You are on page 1of 2

SHABAN SHALA I FLAMURIT KOMBËTAR

Shaban Shala

Shkruan: Shefqet Cakiqi - Llapashtica

Shaban Shala ka lindur në fshatin Letan (ish-Letanc) të Besianës (ish-


Podujevës) me 16 shkurt 1933, mësimet në shkollën fillore i mori në shkollën fillore të
Letancit dhe në Besianë (ish-Podujevë), ndërsa shkollën Normale e kreu në
Prishtinë. Si mësues ka punuar në fshatrat Gurishtë (ish- Lupç i Epërm), Kështjellës
(ish-Popovë), Murgull, Pollatë, Dabishevc, Tuxhevc dhe më vonë edhe në Tetovë.

Në vitin1949 bëhet anëtar i Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare. Pas


një veprimtarie në kuadër të kësaj organizate në vitin 1952 rrezikohet të burgoset
dhe bashkë me bashkëveprimtarët Ibrahim Demollin, Shaban Zhijeqin dhe Nuhi
Gashin vendosin të ikin për Austri dhe atje të njoftonin opinionin ndërkombëtar për
gjenocidin që zhvillonte pushteti komunist mbi popullin shqiptar, mirëpo duke dashur
të kalojnë kufirin burgosen në rrethin të Mariborit në Slloveni dhe më vonë i kthejnë
në burgun e Prishtinës ku gjykata e instaluar serbe e dënon me 1 vit burg të rëndë
bashkë me grupin e përbërë prej: Sabit Kapiti, Ibrahim Demolli, Xhafer Mehmeti,
Nexhmi Sejdiu, Fetah Babatinca, Nuhi Gashi, Shaban Zhijeeqi, Hamit Zhitia dhe
Jusuf Ismaili. Pas daljes nga burgu detyrohet të shtrihet në spitalin e Nishit dhe
Beogradit për të u shëruar nga pasojat e torturave.

Më vonë njihet dhe bashkëvepron me veprimtarët Metush Krasniqin, Ali Pecin,


Adem Kastratin, Tefik Gecin, Ndue Nikajn, Sejdi Kryeziun, Mehmet Krilevën e shumë
të tjerë.
Burgoset për të dytën herë me 28 shkurt 1956 në Gjilan bashkë me
veprimtarët Ali Peci nga Mitrovica, Emrush Lluçkun nga Përlepnica e Gjilanit. Në
mungesë provash pas disa muajve konkretisht me 16 qershor 1956 lirohet nga gjyqi i
Gjilanit.

Me 28 nëntor 1960 dhe 1961 anëtarët e kësaj organizate gati në gjitha trevat e
Kosovës ngritën flamuj kombëtar me shqiponjë dykrenore, të cilët flamuj i kishte
përgatitur vet Shabani me bashkëshorten Sadijen. Flamuri kombëtar shqiptar atëherë
ishte i ndaluar dhe i inkriminuar nga pushteti.

Herën e tretë Shaban Shala burgoset me 27. shtator 1962 së bashku me


veprimtarët tjerë si R. Rekaj, Faik Mehmetin, Ali Pecin, Mustafë Kikajn, Sadik
Malokun e të tjerë.

Shaban Shala shumë herë ishte shprehur se "Robëria për mua është shumë
më e rëndë se sa vdekja. Kam vendosur që edhe jetën ta jap për atdhe, gjuhën
shqipe dhe për flamurin kombëtar. Një popull që nënshtrohet vdes. Nuk jam as i pari
as i mbrami në radhën e qindra veprimtarëve që rezistojnë për lirin e popullit shqiptar.
Është burrëri të qëndrosh dhe rezistosh deri ta arrish lirin. Vetëm njeriu i lirë është
me plot kuptimin njeri ".

Azem Makolli që ishte në burg gjatë të njëjtës kohë dhe gjatë torturës në
ditën fatkeqe me 20 janar 1963 kur u mbyt në torturë Shaban Shala, dëshmon se "
dhoma ku na torturonin i ngjante një arene gladiatorësh kurse ne ishim
duarlidhur. Shabani u ishte nënshtruar torturave çnjerëzore, por ai ishte i
panënshtrueshëm, dëgjonim zërin e tij "Për atdhe, për liri, për gjuhë, për
flamur, jeta ime ju qoftë falë këtyre idealeve" !!.

Dëshmitarja tjetër që po ashtu në atë kohë ishte në burgun e Prishtinës zonja


Hyrije Hana thoshte se Shabanin e mbytën në rrahje e sipër kurse ai brohoriste:
"Rroftë Shqipëria Etnike, rroftë liria, Poshtë klika e Titos dhe Rankoviqit."

Në rrethin e Llapit dhe më gjërë Shaban Shala bëhet një mit i respektuar.
Shabani i flamurit, u flijua për flamur gjuhë e liri kombëtare, ishin fjalët e shkurta që
thuheshin për te, por që përmblidhnin tërë aktivitetin e tij. Ishte e ndaluar kujtimi për
te, asnjë lloj përkujtimi ose nderimi nuk lejohej. Në orët e ndryshme letrare me ndonjë
varg e simbol asocohej në "Lisin e Llapit" në "Llapin e rrëmbyer" në "Bylbylin e
Letancit" etj. por që pak kush arrinte edhe të deshifronte porosit.

You might also like