You are on page 1of 1

Kërko

POP 5 Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

uart në kokë, sulmuesi shqiptar shënon gol 1 Iker Casilla


me roveshatë puthjeve: Ë

Sociale Speciale

Armiku i heshtur që 'përgjon'


trupin e femrës, humbjet dhe
Ktoret në luftën kundër kancerit
të gjirit! Historia e dy grave të
guximshme

Armiku i heshtur që 'përgjon' trupin…

Frika ndaj vdekjes dhe shpresa ndaj jetës janë në


luftë të vazhdueshme për të gjitha gratë e vajzat e
dignostikuara me kancer gjiri. Në tetorin rozë,
muajin sensibilizues ndaj kësaj sëmundje që nuk
po kursen as grupmoshat e reja, Report TV sjell
historitë e Mimoza Groballit dhe Ina Kasimatit. Si
u përballën me armikun e heshtur dhe a e kanë
Otuar sot betejën kundër kancerit të gjirit?

Ledina Jakimi Yllka Kamenica

21 Tetor 2021, 21:35 | Përditesimi i fundit: 21 Tetor


2021, 21:42
Ndaj 7 Tweet !

Mban emrin e lules që njofton përshëndetjen e


fundit me dimrin. Midis shumëngjyrësheve e kanë
zgjedhur të simbolizojë fuqinë dhe energjinë e
femrës.

“Unë quhem Mimoza Groballi. Jam 51 vjeçe dhe


jetoj në Fier dhe kam 3 vite që jam diagnostikuar
me kancer gjiri", thotë ajo.

Mimoza nuk kishte sy për ngjyrat e stinës, duhej


të përballej me luftën e panjohur që i kishte
pushtuar një pjesë të trupit.

LEXO EDHE:
Shkodër/ Ekspozitë ‘Unike’ me
fotot e heroinave që Etuan mbi
tumorin! Gruaja që triumfoi: Ne
neglizhojmë dhimbjet e trupit dhe
përtojmë të ikim tek doktori

“Me thënë të drejtën më kishte dhënë trupi im një


sinjal. Një ndryshim të vogël, unë e neglizhova.
Gjërat u bënë më serioze. Atëherë u alarmova dhe
shkova tek mjeku specialist që kemi në Fier. Me
eksperiencën e tij ai e konstatoi problemin pa
asnjë lloj ekzaminimi, por megjithatë bëra gjërat
që duheshin bërë, analiza, mamograO. Që aty
erdha në Tiranë tek Onkologjiku. Aty Olloi dhe
kalvari im”, tregon Mimoza.
Nuk i kishte bërë ende 50 vjeçe, nuk neglizhonte
kontrollet e përvitshme, madje kanceri nuk ishte
pjesë e historisë familjare, megjithatë sëmundja
kishte avancuar shpejt.

“Isha një njeri që i bëja këtë kontrollet rutinë. Nuk


isha që nuk shkoja njëherë tek mjeku dhe më
gjeti. Në stad të tretë. Goxha të avancuar. Prandaj
më erdhi keq. Po mos të kisha bërë kontrolle do
thoja nuk kam shkuar tek mjeku. Por e pranova.
Thashë ky është fati im”, thotë më tej ajo.
Mimoza vendosi të përballej me fatin e saj. Me
vete kishte familjen.

“I kam pasur gjithmonë afër dhe mendoj se në


këtë rast mbështetja e të afërmeve ka një pjesë
goxha të rëndësishme. Shumë të rëndësishme
madje", thekson Mimoza.
-Çfarë mendove në momentet e para kur ti
konstatove që je e sëmurë?

Nuk është se mendova se ishte fundi i botës.


Ndoshta ngaqë kisha ardhur nga një rrugë e
vështirë. E mora me sportivitet. Me thënë të
drejtën nuk kam derdhur asnjë pikë loti për këtë
sepse mendova se do të ishte më keq për mua.
Thashë do ja dal, jam e fortë.
-Dhe ia dole?

"Me shpresën tek zoti besoj se po.”


Diagnostikimi ishte vetëm Ollimi i rrugëtimit të ri
të Mimozës. La Fierin dhe erdhi në Tiranë në
Spitalin Onkologjik.

“Me konstatimin e problemit, që kur erdha në


Tiranë Ollova procedurat. Ju jam mirënjohëse
mjekëve. Personeli ishte shumë human dhe
profesionistë. Njerëzit që kanë këtë problem duan
mbështetje. Nuk është rrugë e lehtë. Mendoj që
çdo njeri që ka problemin tim nuk duhet të
demoralizohet. Nuk është e lehtë. Sepse është
shumë më keq. Nëse bien në depresion gjërat
dyOshohen. Unë e quajta si një gjë që më ndodhi.
Do mundohem dhe do e përball”, vijon ajo
rrëOmin.
Kishte ardhur koha e kimioterapisë.

Ishte vetëm e para. Pas saj do të pasonin 7


seanca të tjera. Por Mimoza që në Ollim ia mbylli
shtegun frikës nga ndryshimet e pashmangshme
Ozike.

“E kisha marrë seancën e parë të kimios. Isha në


djeni se çfarë do më ndodhte. Ishte një ndjesi
shumë e keqe. Mu forcuan. Unë ia eliminova vetes
faktin që t’i shihja kokët të më binin në jastëk.
Edhe shkova tek parukierja ime dhe i dhashë fund
kokëve. Dhe u prezantova me një Mozë të re”,
thotë Mimoza.
Po afronte darka e ndërrimit të viteve, bashkë me
të edhe shpresa se ajo do të ishte seanca e fundit
e kimioterapisë për Mimozën.

“E kujtoj fare mirë. Ka qenë 28 dhjetor e vitit


2018".
-Kush ju ka qëndruar më afër gjatë kësaj kohe që
ju keni qenë e sëmurë?

Vajza ime. Ajo ka qenë në çdo hap me mua. Më


vjen keq në njëfarë mënyre sepse ju desh që të
shihte. Edhe njerëzit e mi të afërm.

HISTORIA E DYTË

“Jam nënë e dy djemve. I madhi 25 vjeç dhe i vogli


8 vjeç. Për pak ditë mbush 50 vjeç, Jam nënë e
vetme. Me profesion jam mësuese e psikologji-
kimisë në një nga gjimnazet e Tiranës. Jam
mësuese prej 28 vitesh dhe 24 vite i kam në këtë
gjimnaz”.
Tre vite më parë Ina Kasimati zbulon rastësisht
diçka anormale në trupin e saj.

“Kur bëra dushin dallova një masë të fortë poshtë


gjirit të majtë. Menjëherë kam kontaktuar mjekun
që para 3 vitesh më kishte bërë ekograO në
Onkologjik dhe të nesërmen kam bërë
mamograOnë. Mjeku më pa diçka ndryshe nga
ekoja e tre viteve. Më sugjeroi të bëja vizitë tek
onkologu”, tregon ajo.
Dhe pas kësaj, nisën kontrollet mjekësore njëra
pas tjetrës.

Masa tumoriale kishte qenë aty prej disa kohësh.

“Ka qenë stadi i dytë. Sigurisht që nuk kam pasur


histori të tjera familjare. Ishte shumë e rëndë.
Kisha një djalë të vogël që po e rrisja e vetme.
Fjala kancer ishte shumë e vështirë. Më bllokoi
trrurin. Ka zgjatur shumë pak”, thotë Ina.
Kapja në kohë e sëmundjes bëri që Ina të
refuzonte kimioterapinë. Ajo zgjodhi ndërhyrjen
kirurgjikale.

Pas operacionit nisi terapinë hormonale, një


metodë që ia këshilluan mjekët italianë.

“Dhe ajo ka sOdat e veta. U vërtetua pas një vizite


edhe në spitalin e Barit. Atje doktoresha më
konOrmoi një terapi ndryshe. Ende se kuptoj pse
në Onkologjik nuk mu dha terapia e saktë”,
shprehet Ina.
Të qenit nënë e vetme e ngriti në këmbë Inën. Dy
djemtë e saj janë motivi për t’u përballur edhe me
vdekjen.

“Fati im është që kam dy fëmijë. Në ato vite i


madhi ka qenë 22 vjeç. Shumë i ri është për t'i
lënë një barrë kaq të madhe. I thash që do të të
bjerë ty për të rritur vëllain. Trembja e tij. Si
mundem unë. Dilemat. Nga ana tjetër djali i vogël.
Kur e ndjen dhe sot e kësaj dite që unë jam e
lodhur dhe vjen e më thotë që a më ke thënë që
ilaçi për ty jam unë. Sytë e tij qeshin vazhdimisht.
Ka qenë që në atë momente një ndryshim i asaj
gjëje negative që shkrepi në atë moment të
vështirë”, rrëfen ajo.
Pjesa më e vështirë ka kaluar për Inën. Sot ajo
mban në vesh këshillën që i ka dhënë doktoresha
në Itali, të qëndrojë aktive e të mos dorëzohet
asnjë ditë të jetës së saj. Dhe mësuesja e
biologjisë kështu vepron.

“Më vjen për të qarë qaj. Në se dua ti gëzohem,


gëzohem. Nëse dua të protestoj. Protestoj. Nëse
dua të adresoj dhe të bëhem aktiviste për të
drejtat e grave, për dhunën, ku unë po njihem me
histori shumë të forta të cilat më rikthejnë vite më
përpara ku edhe unë e kam kaluar një situatë të
tillë. Unë jam një e mbijetuar e dhunës familjare.
Ndonjëherë më bllokojnë historitë, por them unë
ja dal. Jam e fortë dhe ja dal”, shprehet ajo.
Mediton, bën ecje, përgatitet për të qenë çdo ditë
mësuese aktive. Pas trajnimeve profesionale
synon edhe lidershipin e shkollës.

Por kërkon edhe më shumë përkrahje për veten


dhe shumë gra të tjera që nuk gjejnë mbështetje
në ambientet e tyre të punës.

Ina e la kempin e pjesshëm me shpresën se do të


mirëkuptohej në përditshmërinë e saj
profesionale, gjë që nuk ndodhi sipas saj.

“Unë pata fatin të marr kempin, por është një


kolegia ime që nuk arriti ta marrë kempin. Pas
operacionit ajo Olloi punë. Njoh mjaft kolegë të
ndryshëm që mbi to nuk ka asnjë lloj lehtësire”,
thotë ajo.
Me sy kritik e sheh edhe shërbimin që u ofrohet
grave e vajzave të diagnostikuara me kancer në
gji.

“Kur të thuhet se ti je me kancer gjiri nuk ke një


shërbim psiko-onkologjik, nuk ke një shërbim dhe
të terapisë së shëndetit mendor. Unë kam pasur
fatin të ma bëje një mikeshë amerikane. Ma
ndryshoi edhe atë ditë që mora vesh që jam me
kancer”, shprehet Ina.
Këto dhe shërbime të tjera kanë nevojë për
përmirësim thotë Ina Kasimati. Por pavarësisht të
gjitha problematikave, më e rëndësishmja për të
është ajo gruaja e sëmurë që në një çast të jetës
vë në pikëpyetje gjithçka.

“E rëndësishme është që ti të kesh besimin që e


para je ti dhe të gjithë të tjerët do të të japin dorën
për të ecur me dinjitet”, thekson ajo.
Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga
qelizat e vetë gjirit.

Këto qeliza jo normale grumbullohen dhe


formojnë një tumor, i cili shtyp, përhapet dhe
shkatërron indin normal të gjirit. Pa mjekim, këto
qeliza përhapen në pjesët fqinje, e më pas, në të
gjithë trupin.

“Për hir të vërtetës nuk ka një regjistër kombëtar.


Ne kemi të dhëna për 2019 që janë mbi 700 gra
me kancer në gji. Duhet të kemi parasysh që gjatë
pandemisë jo të gjithë kanë patur mundësi që të
bëjnë kontrolle kështu që numri mendohet të jetë
më i lartë", thotë Donika Godaj, drejtoreshë e
YWCA Albania.
Fjongo rozë është fjongoja ndërgjegjësuese e
luftës kundër kancerit të gjirit. Është një fushatë
që (YWCA) Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare, si
pionere e luftës së kancerit në Shqipëri e zhvillon
prej 13 vitesh tashmë.

“Kemi 13 vite që kemi punuar në fshatra, qytete,


në zona të pa zhvilluara ku njerëzit nuk kishin
dëgjuar fare se çfarë ishte kanceri i gjirit? Mund
të themi që janë mbi 3 mijë gra që kanë marrë
informacion për kancerin e gjirit nga ne", shton
ajo.
Që prej vitit 2019, ambasadorja e kauzës së
fjongos rozë, Ermonela Jaho ju bashkua dhe së
bashku organizuan një koncert bamirësie. Të
gjitha të ardhurat shkuan për një qendër që ka në
fokus këshillimin e grave me kancer në gji dhe të
familjarëve të tyre.

“E nisëm këtë shërbim gjatë kohës së pandemisë


dhe deri më tani kemi asistuar dhe ndihmuar 52
gra që kanë bërë seanca këshilluese për më
shumë se 9 muaj", shprehet Godaj.
Tetori është muaji i dedikuar luftës kundër
kancerit te gjirit. Por nuk duhet të mbetet periudha
e vetme e vitit që gratë e vajzat të kujtohen për
veten e tyre.

“Dikur thuhej se vetëm gratë mbi 40 vjeçe duhet të


bëjnë vizita. Por ne kemi vite që kemi kuptuar që
edhe vajzat e reja mund të preken. Vetë statistikat
tregojnë se ka raste plot që nga mosha 18 vjeçe.
Prandaj kontrolli është shumë i rëndësishëm",
thekson Godaj.

“Me dorë në zemër unë do ju drejtohesha se nëse


ato vënë re një ndryshim në trupin e tyre t'ju
drejtohen specialistëve. Kapja në kohë është një
mundësi me jetu gjatë dhe shëndetshëm”, bën
apel Ina.

“Nuk uroj që ta ketë fatin tim askush, por edhe


nëse kanë mendoj që ta marrin me sportivitet.
Mos ta quajnë fundin e botës sepse është më e
lehtë për të ja dalë. Jeta është shumë e bukur dhe
ja vlen ta jetosh”, i drejtohet grave Mimoza.

/KT/Shqiptarja.com
TAG: kanceri i gjirit Ina Kasimati YWCA Mimoza Groballi

Komento

Sondazhi i ditës:
Çmimi i hidrokarbureve, a po i mbron
Bordi interesat e qytetarëve?
Po Jo Nuk e di

Lajme të tjera
Sociale

Lufta me kancerin e gjirit, dhuro Ookë fal shpresë!


23 Tetor 2021, 19:48
Doris Sallaku

Sociale

Me fjongon simbolike, Kim bën bashkë gratë


socialiste dhe demokrate në marshimin
sensibilizues dedikuar ‘tetorit rozë’
16 Tetor 2021, 11:59

Shëndeti

Nëna 31-vjeçare rrëfen në lot betejën me kancerin e


gjirit: Po luftoj për 2 fëmijët e mi! Gratë dhe vajzat të
bëjnë kontrolle të vazhdueshme
14 Tetor 2021, 19:02

Shëndeti

Rritet numri i grave me kancer gjiri, preken moshat e


reja, onkologia në Fier: 26 gra të diagnostikuara në 3
muajt e fundit
13 Tetor 2021, 15:02
Kristaq Thano

Sociale

‘Beteja ime me kancerin e gjirit në moshën 28


vjeçare’, rrëEmi drithërues i poetes shqiptare dhe
mesazhi frymëzues për zonjat e vajzat në luftë me
sëmundjen e rëndë
13 Tetor 2021, 12:44

Sociale

'Muaji rozë', mjeku në Fier për Report Tv: Janë rritur


rastet me kancerin e gjirit, gratë dhe vajzat të
shtojnë kontrollet, zbulimi në kohë shpëton jetën!
Shtatzënat të vaksinohen
10 Tetor 2021, 10:48
Kristaq Thano

"#$%
Kerko

© 2011 - 2022 Shqiptarja.com - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar


i kesaj faqeje
&

You might also like