You are on page 1of 13

Projekt

Tema:Analiza e 5 skicave te Migjenit.

Lenda:Letersi

Klasa:XII B

Data:11.01.2024
Punoi:Eguen Toska
Zeneli

Zeneli asht si ajo tokë e mirë e pllehshme ku fara dosido e hjellun zen, rritet dhe ep fryt ma
tepër se pritej.
I thanë:
– Zenel, thueje ti atë që s’diti shoku…
Çohet me syt e tij të gështejtë të përqëndruem mendueshëm ndër syt e mij. Dhambët e
bardhë, ftyra e zeshkët, balli i rregulltë, kryet e zgjatun për mbrapa. Flet. Përgjegjet me besim
të madh në vetvete. E at besim e fitoj me shum prova, mbassi gjithmon kur s’dijnë tjerët atij i
takon me folë. Dhe flet me ball pak të rrudhun ne mes të syvet.
Nganjëherë – ashtu tue folë – e trathton Zenelin fantazija fëminore, i hypë kalit imagjinarë
me flatra dhe fluturon nga reja në re, – por me të vumun re buzëqeshjen t’eme, kutjohet se
asht tue gabue, ndalet, disi ndjehet ngushtë, ulet pa i thanë unë me ndejë, dhe mbulon fytyren
me duer nga turpi. Atëherë qeshem unë, qeshen shokët e tij dhe sjellin kryet herë nga unë
herë nga Zeneli.

Nganjëherë, rrallë, i mbushet mendja Zenelit dhe thotë: s’dij zotni. Atëherë mësimi nuk
shkon si duhet. Nuk don me ditë për të.
Nganjëherë, gjithashtu rrallë, i futet Zenelit gëzimi fëminuer mu në zemër, asgjasend e ban të
qeshi, dridhet nga gazi, s’rri urtë dhe trazon shokët. Dhe nuk ndihmojnë as qortimet as
interesi i mësimit. Mue atëherë më bahet se dhe më tallë dhe më qorton Zeneli në kët mënyrë:
mjaftë ma zotni mësues, mjaftë, mjaftë na mësuet si duhet me jetue, ç’ka asht mirë e bukur
mjaftë na mësuet, – megjithate na po rrojmë si rrojten stergjyshnit t’onë, po n’ato mjerime, të
lamun e të tretun ndër këto bjeshkë. Qe, na shiko njëherë njenit nëpër këmishë të shkyeme i
shifet supi i verdhë, tjetrit barku si drrasë, atij atje asht gati t’i bijë të fikët nga urija, një tjetër
prap mezi përmbahet mos t’i bajnë dhambët brrr nga ethet…

Kështu më dukej se më qortonte me tallje ftyra inteligjente e Zenelit ndërsa qeshej.


Pra, na len pak të qeshemi – më dukej se thoshte – të gëzohemi deri sa jemi në shkollë: rroftë
shkolla! rroftë arsimi! sa herë kemi këndue, e në shtëpi s’ka gaz, s’ka të qeshunt… rroftë
shkolla! rroftë arsimi! që na mëson këndim e shkrim, të cillët me të vërtetë nuk kanë me na
hymë shumë në punë në jetën t’onë, por mjaftë që kemi me marrë një hu…jo për gja tjetër
por, për të shkrue në qiellë: rroftë shkolla! rroftë arsimi!

I la fëmitë t’argtohen dhe sillem nga dritorja. Vërej. M’at bjeshkë të naltë përball asht një pyll
i madh të cillit s’i dihet kufini e ku shkuem njëherë në shteti, asht një visar që s’hahet. Vërej
shfatrat e kodrave, të bregjeve, vërej ndaj arë të vetmueme në largësi, drujet, dhenë e kuqe
dhe gjelbërimin e verdhë; ma afër vërej kasollat e rrasuna për dhe e që përbahen vetëm nga
mbuloja e kashtës… Tretem në kontemplacjon të mërzitshëm e buzët e mija makinalishtë
lëvizen, flasin me vetvete. Shpejtë kujtohen se më shikojnë fëmitë, sillem e Zeneli:
– Zotni, a po bajmë mësim?
Orë gjeografije. Marr globin në dorë. U flas.
– Po Shqipnija ku asht? – pyesin dy-tre veta e tjerët i ngrehin qafat që të shohin ma mirë.
Kur u a dëftoj shejin: një pikë e kuqe në mes të ngjyrave tjera, ndëgjohen zanet të
pakënaqunë, disi të shqetsueme:
– Sa e vogël!…
– E vocerr e vocerr, mezi shifet…
– Po si Zotni, kaq e vogël Shqipnija? – çohet njeni tue kundërshtue me dorë.

Të gjithë flasim njeni me tjetrin, të shqetsuem, thue se tashti, në kët çast u ba Shqipnija e
vogel, ku duhet me u vra per me qëndrue mbrenda kufinit. Vetëm Zeneli s’flet gja; më shikon
në dritzen e syrit me syt e tij të mençëm, si me më thanë: zotni, shpëto situatën, si tjera herë
që e shpëtove kur kemi folë për mjetet teknike të bujqsis dhe shkaku pse s’i kemi, kur kemi
folë për komoditet e jetës, të cillat s’i kemi per shtetet e pasun çka na nuk jemi – gjithëherë ke
shpetue situaten, shpëtoje dhe tash.
Vërej shpirtet e vegjel të shketsuem pse atdheu i tyre kaq i madh – si u duket atyne në natyrë
– asht vizatue aq i vogël dhe mendojnë se asht gabim. E dij se nenesre Shqipnija në glob ka
me u rritë, ka me u ba kushedi sa e madhe prej dorës së ndonjenit nga shqipotë e klasës.

Për me i ngjallë, me u a çue moralin, u flas:


– Çfarë?! Shqipnija nuk asht e vogel! Asht e madhe! Po t’u pjestonte ndër njerëz sa jemi, i
bjen kaq e kaq sejcillit, sa nuk u bjen njerzve të shteteve të tjerë t’ Evropës.
– Pse e kanë vizatue pra kaqë të vogel? – me zemrim dhe tue u ndihmue me duer flet mprojtsi
i vogel i drejtave t’atdheut.
Mezi permbahen së qeshunit dhe u flas:
– Pse jemi ma të vegjel se shtetet e tjerë. Por kjo s’do me thanë gja. Për me qenë të lumtun na
mjafton kjo tokë që kemi, veç duhet t’ a punojmë e… – në ket cast ra zili e fmitë ma nuk
kutpojshin gja nga fillosofija e lumnis që nisa t’u a zhvilloj. Duelen jashtë pa qejf, ngadalë,
ende tue u skjarue me shoq-shoqin, ndërsa Zeneli mundohej të mbesi mbrapa pa u vue re.

Kur duelen të gjithë, më tha në mes të buzëqeshjes dhe hidhnimit:


– S’kemi kurgja zotni, as vegla të reja per punë, as shtëpija higjenike, të mira, si shtetet tjerë,
jemi të vegjël…
E ndala. Deduksjoni i Zenelit t’em ish sa i hidhët aq edhe i vërtetë. I fola. U mundova t’a
paqtoj. Nuk dij a më besoj:
Shpesh herë më pëlqente të mendoj mbi ardhëmenin e Zenelit. Por ç’e do. Nuk mjafton
vullneti i mirë i em që t’a baj Zenelin të hypi nder majat e nalta kah shpethejnë horizontet e
dritës. Mandej dhe pjesa e eme fataliste arsyetonte: lene Zenelin të rrojë jeten stërgjyshore,
primitive, e ka ma mirë: mos e merr në qaf me e hypë ndër majat e nalta nga mund të thejë
qafen i dëshpëruem tue pa të vett të dashtun tepër ultë dhe tue mos mujtë me u ndihmue.
Prandej, kur erdh koha, i a dhash Zenelit dëftesën e lirimit, u pershendetem dhe kur shkoj
m’erdh keq që s’do shifemi ma kurr.

Analiza letrare
Proza e Migjenit që keni sjellë është një përshkrues i një situate shkollore, me theks të
veçantë në personazhin e Zenelit. Analiza e kësaj proze na jep një pamje të thelluar në
psikologjinë dhe karakterin e Zenelit, si dhe reflekton mbi disa theme të rëndësishme
sociokulturore të shoqërisë së kohës.

1. Karakterizimi i Zenelit:

 Fizikisht, Zeneli përshkruhet me detaje, duke përdorur termat si "sy të gështejtë",


"ftyra e zeshkët", dhe "ball i rregullt". Këto elemente të përshkrimit të trupit shërbejnë
për të krijuar një imazh të qartë vizual të personazhit.

2. Ndryshimet emocionale te Zeneli:

 Shihet një gamë e gjerë emocionesh tek Zeneli, nga besimi dhe zellimi në fillim, deri
te ngushtimi dhe turpi më vonë. Këto ndjenja shfaqen përmes përshkrimeve të fytyrës,
sjelljes dhe reagimeve të tij ndaj ndryshimeve në ambientin shkollor.

3. Fantazia dhe Gëzimi Fëminor:

 Shkrimtari përdor ndonjëherë fantazi fëminore për të përshkruar ndjenjat e Zenelit.


Ky element mund të tregojë për një mënyrë specifike të të ndjerit dhe të shprehjes së
tij ndaj kësaj bote.

4. Raporti me mësuesin dhe arsimin:

 Zeneli ka një marrëdhënie komplekse me mësuesin dhe me arsimin në përgjithësi. Kjo


shfaqet në mënyrën se si ai shfaq ndjenja të kundërta, duke filluar nga respekti dhe
përfunduar me moskënaqësinë.

5. Ndjenjat e përgjithshme për atdhenë dhe situatën shoqërore:

 Në këtë proze, shfaqen ndjenjat e fëmijëve për atdhenë dhe për situatën shoqërore dhe
ekonomike të vendit. Kjo është e shprehur përmes pyetjeve dhe komenteve të
fëmijëve rreth madhësisë së Shqipërisë në hartë dhe kundërthënies me mësuesin rreth
kësaj teme.

6. Përdorimi i natyrës si metaforë:


 Përdorimi i elementëve natyrore si pylli, kodrat, dhenë dhe gjelbërimi i verdhë
shërbejnë si metafora për ndjenjat dhe gjendjen shoqërore të fëmijëve. Kjo mund të
interpretohet si një mënyrë e shkrimtarit për të përshkruar marrëdhënien e tyre me
mjedisin dhe realitetin e tyre.

7. Struktura dhe Stili:

 Shkrimi është i ndërtuar me kujdes dhe përdor një stil realist për të përshkruar ngjarjet
dhe për të shfaqur mendimet e personazheve. Stili përdorur është i thjeshtë dhe i
drejtuar drejt lexuesit.

PUTHJA E CUBIT
Edhe një prandverë ka ardhë. Prandvera e 17-të për Dilen, e cila, e shtrime në bar, ndjeu se ka
taman, as më pak as më tepër se 17 vjet.
– Nano! Sa vjet kam? – pyeti nanën në shtëpi.
– Tashti i mbushë 17, bijo! – I tha nana me një dorë n’ijë e me tjetrën mbi sy, për m’u
mprojtë nga rrezet e diellit.
Edhe Dila, e shtrime në bar, ndjeu se ka taman 17 vjet. Ashtu e shtrime, shikon qiellën e
kaltërt dhe ndigjon cingaret, një të dashit të grigjës ma e hollë, dhe tjetra e lopës me za ma të
trashë. Çohet herë herë e shikon bagtinë dhe prap shtrijet, me një dëshirë të vokët në gji. Sa
fort Dila që i ndjen të 17 vjetat në vete! Kur në të kapërthyemit e dëshirës, ven shplakët në
krye dhe ma fort shtrihet, ndjen si nder veshë dhe nder tamtha i rreh gjaku rrjedhje të forta
dhe e ban me ndie edhe me dishrue ma tepër. Atëherë Dila mbyllë sytë. Ashtu me sy mbyllë
pret diçka. Buzët e saj të lagta e të çeluna për gjysë i terte flladi i lehtë.
Para ksaj prandvere bani një dimën acar. Bora që tashti shifet si kunorë vetëm nder bjeshkët e
nalta, në dimën kish mbulue mbarë tokën. E stuhia e tmerrshme s’kish lanë pa futë borën deri
ndër shpella mali dhe zgavrriqe drunjsh. Në kët acarim dimri dhe bishët e malit zbriten nëpër
katunde te njerëzit. Por kta nuk i priten mirë. Bashkë me bishët e malit zbriti edhe Cubi, i cili
ishte tmera për ata që kishin ndigjue për të e që nuk e njifshin. Në besë, në buk’e krypë, i ati i
Diles e mbajti cubin si mik.
Dhe gjatë një mueji sa ndenji Cubi në shtëpi te saj, Diles iu ba se ky Cub nuk asht ai Cub për
të cilinflisnin se vret, grabit, përdhunon. me të vërtet po at emen kishte; por jo nuk ishte ai.
Cubit mik njezetekatërvjeçar i buzqeshej nana, i buzqeshej Prenda, e shoqja e re e vllaut,
baba i fliste me za të butë e vllau këndonte me te. Cubi-mik ishte i mirë dhe të gjithë e
nderojshin, Dila kanjëherë me dashje dhe pa dashje e shikonte në sy dhe kuqej, kanjëherë me
dashje e pa dashje, tue bamë punë nëpër shtëpi, në të kaluem e prekte me krah dhe nga kjo
prekje iu rritshin gjitë.
As nga armët e tija, rrypat me fishekë, pushka dhe revolja nga të gjitha këto Dila s’kish frigë.
Një ndjesi e fshehtë rritej në zemrën e Dilës dhe sa ma shum ditë kalojshin aq ma e madhe
bahej. Dhe ndiesia u ba dëshirë, dëshirë që të len pa gjumë.
Por një ditë, kur dielli sa një pare e madhe sermi u çfaq në qiell, Cubi shkoi. E dila mbet
vetëm me dashurinë për Cubin.
Asht e flakët dëshira e Dilës në një ditë të shkëlqyeshme prandvere kur, e shtrime në bar,
ndjen se si i rreh gjaku ndër dej. Asht edhe ma e flakët dëshira e Dilës kur i ka syt’e mbyllun
e me andrim vezullues don me krijue ate që s’ka. S’ka… Nuk u pa ma Cubi. E 17 prandvera
të saja janë 17 thirrje të nxehta të heshtura drejtue Cubit.
Ashtu e shtrime dhe n’andrim Dila nuk desht t’i çeli syt’ edhe se ndjeu mbi trupin e vet një
peshë dhe prishi dihatunin e nji mashkulli e mbi buzët e veta të përvlueme një njomsi.
S’i çeli syt’. Ndoshta kish frigë të mos prishi ekstazën në të cilën kishte ramë… E kur ndjeu
lehtësimin e trupit i çeli syt. Por aty s’pa kend. U hodh nga ana e majt. Dila u drodh. “Ai asht!
tha – Cubi!” dhe u vue në ndjekje të gjurmës majtas. Sie dehun, gjithnjë n’ekstazë. La
grigjen, as që i binte ndër mend, pse kërkonte Cubin. Doli në rranxë të malit shkambuer. E
thirri me emën, por bashkë me këmbët e saja që përplaseshin prej shkambit në shkamb,
q’ashtu dhe thirrjet e saja u përplaseshin – kot.

Një parandjenjë i thoshte se ai është afër, shumë afër dhe sikur e ledhatonte me atë shiqimin
thumbues, u ndal dhe hodhi një vështrim si të ishte vëzhguese profesionale, e krehi me
shiqim tër bjeshkën e lartë që sikur bashkohej me qiellin. Mbledhi forcë shtrëngoj duar dhe
filloi të thërrs:
o Cubiiii … jehona e thirrjes si oshtimë vullkani, përplasej nga shpati në shpat duke krijuar jë
eho të pafund dhe përseritej; o Cubiiii, o Cubiiii, o Cubiiii, …. Dilo u step Ju duk e
quditshme, se si përseritej thirrja e saj.
sikur e harroi Cubin u thellua në mendime dhe mendja i vajti ke gigja në bregun e shqipes.
Hudhi bistekët anash, u kërrus ti shtrëngon të mbathurat, dhe u kthye nga kishte ardhur, bri
përroit që kishte një gurgullimë uji me karakteristikë të vëqantë. Papritmas dëgjoi një thirrje
të fuqishme: Dilooooo, iloooooo, loooooo,
Është Cubi, tha.
Shiqoi rreth e rrotull por nuk vërejti askund Cubin, o zot ç’ndodh me mua, është ky një ankth
ëndrreje apo ç’është duke ndodhur, nuk kuptonte më asgjë. Nuk vonoi shumë dhe Dilo
shpejtoi hapat rrëzë proit që thente monotonin që ia brente shpirtin Dilos, kaloi edhe gurin e
Plakës dhe për një çast filloi ti rrahën zemra furishëm, drejtoi shiqimin dhe me gjymës zëri
tha Cubi, Dilo… Nga ky moment ajo nuk shiqonte nga e bartnin këmbët, për një çast u gjend
në përqafimin e Cubit me trup vigani, puthjet e njëpasnjëshme, qetsuen dy zemra që vlonin
nga dashuria.
Cubi ishte kurreshtar dhe e ngacmon Dilon.
O Dilo, ke humbur gigjen apo si erdhe këtej ke guri i Plakës?
E ajo shkurt.
Më mungoje ti, e ndjeva se je afër andaj të kërkoja matanë, ke shkëmbi i trimave dhe ja të
gjeta, desha të të tregoj se jam rritur, edhe unë mund ta mbaj pushkën krah për krah me ty.
Apo të dukem ende e re?
Cubi e dëgjoi me vëmendje dhe mburrej me Dilen sa e vendosur që ishte.
Hë ç’thua fol pyste Dilo?
Cubi u kërrus lëshoi pushkën rrëzë një Bredhi t’badhë, ia vëri njëren dorë mbi krahun e Dilos,
u bashkuan shiqimet, sytë e Dilos shkëlqenin, fytyra saj ishte kapluar nga një zjarr i paparë
më herët.
Dilo je e vetëdijshme se jeta në male nuk është e lehtë?! pastaj….
Por Dilo kthej shpinën dhe nuk dëshronte spjegime, ajo dinte se çdonte, kishte vendosur.
Një lot i rrëshqiti nga faqja si zjarr, pastaj tjetri. Cubit i erdhi keq për Dilon, ai nuk e kishte të
kjartë a janë lot dashurije apo lot vëndosmërie për Liri.
Dilo ti po deshe mund të vishë, por je ende e re andaj prit edhe një vit e të hedhësh shtat dhe
një çik.
jo Cubi, unë nuk pres dot më, mjaft kam pritur, unë dua të jem me ty. Prap një vrushkull
lotësh vërshuan faqet e Dilos!
Cubi ia vëri duart në bel me dorën e majtë ia fshiu lotët e vakët dhe i tha unë nuk të them po
pa e marrë pelqimin e prindërve të tu, kjo është luftë Dilo. Ajo e gëzuar shumë iu hodh në
përqafim Cubit duke e puthur si e qmendur, ngase e dinte që prindërit nuk do e pengonin kurr
Dilon të jet perkrah Cubit trim.
Me ardhjen e Pranverës lindi edhe një dashuri e re, edhe një pushkë për Liri.

Analiza letrare
Proza "Puthja e Cubit" e Migjenit shfaq një përqasje të thellë të ndjenjave dhe ngjarjeve në jetën e
personazheve. Ky tekst ka disa elementë të rëndësishëm letrarë dhe tematike që mund të analizohen:

1. Tema e Dashurisë dhe Lirisë:

 Kjo proze fokusohet në një dashuri të pasionuar midis Dilos dhe Cubit. Ndjenjat e tyre janë të
shprehura nëpërmjet puthjeve dhe përqafimeve të pasura me emocione. Gjithashtu, teksti
rëndon theksin në dëshirën e Diles për liri dhe për të pasuar dashurinë e saj.

2. Përdorimi i Imazheve Natyrore:

 Përshkrime të natyrës janë të përdorura për të shtuar atmosferën e ngjarjeve dhe ndjenjave.
Detajet mbi dimrin acar, boren, dhe peisazhet malore japin një sfond të pasur për ngjarjet
kryesore.

3. Simbolika e Dashurisë dhe Lirisë:

 Cubi shfaqet si një simbol i lirisë dhe pavarësisë për Dilen. Përfaqësohet si një person i
guximshëm dhe i vendosur për të luftuar për lirinë. Dashuria midis Diles dhe Cubit shfaqet si
një forcë e fuqishme që e shtyn Dilën drejt vendimeve të rëndësishme.

4. Ndikimi i Rrethanave Sociale:

 Proza thekson realitetin e jetës në mal, duke paraqitur sfidat dhe vështirësitë që mund të hasen
në këtë mjedis. Bashkëjetesa me natyrën, mundësitë e kufizuara, dhe detyrimet ndaj prindërve
janë elementë që formojnë kontekstin shoqëror dhe kushtet në të cilat zhvillohet historia.

5. Ndjenjat dhe Konfliktet Emocionale:

 Dilaja pëson një rrjedhë të ndjenjave nga gëzimi i bekuar me Cubin deri te ankthi i pritjes së
tij. Ndjenjat e saj janë të pasura dhe shfaqen nëpërmjet përshkrimeve të emocioneve si
gëzimi, ankthi, lotët e gëzimit, dhe shqetësimi.

6. Struktura dhe Stili:

 Proza është e shkruar në një stil të lirë, me përdorimin e fjalëve të pasura dhe përshkrimeve të
detajuara. Fokusi në dialog dhe ndjenjat e personazheve sjell ngjarjen më pranë lexuesit.
Historia e njenes nga ato
– Kush nuk e kujton? Kush e kujton, or shok, atë?

– Kë? Cilën? Cilën?

– Atë! Njenën nga ato!

– Po cila asht njena nga ato? Ato jan shumë! Cili i ri (ose plak) nuk njef se paku dhetë nga
ato?! Pse ato janë shumë. Pse shumë ka meshkuj, shumë ka pare, prandaj duhet në numër
relativ të kenë dhe trupna që shiten … Pra, kush asht njajo njena nga ato?

– Lukja, Lukja ! A s’e kujtoni Luken? S’e besoj … shtiheni … Apo ndoshta do mohoni dhe
se e njihni? Me falni, por këtu nuk shkon ajo e famshme: kush guxon – fiton! Kjo shkon
ngjeti! Do mohoni dhe se e njihni Luken? Me pretekst se jeni të ndershëm … Te mos kini, të
mos kini frigë se nuk do ju quej të pandershëm. Por, ju, së paku, me siguri do njihni
ndonjenën nga motrat legjitime të Lukes, asht njësoj si me njoftë Luken vetë. Jeta e tyne asht
një. Të gjitha janë njësoj dhe të gjitha ju apin atë që kërkoni – me pare në dorë.

E, Lukja e mirë, Lukja e mshireplotë – se ajo ishte njëlloj hyjneshe – Lukja e dëshrueme me
të vërtetë askujt nuk i thoshte jo. Vijshin studentat, jo me ndoj qëllim të keq, vijshin vetëm
me përcjellë ndoj shok i cili gjithashtu ishte student. Kur kryente punë me të parin, Lukja i
thoshte tjetrit: sa lekë ke në xhep?

– Katër.

– Hajde – i thoshte të dytit, të tretit e të katërtit me radhe dhe i çonte n’od të saj.

E pra, taksa e saj ishte tre frangë. Por, Lukja ishte ma shpirtmirë, ma humanitare se shum vetë
të cilve ashtu i duhet me qen.

Së pari studentat, me të hymen mbrenda, kuqeshin, por kur vijshin për së dyti, para se të
hyjnë shikojshin djathtas e majtas mos t’i shofi kush, dhe mandej shpejt nëpër derë fut brenda
si plumb pushke. Lukja kanjëhere merrte pozë serioze dhe u bërtiste:

– Pse keni ardhë? Kë kërkoni? Nuk asht këtu ai që kërkoni …

Studentat hutoheshin, iu merrte fjala në goje, shikojshin shoqi-shoqin, skuqeshin në ftyrë dhe
niseshin të kthehen. Atëhere Lukja plaste gazit, qeshej me gjithë zemër dhe i merrte për dore
n’odë të saj. Kanjëhere ziheshej me ta, pse ndonjeni nga ata ia puthte krahun e zhveshun, e
kapte ose e ledhatonte për ftyre, ashtu si ka të drejtë të kapi gruen e vet vetëm burri që ka vue
kunorë te prifti ose te hoxha, atëhere Lukja i thoshte:

– Mos luej, more vagabond! Rri urtë – dhe ia kërsite shuplakë ftyrës.
Djaloshi nuk tundej, qeshej dhe mundohej t’ia kapi dorën.

Kur këta vonoheshin në kafe në bashkëfjalim e sipër, ajo u thoshte të gjithve: ikni se po iu
vinë babat ose kanjihere i thoshte vetëm ma te riut:

– Shko, se asht bamë vonë … Tash asht kohë me t’ardhe yt atë.

Në këto fjalë plaste gazi e rrallë ngjante që t’idhnohej djali tue thanë:

– Baba i em asht i ndershëm, nuk asht si unë …

Atëhere shokët dhe Lukja vetë qesheshin ma me zemër për trashamansinë, idiotizmën e
shokut. Ndonjeni për tallje e pyete Luken:

– Luke, ku e ke, pash zotin, xhybletën?

– Hajde me e pa në dhomë …

– Me gjith qejf …

– Po a ke tre frangë?

– Po, kam tre lekë …

– Hik, more zog … me tre lekë do me pa Amerikën …

Por, thash se Lukja ishte ma humanitare se ata të cilve u duhet ashtu me qenë. Ndoj të ri, që
s’e fitonte lekun vetë, e pranonte edhe me tre lekë, natyrisht kur kish nge. Rreth emnit Luke,
veçanërisht rreth trupit te saj, ishte krijue njëfarë aureole (nimbusi) si rreth krenave të
shejtënve. Aq sa ndonjenit i vinte dhe keq qe e quejnë kurvë, dhe mundoheshin ta zbusin
kuptimin e fjalës tue i thanë prostitutë, grue publike, grue problematike – me emna të cilët i
kishin gjetë tue lexue libra. Sidomos njenit, i cili nuk shqiptonte kurr fjalë të ndyeta, i vinte
keq ta quejshin Luken kurvë. Vetë ai le qe s’e quente kurr, por edhe kur thoshte kush, atij i
dhimbste veshi sikur gërdhishte dikush sahanin me maje të pirunit. Fjala kurvë ishte për te nje
disonancë e vrazhdë në melodinë harmonike qe premtonte Lukja. Me e quejtë Luken kurvë, i
dukej njësoj si me e quejtë priftin grue pse ka veshe ragjen (veladonin). Ai edhe e përhapi
ndër shkoje fjalën prostitutë.

Sentimentalizma e të rijve për Luken shkonë edhe ma thellë; shpeshherë rrifeshin shoq me
shoq vetëm e vetëm për hatrin e saj. Prodhon nana – tokë, prodhon krijesa me shpirt dhe pa
shpirt, prodhon dhe krijon si me miliona vjet dhe me sekonda, prodhon trajta të cilat ngrofën
njena me tjetrën për me prodhue prap trajta të tjera e të reja për të vazhdue jetën. Dhe, e njejtë
asht: si dëshira e një krymbi dhe dëshira e njeriut. Me prodhue. Vetëm se krymbi s’e din se
prodhon, s’e ka ndërgjegjen e prodhimit, e njeriu po, e din, e kupton, e ndjen bashkë me
energjitë qe treten, të cilat duhet të treten. Dhe këtu, vetëm këtu, jo ne ndoj naltësim tjetër
imagjinues të njeriut por në ndërgjegjen e krijimit qëndron ndryshimi në mes të krymbit dhe
të njeriut. Krymbi krijon, ban punën e vet të krymbit (bren drunin) dhe vazhdon rodin; njeriu
krijon, prodhon vepra teknike, artitekturë, arti, letërsie njësoj si prodhon dhe rodin e vet
njerzuer. Janë energjitë që duhen tretë simbas zotsis të çdo njeriu, energjitë që burojnë të
gjitha nga nje burim. Melankolia, mendimi, shum herë nervoza, janë efektet e energjis së
grumbullueme, e cila s’ka se ku të shfrejë. Dhe, fantazia e të rijve krijon aureolë shejtënsh
rreth trupit të një grueje që shitet, e cila, instinktin prodhues e ka lidhë me interesa materiale,
pse shoqnia, drejt ose zhdrejt, e detyroi. E në dhomën e Lukes treteshin energjitë e të rijve. Të
mos u tretshin aty, do treteshin ngjeti, në mënyrë të panatyrshme, të rafinueme, të shpikun
vetvetiu, tue u bashku intelekti me epsh.

– Luke, kështu-kështu … Sa të bukur i ke syt … – i fliste djaloshi. Ajo heshte.

– Sa të bukur e kë këte… këte… këte…

– Praj, more vagabond! Hajt, mbaroje punën për të cilën ke ardhë …

Një kapërdisje n’intimitet ma të lakuriqët, marrje fryme e parregullt, kanjëhere ndoj kafshim,
ndoj afsh ose edhe ndoj shuplakë për trup të lakuriqët … Kanjëhere dhe Luken e zente një
trishtim i pakufishëm. I dhimbste ajo gja që e quejmë shpirt, por vetëm kanjëhere, pse po t’i
dhimbste më shpesh zotnia do ta qite jashtë, pse Lukja atëherë ne ato çaste të rralla thente
gota, çinia, pasqyra, dhe çka t’i vinte për dore. N’ato çaste as nuk pranonte vizita. Ndoshta i
dhimbste shpirti Lukes, pse të gjitha energjitë e djemve nëpër te shkojshin kot? Ndoshta dhe
ajo donte që të prodhoje, si prodhon nana – tokë dhe çdo krijesë tjetër?

O sa trishtim, puthuej dhimbe fizike ndiente, kur u kujtonte se asht një grue që nuk prodhon.
Një kukull, një lodër me pasë për t’ia kushtue dhe harrue gjithë ato orët e mbrapshta kur e
shef të zhigatun në baltë

Analiza letrare e këtij teksti të Migjenit mund të përfshijë disa elementë:

1. Struktura dhe Stili i Shkrimit:

 Për nga struktura, teksti paraqet një dialog midis personazheve, duke përdorur një stil
të lirë e informal. Stili i shkrimit është i pasur me humor dhe elementë satirik.

2. Personazhet:

 Personazhi kryesor është Lukja, një grua me një sjellje të veçantë dhe karakteristika të
ndryshme nga shoqëria. Djaloshi është personazhi që kujton marrëdhënien e tij me
Lukën.

3. Tema dhe Mesazhi:

 Tema kryesore mund të jetë e lidhur me perceptimin shoqëror për gratë me sjellje të
ndryshme. Mesazhi mund të jetë një thirrje për të reflektuar mbi paragjykimet dhe për
të mos vlerësuar njerëzit vetëm sipas dukurive.
4. Struktura e Krijimit dhe Ngjarjeve:

 Krijimi ka një strukturë dialogu që përdoret për të shfaqur marrëdhënien midis Lukës
dhe studentëve. Ngjarjet përcaktohen nga dialogu dhe sjellja e Lukës ndaj studentëve.

5. Përdorimi i Gjuhës dhe Imazheve:

 Gjuha është e lirë dhe dialogu ka elementë humoristikë dhe satirikë. Imazhet përdoren
për të përshkruar sjelljen e Lukës dhe situatat humoristike.

6. Kritika Shoqërore dhe Satira:

 Teksti përdor humorin dhe satirën për të kritikuar disa norma shoqërore dhe për të
theksuar absurden në perceptimet e njerëzve.

7. Elementë të Mjegullt dhe Simbolizmi:

 Në disa pjesë të tekstit, përdoret gjuhë me karakteristikat e mjegullt dhe shpesh mund
të ketë elementë simbolikë, siç është ndjenja e trishtimit të Lukës.

8. Ndikimi i Kontekstit Kulturore:

 Mund të shihet se teksti ka ndikim të theksuar të kontekstit kulturor të kohës dhe


mjedisit ku vepra është shkruar.

Analiza e mësipërme përpiqet të identifikojë dhe të analizojë disa nga elementët kryesorë të
tekstit, por kjo është një perspektivë e përgjithshme dhe mund të shtohen elementë të tjerë në
analiza më të thellë të çdo pjesë të veprës.

Luli i vocerr

 Struktura dhe Stili i Shkrimit:


o Proza është e shkruar në një stil të thjeshtë, por të pasur me imazhe dhe ndjenja.
Struktura është e thjeshtë, duke ndjekur një rradhë ngjarjesh.
 Personazhet:
o Personazhi kryesor është Luli, një djalë i vogël. Mësuesi është një personazh
ndihmës.
 Tema dhe Mesazhi:
o Tema mund të jetë lidhur me pasigurinë dhe admiratën e Lulit për çizmet e shokëve të
tij. Mesazhi mund të jetë i përgjithshëm, lidhur me imazhet dhe ndjenjat që
shkëlqejnë në sytë e një fëmije.
 Struktura e Krijimit dhe Ngjarjeve:
o Ngjarjet zhvillohen në një rradhë lineare. Luli shfaq admiratë për çizmet e shokëve të
tij dhe pastaj shkon të ngrohi kambët në diell.
 Përdorimi i Gjuhës dhe Imazheve:
o Gjuha është e thjeshtë dhe imazhet janë të përdorura për të përshkruar detaje si çizmet
dhe tollumbat e Lulit.
 Elementë të Mjegullt dhe Simbolizmi:
o Në tekst nuk ka elementë të qarta të mjegulltësisë ose simbolizmit, por mund të
shohim një element të thjeshtësimi në përdorimin e detajeve të vogla për të
përshkruar admiratën e Lulit për çizmet.
 Ndikimi i Kontekstit Kulturore:
o Mund të ketë ndikim të kontekstit kulturor në mënyrën se si admirata për veshjet dhe
objektet personale mund të jetë një temë e përbashkët në kulturën e caktuar.

Qershiat

Analiza letrare e tekstit të Migjenit:

 Struktura dhe Stili i Shkrimit:


o Teksti paraqet një peizazh natyror dhe një ngjarje njerëzore. Stili i shkrimit
është i përshkruar dhe ka elementë romantikë dhe emocionalë.
 Personazhet:
o Malsorja e re dhe plaka në prak të kasolles janë personazhet kryesore. Edhe
"cubi" (fëmija) dhe gruaja me shtat-zane janë personazhe të rëndësishme.
 Tema dhe Mesazhi:
o Temat kryesore përfshijnë natyrën, frytin, vuajtjen, dhe trashëgiminë
shoqnore. Mesazhi mund të jetë një reflektim mbi jetën, vuajtjen, dhe rolin e
trashëgimisë në krijimin e një pasuri.
 Struktura e Krijimit dhe Ngjarjeve:
o Ngjarjet zhvillohen gradualisht, duke filluar me përshkrimin e natyrës dhe më
pas fokusuar në ngjarjen e lindjes së një fëmijeje. Struktura ka një rrjedhë
logjike dhe ndjek një progresion të ngjarjeve.
 Përdorimi i Gjuhës dhe Imazheve:
o Gjuha është e pasur dhe e imazhshme. Migjeni përdor imazhe të forta për të
përshkruar peizazhin natyror, ndjenjat e personazheve, dhe ngjarjet.
 Elementë të Mjegullt dhe Simbolizmi:
o Një element i mjegullt mund të jetë ndjenja e mjerimit dhe vuajtjes që
përshkruhet në tekstin. Simbolika mund të jetë në lidhje me frytin,
trashëgiminë, dhe mjerimin shoqëror.

 Kritika Shoqërore dhe Satira:


o Teksti përdor ngjarjet për të shprehur ndjenjat e një shoqërie të mjerueshme
dhe për të bërë refleksione mbi trashëgiminë shoqnore dhe vuajtjet.
 Ndikimi i Kontekstit Kulturore:
o Mund të ketë ndikim të kontekstit kulturor në përshkrimin e jetës së malsorëve
dhe mënyrën se si ata ballafaqohen me vuajtjet dhe gëzimet e tyre.
Analiza më sipër përqendrohet në disa elementë kyçe të tekstit, por një analizë më e thellë
mund të përfshijë edhe analiza të tjera të stilit, dialogut, karakterizimit, dhe kontekstit
historik.

You might also like