You are on page 1of 1

“ Zeri im, e ardhmja jone e barabarte ”

Pavaresia dhe autonomia kane qene gjithmone nje tipar qe vleresohet tek njerezit, por
ne nje kohe kur individualiteti eshte me i rendesishem se kurre, vecanerisht ne boten e
punes, eshte e rendesishme qe vajzat te fuqizohen, te shohin perpara dhe te vazhdojne
rrugetimin e tyre.
Te jesh vajze, mund te jete nje stil i veshtire jetese. Midis fazave tona ne jete, me
qendrime dhe emocione marramendese, ku tani per tani, ti je meshirim i qetesise,
gezimit, pastertise dhe thjeshtesise, ti qesh me gjithcka dhe i ben te tjeret te kuptojne se
sa e bukur eshte jeta. Ke ndertuar nje kopesht me lule ne vetedijen tende dhe cdo petale
e jotja ka vlere, gjithmone do kete, per aq kohe sa ky kopesht te ekzistoje. Mos e humb
kurre magjine tende! Ti enderron per jeten, per njeriun qe do , keto fryte te imagjinates
tende te bejne kaq te vecante. Berja e jetes tende me te mire, eshte ne doren tende, ka
shume njerez aty jashte qe do te japin sugjerime, degjo zemren dhe bej zgjedhjen e
duhur, ate qe ty te ben te lumtur! Ti po rritesh me hapa te medhenj, por ka disa gjera qe
do mbeten te pandryshuara. Pasioni per jeten. Syte e tu plot jete. Gjithcka do jete ende
atje. Dhe kur te jesh e detyruar te sherosh veten dhe krahet per fluturim, nuk do te kete
gje me te bukur ne univers.
Askush nuk te garanton qe kjo jete eshte e lehte. Per cfaredo qe te besh nese mendon
se eshte e sakte, mos ndalo, mjafton thjesht te levizesh, te punosh per te permbushur
qellimin tend. Duaje veten me gjithcka qe ke. Mos mendo gjithmone qe “ Pse gjithcka
mund ? ” , ka dhe shume njerez te tjere qe kane kaq shume probleme me jeten atje
jashte , por qe ne as nuk mund t’i mendojme dhe as nuk jemi ne dijeni per problemet
me te cilat perballen, por ata perseri perpiqen ta bejne veten te lumtur. Pra, duke bere
jeten tende me te mire, ti do veten tende. Konsideroje kete jete si nje kuti surprize,
mendo qe surprizat mund te bejne te lumtur ose te godasin me grusht para fytyres, kjo
do te thote qe cdo moment i jetes tende eshte plot me gjera te papritura. Ti duhet te jesh
mjaft e forte per te trajtuar cdo gje. Ti mund te mesosh nga ato surpriza ose mund te
luftosh permes pervojave te se kaluares.
Koha eshte elementi e cila shperndahet ne menyre te barabarte midis qenieve
njerezore. Kush e shfrytezon kohen ne menyren me te mire, mund te krijoje jeten sipas
persosmerise qe kerkon. Ti duhet te mendosh per te ardhmen tende duke jetuar te
tashmen ne ndihme te pervojave te se kaluares. Ti do perjetosh shume nga e ardhmja,
vetem shijoje ate dhe nese eshte e mundur beje te thjeshte dhe te embel.

Gjithe te mirat !

You might also like