You are on page 1of 1

Infermieria, profesioni im i së ardhmes

Që kur isha e vogël kisha një dëshirë që të ndihmoja njerëzit. Në fëmijëri


kisha pak frikë nga gjilpërat, por me kalimin e kohës u mësova me to.
Lodrat e mia kishin të bënin gjithmonë me mjekësinë, filmat e preferuar
me doktorë, veshja me grykëse të bardha e shumë të tjera. Infermieria
tashmë ishte pjesë e jetës sime. Tashmë kam mundësinë që të ndjek
ëndrrën time më të madhe dhe ta bëj realitet.

Ka njerëz që mendojnë se infermieria është vetëm bërja e një gjilpëre, por


në fakt infermieria është shumë më tepër. Ajo është një art më vete. E jo
kushdo është në gjendje të jetë një infermier i mirë. Më pyesin shpesh se
pse dua të zgjedh infermierinë e unë natyrshëm u them se infermieria më
zgjedh mua. Është një profesion fisnik dhe i bukur.

Fjala “infermiere” për mua përkthehet në humanizëm. Të bësh betimin, se


do i shërbesh me sinqeritet dhe me një zemër të madhe dhe të sakrifikosh
shumë, natën ta bësh ditë, dhe ditët me shi t’i kthesh në një agim ku dielli
të shkëlqejë në ditët e vështira të njerëzve të cilët kanë nevojë për të. Një
sakrificë e bukur plot krenari dhe kënaqësi teksa sheh pacientët e
buzëqeshur mbas shërbimit të saj. Kam shumë për të folur për këtë
profesion aq shumë sa duhen ditë dhe netë të gjata dimri.

Arsyeja pse e kam zgjedhur këtë profesion është se më pëlqen t’u shërbej
pacientëve. T’u ofrosh shërbime shëndetësore njerëzve, nuk mendoj se
është shumë e vështirë, do punë, angazhim, por e dua shumë prandaj dhe
e kam zgjedhur. Infermieria është shumë e bukur, sepse ti ke mundësinë
që t'i bësh njerëzit të ndihen mirë, ke mundësinë të shërosh pacientë. Po
ashtu është shumë e rëndësishme që t'i bësh njerëzit të shpresojnë kur
ato ndihen keq.

Nëse e ke në zemër dhe i përkushtohesh, mjekësia nuk është e vështirë.


Kur të bëhem infermiere, do të kem mundësinë të lartësoj mendjen,
shpirtin dhe trupin pacientëve tanë familjarëve dhe vetvetes. Mund të të
harrojnë emrin por jo si i ke bërë të ndihen. Të gjithë së bashku mund ta
bëjmë këtë vend të denjë për çdo infermier.

You might also like