You are on page 1of 4

Fati i një të riu, ish ushtar i UÇK-së

Shtime, prill\2017 – Gjithçka ndryshoi më 21.06.1999 për Xhevdet


Smajlin, ku në atë kohë po krynte detyrën e një ushtari deminues, po në
këtë datë gjatë kryerjes së detyrës Xhevdeti ra në minën e fundit e cila
kishte mbeur në atë fushë te minuar ku edhe humbi te pamurit 100%. Në
vendin e quajtur Sukë (Gllavicë) Komuna Shtime. Xhevdeti ishte I
rreshtuar në njësitin për Deminim pranë Zonës Operative të Neredimes,
mo komandë në fsh. Mollopolcë

Gjatë pastrimit të asaj fushe te minuar Xhevdeti bashk me tre shoke te


tjer kan qen ne detyre.
“Unë edhe njëri shok u plagosem, ndërsa dy të tjerët shpëtuan, pa u
plagosë, pasi qe jam plagose njeher e di qe kam pas vetdije se jam qu në
këmbë, pastaj prap më ka humb vetëdija, ndërkohë mka ardhë vetdija po
shumë shkurt’’
Ne na tërhoqen civilet na dërguan në Ferizaj, na u është dhënë ndihma e
parë dhe nga Ferizaji me autoambulanc na derguan në Prishtinë, ku
Xhevdeti kishte qëndruar katër ditë.
Vellau Ramizi bashk me dy kusheri e kishin derguar ne Kukës në
Shqiperi, “Deri ne Kukës nuk e kam dite a i kom kembë e duar, në
Kukës e kuptova që këmb e duar i kam po në kokë e kam një
plagë’’shprehet Xhevdeti ,e nga Kukësi me helikopter e kishin derguar
në Spitalin Ushtarak Tiranë ku edhe qendroi për dymbëdhjete ditë, në
Tiranë kishin ardhur mjekët ndërkombëtarë për ta dërguar në Gjermani
për shërim, me një kërkes të bëre dhe një angazhim të madh nga Sylvia
gruaja e djalit të dajës së Xhevdetit. Sylvia një shtetase Gjermane e cila
kordinoi kontaktet me një shoqatë Humanitare bamirëse “Malteser’’ në
Gjermani.
“Adoptimi me këtë situate dhe vullneti për të jetuar”

‘‘Nuk e kam përjetu si dicka te rëndë, se kur njeriu mundohet për vendin
e tij është dicka e mire, krejt qështja ishte qysh me pshtu se u bo kohë e
gjat derisa kom mrri në Gjermani e nga plaga e shkaktuar, kishte fillu
edhe një infeksion I trurit të mesëm’’ ishin fjalët e Xhevdetit.
Edhe pse Xhevdeti në këtë aksident humbi pamjen në të dy sytë,
asnjëher nuk u dorzua, e as nuk ndaloi së vazhduari jeten në mënyre
krejt normale, pas disa operacioneve në Gjermani Xhevdetit lajmin që
me nuk do të sheh kurrë ia dha babai i tij, ‘‘E kemi dite që në ç’do
moment jemi trrezikum, bile me e pas dite që une i humbi veç syte e
kisha lujt vallen prej fillimit t’luftës’’ thote Xhevdeti me shaka.
Xhevdeti po e perdorka edhe Facebookun permes nje aplikacioni
‘‘Talking’’ bile pa pike problemi, e tregoj qartazi që i pëlqen kogja
shume,tregojke se si i njeh parat e hekurit “pershembull këto paret e
hekurit krejt i kan profilet ndryshe, një cent është e vogel edhe ska asni
profil, as vertikal e as horizontal,dy centi e ka veç një vije horizontale
rreth e rreth, pese cent është ma e madhe së një cent edhe ajo ska vija as
horizontale as vertikale,dhjet cent ka veq vija vertikale edhe i ka te
imta,njezet cent ka vija vertikale po t’rralla, pesëdhjet cent ka vija
vertikale i ka t’shpesha edhe është ma e madhe…..,e tletres frangat
zvicrrane e kanë me I lexu me gisht, ndërsa euro nuk e ka, po e kam
nifar plastike me t’cilën i njoh”

“Shkollimi’’
‘‘Kur i perfundova operacionet në Gjermani fillova me shku në shkollë
për të verbër atje, me mësu për orientimin në hapsir, se si meu ushqy, me
u pastru, me u vesh vet, me pergadit ushqimin, kafen e plot ksi senesh,
mu doke dicka e pamundur krejt kjo procedur, po ishte edhe njëfar
shprese që paska mundsi mu bo ma e lehtë jeta’’ kujton Xhevdeti.
I kishte mesuar të gjitha procedurat për një jetë normale, gjat qendrimit
në Gjermani, mirpo pas kthimit në Kosovë Xhevdeti kishte vendosur
prap të shkonte në shkollën për të verber sepse në Gjermani kishte
mesuar alfabetin Gjerman e që ketu nuk i hynte në punë.
E vazhdoi shkollimin në Shkollën ‘’Xheladin Deda’’ Pejë drejtimin e
Fizioterapisë të cilin e perfundoi me sukses.
“Pas perfundimit të shkollimit e hapa ordinancen time në Shtime ku
edhe kisha numer te konsiderueshem të pacientëve, po e mbylla se kisha
shume femijë te cilet vinin, e unë jam shumë i ndjeshëm, nuk mujsha
me ju shkaktu dhimbje fëmijve gjatë ushtrimeve që kërkon
fizioterapia’’.

“Familja”
Gjatë shkollimit në Pejë Xhevdeti u njoftua me një vajzë, te cilën tashmë
e ka grua dhe nënë të femijeve të tijë.
“Me Besarten u njoftova në shkollë në Pejë, atje ka fillu gjithçka, pas një
kohe vendosum me u martu sbashku, u martuam në shkurt të vitit 2008
jemi të lumtur bashkë”
Xhevdeti ka dy femije një djale dhe një vajzë, djali edhe pse 8 vjecar po
e mban gjithmon perdore, duke u mundu me ia lehtsu levizjen Babait.
“Si sot e mbaj mend lindjen e djalit, nuk kish ndjenjë më të mirë se me u
bë prind, vërtetë ndjenjë e pa përshkrueshme, kur e morra në dorë për
herën e parë ja preksha ftyren kisha qef me ni tu kajt po ish kan në
gjumë, e pagëzova me emrin Triumf (në rrugëtimin e sfidave të mija
jetësore triumfi erdhi)’’

You might also like