You are on page 1of 14

AHMET Hysen HOXHA

Përkujtim në 22 vjetorin e rënjes së Ahmet Hoxhës - HERO I KOSOVËS


Ahmet Hoxha u lind me 12.06.1945 në fshatin Pleshinë në një familje të njohur
e patriotike.
Të shkruash për veprimtarinë patriotike të Ahmet Hoxhës, duhet të jeshë
njohës i mirë i veprimtarisë së tijë jetësore që nga bankat e shkollës së mesme
Normale ,,Zenel Hajdini” në Ferizaj. Ndërsa unë do të mundohem të shkruaj pak nga
ato që di, e pak nga rrëfimet e të tjerëve.

Ahmet Hoxha me gruan e tij Fevzije Tasholli me fëmijët e tyre


Ahmet Hoxha deri sa ishte nxënës i Normales, ka provua të dilte në Shqipëri me
disa shokë. Siç dihej atëherë, e që e mbaj mend edhe unë, ata kanë arrijtë të dalin
përtej kufirit por organet e sigurimit shqipëtar i kapin dhe i dorëzojnë te sigurimi
Jugosllav. Mirëpo pasi i kthejnë në Ferizaj në SUP-in e atëhershëm, aty gjenden njerëz
të cilët edhe në atë regjim, në ato rethana, kanë ndihmua sa kanë mundur popullin e
vet.
Në shkollën normale drejtor ka qenë Fejzullah Çerkini, i cili me autoritetin e
vet ka ndikua në strukturat komunale që Ahmeti me shokë të lirohej, kuptohet me
1
dënimin më të vogël, disa ditë burgim, e që në raste të tilla njerëzit dënoheshin si
nacionalist, iredentist,.. e çka jo tjetër, me vite burg.
Për zbutjen e dënimit dhe lirimin e tyre ka ndihmua përtej mundësive të tij
edhe Nezir Qerimi, inspektor në sekretariatin e punëve të brendshme, SUP-in e
atëhershëm, i cili ka qenë me autoritet në popull. Ai në mënyrë të heshtur, nga
pozicioni që ka pasur, në forma të ndryshme u ka ndihmua shqipëtarëve të nxirren sa
më lehtë nga kthetrat e shovenistëve të tërbuar sërb. Edhe në rastin e Ahmetit, ky u
angazhua me ta dhe me disa sharje, bërtitje në prezencë të kolegëve sërb, e ka
minimizua problemin, gabimin e nxënësve duke e arsyetua si të paqëllimshëm, një
lloj avanture e fëmijëve..
Kështu Ahmeti qysh si nxënës ka shprehë pakënaqësitë e veta me pushtetin e
atëhershëm, ka shprehë patriotizmin dhe atdhedashurinë e tij.
Këtë urrejtje, pakënaqësi ndaj pushtetit sërbosllav, sigurisht Ahmeti edhe e ka
trashëgua nga familja, përkatësisht nga babai i vet Hysen Hoxha, i cili gjatë dhe pas
luftës së dytë botërore ishte aktivist i Ballit Kombëtar bashkë me shumë atdhetarë
shqipëtarë, si: Adem Gllavica, Qazim Lugaxhia, Gjon Serreqi, Hysen Tërpeza,
Avdyl Dura, e shumë të tjerë.

Siç është e njohur, pas fitores së koalicionit komunist, ku ishte rrjeshtua edhe
shteti ëmë Shqipëria dhe Jugosllavia, këta patriot, nacionalistë shqipëtarë, ishin të
2
detyruar të arratisen nga vendi i tyre për të shpëtuar kokën sepse ishin të ndjekur
nga regjimi sërbosllav në Kosovë, por edhe në Shqipëri nuk guxonin të shkonin për
shkak të lidhjeve vëllazërore që kishin bërë komunistët shqipëtarë me komunistët
Jugosllav. Kështu, shumica e këtyre atdhetarëve, njerëzit më të shquar të kombit
shqipëtar, u shpërndanë pas shumë sakrificave, nëpër shtete të botës. Ndërsa Hysen
Hoxha me disa shokë, kanë mbetë në vend duke u strehua nëpër male, në strehimore
të improvizuara, duke i ndërrua ato shumë shpeshë, ngase pushteti i zbulonte me
ndihmën e bashkëpunëtorëve, spiun shqipëtarë. Siç tregonte Hysen Hoxha në një
emision dokumentar televiziv (linku:
https://www.youtube.com/watch?v=CR5LjQoXo2c), ata kalonin ditë të tëra pa
ngrënë, në të ftohët, borë e acar dhe gjithnjë me frikën se po kapen. Kjo gjendje e
rëndë e tyre ka vazhdua për më shumë se tre vite kur pushteti i Titos shpalli një
amnisti dhe këta u dorëzuan.
Për Ahmet Hoxhën edhe Unë mund të evokoj disa detaje nga raporti familjar që
kemi pasur. Ai ka qenë djalë i hallës sonë, nip i yni. Unë edhe pse në moshë më i ri se
ai për afër 10 vite i kujtoj disa detaje nga koha kur ai ishte nxënës i Normales në
Ferizaj. Udhëtonte çdo ditë në relacionin Pleshinë-Ferizaj dhe anasjelltas, por shumë
shpeshë ndalej te ne në Zaskok, jo vetëm se i kishte dajët por shumë herë vinte për
shkak të motrës time Nurije Çerkini e cila ishte gjithashtu në Normale me mësime, e
për shkak se mësimi bëhej pas dite (natën), Ahmeti e shoqëronte ate deri në shtëpi.
Kishte raste tregon motra që, Ahmeti dëshironte të ndalej me shokë në qytet pas
mësimit, atëherë për mos me lënë vetëm, vinte deri në Zaskok me të dhe kthehej
menjëherë në Ferizaj për tu takua me shokët, por asnjëherë nuk ka ndodhë që të mos
i bëjë shoqëri motrës deri në shtëpi, përveç në rastet kur motra ndalej te axha
Fejzullah Çerkini në Ferizaj.
Ahmeti ishte një tip i qetë, i dashur, i shoqërueshëm, i hareshëm, vështirë ka
qenë atë dikush me nervozua. Por kur i teprohej reagimi i tij ka qenë shumë i
vrullshëm, por prap i arsyeshëm. E ka respektua veçanërisht shumë farefisin. Njerëzit
e afërm i ka vizitua shpeshë. Ishte shumë i dashur dhe i kujdesshëm në veçanti me
dajën e tij Sylejman Çerkinin, e ka dashur dhe respektua shumë. Edhe babai im e ka
dashtë shumë Ahmetin, më së shumti e çmonte sinçeritetin dhe vendosmërinë e tij, si
dhe respektin që kishte për të. Kisha bindjen se Ahmeti për çfarëdo problemi që
kishte vinte dhe këshillohej me babën tim. Ai shumë herë kur ishte i ngarkuar më
shumë me mësime, rrinte disa ditë te ne sepse mund të mësonte më i lirë nga punët e
përditshme të fushës në shtëpi të vet. Ahmeti më duket ka qenë i lindur për
fiskulturant, i zhdërvjelltë. Gjatë kohës sa rrinte te dajët, ai në kopshtin tonë të
mbushur me pemë, kacavirrej nëpër degë dhe bënte ushtrime, bënte sallto të
3
jashtëzakonshme, për mua të rrezikshme. E ka dashtë shumë artin figurativ. Ka qenë
një piktor i lindur me talent. Pikturonte dhe vizatonte në çdo vend ku i vinte
mundësia. Deri vonë kanë figurua vizatimet e tij në drrasat e një hambari.
Qëndrimi më i shpeshtë në Zaskok te dajët ka vazhdua pas mbarimit të
normales, sepse është punësua si arsimtar në Shkollën fillore të Zaskokut, ku babai im
Sylejman Çerkini ishte drejtor, kështu që edhe Ahmeti tani vinte më shpeshë me dajën
e tij.
Ahmetin kam pasë rast ta njoh edhe si kolegë pune në shkollën e mesme të
mësimit të orientuar, QAM-on në vitet 1981 deri 1983, në kohën pas demostratave,
kur bëhej diferencimi famëkeq. Ai mbante lëndën e edukatës fizike, ndërsa unë një
lëndë zgjedhore për nxënësit e orientuar për teknikë. Edhe në këtë kohë të rëndë kur
pushteti bënte diferencime, Ahmeti është dallua në kundërshtimin e këtyre metodave
shoveniste të diferencimit të kuadrove të pakta shqiptare.
Ahmet Hoxha asnjëherë nuk pushoi së kundërshtuari qëllimet e errëta
sllavokomuniste sërbe, sidomos në arsim. Kështu kur pushteti i Millosheviqit, deshti
të na imponojë planprogramet mësimore sërbe, Ahmeti u kacafyt me inspektorët sërb
në lokalet e Shkollës së mesme ,,Zenel Hajdini” duke ua rrëmbye ditarët nga duart.
Mirëpo nga kjo kacafytje, Ahmeti u dënua me dy tre muaj burgim ku u torturua dhe
keqtrajtua nga barbarët sërb.
Gjatë kohës sa ishte profesor i edukatës fizike Ahmeti ishte i dashur dhe i
repektuar në çdo mes si nga ana e kolegëve ashtu edhe nga nxënësit e tijë. Dëshira e
tijë gjithmonë ishte që të kalisë nxënës me mendje dhe zemër të shëndoshë. Ai në
vazhdimësi merrej me trajnimin e nxënësve në sporte të ndryshme.
Ishte trainer i klubit të futbollit të fshatit Pleshinë, trajner i hendbollit për femra
të Ferizajt për shumë vite me të cilat fitoi në shumë gara. Ishte themelues, lojtar dhe
trainer i Klubit të pingpongistëve të Ferizajt, klub i cili për nder të tij, tani e sa vite
organizon turnirin ndërkombëtar për pingpong ,,Ahmet Hoxha” tani më tradicional,
etj. Angazhimi i Ahmetit me të rinjë me aktivitete sportive, siç shihet më vonë ishte
edhe një lloj kamuflimi i aktivitetit të tij patriotik.
Me fillimin e lëvizjeve demokratike në Kosovë (të parat në ish Jugosllavi) me
formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nën udhëheqjen e Dr.Ibrahim
Rugovës, Ahmet Hoxha u radhit ndër të parët.
Ai ishte ndër të parët në grupin e parë që shkoi për stërvitje ushtarake në
Shqipëri në shtator të vitit 1991. Pas kthimit nga Shqipëria, Ahmeti do të jetë
udhëheqës grupi për organizimin dhe aftësimin edhe të grupeve tjera. Ahmeti së
bashku me Ismet Çerkinin me veturë të tyre do ta shoqërojnë disa herë Adem
Jasharin nga Shkupi për në Drenicë dhe anasjelltas. Gjithë këtë veprimtari dhe punë të
4
madhe e bëri në konspiracionin më të madh. Ahmet Hoxha për regjionin e Ferizajt
me rrethinë, Salih Çeku për Dukagjin, Adem Jashari për Drenicë dhe Zahir Pajaziti
për Llap, ishin këta katër udhëheqësit e parë të organizimit të luftës në Kosovë.
Këta katër, tani dëshmorë të Kosovës, ishin në kontakt të përhershëm dhe gjithë
këtë veprimtari e bënin në konspiracionin më të thellë.
Shpërndarjen e armëve dhe përgatitjet për luftë i kishin bërë me kohë.

Ahmet Hoxha Ismet Çerkini, Ibush Metushi, në grupin e veprimtarëve për stërvitje ushtarake në Shqipëri në vitin 1991

Ahmet Hoxha, Ibush Metushi, Ismet Çerkini me shokët e tyre, gjatë kohës së stërvitjeve në shqipëri

5
Mirëpo edhe Ahmeti si edhe shumë të rinjë shqipëtar, zbulohet nga regjimi
sërbosllav. Kështu ditën e fundit kur ishte gati të dilte në mal së bashku me shokët,
me 25 qershor 1998, ai burgoset nën akuzën se ishte pjesëtar i UÇK-së. U mbajt në
paraburgim në burgun e Prishtinës dhe të Gjilanit, ku iu nënshtrua torturave
ç´njerëzore, por Ahmeti qëndroi i papërkulur.
Gjatë qëndrimit në burgun e Gjilanit e ka vizitua rregullisht familja e tij. Gjatë
një vizite të familjes ku zakonisht shkonte gruaja e tij Fevzija, babai Hyseni e ndonjëri
vëlla, Ahmeti ka kërkua që herën e ardhshme të ia sjellin dajën e tij të dashur
Sylejman Çerkinin.
Sylejmani pas kësaj e ka vizitua disa herë Ahmetin në burgun e Gjilanit dhe sa
herë që është kthy në shtëpi, është vërejtë dhimbja dhe mërzia e tij e madhe, gjë që ka
lënë të kuptohet se ai din diçka më shumë se të tjerët për Ahmetin.
Se Ahmeti është torturua brutalisht përtej çdo mase, e ka mësua familja në një
rast të vizitës, kur Ahmeti nuk ka pranua të dalë për vizitë edhe pse familjarët e kanë
pritë. Ato ditë ishte ushtrua një dhunë shtazarake mbi Ahmetin në çdo pjesë të trupit.
Kishte pasur plagë të hapur edhe në kokë, tronditje në tru. Ahmeti është torturua
sistematikisht gjatë gjithë kohës së qëndrimit në paraburgim.

6
Me 5 shkurt të vitit 1999, në Gjykatën sërbosllave në Prishtinë zhvillohet
gjykimi i grupit të Ferizajt. Të akuzuar ishin 26 veta, prej të cilëve të arrestuar ishin
13 veta. Prej këtyre të arrestuarëve, tre janë vra nga torturat mizore gjatë hetuesisë.
Për të përcjellur gjykimin në Prishtinë, me 5 shkurt kishin shkuar edhe
familjarët e të burgosurëve. Ndër ata që unë i kam njohur ka qenë bashkëshortja e
Sylejman Bytyqit- kolegë i imi i punës nga SHLT në Ferizaj, babai i Ylber Topallit,
familjarët e Ahmet Hoxhës (Hysen Hoxha –babai i Ahmetit, Sylejman Çerkini-daja i
Ahmetit, vëllau i madh i Ahmetit-Zejnullah Hoxha, Gafurr Tasholli, Agimi-djali i
Zejnullahut dhe unë). Aty ishin edhe familjarët e të burgosurëve tjerë, të cilët nuk më
kujtohen.
Ishte dimër, të gjithë ne pritnim aty diku pak përtej ndërtesës së Bankës (tani
Qeveria), pak përtej hotelit Union. Filluam të lëvizim teposhtë për të shkua te Gjykata
Komunale, mirëpo forcat policore kishin marrë masat dhe nuk na lejuan, për më tepër
kërkuan që të kthehemi prapa deri te banka. Në ktë situatë kur ishim pa zgjidhje,
gruaja e Sylejman Bytyqit, Hanifja veproi. Aty pari kaloi me një automobil të
UNESKOS apo OSBE(nuk jam i sigurtë) veprimtarja për të drejtat e njeriut Natasha
Kandiq e cila e njihte Hanifen, sigurisht nga vizitat nëpër burgje të ndryshme që ka
qenë Sylejmani edhe më herët. Meqenëse ajo shoqërohej nga veprimtarë tjerë të
UNESKOS, pas bisedës me Hanifen, intervenoi te strukturat policore dhe na e
mundësoi pjesëmarrjen, me numër të kufizuar. Kështu për Ahmetin, Hysen Hoxha,
Sylejman Çerkini, Zejnullah Hoxha dhe Unë, pasi më dhanë përparësi (gjithnjë kam
qenë falënderues për profesorin tim Gafurr Tashollin, vëlla i Fevzijes gruas së
Ahmetit, që më dha mua përparësinë).
Pasi hymë disi në gjykatë, filluan ti sillnin me radhë të burgosurit të dërmuar
nga torturat, sejcili më keq se tjetri. Ndër ata që më kujtohen ishin: Ahmet Hoxha,
Sylejman Bytyqi, Xhavit Zariqi, Besim Zymberi, Ylber Topalli, Enver Topalli, Agim
Reçica, ..të tjerët.
Për ti mbrojtë këta djem, avokatët shqipëtar kishin krijua një grup vullnetar.
Ndër ta ishin: Bajram Kelmendi, Rifat Abdullahu, Alishefik Spahiu, Halil Ilazi,
Abdylselam Xheladini, e tj.
Aty si përkthyes kishin caktua një femër, e cila përveç që nuk bënte përkthim të
mirë, e vononte procesin, kështu që më kujtohet që kur i erdhi radha Sylejman
Bytyqit, ai refuzoi përkthyesen dhe u mbrojt vet shumë mirë dhe shumë shpejtë dhe i
hodhi krejtësisht të pa baza akuzat e prokurorit, i bllokoi (por kot vendimin e kishin
marrë më herët).
Të gjithë të akuzuarit në ktë aspekt u mbrojtën shumë mirë.

7
Kur e sollën Ahmet Hoxhën aty në sallë, e pamë që kishte një fashë të madhe në kokë
dhe mundohej të tregohej mirë. Mirëpo nga torturat e pandërprera ai me vështirësi
qëndronte në këmbë dhe vërehej se kishte një tronditje, por megjithatë qëndroi i
fortë dhe iu përgjegj prokurorit me ton të ashpër dhe me një farë forme ua bëri me
dije se akuzat e tyre ishin të pabaza dhe imponuese, kur në mes tjerash tha: ,,... beli
papir trpi svašta”. Por kot, fashistët sërb gjykimin e kishin bërë vetëm sa për tu
arsyetua para organizatave ndërkombëtare që vepronin ato ditë në Kosovë.
Vetëm dy u liruan gjatë gjykimit, tre ishin vrarë gjatë hetuesisë nga torturat,
ndërsa të gjithë tjerët u dënuan me ka disa vite burg, për të vazhduar torturat
çnjerëzore.
Sipas shumë vlerësimeve, grupi i Ferizajt ishte cilësuar si më i torturuari në ish
Jugosllavi, nga viti 1945.
Ahmet Hoxha u dënua me 5 vite burg dhe vazhdoi vuajtjen e dënimit në burgun
e Gjilanit. Mirëpo menjëherë pas fillimit të bombardimeve të NATO-së policia sërbe,
shumicën e të burgosurve shqipëtar i barti në burgun e Dubravës afër Istogut.
Ndër ta edhe Ahmet Hoxhën i cili u vra në Masakrën e Dubravës, me 21 maj
1999.

Vajzat, gruaja dhe motra e Ahmet Hoxhës në ceremoninë e varrimit

8
Hysen Hoxha, Besa Hoxha, Fevzije Hoxha

9
Varrimi i dëshmorit Ahmet Hysen HOXHA me pjesëmarrje masive të popullit dhe me ceremoni ushtarake

10
11
Zejnullah Hoxha-vëllau i madh i Ahmetit, Hysen Hoxha – babai i Ahmetit, Naim Beka- dëshmor i Kosovës, nip i Ahmetit
në ceremoninë e varrimit të dëshmorit Ahmet H. HOXHA

12
Sylejman Çerkini- daja i Ahmet Hoxhës në ceremoninë e varrimit

13
Besa HOXHA-luftëtare në UÇK, vajza e dëshmorit Ahmet Hoxha, me fjalim emocional dhe burrëror

Ishte një humbje e madhe vrasja e Ahmet Hoxhës. Por ngushëllimi dhe krenaria
vjen nga thënja:
Kush ka rënë për atdhe, nuk ka vdekur por ka le!

21.05.2021 Fatmir S. Çerkini


Zaskok

14

You might also like