You are on page 1of 3

10 STRATEGJI TË MANIPULIMIT ME NJERËZ

1. RIDREJTIMI I VËMENDJES

Vëmendjen e masave të gjera publike duhet ridrejtuar nga


problemet e rëndësishme kah ato të parëndësishme. Publiku
duhet të vërshohet me informata të pavlera, në mënyrë që ti
pamundësohet njohja themelore e kuptimit të botës.

2. KRIJIMI I PROBLEMEVE

Ky metod quhet edhe "Problem-Reagim-Zgjidhje". Problemi duhet


krijuar në mënyrë që popullata të reagojë. P.sh. duhet të nxitet
dhuna me qëllim që popullata pastaj ta pranojë më lehtë kufizimin
e lirisë, krizën ekonomike ose që të arsyetohet shkatërrimi i
shtetit social.

3. NDRYSHIMI GRADUAL

Nëse publikun duam ta bindim të pranojë ndonjë masë të


papranueshme, atëherë ate duhet ta fusim gradualisht me muaj
apo vite të tëra. Ndryshimet të cilat do të kishin nxitur rezistencë,
nëse do të ishin futur befas dhe në ndonjë afat të shkurtër kohor,
do të aplikoheshin me politikë të hapave të vegjël. Bota, kështu
me kohë do të ndryshonte e ndjenja mbi ndryshimet nuk do të
ishte zgjuar.

4. SHTYERJA

Edhe një mënyrë e parapregaditjes së masës për ndryshime jo të


volitshme për ta, është që ato të paralajmërohen shumë më
herët. Njerëzit, kështu nuk do ta ndjejnë përnjëherë barrën e
ndryshimeve, sepse paraprakisht ata janë mësuar në vetë idenë e
ndryshimit. Përveç kësaj, edhe "shpresa për një të ardhme më të
mirë" e lehtëson pranimin e këtyre ndryshimeve.

5. PËRDORIMI I GJUHËS FËMIJËRORE


Kur të rriturve u drejtohemi sikur të iu kishim drejtuar fëmijëve,
mund ti arrijmë dy efekte: populli e ngulfat vetëdijen e vet,
ndërsa porosia ka efekt më të fuqishëm në njerëz. Ky mekanizëm
sugjestiv, në masë të madhe përdoret edhe gjatë reklamimit.

6. ZGJIMI I EMOCIONEVE

Keqpërdorimi i emocioneve është një teknikë klasike, e cila


shërben për nxitjen e një lidhjeje të shkurtër dhe ate gjatë një
gjykimi të arsyeshëm. Vetëdijen kritike e zëvendësojnë impulset
emotive (si tërbimi, frika, etj.) Përdorimi i regjistrit emotiv
mundëson qasjen në ndërdije, kështuqë më vonë mundemi që në
atë nivel ti shpalosim idetë, dëshirat, frikësimin, detyrimin, ose
mund ti shkaktojmë disa sjellje të caktuara.

7. MOSDIJA

Shtresave të varfëra duhet tu pamundësohet qasja në


mekanizmat e të kuptuarit të manipulimit dhe ate me vetë
pranimin e tyre. Kualiteti i arsimimit të shtresave më të ulëta
duhet të jetë sa më i dobët, ose nën mesatare, në mënyrë që
humnera arsimuese mes shtresave të ulëta dhe atyre të larta të
jetë e pakapërcyeshme.

8. GLORIFIKIMI I MARRËZISË

Populli duhet të nxitet në pranimin e mesatares. Ai duhet të


bindet se sot është "in" të jesh budalla, vulgar dhe i paditur. Në të
njejtën kohë e dëshirueshme është të nxitet një rezistencë ndaj
kulturës dhe shkencës.

9. KRIJIMI I NDJENJËS SË FAJSISË

Secili individ veç e veç duhet të bindet se për fatkeqësinë që e


përjeton, vetëm ai është fajtor dhe ate për shkak të dijes së
paktë, aftësive të kufizuara ose për shkak të mundit të
pamjaftueshëm. Një njeri, kështu i pasigurtë dhe i nënçmuar, i
ngarkuar me një ndjenjë fajsie, do të heq dorë nga kërkimi i
shkaqeve të vërteta të pozitës së vet por edhe do të heq dorë
edhe nga revolta ndaj sistemit.

10. KEQPËRDORIMI I DIJES

Zhvillimi i shpejtë i shkencës në këto 50 vitet e fundit, krijon një


rritje të humnerës mes dijes popullore dhe dijes së atyre të cilët e
kanë këtë dhe e përdorin, pra elitës udhëheqëse. Ky "Sistem",
duke iu falënderuar biologjisë, neurobiologjisë dhe psikologjisë
praktike, ka qasje në dijen përparimtare mbi njeriun, si në planin
fizik ashtu edhe në ate psikik.

You might also like