You are on page 1of 8

VESVESELIU PA KOKË

(Shënime për Aleksandër Baben e krijimtarinë e


tij)

Nga Dionis Qirzidhi

Lekua, Nestor Jonuzit dhe Pandeli Koçit, të tre


miqtë e mi nuk i njohën baballarët, pasi ata
humbën në Mat’hauzen. Shtëpit er tyre dhe e imja
pikezoheshin në haspirën e qytetit tonë në një
vendosje tëçuditëshme. Sikur donin të formonin
një lloj kostelacion, të paparë… Do t’a emërtoja
“kostelacioni i pinguinëve”.
Giximin e një pathosi që përjeton atë që iku, iku,
iku duke lënë gjurmë, që nuk fshihen.

Alekua kishte një papafingo në shtëpin e vet. Ajo ishte “sinaga” jonë. “Vendi i shenjtë
“ i rinisë së herëshme, ku faleshim, rrëfeheshim dhe “pasaltnim” kriiimeto tona të
para, dufet dhe mendimet tona. Derdhnim ekstratin e shpirtit kryenghitës të asaj
moshe...Papafingo mes kaosit monstruoz, të luftës së klasave…
Tek papafingua e shtëpisë së Lekos, që ndodhej në qendër të Vlorës, mësuam nga
njeri tjetri të dëshërojmë misteriozen, të panjohurën, mesazhin e së bukurës, që edhe
sot e kësaj dite nuk dimë nga na vinë. Aq të kodifikuara. Ëndërruam, me pasion të
nesërmen dhe ndërtuam me instinktet e bletëve artitekturën e kosheres sonë. Alekua
pat grumbulluar në atë “fole” misterioze, aparate elektrike, epruveta, makina të vjetra
shkrimi dhe libra, libra, libra... E shihnim atë dhomë magjike, të fshehur nga
vështrimet e kalimtarëve, dhe na përngjallte studjon e Faustit. Asnjë nga ne nuk ishte
Fausti. Dhe për çudi të gjithë ishim Faust…
Mblidheshim atje, e lexonim krijimet e para, i rekomandonim njeri tjetrit librat për të
lexuar. Sjell në kujtesë nënë Marien, me sytë e saj të qeshur, gjithë mirësi, tek na
sillte kafe dhe për të ngrënë. Vite të cilat ishin për ne, ashtu siç thotë Sheksipiri me
gojën e Hamletit, “na vrau në lulëzim mëkati”.
Në teleskopin e montuar prej Alekos vrojtonim yjet, eklipset, hënën, galaktikën. Nga
ai ne pamë Ganimedin, Afërditën, Andromedin…
Të shtunave e të djelave mrekulloheshim me bukuritë e detit. Për të vajtur nga Kalaja
sëpari do kalonim nga “ajzbergu” shkëmbor i Luanit dhe Qerim Vrionit. Zukatnim si
“Pinguinët” gjithëandej, me fantazi, për të mbledhur polenin e mjalteve tona...
Fjala jonë bëhej edhe më koloristike, nëpërmjet akuareleve të qëndisura nga peneli i
Nestorit e zhytjes në thellësitë e Jonit. Rrethi ynë intim dalngadalë u zgjerua. Në
papafingo erdhi Hiqmet Meçaj, nga talentet më të spikatura të poezisë. Mandej Nestor
Nepravishta, erudit, poliglot e njohës i thellë i filozofisë e i artit klasik greko-romake.
E vizitoi Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Shefqet Tigani, Harallamb Fandi. Erdhi
Milto Shuka, çehovist e admirues i teatrit absurd. Unë solla në papafingo Minush
Jeron, pasi ishim kolegë në shkollën e mesme. Debati për moralin fals të kohës ishte
një nga temat, që do të merrte impulse të reja të pakontrollueshme…
Papafingua ra në syrin e ciklopit. Një zot e di çfarë intrigash u gatitën më pas, nga ata.

1
Veç pasionit për fjalën e shkruar, Lekua studjoi matematikë, astronomi, lexoi botën e
ngjyrave, gdhendi si skluptor dhe foli me penel. Kultivoi në vetvete përsosmërinë e
fjalës. Shpesh Lekua kërkonte përgjigjen e fenomeneve të paspjegueshme. Sa
personalitete janë mbytur në këtë oqean agnosticizmi, thotë zonja Athina, portretizuar
në një nga tregimet e tij.
“Ce Uomo” mendoja atë frazë aq të njohur të Pilatit, në një moment kur u bind se nuk
kishte fuqi më të gjykonte, sepse mbi të ishte dikush tjetër që vendoste…
Me makinën e tij të shkrimit “Oliveti” e kohës së Luftës, ai shkroi vëllime me poezi,
romane, drama, esse... nga të cilat as përqind nuk panë dritën e botimit Në Athinë
jeton siç shkruan poeti Fatos Arapi:

Vetarë- vetmisë i mësojmë të flasë


gjuhën e një trishtimi të ri...
Nga xhepat e gërryer u bie vetvetja
ata e kërkojnë njeriun që s’është.

Shtëpia përbri bulevardit të zhurmshëm Sigru, në Athinë, është e mbushur me piktura,


dorëshkrime... Në qendër të oborit ndodhet një sklupturë prej betoni, “Njeriu pa
kokë”. Nga brenda shtëpisë të duket se të sheh një sy i shqyer, gdhendur tek një copë
trungu ulliri sjallë nga Vlora. Më tej dallon një rrëke loti që ndrin përbri “Afërditës”
së Praksitelit, të skicuar në telajo, si një bukuri, e harruar mes rënkimeve të kohës...
Secila thërret, ulurin...Shpreson me hymnin “Me vdekjen, vdekjen shkeli!”. Dhe ti
mes këtij oqean dhimbjeje kërkon ndihmë. “Kam një zemër dhe dua ta nxjerr jashtë,
ta dinë të tjerët, por meqënëse ata më të shumtët s’e kuptojnë, unë e fut prapë në
kraharor, se ashtu qenka më mirë. Mbart kryqin dhe ecën. Ecën në Golgothanë e
mundimshme vetjake me shpresë se pas kryqëzimit do të vijë edhe ringjallja... –
shkruan L. Poradeci.

***
Korfuzi më është bërë i dashur jo vetëm për peisazhet ishullore të pakrahasueshme,
por është edhe afërsia, tani gati një orë me skafet e shpejtë nga vendlindja. Është dhe
ai intimiteti që krijon me ishullin kur në shtegtim, Odisenë e flakën dallgët e mëdha
lakuriq në krahët e Navsikasë... Shpesh shkoj tek muzeu i Akilit i krijuar me merakun
e Perandoreshës së Bukurisë, austrohungarezen, Sisi. Në sallën e pritjes së këtij pallati
fantastik ndodhet kompozimi impozant “Triumfi i Akilit”. Mbi karocën mitike Akili i
bukur tërheq zvarrë Hektorin. Çdo detaj pikture flet: kuajt e shkumëzuar, luftëtarët që
brohorasin, Troja në sfond. Sisi, admiruesja e Akilit, u pat kërkuar piktorëve e
skluptorëve, më të mirë të kohës, për të pasqyruar me vepra arti botën mitologjike të
Homerit. Në prag të inaugurimit të këtij pallati mbi detin Jon, njeri nga princat vuri re
një të metë në pikturë: rrotat e karrocës së Akilit në kompozimin e Franz-it ishin
statike, kur në të kundërt çdo detaj i kompozimit ishte në lëvizje. Gojë më gojë u
përfol në pallatin perandorak lajthitja e piktorit austriak. Të nesërmen piktorin, Franz
Matsch, e gjetën të varur në studion e vet...
E pyes Lekon në telefon:
-Kam ditë të tëra që po e përjetoj këtë ngjarje tragjike, Leko, me gjithë mend i shpëtoi
piktorit të talentuar e me me përvojë detaji i rrotës statike?
Lekua, kur nuk e pret, të befason:
-Mendo pak, Nisi, ku do ta çonte rrota Akilin
-Në Trojë. - i them
Ai qesh dhe diçka bëlbëzon.

2
Dhe unë i nervozuar mendoj e mendoj variante të ndryshme. Ja mbyll telefonin.
Kujtoj në një poezi të çuditshme, të tij, vargjet: Dhe unë qaj, qaj, qaj...
E ripyes, të nes;rmen: “Përse piktori u vetvra?”
-Se ajo rrotë fatale do ta çonte Akilin drejt vdekjes. Akilin e bukur, heroin...

Fletë nga ditari i vitit 1974

Ishte viti kur, pas Plenimit të IV të K.Q Skënder Kamberin, Nestor Jonuzin, mua,
vëllanë tim Spiron ( sepse kishte sjellë disa libra të ndaluar nga jashtë shteti), e në
veçanti Lekon, na kritikojnë ashpër për ndikime të huaja në krijimtari. Në fjalën e
Enver Hoxhës në Plenumin IV demaskoheshin vargjet e disa poetëve, që e
personifikonin veten me fik deti, shpendë, zarigogë, peshk..., metafora krejt të
natyrshme poetike, që për çudi morën pamje kërcënuese. Një nga ata autorë isha
edhe unë. Në këtë atmosferë mbytëse u zhvilluan disa seanca “gjyqi” ndaj Aleko
Babes për dy “gabime fatale” të tij në letërsi e në pikture, që nuk di pse mbetën në
memorien time si “Netët e korbave” fjalët : “ndikime të theksuara frojdiste tek
“Vesveseliu”, si dhe futja në pikturë e elementëve jashtë mendimit estetik e logjikës
marksiste-leniniste”. Çdo fjalë e hedhur jashtë kornizës së Plenumit të çonte pranë
inkuizicionit. Në fantazinë time u ngritën turrat e druve dhe më dukej se kërkohej
një flakadan që t’u vinte flakën këtyre e të digjnin mikun tim.
Mbledhja e organizuar nga komiteti i partisë vazhdoi ditë të tëra.
-Pas kaq viteve, ç’të ka mbetur në kujtesë nga kritikat përçudnuese të asaj kohe? - e
pyes Aleksandrin.
-Bedri Dedja botoi i pari kritikën ndaj “Vesveseliut”...Pas disa javëve ai më thërret që
të shkoja në Tiranë. Ishte sekretar i Akademisë së Shkencave. Pati bindjen se do të
njihte tek unë një filozof të ri, i cili donte të bënte karierë. Por kur më pa u
deziluzionua… Unë nuk kisha më shumë se pamjen e një mësuesi province dhe i
erdhi keq që në çastin e parë të njohjes me mua, se më kishte qëlluar aq rëndë. Unë e
ndjeva se ai nuk ishte njeri i keq. Përkundrazi, ishte një burrë simpatik, i ëmbël e
shumë tolerant. M’u desh të frenoja veten. Të peshoja fjalët. Atëhere i thashë vetes:
më ndihmo o Zot!
Dhe ai më dha gjakftohtësinë. Me këtë dhuratë Zoti iu përgjigja buzagaz.
-Ju doni të prisni në gijotinë kokën e një filozofi. Po unë s’jam as Dantoni, as
Robespieri. Jam një mësues i thjeshtë që jam I gatshëm ta jap kokën time, vetëm më
jepni një titull: të mos sakrifikohem si një mësues pa vlerë.
Ishte e guximshme për atë kohë të flisje në këtë mënyrë. …
Veçse unë spekullova mbi mirësinë që ndjeva tek Bedri Dedja...
-Ik Aleksandër! - më tha - Sot e tutje do të të ndihmoj.
Veçse, nuk mundi të më ndihmojë, sepse ingranazhet e mekanizmit kishin filluar të
punonin.
-Ç’të sjell në kujtesë ajo zyrë e Akademisë?
-Meshini. Mjedisi sikur nuk përkonte me pamjen e atij njeriu. Nga të katër anët
meshin i derdhur me kuintalë Mure prej meshini, kolltukë prej meshini.
Instinktivisht vrava mendjen për ato kafshë që ishin sakrifikuar. Përjetova një
fantazmagori të shfrenuar, sikur turreshin demat e arenave të toreadorëve dhe unë u
gjenda brenda tyre. Nuk e di me çfarë cilësie. Zhurmat e kasapëve që thernin demat
për lëkurë, gjaku që rridhte, fillimisht më hutuan, pastaj më revoltuan. Që nga ajo
ditë fillova ta shikoja ndryshe meshinin. Le të qeshim: edhe sot e kësaj dite më sjell

3
alergji çdo gjë prej meshini. Zinxhirë, hallka, asociacione, çaste të vështira të jetës
sime...Nuk dua të bëhem i bezdisshëm, as nervoz, me pa të drejtë, e ku ta di unë, sa
herë shoh çanta meshini të varura në supa. Nga ajo kohë më sjell në kujtesë çanta
sekretarësh, sigurimsash, komisarësh…Shokë të mi: ju lutem, mos i mbani ato çanta
prej meshini, në doni të më keni mik. Ato çanta prej meshini, vijnë erë thertore,
vijnë era gjak, vijnë era kasaphanë. Të më falni. Nuk di sa e teprova. Por i tillë jam
unë.. .
Në asociacion, e analogji ndijimesh me botimin e “Veseveseliut”, më përfytyrohet
një profil Danteje, i mishëruar tek Faik Ballanca, i cili para se të shuhej, nuk u shua
si një kandil që nxjerr tym, por kërkoi që të udhëtojë sikur të ishte një asteroid…
Kujtesa përpëlitëse mërmërit me veten, sikur të kem nëpër duar negativat e
filmave të kohëve të shkuara.
Vite të ikur, kohë që fle. T’i retushoj? U fsheha një çast njerëzve me maska me
kokat si qypa ku dimërojnë gjarpërinj. Kërkoj me stërmundim nartioti ta nxjerr
kripën si trillim, por dhe kripa tani në këtë mjedis të shpërfytyruar paska marrë tjetër
shije. Në celuloid pozime, role teatrale, njerëzit duartrokisnin gënjeshtrën për të
vërtetë. Rizgjova në celuloid, qetësi kortezhesh, funeral ditësh, vitesh.
(“Golovozhga njerëzish- i emëron Lekua). Pengjet nisën të ankohen, përse i kurdisa
orët e ndryshkura, dhe me gjeste të frikëshme nisën gjymtyrët që t’i shpijnë. Me sy
balene, përmes heshtjes kërkova të sodisja në atë det të mistershëm kujtimesh: njëri
sy të bredhërinte nga perëndimi, syri tjetër të kulloste nga lindja. Misteri i asaj që
fshihet, më i dhimbshëm u bëkërka.

Me tragjikun e letrave- Faik Ballanca

Faiku e botoi “Vesveseliun” ashtu siç ishte, pa e redaktuar. I pat folur për novelën e
Alekos miku i tij, Pandeli Koçi, alias Pirr Astra, Sazan Goliku.
Dhe Lekua kujton: Faik Ballanca vjen enkas në Vlorë të më njihte. Ishte në “Sheshin
e Flamurit” me Kristaq Rmën, Shaban Hadërin. Thërrasin Ferhat Çakërrin, si
kryetar i degës së Lidhjes, të më kërkonte e të më sillte mes tyre. Faiku më njihte
vetëm me emrin Aleksandër. Kur do të ndaheshim, Faiku i thotë Ferhatit i revoltuar:
ore, të thashë të më thërrasësh Aleksandrin! Ferhati buzëqeshi me xhentilencë dhe i
tha: ja ku është Aleksandri! Faiku më pa nga koka në këmbët dhe me fjali stereotipe
tha duke iu marrë goja:
-Unë e përfytyroja krejt ndryshe, të shkurtër, muskuloz, nervoz...
Lekua me tregonte dhe filloi të përlotej. Mandej vazhdoi:
Faiku më mori prej tyre e shkuam në Ujin e Ftohtë. U njohëm e u afruam më mirë.
Nuk zgjati shumë kohë, Faiku vrau veten. E humba. Fati im. Më vonë vdiq Kristaqi. E
humba. Fati im. Falë zotit kam miq plot të tjerë që më duan...

4
Njeriu pa kokë

Kam lexuar disa shkrime ku komentohet skluptura “Njeriu pa kokë”. Tani, pas disa
vjetësh, si do të shprehesh për të?
-Mendova shumë para se ta hidhja në beton. Nuk jam i veçantë. Të gjithë, që
krijojnë kështu bëjnë. E veçanta mund të jetë në forcën për të parë të vërtetën. Koha
për çudi filloi të rrjedhë me shpejtësi. Na rrëmbeu si lumi pas inondatës. Në fillim nuk
patëm kohë të mendojmë se lumi rridhte shpejt.
Njeriu pa kokë”, me një shkop në dorë qëllon kokën e vet të hedhur poshtë, e emërtojë
Uomo sapiens e shkullit tim. Është përfaqësuesi simbolik i shoqërisë. Ai që nuk
duhet të mendojë. Ai që nuk di të mendojë. Ai që bredhërin nëpër autostrada të
pafundëme, pa kokë.

5
Le të qeshim me ironi: ku do të shkojmë pa kokë? Zoti për të gjithë. Amin!

Instikti dhe e ashtuquajtura arsye supreme

Këto ditë, tek po hidhja në komjutër këto shënime, më ra në dorë revista “Klan”. Një
prej prozatorëve e kritikëve më në zë të brezit të tij, Virgjil Muçi, shkruan për
“Vesveseliun”. Miku im, Virgjili e vlerëson novelën e Alekos si një kryevepër të
vockël, që ka hisenë e vet në parcelën e lëvrimit të letrave shqip.
“Jo rrallë qëllon që t’u kthehesh librave që i ke lexuar këtu e vite të shkuara duke iu
nënshtruar në një farë mënyre një verifikimi të ndërsjelltë: domethënë, teksa nga
njëra anë kqyr se sa i ka qëndruar libri kohës, nga ana tjetër çmon ose përçmon, pas
evoluimit që kanë pësuar shijet e tua estetike, ato çka mund t’i quash vlerat e tij... Pak
a shumë këtë ndjesi do të përjetoja kur mora në dorë e lexova novelën e Aleksandër
Babes, “Vesveseliu”, një kryevepër e vogël në llojin e vet, (dhe këtu nuk duhet
anashkaluar) me një fat të mbrapshtë... Instikti tek Vesveseliu është shprehje e lirisë,
ashtu si arsyeja shprehje e ndrydhjes, robërisë. Dhe pikërisht këtë liri (lexo:
mosnënshtrim kundrejt shoqërisë njerëzore dhe, ç’është më e keqja kundrejt
autoriteteve), Vesveseliu do ta paguajë me kokë...”

-Aleksandër, kur do të dalin në dritë, kur do të botohen veprat e tua?


-Përgjigja është e thjeshtë, kujto poezinë time.

Dikush do t’më trokasë,


askush nuk më trokiti në derë,
…unë pres
dikë të më trokasë

Nuk e di nga do të vijë, nga njerëzit apo nga zoti. Por di se dikush do t’më trokasë.
Alekua gjatë këtij vitit shkruant e shkruante “Golovezhga njerëzish”, që më krijonte
(nga ç’ka kam lexuar), përfytërimin e golloverzhgave të vezëve. Pa brendi.
Një roman sarkazëm me konstruksion të çuditshëm.
-Ç’është ky roman- e pyes.
-Njerëz që degjeneruan në guacka, bosh. Bredinë ia gryenë qeveritarët e qeveritë, të
cilëve u interesonte të mos kishte njeriu individualitetin e vet. Dhe ata përfunduan në
qënie, që përjeton aqbsurdin e mosqenies njeri i vërtetë. E qëndies të një gollovezhge,
që nuk di të jetëojë, dhe mendon se ekzistenca e vet është jetë. Njerëz, ose më mirë,
gollovezhga me fat e pa fat, mes rrugëve të fatit. Ç’mund të ndodh me koto
gollovezhga? Le ta lëmë rezerëvë epilogut të romanit, kur të lexohet…
-Nga cikli i tregimeve lirike veçova për “Fjalën e Lirë” prozën poetike “E
puthura”... Ç’mund të më thuash për të?
- Ne përjetuam një periudhë, në një vend ku n’a privoheshin shumë të drejta
njerëzore, midis tyre edhe adhurimi për femrën. Edhe dashurinë... N’a ndalonin të
hynim në këtë tempull.
-Ç’është ai fluturim imagjinar i dy gjurmëve të së puthurës, si flutura?
-Do të të flas me gjuhë metaforike: ishin ato flutura që do të çlodheshin mbi lulet.
Ishin një simbiozë poetike midis fluturave dhe luleve. Ne përjetuam ëndërrat tona
duke mohuar kështu atë realitet të vështirë.
I dashur lexues, unë e njoh Alekon me subjektivizmin tim. Vepra e tij nuk më
habit, se është pjesë e jetës së tij. Ndaj i lutem, cilitdo të më falë entusiazmin,

6
emocionin, mbivlerësimin, për këtë shok, që e quaj pjesë të pandarë të jetës sime,
njeriun e shumë talenteve.

Athinë, 23 Qershor 2003 – 10 maj 2009

Duke lexuar librin “Shpjegimi i ëndërrave”, gjatë procesit të shkrimit të romanit


“Njerëz gollovezhga”.

7
Nga Kalaja, foto.
Proza poetike ilustrohet me peisazhe (vaj), të
Netsor Jonuzit

You might also like