You are on page 1of 25

Siç edhe ishte njoftuar, ditën e diel, më 23 Maj 2010, në Bronx, Nju Jork,

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë organizoi aktivitetin e saj të


rëndësishëm: "Dita e librit shqip"në formën e një panairi.
Nga Pierre-Pandeli Simsia

Mëngjesin e 23 Majit, u zgjova më herët nga ditët e tjera edhe pse kisha fjetur
pak orë. Prisja shkrimtarin Tomë Paloka të vinte e të më merrte me makinën e
tij.
Do udhëtonim gjatë nëpër udhët dhe lagjet e ndryshme të Nju Jork-ut, për të
shkuar në orar në Bronx, tek "shtëpia" jonë e librit.
Toma do vinte tek unë për të më marrë, e pastaj do shkonim në shtëpinë
ku banon shkrimtari ynë Fatos Kongoli dhe bashkëshortja e tij, Lili, për t'i
sjellë në atë "shtëpi"
Shkrimtari Kongoli jeton midis Shqipërisë dhe Amerikës, sepse, dy fëmijët e tij
të martuar, të cilët kanë marrë nënshtetësinë amerikane, jetojnë dhe punojnë
në Nju Jork
E kam falenderuar dhe e falenderoj shkrimtarin Kongoli, që iu përgjigj me
kënaqësi ftesës sime, për të qenë i pranishëm në atë aktivitet të rëndësishëm,
mes bashkatdhetarë ve të tij, mes miqsh e kolegë, duke e nderuar shoqatën
me pjesëmarrjen e tij.
Gjatë rrugës, (meqenëse edhe kohën e kishim të mjaftueshme) edhe pse
ishte hera e dytë që po bisedoja nga afër me shkrimtarin, e njoha me
shoqatën, anëtarët, aktivitetet e ndryshme që ajo aktivizon...
I them se, midis anëtarëve në shoqatë, do takohesh edhe me një
bashkqytetaren tënde nga Elbasani, poeten Iliriana Sulkuqi.
Sigurisht, u gëzua shumë. Buzëqeshi! "Iliriana ka qenë nxënësja ime në
shkollën e mesme në Elbasan. Pastaj ajo iku në Tiranë, në shkollë... Kam
shumë vite pa e parë..."
Dëgjoj tingullin e ziles së telefonit; ishte presidenti i shoqatës, Adnan
Mehmeti. Kishte edhe ai merakun e tij për shkrimtarin. ..

Salla e madhe e takimit, e zbukuruar këndshëm si për festë, nën përkujdesjen


e bashkatdhetares sonë të kudogjendur në aktivitete të ndryshme në
komunitet, aktivisten e palodhur, Blerta Alikaj, që ofroi sallën për aktivitetin e
rëndësishëm, u bë për disa orë, shtëpia e krijuesve shqiptaro-amerikanë dhe
gjithë pjesëmarësve që erdhën për të nderuar dhe respektuar shoqatën, librin,
krijuesit, për t'u takuar dhe çmallur me njëri tjetrin.
Në sfond të sallës ishte vendosur "Pema" "Të ribëjmë një botë prej shpirti",
punuar nga poetja Iliriana Sulkuqi, ku janë shënuar emrat e krijuesve
shqiptaro-amerikanë , që nga Noli e Konica e deri në ditët e sotme dhe ata
krijuesa letrarë që do të shtohen në të ardhmen.
Sipër saj, me gërma të mëdha ishin shkruar:
SH.SH.SH.A. MIRËSEVINI POETË DHE SHKRIMTARË TË NDERUAR
Në dy pjesët anësore të sallës, ishin vendosur tavolinat, ku do rrinin ulur
krijuesit letrarë, duke ekspozuar edhe librat e tyre të botuar.
Në mes të sallës ishin karriget, ku do të uleshin pjesëmarrësit. Dhe, në një
vend kryesor e të dukshëm, ishte edhe tavolina ku do rrinin ulur anëtarët e
jurisë së konkursit: gazetari i mirënjohur në komunitet, Dalip Greca, Kritiku
letrar, i talentuari, Ilir Seci, shkrimtari Pal Ndrecaj.

Presidenti i Shoqatës, Adnan Mehmeti, Kryetari i Shoqatës, Dalan Luzaj i


ardhur nga Chicago, bashkë me Nënkryetarin e Shoqatës, Mëhill Velaj dhe
anëtaren e kryesisë, Këze (Kozeta) Zylo, që kishin ardhur që në orët e para të
mëngjesit, i shikonim gjithmonë në lëvizje, me merakun e tyre, që asaj feste të
mos i mungonte asgjë. Dhe vërtet, ashtu ndodhi.

Shohim në sallë, ata që kishin ardhur më herët dhe ata që vinin njëri pas
tjetrit: "Bijtë e Shqipes" nga Philadelphia, Kryetar i shoqatës "Bijte e Shqipes"
Petrit Zanaj, Sekretari, Vlashi Fili, Llazar Vero, anetar i kryesise se
shoqates, Aulona Goxhaj, poete dhe anëtare e re në Shoqatën
e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikaë , Ivzi Cipuri, anetar i kryesisë së
Shoqatës "Bijte e Shqipes".
Bashkë me ta, kishte ardhur edhe Dr.Ibrahim Gashi, drejtor ekzekutiv i
Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare në Tiranë, i cili u ndodh për vizitë
pranë vajzave të tij në Philadelphia dhe e Virginia.
Dr. Gashi, kishte shprehur dëshirën e tij për të marë pjesë në atë aktivitet të
rëndësishëm, në ditën e librit shqip dhe, sigurisht, dëshira-kërkesë e tij u
mirëprit nga presidenti i shoqatës dhe ne të gjithë bashkë.
Shkrimtari dhe regjisori i mirënjohur, Pëllumb Kulla, bashkëshortët, aktivistët e
nderuar në komunitet, Rita dhe Adem Saliu, Tomë Paloka, Rozi Theohari,
Shpresa Vranari, Guri Stefani, Raimonda Moisiu, Aulona Goxhaj, Sabie
Dervishi, Genc Leka, Ramiz Gjini, Nexhat Imeraj, Eleonora dhe Kostandin
Gjoka, Shpend Gjoçaj, Qazim Doda, Eduard Dilo, skenografi, Astrit Tota,
Makfire Canolli, Luigj Çekaj, Ramiz Muja, Isuf Grajçejvci, Margita Markaj...
Takohemi, përqafohemi, shmallemi me njëri tjetrin, bisedojmë.
Midis pjesëmarrësve, dallojmë edhe Vilma Mehmeti, Bujar Fejzulli, Honela
dhe Bruno Kumi, Jurges Çina, Mandi Vranari, ...
Ishim të gjithë pjesëtarët e asaj familje të madhe që na kishte mbledhur atë të
diel, për të gëzuar dhe festuar së bashku, ditën e librit.
Midis të pranishmëve, me entusiazëm u prit edhe ardhja e Konsulles së
Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, zonja Admira Jorgji, shkrimtarit të
mirënjohur, Fatos Kongoli dhe bashkëshortja e tij, Kryetari i VATRËS, Dr.
Gjon Buçaj.

Moderatorja e programit, Këze (Kozeta) Zylo, hapi programin, duke


falenderuar pjesëmarrësit.
Anëtarja e Kryesisë Këze (Kozeta) Zylo

Pastaj ajo ia dha fjalën Presidentit të Shoqatës, Adnan Mehmeti.

Presidenti i Shoqatës, Adnan Mehmeti

Presidenti Mehmeti i bëri një përmbledhje punës tre vjeçare të shoqatës,


aktivitetet e ndryshme që janë zhvilluar.
Më pas, Adnan Mehmeti përsëriti edhe njëherë, atë që është diskutuar shumë
herë, ngritja e një qendre kulturore, brenda së cilës do të jetë edhe biblioteka
me libra në gjuhën shqipe, duke u shprehur se: "Është koha për një
mbështetje më të madhe morale dhe financiare"
Presidenti Mehmeti, falenderoi edhe ata, që u treguan të gatshëm të
ndihmojnë shoqatën financiarisht, pa ndihmën e të cilëve, nuk do ishte bërë i
mundur aktiviteti: Lekë Gojçaj, Vesa Bardhi nga agjensia "Vesa Travel", Harry
Bajraktari, Drenusha Dreshaj TV-ALB, Fejzi Sulejmani, Mark dhe Mëhill
Përlleshi, Ismet Peruku, pronarët e restorantëve "Zymi" dhe "Two Star" të cilët
ishin edhe pjesëmarrës në sallë

Më pas, fjalën e mori Kryetari i Shoqatës Dalan Luzaj.


Kryetari i Shoqatës, Dalan Luzaj

Midis të tjerash, duke falenderuar themeluesin e shoqatës, poetin Gjekë


Marinaj, kryetari Luzaj, iu drejtua krijuesve: "Duke hedhur në letër talentin,
dëshirën dhe ëndrrën, ju hidhni edhe një pjesë të shpirtit tuaj dhe dilni para
lexuesit sa për kënaqësi, aq edhe për gjykim, me jehonë dhe pa avokat
mbrojtës...".
Poetët, si gjithmonë dinë të flasin bukur, duke përdorur edhe metaforat.
Midis të tjerash, në mënyrë metaforike, poeti Luzaj tha: "Kisha një lug mjaltë.
Me atë lugë mjaltë, doja të kënaqja gjithë Vlorën. E futa në një enë të madhe
me ujë të pastër, që secili të pinte nga pak. Por, kisha gabuar, sepse asnjëri
nga ata që piu nuk u kënaqën. Atëherë, kuptova që kisha gabuar, sepse atë
lugë mjaltë edhe pse në sasi të vogël, duhej ta kisha servirur ashtu siç ishte".
Ai rrëfim metaforik bëri që pjesëmarrësit ta duartrokisnin kryetarin Luzaj.
Konsullja e Shqipërisë në Nju Jork, znj. Admira Jorgji, përshëndeti Shoqatën
e Shkrimtarëve dhe aktivitetin, për të cilin kishim ardhur. Në fjalën e saj, midis
të tjerash, ajo premtoi, që institucioni që ajo përfaqëson, do të jetë më pranë
shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë. ..

Konsullja e Shqipërisë në Nju Jork, Admira Jorgji.

Aktivitetin e Shoqatës e përshëndeti edhe Kryetari i VATRËS Dr. Gjon Buçaj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i VATRËS shprehu gëzimin dhe


kënaqësinë pse gjendej midis krijuesve shqiptarë.
"Ashtu sikurse VATRA u shërbeu njerëzve të mëdhenj të penës, Noli, Konica,
ashtu do t'ju shërbejë edhe juve" tha midis të tjerash, Dr. Buçaj.

Befasuese dhe emocionuese për të gjithë të pranishmit, ishte edhe


pjesëmarrja në takim e një vajze amerikane nga Cansas City, Cara Lefevre, e
cilas përshëndeti pjesëmarrësit në gjuhën shqipe.

Cara Lefevre

Enigmës së të gjithë të pranishmëve, se si një amerikane e fliste aq pastër


gjuhën tonë të bukur shqipe, e spjegoi vetë Cara: "Unë kam parë një film të
shkurtër dokumentar për Shqipërinë. Pastaj, vendosa ta shikoja Shqipërinë
nga afër. Dhe, kur mbërrita atje, vetëm një javë m'u desh që të bija në dashuri
me vendin tuaj". Pas atij udhëtimi të shkurtër, u ktheva në Kansas City për të
përfunduar kolegjin. Pastaj shkova dhe qëndrova në Tiranë edhe tre muaj të
tjerë, të cilat i konsiderova si shumë të dobishëm, sepse kam dhënë mësime
anglisht, ku në të njëjtën kohë fillova mësimin e gjuhës shqipe. Ishte një gjë e
bukur, sepse ata që më rrethonin, këmbëngulnin, që unë të flisja vetëm
shqip". foli amerikania Cara në gjuhën shqipe.
Amerikania Cara tregoi edhe se si u miqësua me shoqatën e Shkrimtarëve
Shqiptaro-Amerikanë , duke falenderuar presidentin Adnan Mehmeti, që u bë
urë lidhje mes saj dhe shoqatës.
Adnan Mehmeti dhe Cara Lefevre

Edhe shkrimtari Fatos Kongoli, shprehu kënaqësinë që gjendej midis


bashkatdhetarë ve, kolegëve të tij, madje e quajti befasi të këndshme, që
ndodhej në një panair libri.

Shkrimtari Fatos Kongoli

Midis të tjerash, shkrimtari Kongoli solli pjesë kujtimesh nga e kaluara e tij me ata, që
po i shihte në atë sallë.
Ai foli për ish nxënësen e tij, Iliriana Sulkuqi, që rastësia e solli ta shihte pas shumë
vitesh.
Gjithashtu ai foli edhe për njohjen e tij të parë me Ramiz Gjinin, i cili, në fillimvitet
90-të, kur Kongoli punonte në gazetën "Rilindja Demokratike" dhe kur Gjini kishte
trokitur në redaksi, për të botuar një tregim të shkurtër, shkruar me shkrim dore. Kur i
lexova tregimin, e them me plot bindje, që ai tregim ishte një perlë e prozës së
shkurtër. Ia kam botuar menjëherë në gazetë, duke e shoqëruar me një shënim, ku i
kërkoja lexuesit ta mbante mend mirë emrin e këtij autori"
Kongoli solli kujtime të bukura dhe të paharuara edhe me shkrimtarin e mirënjohur,
Pëllumb Kulla.

Mëhill Velaj, në çdo aktivitet që zhvillon shoqata dhe komuniteti ynë, njihet si
mjeshtër i drejtimit të programeve.
Me humorin e tij të hollë, që e shoqëron në çdo bisedë, ai e bën atmosferën gazmore
dhe të këndshme, duke fituar edhe duartrokitjet e pjesëmarrësve.
Për një çast, humori i tij, sikur i iku nga shprehja e fytyrës së tij, kur ai përmendi
njeriun e urtë, anëtarin e shoqatës sonë, mikun, kolegun, krijuesin Gjeto Turmalaj, i
cili nuk ndodhej atë ditë në sallë, sepse prej disa muajsh, Turmalaj gjendet i shtruar në
spital pas një operacioni, që, siç e përmendi edhe Mëhilli vetë dhe që e dëshirojmë të
gjithë ne, i urojmë shërim të shpejtë dhe të dalë sa më shpejt nga spitali Gjeto
Turmalaj.
Poeti Mëhill Velaj

Ramiz Muja, anëtar i shoqatës, i fali shoqatës pllakatën me emblemën e saj, punuar në
dru. Një dhuratë e çmuar ajo,

Ajo ditë mbresëlënëse, nuk mund të kalonte edhe pa ngjyrat poetike.


Aktori i mirënjohur, Shaban Lajçi, recitoi me ndjenjë dhe emocion, vargje nga
"Lahuta e Malcisë" adaptuar nga Shaqir Krasniqi.
Vargjet shoqëroheshin në tingujt e lahutës.
Aktori Shaban Lajçi

Gjithashtu recitoi edhe Shpend Gjoçaj.

Shpend Gjoçaj

E "zonja" e shtëpisë, aktivistja e mirënjohur, Blerta Alikaj, pasi përshëndeti


aktivitetin, duke u uruar edhe mirëseardhjen të pranishmëve, foli për aktivitetin e saj,
në sallën edhe ku u mbajt ai aktivitet.
Blerta Alikaj

Emocionant ishte edhe çasti, kur juria do shpallte edhe fituesit e konkursit letrar në
gjini të ndryshme.
Anëtari i jurisë Pal Ndrecaj, i bëri një përmbledhje gjithë prurjeve letrare në konkurs.
Çdo çmimi letrar i ishte bashkangjitur edhe nga një zarf, brenda të cilit ndodhej një
çek 500 dollarësh, për çdo fitues të konkursit.

Shkrimtari Pal Ndrecaj


Dalip Greca, Pal Ndrecaj, Adnan Mehmeti, Ilir Seci

Mëhill Velaj lexoi pesë emrat fitues të konkursit "Pena e Artë".


Për librin më të mirë në poezi, u vlerësua me çmimin "Pena e Artë" Iliriana
Sulkuqi, për librat "Po plas" dhe "Qirinjtë e Galaktikës.
Çmimin Sulkuqit, ia dorëzoi shkrimtari Fatos Kongoli.

Shkrimtari Kongoli, duke i dhënë çmimin Iliriana Sulkuqit


Poetja Iliriana Sulkuqi me çmimin "Pena e Artë"

Për librin më të mirë me tregime, u vlerësua me çmimin "Pena e Artë" Fatjon Pajo,
për librin "Shpagimi"
Meqenëse autori Pajo, nuk mund të vinte dot nga Chicago, çmimin e morri Dalan
Luzaj, për t'ia dhënë Fatjonit, meqenëse banojnë në të njëjtin qytet.
Për librin më të mirë në publiçistikë, u vlerësua me çmimin "Pena e Artë" Uk Lushi,
për librin "Shqiptaro-Amerikanë t e UÇK-së" kronikë e Batalionit "Atlantiku"
Meqenëse autori, për arësye shëndetësore, nuk ishte i pranishëm, presidenti Adnan
Mehmeti, ia dorëzoi çmimin e Uk Lushit, Lekë Gojçaj-t për t'ia dhënë atij.

Për librin më të mirë në gjininë e romanit, u vlerësua Pierre-Pandeli Simsia, me


romanin "Një dashuri e vrarë"
Çmimin Simsisë, ia dorëzoi Konsullja e Shqipërisë në Nju Jork, znj. Admira Jorgji.
Konsullja e Shqipërisë në Nju Jork, znj. Admira Jorgji
i dorëzon çmimin Pierre-Pandeli Simsisë

Pierre-Pandeli Simsia me çmimin "Pena e Artë"

Zarfin me çekun 500 dollarë, Pierre-Pandeli Simsia ia dhuroi shoqatës së


shkrimtarëve për nevojat e saja, ose për njerëzit në nevojë.
Ndërsa Iliriana Sulkuqi, çekun 500 dollarë, gjysmën e shumës ia dhuroi shoqatës së
shkrimtarëve dhe gjysmën tjetër shoqatës "Bijtë e Shqipes"
Përkthyesit rumun Marius Dobresku u vlerësua gjithashtu me çmimin "Pena e Artë"
për përkthimin nga gjuha shqipe në gjuhën rumune të vëllimit me tregime "Atdheu
prej dëbore" të autorit Ramiz Gjini.
Në mungesë të përkthyesit Dobresku, çmimin e mori Ramiz Gjini për t'ia dhënë atij.
Çmimi iu dorëzua nga Kryetari i VATRËS, Dr. Buçaj.

Kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj i dorëzon çmimin e Dobreskut, Ramiz Gjinit.

Nënkryetari i Shoqatës, Mëhill Velaj, njohu të pranishmit edhe me anëtarët e rin


krijuesa, që i shtohen shoqatës sonë: Makfire Canolli, Pal Ndrecaj, Margita Markaj,
Isuf Grajçevci.
Në fund të takimit, anëtarët e shoqatës zgjodhën edhe kryesinë e re.
Poeti Mëhill Velaj, propozoi për kryetar të shoqatës, të rizgjidhet Dalan Luzaj, i cili u
votua nga të gjithë.
Pastaj vetë kryetari Luzaj, zgjodhi tre emrat për kryesinë e re.
Iliriana Sulkuqi nënkryetare.
Mëhill Velaj dhe Kostaq Duka, sekretarë të shoqatës.
Pas mbledhjes gjithë të pranishmit shkuan në restorantin ROZAFA për të drekuar.
Kështu u ndamë të gëzuar nga ajo ditë e bukur, e paharuar dhe mbresëlënëse, për t'u
mbledhur prap në aktivitetet e tjera të shoqatës dhe të komunitetit.
Takimi u përcoll nga mediat lokale dhe nga TV 21.
__._,_.___

You might also like