You are on page 1of 16

KRONIKA E ZEZË NË BASHKËEKZISTENCË MEDIALE

Hamdi Nuhiju

Hyrje

Koha në të cilën po jetojmë ka dëshmuar qartë për transformimin e madh të informacioneve dhe
sjelljeve të njerëzve. Ndryshimet teknologjike dhe zhvillimi i hovshëm i medieve ka sjell botën e
informacioneve nga katër anët e globit në duart e njeriut. Tashmë vetëm me një klik mund të
informohesh për ngjarjet më të ndryshme në cepin më të thellë të globit duke mos harxhuar
mund dhe kohë për gjurmim. Informacioni është përzier dhe përlyer së tepërmi me
dezinformimin saqë pjesa e dytë është shndërruar në fenomen modern. Njerëzit, shtetet, qeveritë,
institucionet e ndryshme ndërkombëtare kanë probleme serioze me lajmet e rreme dhe qasjen
ndaj tyre.

Profesori universitar Vladimir Shtambuk nga Fakulteti i shkencave politike në Universitetin e


Beogradit jep interpretime të ndryshme për atë se si duhet kuptuar mediet.

“Problemi me përcaktimin e termit media është aty që ai jo vetëm që është tepër i rëndësishëm
por ka edhe disa përdorime triviale të cilat në masë të madhe e ndërlikojnë jo vetëm përcaktimin
e atij termi, por paraqesin edhe pengesa serioze në komunikim.”1, shkruan Shtambuk.

Shtambuk përcjell mendimin se mediet kanë rrole dhe detyra të ndryshme, ndërsa tradicionalisht
definicioni më i përdorshëm është ai se mediet janë bartëse të informacioneve.

Përskaj një bote pafund të definicioneve dhe përcaktimeve akademike dhe shkencore të
përdorimit të medieve nga ana e njerëzve dhe ekzistencës së informacioneve, problem thelbësor
në kohën moderne është bërë edhe përdorimi ose keqpërdorimi i fatkeqësive dhe ngjarjeve me
ngjyrime krimi për të rritur efektet komerciale në një treg të pamëshirshëm.

Kronika e zezë është bërë e domosdoshme në ofertën mediale. Thuajse as që guxohet të


mendohet krijimi i një platforme mediale pa ekzistencën e kronikës së zezë. Por, efektet
psikologjike dhe sociale që nxiten me përkushtimin e medieve ndaj kësaj rubrike janë shndërruar
në pjesë e debateve akademike midis qarqeve të ndryshme.

Etika profesionale është vënë në sprovë përballë fluksit të madh të informacioneve të përditshme
nga bota e kronikës së zezë. Deri ku janë kufijtë? A kanë të drejt mediet të publikojnë dhe të
informojnë për gjithçka, apo ndoshta duhet ruajtur etika profesionale duke respektuar disa norma
dhe parime njerëzore?

Efekti social dhe psikologjik


1
Da li je internet mediji?, f.44, ČASOPIS ZA UPRAVLJANJE KOMUNICIRANJEM COMMUNICATION MANAGEMENT
QUARTERLY, numri 1, viti 1, dhjetor 2006, Novi Sad
“Kronika e zezë është shprehje e cila me rëndësinë e saj definon rubrikën në gazetë të caktuar
për lajmet nga krimi, tregtia e palejuar dhe fatkeqësive tjera, gjegjësisht ngjarjeve të ngjashme që
thirren në vdekje, ose dëmtime masive. Në kuptimin e gjerë të fjalës nënkuptohet përmbajtja
përgjegjëse në të gjitha mediet masive duke përfshirë edhe radion, televizionin dhe internet
portalet. Edhe pse përmbajtjet të cilat tradicionalisht udhëhiqen nën kronikën e zezë janë prezent
qysh në fillimin e gazetave si medie, kronika e zezë shpesh herë llogaritet si shumë pak e
rëndësishme në formën e gazetarisë. Gjegjësisht përmbajtja e kronikës së zezë në raport me të
gjitha tjerat, gjegjësisht qasja ndaj temave të tilla merret si një indikator se sa një medie është
serioze ose e verdhë”.2

Edhe përskaj qasjes dhe kuptimit fillestar të kronikës së zezë si përcaktuese e seriozitetit ose jo
seriozitetit të një medie të caktuar, megjithatë ajo gjithnjë e më shumë po është prezent duke
krijuar efekte të ndryshme sociale dhe psikologjike.

Mediet gjithnjë e më shumë po i kushtojnë rëndësi kësaj rubrike duke krijuar imazhe dhe efekte
psikologjike te njerëzit për fenomene të ndryshme negative që ndodhin në shoqërinë tonë.
Lajmet e tilla për ngacmime seksuale në polici, shantazhime të vajzave përmes rrjeteve sociale,
tradhti bashkëshortore, përdorimi i drogës, trafikimi i qenieve njerëzore, aksidente të shumta me
efekt vdekjen, janë bërë tashmë normale.

Siç duket, rroli i medieve për të mbrojtur dhe ruajtur të mirën publike e ka humbur sensin dhe
kuptimin e saj. Ai rrol tashmë është transformuar në një vegël në duart e manipuluesve që po i
përdorin mediet për të shfrytëzuar të mirën publike në dobi të tyre.

Doktorët Ricard Poll dhe Linda Elder në librin “Manual për mendimtarin për GABIMET
LOGJIKE”, e kanë qartësuar dhe definuar saktë rrolin e një manipuluesi të këtillë:

“Manipuluesit nuk e shfrytëzojnë intelegjencën e tyre për të mirën publike. E shfrytëzojnë për ta
fituar atë që e duan bashkërisht me ato që i ndajnë interesat e tyre. Arma e tyre janë dominimi,
demagogjia dhe kontrolli”3.

Kur dëshira e manipuluesve është për ta shfrytëzuar intelegjencën e tyre drejt përfitimit të mirave
publike, ata lehtas e përdorin edhe kronikën e zezë dhe imazhet e saj dhe efektet psikologjike dhe
sociale për të arritur deri te qëllimi i tyre. Kaosi dhe problemet që mund të krijohen nga
përdorimi dhe keqpërdorimi i pozicioneve të tilla mbillen në nënvetëdijen e njerëzve dhe krijojnë
sjellje të habitshme. Qëllimi është që të krijohet panik, të mbillet frikë që sa më lehtë njerëzit të
përçahen dhe të sundohen. Këto efekte dhe imazhe përshtaten me direktivat korporatave të
medieve që sot janë pushteti i katërt.

2
https://sh.ëikipedia.org/ëiki/Crna_kronika

3
Водич за мислителот за ЛОГИЧКИ ГРЕШКИ, Dr.Ricard Poll dhe Dr.Linda Elder f.9 Shkup, 2013
Gjuro Shushniq në librin e tij “Peshkatarët e shpirtrave njerëzor” e shpjegon shumë bukur këtë
gjendje:

“Mënyra më efektive për manipulimin e njerëzve është që situata e tyre ekzistenciale të bëhet e
pasigurt, e paqartë, e papërcaktuar, e paqëndrueshme, një situatë e re, e dyshimtë, me plot pritje,
ankth dhe frikë. Në këto lloje situatash, aftësia kritike e vetëdijes pëson rënie dhe individi merr
sjelljen e të tjerëve ( të shumicës) si masë të sjelljes së tij”4.

Mjet më i mirë për të arritur deri te manipulimi i njerëzve sesa mediet nuk ka, dhe rubrikë më e
përshtatshme sesa kronika e zezë.

Situata e këtillë i shkon përshtati pushteteve që duan të sundojnë me njerëzit dhe të humbasin
masën kritike të tyre. Për këtë arsye jo rastësisht në të kaluarën pushtetet kanë krijuar material
ose lajme për kronikën e zezë për të rritur nivelin e frikës dhe pasigurisë te njerëzit.

Koncepti i lirisë në medie nuk duhet që të keqpërdoret prej manipuluesve për të arritur synimet e
tyre.

Profesoresha universitare, Viktoria Kafexhiska në librin e saj “Mendimi publik dhe mediet
masive” ka sqaruar saktësisht se liria në aspektin medial është gjendje dhe jo kriter:

“Liria më shumë është gjendje, e më pak kriter për realizimin medial. Ajo ka të bëje me të
drejtën për shprehje të lirë dhe formimin e lirë të mendimeve, por kjo e drejtë që të realizohet
duhet të ketë qasje deri në kanalet mediale dhe mundësi për të pranuar lloje të ndryshme të
informacioneve. Kredibiliteti i cilit do informacion varet nga ajo se sa qeveria, reklamuesit,
pronarët ndikojnë ndaj saj. Pavarësia është njashtu kusht që ajo të siguroje që mediet të janë
mbrojtës të interesit publik, duke nxitur interesimin e qytetarëve për ato që kanë fuqi më të
madhe në shoqëri”.5

Në anën tjetër, Noam Chomsky ka bërë dallime thelbësore midis lirisë së shtypit dhe lirisë së
fjalës. Sipas tij, liria e fjalës është vlerë e cila duhet kultivuar dhe mbrojtur, ndërsa liria e shtypit
varet prej situatave të caktuara se si përdoret:

“Që të jemi më të qartë, duhet që të bëjmë dallimin midis lirisë së fjalës prej lirisë së shtypit.
Sipas kësaj, edhe nëse liria e shtypit është fasadë, liria e fjalës do t`ia vlente që të mbrohej dhe
shpërndahej. Vlerësoj se kjo gjë është e rëndësishme dhe se SHBA-të kanë arritur standarde të
larta në mbrojtjen e lirisë së fjalës. Kur jemi te liria e shtypit, edhe pse nuk ka dyshim se
koncentrimi i madh i fuqisë ekonomike-politike ka ndikim të madh në mediet masive, unë ato do
t`i emëroja “kontroll absolute”. As në shtetet totalitare, diktaturat ushtarake ose shoqëritë e
robëruara, kontrolli asnjëherë nuk ka qenë absolut”.6

4
Peshkatarët e shpirtrave njerëzor, Gjuro Shushniq, f.156 Logos-A, Shkup, 2017

5
ЈАВНО МИСЛЕЊЕ И МАСОВНИ КОМУНИКАЦИИ, Др.Викторија Кафеџиска, f.98 Shkup, 2019
Shkelja e normave etike

Normat morale dhe etike janë të domosdoshme në punën e gazetarëve dhe medieve. Përderisa
ato norma shkelen në vazhdimësi, atëherë krijohen efekte tepër negative në mesin e njerëzve.

Profesori universitar, Dejan Donev, në librin me titullin ‘Etika e gazetarisë’ e sqaron rrolin e
normave morale dhe etike në mediet masive:

“Mediet masive fitojnë karakterin e fenomenit moral pasi që janë formë, shprehje dhe faktor i
ndryshimit të gjendjes morale të një shoqërie. Të gjitha çështjet e hapura të ekzistencës moderne
morale të njeriut reflektohen në mediet masive, me çka ata po bëhen subjekt i procesit moral,
përderisa të gjithë aktorët që janë pjesë e termeve komunikator, por edhe pranues në mediet
masive, janë të përfshirë nga rrjeti i kategorive etike. “7

Në anën tjetër, profesoresha Marina Tuneva dhe Filana Koka kanë analizuar për nevojën e
ekzistimit të standardeve profesionale etike në medie. Ata kanë bërë krahasime të këtyre
normave dhe standardeve profesionale në Evropë dhe në Maqedoni:

“Nevoja për standarde profesionale etike në kohën e sotme është bërë e madhe. Liria më e madhe
në medie nënkupton më pak gazetari defanzive dhe më shumë vetëdije për nevojën e standardeve
me qëllim që të sigurohet cilësi dhe t`i iket keqpërdorimit. Pasojat nga puna jo etike në periudhën
e ekonomisë globale dhe komunikimit të shpejt janë më serioze sesa në kohën kur dëmi nga puna
jo etike ka qenë i izoluar dhe i pavërejtur. Etika në mediet del nga ata që shkruajnë dhe i
redaktojnë lajmet, nga botuesit dhe pronarët e medieve, ndërsa përgatitja e standardeve etike
pjesërisht është përgjegjësi personale dhe pjesërisht përgjegjësi kolektive. Prej këtu, del se
përgatitja efektive dhe zbatimi i standardeve etike asnjëherë nuk nënkuptojnë burime të jashtme
të ndikimit”. 8

Qëllimi i publicitetit dhe rritjes së audiencës ka bërë që një pjesë e madhe e medieve t`i shkelin
kodet etike dhe morale duke mos respektuar privatësinë dhe ndjenjat e njerëzve. Në televizionet
publike zbulohet identiteti i personave të vrarë në aksidente të ndryshme rrugore, ndërsa në
internet portalet në lajmet që kanë të bëjnë me prostitucionin, promovohen fotografi të cilat kanë
efekte psikologjike të dëmshme për fëmijët dhe të rinjtë.
Arsyetimi i vazhdueshëm i këtyre medieve është se ata përmes fotografive të këtilla po e
ndërlidhin lajmin ose ngjarjen me diçka vizuale të dukshme që është pjesë e të njëjtit aktivitet.
Por realiteti është se në atë mënyrë nxisin klikimin dhe rritjen e audiencës.

Përfundim

Kronika e zezë është shndërruar në një karrem medial jo për të informuar dhe njoftuar opinionin
për ngjarjet e trishta, por për të tërhequr audiencën dhe vëmendjen e njerëzve. Ajo sot po luan
6
Mediji, Propaganda i Sistem, Noam Chomsky, f.56 Zagreb, 2003.

7
Етика во новинарството, Дејан Донев, f.181 , Скопје, 2011

8
ЕТИЧКО ИЗВЕСТУВАЊЕ НА МЕДИУМИТЕ ВО ЕВРОПА И МАКЕДОНИЈА, Д-р Марина Тунева и М-р Фиљана
Кока, f.10, Shkup, 2016
rrolin e një bishe gjigante të lidhjes emocionale të individit dhe shoqërisë me ngjarje të ndryshme
në çdo cep të globit.

Përmes saj po synohet që të avancohet pozita komerciale e medieve. Sa më shumë që do të


dominonte ngjyra e zezë në aspektin figurativ në lajmet e përditshme, aq më e madhe do të ishte
kërshëria dhe interesi i njerëzve. Njerëzit rrinë zgjuar dhe të gatshëm për t`u informuar në çdo
kohë karshi çdo fatkeqësie që ndodh në rrethin ku jeton. Edhe pse informacioni që plasohet
ndonjëherë duket edhe tejet i parëndësishëm, si për shembull kafshimi i njerëzve nga qen
endacak, por nuhatja e medieve për të nxitur kërshërinë e njerëzve është e hollë.

Si rezultat i kësaj, kronika e zezë po gjen bashkekzistencën e saj mediale duke mos pyetur aspak
për kodet etike dhe morale të raportimit të gazetarisë.

“FAKE NEWS” NË KRONIKËN E ZEZË

Mr. Hamdi Nuhiju

Hyrje

Fenomeni i “lajmeve të rrejshme” është shndërruar në fenomen global me të cilin po përballen të


gjitha shoqëritë. Në kohën e zhvillimit të hovshëm tekniko-teknologjik dhe emërtimit të shekullit
në të cilin po jetojmë ( XXI ) si shekull i informacionit, është bërë thuajse e pakontrolluar rrjedha
dhe burimi i informacioneve.

Kjo gjë nuk po ndan shoqëritë në të zhvilluara dhe të pazhvilluara, te pasura e të varfra, por
infektimi me “lajmet e rrejshme” është ciklik dhe prezent në cdo cep. Shtetet dhe shoqëritë
dallojnë vetëm në mënyrën e trajtimit dhe formës së edukimit.

Lajmet e rrejshme sidomos përdoren dhe krijohen nga qarqe politike me qëllim të ndikimit dhe
krijimit të një opinioni të rrejshëm që do të ndikonte në qëndrimin e votuesve në ditën e votimit.
Megjithë hovin e tij, kjo gjë është tepër shqetësuese nëse bëhet fjalë për pjesëmarrjen e saj në
kronikën e zezë. Burimi zyrtar i kronikës së zezë është buletini i policisë dhe nëse në buletinin e
policisë përcillen informacione të pafiltruara që do të kishin elemente të krijimit të lajmeve të
rrejshme, siguria në informacione do të binte në nivelin zero.

Edukimi medial dhe infodemia

Asociacioni nacional amerikan për edukim medial jep këtë definicion përmbledhës për edukimin
medial:

“Edukimi medial është aftësia për t`u qasur, analizuar, vlersuar dhe krijuar përmbajtje mediale në
forma të ndryshme dhe në fund, të veprohet ose përdoret ajo përmbajtje”9

9
National Association for Media Literacy Education, https://namle.net/publications/media-literacy-definitions/
Kjo aftësi qasjeje kërkon një njohuri të elementeve tekniko-teknologjike si dhe formë ose
mënyrë të leximit ose dëgjimit të lajmit. Analiza kërkon një mendim kritik deri në momentin e
vlerësimit të saj se a është lajmi i vërtetë ose gënjeshtër. Krijimi i përmbajtjes mediale është një
fazë finale para përdorimit dhe zbatimit në praktikë të njohurive që krijohen nga kjo formë
edukimi.

Profesoresha universitare Sonja Livingston (2004), në artikullin me titull “Cka është edukimi
medial” përmend katër elemente tejet të rëndësishme të edukimit medial:

1. Qasja

2. Analiza

3. Evoluimi dhe

4. Krijimi i përmbajtjes.10

Në anën tjetër të medaljes kemi lajmin e rremë që mundëson zbatimin e edukimit medial.

Kang jep një definicion të zgjeruar të asaj se si duhet perceptuar dhe kuptuar lajmi i rremë:

“Lajmi i rrejshëm fshihet prapa legjitimitetit të një forme të krediblitetit duke tentuar që të
shfaqet si një lajm i vërtetë. Për më tepër, duke shkuar përtejparaqitja e thjeshtë e një artikulli të
lajmeve, përmes përdorimit të klikimit të lajmeve, lajmet e rreme imitojnë gjithëpërfshirjen e
lajmeve duke ndërtuar një rrjet faqesh të rreme. Kjo është një njohje e qartë për vendin e lajmeve
në shoqëri, por duke shpërdoruar besueshmërinë e lajmeve, lajmet e rreme mund të minojnë
gjithashtu legjitimitetin e gazetarisë, veçanërisht në një mjedis të mediave sociale kur burimi
aktual i informacionit shpesh hiqet, ose të paktën perceptohet në distancë.”11

Mënyra tinzare e fshehjes së lajmit të rremë prapa petkut të lajmit të vërtetë dhe paraqitja në
opinion si lajm i vërtet krijon shumë tendenca dhe turbullira.

Arnold Yasin Mol dhe Jeroen Vlug, në artikullin me titull “ Lajmi i rremë (fake neës) dhe qasja
islame e përçimit të lajmit”, e ndërlidhin lajmin e rremë si një formë infodemie e cila paraqitet në
tregun e informacioneve të skajshme.:

“Gjithmonë ka qenë shqetësuese se si gënjeshtrat, informacioni i rremë dhe lajmet e rreme


ndikojnë në karakterin personal, marrëdhëniet dhe shoqërinë në tërësi. Me rritjen e mediave
sociale dhe lehtësinë e krijimit, marrjes dhe shkëmbimit të informacionit, ky shqetësim është
rritur gjithashtu. Përkufizimi themelor i dezinformimit është “informacion i gabuar”, ndërsa

10
Livingstone, S. and Van der Graaf, S., 2008. Media literacy. The international encyclopedia of communication.

11
Kang, Hyunjin, Keunmin Bae, Shaoke Zhang, and S. Shyam Sundar. 2011. “Source Cues in Online News: Is The
Proximate Source More Powerful than Distal Sources?” Journalism & Mass Communication Quarterly 88 (4): 719–
736. doi:10.1177/107769901108800403.
keqinformimi shpjegohet si “informacion i rremë përhapur për të mashtruar njerëzit”.
Dezinformimi mund të krijohet pa dashje, ose të bazohet në qasje të gabuara për shkencën, por
keqinformimi ka për qëllim të shtrembërojë pikëpamjen tonë për të vërtetën e çështjeve në fjalë.
Ajo përfshin një gënjeshtër të qëllimshme.”12

Edukimi medial është bërë domosdoshmëri botërore në përballjen titanike me lajmin e rremë. Të
gjitha shtetet dhe shoqëritë po hartojnë plane dhe strategji se si të edukojnë njerëzit e tyre në
përballjen me informacionet e shumta. Është me rëndësi të dihet të ruhet shëndeti mendor dhe
zgjedhja dhe seleksionimi i lajmeve të vërteta përballë lajmeve të rreme. Do të ishte thuajse e
pakuptimtë cdo tentim për të qëndruar indiferent përballë këtij virusi shoqëror që në vazhdimësi
po kërkon kurban nga të gjitha shtresat.

Kronika e zezë në ditën e zgjedhjeve

Kronika e zezë në ditën e zgjedhjeve është e mbushur me informacione që tregojnë për


incidente, mbushjen e kutive të votimit, agjitacion politik të subjekteve politike, presion, blerjen
e votave, djegien e veturave të ndryshme, ndaljen e rrymës elektrike etj. Me një fjalë, kronika e
zezë në ditën e zgjedhjeve parlamentare, lokale ose presidenciale dallon prej ditëve tjera. Ky
dallim e vënë në pikëpyetje funksionimin e vlerave demokratike të asaj shoqërie. Ata që ndjekin
kronikën e zezë dhe e përcjellin në opinion krijojnë në vetvete një pasiguri.

Në ditën e zgjedhjeve, kronika e zezë shpesh herë përzihet me lajmet e rreme. Kjo gjë bëhet
qëllimshëm dhe në mënyrë të orkestruar nga ana e institucioneve të shtetit. Sidomos në mbrëmje,
pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe nisjes së numërimit të votave dhe shpalljes së
rezultateve preliminare kronika e zezë luan rrolin e zëdhënësit.

Dejan Vercic në librin “Marrëdhëniet me mediet” ka shkruar për kërkesën e pashmangshme të


medieve dhe gazetarëve pas fatkeqësive. Fatkeqësite, sipas Vercic, i intereson njerëzve dhe
paraqitja e tyre në medie do të ishte tepër tërheqëse dhe atraktive:

“Fatkeqësia i intereson njerëzve. Gazetarët për këtë arsye raportojnë për to. Sidomos në mesin e
të prekurve kjo është e frikshme: mediat sikur të fitojnë nga fatkeqësia e të tjerëve, gazetarët po
paraqiten si kasap. Sa më shumë viktima dhe gjak, fatkeqësia për mediat është tërheqëse. Kur
ndodhin fatkeqësi, individet dhe organizatat raportojnë jo vetëm ato gjëra që realisht po ndodhin,
por edhe në lidhje me atë që po flitet.”13

12
http://erasmusi.org/lajmi-i-rreme-fake-news-dhe-qasja-islame-e-percimit-te-lajmit/?
fbclid=IwAR0Xe_CJZTidO32OQoi_EcjftJzOzII2kExDJpTyXMz7Xw16oi8xIOY7CFA

13
Verčić, D., Zavrl, F., Rijavec, P., Verčić, A.T. and Laco, K., 2004. Odnosi s medijima. Masmedia doo.
Po flitet për vjedhjen masive në zgjedhje, për “trenin bullgar” dhe për rënien në sistem, hakimin
e faqes zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. U krijua fotografia e përgjithshme e renditjes
së mandateve, partia e parë me partinë e dytë u barazuan. Pastaj u kërkua falje për këtë lëshim
dhe përsëri informacionet fillestare u kthyen në opinion.

Përfundim

Sipas një informacioni të publikuar nga Uashington Post, presidenti amerikan Donald Trump nga
viti 2017 deri më sot ka gënjyer mbi 20.000 herë. 14

Këto informacione i ka publikuar Uashington Posti i cili shpesh herë ka qenë i akuzuar nga
presidenti amerikan Donald Trump për shpërndarjen e lajmeve të rrejshme.

Kronika e zezë për nga efektet psikologjike dhe sociale keqpërdoret shumë nga mediet dhe
gazetarët për efekte komerciale. Por, ajo bëhet tepër e rrezikshme kur përzihet edhe me
fenomenin e lajmeve të rreme.

Jo rastësisht Zoti në Kur`an thotë: O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell
ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt padashje, e të
pendoheni pastaj për atë që keni bërë. (Kuran 49:6)

KRONIKA E ZEZË NË KOHËN E PANDEMISË COVID 19

Mr. Hamdi Nuhiju

Hyrje

Pandemia globale Covid 19 ka mbisunduar të gjitha mediet botërore, por edhe politikën e
përditshme. Në kohën të cilën po jetojmë po dëgjojmë në vazhdimësi për vdekje të përditshme,
numër i madh i infektuarish, rekomandim nga autoritetet shëndetësore për mbrojtje dhe ruajtjen e
shëndetit. Raportimet e përditshme në numra të infektuarish dhe numra të vdekurish janë tragjedi
të cilat e tashmja po i përjeton me një dhimbje të thellë. Kronika e zezë si një spektër medial
është lënë nën hijen e shifrave trishtuese dhe akuzave të ndërsjella pozitë-opozitë në raportin e
tyre me krizën e pandemisë Covid 19. Përballja e autoriteteve shtetërore me krimin e organizuar,
14
https://plusinfo.mk/vashington-post-tramp-izlazhal-pove-e-do-20-000-pati-od-2017-godina/?
fbclid=IwAR04tvjtaF3oyKfyeTIUUX11Ng1ElaOKxthepvf7Ithx3RULh4sD4hYqmT0
zbehja e kronikës zezë nga të dhënat reale prej terreni në listën e prioriteteve në kohën që po
jetojmë është zhvendosur disa rende më poshtë.

COVID-19 është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga një virus në familjen e koronaviruseve.
Ka shumë lloje te koronaviruseve, dhe zakonisht këta shkaktojnë sëmundje të lehta të sistemit
respirator. COVID-19 shkaktohet nga një koronavirus i ri, dhe për të parën herë është zbuluar në
Vuhan, Kinë. 15

Në këtë shkrim shkurtimisht do të shtjellojmë idetë që kanë të bëjnë me transformimin dhe


legjitimimin e përkujdesjes së autoriteteve shtetërore ndaj pandemisë Covid 19 si dhe lënien në
binaret e saja të kronikës së zezë duke vazhduar rrjedhën e përditshme si në kohën para
pandemisë.

Transformim

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai ka udhëzuar administratën e tij që të ndalojë


fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se OBSH kishte "dështuar në detyrën e saj themelore" në
përgjigjen e saj ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Ai akuzoi organin e Kombeve të Bashkuara për keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së


virusit pasi u shfaq në Kinë dhe për këtë tha Trump duhet të mbajë përgjegjës.

Trump ka akuzuar edhe më parë OBSH për njëanshmëri ndaj Kinës.16

Ish-nënpresidenti Biden, duke folur para votuesve në Filadelfia në televizionin ABC, fajësoi
presidentin republikan se e kishte mbajtur të fshehtë se sa vdekjeprurës ishte virusi që ka
infektuar gati 8 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara.

“Ai tha se nuk i tregoi askujt sepse kishte frikë se amerikanët do t’i kapte paniku,” tha Biden.
“Amerikanët nuk përfshihen nga paniku. Ai u kap nga paniku.”17

Debati për zgjedhjet presidenciale në SHBA është transformuar në temën e pandemisë Covid 19.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë edhe disa deklarata qesharake në drejtimin e

15
https://www.endcoronavirus.org/albanian-faq

16
Akuzat për keqmenaxhim të krizës së koronavirusit, Trump merr vendimin ekstrem ndaj OBSH-së, 15.04.2020
(https://www.botasot.info/amerika-bota/1273405/akuzat-per-keqmenaxhim-te-krizes-se-koronavirusit-trump-
merr-vendimin-ekstrem-ndaj-obsh-se/)

17
Trump dhe Biden u përplasen në distancë për koronavirusin, 16.10.2020 (https://portalb.mk/713386-trump-dhe-
biden-u-perplasen-ne-distance-per-koronavirusin/ )
gjetjes së ilaçit ndaj kësaj sëmundjeje si dhe e ka sulmuar direkt autoritetin kryesor në botën
shkencore që merret me këtë temë.

Qytetarët amerikan dhe vartësit e politikës së jashtme amerikane janë futur në amullinë e
debateve të nxehta dhe akuzave të ndërsjella në lidhje me pasojat e pandemisë Covid 19, ndërsa
janë harruar të gjitha temat tjera. Autoritetet politike në SHBA por edhe në botë kanë
transformuar vëmendjen e opinionit nga Kronika e zezë dhe rozë në raportimet ditore të Covid
19.

Skeptikët kanë reaguar ashpër ndaj rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë por
edhe Administratës Amerikane duke nxitur protesta në qendrat kryesore botërore. Vala e dytë e
paralajmëruar e Covid 19 do të ketë pasoja të rënda për shëndetin dhe ekonominë e vendeve të
ndryshme. Përveç që do të ndikoje në thellimin e krizës ekonomike ashtu edhe të brishtë, do të
nxis edhe efektet e ekzistimit të Kronikës së zezë. Keqpërdorimi medial i Kronikës së zezë në
periudhën e pandemisë Covid 19 është ndalur. Tashmë vëmendja është përqendruar tek
pandemia.

Legjitimim

Në Kosovën fqinje dolën në pah disa skandale të zyrtarëve të qeverisë të cilët kanë marr pjesë në
tenderë të caktuara 5 milion euro, ndërsa nga thesari i shtetit u vodhën 2 milion euro.18

Po ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut u përhap lajmi i furnizimit me 100 llaptop të rinj të
Parlamentit të Maqedonisë së Veriut me një vlerë prej 917 euro19 për llaptop, donacion ky nga
Zvicra. Debati hodhi në pah nevojën e nxënësve për pajisje elektronike ku sipas të dhënave të
ministrisë së arsimit dhe shkencës afër 40.000 nxënës nuk kanë mundësi që të ndjekin mësimet
online për shkak të mungesës së pajisjeve, dhe llaptopëve të marra donacion.

Termi korrupsion u legjitimua. Kronika e zezë tashmë në këtë fazë të pandemisë Covid 19 u
harrua ose po përmendet shkarazi. U legjitimua edhe e drejta e administrimit me paranë publike
nga ana e zyrtarëve të shtetit në mënyrën e mos bërjes pyetje ku, si dhe pse. Ndërsa në kronikën
e zezë lexuam se Nusja e rreh vjehrrën në Tetovë.20

18
Skandali 2 milionësh – shuma që kaloi në kompaninë e vëllait të këshilltarit të Pal Lekaj, 23.10.2020
(https://insajderi.org/skandali-2-milionesh-shuma-qe-mori-kompania-e-vellait-te-keshilltarit-pal-lekaj/ )

19
Kuvendi i RMV-së blen 100 llaptopë nga 917 euro, ndërsa nxënësit dhe mësimdhënësit s’kanë pajisje për mësim,
21.10.2020 (https://portalb.mk/714171-kuvendi-i-rmv-se-blen-100-llaptope-nga-917-euro-ndersa-nxenesit-dhe-
mesimdhenesit-skane-pajisje-per-mesim/ )

20
Tetovë: Nusja e rreh vjehrrën pastaj nusja han dajak nga burri, 16.07.2020
(https://www.shqip.media/2020/07/16/tetove-nusja-e-rreh-vjehren-pastaj-nusja-han-dajak-nga-burri/ )
Opinioni publik ishte i heshtur ndaj këtij lajmi të tmerrshëm. Nuk pati asnjë reagim as nga ana e
organeve kompetente. Të gjithë në heshtje legjitimuan dhunën e shkaktuar nga nusja ndaj
vjehrrës me arsyetimin e pandemisë Covid 19. Kronika e zezë e gllabëroi edhe këtë fakt.

Përfundim

Kronika e zezë e ka mundësinë e transformimit dhe legjitimit, por ajo aspak nuk bën të
neglizhohet nga organet kompetente. Të dhënat që pasqyrohen në të, mënyra se si pasqyrohen
ato të dhëna si dhe pasojat që shkaktohen nga pasqyrimi i tyre, duhet që të shqetësojnë opinionin
publik. Edhe përskaj ekzistimit të pandemisë Covid 19 kur vëmendja e opinionit dhe organeve
kompetente është përqendruar aty, organet kompetente duhet që të janë syçelë për të mos krijuar
perceptime të gabuara neglizhence ndaj të zezës që ekziston në shoqërinë tonë.

Problemet e një familje dhe një shoqërie duke i fshehur nën tepih nuk i zgjidhim. Por krijojmë
një grumbull problemesh, lëmsh të cilat kur të dalin në sipërfaqe mund që të shkaktojnë tërmet.
Në Kronikën e zezë kemi lexuar edhe për trajtimin racist të policisë së Maqedonisë së Veriut
ndaj disa pjesëtarëve të komunitetit rom. Përveç solidarizimit në rrjete sociale të ndjekësve të
këtyre rrjeteve nuk ka pasur asnjë reagim adekuat drejt përballjes me këtë problem.

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi me të vërtet është shqetësuese e cila duhet që të na


brengos të gjithëve, ku të gjithë duhet të japim kontributin tonë në mënyra të ndryshme, por
Kronika e zezë nuk bën të neglizhohet.

“ Жените” од дневен билтен

Дневниот билтен на Република Северна Македонија која што е презентирана преку


Министерството за Внатрешни Работи е главниот извор на Црната Хроника. Но не само на
Црната Хроника туку и дел од дневните разговори дома, во училиште, во кафулиња, во
работа, во автобус, и така натаму. Во дневниот билтен се презентираат настаните на денот
кои што се случувале ширум земјава и со кои се занимавала македонската полиција. Таму
можеме да најдеме различни прекршочни дела, но и постојат многу сомневања дека дел од
дневните настани кои што се случуваат во Република Северна Македонија се прикриваат.

Во дневниот билтен се презентираат различни судири со и без човечка оштета, тепања,


уценувања, крадење, трговија со оружје и дрога, различни мали деликвенции во
училиштата, но може да констатираме дека и има различни намерни уметнувања и
произведување на говор на омраза, и прикажување на “ послабиот “ во многу лоша слика.
Кога сме кај “ послабиот ”, дневниот билтен како извор, и Црната Хроника како промотор
за жал честопати ја угнетува жената, девојката, мајката, бабата, ќерката во слика која што
не и доликува.

Многу е интересно да се разбере начинот на кој се прикажуваат жените во медиумите. Ова


тема е истражувана од многу теоритичари и теоритичарки.

Лора Малви, една од главните теоритичарки на феминизмот и на теоријата “Male Gaze”


во есејот со наслов Визуелно задоволство и наративен филм, меѓу другото пишува:

Жената во патриаркалната култура е поставена како означување на другиот од


мажот, врзана на симболичен начин во форма каде што мажот може да уживува во
неговата фантазија и опсесија, каде што сликата на жената е врзано со своето место
како носител на значење а не како креатор на значење. (Женске Студије бр.8/9 )

Во еден друг дел од истиот есеј, Лора Малви, за жената пишува дека во еден свет што е
нерамноправен, задоволството во гледање е поставено како проекција на фантазија на
машки поглед кон женската фигура. Малви се согласува со констатацијата дека жената
прикажана во еротска форма причинува гледаност.

Сузан Даглас, друга теоритичарка која што се занимава со фенимизмот во есејот со наслов
Медиумите, Родот и Феминизмот, се занимава со прашањата на реакцијата и рефлексијата
на жените феминистки кон лошото прикажување во медиумите.

Таа во едно место пишува:

Зачудувачки е што првиот официјален феминистички протест кон крајот на 1960-


тите во САД беше насочен кон една од најгледаните телевизиски програми;
вториот бран феминистки започна со Бети Фрејдан во „ Feminine Mystique “ (1963),
со неговото појавување од масовните медиуми како централен култ во
промовирање и преобликување на сексистички идеи за жените. Во 1970 година,
годината кога американските феминистки поминаа единаесет часа во „The Ladies
Home Journal“ во знак на протест против ретроградните појави на жените, жените
ги тужеа магазинот „Newsweek“ и „Times“ поради сексуална дискриминација;
“Жените штрајкуваат за еднаквост “ во август започнаа театарска претстава со
потсмев на објективноста или сексуалната застапеност на жените, стана јасно дека
критиките кон медиумите премолчено станаа столб на феминизмот.21

21
Susan J. Douglas “Media, Gender and Feminism” ,CH 3 in James Curran and David
Hesmondhalgh (eds) (2019) Media and Society, 6th Ed., Bloomsbury Academic: New York;
London,pp. 37-56
Начинот како се прикажуваат жените во медиумите прилично е исто како трговците ги
употребуваат бананите во пазар. Тие преку бананите се обидуваат да ги продаваат и
другите продукти. Иако знаат дека од продавањето на бананите имаат многу малку
профит.

Точките седум, осум и и десет на Кодекс на Новинари на Македонија вели:

Новинарот ќе ја почитува приватноста на личноста, освен кога тоа е во


спротивност со јавниот интерес. Новинарот е должен да ги почитува личната болка
и жалост.

Начинот на информирање во случаи на несреќи, елементарни непогоди, војни,


семејни трагедии, болести, судски постапки мора да биде ослободен од
сензационализми. Во судските постапки треба да се почитува принципот на
пресумпција на невиност, да се известува за сите инволвирани страни во спорот и
да не се сугерира пресуда.

Новинарот нема свесно да создава ниту преработува информации што ги


загрозуваат човековите права или слободи, нема да говори со јазикот на омразата и
нема да поттикнува на насилство и дискриминација по која било основа
(национална, верска, расна, полова, социјална, јазична, сексуална ориентација,
политичка…).

На 09.02.2021 година во Црна Хроника во порталот Курир се објавил веста со наслов :” Со


закана ограбил деловен објект, вработената морала да му даде пари”.

На 09.02.2021 година во Црна Хроника во порталот Макфакс се објавил веста со наслов :


“Автомобил удри жена кај Католичка црква”.

На 09.02.2021 година во Црна Хроника во Сител телевизија се објавил веста со наслов :”


Скопјанка го пријавила својот шеф - тврди дека ја вознемирувал и уценувал”.

На 09.02.2021 година во Црна Хроника во весникот Lajm(Лајм) се објавил веста со


наслов:” Македонија, полицијата ја наоѓа супер девојката со 60 факе профили во Фејсбук,
таа стигнала да диворцира парови” .

Сите овие наслови зборуваат за жената : жената како жртва на ограбување, жената како
жртва на судир, жената како жртва на сексуално вознемирување на работното место, и
жената во улогата на уценувач. Сите овие наслови изворот го имаат во дневниот билтен на
Министерството за внатрешни работи.
Дали јавноста треба да знае дека е жена таа која што беше ограбувано, која што беше
прегазена, сексуално уценувано и уценувач? Зошто во насловите треба да се истакнува
половиот идентитет на субјектот?

Др Дона Колар Панов (2021), универзитетска професорка, во презентацијата со наслов


Родот и медиумите ја појаснува улогата и врската на медиумите. Зошто медиумите се
медији, бидејќи тие интервенираат во нашето видување за реалноста. Тие, според
професорката Панов се врзани циклично во форма на Продуценти-Реалност-Текст-
Јавност.22

На ваков начин на прикажувањето на жените во медиумите, особено преку Црната


Хроника се креира една слика на паника за жените. Тие не треба да работат, затоа што
жените се ограбуваат, не треба да излегуваат на улица, затоа што можаат да бидаат жртви
на судир и жртви на сексуално вознемирување на работното место.

За ваквиот начин на прикажување на жените во медиумите одговорност немаат само


новинарите и медиумите, туку и институциите на системот, односно Министерството за
внатрешни работи.

Користена литература:

1. Malvi, L., 2002. Vizuelno zadovoljstvo i narativni film. u: Uvod u feminističke teorije slike.
Beograd: Centar za savremenu umetnost, pp.189-200. ( објавувано во
https://www.zenskestudie.edu.rs/izdavastvo/elektronska-izdanja/casopis-zenske-studije/zenske-
studije-br-8-9/212-vizuelno-zadovoljstvo-i-narativni-film?
fbclid=IwAR1X60rDIaq6hMNUy9cuB6JavNJMJPGmXCXybBGdYAqRNV15D0wGDlEBdwo
)

2. Susan J. Douglas “Media, Gender and Feminism” ,CH 3 in James Curran and David
Hesmondhalgh (eds) (2019) Media and Society, 6th Ed., Bloomsbury Academic: New York;
London,pp. 37-56

Извори од интернет:

22
Gender& Media ISSHS Prof. Dr. Dona Kolar-‐Panov 6 February 2020 стр.5
1. Are women still objectified? | Laura Mulvey Male Gaze theory explained! ( објавувано на
05.10.2016 година во https://www.youtube.com/watch?
v=yl2Eh8swrEs&ab_channel=TheMediaInsider)

2. Maqedoni, policia zbulon “super-femrën” me 60 profile në facebook, ka arritur të divorcojë


disa çifte! (Foto) ( објавувано на 09.02.2021 година во https://lajmpress.org/maqedoni-policia-
zbulon-super-femren-me-60-profile-ne-facebook-ka-arritur-te-divorcoje-disa-cifte-foto/?
fbclid=IwAR0i5Q-DPB5O1lJw8tcVDhUW5Mg6ZmTIPZVF0PJLif-DL8IaHgThsvJkl28 )

3. Дневен билтен ( објавувано во https://mvr.gov.mk/izvadok-od-dnevni-nastani/ )

4. Кодекс на Новинарите во Македонија ( објавувано во https://znm.org.mk/kodeks-na-


novinarite-na-makedonija/ )

5. Со закана ограбил деловен објект, вработената морала да му даде пари ( објавувано на


09.02.2021 година во https://kurir.mk/makedonija/hronika/so-zakana-ograbil-deloven-objekt-
vrabotenata-morala-da-mu-dade-pari/?
fbclid=IwAR0nDyAhUcDRoWEAQlozFOV01PBfYv15Drta1tEKW9_6BaKbfRGYRjpK3Kc )

6. Автомобил удри жена кај Католичка црква ( објавувано на 09.02.2021 година во


https://makfax.com.mk/crna-hronika/%D0%B0%D0%B2%D1%82%D0%BE%D0%BC
%D0%BE%D0%B1%D0%B8%D0%BB-%D1%83%D0%B4%D1%80%D0%B8-
%D0%B6%D0%B5%D0%BD%D0%B0-%D0%BA%D0%B0%D1%98-%D0%BA
%D0%B0%D1%82%D0%BE%D0%BB%D0%B8%D1%87%D0%BA%D0%B0-
%D1%86%D1%80%D0%BA/?fbclid=IwAR3OgL68bTHe- )

7. Скопјанка го пријавила својот шеф - тврди дека ја вознемирувал и уценувал


( објавувано на 09.02.2021 година во https://sitel.com.mk/skopjanka-go-prijavila-svojot-shef-
tvrdi-deka-ja-voznemiruval-i-ucenuval?fbclid=IwAR2OB6-
EHSiv2GzgsH0I5R8ousMW5yCLxUAxtJEj6iZ16LQOJMOhE7ubkS8 )

Друго:

1. Gender& Media ISSHS Prof. Dr. Dona Kolar-‐Panov 6 February 2020

You might also like