You are on page 1of 4

LËVIZJA ILEGALE NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTARE

Sami ISLAMI

Burri s’matet me pëllëmbë, po me zemër.


(popullore)

(Përkitazi me librin e Ibish Nezirit “Ahmet Haxhiu- një jetë në lëvizjen ilegale”,
Prishtinë, 2001, f.251)

Botuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, doli nga shtypi libri


“Ahmet Haxhiu, një jetë të tërë në lëvizjen ilegale”dhe do të thoshim që në fillim se
autori i librit jo vetëm që hodhi shumë dritë veprës patriotike të palodhshme të Ahmet
Haxhiut, por ai njëkohësisht ndriçoi edhe shumë aspekte të lëvizjes popullore për
çlirimin e Kosovës. Ai bëri një punë të madhe, sepse prezentoi të dhëna të shumta, të
cilat, për fat të keq kanë qenë të njohura shumë pak, ose do të thoshim fare nga qarqe më
të gjera popullore. Sado që, siç thotë edhe vetë autori në parathënie të këtij libri se “për
Lëvizjen dhe për figurën qendrore të saj, Ahmet Haxhiun, ka edhe shumë për të thënë”,
jemi të mendimit se edhe me këto që janë prezentuar këtu, është dhënë një kontribut i
madh përsa i takon aktivitetit të lëvizjes ilegale që nga përfundimi i Luftës së Dytë
Botërore e deri me çlirimin e Kosovës. Dhe ky aktivitet qe ngusht i lidhur me emrin e
Ahmet Haxhiut, të cilin thjesht mund ta quajmë strumbullar të lëvizjes ilegale.
Po kush ishte Ahmet Haxhiu?
Po t’ia bënim shumë kujt këtë pyetje para se të dilte kjo vepër, besoj se opinioni i gjerë
lexues si në Kosovë dhe jashtë saj nuk do të kishin qenë në gjendje të japin një përgjegje
sado të përafërt. Në këtë aspekt autori Ibish Neziri, me veprën të cilën e kemi në dorë,
prezentoi një aktivitet ilegal me spektër të gjerë si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj, që
udhëhiqej nga Ahmet Haxhiu. E Ahmeti ishte një njeri i thjeshtë. Me profesion ishte
mekanik dhe rridhte nga një familje me traditë patriotike. Gjyshi e babai i tij e kishin
dëshmuar shumë herë veten si atdhetarë të mëdhenj. Babai i Ahmetit, Shaip Zullufi, bile
kishte qenë ushtar aktiv në ushtrinë e Mustafë Hoxhës dhe si njeri që asnjëherë nuk ishte
pajtuar me regjimin serb, kishte luftuar krah për krah me Mustafë Hoxhën dhe patriotë të
tjerë kundër pushtuesuit sllav.
Pas 1945-ës, kur sërish interesat e shqiptarëve tradhtohen, ai me Adem Gllavicën nga
Gllavica, Ukë Gashin nga Majaci, Jashar Bicin nga Burinca dalin në mal. Për fat të keq
ai në luftë me forcat çetnike vritet. Dhe fill pas kësaj ngjarjeje nisin maltretimet edhe për
Ahmetin, i cili si 14-vjeçar ballafaqohet me ndjekjet e torturat e shërbimit sekret serb.
Si fëmijë, e më vonë edhe si i ri, i kalitur nga jeta, Ahmeti donte me çdo kusht të futej në
lëvizje për ta luftuar regjimin serb, regjim ky i kishte sjellë, si atij dhe familjes, po ashtu
edhe tërë popullit shqiptar të Kosovës, vetëm të këqia. Ai u bashkua në LRBSH (Lëvizja
Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve), themelues i së cilësh ishte Adem Damçi.
Në bërthamën e kësaj organizate përveç Ahmet Haxhiut dhe Adem Demaçit ishin edhe
Zeqir Gërvalla, Azem Beqiri, Abdyl Lahu e Fazli Graiçevci. Përveç tyre në këtë
organizatë qenë inkuadruar edhe shumë intelektualë e patriotë, në mesin e të cilëve edhe:
Ilmi Rakovica, Enver Mehmeti, Rrustem Retkoceri, Tefik Straja, Xhafer Mahmutxhiu,
Tefik Sahiti, Elhame Shala, Mejreme Berisha, Bahtie Berisha, Sabit Sveqla, Zeqir
Hertica, Rushit Rusha, Vezir Uka, Tahir Shala, Sabri Novosella, Hazir Shala, Hamdi
Obertinca etj. Në Pejë vepronin: Hysen Daci, Ramadan Shala, Shefqet Deçani, Mehemet
Krasniqi, Remzi Baloku, Nezir Gashi, Sylë Shala, Vesel Shala, Selatin Daci, Ejup
Kastrati, Ahmet Zherka etj. Në Gjakovë: Kadri Kusari, Din Spahia, Avni Lama, Hasim
Vula, Besnik Koci, Hyda Dobruna, Murteza Nura etj. Në Mitrovicë: Mustafa Venhari,
Arif Hoxha, Ismet Koshutova etj. që udhëhiqeshin nga Zeqir Gërvalla, i cili kishte ardhur
nga normalja e Prishtinës në atë të Mitrovoicës.
Në Gjilan vepronte grupi i udhëhequr nga Rexhep Elmazi, kurse në Besianë (ish
Podujevë) vepronin Sabit Retkoceri, Abdyl Lahu, Gani Mustafa, Ramadan Lahu, Sabit
Lahu, Zeqir Hertica etj. Në Drenas (ish Gllogovc) vepronin Dibran Bajraktari me shokë,
në Prizren, Hysen Bukoshi, Bedrush Çollaku, Bahtire Berisha etj. Në Shkup veproni:
Musli Kajolli, i vëllai Mustafa, Ismail Bujaku. Në Tetovë grupi udhëheqej nga Mujedin
Hadri. Ky rrjet ishte shpërndarë edhe në Shqipëri dhe Turqi e kudo në Evropë. Në Turqi.
P.sh. grupi udhhiqej nga Njazi Straja , që atje e mbante mbiemrin “Saraçogllu”.
Dhe strumbullar i gjithë kesaj lëvizjeje ishte Ahmet Haxhiu, të cilit profesioni i
mekanikut i ndihmonte mjaft për të pasur kontakte me njerëz , duke mos u ra në sy
organeve shtetërore serbe. Madje në momente të caktuara, kur nuk kishte mjete për
nevojat e organizatës, ai nuk ngurronte të bënte ç’mos që t’i siguronte ato. Me një rast
bile ai e shet një pjesë të oborrit të vet. Me këto para Ahmeti do të blejë një makinë
shkrimi e material tjetër për nevoja të organizatës.
Në bashkëpunim me Adem Demaqin, Zeqir Gërvallën, Sabri Novosellën merret vendim
që natën në mes të datës 12 e 13 prillit të viti 1964 të vendosen flamujt shqiptarë në tërë
Kosovën. Dhe pasi këta përgatiten në ilegalitetin më të madh Adem Demaqi dhe Ahmet
Haxhiu ua dorëzojnë flamujt personave të caktuar dhe mëngjesi i 13 prillit të vitit 1964 e
gdhin Kosovën me flamuj anë e kënd Kosovës, që falë zgjuarësisë së anëtarëve të
organizatës nuk zihet asnjë pjesëmarrës.
Në qershorin e vitit 1964 UDB-ja kishte arrestuar një numër të madh patriotësh, në mesin
e të cilëve, edhe pas disa përpjekesh që të ikte diku në perëndim edhe Ahmet Haxhiun.
Ahmeti në burgun e Prishtinës pëson trauma të papara nga regjimi çetnik serb. Po ai as
pas kësaj ngjarjeje e as pas shumë të tjerave që do të vijnë më pas, nuk e kishte ndër
mend të hiqte dorë nga qëllimi i tij. Dhe pas shqiptimit të denimeve shumë të rënda me
nga 3 deri 15 vjet burg për të burgosurit shqiptarë, në mesin e të cilëve ishte Ahmet
Haxhiu, Zeqir Gërvalla, Adem Demaçi e të tjerë, një farë amnistimi i vie vetëm pas
rënies së Rankoviqit.
Mund të thuhet lirisht se Ahmeti qe dhe mbeti njëri ndër personat të heshtur, por plot
energji që ia kishte dhuruar lëvizjes ilegale, për shkëputje nga Jugosllavia dhe për
bashkim me nënën Shqipëri. Ai madje shpesh thoshte :” …Pa shkëputje të Kosovës dhe
pjesëve të tjera nga Serbia e bashkimit të saj me Shqipëri nuk do të ketë qetësi kurrë në
Ballkan”.
Një punë të madhe Ahmeti kishte bërë edhe në bashkëpunimin e tij me organizatat e
LPRK në perëndim, që bazën e kishin edhe në Kosovë, pikërisht në fshatin Dyz. Ai në
perëndim kishte kontaktuar me Emrush Xhemailin, Mustafë Xhemailin, veprimtarë të
LPRK-së në Zvicër, por edhe me të tjerë. E çmonte lart kontributin e simbolit të
rezistencës sonë kombëtare Adem Demaçin, me të cilin kishte edhe bashkëpunim të
ngushtë. Po ashtu konsiderata të larta kishte edhe për Xhavit Halitin- Zekën, i cili në atë
kohë bënte bartjen e armatimit për UÇK-në nga Zvicra në Kosovë. Dhe siç i kujtohet sot
Ramadan Avdiut, njërit nga bashkëpunëtorët e tij, Ahmeti aksionet më të rrezikshme i
lente për vete, sepse ishte i bindur se “sa më i madh rreziku, nderi është më i madh”. Si
njeri i vendosur dhe i patrembur një herë i kishte thënë Ramadanit: “ E si thua ti bacit,
kur ai ( Xhavit Haliti) ka arritur t’i sjell deri në Pejë (armatimet S.I.) pa probleme e ne të
biem në grackë deri në Prishtinë?!”
Dhe mund të thuhet lirisht se, ashtu siç qe njëri nga organizatorët për krijimin e
organizateve ilegale për çlirimin e Kosovës, poashtu ishte njëri nga organizatorët për
krijimin e qelulave të para të forcave të armatosura. Me ndihmën e tij dhe të tjerëve
filluan të vinin edhe armatimet e para nga perëndimi në Kosovë. Shtëpia e tij për ca kohë
ishte një bazë kryesore prej nga shpërndaheshin ato në vende të tjera. Edhe komandati
legjendar i kohës më të re Adem Jashari kishte një mitraloz, të cilin ia kishte dhuruar
Ahmet Haxhiu.

Ahmeti nuk prante së punuari duke gjetur gjithnjë momentet kur duhet të veprohet. Një
nga shumë aksionet e organizuara nga ai është edhe momenti kur duhej të demaskohej
politika anti shqiptare e Jugosllavisë. Dhe ai e kishte planifikuar atë mu në prag të
konferencës së misnistrave të jashtëm të vendeve ballkanike, që do të mbahej më 14-16
shkurt 1988, në Beograd. Me këtë rast intelektuali Masar Stavileci e kishte shkruar një
memorandum ,të cilin e pastaj Ahmet Haxhiu vetë e kishte shpërndarë nëpër ambasadet
e vendeve të painkuadruara.
Me udhëzimet e “mekanikut” u bënë edhe demonstratat e 1989, kur u hoq edhe ajo
autonomi e brisht e Kosovës, përgatitej shtypi ilegal, mbaheshin mbledhje, merreshin
vendime të rëndësishme për fatin e Kosovës. Në libër mund të mësohet edhe për
qëndrimet e tij për të ardhmen e Kosovës. Ai nuk e shihte çlirimin e Kosovës pa luftë të
armatosur dhe gjithnjë e hedhte poshtë mundësinë e zgjidhjes me “dialog” me Serbinë.
Edhe pas burgosjes së pestë, që siç thoshte ai, që “qe ndër më të paskrupulltat” , ai
vazhdoi aktivitetin e tij, si në Kosovë, ashtu edhe në perëndim, duke mos hequr dorë nga
aktiviteti i tij patriotik as atëherë, edhe kur gjendja e tij sheëndetësore po keqësohej dita-
ditës. Në këtë kohë ai kishte lidhje të vazhdueshme me UÇK-në dhe me disa nga
udhëheqësit e saj si me Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin etj.
Ditët e fundit të jetës së tij shumë të bujshme dhe frytdhënëse, i sëmurë shkon për t’u
shëruar në Zvicër, por pasi e sheh se nuk do të kishte përmirësim, si njeri që e deshi aq
shumë Kosovën dhe punoi qa shumë për të, nuk dëshironte të qëndronte edhe më tutje në
perëndim. Ai vendosi të kthehej dhe , siç thoshte ai, “të vdes në Kosovë”.
Dhe dëshira e tij iu plotësua. Ai erdhi në Kosovë. Jetoi pak kohë dhe vdiq, duke e lënë
një vepër shumë të madhe që secili do t’ia kishte lakmi. Sepse s’ka gjë më të madhe se ta
falësh një jetë të tërë vendit tënd, ashtu siq e fali atdhetari, patrioti dhe njeriu modest i
dheut të Kosovës, Ahmet Haxhiu.
Mund të thuhet, më në fund, se libri “Ahmet Haxhiu- një jetë të tërë në lëvizjen ilegale”
është një libër tepër praktik. Autori librin e ka ndarë në disa kapituj dhe ka përdorur edhe
shumë fotografi, që librin e bën shumë më të përdorshëm për lexim.

You might also like