : Menaxhimi i disciplinës në klasë

Profesori : Studenti :

Dr. Vlora Syla Aida Kalludra

PRISHTINË, maj 2016


Menaxhimi i disciplinës në klasë
“Shkolla pa edukatë, si mulliri pa ujë.” *)

“Disiplina ka të bëjë me rregullin, i cili është i nevojshëm në klasë për të


siguruar një nxënie të efektshme.” **)

Mbajtja e disiplinës në klasë varet nga mënyra se si e planifikon mësimdhënësi


orën mësimore, sa i kushton rëndësi integrimit të nxënësve në mësim dhe sa
mundohet t´u shmanget manipulimeve nga nxënësit. Kriteret metodologjike të
menaxhimit të klasës nuk i preferojnë reagimet agresive dhe qëndrimet
autoritare të mësimdhënësit, kur ai dëshiron që përmes kësaj praktike të vë
disiplinën në klasë.
Shpeshherë mësimdhënësi përballet me raste të ndryshme që vijnë nga
mosdisiplina e nxënësve në klasë. Rastet e tilla nga nxënësit janë të ndryshme,
p.sh. ngacmimi i nxënësve të tjerë, flet pa nevojë dhe pa leje, bën zhurmë duke
e përplasur librin, lëvizur bangën, karrigen, etj., nuk i kushtojnë vëmendje
mësuesit, nuk i kryejnë detyrat që u caktohen gjatë orëve, bëjnë lëvizje nga një
vend në tjetrin, i pengojnë nxënësit tjerë, vijnë me vonesë në mësim, etj. Këto
probleme, kanë gjasa të zbuten nëse ka cilësi në mësim dhe se si sillet mësuesi
gjatë punës mësimore.

Nëse mësimdhënësi vazhdimisht insiston që verbalisht t´i qortojë sjelljet e


këqija dhe kështu të vë rregull dhe disiplinë në klasë, atëherë kjo nuk prodhon
efekte pozitive, sepse bëhet monotone. Mirëpo, shtrohet pyetja, pse nxënësit
bëjnë sjellje të padëshirueshme?
Është e vërtetë se mësuesi gjithherë është i bindur se kur shkon të mbajë orën
mësimore, nuk do të ketë probleme të tilla, por vetëm ndonjë rast të
jashtëzakonshëm.
Nga rekomandimet e “Metodologjisë së mësimdhënies“ mësojmë se shkaqet
kryesore të sjelljes së keqe të nxënësit në klasë janë:
Mërzitja – kur nuk u pëlqen të angazhohen në veprimtari që zgjatin tepër.
Kur kërkohet përpjekje mendore – edhe kjo mund të krijojë lodhje tek nxënësit.
Kur nuk kanë aftësi për të bërë detyrën – edhe kjo është shkak i krijimit të
mosdisiplinës.
Të qenët i shoqërueshëm – ky është një problem ndoshta më i shpeshtë,
sepse sigurisht që çdo nxënës ulet në bangë me nxënësin i cili i shkon për
shtati, dhe në këtë mënyrë ata shpesh fillojnë bisedën në klasë të cilën nuk e
kanë përfunduar gjatë pushimeve, dhe kështu kjo bëhet shkas që e prish
rregullin në klasë.
Vetëvlerësimi i ulët – janë disa nxënës të cilët pasi e kanë të ditur se rezultati
i tyre nuk është i suksesshëm dhe i kënaqshëm, atëherë ata vetëm se kanë
dëshirë të kalojnë, apo të mos e humbin vitin. Nxënësit e tillë jo vetëm që nuk
tregojnë interesim të madh për të mësuar, por edhe mund të shkaktojnë
probleme dhe të prishin disiplinën në klasë.
Pra, këto ishin disa shkaqe që mund t´a destabilizojnë klasën si tërësi.
Disa strategji të cilat na ndihmojnë në përballimin dhe kontrollin me sukses të
sjelljes së padëshirueshme janë:
Shikimi me vëmendje i klasës – si mësimdhënës duhet ta vëzhgojmë klasën
dhe të shikojmë se a ka ndokush ndonjë problem ose vështirësi, në rast se ka,
atëherë duhet t´i ndihmojmë ata, por individualisht, sepse kjo është më e
suksesshme.
Qarkullimi – është e nevojshme që të kemi një dinamizëm, sa i përket
qarkullimit në klasë. Në praktikën e tillë duhet të shfrytëzohet edhe rasti për t
´iu bërë pyetje nxënësve, nëse kanë ata probleme, me qëllim të identifikimit të
tyre sa më të hershëm.
Vështrimi – kjo është një strategji mjaft domethënëse. Ne duhet që
vazhdimisht ti vëzhgojmë nxënësit përmes shikimit, madje jo vetëm njërin,
vetëm disa, por të gjithë nxënësit. Në këto raste kur e vërejmë se një nxënës e
ka humbur përqendrimin tek ne, atëherë atë duhet ta shikojmë pak më tepër
ose ta zgjasim shikimin ndaj tij për një kohë, me qëllim që t´i bëjmë të ditur se
ai duhet të rregullohet. Ky do të ishte një mesazh më i mirë sesa ti flasim atij
drejtpërdrejt.
Pyetjet me qëllim – nëse ne dëshirojmë t´i mbajmë nxënësit të integruar në
mësim, mirë do të ishte po qe se atyre iu bëjmë pyetje, e sidomos ata të cilët
janë më pak të interesuar.
Përdorimi i afërsisë – p.sh. nëse ne jemi në ballë të klasës dhe pastaj fillojmë
lëvizjen ndaj një drejtimi të caktuar, kjo është një shenjë se ne jemi duke e
vëzhguar gjithë klasën, por nëse vërejmë se dy nxënës janë hedhur në odën e
bisedës, ne mund t´u ofrohemi atyre dhe t´u tregojmë qëllimin tonë se për çka
u jemi afruar atyre. Kjo duhet të bëhet pa e ndërprerë mësimin.
Dallimi i sjelljes së keqe – ka raste kur ndonjë nxënës sillet keq dhe ne duhet
t´ia bëjmë me dije atij se jemi në dijeni për të. Mjafton ta vështrojmë ose ta
qortojmë me sy, por nëse dëshirojmë të bëjmë më efektiv mesazhin tonë,
atëherë një shprehje e rreptë e fytyrës ose një pauzë gjatë shpjegimit, pa e
ndërprerë rrjedhën e mësimit për më shumë se një çast, mund t´i tregojmë atij
nxënësi shqetësimin dhe pakënaqësinë tonë.
Lëvizja e nxënësve – në rast se vërejmë që dy nxënës nuk kalojnë mirë, bëjnë
bisedë gjatë orës, atëherë bën t´ua ndërrojmë vendet atyre edhe pse ata për një
veprim të tillë, nga ana jonë, kanë qenë të paralajmëruar më herët. Po ashtu,
ne mund të kërkojmë prej tij që të ulet në rreshtat e parë, nga ku ne më lehtë
do ta vëzhgojmë atë.

Nëse shohim një apo më shumë nxënës të cilët tashmë kanë dalë nga binarët e
mësimit, duhet t´i qortojmë në atë mënyrë se çfar kërkojmë. P.sh. “Kij
mendjen”, është më mirë se sa: “Mos shiko më nga dritarja.”, “Mund të flasësh
me zë më të ulët me shokun tënd” është më mirë se: “Ju këtu po bëni shumë
zhurmë”.

Gjithmonë duhet të kritikojmë sjelljen e keqe, e jo nxënësin, P.sh. kritika e


shprehur me fjalët: “Ju duhet të përqëndroheni më shumë në punën tuaj dhe
të harxhoni më pak kohë duke biseduar me të tjerët”, është më mirë sesa: “Ju
jeni dembel”.
Gjithashtu do të ishte mirë të bëjmë edhe kritika private të cilat janë më të
mira se ato publike. Është e drejt të mos bëjmë kritika boshe apo edhe të
bëjmë qortimin e gjithë klasës. Kur eskalon qortimi dhe ai nuk has në
mirëkuptim, atëherë duhet të kërkojmë ndihmën e mësuesve të tjerë që kanë
përvojë në këso raste, apo edhe të ftojmë prindin a atij nxënësi, por mund ta
njoftojmë edhe drejtorinë e shkollës. Të mos përdorim ndëshkime fizike, sepse
kjo është e meta më e madhe që mund ta bëjë një mësimdhënës në
mësimdhënien bashkëkohore.

*) Jan Amos Komenski

**) Musai, (f.222)

You might also like