You are on page 1of 4

Nga Fritz RADOVANI:

RISHFAQET NË SHEKULLIN XXI “JUPOTOMANIA”...

Një foto e “prof.” Jup Kastratit, si nderohet nga bota anadollake…

Ndërsa GAZETA “ILLYRIA” njofton:

(THE ONLY ALBANIAN – AMERICAN NEWSPAPER


September 26-29, 2003, Volume 13, No. 1278. $1.50)

“U shua albanologu i shquar shqiptar, Jup Kastrati.


Tri ditë më parë, u nda nga jeta albanologu i shquar shqiptar, Jup Kastrati. Ky
intelektual që nderonte jo vetëm Shkodrën po mbarë Shqipërinë, ka lënë gjurmë të
pashlyeshme në studimet e albanologjisë duke bërë emër brenda e jashtë vendit.
Jup Kastrati ka lindur në Shkodër, me 15 Prill 1924, ku edhe u shkollua. Më 1942
studioi pak kohë në Liceun Shkencor “Galileo Ferraris” në Torino dhe u kthye në Shqipëri.
Gjatë pushtimit italian, si antifashist, ka qenë i persekutuar, i burgosur, i internuar në “Campo
Concetramento” në kodrat e Tepës në Shkodër, pastaj është mbajtur si peng në Kosovë, në
burgun famëkeq të Prizrenit gjatë muajve korrik-shtator 1943. Pas çlirimit ka kryer studimet e
larta në fakultetin e filologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës. U bë Doktor i Shkencave
Filologjike me 1982. Më 1987 i është akorduar titulli Profesor. Ka shërbyer në arsim 47 vjet
(1946-1993) nga të cilat 37 vjet në shkollën e lartë. Është dekoruar me urdhrat “Mësues i
Popullit” si dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”. Brenda vitëve 1956-1999 ka botuar 35 libra.
Studimet e fundit që kishte në dorë....
Po shkruante vëllimin e tretë të “Studime Albanologjike”, por sëmundja nuk e ka lënë
ta çojë në fund aventurën e tij....”

Ju falemnderës, z. Ridvan Dibra!


Falnderoj edhe Gazetën “Illyria” për botimin e faqes 24 të saj!
Isha shumë i sigurtë se një ditë do të dilte në dritë e vërteta!
Ju shkruani: “....ka lindur në Shkodër, më 15 Prill 1924, ku edhe u shkollua.” Ku u
shkollua? Në cilin nga katër gjimnazet e Shkodrës mori maturën? A po mos keni dashtë me
thanë se “lindi i shkolluar!...atë ditë kur e gjetën ndër “ferrmana”...
“Më 1942 studioi pak kohë në Liceun Shkencor “Galileo Ferraris” në Torino...”. Si ka
mundësi që në moshen 18 vjeçare, pa dijtë asnjë gjuhë të huej, tue përfshi edhe italishtën, me
shkue në një gjimnaz italian të njohun të Torinos dhe me u pranue si student aty?
Ky, si “antifashist”, sa vjeç ishte kur u pushtue Shqipnia? Kur erdhi nga Italia, në cilin
grup antifashist ka ba pjesë? Kush e burgosi dhe pse? Sa kohë vuejti i internuem në Kodrat e
Tepës? Me cilin nga “shokët” u shkëmbye kur u mbajt “peng në Kosovë” për me e lirue? Po
gjatë vitit 1944, me shka asht marrë ky “antifashist”? Sa gjermanë ka gjuejtë me lastikë?....
Kam pasë pyetë z. Shaqir Hoti, se ku pate dalë në mal si partizan gjatë luftës? Ai m’u
përgjigj kështu: “Aty nga gushti i vitit 1944 kemi shkue një grup shokësh në Bardhej me
hangër fiq e rrush tek një bardhanjor, i njohun i familjës. Atje na çuen fjalë se gjermanët
kerkojnë një komunist në lagjën tonë. Na, tue mos dijtë se cilin kerkonin, u friguem dhe fjetëm
një javë tek fshatari, që ishte tue vjelë vneshtën. Mbas një jave u qetësue puna dhe erdhëm në
shtëpija. Këte javë na ishim në mal!...”.
Edhe në Tepe ka pasë “mana”! Mos e kapen edhe Jupin tue shkundë mana?
“Pas çlirimit ka kryer studimet e larta në fakultetin....” Po “maturën” kur dhe ku e
mori? Si hyni në Universitet pa maturë? Apo kur ishte sekretar i shkollës muejti me fallsifikue
në amzen e gjimnazit edhe një “dokument mature” për vete? Në cilin vit dha provime në
fakultetin e filologjisë? Pse nuk përcaktoni asnjë datë, kur ju shënoni me saktësi edhe ata pak
muej që ka qendrue në Torino (në pastë kenë ndopak!)?
Sesi u ba dhe kush e bani: “Profesor, doktor e Mjeshtër i Madh....”, këte e dijmë si ju
edhe unë!... E ma mirë se unë dhe ju e di “shoku i tij anadollak” Ramiz Alia...i cili, simbas
thanjes së z. Agron Sykja, i ka pasë dhanë Jupit edhe një numur telefoni me komunikue me te.
Keni harrue me tregue se një “diplomë” ka marrë edhe kur ka ba parathanjen e librit të
“shokut të tij”, spijunit Rakip Beqja, “Veprimtaria antiatdhetare e klerit katolik shqiptar”, ku
Jup Kastrati shkruen: “Kleri katolik, ashtu si kishte veshjen, kishte shpirtin...” ose, ma mirë me
thanë: “Ku Jupi tregon një autopsi të veten..!” Ndërsa, në darkë shkonte me vjedhë tek Arra e
Madhe në Kuvendin e tyne çka mujte me bajtë nga “ata shpirtzezë”...
Studimet e...”tij” janë mbi bazat e gjuhëve latine dhe italiane. Sigurisht ju flisni për
kulturen e Klerikëve Katolik me të cilët Jupi ka shkembye “biseda kulturore”, siç shkruen edhe
një mik i juej...Asnjenën nga këto gjuhë ai nuk i dinte në vitin 1954 kur ishte “mësues” në
shkollen Pedagogjike “Sh. Juka” në Shkodër. Asht ajo kohë kur amorali Skender Villa i lejonte
“mësues” Jupit edhe qendrimin imoral me nxanëset e veta, kur ato vajza ishin katolike dhe me
biografi të “keqe”...Besoj se më kuptoni që jam tue tregue për atë kohë kur çdo darkë ishte
“mysafir” në Kuvendin e Fretënve (kur “studjonte” latinishten) dhe kur delte prej aty “i
ngarkuem” me libra e materiale studimore të shkecëtarit të nderuem At Justin Rrota....E, kur ju
donte me bajtë randë... janë ende gjallë “vagabondat” e Arrës së Madhe që e kanë ndihmue tue
ia çue librat Jupit deri në shtëpi, ndonse ende qendrojnë gojëmbyllun!..
Ju, i nderuem z.Ridvan Dibra, Ju lumtë që thoni atë të vërtetë që nuk ka pasë kush
guxim me e thanë se, jo ma me e shkrue deri sot: “....por sëmundja nuk e ka lënë ta çojë në
fund aventurën e tij.” Një thanje shumë e përshtatshme për një aventurier si ai.
Titulli asht shumë i gjetun: “U shua...” edhe një aventurier....
Kjo shprehje e Jueja duhet t’i vlejë si mësim edhe aventurierëve të tjerë, që nuk janë
pak! Zoti asht i madh! Ai vonon, po nuk harron!.. Kështu thotë edhe populli...
Ju falemnderës shumë për artikullin! Edhe pse vonë, por “ma mirë vonë se kurrë!”
Shfaqja e “Jupotomanisë”
Sot Shqipnia asht plot me këta “pseudoprofesorë” që kanë mbi në kooperativat dhe
fermat e “universiteteve” të Shqipnisë...dhe u diplomuen kryesisht në provat e dhana në
sigurimin e shtetit të vitit 1967 dhe mbas kongresit të drejtshkrimit në vitin 1972...
“Revolucioni Ideologjik dhe Kultural” i vitit 1967, ku protagonist kryesor mbas
shpinës së diktatorit ishte Ramiz Alia, dhe luhej me kartat e fundit të Mao Ce Dunit, u
angazhuen një sasi e madhe e pseudointelektualëve, të cilët, për me dhanë prova besnikrije
ndaj partisë dhe sigurimit të shtetit, nuk lanë gja pa ba nën masken e “teseres” së partisë
komuniste (PPSh), tue shfrye me fanatizem të pacipë urrejtjen e mbrendshme anadollake
kundër Klerit Katolik Shqiptar dhe njerzve ma të thjeshtë të besimit katolik, sikur të mos ishin
fare “shqiptarë”. Të paharrueshem mbesin në mendjen e Popullit të Shkodres servilët dhe
spijunët: Jup Kastrati, Shefik Osmani, Skender Drini, Ramiz Hafizi, Xhemal Dini, Musa Kraja,
Halit Isufi, Selahedin Cena, Angjelin Kumrija, Fadil Ymeri, Sadik Rama, Vehbi Bala, Fadil
Kraja, Prekë Sokoli, Sofije Prifti etj...
Sigurisht “garanci” ishin veprat e tyne si spijunë të regjun!
Një “garanci” e Jupit asht edhe “vepra” e tij “Diana”. Ajo asht e bija me të gjitha cilsitë
e “prof. Dr, docent..” spijunit Jup Kastratit nga Shkodra, e datëlindjes 2 maj 1967, pak ditë
mbas ardhjes në Institutin Pedagogjik të Shkodres të “shokut” Ramiz Alia për demaskimin e
Klerit Katolik Shqiptar në “Revolucionin Kultural”, ku “shoku” Jup Kastrati me datën 29 Prill
1967, ora 17.00, në sallen e madhe të Institutit, me pafytyrsinë e tij karakteristike, ka guxue me
demaskue klerikun e nderuem At Pjeter Mëshkalla, me fjalën e tij “Jezuitet dhe protestat e
popullit kundër tyne.” Përgjigjen... deri tek Mehmet Shehu ua dha vetë At Mëshkalla.
Kujtoj pak ditë mbas fortunës së porsafillueme të atij “revolucioni” në 1967, aty nga
fundi i muejt qershor 1967, mbasi ishte arrestue im vlla, më ndalon në rrugë, kur po shkoja në
shkollen “Liria” të Pazarit të vjetër, prindi i një nxanësi, i ndjeri Muhamet Shami, Hoxhë, që
doli nga shtëpija në fund të rrugës Xhabijej dhe, më tha: “Mësues, dola me të përshëndetë dhe
me të urue gjithë të mirat, se ndoshta nuk shihemi ma. Unë nuk mund të dal ma nga kjo shtëpi,
se jam me mjekerr dhe nuk e hjeku. Pashë Allahun, rueju fort prej “këtyne”, se para pak ditësh
kanë fillue me priftnit tuej e kanë me vazhdue me ne. As turqit nuk kanë ba në Shqipni kështu
çka po ban pa asnjë shkak kundër katolikëve Enver Hoxha!”. Dhe, me të vertetë, nuk e kam pa
ma Atë Hoxhë të Nderuem e dashamir...Vitet banë punën e vet. E me dashtë me folë për sa e
sa Muslimanë si Hoxhë Muhameti, do të duhej një liber i plotë, që në fund do të kishte vetëm
një mbyllje: “Kur ishte në shtrat i sëmurë, disa muej para se me vdekë në shtëpinë e Tij At
Pjetër Mëshkalla, i pamuejtun me marrë edhe një gotë me ujë, kush i qendroi tek koka dhe me
dashuninë e një djali të pashoq u err’e u çue me muej i shtrimë ndër drrasa e shpesh pa ngranë,
tue i ba shoqni e sherbim si Atit të vet..? Vetem një Burrë Musliman, z. Xhevat Meta”.
E sot, ku janë “shokët” e Atij Burri Shkodran?! – Askund!
Në atë “revolucion” të vitit 1967, Ramiz Alia emnoi mikun e vet Jup Kastratin
“Kryetar i komisionit përzgjedhjes leteraturës fetare dhe kishtare”, pra, mbasi dha prova tue
vjedhë e plaçkitë bibliotekat e Fretenve e Jezuitëve, dhe mbasi rjepi sa ishte gjallë thesaret e At
Justin Rrotës, i jepet edhe “autorizimi” i shtetit me vazhdue hajninë në 1967 me leteraturen
fetare kishtare, së ciles tashma ia kishte marrë doren edhe në Argjipeshkvinë e Shkodres.
Rishfaqja ...në shekullin e ri...
“Çka lind prej micet gjuen mijë”, thotë Populli. Edhe e bija Diana, e paknaqun nga
titujt e “pamerituem” që komunizmi i ka dhanë babës saj, nuk ka si shfryen tek Enver Hoxha e
Ramiz Alia, që nuk kanë ba edhe baben e saj “mit” po me atë fudullekun e saj, sigurisht të
trashiguem në gjakun e saj nga “vllaznit” e gjakut të Ramizit e të Jupit, çon kokën boshe e me
kryenaltësinë e koketës edhe kerkon:
''Shqiptarve u pëlqen miti. Miti asht andërr e shqiptarve, nuk mund të flejnë pa mite
dhe kështu po ndodh edhe me mitin Skënderbeu, prandej kush ka qejf le të jetojë me trille
mitologjike, por shkenca nuk e pranon. Skënderbeu asht mitizue dhe ne duhet ta çmitizojme, ta
demontojmë. Nuk kemi ende një libër për Skënderbeun, ku miti të mos shifet se asht i
neveritshëm.
Jam e tronditun se studentëve të mi u asht mbushë koka, u asht ba koka daulle, na u
mbushë koka gjatë komunizmit sikurse plot e për plot me mitin e Skenderbeut. Nuk durohet
kjo lloj sjellje nga shkenca...”
Me thanë të drejtën, unë që kam njohtë edhe baben tand, atëherë kur Prof. Izet Bebeziqi
dhe Prof. Filip Fishta, pastronin me leckë librat e plaçkitun nga bibliotekat e klerit në podrum
të Muzeut Popullor të Shkodres (ish godina e “sahatit inglizit”), dhe i lenin në një anë se do të
vijë me “zgjedhë” Jup Kastrati, mbasi kështu ka urdhnue “shkjau” komunist Vasil Llazari, ish
drejtori i atij institucioni, nuk mund të pranoj se ju jeni injorante, që flisni me kaq urrejtje dhe
vner bash si hana e ylli i atij flamuri ogurzi që poshtnoi i madhi Kastrioti yni, mbasi nuk mund
të ishe aq e palatueme, kur nëper duert tueja ju duhet të keni kalue mbi 4000 libra, që baba yt
ka vjedhë nga ato biblioteka dhe i keni në shtëpinë tuej... E sikur ti të kishe lexue në to vetëm
titujt dhe autorët e tyne, nuk merresh me Oliverat e aventurirët tjerë të Tiranës, por duhet thanë
troç: “Nga aventurierët spijun të sigurimit komunist, lindin vetëm mendje të tilla të
përçudnueme, defiçente, seksualisht të shrregullta, të gjymtueme dhe të etuna për shkatrrim, të
cilat për 65 vjet vazhdojnë me rrenue Muret e Kështjellave tona Kombëtare, mbi të cilat
valonte për shekuj të tanë Flamuri i Gjergj Kastriotit me Shqipën e vet Dykrenare mbi shtrojen
e përgjakun dhe të dhunueme, pikërisht nga ata tradhëtarë me të cilët bashkpunoi edhe baba yt
tue vue mbi Gjakun e Atdhetarëve të shkuem rrëkajë “yllin e kuq”, të cilit i ka sherbye ai, dhe
sot rrugen e atij aventurieri e ndjek edhe ti, vajza e tij... Diana Kastrati...”
Gjergj Kastrioti Skenderbeu asht si brilanti që vezullon edhe në natën e errtë e pa dritë
gjysëshekullore që ka kalue Shqipnia e Martirizueme, Ajo vezullon edhe sot kur mbi Ate të
gjitha hordhitë që kanë kalue dhe janë mundue me e “demontue”, tue fillue nga parardhësit
tuej e deri tek sllavokomunistët ma të terbuem që rrenuen kulturën, artin, traditën, edukaten,
nderin, familjen, shkollën, fenë dhe gjithshka që e bante Atdheun tonë me shkelqye me vepra
monumentale dhe skulptura madhshtore të Atij Kastrioti ndër pjaca e lulishta të Kryeqyteteve
ma të zhvillueme, tue i tregue të gjithë Europës, se “Ky ju mbrojti nga osmanllijtë...”
E, prandej edhe duhet zhdukë...apo “demontue” thotë Diana Kastrati...“jupistia” e re..!

“Shqipnia pa Gjergj Kastriotin Skenderbeun do t’i ngjante gjithë Europës së


Përparueme me një unazë shumë të çmueshme, së cilës i ka ‘humbë’ brilanti..!”
Këte kerkojnë me ba “jupotomanët”me dallkaukët tjerë të shek. XXI...

Melbourne, Maj 2011

You might also like