You are on page 1of 64

SOFIDA VAJA

ËNDRRAT
E ARRATISURA
POEZI

Tiranë, 2019
Autori:
Sofida Vaja

Titulli:
Ëndrrat e arratisura

Redaktor & Korrektor:


Adrian Progni

Kopertina:
Adrian Progni

Design:
Erald Jaku

Copyright Autori

Botues: GEER

ISBN: 978-9928-07-621-2
Ëndrrat e arratisura

“Rrëfim me vetveten”

“Rrëfim me vetveten”, është një përmbledhje me


krijime të autores së re, Sofida Vaja.
Është hera e parë që ajo shfaqet përpara dashamirësve
të poezisë me produktin e saj, pavarësisht se dëshira për
të qenë pranë lexuesve, tek ajo ka lindur qysh herët.
Janë 27 krijime, janë 27 rrëfime të Vajas, në
shumicën e të cilave ajo i drejtohet vetvetes. Në fakt,
kjo është edhe veçantia e poezive të saj. Autorja
dialogon me qënien e saj, si një mënyrë për të shprehur
perceptimin dhe botëkuptimin ndaj gjithçkaje që e
rrethon. Ajo ka udhëtuar për 27 vite në këtë realitet.
Ka krijuar personalitetin e vet, ka ndërtuar raporte me
njerëzit, të njohur e të panjohur, të afërt e të largët,
ka ofruar mendim, ndjenjë, gjykim, dashuri, ka ofruar
kontribut, ka hulumtuar tek fenomenet, ka besuar tek e
mira, tek pozitivja.
Sepse, ky realitet për autoren është si një pasqyrë
ku reflektohen të kundërtat, ku besimi dhe zhgënjimi
janë shumë pranë, ku optimizmi duhet të kapërcejë
shqetësimet e ditës, ku gjithsekush ka nevojë për
pak vëmendje, ku gjithësecili të ndjejë se është pranë
sensitives.

3
Sofida Vaja

Për Vajën, të gjitha këto ndikojnë natyrshëm tek


individi, duke e detyruar atë të reagojë në mënyra
të ndryshme, qoftë edhe duke ngritur barrierën e
moskomunikimit. Por, kjo, do të thotë disfatë, do
të thotë tërheqje nga e vërteta, do të thotë pasiguri,
mungesë perspektive.
Vetë autorja, ka gjetur njëmënyrë të vetën për t’i
thënë gjërat, për t’i shprehur, për të njohur të vërtetat
dhe për t’i shndërruar ato në mjete për të ndërtuar të
ardhmen; I është drejtuar vetes. Ajo ka zgjedhur këtë
formë komunikimi, për të mos qëndruar e heshtur, por
edhe për të shpresuar se e nesërmja do të jetë e ndryshme
nga sot. Sepse, për këdo “fati” është gdhendur tek e
sotmja, tek puna e përditshme, tek dimensioni I raportit
mes asaj që synon dhe asaj që merr.
Përmes një gjuhe të thjeshtë, përmes vargjeve
që zbresin butë-butë, autorja shfaq përpara lexuesve
brendinë e saj, botën e pasur. Zhvendoset në një
rrafsh të gjerë personazhesh dhe ndodhish, por duke
qenë vetë protagoniste me gjykimin e saj. Narracioni
në krijimtarinë e saj, bazohet në elementë, detaje dhe
gjetje të thjeshta, në individë që bartin veçanti profilesh
e personalitetesh, në mjedise banimi e pune, në njerëz
që vijnë paksa nga rrethana rastësore. Për autoren, një
mëngjes mund të jetë edhe një motiv, një rrugicë mund
të jetë pulsimi i jetës, një treg mund të jetë hapësira
për të zhbiruar karaktere, një dashuri e paçelur, mund
të jetë dhe të shërbejë si argumenti i mohimit të të
ardhmes. Ajo na shëtit me fantazinë e saj krijuese, në
një përditshmëri ndryshe nga ajo që jemi mësuar, apo
hezitojmë të shohim.

4
Ëndrrat e arratisura

Në tërësi, kjo përmbledhje modeste në numër


poezish, por shumë më tepër se aq, në mesazhet që
përcjell, sintetizon moshen, endrrat e realizuara dhe
ato te parealizuara, sintetizon pritshmërite, dashurine,
urrejtjen, zhgënjimet. Sintetizon veten e saj, familjen, te
dashurit, mjedisin ku jeton dhe aspiron të shkojë. Dhe,
mbi të gjitha, sintetizon dëshirën për t’u rritur dhe për
të mbetur një fëmijë.

5
Sofida Vaja

6
Ëndrrat e arratisura

Vetes

Sot i shkruaj vetes time,


dy-tre fjalë jo më shumë.
Çdo virtyt e çdo gabim,
ia njoh mirë vetëm unë.

Këtë letër do t’ja nis,


dhe te posta do shkoj vetë.
Mos t’a shohin të shtëpisë,
se pastaj s’mbetet lezet.

Të mësova të mos besoje,


te çdo kush që afër mbaje.
Por ti kurrë s’më dëgjove,
botën mburrje veten shaje.

Zemrën hapur dyer-dritare,


pa mburojë kështjellën lije.
Se ti ishe qengj manare,
miqtë për ujqër ku ti dije?

7
Sofida Vaja

Dashurinë ti e dhuroje,
pa mëdyshje, interes.
Të ndryshoje pse nguroje,
ti e brishtë, bota e pabesë.

“Vetja ime” ruaje letrën,


të ndryshojmë nga pak të dyja.
T’a dëgjojmë ne njëra-tjetrën,
unë si fija e ti si nyja.

8
Ëndrrat e arratisura

Enigmë

Më thuaj ç’të tha hëna,


mbrëmë natën gjumin prishe?
Fshehe lotin s’ta pa nëna,
dole zbathur, ti ku ishe?

Edhe flokët ti rrahu era,


zbathur rende pas mëkatit.
A nuk kishe zgjedhje të tjera,
apo prapë do i qahesh fatit?

Nuk ndryshon, sa çudi,


kthehesh te zakoni i vjetër.
Enigmë jetën pate ti,
çdo ditë ke një mendje tjetër.

9
Sofida Vaja

“Frymëzimin s’e shes, ndërsa dorëshkrimin pse jo”!

A. Pushkin

10
Ëndrrat e arratisura

Pasuri e zezë

Mbushur xhepi, i rëndon,


rrotull botës dehur vjen.
Qejfin vetes ia plotëson,
çdo dëshire ia ka ngenë.

Me monedha napolon,
në taverna pa kursim.
Aheng jeta i kalon,
s’pyet i ngopuri për jetim.

S’ka ngjyrë leku por veç shije,


di të bëjë çdo kompromis.
Dhe të ligut i bën hije,
ama zemrën ia le pis.

Vakti i majmë pasuria,


s’ka uri por s’ka as nder.
Ku jeton me frikë fëmija,
jashtë fasadë, brenda skëterrë.

11
Sofida Vaja

“Kur krijoni, kryesorja është zotësia për të duruar”

A. Çehov

12
Ëndrrat e arratisura

Miku deputet

Dikur në një tavolinë,


hanim pinim ne si shokë.
Afër kishim dhe shtëpinë,
në shkollë shkonim të dy tok.

Në çdo rrugë kemi kaluar,


vitet iknin, ne u rritëm.
Jeta ne n’a kish larguar,
por një ditë përballë mbërritëm.

Me këpucë llustrafin,
era pushtet kundërmonte.
Se kujton më fëmijërinë,
deputeti “fluturonte”.

13
Sofida Vaja

Gëzoja shumë se kam një mik,


atje lart në parlament.
Do ti them unë hallit ik,
sot i them s’paske askënd.

Sytë s’mi hedh mban kokën lart,


luksin, botën ke në duar.
Ty të shoh dhe jam e qartë,
miku i vjetër më ka harruar.

14
Ëndrrat e arratisura

Emri im është pleqëri

Pleqëri moj rrobë e vjetër,


ti pas trupi më je ngjitur.
Sot një dhimbje nesër një tjetër,
shpirtin djallit ia kam shitur.

As për veten s’jam i zoti,


dot nuk eci dhe s’dëgjoj.
i vetmuar unë që moti,
pres një zog këtej t’kalojë.

Kjo shtëpi pse më s’gjëmon,


më merr malli për fëmijë.
Biri atin e harron,
dhe shikon punën e tij.

Siç i rrita mbajtur në krahë,


pres të trokasë dera një ditë.
Të më thonë: “jam këtu baba”,
të mi thajnë lotët nga sytë.
15
Sofida Vaja

“Nervi i poezisë jeton në zemrat e gjithë njerëzve”

Karlajv

16
Ëndrrat e arratisura

Sa arsye

Një arsye për të qeshur,


në mëngjes kur dita nis.
Një arsye për tu veshur,
për t’u krehur dhe stolisë.

Një arsye për t’ju kthyer,


dashurisë që s’iku kurrë.
Një arsye për t’a thyer,
çdo pengesë që u bë murë.

Sa arsye paskam patur,


t’ja rinis sa herë që dua.
Pallton e mërzis kam flakur,
tutje poshtë në një përrua.

Diellin zgjova brenda meje,


Zanat solla në lëndinë.
Sa herë pija ti u dehje,
zgjodha rrugën, dashurinë.

17
Sofida Vaja

“Poeti i madh shkruan kohën e tij”

T. Eliot

18
Ëndrrat e arratisura

Pijaneci

Mbush një gotë edhe një tjetër,


u bënë vite s’kisha pirë.
Të harrosh plagën e vjetër,
paska qenë kaq e vështirë.

Pak meze s’dua më shumë,


nja dy gota për fillim.
Ti mbys hallet poshtë në lumë,
dhe vetes ti gjej shpëtim.

Pse më shani, më qortoni,


mendja më vjen rrotull or shokë.
Kur vjen miku dhe gjitoni,
e nderoj unë me një gotë.

19
Sofida Vaja

Kur në dasma ju më ftoni,


gëzimi më luan nga vëndi.
Pijanec të bën zakoni,
miqtë, pleqtë edhe kuvendi.

Mallkoj veten dhe premtoj,


rakinë dhe verën t’a përbuz.
Por kur afër i shikoj,
siç di unë, i puth në buzë.

20
Ëndrrat e arratisura

Demokraci

Më thonë prindërit, “mos vono”,


ora tetë të jesh në shtëpi!
Se nuk është më ajo kohë,
nuk thonë kot, “Demokraci”!

Sot liria ka shumë vlerë,


por rreziku është në derë.
Se i ligu s’ka kufinj,
s’ka më shokë dhe as fqinj.

Askush s’vuan më për bukë,


as për rroba në pazar.
Por të gjithë i ke në luftë,
kush të të sulmojë më parë.

21
Sofida Vaja

Sot nuk ka më privatësi,


shoku, miku s’është më vëlla.
Kur një shoqe fton në shtëpi,
e gjen veten në hava.

Prandaj vëri gishtin kokës,


shumë mos i beso botës.
Kujdesu nga dera e brenda,
jashtë s’ka lule por veç gjemba.

22
Ëndrrat e arratisura

Armiqtë e bardhë

Ditë dimri, ditë të ftohta,


acar jashtë në qiellin gri.
Veç një oxhak, dy duar të ngrohta,
pak nga unë e pakëz ti.

Më mundon sot si për dreq,


shpirtin mbyt, zërin ma merr.
S’ma ka fajin moti i keq,
por ditëzinj me zemrën terr.

Hedhin gurë në udhën time,


ndezin zjarr, hi shpërndajnë.
Shkundin botën e bëjnë thërrime,
si me akull, lulet thajnë.

Dhe marrosen pas inatit,


shpirtin mbushur plot me vrerë.
Dhe për këtë i hakërrehen fatit,
pse nuk janë dot njerëz të tjerë.

23
Sofida Vaja

Por unë hesht, se boll dikur,


zemrën, trupin dua mjaftueshëm.
Ju vendos para një murë,
nuk jam më njeriu i dikurshëm.

Ti qëllomë me pika loti ,


zgjohu çdo ditë me helm në gojë.
Se ty kaq të dha Zoti,
ndërsa mua…të duroj.

24
Ëndrrat e arratisura

Duajini fëmijët


Puthja ballin lehtë,
adhuroja buzët si kuti.
Fryma e tij të mbush me jetë,
dhe kur qan është simfoni.

Gropat faqen lezetojnë,


kur ngrys vetullat nis harron.
Dhe pas tij të gjithë vrapojnë,
koha për puthje kurrë s’mbaron.

Gjumin natën seç ta prish,


ndoshta nënën e kërkon.
Veç ti ke dashuri dyfish,
veç ti rrugën i mëson.

Duaje ëngjëllin që s’ka faj,


që papritur erdhi në shi.
Dhe pse s’deshi babai i saj,
dhe pse gati s’ishe ti.
25
Sofida Vaja

Zoti frymën kur ta dha,


kënd nuk pyeti moj zonjushë.
Jeta e falur s’është shaka,
para fatit s’jemi askush.

Rrite birin me durim,


puthja ballin çdo mëngjes.
Se fëmija është bekim,
kopësht lulesh plot me vesë.

26
Ëndrrat e arratisura

Kalimthi

Ku e gjen forcën ylberi,


që pas shiut qiellin ngjyros?
Koha e maskarenjve, thotë Migjeni, i ndjeri!
A duhet pranuar edhe kur duhet thënë mos?

Çfarë është një rregull i pathyer,


po një premtim i harruar?
Një dhomë blu, me duar lyer,
një mollë e kuqe e pa kafshuar.

Mos ma prek kohën,


diellin mos ma zi!
Edhe kur retë mbysin gjysmën time,
e di se qielli do zbardhë përsëri!

Sot kam vitet, erën mbi shpinë,


kam zemrën, rrahjet garojnë me rininë.
Zërin e hollë dhe shikimin delikat,
hapat e shpejtë dhe euforinë pa shkak.

27
Sofida Vaja

“Rima është skllave dhe duhet vetëm të bindet”

N. Bualo

28
Ëndrrat e arratisura

Mikes së vjetër

Ty të thirra, mikja ime,


malli i madh ma dogji xhanë.
Thurëm bashkë ne shumë kujtime,
ah, një kafe me ty pranë.

Ato kohë sa shpejt ikën,


kur qytetet vizitonim.
Dritën dot ty s’ta fikën,
njëri-tjetrin shumë e donim.

Ai zë i ngrohtë mesnate,
zemrën peshë ma çonte mua.
Se ti s’mbaje kurrë inate,
ndaj dhe sot njëlloj të dua.

Telefoni im i vjetër,
ka zënë pluhur i harruar.
S’të zëvendësoi dot asnjë tjetër,
t’a them unë sot me të shkruar.
29
Sofida Vaja

“Shkriimtarit nuk i ka hije heshtja”

H. Bël

30
Ëndrrat e arratisura

Gëzoju jetës

Ç’është më e vyer, më e çmuar,


fjalët, turpi, spekullimet?
Balta hedhur pa kursyer,
ëndrrat thyer apo dështimet?

Cila ditën sot ta prishi,


dhe humorin tutje flake?
Ti s’je gurë por je prej mishi,
shtove rrudhat, veten mplake.

Sa gabon moj mikja ime,


ty kjo rrugë ku po të çon?
Dënon veten, bën thërrime,
thua jeta kaq kushton.

31
Sofida Vaja

Çohu vishu, parfumosu,


vish fustanin, takat blu.
Lyej buzët ti persosu,
veç mos të të shoh ashtu.

Duaj veten, je e gjallë,


ti merr frymë, ekziston.
Mundi sfidat, bëju ballë,
asnjë çast për ty s’është vonë.

32
Ëndrrat e arratisura

Gomari pa dhëmbë

Në pazarë një ditë të bukur,


erdhi të blinte një fshatarë,
fort e lehtë i qe dukur,
po për mallrat iu desh gomarë.

Vetes shumë i besonte,


gjithçka dinte veç ai,
mallin më të mirë kërkonte,
që ta çonte në shtëpi.

Rrugë të gjatë bëri fshatari,


për të marrë veç një gomarë,
që të ishte për së mbari,
mos të kishte asnjë të sharë.

Në diell rrinte kafsha e gjorë,


për punë shitej në pazarë.
priste kush t’i japë një dorë,
t’ja lironte atë samarë.

33
Sofida Vaja

Por zotëria ardhur nga fshati,


gomarin s’na e pëlqeu,
se nuk kishte dhëmbë i ngrati,
ndaj dhe iku, nuk e bleu.

Kështu gati pak pa qarë,


ndihmë kërkonte fshatari i shkretë,
s’di për tru a për gomarë,
veç të bëhej siç donte vetë.
34
Ëndrrat e arratisura

Copëz fëmijërie

Pafajësisht kokën ktheva,


fëmijërinë pak shfletova.
Zemër brishtë veten ndjeva,
të luaj me kujtimet fillova.

Kur pas topit unë vrapoja,


kur litarin rrotulloja.
Kur mami lodhej pas meje,
kisha dalë unë pa leje.

Bukën mbaja në një dorë,


sa shijonte imja fëmijëri.
Aty ku vitet dukeshin orë,
ç’haja unë, haje dhe ti.

Nëpër ëndrra, nëpër lojra,


rrinim bashkë në orë të vona.
Motër s’kisha, motër s’doja,
ç’ishte jotja, ishte jona.

35
Sofida Vaja

Numëroj vitet, sot sa larg,


fluturuan bashkë me mua.
Veç kujtimet mi lanë në prag,
më bënë femër, më bënë grua.

Qesh dhe zemrën e kam plot,


s’do të doja tjetër t’isha.
Mes përrallash u rrita sot,
mes të bukurës edhe bisha.

Si një festë e madhe ëngjëjsh,


pa inate, pa djallëzi.
Mes tregimesh edhe këngësh,
më kujtohet vetja fëmijë.

36
Ëndrrat e arratisura

Në botë tranzit

E pa sigurtë rruga ime,


pa sinjal, pa semafor.
Prandaj bëra shumë premtime,
ktheva veten meteor.

Thura ëndrrat më të shtrenjta,


guximin bëra ortak.
Humba kohët më të shenjta,
unë pasojë ti gjithmonë shkak.

Kurrë s’të lashë, nuk guxova,


të braktisja mëmëdhenë.
Shtatin rrita u shkollova,
thura ëndrrat dhe folenë.

37
Sofida Vaja

Ti s’luftove dot për mua,


nepsi për pushtet s’të la.
Sot që bosh janë rrugët e tua,
unë luftoj në tjetër krah.

Më përbuze, tjetërsove,
më largove fluturim.
Tjetër toke ia dhurove,
rininë tënde në mërgim.

38
Ëndrrat e arratisura

Loti i mërgimtarit

Rrugët zbrazen, qielli qan,


dhe trageti sa u nis.
Më kjo zemër nuk më mban,
lashë pas njerëzit e shtëpisë.

Mora rrugën, kuturu,


kështu qenka fati im.
Dhe po vdiqa s’di se ku,
thoni, vdiqa në mërgim.

Për pak shpresë, asgjë më shumë,


mora udhët unë pa kthim.
Se pa shkollë i mjeri unë,
me familje por jetim.

Shpirtin kam në tokën time,


këngët vallen dhe folenë.
Do ti ngjis ato kujtime,
një ditë kthehem bëj unë benë.

39
Sofida Vaja

“Poezia është gjuha amtare e rracës njerëzore”

Helder

40
Ëndrrat e arratisura

Udhëtarë të heshtur

Marsh i hekurt cikli i jetës,


disiplinë pa kompromis.
S’fshihen gjurmët e së vërtetës,
faqe libri që dot s’i gris.

Kush vitet numëroi,


çdo ditë në kalendar?
Të më thotë në i mjaftoi,
gjithë hesapet për ti larë?

Dikush brenga, dikush ëndrra,


gdhendur fort i fsheh diku.
Mos provo të futesh brenda,
aty qielli nuk është blu.

Bota hesht, historitë flasin,


ti dhe unë veç kalimtar.
Makinën e kohës dot se ngasim,
jeta sfidë, ne fillestarë.

41
Sofida Vaja

“Shekuj të tërë poezie dhe gjithnjë jemi


në pikën e nisjes”

Charles Bukowski

42
Ëndrrat e arratisura

Mos dhunoni femrat

Jashtë dritares, cicërima,


thash më erdhi ndonjë mik.
Shpirtin mbushur vetëtima,
sa dhe veten e kam frikë.

Mëkatova pa menduar,
duart lyeva unë me faj.
Veten sot e kam lënduar,
se nuk jam më i asaj.

Mure të ftohta, akullnajë,


burg në shpirt si për dreq.
Sot u vra dhe shpirti i saj,
dot nga mendja nuk e heq.

43
Sofida Vaja

Ti më fal, si të dhunova,
dorën prefsha unë i mjeri.
Nënën fëmijës ia largova,
të më mbysë loti dhe vreri.

Shoh dritaren për pak dritë,


ja dhe zogu këtu s’ndalon.
As ai s’më do për mik,
shpirti im në terr loton.

44
Ëndrrat e arratisura

Vonë

Mbylle derën ike ti,


unë t’u luta me pikëllim.
Si s’të lagu ai shi,
as dhe lotët e shpirtit tim.

S’të mjaftoi e gjithë bota,


kur ta fala veten time.
Harrove, bota është me “rrota”,
lutesh sot për pak thërrime.

Pse kaq vonë je bërë pishman,


ç’ka ndryshoi kur doli dielli?
Ti më thoje një burrë s’qan,
sot ke kthyer sytë nga qielli.

S’jam unë Zoti, jam njeri,


hiç fytyrat mos ndrysho.
Kur të doja, s’ishe ti,
sot i dashur nuk të njoh!
45
Sofida Vaja

“Derisa të ketë qoftë edhe një grua të bukur,


do të ketë poezi”

Gustavo Adolfo Bequer

46
Ëndrrat e arratisura

Zemra plot

Një ëndërr e shoh çdo natë,


një derë të bardhë në agim.
Një rrugë të ngushtë e të gjatë
një dritë drejt shpirtit tim.

Dhe zgjohem natën, befas,


dhe djersët më mbulojnë.
Nis me ëndrrën të flas,
ngadalë mos më dëgjojnë.

Por habitem nga kjo ndjesi,


se s’më bën të ligështohem.
Pres çdo natë të vij tek ti,
kam filluar të mësohem.

E di se ti je aty,
ëngjëll më je bërë mua.
Më qesh, më sheh në sy,
më mëson si të të dua.

47
Sofida Vaja

Me durimin më bën shok,


kurajon më jep mburojë.
Më bëhesh mik për kokë,
nis me ty të dashuroj.

Nisa ëndrrën ta marr inat,


pse veç aty të përqafoja.
Nisa të zgjohem çdo natë,
derisa ëndrrën një ditë e zgjova.

Brenda teje ti më pate,


brenda meje dashurinë po mbjell,
Ti u bëre ëndërr nate,
ti u bëre ditë me diell.

48
Ëndrrat e arratisura

Meraku që s’iku

A ka Zot aman më thuaj,


se s’po mundem mjera unë!
Një ditë qesh e një ditë vuaj,
si do vej vallë kjo punë?

Sa herë zgjohem në mëngjes,


mbledh unë veten edhe nis,
krehem bukur me kujdes,
të dal ty para shtëpisë.

Pak vëmëndje, pak nga ti,


çdo rrugicë nga pas më ke.
Ç’të bëj më vallë, nuk e di,
ti më shmangesh prap si dje.

49
Sofida Vaja

Por një ditë më s’durova,


pritjes tënde fund i dhashë.
Dikujt fjalën ia premtova,
mbylla sytë e më s’të pashë.

Thashë me vete se shpëtova,


zemrës time i vura gurë.
Por më keq, shumë rëndë gabova,
nga mëndja s’më ike kurrë.

50
Ëndrrat e arratisura

Zemër gënjeshtare

Lozonjarja në lëndinë,
luan, qesh, kuvendon.
Shikimet si lajka më vijnë,
fluturat në bark m’i zgjon.

Fort më vjen ta përqafoj,


me shami djersën t’ja fshij.
Flokët anash t’ja kaloj,
veç në zemër t’i mbërrij.

Ajo qesh, syrin ma shkel,


nuk di se unë po vuaj.
Dhe në endërr po më del,
s’di t’i flas apo ti shkruaj?

51
Sofida Vaja

Nisem zellshëm ta takoj,


por stepem nga bukuria.
Me zë frika mos gaboj,
ndaj po digjen buzët e mia.

Sot erdhi m’u ul pranë,


zemra sa s’më ra përtokë.
Prisja botën të ma falë,
por më tha se jemi shokë.

52
Ëndrrat e arratisura

Meditimet e poemës

Lapsi shkruan data, letra,


ngjyros faqe pa mëshirë.
Sot jam unë nesër është tjetra,
vargun, penën ka delirë.

Këtu gjej unë gjuhën time,


rritem, piqem, pleqëroj.
Gërmat mbledh unë si thërrime,
i zë ngushtë dhe varg formoj.

S’bindet pena, nis bën naze,


pse shkrimtare më bën mua?
Por kjo punë ka shumë avaze,
u bëmë bashkë ne, mish e thua.

Fleta ime moj bardhoshe,


mos u ngrys se s’të bëj pis.
S’mund ti lë ndjenjat në qoshe,
në faqen tënde do i stolis.

53
Sofida Vaja

“Bota e veprës letrare është


një gënjeshtër e mrekullueshme”

Stendal

54
Ëndrrat e arratisura

Fenomen

Sa pranvera isha e lirë,


asnjëra si dimri me ty në krahë.
Ta kuptoja nuk ishte e veshtirë,
por s’guxoja ta nxirrja në pah.

Mëkatar i padjallëzuar,
ëngjëll me kostum të zi.
Qindra rrugë kam kaluar,
dot s’e gjeta një si ti.

Si shkëndijë në qiell të hapur,


vjen dhe ikën, rebelohesh.
Psalm për ty librat s’kanë patur,
djeg por s’do të dashurohesh.

55
Sofida Vaja

“Fjala gjendet gjithmonë po të zotërosh idenë”

G. Flober

56
Ëndrrat e arratisura

Nëna

Libra i shkruan, këngë i kënduan,


dashurisë për ty zonja ime.
Malli u shtua, vitet shkuan,
mbete si një titull në të miat mendime.

Të thirra në emër të zgjoj dashurinë,


ti m’u bëre bota bashkë me yjësi.
Në fjalët e tua takova Perëndinë,
epokat pas mëkatit, ti pafajësi.

Sa lule çelën, sa ngjyra vizatuan,


pas çdo meraku, një zemër më tutje.
Librat e shenjtë nga ty e mësuan,
Zoti dhe Nëna janë në çdo lutje.

57
Sofida Vaja

“Poezia nuk kërkon ndjekës, kërkon të dashur”

F. Garcia

58
Ëndrrat e arratisura

Mall për pak

Kur vitet të ikin, ti s’do jesh më “ajo”,


dhe më nevojë s’do kesh për pasurinë.
Do të duash në heshtje një copëz kohë,
me mall të paepur të kujtosh rininë.

Kur vitet të ikin, s’do të jesh më fëmijë,


dhe gotat me verë të mbushen plot.
S’do të duash vëmëndje por pak qetësi,
një gazetë përpara dhe një çaj të ngrohtë.

Vitet sido qoftë ikin, ti tashmë e di,


me kohën, dhe ndjenjat pësojnë ndryshime.
Kush s’piqet në rini “nuk kap tren” në pleqëri,
heshtim dhe presim nga jeta mësime.

59
Sofida Vaja

“E ndjejmë bukurinë e një poezie që para


se të mendojmë për domethënien e saj”

J. Borges

60
Ëndrrat e arratisura

27 plus 1

Sot jam vetëm, jam pa muzë,


heshtja mpiu shpirtin tim!
Loti shket e zbret në buzë,
po, e di, kam bërë gabim!

Më kot të dehem me raki,


e etur linda për pak dritë.
Qiellin blu e shoh të zi,
vetes dot s’ja gjej kufinjtë.

Nëse më pyet ku gabova,


nuk guxoj të të tregoj.
Me dashurinë tënde s’u mjaftova,
egoiste që nxitoj.

E gjykon veten ndonjëherë,


siç unë dënoj egot e mia?
Në fund fare kush ka vlerë,
falja apo tradhëtia?

61
Sofida Vaja

“Pena më bën trime, lexuesi më mban


me këmbë në tokë”

I. Vaja

62
Ëndrrat e arratisura

PËRMBAJTJA

“Rrëfim me vetveten”...................................3
Vetes..............................................................7
Enigmë..........................................................9
Pasuri e zezë................................................ 11
Miku deputet...............................................13
Emri im është pleqëri..................................15
Sa arsye.......................................................17
Pijaneci........................................................19
Demokraci...................................................21
Armiqtë e bardhë.........................................23
Duajini fëmijët............................................25
Kalimthi......................................................27
Mikes së vjetër............................................29
Gëzoju jetës.................................................31
Gomari pa dhëmbë......................................33
Copëz fëmijërie...........................................35
Në botë tranzit.............................................37
Loti i mërgimtarit........................................39
Udhëtarë të heshtur.....................................41
Mos dhunoni femrat....................................43
Vonë............................................................45
Zemra plot...................................................47

63
Sofida Vaja

Meraku që s’iku..........................................49
Zemër gënjeshtare.......................................51
Meditimet e poemës....................................53
Fenomen......................................................55
Nëna............................................................57
Mall për pak................................................59
27 plus 1......................................................61

64

You might also like