You are on page 1of 2

Gjyshe, të lutem më shpëto

Mirëdita. Emri im është Sema, si mund që të ju ndihmoj? ( Ton 00 11. Mts 00: 08 – 00:14 – nga
cingërrimi i telefonit.... të ju ndihmoj)

Sema Xheladini, e punësuar në Kall Qendrën në Axhibadem-Sistina, të premten në mbrëmje, rreth orës
20, duke e rrezikuar jetën e saj në ujërat e ftohta të lumit Vardar, ndihmoi që të shpëtohet jeta e një
vajze pesë vjeçare.

Ajo është shumë e lumtur. Tërë ngjarjen e ndau me portalin Almakos. Me emocione të mëdha rrëfente
për atë se si ka pasur sukses të ndihmoje për të shpëtuar jetën e një vajzë, e cila ditën kritike duke u
vozitur me biçikletë së bashku me nënën e saj e ka humbur kontrollin mbi biçikletën dhe është rrëzuar në
lumin Vardar.

“ Të premten në mbrëmje kam dal në pauzë rreth orës 20. Kam qëndruar në karriget që shohin kah
bregu i lumit Vardar. Papritmas, pas 10-15 minutave të kaluara, papritur dëgjova britma. E ktheva
kokën kah bregu. Pash një vajzë rreth 5 vjeçare, se si e kishte humbur kontrollin e biçikletës, nuk mund
që të frenonte. Dhe u rrëzua në lumin Vardar.”

(ton 0045 MTS – 00:03 – 00:33)

Për ta shpëtuar vajzën, e para në Vardar ka kërcyer nëna e saj. Sema ka parë se nëna, për shkak të
ujërave të ardhura, rrjedhës së shpejtë dhe thellësisë së lumit nuk mund që ta nxjerr vajzën jashtë lumit.
Ajo ka vrapuar nga karrigeje si dhe është lëshuar në buzë të bregut.

Vajza ka pasur shumë panik, ka qenë e frikësuar, rrëfen Sema, duke rrëfyer ngjarjen e pazakontë.

“U lëshova nga buza e bregut. Vajza ka pasur shumë panik dhe ka qenë shumë e frikësuar. Ma dha
dorën për ta shpëtuar. Kërkonte edhe mënyra për ta shpëtuar. E kam kapur për dore. Pasi që bregu ka
qenë shumë rrëshqitës, për të mos e lëshuar nga dora edhe unë bashkë me të jam futur në ujë.”

(ton 0045 MTS – 00:47 – 01:08)

Semës ende i kujtohen thirrjet e vajzës, fjalët e vogëlushes do t`i mbaj mend tërë jetën.

“ Gjyshe, gjyshe, të lutem më shpëto, ma dha dorën. Gjyshe, të lutem mos më le. Mos më le të vdes.
Të lutem më ndihmo.”

(0045 MTS – 01:11-01:19)

Pasi që Sema së bashku me vajzën, me vështirësi kanë arritur deri në buzë të bregut, në ndihmë kanë
ardhur edhe tre burra. Ata kanë ndihmuar që Sema dhe nëna e vajzës që të dalin nga Vardari. Vajza e ka
përqafuar Semën, dhe ashtu të përqafuar kanë arritur deri në qendrën emergjente në spital.

Aty vajza është kontrolluar. Nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor. Pas kontrollit është lëshuar në
shtëpi.
Në këtë moment a do ta bëje të njëjtën, e pyetëm Seman. Ajo kategorike.

“ Të njëjtën do ta bëja.”

(0046 MTS 00:27 – 00:28)

Ajo në atë moment e ka ndjerë vetëm një gjë, se duhet që ta shpëtoje vajzën. As që ka menduar për
jetën e saj.

“ Me rëndësi ishte që një jetë e re të shpëtohet. “

(0046 MTS 00:46 -00:48)

Edhe prindërit e saj janë krenuar me guximin e vajzës së tyre.

“ Prindërit e mi edhe ashtu me rritën mua. Megjithatë, bëhej fjalë për jetë. Spitali i jonë klinik e ka të
njëjtën logo. Megjithatë, bëhet fjalë për jetë.”

(0046 MTS 00:53 – 01:03)

Edhe punëdhënësit e saj në spital ishin krenar se kanë një të punësuar e cila pa u menduar mund që të
viktimizohet për të shpëtuar një jetë tjetër.

Sema edhe sot në vendin e saj të punës , vazhdon që t`i ndihmoje pacientëve që paraqiten në kall
qendrën e spitalit.

“ Mirëdita, emri im është Sema, si mund që të ju ndihmoj? ”(Ton 00 11. MTS 00: 08 – 00:14 – nga
cingërrimi i telefonit.... të ju ndihmoj )

You might also like