You are on page 1of 5

Kthimi ne dialekt i nje fragmenti te shkeputur nga vepra “Rrno vetem per me tregue”.

(Fragmenti i meposhtem eshte i shkeputur nga pjesa e trete e vepres “Rrno vetem per me tregue” i At Zef Pllumit
perkatesisht kapitulli i 15-te “Disa te tjere antare partie” fq.612)

DISA TJERE ANTAR’ PARTIE

Gjat’ jet’s teme t’gjate n’burg, nuk e kom aq t’kjarte a per cudi t’fatit t’jetes apo per mbrekullit
e politik’s shtetnore t’asaj kohe. Por m’ka ra rasti mu njoft me ni numen shume t’madh
komunistash , aq sa ni shok i emi, Parid Derani, m’thoshte shpesh me tallje:“Nuk e dij si asht
puna, por kriju’si i Partis’ se Punes asht si ata demat spanjol’ qe cyten nga shamija kuqe. Ai nuk
munet me pa me sy , si klerin katolik aq edhe komunistat, por i kalb te gjithe n’burg, o i
zhduk”.Qe n’vjetet e para t’burgut t’dyte mra me lidh miqsi me Spiro Gjoken;ishim t’dy aty-aty
n’ni moshe.Kish kalue shume vjet ner kampe t’internimit, sepse nuk i kish ndigjue partise me
nda gruen e cila ishte e prekun sic thuhej n’at koh, nga politika.Gjat’ luftes, m’tregonte, ish kene
komandant i rojeve t’misionarve angleze qe punoshin me Shtabin.Kshu. si shoqnues i tyne, i kish
ra me i njofte pothujse t’gjithe antarte kryesor.N’Shtab aso kohe vetem Miladini urdhnonte.
Dishka ma teper se tjeret sikur pvetej Dr.Ymer Dishnica, nersa per politike paraqiteshin ma t’afte
se t’gjithe Nako Spiro e Nexmije Xhuglini.Kjo kje pershtypja eme, si edhe e englezvet, m’thonte
Spiroja.Edhe sot, kam menimin, se kshillat, poltiks shqiptare i vijn’ nga ajo, mbasi kish
profesionin arsimtare, dhe arsimtart konsiderojn’ gjith’ popllin sikur t’ishin fmije shkolle ose te
ni klase ku fjaln e ka vetem msuesi dhe asgja prindet e tyne.

Ma von’ erdhn edhe Vaso Marku e Prof.Arif Gashi. Vasoja ni nder antart e par t’grupit
komunist t’Shkodres, themelue prej Zef Males.Kur ra na pozita Tuk Jakova edhe ktij i dhane
rrugt e internimitdhe t’burgut.Ish shok moshe e klase me At Aleks Baqlin per t’cilin kish simpati
t’madhe, prandej kur i vijshin n’takim na thirrte t’dyve per darke.Por kur prune n’burg Prof.Arif
Gashin ata hajnin bashk’ t’shumten e heres e nuk na ftonin mà sepse filozofia e Arifit ish
n’kundrshtim t’plote me atè t’klerit.Ni dit’ prej ditsh ishin vù n’rradhe per me u là n’banje me uje
t’ngroft.Rrugica para saj ish e ngusht’, ni meter.Nersa pritshim aty or e or me ndrresat ne sqetull,
Arifit se si i rreshqiti kemba dhe ra teposht tri meter. U perpoq t’nrihej por pjerrsia ish e madhe e
nuk mund i a delte.Kurrkush nuk i dha dorn, por mu m’u dhimbt se humbte radhen qe kishte
xane, prandaj hodha hapin ne pjerrsi, i shtrina dorn e ai e kapi e u ngjit.M’u fal nderes, nersa un
tue qesh i thash: - A e din pse t’nihmova?Qe t’mos guxosh mà n’jeten tande me than se “nuk i
kam dhan doren kurr ni prifti katolik”.

Kto fjal’ duket se ia kish tregue Vasos i cili na thirri persri ne ni dark’, mue dhe At
Aleksin.Kje per nè te dy ni knaqsi e madhe sepse Arifi ish me t’vertete ni profesor filozofie
q’dinte t’i diskutonte cashtjet serioze dhe problemet e mdhaja qe mendja e njeriut, e etun per te
dijte gjithshka, i ka krijue njerzrimit mbare si dhe cdo personi t’vecante.

Ma von’ prune aty te na Shemsi Totozanin.Ish ni fetyr autokritare dhe e vecant’. Kini kish
t’njoftun me tè , nersa une jo. M’tha se kish kene ky i pari qe shtini ner shkolla diktaturen e
proletariatit. Zakonisht ai rrinte n’vetmi,por ni dit t’lir’ Kini Dushi m’tha: -Eja t’shkojm’ bashke
per ni vizit’ se m’duket shume i shqetsuem.T’msojm shka e ka gjet.

Masi e pvetem per shendet, familje e burg,Kini po i thot se qarkullonte mbi emnin e tij ni
ndodhi qeshanake dhe donte te dinte t’verteten. Ndodhija qe kjo:N’fillim t’Pushtetit Popullor me
ni vrull luftarak u hapen shkollat per gjith vend, por kish mungese msusash, prandej ministri i
mobilizoi t’gjith’ sikur t’ishin ushtare.Kshtu n’malsi t’Telepens degojn’ ni msues na Shkodra.Ai
n’vend qe t’jepte msim, perdite luente n’oborr me fmijet nja dy ore dhe i shperndante.Dite per
dite paraqiste n’dy kopje kerkesen per transferim, ni ne lokalitet e ni tjeter n’ministri.Thone se
mbas disa muejsh dersa, ti ishe si i derguem i Partise n’ate malsi t’Tepelenes ndigjove ankimet e
prinderve se fmijet e tyne po mbeteshin pa shkoll’ mbasi aj shkodrani nuk jepte msim, por
luente. Si zv.minister i arsimit cove fjale per inspektim.

-Po,po,-tha Shemsiu tue qeshe,-m’kujtohet mire ai kryederr.Cfare derri kish qene ore!S’i tundej
veshi aspak.Kur i futi nxansit n’klas’, t’asaj shkolle t’improvizume, se ashtu ishin athere
shkollat, u ula n’kateder e ai n’kembe filloi t’u flase tekstualisht keshtu:”Zogjte kur bajn ve ne
cerdhet, i ngrofin shum’ dite dhe kur ata dalin nga veja mema i ushqen me sqep duke i thirrun
ciu, ciu, ciu! Dhe ata i pergjigjen memes ‘ciu,ciu,ciu!’ Nxanes t’dashtun-vazhdonte ai t’u
drejtohej nxansve,-epersrisim t’gjith’ s’bashku si i thrret mema zogat?” “Ciu,ciu,ciu!,-u
pergjigjen fmijet. Dhe si i pergjigjen t’vegjlit?””Ciu ciu, ciu!”. Keshtu vazhdoi aj kokederr
shkodran der’sa nuk e durova me. At’her’ i zemruar i thashe, leri nxansit t’lire. Kur u gjndem
vetem iu drejtova “Pse kshu i mson fmijet ti?...Keto msime u jep ti fmijve tane? “Shoku minister,
-mtha,-jam na Shkodra, i martem me dy fmije q’kerkojn’per t’ngrene, por rroga qe marr mshkon
e gjitha per vedi jo per ata.Perdite shkruaj na dy kerkesa per transferim;nji minstris’ dhe tjatren
lokalitetit.Nuk marr pergjigje.Cfare t’bej ktu?” Mir’-i thashe-kte gja e dijme ne ne mininstri se
dite perdite na vje ni leter nga ti,por duhet tjesh i bindun ndaj urdhnave t’Partise dhe t’Pushtetit
Popullor dhe t’bash ato sakrifica qe t’kerkohen.Prandej t’jesh i bindun se kurr nuk ki me pas
transferim, jo vetem kaq, por po t’ vazhdosh kshtu denimi t’pret!Cfare jane ato ciu,ciu,ciu?
”Shoku minister, ato ciu,ciu,ciu, jan’thirrjet e fmijve tmij n’Shkoden qe duen t’jetojn’;edhe une i
kam ner vesh’ gjithnji zenat e tyne! E kupton kte? Dhe deri sa tjam mesonjes nket’ vend, fmijet
tuej nuk do t’msojn gja tjater vec kerkesave t’fmijve t’mij:Ciu,ciu,ciu!” Kur u ktheva n’Tirane i
a dhashe shokve t’mij emnin e tij. Doja ta arrestoja. Pergjigja m’u kthye:”Familje e nderuar
n’Shkoder e njohun se ka nxjerre artista komike.” Cte beja? E transferova n’rrethin e tij se kishte
t’drejte jetese. –Kin, kjo asht ngjarje e vertete.Por ne nuk kishim tjatr’ mundesi per te zbatuar
planet e Partise.Arsimtar’t e jugut tanime ishin be t’gjithe udheheqsa shtetnore ose ushtarake.Ku
t’i gjenim per fshatnat tona.Shkodra aso kohe,pergatiste intelektuale sa e gjithe Shqipria me ato
shkollat klerikale, ama t’mira, prandaj synuam atje dhe jo per ndeshkim e urrejtje, sic duan ta
paraqesin.

Punoi:Erisa Alterziu
Thenie per vepren e At Zef Pllumit
Zoti asht i madh. I kjoshim falë atij të lumit që ka krijue vdekjen, se përndryshe njerëzit do t’kishin me
kenë gjithmonë skllav të tiranve. Edhe kta do t’desin nji ditë e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue.
Kurrgja në mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue. A e kupton ç’ka due me t’thanë? Mbaruen
të tjerët, mbarojmë na,... mbaron dhe ti: të gjithë shkojnë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallzue se
si kje puna. Kush të teprojë le të kallzojë!-At Zef Pllumi.

“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë
edhe për botën. Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim
lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’. Jemi verbue shpirtnisht
pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për
me thanë të vërtetën ...-At Zef Pllumi.

Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e
mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk
na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.” -At Zef
Pllumi.

Rrno vetëm për me rrefye”! Një libër i jashtëzakonshëm, ngjethës, por edhe reflektues. Një libër, që
përbën padyshim korpusin qëndror të momuaristikës së burgut e më gjerë në vitet e komunizmit, por që
përbën një monument të rëndësishëm për gjithë vuajtjen e klerit në Evropën Lindore komuniste. - Blendi
Fevziu

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po
aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e
mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët.
Shkurt për të ka nevojë ndërgjegjja jonë. - Ismail Kadare

"Rrno vetëm për me tregue", na bën të mendohemi se sa e vështirë është të "vlerësosh" përmbajtjen
historike të një gjysmë shekulli shqiptar... Kam bindjen se një shumice shqiptarësh do t'u hyjë në punë kjo
dëshmi për ta kuptuar se mohimi i së kaluarës - kulti i harresës - është një nga mënyrat më perfide për të
përligjur a posteriori gjithë sa ka pasur kriminale një rregjim. - Aurel Plasari

Punoi:Erisa Alterziu
Dilema e titullit te vepres
Kur doli së pari ky libër, këtu e para 10 vjetësh, titulli I tij ka qene: “Rro vetëm, për me tregue”, dmth.
mos u përzje me të tjerë, në qoftë se do të rrëfesh.Ndoshta arsyeja e vendosjes se kesaj presjeje ne ate
vend do te thote se ne ate kohe aq te frikshme terri dhe tmerri te periudhes se komunizmit aq nuk ishte e
sigurt, kudo behej kurthe dhe ne cdo cep kishte spiune te cileve u mjaftonte thjesht nje fjale dhe
menjehere u tregonin drejtuesve te larte te shtetit te cilet menjehere u benin gjyqin e i denonin ne
menyren me barbare.Fjala ndryshohet, shtremberohej ashtu sic Partia donte.Gjithashtu At Zef Pllumi vuri
se dhe njerzit te cilet ai i kishte ndihmuar kishin folur kunder tij vetem per tu shpetuar presionit
psikologjik dhe fizik te partise.Keta njerez ishin te gatshem edhe te shpifnin per Zefin vetem se ua
kerkonte Partia edhe pse Zefi mund ti kishte ndihmuar e ti kishte mbajtur afer ne dite te veshtira.Menyra e
vetme per tu mbijetuar ketij sistemi ishte te mos u afrohej askujt, te mbyllje gojen dhe mendjen
perndryshe pasojat do te ishin te renda.Gjithekush qe nuk vepronte keshtu denimin e kishte shume
afer.Por presja duhet vendosur ndryshe: “Rro, vetëm për me tregue”, e kjo bëhet e qartë qysh në faqet e
para: Jeta e at Zef Pllumit, një jetë e kaluar trupërisht nëpër 9 rrathët e ferrit e shpirtërisht në ajrin
këndellës të Besimit, ka kuptim sot vetëm për me u tregue.Sipas tij qellimi i vetem ishte te arrinte ti
tregonte popullit te atehershem dhe brezave te rinj, fytyren e vertete te Partise Komuniste qe populli i
atehershem e donte aq shume dhe besonte verberisht ne te.Ajo cka vihet re ne botimet e fundit te kesaj
vepre eshte qe ne titull nuk ka me te pranishme asnje presje. Kjo e le lexuesin ta kuptoje vete qellimin e
Zefit ne kete veper: te jetoje i vetem per me jetue apo qellimi i vetem i tij eshte per te treguar?Tashme
lexuesi mund te mbaje anen e tij duke mos u ndikuar nga titulli i vepres.

Zhdukja e qellimshme e vepres se At Zef Pllumit

Si një nga dëshmitë themelore për diktaturën, vepra e At Zefit rezulton e “refuzuar dhe e sulmuar”. Të
këtij mendimi janë shkrimtari e studiuesi Agron Tufa dhe studiuesi e publicisti Mark Marku, të cilët
ndanë me të ftuarit njohjen e tyre me At Zef Pllumin, më së shumti si rezultat i veprës së tij të
shkruar.“Një dëshmi shekullore, si ajo e At Zef Pllumit, ‘Rrno për me tregue’, nuk e ka pasur fare të lehtë
në Shqipëri. Kur kanë dalë tri vëllimet e saj, bashkë me Mark Markun kemi parë që libri nuk depërtonte,
madje u është nënshtruar diversioneve të ndryshme. Ne e kemi vërtetuar në librari që librat bliheshin të
gjithë njëherësh dhe zhdukeshin.Kjo nuk është aspak e çuditshme në një vend që në instancat e larta
gjallojnë ishagjentët dhe operativët e Sigurimit. Gjithsesi jemi përpjekur të gjejmë një mënyrë për të
përhapur veprën e At Zef Pllumit në forumet që ekzistonin, në gazeta, televizione, shkolla, dhe
dalëngadalë e kthyem atë në një pjesë të misionit.Sapo na jepej rasti, i kemi thënë këto dhe ajo
është shtrirë në publik, sidomos në shtresat elitare, sidomos me botimin e vitit 2005. Vetëm atëherë filloi
të flitej për të dhe të merrej në konsideratë, pasi pati një mënyrë më të organizuar të përhapjes së saj”, u
shpreh Agron Tufa.Sipas tij, fshehja e veprës së At Zefit ka arritur deri aty sa të zhdukeshin edhe
intervistat e tij. “E kam ftuar një herë në emisionin që drejtoja vetë, ‘Shën libri’. Erdhi në studio me
zhgun, me konop dhe nallane, si ishte modeli i priftërinjve françeskanë. Ishte momenti kur të përndjekurit
politikë kishin rrethuar parlamentin dhe pamjet na vinin si insert. Ishin fytyra të përgjakura nga
konfrontimi me policinë.Në një moment i them: ‘At Zef, si e gjykoni ju, pse diktatura shqiptare ka qenë
më e egra, më mizore se ato të ish-demokracive lindore? Ndoshta edhe cilësia e individit ka qenë shumë
më e keqe dhe kjo është befasuese, sepse në ’44-n ishin po këta shqiptarë që kryen aktin më madhështor
në gjithë Europën, mbrojtën hebrenjtë nga përndjekja naziste dhe menjëherë kemi masakrat
komuniste’.At Zefi tha: ‘Padre ti më ke bërë një pyetje për të cilën unë jam menduar 28 vjet në burg dhe
12 vjet të tjera në liri dhe kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjemi vetëm pjesërisht, jo në mënyrë shteruese:
Ignorancia, padre, ignorancia! Ajo është përgjegjëse’. Siç veproja me çdo të ftuar, të nesërmen ose të
pasnesërmen u jepja emisionin e regjistruar, meqë nuk kishim honorare.Kur shkova ta marr, edhe me
dëshirën për ta ritakuar At Zefin, në televizion m’u përgjigjën: ‘Është djegur’. Në tërë atë histori
emisionesh, mes gjithë atyre emisioneve me intervista të shkrimtarëve dhe studiuesve nga Kosova,
Maqedonia etj., ekziston vetëm një emision i djegur dhe ai është i At Zef Pllumit.Nuk ekziston më.
Sigurisht që ka qenë e qëllimshme dhe nuk di se çfarë ka pasur aq të veçantë ai emision”, tha Tufa.
Ndërsa Mark Marku, duke treguar përmes njohjes personale, qasjes me veprën e At Zefit, do të thoshte:
“Rrno për me tregue” është një vepër themelore për raportin e njeriut me diktaturën, degradimin e
njeriut.Dhe ne sot, që nuk kemi qenë të përfshirë në atë që ndodhi, i bëjmë pyetje vetes: ‘A jemi njerëz?’.
Këtë duhet të mendojë çdokush që lexon veprën e At Zefit, pavarësisht se është shumë e refuzuar dhe e
sulmuar në mënyrë sistematike: ‘A jemi në nivelin elementar të të qenurit njeri?'”

Punoi:Erisa Alterziu

You might also like