You are on page 1of 3

Turnir futbolli i “Eagles United FC”

Fatmir Terziu

Kryesia e Klubit të Futbollit “Eagles United FC” organizoi një turnir futbolli. Ky manifestim
i madh sportiv u organizua në Parkun Childs Hill
(Golders Green) më datën 1 Maj. Orari i
organizmit të turnirit ishte si më poshtë: Prej orës
12 në mesditë deri në orën 4 luajtën 5+1 lojtarë (5
lojtarë dhe portieri). Loja zgjati me dy pjesë me
nga 15 minuta. Çdo ekipi iu siguruan më së pakti
tri loja. kualifikimi më tutje në gara kishte më
shumë lojë. Gjysëmfinalja dhe finalja u zhvilluan
në ditën e
dytë të
turneut (të Dielën). Dy ekipet u shpërblyen me një
darkë të begatshme në restorantin e Childs Hill Park.
Sipas Kryesisë së Klubit “Të gjitha fondet që u
mblodhën nga ky turnir do të përdoren për
përmirësimin e kushteve të lojtarëve (fëmijëve) të
Klubit të Futbollit “Eagles United FC”.

Organizatorët

Janë vetëm pak emra, por me një zemër të madhe. Të tillë janë anëtarët e drejtimit ose
Kryesia e Klubit të Futbollit “Eagles United FC” siç
e quajnë ata në gjuhën zyrtare të tyre. Ata janë emra
që mbesin në talentin, përkushtimin dhe dëshirën e
madhe për të kontribuar për brezat e riinj. Janë
Kreshnik Çela, Kryetar i Klubit të Futbollit “Eagles
United FC”; Dritan Koshutova, Klubit të Futbollit
“Eagles
United FC”;
trajnerët e
moshave 12
vjeçare, Fatmir Reçica, Eroll Begu dhe trajnerët e
moshave 14 vjeçare Veton Mejzini, Ilir Qemali dhe së
fundi Valdet Aliu. Klubi ka emrat e tjerë që lidhen e të
dhe ata janë emra talentësh që janë jo pak por 45
fëmijë të moshave nën 12 dhe nën 14 vjeçare.

Disa nga të pranishmit

Fusha e blertë e parkut Childs Hill, tashmë një qendër e


mirënjohur për shqiptarët, me bar-klubin e tyre në këtë
kënd të rehatshëm, kishte protagonistët e saj në këtë ditë
të bukur. Disa nga të pranishmit u shprehën për gazetën
tonë:
Gëzim Grabanica, nga Vushtria, me rreth 13 vite punë
dhe jetesë në Londër, shprehet krenar jo vetëm për një organizim të tillë, por edhe për djalin e
tij Milotin, që është me rolin e mbrojtësit në ekipin
e futbollit të moshës nën 12 vjeçare. Artan Jusufi,
nga Prishtina edhe pse nuk ka ndonjë fëmijë në
këtë aktivitet sportiv, falënderon organizatorët.
Bekim Fejzullahu, shprehet se me 15 vitet e tij në
emigrim sheh një ditë të tillë një kënaqësi për djalin
e tij
Dio
nin,
një
mbrojtës i krahut të djathtë në ekipin nën 12
vjeç, por edhe për të gjithë ata që e organizuan
një aktivitet të tillë të bukur. Arsim Abazi
është nga Vushtria dhe krenohet me djalin e tij
Agonin që është mbrojtës me ekipin e
moshave nën 14 vjeçare. Ai ka katërmbëdhjetë
vite në emigracion dhe mendon se organizime
të tilla në fushë të blertë i japin obligim
brezave si Agoni. Për Adnan Janjevën nga Prishtina një ditë e tillë është më shumë se një
gëzim për të, mes talentit të djalit të tij sulmues, Andit që shquhet në mesin e moshave nën
12 vjeçare. Me Petrit Abazin nga Prishtina, që mban në krahun e djathtë të tij mesfushorin e
moshave nën 14 vjeç, të birin e tij, Lorik Abazin, shakaja shkon tek një emër që mbetet i
dashuruar me shqiptarët, me emrin e të madhit
Lorik Cana, të cilit kemi dëshirën që ai t’i
ngjajë jo vetëm nën renditjen mes germave që
formojnë emrin, por edhe me talentin e tij.
Pastaj me radhë flasim e ndajmë të njëjtat
mendime me Sokol Kolën nga Burreli, që ka
djalin e tij Kevinin me moshat nën 12 vjeçare,
me Pëllumb Nobrenin nga Burreli, Mujë
Kodra nga Bellaveci i Madh, Hidajet

Godenin, Florim Bunjakun, Bekim


Thaçin, Sami Kosumin, Besim
Zejnullahun, Agim Zejnullahun, Valon
Isufin nga Drenica, Resul Sadriun nga
Llapi e qindra të tjerë që dëfrenin e
kënaqeshin dyfish me aktivitetin dhe
shijen e gatimeve speciale të guzhinës
shqiptare në Childs Hill.

Fituesit

Në këtë turmir futbolli nga 19 ekipe futbolli që u


aktivizuan pas një konkurimi dinjitoz, fitues arriti të bëhet
ekipi i futbollit “Vetëvendosja”. Në finale ky ekip mundi
ekipin tjetër rival, “Krasniqët”. Për ekipin vetëvendosja u
angazhuan: Isa Ibërdemaj; Hidajet Godeni; Afrim
Kelmendi; Kushtrim Mustafa; Bardhyl Mustafa dhe
Muhamet Hukanoviç.
Në përfundim

“Eagles United FC” vendosi pas këtij turniri që të krijojë edhe 3 ekipe të reja për moshat 10,
8 dhe 6 vjeçare. “Eagles United FC” bëri thirrje për një datë të caktuar që do të jetë “Dita e
hapur” dhe që do të organizohet më datën 5 Qershor me një paraqitje të gjerë të popullatës.

You might also like