You are on page 1of 315

Agim Vinca

SHQIPTARËT
MES MITIT
DHE REALITETIT
Agim Vinca
SHQIPTARËT MES MITIT DHE REALITETIT
Shënime rreth historisë, mendësisë dhe politikës shqiptare
(Botimi i dytë)

Botimi i parë: “Shkupi”, Shkup 1997

Copyright © autori

Kolona: Publicistikë
Recensentë: Hydajet Hyseni, Arbër Xhaferi
Design & Layout: ORBIS, Prizren
Ky libër është i formatit eBook.

Botimet Filozofia Urbane

ISBN: 978-9951-641-56-2
Prishtinë, 2013
www.filozofiaurbane.com
www.librariaelektronike.com
FJALA E AUTORIT

(Parathënie e botimit elektronik të librit Shqiptarët mes mitit dhe re-


alitetit)

Botimi i parë i këtij libri pat dalë këtu e gjashtëmbëdhjetë vjet më


parë, në vitin tashmë të largët 1997, te një botues i vogël dhe i varfër
shqiptar nga Shkupi, me emrin Shkupi, që e drejtonte një ish-student
imi.
Ishim nën okupim, madje në luftë, dhe botimi i një libri, qoftë edhe
modest si vëllim, nuk ishte punë e lehtë.
Institucionet e Kosovës ishin vënë nën masa të dhunshme ose edhe
qenë mbyllur fare. Kosova po kalonte një fazë të rëndë të jetës së saj
institucionale, fazën e përpjekjeve për mbijetesë, që zgjati plot dhjetë
vjet (1989-1999).
Shqipëria, ndërkaq, shteti shqiptar, po kalonte edhe një vit të mbra-
pshtë në historinë e tij, vitin 1997! Kishin dështuar firmat piramidale
dhe populli ishte çuar në protesta e, më vonë, edhe në kryengritje për
të rrëzuar ata që kishin lejuar grabitjen e pasurisë së tyre. Aq më shumë
që askush nga pushtetarët e kohës nuk e shihte të udhës të merrte qoftë
edhe një grimë përgjegjësie mbi vete, duke dhënë, ashtu siç ndodh në
krejt botën e qytetëruar në raste të tilla: dorëheqje.
“Vendi dridhej, ay mbeti/ Nuk tundej nga kabineti”, pat ironizuar
një miku im poet ato ditë në Tiranë, duke parafrazuar vargjet e poezisë

3
së famshme të Nolit, Shpell’ e Dragobisë, kushtuar Bajram Currit: “Ven-
di dridhej, ay mbeti/ Se s’tronditej nga tërmeti”.
Në ato kushte, sponsorizimi, nocion që pat hyrë në përdorim ndër
ne pas vitit 1990, ishte pothuajse e vetmja mënyrë e publikimit të librit
shqip. Libri shqip, sidomos në Kosovë, mund të shihte dritën e botimit
vetëm falë donatorëve të ndryshëm nga vendi a bota e jashtme: nga
diaspora shqiptare në veçanti.
Përpjekjet e autorit, i cili asokohe punonte (vazhdonte të punonte)
si Profesor në Universitetin e Prishtinës, jashtë objekteve shkollore, me
pagë minimale ose edhe pa të fare, për të siguruar sponsorë për këtë
libër, nuk rezultuan të suksesshme.
Të themi, a propos, sidomos për lexuesit e rinj, se autori i këtij
libri, ndryshe nga shumë kolegë të tij, vazhdonte t’i qëndronte besnik
Kosovës dhe institucionit ku punonte, Universitetit të Prishtinës, edhe
përkundër ofertave të pareshtura që vinin nga Maqedonia për t’u kthy-
er atje, madje edhe në poste të rëndësishme shtetërore.
“Unë kam ardhur në Kosovë në kohën e mirë; nuk mund t’ia kthej
shpinën në kohën e keqe!” - ishte përgjigjja e tij. “Më vonë, kur të zgjid-
het çështja e Kosovës, shohim e bëjmë!” - shtonte, duke i falënderuar
njerëzit që kishin marrë mundimin të vinin nga Shkupi e Tetova në
Prishtinë nergut për këtë punë.
Ndërkohë, shqiptarët si Komb, po kalonin, si shumë herë të tjera
gjatë historisë, për të mos thënë gjithmonë, nëpër një periudhë që
mund të karakterizohej me togfjalëshin: “mes mitit dhe realitetit”. Mi-
tit për veten e tyre si komb trim, heroik etj. dhe realitetit të vrazhdë të
ndarjes me kufij të qenies së tyre dhe të dajakut të përditshëm mbi ta
nga pushtuesit dhe pushtetet.

4
Në këto kushte lindi ky libër publicistik. Dhe jo rastësisht autori i
vuri titullin: Shqiptarët - mes mitit dhe realitetit.
Por ja që po haste në vështirësi për botimin e tij, madje më shumë
sesa me librin tjetër publicistik, Populli i pandalur, të botuar pesë vjet
më parë (1992).
Kisha shpresë se do të gjeja mirëkuptim te bashkëvendësit e mi
mërgimtarë, në muajt e verës, kur ata vijnë për pushim në vendlindje.
Prita dy-tre muaj me dorëshkrimin e gatshëm për botim dhe në pikun
e verës e të sezonit turistik në Strugë iu drejtova kryetarit të shoqatës
së bashkëfshatarëve të mi në Zvicër me kërkesën për financim, duke
e njoftuar me përmbajtjen e librit dhe duke ia dhënë, madje, dorësh-
krimin e printuar që ta shihte edhe vetë.
Pas pak ditësh mora përgjigje negative me arsyetimin qesharak:
“Nuk na e lejon Rregullorja!”
Veleshtarët e mi të Zvicrës nuk e kishin në rregullore botimin e li-
brave, financimin e tyre! E, kishin një fond për ndihmë vendlindjes!
Kështu disi.
Ndërkohë, biznesmenë shqiptarë në Maqedoni jepnin shuma të
mëdha për projektin megaloman dhe, në thelb antishqiptar, të Tupur-
kovskit: një seri librash me ilustrime për “kulturën antike maqedo-
nase!”. Po qe se dikush ndodhte që t’i pyeste personat në fjalë se përse
vepronin kështu, ata përgjigjeshin shkurt dhe thjesht: “Ky do të jetë
kryetari i ardhshëm i Maqedonisë!”.
Nuk u dolën parashikimet! U shkuan kot edhe paratë!
Ishte tepër zhgënjyes refuzimi nga “buzëdrinasit e mi”, si i kisha
quajtur në poezi, i një libri shkencor publicistik që fliste për “çështjen
kombëtare”, në një kohë kur ata bënin (dhe vazhdojnë të bëjnë akoma)

5
shpenzime enorme për dasma e zijafete, kurse disa syresh, shokë të
tyre, derdhnin dhjetëra mijëra marka gjermane në adresë të Tupur-
kovskit dhe projektit të tij për “kulturën antike maqedonase!”.
Aq më shumë që në librin tim kishte edhe një sprovë të gjerë, një
studim, përkitazi me zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Lobi
shqiptar në Amerikë kishte ngritur iniciativën për botimin e një libri
reprezentativ me shkrime të elitës intelektuale shqiptare për çështjen e
pazgjidhur shqiptare në Ballkan, projekt ky të cilin e kishin mbështe-
tur materialisht dy biznesmenë shqiptarë në SHBA: Dino Asanaj dhe
Bruno Selimaj. Në këtë libër: KOMBI. Rrugët e bashkimit kombëtar, që
doli një vit pas në botim të Shtëpisë Botuese “Onufri” nga Tirana, qenë
marrë mendimet e 25 intelektualëve shqiptarë, nga e gjithë hapësira
etnike shqiptare dhe nga diaspora, përkitazi me zgjidhjen e çështjes
kombëtare, në mesin e të cilëve ishin edhe Alfred Moisiu, Aristidh Kol-
ja, Fatos Arapi, Italo Kostante Fortino, Ismail Kadare, Kristo Frashëri,
Mahmut Bakalli, Mark Krasniqi, Mehmet Kraja, Pajazit Nushi, Rexhep
Qosja, Sabri Godo, Sabri Hamiti, Servet Pëllumbi, Shkëlzen Maliqi, Ze-
keria Cana e të tjerë, përfshirë edhe vogëlsinë time.
Meqenëse renditja e autorëve ishte bërë sipas alfabetit, emri im:
Agim Vinca, dilte i pari në këtë listë.
Mirëpo, as kjo s’u mjaftoi veleshtarëve të mi të Zvicrës që ta “zgjidh-
nin qesen” për ta mbështetur materialisht, me një shumë fare modeste,
botimin e librit Shqiptarët mes mitit dhe realitetit! Nuk i lejonte Rreg-
ullorja famoze e Shoqatës së tyre!
Librin e botoi, me mundësitë e veta modeste materiale e teknike,
botuesi Shkupi nga Shkupi, por teknikisht dobët (madje, vende-vende,
shumë dobët, me shkronja gati të palexueshme e me faqe që kishin

6
ndërruar vend ose që përsëriteshin dy herë, aty-këtu) dhe me një tirazh
që nuk arriti të depërtonte në mbarë hapësirën shqiptare, madje as në
Kosovë.
Faqosjen ma bëri falas Lirak Çelaj, i cili asokohe ishte djalë i ri dhe
merrej me këtë punë (një vit më vonë do të gjendej në radhët e UÇK-
së); kopertinën piktori Salih Lutolli-Agi, ish-redaktor artistik i Redak-
sisë së botimeve të “Rilindjes”, i cili gjatë luftës iku në Perëndim dhe
nuk u kthye më në Kosovë, kurse shpenzimet e shtypit i hoqi botue-
si, ish-studenti im nga Shkupi, Azam Dauti, i cili kishte arritur të sig-
uronte disi, me shumë mundime, një shtypshkronjë me makineri të
vjetruara për të shtypur gazetën e tij të përjavshme “Globi” dhe librat
që kishte filluar të botonte që nga viti 1995, kur startoi me shumë suk-
ses si botues, po me librin tim kritik Alternativa letrare shqiptare.
Por, edhe i tillë çfarë ishte, ky libër është zhdukur kaherë nga tregu
dhe nga raftet e librarive. Është vështirë të gjendet ndonjë kopje e tij jo
vetëm në bibliotekat tona publike, por edhe në ato private. Disa miq të
mi, madje, ndodh që habiten kur dëgjojnë për ekzistencën e tij.
Dhe ja tani, pas plot 16 vjetësh, ky libër, po u jepet sërish në dorë lex-
uesve, tani në formë digjitale, falë ofertës gjeneroze të shtëpisë botuese
elektronike FILOZOFIA URBANE dhe drejtuesit të saj, letrarit të suk-
sesshëm Albatros Rexhaj, autor i romanit-bestseler Bombë në Beograd
dhe i disa veprave të tjera.
Dhe ndryshe nga ç’ndodhi herën e parë, kur mbeti në suaza loka-
le dhe qarkulloi në një rreth të kufizuar njerëzish, tani, ky libër, falë
mundësive të reja tekniko-teknologjike, do të mund të komunikojë me
lexuesit shqiptarë në të katër anët e globit, pa harruar as të huajt që
interesohen për problemet shqiptare, albanologë e të tjerë.

7
Autori është i vetëdijshëm se një pjesë e shkrimeve të këtij libri
mbase e ka humbur aktualitetin, sepse ato flasin për ngjarje e probleme
të kohës kur janë shkruar, por më inkurajon fakti se pjesa dërrmuese
e tyre e ruajnë tingëllimin aktual, në një sens më të fismë: flasin për
probleme që në jetën shqiptare, politike dhe kulturore, vazhdojnë të
jenë të pranishme edhe sot ashtu sikurse edhe para gati dy dekadash.
Partitë politike janë pothuajse po ato, por edhe nëse kanë ndryshuar
emrat (dhe liderët), nuk kanë ndryshuar sjelljen, konceptet dhe filo-
zofinë politike, që është filozofi e manipulimit me masat dhe e përfiti-
mit nga pushteti; institucionet tona, ende të pakonsoliduara sa duhet
në pikëpamje programore e kuadrore dhe me kritere të mangëta e të
paqëndrueshme, lënë shumë për të dëshiruar; inteligjencia jonë vazh-
don të jetë, si gjithmonë, e heshtur, pasive dhe e frikësuar përballë zh-
villimeve të kohës, kurse një pjesë jo e vogël e saj servile ndaj politikës
së ditës.
Kjo është edhe një arsye më shumë, përpos atyre që përmendëm
më lart, që autori i këtij libri, duke iu përgjigjur ftesës së “Filozofisë
urbane” për një botim elektronik të tijin, u përcaktua për këtë libër.
Lexim të këndshëm!

Prishtinë, 7. 6. 2013 Agim Vinca

8
NJË MINUTË GATITU!

Leximi i këtij libri duhet të fillojë jo duke u ulur, siç lexohen zakon-
isht librat, por duke u ngritur në këmbë!
Vendosa ta hap këtë libër me Himnin Kombëtar jo pse tekstet që
përfshihen në të kanë karakter festiv, përkundrazi, ato janë të intonu-
ara kryesisht në mënyrë kritike, por për një arsye tjetër.
Më ka rënë të dëgjoj shpeshherë në manifestimet tona, veçanërisht
nëpër shkolla, por edhe gjetkë, madje deri edhe në nivel të Akademisë
sonë të Shkencave dhe Arteve, të këndohet gabimisht teksti i Himnit
Kombëtar, vjershës Betimi mi flamur të Asdrenit. Kurdo që më është
dhënë rasti ua kam bërë me dije këtë organizatorëve dhe ekzekutuesve,
por më kot. Ato gabime, zakonisht të njëjtat, janë përsëritur edhe në
raste të tjera.
Gabimi më i rëndë dhe më i shpeshtë gjatë ekzekutimit të Himnit,
në Kosovë pothuajse rregullisht, bëhet në vargun e tretë, ku fjala “atij”
(flamurit) zëvendësohet gabimisht me fjalën “atje” (mendohet sigur-
isht në Vlorë). Një gabim tjetër po ashtu i rëndë, që e cenon kupti-
min, shfaqet jo rrallë edhe në strofën e tretë (që është edhe strofa më
e bukur), ku vargu i dytë i saj: “Se Zoti vetë e tha me gojë/ Që kombe
shuhen përmi dhé” ndodh të shkruhet dhe shqiptohet në trajtën e
shquar: “kombet”, që është një nonsens logjik, sepse jo të gjitha kombet
shuhen (zhduken), por disa kombe janë shuar gjatë historisë. Ndërkaq,
gabime më të lehta shfaqen edhe në vende të tjera: “Prej luftës”, në vend

9
se: “Prej lufte”; “me një dëshirë dhe një qëllim”, në vend se: “me një
dëshir’ e një qëllim” etj.1
Ç’do të thotë kjo dhe a flet mirë për ne si komb? Sigurisht që jo.
Sepse, pjesëtarët e një kombi që nuk e zotërojnë si duhet ‑ saktë e pa
asnjë gabim ‑ tekstin (dhe melodinë) e himnit të tyre kombëtar, nuk
mund që quhen seriozë. E ne shqiptarët, mjerisht, dimë të jemi të
tillë, jo rrallë edhe në rastet më solemne, kur shënohen përvjetorët e
shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, Shqipërisë.
Po përse dhe si ka mundësi të ndodhë kështu? Teksti i himnit tonë
kombëtar këndohet gabimisht në festat tona, madje edhe në Ditën e
Flamurit, për shkak se ai edhe është botuar shumë herë gabimisht në të
përkohshmet tona dhe, madje, edhe në botime të veçanta. Mjafton të
përmendim dy‑tri raste karakteristike.
Në gazetën “Bujku” të Prishtinës, e cila me emrin e vjetër “Rilindja”
del edhe në Tiranë e në Zvicër, në numrin solemn të datës 28 nëntor
1992, me rastin e 80‑vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,
është botuar një variant jo i plotë, i cunguar e me gabime i himnit, i cili
pastaj duket se ka marrë dhenë.2
Lëshimi i vitit 1992 u korrigjua katër vjet më vonë. “Bujku” i dt. 28
nëntor 1996 e botoi tekstin e plotë e autentik të himnit me një shënim
të shkurtër përcjellës (timin), por gabimet vazhduan të përsëriten edhe
më tutje. Sepse, siç thotë populli: çka piqet, nuk hiqet (kollaj)!

1 Se është kështu mund të shihet fare lehtë po qe se krahasohet teksti autentik


i Himnit me variantet e deformuara të tij, disa prej të cilave apostrofohen më
poshtë.
2 Pata reaguar me atë rast, duke e ofruar, bashkë me një shënim të rastit, edhe
tekstin autentik të himnit, por kryeredaktori i atëhershëm i “Bujkut” nuk e pa të
udhës ta botonte atë.
10
Një variant i gjymtë dhe i deformuar i tekstit të himnit është botuar,
pos të tjerash, edhe në librin reprezentativ Trojet shqiptare në harta
dhe stema, që merret kryesisht me çështje heraldike,3 sikundër edhe
në librin Gjuha shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë Atdheut, që, siç
mund të shihet prej vetë titullit, u dedikohet bashkatdhetarëve tanë në
botën e jashtme dhe të huajve që interesohen për gjuhën dhe kulturën
shqiptare.4
Këtë libër të përsiatjeve të mia për fatin historik dhe gjendjen ak-
tuale të popullit shqiptar; për pozitën e tij të palakmueshme në fund
të shekullit XX dhe në prag të mijëvjeçarit të ri, po e hapi me tekstin e
Himnit Kombëtar Shqiptar ‑ në versionin e plotë e autentik të tij, tok
me dorëshkrimin autograf të poetit, Asdrenit ‑ me shpresë se do të
ndikoj sadopak në shmangien e botimeve dhe ekzekutimeve të tij me
gabime në të ardhmen.
Ndaj simboleve kombëtare, çfarë është Flamuri dhe Himni, nuk bën
të sillemi me pakujdesi e papërgjegjësi, por duhet të sillemi me respekt
të thellë e pietet të veçantë, ashtu siç meritojnë.
Ja përse ky libër duhet lexuar duke u ngritur në këmbë dhe, madje,
duke qëndruar së paku një minutë gatitu!

3 Shyqri Nimani, Trojet shqiptare në harta dhe stema, Entit i Teksteve dhe i
Mjeteve Mësimore të Kosovës, Prishtinë 1995, f. 99.
4 Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj/ As. Prof. Dr. Enver Hysa, Gjuha shqipe për të huajt
dhe shqiptarët jashtë Atdheut, Shtëpia botuese “Toena”, Tiranë 1996, f. 274.
11
Asdreni (1872-1947)

BETIMI MI FLAMUR
Hymn patriotik

Rreth flamurit të përbashkuar


Me një dëshir’ e një qëllim,
Të gjith’ atij duk’ iu betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t’i mbajmë


Të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
Të drejtat tona ne s’i ndajmë;
Këtu armiqtë s’kanë vënt.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj’ e shenjtë,


Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërin’ atdhen’ e shtrenjtë,
Për nder’ edhe lavdimn’ e tu.

12
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror;
Për jet’ ay do të kujtohet
Mi dhet, mi dhet si një shenjtor!

(Ëndrra e lotë, Bukuresht 1912)

13
14
I. ARTIKUJ, ESE,
REAGIME

15
16
BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET
- E VETMJA ZGJIDHJE E DREJTË E ÇËSHTJES
KOMBËTARE SHQIPTARE

NË VEND TË HYRJES
Këtë tekst po e shkruaj në një kohë të vështirë, shumë të vështirë:
në kohën kur Shqipëria (ajo gjysmë Shqipërie!), e përfshirë nga tra-
zirat e brendshme që shpërthyen pas dështimit të të ashtuquajturave
“skema piramidale”, po rrezikohet seriozisht si shtet. Të shkruash në
një kohë të tillë, të rëndë e tragjike, për një temë sublime, siç është ajo e
bashkimit kombëtar, është një punë e pamiradijshme, për të mos thënë
edhe një veprim paradoksal.
Historia u tregua edhe një herë njerkë për Shqipërinë dhe shqip-
tarët. Natyrisht, jo pa fajin e tyre.
Sikur nuk mjaftonte dhuna dhe terrori i egër serb në Kosovë (bas-
tisjet, burgosjet - bashkë me torturat çnjerëzore ndaj të burgosurve,-
rrahjet, plaçkitjet dhe keqtrajtimet e tjera të përditshme e, madje, edhe
vrasjet gjithnjë e më të shpeshta rrugëve dhe fshatrave të saj); sikur
nuk mjaftonte shkelja dhe mohimi sistematik i të drejtave kombëtare
dhe njerëzore të shqiptarëve në Maqedoni, ku histeria antishqiptare
arrin gjer aty sa kërkohet jo vetëm ndalimi i gjuhës shqipe, por edhe
vdekja e atyre që e flasin atë; sikur nuk mjaftonin hallet e përditshme
të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Mal të Zi e në Kosovën Lin-

17
dore dhe Çamëria tragjike tashmë gati e harruar; sikur nuk mjaftonte
eksodi masiv i këtyre viteve - ajo braktisje absurde e atdheut; sikur nuk
mjaftonte mërgata e përçarë, e bërë pikë e pesë në të katër anët e botës;
sikur nuk mjaftonin edhe sa e sa plagë e halle të tjera, të vjetra e të
reja, por duhej të ndodhte edhe kjo që ndodhi dhe po ndodh në vetë
Shqipërinë; brenda kufijve shtetërorë të saj: të destabilizohej Shqipëria
deri në atë masë sa të gjendej në prag të shpërbërjes së saj të plotë si
shtet!
Tetëdhjetë e pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë (1912), mbi gjysmë
shekulli pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (1945) dhe shtatë
vjet pas rënies së sistemit totalitar komunist (1990), data gjithsesi të
rëndësishme në historinë shqiptare të këtij shekulli, në fund të shekul-
lit që po shkon dhe në prag të mijëvjeçarit të ri, bota shqiptare u trondit
edhe një herë nga themelet.
Ajo që ndodhi në mars të këtij viti (1997) ishte e tmerrshme. Si
një ëndërr e keqe. Si dhe pse, tani për tani, mbase, as që ka rëndësi.
Ka kohë për analiza të hollësishme politike, sociale, psikologjike etj.
E rëndësishme është të shpëtohet Shqipëria dhe, bashkë me të, edhe
mbarë kombi shqiptar në Ballkan.
Pasojat do të jenë të rënda e afatgjata dhe ato do t’i ndiejë gjatë
Shqipëria dhe populli shqiptar, që posa kishin dalë nga një diktaturë e
gjatë dhe e rëndë gjysmëshekullore. Le të shpresojmë se Shqipëria do
të dalë sa më parë nga kjo gjendje, që e karakterizon anarkia dhe kaosi
si pasojë e mosfunksionimit të organeve shtetërore dhe se shqiptarët,
posaçërisht ata që u prijnë atyre, politikanët shqiptarë, do të nxjerrin
mësim nga ky pësim dramatik, duke e përvetësuar njëherë e përgjith-

18
monë mësimin e madh historik se kush s’mëson prej historisë e përsërit
atë.
Kriza që pllakosi Shqipërinë nuk duhet të bëhet kurrsesi shkak që
shqiptarët të shkurajohen e të dëshpërohen dhe të heqin dorë prej
kërkesave dhe aspiratave të tyre për liri, pavarësi e bashkim kombëtar
si e drejtë natyrore dhe e patjetërsueshme e çdo populli të ndarë.

HISTORIA E ÇËSHTJES SHQIPTARE


(Një retrospektivë e rrudhur)
Historia e plotë e çështjes shqiptare është dhënë në veprën e akade-
mik Rexhep Qosjes, Çështja shqiptare - Historia dhe politika, të botuar
në gjuhën shqipe në Prishtinë në vitin 1994 dhe të përkthyer e botuar
edhe në disa gjuhë botërore (frëngjisht, anglisht etj.), vepër kjo, e cila
mund të shërbejë si një vade mecum i çështjes kombëtare shqiptare dhe
si një lloj programi nacional, për të cilin është folur aq shumë në këto
vite.
Siç thuhet në këtë vepër të rëndësishme të publicistikës shqiptare,
çështja shqiptare, “me përmbajtjen që ka sot”, fillon “prej Kongresit të
Berlinit (1878), përkatësisht Konferencës së Ambasadorëve në Londër
(1912-1913), kur rreth 55 për qind e tokave etnike dhe historike në të
cilat shqiptarët ishin popullatë e vetme a shumicë dërrmuese u jepen
fqinjëve ballkanikë - Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë dhe kur rreth 60
për qind e popullit shqiptar mbetet jashtë kufijve të Shqipërisë që si
shtet krijohet më 1912”.1

1 Rexhep Qosja, Çështja shqiptare - Historia dhe politika, Instituti Albanologjik, Prishtinë
1994, f. 5.
19
Duke e sanksionuar pushtimin ushtarak të trojeve shqiptare nga
ana e fqinjëve ballkanikë, duke ia njohur Greqisë, Serbisë dhe Malit të
Zi të drejtën e pushtimit mbi territoret shqiptare, fuqitë e mëdha evro-
piane në Kongresin e Berlinit dhe sidomos në Konferencën e Londrës
- i bënë një padrejtësi të madhe historike popullit të lashtë e liridashës
shqiptar. Këtu, te ky vendim i padrejtë i fuqive të mëdha, që i shkë-
puti shtetit të ri e të brishtë shqiptar më tepër se gjysmën e tokave të
tij, disa prej të cilave (Kosova, Pollogu, Çamëria etj.) ishin ndër tokat e
tij më pjellore, zënë fill të gjitha fatkeqësitë e mëpastajme të popullit
shqiptar. Shqipëria u bë më 1912, por ajo nuk u bë siç duhet të bëhej
dhe siç e ëndërronin ideologët e saj, rilindësit shqiptarë, brezi i fundit i
të cilëve ishte ende gjallë - e plotë. I dëshpëruar për këtë gjymtim trag-
jik të atdheut, një luftëtar dhe poet popullor, në vargjet e tij të shkruara
në frymën e poezisë popullore, ligjëronte:

“Në kohë të pleqërisë,/ Më ranë halle të rënda,


Për shkak të Shqipërisë / Që s’u bë si ma kish ënda”.2

Këto vargje të poetit autodidakt Sali Butka shprehin dhembjen dhe


keqardhjen e një brezi të tërë atdhetarësh shqiptarë për copëtimin që
iu bë tokave shqiptare, por edhe për shkak se në krye të shtetit të ri
shqiptar erdhën jo rrallë njerëz që më së paku kishin luftuar për kri-
jimin e tij. Në veprën e tij të mirënjohur Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e
ç’do të bëhetë (1899), që konsiderohet me të drejtë si manifest i Ril-
indjes Kombëtare Shqiptare, duke folur për tërësinë dhe kompaktësinë

2 Ndjenja për Atdhe, Përmban Vjersha Istorike prej Sali be Butkës, Korçë, Shtyps.& Librar-
ja “Korça”, 1920.
20
territoriale të Shqipërisë, Samiu thoshte se Shqipëria përbëhej nga
katër vilajete dhe shtrihej në 80 mijë “qilometra të katërçipta”.3 Prej
katër qendrave të vilajeteve shqiptare vetëm njëra (Shkodra) mbeti
brenda kufijve të Shqipërisë pas vitit 1912, ndërsa tri të tjerat (Jani-
na, Shkupi dhe Manastiri) mbetën nën Greqinë dhe Serbinë, të cilat
u zgjeruan territorialisht në dëm të Shqipërisë. Për më keq, shqip-
tarët e mbetur jashtë atdheut, nga sundimi i egër shekullor otoman
ranë nën një sundim tjetër edhe më të egër. Për ta filloi një periudhë
e gjatë dhune e terrori shtetëror, që kishte për qëllim dëbimin e tyre
nga trojet ku kishin jetuar me shekuj. Kalvari i vuajtjeve të shqiptarëve
nën juridiksionin serb (jugosllav) dhe grek, paraqet një nga kapitujt
më tragjikë të historisë sonë kombëtare. Sipas Nolit, ajo që ndodhte
në krahinat shqiptare të Kosovës dhe të Çamërisë në vitet ‘20 të këtij
shekulli, por edhe më herët e më vonë, ishte një tragjedi në tri akte:
shpasurim, shpërngulje, shfarosje.4 Vetëm në saje të vitalitetit të tij të
rrallë, populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare të push-
tuara nga ushtria serbo-malazeze gjatë luftërave ballkanike, pushtim
ky që u sanksionua nga fuqitë e mëdha evropiane në Konferencën e
Londrës, arriti ta ruante substancën e vet fizike e, bashkë me të, edhe
gjuhën, traditën, kulturën dhe identitetin e vet kombëtar. Që të mos
zhduken dhe asimilohen shqiptarët këndej kufirit, krahas qëndresës
dhe vitalitetit të tyre, kanë ndikuar edhe disa rrethana të tjera: të qenët
me përkatësi fetare kryesisht myslimane ka qenë njëfarë ledhi kundër
asimilimit sllav, pastaj ndërprerja e planeve për shpërnguljen e tyre në

3 Sami Frashëri, Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë?, Tiranë 1962, f. 37.
4 Kështu shprehej Noli në një artikull frëngjisht të botuar në gazetën “Cri des peuples” të
Gjenevës në vitin 1929. Cituar sipas Vepra 3. Publicistika (1925-1949), Tiranë 1988, f.
144.
21
Turqi të paraparë në elaboratin e Çubrilloviqit në vitin 1938 dhe në
marrëveshjen e ashtuquajtur “xhentëlmene”, të nënshkruar po atë vit
ndërmjet qeverisë jugosllave e asaj turke, si rezultat i fillimit të Luftës
së Dytë Botërore etj.
Edhe pas Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht nga parimet që u
proklamuan dhe nga premtimet që u dhanë, vazhdoi politika shovin-
iste e shkombëtarizuese ndaj shqiptarëve që mbetën sërish nën sundi-
min jugosllav. Masakra e Tivarit dhe lufta e Drenicës (1945), aksioni
për mbledhjen e armëve i vitit 1956, shpërngulja me presion e shqip-
tarëve në Turqi në vitet ‘50-’60 dhe në Evropë e Amerikë më vonë,
gjendja e jashtëzakonshme pas vitit 1981, suprimimi me dhunë i au-
tonomisë së Kosovës në vitin 1989 dhe riokupimi i saj një vit më vonë
(më 1990), pasojë e të cilit është edhe gjendja e sotme, janë dëshmi
elokuente që flasin qartë për pozitën e vështirë të shqiptarëve të mbetur
nën Jugosllavi.
Edhe më keq e pësuan shqiptarët e mbetur nën Greqinë.
Pavarësisht nga të gjitha këto, rezistenca e shqiptarëve kundër
shtypjes e diskriminimit dhe përpjekjet e tyre për liri e pavarësi nuk
pushuan as në kohët më të vështira, kurse ëndrra e tyre për bashkim
me Shqipërinë nuk u shua kurrë.
Bashkimi i Kosovës (i pjesës dërrmuese të saj) dhe i viseve të tjera
shqiptare përreth kufirit me Shqipërinë, u realizua përkohësisht gjatë
Luftës së Dytë Botërore nën patronatin e Italisë dhe të Gjermanisë na-
zifashiste, që dolën si humbëse nga lufta. Në Konferencën Themeluese
të Këshillit Antifashist NÇ për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit, që
u mbajt më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944 në fshatin Bujan të
Malësisë së Gjakovës, të njohur me emrin Konferenca e Bujanit, për-

22
faqësuesit legjitimë të popullit të Kosovës sollën vendimin për bash-
kimin e saj me Shqipërinë. Në rezolutën e miratuar me këtë rast, të
cilën e nënshkruan jo vetëm delegatët shqiptarë, por edhe ata serbë
e malazez, ndër të tjera, thuhej: “Kosova e Rrafshi i Dukagjinit asht nji
krahinë e banueme me shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë
ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipninë”.5 Mirëpo, ky vull-
net u mohua nga pala jugosllave, aleate në luftë me atë shqiptare, e cila,
nga ana e saj, s’qe e aftë e as e gatshme ta mbronte atë dhe nuk u përfill
nga aleatët e mëdhenj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Sov-
jetik dhe Britania e Madhe, të cilët bënë ndarjen e re të botës në sfera
të interesit, duke e lënë Shqipërinë në sferën e botës lindore. Pas Luftës
së Dytë Botërore, Kosova iu aneksua sërish, me dhunë e imponim si
gjithmonë, Serbisë, në mbledhjen e mbajtur në Prizren në vitin 1945 në
kushtet e shtetrrethimit dhe të gjendjes së jashtëzakonshme.
Kështu, Kosova jo vetëm që nuk u lejua të bashkohej me Shqipërinë,
sipas vullnetit të shprehur në Konferencën e Bujanit, e nuk iu dha sta-
tusi i republikës e as i autonomisë (deri në vitin 1974) në kuadër të
ish-federatës jugosllave, por ajo dhe viset e tjera shqiptare u copëtuan
edhe më keq, duke u ndarë në tri-katër njësi federale.
Në pranverë të vitit 1981, rinia e Kosovës, por edhe mbarë popul-
li i saj, në demonstratat paqësore të organizuara në Prishtinë dhe në
qendrat e tjera të saj, kërkoi avancimin e statusit juridiko-kushtetues
të Kosovës në shkallë të Republikës. Këto demonstrata nga organet më
të larta partiake dhe shtetërore të Jugosllavisë së atëhershme u karak-
terizuan si “kundërrevolucion”. Pasoi një valë e gjerë dhe e egër ter-

5 Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë 1985,


f. 536.
23
rori politik, propagandistik e policor, që zgjati plot nëntë vjet dhe që
u “kurorëzua” me “ndryshimet kushtetuese” dhe me heqjen e autono-
misë së Kosovës në vitin 1989.
Shpërbërja e Jugosllavisë në fillim të viteve nëntëdhjetë, së cilës në
njëfarë mënyre i priu kriza e Kosovës, krijoi shansin për zgjidhjen e
çështjes së Kosovës dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi, mirëpo, ky
shans, për shkak të politikës së zhvilluar, por edhe të disa rrethanave të
tjera jo të favorshme (gjendja jo e mirë e shtetit amë, qëndrimi përsëri
jo i drejtë i faktorit ndërkombëtar etj.), nuk u shfrytëzua sa e si duhet.
Në këtë kohë u artikuluan për herë të parë publikisht si kërkesa
gjithëpopullore kërkesat politike të shqiptarëve në Kosovë dhe në viset
e tjera etnike dhe u shfaqën opsionet për zgjidhjen e çështjes shqiptare.
Filloi edhe organizimi politik i shqiptarëve mbi bazën e pluralizmit
politik, organizim ky që u bë sipas ndarjeve ekzistuese administrati-
vo-politike të shqiptarëve në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe
në tri komuna të “Serbisë jugore” (Preshevë, Bujanovc e Medvegjë),
të cilat prej Referendumit të vitit 1992 e këndej do ta quajnë veten
“Kosovë lindore”.
Hapësira ekzistenciale shqiptare gjatë shekujve ka ardhur duke u
rrudhur. Kjo rrudhje ka qenë fatale sidomos në këto njëqind vitet e
fundit.
Fundi i këtij shekulli i gjen shqiptarët në një gjendje aspak të lak-
mueshme: me një shtet të dobët e të përçarë kombëtar, të cilit në kohë të
fundit i janë lëkundur seriozisht themelet (me gjasa reale që ta kapërce-
jë krizën, po qe se klasa politike shqiptare sillet në pajtim me situatën
e krijuar) dhe me gjysmën tjetër të kombit nën sundimin e huaj, në
një pozitë tejet të vështirë politike, ekonomike, kulturore e shpirtërore

24
(dhe, ç’është më keq, me të ardhme të pasigurt), që me pak fjalë do të
dukej kështu: Kosova e shpallur Republikë, por e okupuar, e ekspozuar
kontrollit të plotë të okupatorit dhe represionit të përditshëm policor
të tij, që zgjat tash sa vjet; shqiptarët në IRJ të Maqedonisë, që përbëjnë
së paku një të tretën e popullsisë së saj e që kërkojnë statusin e “pop-
ullit shtetformues” në kuadër të kësaj ish-republike jugosllave, e cila
në kushtetutë i trajton ata si “nacionalitet” (një eufemizëm për termin
“pakicë kombëtare”), ndërsa në jetë i diskriminon në të gjitha planet
dhe shqiptarët në Mal të Zi e në “Kosovën Lindore”, që edhe pse marrin
pjesë në jetën politike të republikave “të tyre”, Serbisë dhe Malit të Zi,
pësojnë të njëjtin fat sikurse vëllezërit e tyre në Kosovë e në Maqedoni.
Ky është, pak a shumë, realiteti politik shqiptar sot - pasojë e drejt-
përdrejtë e çështjes së pazgjidhur kombëtare.

STRATEGJIA E ZGJIDHJES SË ÇËSHTJES


KOMBËTARE SHQIPTARE
(Teza dhe mendime)
Kur dhe si mund të arrihet bashkimi i shqiptarëve?
Kësaj pyetjeje askush s’mund t’i japë një përgjigje të plotë e të saktë.
Nuk ka rregulla të shkruara se si mund të bashkohet një komb i ndarë
e as si të çlirohet ai - pjesa e tij që ndodhet ende në robëri - nga zgjedha
e huaj. Prognozat e sotme, sado të urta e të matura që të jenë, mund t’i
përgënjeshtrojë fare lehtë koha dhe rrethanat e nesërme.
Bashkimi kombëtar, si e vetmja zgjidhje e drejtë e çështjes së pazg-
jidhur shqiptare, është një proces i gjatë e kompleks historik, që s’kry-
het për një ditë e as për një vit, që s’bëhet me dekret e as me ndonjë
akt tjetër administrativ, politik, diplomatik a ushtarak, por kërkon një

25
angazhim afatgjatë e permanent të krejt potencialit politik e njerëzor të
një populli dhe doemos punë, durim, dije, mençuri, guxim, por edhe
sakrifica të mëdha.
Si të arrihet kjo? Kjo është një çështje që duhet t’i japë përgjigje in-
teligjencia shqiptare dhe sidomos ajo pjesë e saj që konsiderohet truri
i kombit.
Nuk do mend se bashkimi i një kombi dhe i trojeve të tij nuk mund
të bëhet kurrë po qe se nuk mbahet gjallë vetë ideja e bashkimit, pra po
qe se për të nuk flitet, nuk shkruhet, nuk mendohet e diskutohet (punët
e mëdha nuk mund të kryhen pa rrahjen e gjerë e të gjithanshme të
mendimeve) dhe sidomos po qe se për sendërtimin e saj nuk punohet
seriozisht e në vazhdimësi.
Ç’të bëhet? Si të veprohet?
Ja disa ide, mendime e sugjerime, që edhe pse mund të mos jenë
plotësisht të reja e të panjohura, paraqesin, megjithatë, një ndihmesë
modeste përkitazi me këtë çështje.
- Duhet të hartohet një program strategjik afatgjatë nga insti-
tucionet tona më të larta shkencore, siç janë akademitë dhe univer-
sitetet, në të cilin do të parashiheshin rrugët, kahet dhe mundësitë e
avancimit të çështjes sonë kombëtare deri në zgjidhjen e saj të plotë -
bashkimin e shqiptarëve në një shtet, që është e vetmja zgjidhje e drejtë
dhe e përhershme e çështjes shqiptare. Ky program do të duhej të përf-
shinte aspektin ekonomik, politik, ushtarak, diplomatik, demografik,
kulturor, arsimor, shkencor, informativ etj. dhe, pasi të diskutohej e
miratohej në një Kuvend Gjithëkombëtar, do të bëhej platformë e obli-
gueshme për të gjitha organet shtetërore e subjektet politike, partitë,

26
shoqatat dhe organizatat e ndryshme, komunitetet fetare dhe insti-
tucionet shkencore, arsimore, kulturore, informative etj.
- Është i nevojshëm krijimi i një Instituti të Studimeve Strategjike
me seli në Tiranë (për nevojën e ekzistimit të një instituti të tillë është
folur edhe më parë) të përbërë prej ekspertësh të fushave të ndryshme
(politikologë, historianë, sociologë, juristë, ekonomistë, demografë,
ish-diplomatë, strategë ushtarakë etj.), pra me kuadro serioze e me
program ambicioz e jo surrogate “institutesh” të tilla të përbërë nga
një apo edhe dy-tre individë anonimë e pa ndonjë reputacion shken-
cor, intelektual a politik, meritë e vetme e të cilëve është dëgjueshmëria
ndaj “shefave”, çfarë ka pasur tendenca të sajohen edhe në Tiranë edhe
në Prishtinë.
I konceptuar si një trup ekspertësh që merret me studimin e përher-
shëm interdisiplinar të situatës politike në vend dhe në botë dhe të
çështjes kombëtare në këtë kontekst, ky Institut do të ishte njëfarë tru-
ri i politikës shtetërore e kombëtare shqiptare dhe do ta ushqente atë
vazhdimisht me të dhëna, ide e opsione, ashtu siç veprohet në vendet
me traditë të gjatë shtetërore e diplomatike.
- Duhet të forcohet lëvizja gjithëpopullore në Kosovë dhe në viset
e tjera shqiptare, e cila në fakt është një lëvizje me karakter kombëtar e
demokratik. Siç pohojnë njohësit e mirë të çështjes shqiptare, përmes
lëvizjes paqësore aktive - me anë të protestave, grevave, demonstrat-
ave, të padëgjueshmërisë qytetare dhe formave të tjera të rezistencës
paqësore të njohura edhe me dokumentet ndërkombëtare e jo me poli-

27
tikën pasive të pritjes dhe të deklarimeve shterpe verbale mund të arri-
het deri te pavarësia dhe, krahas saj, edhe te bashkimi kombëtar.6
- Lëvizja politike shqiptare në Kosovë, në Maqedoni dhe në viset e
tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, të shkëputura me dhunë prej trungut
të vet, nuk është lëvizje “separatiste” e “secesioniste”, siç e paraqesin
propaganda serbe dhe ajo maqedonase, por një lëvizje e cila mund dhe
duhet të quhet lëvizje irredentiste. Subjektet politike shqiptare, nën
trysninë e inercionit të djeshëm apo për arsye të tjera, ngurrojnë ta
përdorin këtë fjalë - fjalën irredentizëm, ndërsa në hapësirën politike
shqiptare, këndej e andej kufirit, nuk ekziston asnjë parti politike me
emër dhe program “irredentist”. E, irredentizmi, siç del edhe nga shp-
jegimi që i bëhet në Fjalorin e gjuhës shqipe, s’është tjetër pos: Lëvizje
që kërkon të bashkohen me atdheun tokat e pushtuara nga një shtet
tjetër. Lëvizja irredentiste në Itali, ku edhe ka lindur së pari, ka për-
funduar me bashkimin e krahinave me popullsi italiane të pushtuara
nga Austro-Hungaria me Italinë. Kosova dhe viset tjera shqiptare në
ish-Jugosllavi janë toka të pushtuara, prandaj aty duhet të ekzistojë një
lëvizje e gjallë irredentiste, e cila nuk do të shuhet derisa ato të (ri)bas-
hkohen me shtetin amë - Shqipërinë.
- Duhet të punohet sistematikisht në planin politik, diploma-
tik, propagandistik etj. që shqiptarët në ish-Jugosllavi të trajtohen si
popull (e jo si pakicë kombëtare) dhe t’u njihet e drejta e vetëven-
dosjes. Shqiptarëve në ish-Jugosllavi, që jetojnë në trojet e tyre etnike
të shkëputura padrejtësisht nga shteti amë dhe që përbëjnë gjysmën
e kombit shqiptar në Ballkan, u takon dhe duhet t’u njihet e drejta e

6 Më gjerësisht lidhur me këtë çështje shihni: Rexhep Qosja, Me lëvizje gjithëpopullore


deri te pavarësia, në librin Strategjia e bashkimit shqiptar, Instituti Albanologjik, Prisht-
inë 1992, f. 124-137.
28
patjetërsueshme e vetëvendosjes së popujve. Ata janë i vetmi popull
në Evropë që u mohohet kjo e drejtë. Dhe kjo është një padrejtësi e
madhe që u bëhet atyre. Po të ishte përfillur e drejta e vetëvendosjes
dhe e deklarimit të lirë pas Luftës së Dytë Botërore, çështja shqiptare
dhe posaçërisht çështja e Kosovës do të ishte zgjidhur në përputhje
me rezolutën e Konferencës së Bujanit, që paraqet një dokument me
rëndësi të madhe historike.
- Me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe krijimin e shteteve të reja
prej ish-republikave të saj u krijua një realitet i ri politik në Ballkan.
Krijimi i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (IRJM) si shtet me
kufij ndërkombëtarë (të njohur edhe nga ana e qeverisë së Shqipërisë)
e vështirëson zgjidhjen e çështjes shqiptare. Tani çështja shqiptare nuk
është më vetëm çështje e dy subjekteve ndërkombëtare, Shqipërisë dhe
Jugosllavisë, siç ishte më parë, por çështje e më shumë subjekteve dhe
faktorëve.
- Propagandës shumëvjeçare antishqiptare të fqinjëve dhe posaçër-
isht asaj serbe, që mbështetet kryekëput mbi mite, legjenda e gënjesh-
tra, i duhet këndërvënë me forcën e argumenteve shkencore, duke afir-
muar në mënyrë të kulturuar të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët.
Derisa të tjerët, fqinjët tanë, për t’i mbajtur të pushtuara viset shqiptare
dhe për ta arsyetuar gjenocidin e bërë ndaj banorëve që dikur kanë
banuar ose ende banojnë në to, i kanë mbushur me libra raftet e bib-
liotekave botërore, ne - për t’i dalë zot vetes sonë dhe së vërtetës sonë
- vetëm rrallë e tek e kemi bërë këtë, kryesisht si individë, ndërsa në
mënyrë institucionale nuk e bëjmë as sot si duhet.
- Duhet t’i bëhet me dije opinionit ndërkombëtar dhe veçanërisht
qendrave të vendosjes se bashkimi i Kosovës dhe i viseve të tjera shqip-

29
tare me Shqipërinë nuk do të thotë krijim i kurrfarë “Shqipërie të ma-
dhe” (nocion i shpikur nga armiqtë e shqiptarëve e të Shqipërisë, që,
herë-herë, shqiptohet, mjerisht, edhe nga vetë shqiptarët), por korri-
gjim i një padrejtësie të madhe historike. Si i tillë ky bashkim nuk
i cenon interesat e askujt, por është kusht për jetë normale të kom-
bit shqiptar në Ballkan dhe, herdokur, herët a vonë, edhe për paqen e
qetësinë në rajon.
- Pavarësisht nga gjendja aspak e mirë në të cilën ndodhet sot
Shqipëria si shtet dhe shqiptarët si komb, nuk duhet hequr dorë kurrse-
si nga ideja e bashkimit kombëtar, sado e largët që mund të duket ajo.
Pavarësisht nga disponimi momental, qoftë ai zhgënjim prej situatës
së sotme - një nga më të rëndat në historinë kombëtare - a dëshpërim
për shkak të disfatave të djeshme apo edhe nga droja se dikush - bren-
da e jashtë - mund të na quajë romantikë, jorealistë, naivë e iluzion-
istë, ne duhet ta propagandojmë idenë e bashkimit kombëtar dhe të
punojmë për të, sepse bashkimi kombëtar paraqet idealin më të madh
historik në jetën e popullit shqiptar.7 Mbajtja gjallë e këtij ideali të
pavdekshëm është detyrë parësore jo vetëm e krijuesve dhe intelektu-
alëve shqiptarë, por edhe e politikanëve dhe e shtetarëve shqiptarë të të
gjitha kohëve dhe të të gjitha ngjyrave.
- Duhet të punohet gjithashtu në përgatitjen e vetë popullit shqiptar
për bashkim e unitet kombëtar. Si? Përmes integrimeve në planin kul-
turor, arsimor e shkencor. Bashkimit politik i ka paraprirë gjithmonë

7 Shkrimtari dhe publicisti Lumo Skendo (alias Midhat Frashëri), në një ese të tij socio-
politik dhe antropologjik me titull Plagët tona (Çë na mungon? Çë duhet të kemi?), të
shkruar në vitin 1924, nënvizon nevojën e idealizmit si një domosdoshmëri për jetën, ek-
zistencën dhe prosperitetin e popujve. “Një popull nukë rron dot pa ideal, pa një shtytkë,
pa një qëllim që e bën të ecënj, të punojë, të përpiqetë dhe të përparojë” - shkruan ai.
Midhat Frashëri (Lumo Skendo), Vepra, “Rilindja”, Prishtinë 1996, f.211.
30
bashkimi shpirtëror. Rol të veçantë në këtë mes do të luante krijimi
i hapësirës dhe i institucioneve kulturore mbarëkombëtare, sepse
kultura, duke qenë thelbi i shpirtit kombëtar dhe i qytetërimit është
njëkohësisht shprehësja më e mirë e aspiratave për liri e bashkim kom-
bëtar, por edhe “një instrument për ta arritur këtë bashkim”.8
- Duhet të punohet pa kompleks e me guxim në planin politik dhe
diplomatik në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar - ballkanik, ev-
ropian e botëror - me të vërtetën për shqiptarët dhe të drejtën e tyre
për të jetuar të lirë e të barabartë me popujt e tjerë - si kërkesë imediate
politike, por edhe me të drejtën e tyre për të jetuar në një shtet - si syn-
im strategjik i shqiptarëve të ndarë. U përket politikanëve dhe diplo-
matëve shqiptarë të bëjnë hapa konkretë në këtë drejtim.
- Rolin kryesor në këtë plan - në planin politik dhe diplomatik,
duhet ta luajë shteti shqiptar, Shqipëria, e cila me kushtetutë duhet të
përkufizohet si shtet gjysma e territorit të të cilit është nën sovranite-
tin e huaj (kjo klauzolë duhet të figurojë në preambulën e kushtetutës
së Republikës së Shqipërisë), ndërsa në planin kulturor dhe shpirtëror
Shqipëria dhe veçanërisht kryeqyteti i saj, Tirana, duhet të bëhet
Piemont i shqiptarëve dhe i shqiptarizmit.
- Integrimi ekonomik, krahas atij kulturor, arsimor dhe shkencor,
është gjithashtu një aspekt shumë i rëndësishëm i integrimit kombëtar,
por për këtë çështje, që do një elaborim të gjerë shkencor nga ana e ek-
spertëve përkatës, nuk e ndiej veten kompetent të flas. Vetëm po shtoj
se bashkimi kombëtar e ka, natyrisht, edhe çmimin e vet ekonomik.9

8 Alfred Uçi, Vështrim futurologjik mbi të ardhmen e kulturës, në librin Shekulli 21, Gjon-
lekaj Publishing Company, New York 1996, f. 149.
9 Më ka rënë të lexoj në shtyp se bashkimi i dy Koreve-Veriore dhe Jugore-sipas llogarisë
së një ekonomisti të njohur do të kushtonte 460 miliardë dollarë.
31
- Lidhur me rrugët, mjetet dhe metodat e zgjidhjes së çështjes kom-
bëtare, duhet konsultuar, më në fund, edhe mendimin e ekspertëve ush-
tarakë, sepse, duke qenë një problem i madh politik, problemi shqiptar
mund të bëhet, herët a vonë, edhe problem ushtarak-strategjik.
Po tjetër?
Meqenëse hapësira për organizim më të mirë e më efikas në të mirë
të çështjes kombëtare është e gjerë, kurse mundësitë për avancimin e
saj të shumta, po japim edhe disa ide e propozime që i konsiderojmë,
pak a shumë, praktike e të dobishme:
- Të harmonizohen pikëpamjet e qëndrimet lidhur me zgjidhjen e
çështjes kombëtare, natyrisht pas rrahjes së gjerë e të gjithanshme të
mendimeve dhe të bashkërenditen aksionet dhe veprimet që duhen
bërë, duke u marrë vesh edhe për rendin dhe përparësinë e tyre.
- Të punohet seriozisht për krijimin e një filozofie të re politike në
nivel gjithëkombëtar, e cila do të ndryshonte cilësisht nga politika e
deritashme e parezultate, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Duhet
hequr dorë nga marrja e tepërt me të kaluarën dhe duhet orientuar
vëmendjen kah e ardhmja; duhet të krijohet bindja se asgjë e re nuk
mund të arrihet pa mund e sakrifica dhe se liria nuk falet as dhurohet,
por vetëm fitohet dhe se bota i përkrah të fortit dhe të organizuarit.
- Të riaktualizohet dhe të realizohet ideja për mbajtjen e një kuven-
di mbarëkombëtar nga përfaqësues të elitës intelektuale shqiptare dhe
nga njerëz me autoritet moral, në të cilin do të shqyrtoheshin rrugët,
format dhe mjetet e luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar dhe të
sillej një dokument i cili do t’i obligonte të gjitha subjektet politike dhe
shtetërore shqiptare në mbarë hapësirën kombëtare, si edhe në Dias-
porë.

32
- Të ndërpritet lufta e ashpër dhe e pakompromis për pushtet midis
partive politike shqiptare dhe liderëve të tyre sipas logjikës makiaveliste:
qëllimi e arsyeton mjetin, e cila tash sa vjet i ngjan një “lufte të ftohtë”
brendakombëtare. Shqipëria, siç shprehet në një rast intelektuali
i njohur disident polak Adam Mihnik duke folur për Poloninë, nuk
mund të prosperojë e as të inkuadrohet në organizmat ndërkombëtarë,
përderisa të jetë vend i skandaleve politike e ekonomike dhe i grindjeve
të pareshtura midis pozitës dhe opozitës, ku njëra gjysmë tenton ta zh-
dukë tjetrën.
- Të bëhet përkthimi në gjuhë të huaja (në gjuhët më me ndikim në
botë: anglisht, frëngjisht, gjermanisht etj.) dhe distribuimi i veprave të
rëndësishme letrare, shkencore e publicistike, të cilat e prezentojnë në
mënyrë të denjë e autentike shpirtin e trazuar të shqiptarit, si edhe të
vërtetën për shqiptarët si popull me fat tragjik historik.
- Në funksion të përhapjes së shpejtë informacionit për shqiptarët
si kusht për njohjen dhe afirmimin e tyre në botë më duket interesante
dhe e qëlluar ideja e profesorit arbëresh të Universitetit të Kosencës,
Françesko Altimari, për krijimin e rrjetit shqiptar të Internetit ose, siç
e quajti ai, të Arbërnetit.10
Për avancimin e çështjes kombëtare shqiptare drejt zgjidhjes së saj
të plotë e përfundimtare duhet t’u kushtohet kujdes i duhur edhe tri
çështjeve të rëndësishme: çështjes së pajtimit kombëtar, çështjes së fesë
dhe çështjes së diasporës.

10 Këtë ide Altimari e shfaqi në një seminar kushtuar bibliotekarisë shqiptare mbajtur
në Tiranë më 4.12.1996. Ndërkohë, siç informohemi nga njohës të kësaj veprimtarie,
diçka është bërë në këtë drejtim.
33
ÇËSHTJA E PAJTIMIT KOMBËTAR.-Bashkimi kombëtar nuk
mund të bëhet pa u bërë më parë pajtimi kombëtar, sepse njerëzit e
armiqësuar nuk mund të bashkohen.
Pajtimi kombëtar nuk nënkupton kthimin në kurrfarë njëmendjesie,
monizmi a monolitizmi politik e ideologjik, siç mund të jetë keqkuptu-
ar dhe keqinterpretuar herë-herë ideja e pajtimit kombëtar dhe inicia-
tiva për mbajtjen e një kuvendi me këtë emër. Përkundrazi. Shqiptarët
do të vazhdojnë të kenë mendime të ndryshme për çështje të ndryshme
politike e të tjera, por ata duhet të merren vesh, të arrijnë një koncen-
sus lidhur me çështjen kombëtare dhe paqen sociale, në mënyrë që
të mund t’i harmonizojnë e bashkërendisin qëndrimet dhe veprimet e
tyre në mbrojtje të interesave kombëtare dhe shtetërore.
Pajtimi kombëtar nënkupton ndërprerjen e armiqësive të vjetra dhe
pengimin e armiqësive të reja, të cilat e dëmtojnë unitetin kombëtar;
i frenojnë proceset demokratike dhe konsolidimin e shtetit ligjor e të
shoqërisë moderne civile dhe e vonojnë procesin historik të bashkimit
kombëtar.
Një pajtim të tillë kombëtar - midis forcave antagoniste gjatë Luftës
së Dytë Botërore ose edhe më parë (lufta qytetare në Spanjë) - e kanë
bërë francezët, spanjollët, italianët, gjermanët dhe po e bëjnë ose
përpiqen ta bëjnë edhe kroatët e serbët.
Lufta e Dytë Botërore - Lufta Antifashiste NÇ në Shqipëri - ishte
në njëfarë dore edhe luftë qytetare midis dy palëve kundërshtare: bal-
listëve dhe partizanëve. Që të dyja palët mendonin se ishin në rrugë të
drejtë, duke e akuzuar njëra-tjetrën për tradhti dhe secila palë i kishte
(dhe i ka) argumentet e veta për këtë. Pas luftës komunistët shqiptarë
që erdhën në pushtet, pa institucionin e zgjedhjeve të lira, u sollën keq

34
me kundërshtarët e tyre politikë, duke i burgosur, luftuar e, madje,
edhe duke i likuiduar ata jo vetëm politikisht, por edhe fizikisht, kurse
historinë e shkruan ashtu siç deshën vetë: shumë herë duke e falsifi-
kuar. Një veprim tjetër malinj i tyre qe edhe e ashtuquajtura “luftë e
klasave”, e cila i ashpërsoi shumë marrëdhëniet ndërnjerëzore. Mirëpo,
për të gjitha këto historia e ka thënë dhe do ta thotë fjalën e vet, duke i
gjykuar ashtu siç e meritojnë.
Urrejtja dhe hakmarrja nuk shpien askund tjetër, pos në revan-
shizëm, prandaj pajtimi kombëtar shtrohet si e vetmja alternativë për
mbylljen e kësaj armiqësie të vjetër.
Pajtimi i gjaqeve në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare këndej ku-
firit, i cili mori përmasa të një lëvizjeje me karakter jo vetëm humanitar,
por edhe kombëtar, është një shembull pozitiv që s’duhet nënçmuar.
Po të ishte mbajtur Kuvendi për Pajtim e Bashkim Kombëtar, për-
katësisht Kuvendi Gjithëkombëtar, sipas iniciativës së një grupi in-
telektualësh shqiptarë nga e tërë hapësira kombëtare në vitin 1992 dhe
po të ishin respektuar (po t’u ishin përmbajtur forcat politike shqiptare
dhe sidomos njerëzit që janë në krye të tyre) parimeve dhe ideve të tij,11
nuk do të kishin ndodhur këto që ndodhën në Shqipëri në vitin 1997,
kurse çështja kombëtare dhe posaçërisht çështja e Kosovës si përbërësi
kryesor dhe më i rëndësishëm i saj, do të kishte lëvizur pak më shumë
nga vendi.

ÇËSHTJA E FESË.-Çështja e fesë është një çështje me rëndësi të


veçantë për unitetin shpirtëror, moral, social dhe politik të kombit, të

11 Të shihet: Rezoluta mbi bashkimin shqiptar, në librin Strategjia e bashkimit shqiptar, f.


216-220.
35
cilën njohësi i mirë i mendësisë shqiptare, At Anton Harapi, e quante
“çashtja ma delikate e jetës shqiptare”.12 Shqiptarët janë popull nu-
merikisht i vogël që u takon tri konfesioneve: atij mysliman, ortodoks
dhe katolik. Edhe pse kjo rrethanë nuk paraqet një përparësi të tyre,
siç pretendohet ndonjëherë në mënyrë naive, megjithatë është një rre-
thanë fatlume fakti që shqiptarët nuk vuajnë nga fanatizmi fetar, por
i ka karakterizuar gjithmonë toleranca fetare. Shqipëria është i vetmi
vend në Evropë, ku nuk janë bërë asnjëherë luftëra fetare - vërente
Konica. Rilindësit shqiptarë krijuan standarde të larta në këtë plan,
duke nënvizuar përkatësinë kombëtare si tipar dhe vlerë themelore të
shqiptarëve. “Kombësia i bashkon shqiptarët shumë më shumë sesa i
ndan feja” - thotë një udhëpërshkrues francez i shek. XIX që kishte
kaluar nëpër këto vise.13 Poeti dhe veprimtari i shquar rilindës, Pas-
hko Vasa, i porosiste shqiptarët që të mos shikonin kisha e xhamia,
sepse fe e tyre ishte, sipas tij, “shqiptaria”. Ky varg lapidar i këtij poeti,
nuk duhet kuptuar, natyrisht, si një thirrje për ateizimin e shqiptarëve,
siç mund të jetë interpretuar ndonjëherë në periudhën e ateizimit të
dhunshëm të Shqipërisë (sidomos pas vitit 1967), por as me sloganin
“feja e shqiptarit është zoti” (!), siç ka tendenca të interpretohet sot në
mënyrë po ashtu koniunkturale. Mesazhi i tij është i qartë për të gjitha
kohët: shqiptari përmbi fenë vë kombin; përkatësia kombëtare ka qenë
për të kurdoherë më e rëndësishme sesa ajo fetare. Nga kryeqyteti i
Perandorisë osmane, ku jetoi dhe vdiq, Naim Frashëri, sikurse edhe
Rilindësit e tjerë, kërkonte që shërbimet fetare të bëheshin shqip dhe

12 At Anton Harapi, Vlerë shpirtërore. Kontribut për trajtimin mendor të shqiptarit, “Hylli
i Dritës”, Tiranë 1994, f. 160.
13 Cituar sipas: Faik Konica, Shqipëria, Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore, “Buzuku”,
Prishtinë 1991, f. 82.
36
nga klerikë me vetëdije kombëtare. Edhe pse i takonte fesë myslimane
të sektit bektashi, Naimi i kushtonte vjershë Krishtit, njësoj sikurse
Abas Aliut dhe u drejtonte popujve të Ballkanit një mesazh miqësie.
Fan Noli, edhe vetë klerik, thoshte se shqiptarët janë “popull pagan me
tri fe”, ndërsa kishën e konsideronte, siç shprehej tekstualisht “çerdhe
të edukimit patriotik të njerëzve” (posaçërisht të shqiptarëve në Amer-
ikë).
E drejta e fesë dhe e besimit është e drejtë elementare njerëzore e çdo
individi (ashtu siç është, tekefundit, e drejtë e tij edhe të qenit ateist),
por realiteti trikonfesional i popullit shqiptar, mënyra si kryhen shër-
bimet fetare dhe kleri që i kryen ato, por edhe ndërfutja dhe ringjallja e
shumë konfesioneve e sekteve fetare në Shqipëri në periudhën postko-
muniste, kërkojnë që institucionet tona shtetërore, politike, shkencore
e kulturore (dhe, doemos, edhe ato fetare vetë) të merren më seriozisht
me këtë çështje. Nuk është i panjohur fakti se kleri, krahas rolit pozitiv
në edukimin moral, shpirtëror, por edhe kombëtar të njerëzve (pothu-
ajse të gjithë shkrimtarët shqiptarë në mesjetë, por edhe shumë të tjerë
më vonë, kanë qenë klerikë), ka luajtur jo rrallë edhe rol negativ, çinte-
grues e antikombëtar, veçanërisht në ato raste kur ka qenë i pangritur
ose edhe në shërbim të interesave të huaja. Nuk është i rastit insistimi
grek për ta mbajtur nën kontroll kishën ortodokse shqiptare, duke
emëruar klerikë grekë në vend të atyre shqiptarë (veçanërisht në hier-
arkinë e lartë kishtare), “misioni” i të cilëve në të kaluarën ishte lufta e
hapët kundër gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, kurse sot shprehet
në forma më të sofistikuara. Tendenca të ngjashme nuk përjashtohen
edhe nga konfesionet e tjera dhe qendrat e tyre. Emërimi i peshkopit
grek Janullatos në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në

37
vitin 1992, pra 80 e sa vjet pas shpalljes së autoqefalisë së saj dhe vazh-
dimi i qëndrimit në Shqipëri dhe i mbajtjes së këtij posti me rëndësi
(e, madje, edhe trajtimi disi i veçantë i “fortlumturisë së tij”), është një
veprim i dëmshëm, që do ta gjykojë historia.
Shmangia e çfarëdo shfaqjeje të fundamentalizmit fetar dhe sido-
mos atij islamik, duhet të jetë preokupim i përhershëm i të gjitha
forcave politike e intelektuale shqiptare, por edhe i vetë klerit atdhetar,
në nivel gjithëkombëtar.
Ideja e njësisë së shqiptarëve dhe e bashkimit të tyre kombëtar nuk
mund të çohet përpara, të shpejtohet e të avancohet (bile mund të re-
tardohet e të ecë prapa) pa një politikë të urtë e largpamëse shtetërore
e kombëtare edhe në punë të fesë.

ÇËSHTJA E DIASPORËS.-Me fjalën diasporë (nga greq.dia-ndar-


je dhe spora-farë), e cila, duket ngaqë është fjalë e huaj, nuk haset në
Fjalorin e gjuhës shqipe, përfshihen pjesëtarët e një populli që jetojnë
jashtë atdheut të shpërndarë në vende të ndryshme të botës. Rrjedhi-
misht, diaspora shqiptare përfshin shqiptarët që jetojnë jashtë trojeve
të tyre etnike, në botën e jashtme.14 Duke qenë popull i ndarë, më se
gjysma e të cilit jeton jashtë kufijve të shtetit amë, në kushtet e robërisë
dhe të shtypjes kombëtare, shqiptarët janë njëkohësisht edhe një pop-
ull mërgimtar i shpërndarë në të katër anët e botës. Këtu e ka zana-
fillën metafora “gjaku i shprishur”, që përdoret sidomos tek arbëreshët
e Italisë (në jetë dhe në krijimtarinë letrare), të cilët paraqesin një nga
kolonitë më të njohura të diasporës shqiptare. Sipas disa të dhënave një

14 Në mas-mediat shqiptare të Tiranës, sidomos në ato elektronike, siç është Radiotele-


vizioni Shqiptar, fjala diasporë përdoret herë-herë gabimisht edhe për shqiptarët që
jetojnë në trojet e tyre etnike në Kosovë, Maqedoni etj.
38
e pesta e shqiptarëve sot jeton në Diasporë.15 Shkaqet e kësaj shkapër-
derdhjeje kaq të madhe të tyre janë kryesisht të natyrës ekonomike dhe
politike. Banorë të një vendi të lashtë, por të varfër, të cilit i kanë rënë
mbi krye shumë të këqija gjatë historisë, shqiptarët janë detyruar ta
braktisin vazhdimisht vendin e tyre. Tri janë valët më të mëdha të zh-
vendosjes së tyre nga trojet etnike dhe të krijimit të kolonive shqiptare
nëpër botë: ikja në Itali, kryesisht e aristokracisë shqiptare, pas vdekjes
së Skënderbeut; shpërngulja me dhunë e disa qindra mijëra shqip-
tarëve në Turqi në vitet ‘50 dhe eksodi masiv i viteve ‘90, kryesisht i të
rinjve, por edhe i shumë familjeve shqiptare nga Kosova e Shqipëria,
kryesisht në Evropën Perëndimore.
Dy janë punktet kryesore të diasporës shqiptare në botë: ai i Ev-
ropës Perëndimore dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dias-
pora shqiptare në Amerikë dhe pjesërisht edhe në Evropë u përket dy
periudhave kohore: para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në periud-
hën e pasluftës në Shqipëri, sikurse edhe në Kosovë, mërgata shqiptare
në Perëndim nuk është parë me sy të mirë. Përkundrazi, ajo është parë
si një rrezik permanent nga ana e regjimit komunist të Tiranës, i cili i
ka ndjekur sistematikisht kundërshtarët e vet politikë dhe ideologjikë,
ndërsa regjimi jugosllav i Beogradit me ekspoziturën e tij në Prishtinë
e gjetkë i ka ndjekur hap pas hapi e me të gjitha mjetet, deri edhe me
likuidim fizik, sidomos ata që kanë punuar në dobi të çështjes kom-
bëtare dhe që janë përpjekur ta afrojnë dhe organizojnë mërgatën tonë
mbi këtë bazë. Kur nuk ka arritur ta përvetësojë me anë të propagandës
perfide ose ta frikësojë me masa të ndryshme represive, policia jugosl-
lave ka ndërmarrë edhe aksione konkrete kundër grupeve më përfaqë-

15 Shekulli 21, New York 1996, f. 284.


39
suese dhe individëve më të spikatur të lëvizjes politike e kombëtare
shqiptare në Evropë. Diaspora shqiptare është një faktor i rëndësishëm
i lëvizjes kombëtare shqiptare. Mu për këtë, organizimi i saj mbi baza
partiake pas vitit 1990 ishte një veprim i pamatur dhe i dëmshëm i
partive tona politike. Organizimi i diasporës shqiptare mbi këtë bazë,
sidomos në kushtet e pluralizmit politik, kur numri i partive politike
është i madh në secilën nga “ngastrat” e atdheut (Shqipëri, Kosovë,
Maqedoni etj.), ka ndikuar negativisht në unitetin e saj, përkatësisht
e ka përçarë shumë atë. Prandaj, shtrohet nevoja e rishikimit të këtij
veprimi dhe, natyrisht, edhe e shuarjes së degëve të partive politike në
mërgim. Gjithnjë e më shumë ka zëra, nga të gjitha ato forca të cilat
interesat kombëtare i venë përmbi ato partiake (e të tilla ka edhe në
radhët e vetë partive politike), që e kërkojnë këtë. Shqiptarët që jeto-
jnë përkohësisht ose përgjithmonë në botën e jashtme, duhet t’i ruajnë
lidhjet me atdheun, me njerëzit e tyre në vendlindje, me jetën, zakonet,
gjuhën dhe kulturën e tyre. Ata duhet të organizohen mbi baza kul-
turore e kombëtare e jo partiako-politike. Duhet të ekzistojë Bashkësia
e shqiptarëve të mërguar si dhe shoqatat e tyre kulturore; duhet të rivi-
talizohen federatat gjithëshqiptare të tipit të “Vatrës”, të cilën e drejtuan
aq gjatë dhe me aq sukses intelektualë të shquar si Noli, Konica e të
tjerë. Nuk përjashtohet edhe ekzistenca e lobby-ve të ndryshëm, të cilat
veprojnë në planin e sensibilizimit të opinionit publik dhe të qeverive
të vendeve ku jetojnë e veprojnë me çështjen shqiptare.
Për të gjitha këto duhet të kujdesen, natyrisht, organet shtetërore,
kështu që pranë qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës
duhet të ekzistojnë edhe ministritë e emigracionit dhe të diasporës.
Njerëzit tanë në botën e jashtme, qofshin punëtorë të përkohshëm a

40
mërgimtarë të përhershëm, nuk janë kursyer për atdheun. Ata e kanë
ndihmuar vazhdimisht e pa kursim atë, sidomos materialisht. Po atd-
heu ç’ka bërë për ta? Pak ose aspak. Duhet të institucionalizohet urg-
jentisht mbledhja e ndihmave materiale të mërgimtarëve tanë dedikuar
vendlindjes (në mënyrë që të shmangen keqpërdorimet e mundshme)
dhe të punohet sistematikisht e me plan për ruajtjen e identitetit kom-
bëtar të tyre (sidomos të të rinjve) nga rreziku i asimilimit. Fëmijëve
të mërgimtarëve tanë duhet t’u sigurohet shkollimi plotësues cilësor
në gjuhën amtare, në mënyrë që duke u lidhur me kulturën e origjinës
të shmanget ose të shtyhet sa më shumë procesi i asimilimit. Duhet të
mendohet edhe për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur në atdhe; për
investimin e kapitalit të bisnismenëve shqiptarë në viset shqiptare; për
shkollimin e fëmijëve të mërgimtarëve tanë në universitetet shqiptare,
veçanërisht në Tiranë etj.16
Vetëm kështu diaspora shqiptare mund të bëhet krah i fortë i lëvizjes
sonë kombëtare dhe faktor i rëndësishëm në avancimin e çështjes kom-
bëtare shqiptare drejt zgjidhjes së saj të plotë e përfundimtare - bash-
kimit kombëtar.

NË VEND TË PËRFUNDIMIT
Bashkimi i shqiptarëve në një shtet është e vetmja zgjidhje e drejtë e
çështjes kombëtare shqiptare. Bashkimi i Kosovës dhe i viseve të tjera
shqiptare ku ata janë popullatë e vetme ose shumicë me Shqipërinë
nuk është kurrfarë pretendimi “shqiptaromadh”, siç trumbeton propa-
ganda antishqiptare, por një kërkesë e drejtë dhe e natyrshme. Se sa

16 Një tekst shumë instruktiv përkitazi me fatin dhe pozitën e diasporës shqiptare,
posaçërisht asaj të Amerikës, është ai i prof. Peter Priftit në librin Shekulli 21, f. 71-74.
41
është politikisht reale kjo kërkesë, domethënë se a është e realizueshme
sot dhe a do të jetë edhe një kohë të gjatë, kjo është çështje tjetër, por
historikisht është kështu dhe assesi ndryshe.
Populli shqiptar është i vetmi popull në Evropë, më tepër se gjysma
e të cilit jeton jashtë kufijve të shtetit amë, kurse gjysma e shkëputur
me dhunë prej tij, që jeton në trojet e veta në Kosovë, në Maqedoni,
në Mal të Zi etj. - i vetmi popull në Ballkan që i mohohet e drejta e
vetëvendosjes. Për të qenë absurdi edhe më i madh, këtij populli i mo-
hohen dhe i shkilen sistematikisht e në mënyrë brutale edhe të drejtat
elementare kombëtare e njerëzore, edhe sot, në fund të shek. të 20-të
dhe në prag të shek. 21-të.
Bashkimi i shqiptarëve në një shtet në kushtet e sotme të krizës
politike, ekonomike, morale dhe sociale që ka përfshirë Shqipërinë
dhe, në njëfarë mase, edhe mbarë botën shqiptare, mund të duket diç-
ka e largët dhe iluzore; një ëndërr e paarritshme. Ka autorë, edhe nga
radhët e intelektualëve shqiptarë, që e thonë haptas këtë, pothuajse me
një ndjenjë vetëkënaqësie.17
Edhe në qoftë se rrethanat e brendshme dhe të jashtme do t’i dety-
rojnë të pranojnë përkohësisht një zgjidhje të pjesshme të çështjes së
tyre kombëtare, shqiptarët nuk duhet të pushojnë së ëndërruari dhe
së punuari për këtë ideal të madh të historisë së tyre. Në shërbim të
këtij projekti e ideali të madh kombëtar e vlen të vihet i tërë potenciali
ekonomik, politik, shkencor e njerëzor i Kombit Shqiptar në Ballkan
dhe në Botë dhe të bëhen sakrifica nga më të mëdhatë. Kjo është punë
që duhet ta bëjnë vetë shqiptarët, detyrë e tyre, ndërsa bashkësia ndër-

17 Publicisti Sh. Maliqi shkruan: “Unë mendoj se bashkimi në një shtet është iluzor dhe i
paarritshëm”. Në librin: Shekulli 21, f. 284.
42
kombëtare duhet t’ua njohë atyre këtë të drejtë të ligjshme. Do ta bëjë
këtë kur të bindet për vullnetin, vendosmërinë dhe gatishmërinë e tyre
për t’i çuar punët gjer në fund, pavarësisht nga pengesat dhe sakrifi-
cat.
Ideja e bashkimit kombëtar është një ide e madhe dhe frymëzuese.
Si e tillë ajo ka hyrë thellë jo vetëm në ndërgjegjen kombëtare të popul-
lit shqiptar, por edhe në krijimtarinë e tij shpirtërore.
Thuhet se poeti Lasgush Poradeci e kishte zakon të thoshte:
“Do të vijë një ditë, kur do të vemë në dasmë e do të urojmë: Mos e
pifshim këtë gotë, po të mos bashkohemi me Kosovën! Dhe do të vemë në
vdekje dhe do të ngushëllojmë: Mos e pifshim këtë gotë në mos u bashkof-
shim me Kosovën! (...) Do të vijë një kohë kur dollia do të fillojë me këto
fjalë: Mos e pifshim këtë gotë në mos u bashkofshim me Kosovën!”18
Atëherë kur këto fjalë të poetit - ky amanet sublim drejtuar brezave
të sotëm dhe të nesërm të shqiptarëve - të bëhen dolli në çdo dasmë e
gazmend familjar e, madje, edhe në fatkeqësi e vdekje - kudo ku bukës
i thonë bukë e ujit ujë - atëherë do të bëhet patjetër edhe Bashkimi
Kombëtar Shqiptar.
Ashtu qoftë!

Tekst i shkruar për projektin “KOMBI”, që pritet të dalë në Nju-Jork


(SHBA).

18 Petraq Kolevica, Lasgushi më ka thënë... (Shënime nga bisedat me Lasgush Poradecin),


Tiranë 1992, f. 166.
43
SHQIPTARËT - MES MITIT DHE REALITETIT

Miti mbi shqiptarët si popull luftarak, gjaknxehtë, që s’duron, që


vret etj., sikur është çmistifikuar në kohë të fundit. Shqiptari është bërë
gjakftohtë (për të mos thënë edhe apatik), joluftarak, njeri që duron
shumë dhe që nuk provokohet lehtë (për të mos thënë aspak); njeri
që matet shumë e që mendon gjatë para se të ndërmarrë çfarëdo hapi
dhe që pret, pret, pret dhe, natyrisht, shpreson. Sepse, shpresa vdes e
fundit!
Miti mbi shqiptarin luftarak, gjaknxehtë etj. jo vetëm në planin
kolektiv, por edhe në atë individual, në kohën tonë, pra, është luha-
tur seriozisht, për të mos thënë se është përmbysur krejtësisht. Dhe ky
çmistifikim është bërë pikërisht në Kosovë - në djepin e kryengritjeve
shqiptare dhe të rezistencës së armatosur kundër pushtuesve turq, sl-
lavë etj.
Dikush do të thotë: shqiptarët janë përcaktuar për rezistencë
paqësore, për zgjidhjen e problemeve me mjete e metoda politike,
paqësore e demokratike, siç janë marrëveshja e dialogu etj. Dhe këtu
s’ka asgjë të keqe. Përkundrazi. S’ka gjë më të mirë se sa të zgjidhen
problemet me marrëveshje, pa gjakderdhje, pranë tryezës së rrum-
bullakët, mirëpo përvoja historike dhe kjo që po ndodh aktualisht në
hapësirën e ish-Jugosllavisë sikur na bëjnë skeptikë për këtë dhe sikur
na bindin gjithnjë e më shumë për të kundërtën.

44
REZISTENCË PAQËSORE APO NËNSHTRIM?
Nëse jo më parë, atëherë nga 5 korriku i vitit 1990, Kosova është e
okupuar krejtësisht nga Serbia. Shqiptarët, që përbëjnë 90 për qind të
popullsisë së saj, janë përjashtuar krejtësisht nga rrjedhat e jetës; kanë
mbetur pa shkollë, pa bukë dhe, natyrisht, edhe pa liri, të cilën, ç’është
e vërteta, as që e kanë njohur ndonjëherë plotësisht. Ata rrihen, tor-
turohen, burgosen, vriten, fyhen, nënçmohen, përbuzen, kërcënohen;
largohen nga vendet e punës; nxirren nga banesat; u mbyllen dyqanet,
shkollat, spitalet; u merren të hollat në mes të rrugës nga ana e poli-
cisë, pra plaçkiten në pikë të ditës; u bastisen shtëpitë; u vriten djemtë
në ushtrinë e huaj apo edhe në rrugë; u mbyllen shkollat, institucio-
net shkencore e kulturore, Universiteti, Akademia e Shkencave dhe e
Arteve dhe - asgjë. Ose, pothuajse asgjë. Ata heshtin. Durojnë. Presin
ditë më të mira. Shpresojnë. Shqiptarët luftarakë, gjaknxehtë, “trima të
çartur”, që, nga ana tjetër, ia shkrepin fqiut vetëm për një sharje, për një
shikim të shtrembër, për një refuzim të dorës së vajzës etj. etj. Vetëm
në këto muajt e fundit, gjatë këtij viti, kanë ndodhur dhjetëra vrasje të
shëmtuara, edhe pse në Kosovë është bërë pajtimi i gjaqeve dhe është
dhënë besa, është bërë betimi që të mos ngrihet dorë kundër vëllait.
Sidomos tani që hasmi na është ulur këmbëkryq në vatër.
Vetëm para ndonjë viti të gjithë ne do t’i konsideronim heretike (për
të mos thënë edhe antikombëtare) fjalët e Konicës - konstatimin e tij
për karakterin e shqiptarit, për mungesën e idealit në mesin e bashkë-
kombësve të tij.
“Një ndër karakteristikat fatkëqija të shqiptarit, madje një karakteris-
tikë e dukshme - është mungesa e idealit mes tyre. Në një vend ku njerëzit

45
vdesin aq lehtë për kurrgjësend, nuk ka raste të vdekjes për një ideal a
kauzë a çështje”.1
Mirëpo sot, fjalët e Konicës, sado që mund të mos na pëlqejnë,
tingëllojnë të vërteta e aktuale, kurse konstatimi i tij nuk mund të mos
na duket i pranueshëm. Dhe, e vërteta, qoftë edhe e hidhur, është më e
mirë sesa iluzioni e gënjeshtra!

DINJITETI I RRËNUAR
Miti mbi shqiptarin (dhe shqiptaren) si njeri që vë në plan të parë
nderin, krenarinë dhe dinjitetin, po ashtu sikur është çmistifikuar në
kohë të fundit. Dhe ky çmistifikim është bërë kryesisht në Shqipëri.
Poeti Xhevahir Spahiu, në librin e tij më të ri me poezi, Kohë e krisur,
ka një vjershë të shkurtër me titull Ulje çmimesh, në të cilën thuhet:

30 lekë një kg. mish,


një bukë e zezë 4 lekë.

Po më lirë?

Një kg. dinjitet.2

Sjelljet e pahijshme brenda dhe jashtë: vjedhjet, plaçkitjet, huliga-


nizmi, banditizmi, prostitucioni (flitet për një numër shumë të madh
femrash shqiptare që e ushtrojnë “zanatin më të vjetër në botë” në Itali,

1 Faik Konica, Shqipëria, kopsht shkëmbor i Evropës Juglindore, “Buzuku”, Prisht-


inë 1991, f. 91. Shqipëruar nga A. Karjagdiu.
2 Xhevahir Spahiu, Kohë e krisur, Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Ti-
ranë 1991, f. 113.
46
në Greqi etj.) - flasin për një rënie të dukshme etiko-morale. E di se di-
kush do të thotë se këto dukuri janë pasojë e krizës ekonomike, sociale
dhe shpirtërore, kurse kriza pasojë e diktaturës dyzet e sa vjeçare, mirë-
po shqiptari edhe në të kaluarën ka qenë i varfër, skamnor, nevojtar, i
uritur, i zhveshur - por e ka ruajtur nderin dhe krenarinë. Shqipëria sot
ka marrë në dorë shkopin e lypësisë; shqiptari është bërë sinonim i atij
që lyp, lakmon, mashtron - është projektuar si jovlerë. Në vend që të
ishte e kundërta.
Shtegtarja e njohur dhe mikja e madhe e shqiptarëve, mis Edit
Durham, e cila na ka obliguar shumë si popull, në librin e saj Barra e
Ballkanit rrëfen se si gjatë shtegtimit të saj nëpër Maqedoni në dekadën
e parë të këtij shekulli: “e ndiqnin fshatarët natë e ditë, duke i kërkuar
ushqim dhe veshmbathje. Vendoseshin pranë shtëpisë ku gjendej ajo dhe
nuk largoheshin derisa merrnin diçka. Madje edhe kur u thoshte se nuk
ka gjë me vete, nuk luanin nga vendi. Kur vajti në Shqipëri, z. Durham
priste t’i ndodhte e njëjta gjë, por, për habinë e saj, kurrkush s’e luti për
asgjë”.3
Si shpjegohet kjo, pos me faktin se shqiptari, ndryshe nga fqinjët e
tij, në këtë rast maqedonë, e ka përballuar me dinjitet edhe varfërinë
dhe nuk është katandisur moralisht edhe kur ka pësuar fatkeqësi të
rënda, aq më parë kur këtë e thotë një vëzhguese e huaj, e ardhur nga
Anglia e largët, e jo ndonjë autor shqiptar.
Mos, vallë, të gjitha këto kanë qenë vetëm mit e jo edhe realitet?
Mos, vallë, puritanizmi ynë moral s’është tjetër veçse diçka e shtirur,

3 Cituar sipas parathënies së Nolit për librin e Konicës Shqipëria..., “Fan S.Noli në
100-vjetorin e lindjes”, Instituti Albanologjik, Prishtinë 1984, f. 313.
47
një maskë? A thua ne shqiptarët jemi mësuar me përfytyrimin mitik e
folklorik për vetveten dhe vështirë shkoqemi prej tij?
Realiteti, sado i hidhur që të jetë, është, megjithatë, më i pëlqyer se
miti, sepse atij nuk mund t’i iket, por para tij nuk duhet ndenjur du-
arkryq; nuk duhet bërë sehir fatkeqësinë e jo më t’i japësh goditje atij
që gjendet buzë gremine.
Shqiptarët sot, përveçse me krizën ekonomike e politike, ballafaqo-
hen edhe me një destruktivitet e autodestruktivitet të çuditshëm, që
është pasojë e ndrydhjes shumëvjeçare; e mllefit të akumuluar; e liber-
alizimit të shtypit; e heqjes së censurës; e mosdijes, por edhe e shumë
faktorëve të tjerë. Fakt është se shumë herë nuk mund të vihet një kufi i
prerë midis atij që rrënon nga mosdija dhe atij që këtë e bën me qëllim
të keq e synime të errëta. Frazeologjia patriotike e demokratike sot ka
vërshuar fjalimet e veprimtarëve politikë, si në Kosovë, ashtu edhe në
Shqipëri dhe shkrimet e shumta të njerëzve të penës. Shtypi, gazetat
e përditshme e javore, pos rolit pozitiv që kanë luajtur në demokra-
tizimin e jetës; në vlerësimin dhe rivlerësimin e së kaluarës; në çmon-
timin e burokracisë dhe të diktaturës etj., shumë herë i kanë kontribuar
kësaj psikologjie të shkatërrimit dhe të vandalizmit.
Shqipëria e sotme i ngjan, ashtu siç thoshte Dikensi për Anglinë e
kohës së vet, “një shpendi të puplitur gati për të shkuar në hell...”. Atd-
heu i shqiptarëve, i cili, në flamurin e tij, ndër më të bukurit në botë,
ka për simbol një shpend - shqiponjën, ka ardhur në një situatë të tillë,
të vështirë e tragjike - gati për të shkuar në hell! Historia tregon se në
situata të tilla kanë qenë, për arsye të ndryshme, edhe shtete të mëdha
e me traditë të gjatë si Anglia, Gjermania, Italia etj. Poeti më i madh i

48
Italisë, Dante Aligeri, në një çast dëshpërimi, i drejtohej vendit të tij me
këto fjalë: “Orzezë Itale, zojë provincash s’je, por kuplerajë!”.
Demokratizmi i jetës, sikurse edhe në vendet e tjera të lindjes, edhe
tek ne shqiptarët dhe posaçërisht në Shqipëri, u shoqërua me mjaft
anomali e paradokse. Heqja e censurës bëri që jo rrallë të rrënohen
kriteret - në arsim, në shkencë, në krijimtarinë letrare e publicistike etj.
Në Kosovë, deinstitucionalizimi kulturor shkaktoi rrënimin e sistemit
të vlerave, anarkinë e kritereve, shfaqje të kiçit patriotik, matrapazllëk
me ndjenjat nacionale, menaxherizmin e sëmurë, privatizimin e pale-
jueshëm etj.
Kultura shqiptare në Kosovë, sikurse edhe qenia jonë kombëtare në
përgjithësi, sot është më e rrezikuar se kurdoherë më parë.

KAMBANA BIE PËR ATË QË KA VESHË


Procesi i serbizimit dhe i kolonizimit të Kosovës, që synon ndry-
shimin e strukturës etnike të “krahinës jugore serbe” - një nga objek-
tivat kryesorë të politikës hegjemoniste serbomadhe - po depërton në
trupin e saj si metastazat e kancerit në trupin e të sëmurit. Në Prisht-
inë dhe në qytetet e tjera të Kosovës bie në sy kudo “dekori” serb dhe,
madje, edhe ortodoks pravosllav. Kisha, përmendore e mbishkrime ci-
rilike kudo. Dhe nuk më duken me vend pikëpamjet e atyre që thonë
se Serbia nuk ka arritur të bëjë asgjë në Kosovë! Preferoj filozofinë e
“skepticizmit produktiv” (term i filozofit gjerman Ernst Bloh), që mo-
bilizon, në vend të optimizmit naiv, joproduktiv e vetëmashtrues, që vë
në gjumë. Kambana, thonë, bie për atë që ka veshë.
Si t’i vihet ledhi këtij procesi? Si të pengohet ai në kushtet e okupi-
mit të Kosovës, kur shqiptarët janë përjashtuar plotësisht nga sistemi

49
dhe kanë marrë në sy udhët e botës? Eksodi, si quhet shpërngulja e
sotme, “moderne”, është një nga plagët tona më të mëdha aktuale.
Nëse deri diku mund të arsyetohet shkuarja e përkohshme e të rinjve
që kanë dalë në botën e jashtme për t’iu shmangur mobilizimit dhe
shërbimit në armatën jugosllave apo edhe e familjeve ekonomikisht të
rrezikuara që kanë mbetur pa kurrfarë të ardhurash (edhe pse soli-
dariteti ka qenë i madh dhe ndihmat nuk kanë munguar), si mund të
shpjegohet shpërngulja e shumë familjeve, sidomos nga fshati, që kanë
pronë, toka, shtëpi, mjete moderne teknike etj.; ose ikja e disa kuadrove
që gjatë viteve ‘70, në kohën kur Kosova e kishte autonominë, i kanë
gëzuar të gjitha privilegjet e saj; me vite e dekada kanë ndenjur në poste
drejtorësh, shefash, kryetarësh, sekretarësh etj., kurse tani e braktisin
atë dhe shkojnë në Evropë a në Amerikë pikërisht në saje të lidhjeve që
i kanë krijuar në kohën kur kanë qenë në krye të atyre institucioneve e
ndërmarrjeve, të cilat sot janë vënë nën “masa të dhunshme” ose janë
suprimuar?!
Një plagë tjetër që e rrezikon sot, sikurse edhe në të kaluarën, qe-
nien tonë kombëtare dhe e dobëson lëvizjen tonë, përpjekjet tona për
çlirim dhe bashkim kombëtar - me gjithë homogjenizimin e arritur
sidomos në këtë anë të kufirit - është edhe plaga e vjetër e ndasive dhe
e përçarjes. Populli ynë nuk e ka, mjerisht, njësinë e fesë dhe të terri-
torit, por e ka njësinë e traditës, të kulturës, të historisë dhe sidomos
të gjuhës. Sabri Godo, i cili duket si shkrimtar dhe posaçërisht si au-
tor romanesh historike, u tregua më i suksesshëm sesa si politikan, në
romanin e tij të madh epope Skënderbeu, përdor shprehjen: “Populli
i gjuhës shqipe”. Nuk e di a mund të thuhet kështu për ndonjë popull
tjetër në botë. Ne si popull tash njëzet e më shumë vjet e kemi gjuhën

50
e njësuar letrare kombëtare, e cila u ka penguar aq shumë mu atyre qa-
rqeve që prej shqiptarëve kanë dashur të krijojnë dy popuj (“Albanci”
dhe “Shiptari”), por në skenë kanë dalë forca që kërkojnë rishikimin e
vendimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të mbajtur në Tiranë në vitin
1972 dhe të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës të vitit 1968, nën pretek-
stin se ato janë mbajtur në kohën e monizmit dhe se njësimi i gjuhës
shqipe është bërë kinse me “direktivë nga lart”! E keqja është se ato
forca po vijnë duke u shtuar dhe duke u bërë gjithnjë e më agresive.
Thuase nuk kemi probleme të tjera, por duhet të merremi me një prob-
lem të cilin tashmë, tekefundit, mirë a keq, e kemi zgjidhur!
Shqiptarët janë, siç është thënë, popull i ndarë. Shqiptarët janë sot
i vetmi popull i Evropës më tepër se gjysma e të cilit jeton jashtë ku-
fijve të shtetit amë, Shqipërisë. Shqiptarët jetojnë në katër-pesë shtete
ballkanike, kurse me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe krijimin e shteteve
të reja prej ish-republikave të saj, ekziston rreziku që qenia e tyre të
dekompozohet edhe më tutje. Nga ky aspekt fati ynë ta kujton pak a
shumë fatin e kurdëve.
Çështja shqiptare është një nga çështjet më komplekse kombëtare
ballkanike e evropiane dhe si e tillë ajo nuk mund të zgjidhet drejt dhe
përfundimisht pa aplikimin e parimit të vetëvendosjes së popujve.
Zgjidhja e “krizës jugosllave”, e cila ka gjasa të shndërrohet në “krizë
ballkanike”, nuk mund të bëhet me formulën e paprekshmërisë së kufi-
jve (asgjë në botë nuk është e pandryshueshme, prandaj as kufijtë!), por
me aplikimin e parimit etnik: territori u takon atyre që jetojnë në të!
Faktori ndërkombëtar, në radhë të parë Evropa dhe Shtetet e Bash-
kuara të Amerikës, siç pohojnë edhe disa personalitete të huaja, do të

51
duhej të merren më seriozisht me çështjen shqiptare; do të duhej, pra,
ta ndryshojnë qëndrimin e vet ndaj kësaj çështjeje.
Mirëpo, që të tjerët ta ndryshojnë qëndrimin ndaj nesh, duhet të
ndryshojmë ne vetë. Sa më shpejt aq më mirë.

Fjalë hyrëse në tribunën e Forumit të Intelektualëve Shqiptarë me


temë “Shqiptarët sot”. “Jehona” (Preshevë), nr. 8-9, tetor-nëntor 1992.

52
LOJË ME VULLNETIN E POPULLIT

(Edhe një herë për çështjen shqiptare në Maqedoni)

KUFIJ TË RINJ MESPËRMES TROJEVE SHQIPTARE


Njohja e Maqedonisë nga ana e BE-së, sigurisht jo me këtë emër, pra
jo me emrin që ka, por me emër të modifikuar, Ish-Republika Jugosl-
lave e Maqedonisë, për shkak të vetos që ka vënë Greqia, është çështje
ditësh (pritet që kjo të ndodhë së shpejti në mbledhjen e Këshillit Ev-
ropian që do të mbahet në Edinburg).
Pas Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonia
është republika e katërt e ish-federatës jugosllave që do të njihet nga
bashkësia ndërkombëtare si shtet sovran dhe i pavarur.
Ç’është e vërteta, me gjithë vështirësitë e shumta ekonomike, poli-
tike, sociale etj., ajo tashmë funksionon si shtet dhe ne shqiptarët, po
qe se dëshirojmë të lirohemi nga mentaliteti ynë ngapak folklorik i
“nënçmimit” të “kundërshtarëve”, duhet të bëhemi të vetëdijshëm për
këtë dhe t’i qasemi si një fakti real politik. Kufiri midis Maqedonisë
dhe Kosovës, përkatësisht midis Maqedonisë dhe Serbisë që e mban
nën thundër Kosovën, te Hani i Elezit dhe në Glloboçicë, po funk-
sionon “për mrekulli”, ashtu sikurse edhe vendkalimi kufitar midis
Shqipërisë dhe Maqedonisë në “Qafasan” (kështu shqiptohet maqedo-
nisht toponimi shqip Qafëthanë afër Strugës), i cili në kohë të fundit

53
po frekuentohet aq shumë sa deri para ndonjë viti do të dukej e pabe-
sueshme.

MAQEDONIA – “ZVICRA E BALLKANIT”


Maqedonia, e njohur tashmë nga ish-republikat e pavarësuara ju-
gosllave, nga dy shtete ballkanike (Turqia dhe Bullgaria) dhe nga “nëna”
Rusi (Jelcini e njohu atë në aeroplan, në rrugë për në Sofje), por e zënë
ngushtë në unazën e bllokadës greko-serbe, me gjithë strukturën e saj
heterogjene etnike (të paverifikuar ende përfundimisht nga një regjis-
trim i saktë dhe objektiv), ka gjasa që të njihet më në fund nga bashkë-
sia ndërkombëtare, por çështja shqiptare në kuadër të saj (çështja e mbi
500 mijë apo e rreth një milion shqiptarëve të mbetur brenda kufijve të
saj), vazhdon të mbetet pezull - e pazgjidhur.
Subjektet politike shqiptare në Maqedoni (partitë politike, gru-
pi i deputetëve shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë etj.) sikur e
kanë humbur rrugën në oborr të vet. Ata pothuajse e fashitën ose së
paku e spostuan aktivitetin e tyre politik pikërisht në momentin kur
ishte më se i nevojshëm intensifikimi i tij: në intervalin e zgjatur ko-
hor të pranim-mospranimit të Maqedonisë, jo për shkak të pozitës së
padefinuar të shqiptarëve në të, por për shkak të kontestimit të emrit
të saj nga ana e fqinjes jugore dhe anëtares së Dymbëdhjetëshes evro-
piane, Greqisë.
Edhe pak bëhet viti qyshse shqiptarët në Maqedoni, të prirë nga
partitë politike dhe subjektet e tjera të organizuara, mbajtën me suk-
ses Referendumin për Autonominë politiko-territoriale; pak kohë më
vonë doli në skenë ideja e Republikës Autonome “Ilirida” (u përgatitën
dhe u publikuan dokumentet e saj), por, pas kësaj, gjithçka ngeli në

54
vend, u stopua, kurse një pjesë e forcave që vendosin për kahet e ak-
sionit politik shqiptar në Maqedoni dolën, post festum, pra pas referen-
dumit, me kërkesën për të qenë element shtetformues.
Tash sa kohë (muaj të tërë me radhë) shqiptarët në Maqedoni po
rropaten midis këtyre dy opsioneve: autonomi politiko-territoriale apo
popull shtetformues. Edhe njëri, edhe tjetri opcion kanë ithtarët e vet
dhe secila palë nxjerr argumentet dhe kundërargumentet e veta. Janë
mbajtur edhe disa tryeza e tribuna për këtë çështje, por të gjitha ato
kanë qenë me karakter pak a shumë lokal. Në plan më të gjerë, gjithë-
kombëtar, nuk u rrah pothuajse fare ky problem. Përse? Përse nuk u
zgjidh për kaq kohë kjo dilemë; përse nuk u ndihmuan shqiptarët në
Maqedoni që ta zgjidhin atë? Përse nuk u bë një analizë serioze poli-
tike nga faktorët relevantë politikë në trekëndëshin: Tetovë - Prishtinë
- Tiranë për këtë problem? Përse Këshilli Koordinues i Partive Politike
Shqiptare në ish-Jugosllavi nuk iu qas më seriozisht këtij problemi, për
të mos thënë se nuk u mor fare me të? Përse asnjëri nga intelektualët
e spikatur shqiptarë, askush nga ata që quhen “individë me ndikim”,
nuk e panë të udhës të thonë ndonjë fjalë publikisht përkitazi me këtë
dilemë të vëllezërve shqiptarë në Maqedoni?
Kush pandeh se pozita e shqiptarëve në Maqedoni ka ndryshuar,
mashtrohet. Mashtrohen edhe më shumë ata që kujtojnë se me koal-
icionin qeveritar dhe me pjesëmarrjen në sistem (përmenden shpesh
pesë ministra dhe katër zv.ministra shqiptarë që pritet të zgjidhen së
shpejti), kjo çështje i është afruar zgjidhjes. Rasti i Bit-Pazarit, masakra
e policisë maqedonase mbi njerëzit e pafajshëm e të pambrojtur, i hedh
poshtë këto iluzione. Iluzionet e tilla, më në fund, i ushqejnë ata që janë
të interesuar për shtyrjen e jo për zgjidhjen e problemeve. Bisedat bilat-

55
erale shqiptaro-maqedonase me praninë e ndërmjetësve të jashtëm (të
Gert Arensit të “stërngarkuar” me çështjen shqiptare) ngelën diku në
fillim të rrugës. Pala maqedonase i quajti ato joobliguese, thjesht biseda
e jo bisedime, negociata. Koncesionet e vogla në formë të minutazhit
të programit televiziv apo të ndonjë paraleleje në shkollë të mesme,
janë flluska sapuni. Çështja shqiptare në Maqedoni do shtruar dhe do
zgjidhur si problem i madh politik me karakter historik e jo si çësht-
je e “evidencës pedagogjike”! Duhet thënë shkoqur se Maqedonia po
formohet si shtet duke përfshirë brenda kufijve të saj territor shqiptar,
kurse me sjelljet që manifeston ndaj banorëve që jetojnë me shekuj në
atë territor, pra ndaj shqiptarëve etnikë, nuk mund të quhet kurrsesi
shtet demokratik! Shqiptarët në Maqedoni, prandaj, ose duhet të kenë
autonominë e tyre të plotë politiko-territoriale dhe kulturore ose duhet
të gëzojnë statusin e popullit shtetformues në kuadër të saj. Politikanët
aktualë maqedonas pothuajse pa përjashtim dhe intelektualët që mer-
ren me politikë janë shumë alergjikë ndaj kërkesës së shqiptarëve për
autonomi dhe ndaj idesë së federalizimit a konfederalizimit të saj even-
tual në përgjithësi.
Intelektualët maqedonas në fillim të shekullit (sidomos në kohën
e luftërave ballkanike dhe pas tyre) angazhoheshin për autonominë e
Maqedonisë nën protektoratin e fuqive të mëdha. Atyre që prediko-
nin se kjo kërkesë ishte e parealizueshme për shkak të strukturës het-
erogjene etnike të popullsisë së saj, ata u përgjigjeshin duke u nxjerrë
përpara shembullin e Zvicrës. “Historia e Zvicrës (...) na mëson e na
shërben si duhet të zgjidhet problemi” - shkruante Dimitrije Çupovski
në revistën “Makedonski gollos”, që dilte në Peterburg në vitet 1913-

56
1914.1 Pra, modeli federativ e, madje, edhe konfederativ i rregul-
limit të Maqedonisë si shtet sipas modelit të Zvicrës, Belgjikës etj. ka
mbështetje në mendimin politik të intelektualëve dhe ideologëve të
lëvizjes kombëtare maqedonase, të cilët në këtë pikëpamje ishin më të
avancuar dhe më të emancipuar sesa kolegët e tyre të sotëm.

KUSHTETUTA E IMPONUAR - PRODHUESE E


SITUATAVE TË KRIZËS
Megjithëse disa forma të represionit që janë ushtruar ndaj shqip-
tarëve në Maqedoni, sidomos në vitet ‘80 (fushata për rrënimin e
mureve, praktika “specifike” e emërtimit të vendbanimeve, restriksioni
në zgjedhjen e emrave të fëmijëve etj.) tashmë vetvetiu janë tejkalu-
ar ose janë flakur përkohësisht a pjesërisht, gjendja e shqiptarëve në
Maqedoni në thelb nuk ka ndyshuar. Ata vazhdojnë të jenë të keqtra-
jtuar dhe të pabarabartë njësoj si më parë në krahasim me maqedon-
asit. Statusi i tyre politik dhe pozita juridiko-kushtetuese ka mbetur e
pandryshuar. Zgjidhja e çështjes shqiptare me kushtetutën në fuqi të
Maqedonisë nuk e ka, siç dihet, pëlqimin e shqiptarëve, prandaj edhe
nuk mund të quhet legjitime sa u përket atyre. Mirëpo, pavarësisht nga
kjo, diplomacia maqedonase, në përpjekjet e saj të ethshme për njohje
ndërkombëtare, propagandon se shqiptarët në Republikën e Maqedo-
nisë “i gëzojnë të gjitha të drejtat” (!), “sipas normave ndërkombëtare”.
Mund të thuhet se kjo propagandë nuk është e paefekt për disa
arsye. Një, për shkak se përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve (depu-
tetët shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë), me apo pa vetëdije, mba-

1 Cituar sipas Shukri Rahimit, Çështja shqiptare në revistën “Makedonski gollos


në vitet 1913-1914, në “Jehona” (Shkup) nr. 1, 1967, f. 10.
57
jtën një qëndrim ambivalent ndaj kësaj zgjidhjeje: nga njëra anë, me
të drejtë, votuan kundër Kushtetutës së Maqedonisë, e cila jo vetëm
nuk i sanksionon dhe mbron si duhet të drejtat dhe interesat e tyre
kombëtare, por i shkel ato, kurse, nga ana tjetër, nuk hoqën dorë nga
pjesëmarrja në parlament dhe në qeveri; zunë ndonjë post në organet
republikane dhe morën pjesë edhe në komisionet për sjelljen e ligjeve,
të cilat, kuptohet, dalin nga kushtetuta në fuqi. E dyta, për shkak se
subjektet politike shqiptare në Maqedoni dhe përfaqësuesit e tyre nuk
i artikuluan qartë dhe në mënyrë konsekuente kërkesat e shqiptarëve
të shprehura në mënyrë plebishitare (nuk iu përmbajtën referendumit
për autonomi politiko-territoriale), por i ndërruan shpesh opsionet,
luajtën me to, duke e vënë kështu në lojë vullnetin e popullit. Dhe e tre-
ta, për shkak të politikës tepër tolerante të shtetit shqiptar, Shqipërisë,
ndaj Maqedonisë dhe sjelljes pak a shumë nonshalante të organeve të
saj ndaj çështjes shqiptare në Maqedoni. Deklarata e paradokohshme
e qeverisë shqiptare për njohjen e tërësisë territoriale të Maqedonisë
është fryt i kësaj politike.
Ç’thuhet në këtë deklaratë?
Për shkak se e konsideroj me peshë të veçantë për çështjen në fjalë,
po e citoj në tërësi, ashtu siç e botoi (sipas ATSH-së), gazeta “Bujku”:
“Dje, qeveria e Republikës së Shqipërisë votoi një deklaratë në të cilën
thuhet se si anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe e Kon-
ferencës së Sigurimit dhe të Bashkëpunimit në Evropë, si shtet që njeh dhe
ka nënshkruar aktet bilaterale dhe ndërkombëtare që lidhen me çësht-
je të ndryshme, duke përfshirë edhe ato për kufijtë midis shteteve, e ka
bërë më se një herë të qartë se ajo nuk është kurrsesi për ndryshimin me
dhunë të kufijve midis shteteve sovrane. Qeveria demokratike e Repub-

58
likës së Shqipërisë në pritje të njohjes së Republikës së Maqedonisë nga
Komuniteti Ndërkombëtar dhe e udhëhequr nga parimet e fqinjësisë së
mirë dhe nga dëshira për sigurimin e paqes dhe të stabilitetit, deklaron
përsëri në mënyrë të prerë dhe pa paragjykime se njeh kufijtë ekzistues
dhe tërësinë territoriale të Maqedonisë. Ajo i konsideron kufijtë e shte-
tit shqiptar me Republikën e Maqedonisë të garantuar në përputhje me
parimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të Kartës së Parisit.
Qeveria shqiptare përshëndet të gjitha vendet fqinje me Maqedoninë
që shprehin të njëjtin qëndrim ndaj kësaj çështjeje”.2
Megjithëse duhen marrë parasysh rrethanat në të cilat është lëshuar
dhe qëllimet për të cilat është lëshuar, kjo deklaratë e qeverisë shqip-
tare, shikuar në një plan më të gjerë, historik, është hap i pamatur dhe i
dëmshëm politik, që bie ndesh me interesat afatgjata kombëtare, sepse
me anë të saj rikonfirmohet para botës copëtimi dhe ricopëtimi i to-
kave shqiptare. Pastaj, përse në këtë deklaratë, e cila u lëshua disa ditë
pas rastit të Bit-Pazarit (ende pa u tharë dheu mbi varret e të vrarëve),
nuk përmendet fare çështja e pazgjidhur shqiptare në Maqedoni, nuk
figuron aspak dhe askund prania e elementit shqiptar në Maqedoni?
Sikur të mos ekzistonte fare! Nga ana tjetër, jo vetëm deklarata si akt,
por edhe teksti i saj, irriton. Teksti i kësaj deklarate tingëllon si të ishte
shkruar në Shkup e jo në Tiranë! Më “i mirë” nuk mund të dilte as
nga kabineti i Gligorovit! Përse “qeveria demokratike e Shqipërisë”
përgjërohet aq shumë për “tërësinë territoriale të Maqedonisë” dhe
përbetohet “në mënyrë të prerë dhe pa paragjykime” se njeh “kufijtë
ekzistues”?! Mirë që i njeh, po përse “në mënyrë të prerë e pa paragjy-
kime”? Përse ky stil, kur dihet se në diplomaci kanë rëndësi edhe nu-

2 “Bujku”, 12. XI. 1992, f. 1.


59
ancat? Pastaj, përse nuk përmendet askund në këtë deklaratë se kufiri
i sotëm midis Shqipërisë dhe Maqedonisë (në të vërtetë kufiri midis
Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, sepse Maqedonia në atë kohë nuk ka
ekzistuar) është kufi i vitit 1913, kufi që e ka ndarë arbitrarisht dhe,
natyrisht, me dhunë popullin shqiptar, ndarje kjo me të cilën ai nuk
është pajtuar kurrë?

EDINBURGU - LONDËR E RE
Parimi i mosndryshimit të kufijve (me dhunë), që bashkësia ndër-
kombëtare ka proklamuar për zgjidhjen e krizës jugosllave dhe që
njihet si parim përgjithësisht në botë, nuk e përjashton mundësinë e
ndryshimit me marrëveshje, pra në mënyrë paqësore, të kufijve, e aq
më pak shtrimin e çështjes së tyre. Të konfirmosh njohjen e kufijve
midis dy vendeve, nuk do të thotë të mos përmendet fare historia e
tyre. E vërteta historike nuk duhet dhe nuk mund të fshihet as për hir
të “fqinjësisë së mirë”, as për hir të “paqes e stabilitetit”, e aq më pak për
shkak të “imazhit demokratik” të dikujt. Mirëpo, qeveria e Shqipërisë
në këtë rast duket nuk i ka peshuar mirë gjërat kur ka vendosur ta
lëshojë këtë deklaratë dhe sidomos kur e ka shkruar dhe votuar tek-
stin e saj. Duke u treguar kaq dorëlirë ndaj Maqedonisë, qeveria e
Shqipërisë ka mundur të kërkojë prej saj që edhe ajo të jetë më pak
koprrace ndaj shqiptarëve: në atë mënyrë që t’ua sigurojë atyre të gjitha
të drejtat dhe liritë kombëtare dhe njerëzore (madje edhe ta kushtëzojë
njohjen e saj si shtet me: njohjen e autonomisë politiko-territoriale ose
të statusit shtetformues të shqiptarëve në Maqedoni), kurse prej bash-
kësisë ndërkombëtare të kërkojë që t’ua garantojë ato.

60
Ndryshe (më drejt) është vepruar në rezolutën e paradoditshme të
Kuvendit të Shqipërisë, e cila, edhe pse i kushtohet kryesisht Kosovës,
nuk i lë pas dore as shqiptarët e Maqedonisë, në të cilën, ndër të tjera,
thuhet: “Shqipëria riafirmon botërisht se ajo nuk kërkon ndryshimin e
kufijve me dhunë, por kërkon respektimin e të drejtave të shqiptarëve
në Maqedoni, që përbëjnë 40 për qind të popullsisë, për të qenë subjekt
shtetformues në shtetin Maqedon”,3 sado që këtu përdoret gabimisht
mbiemri “maqedon” në vend të emrit në gjinore “e Maqedonisë”.
Në çastin kur ky shkrim mund t’u bjerë në dorë lexuesve, Maqedo-
nia, me ndajshtimin “Shkupi”, “e Vardarit”, “Veriore” apo disi ndryshe,
mund të jetë njohur si shtet sovran dhe i pavarur nga vendet e Bash-
kimit Evropian. Pas BE-së atë do ta njohin edhe SHBA-të. Rusia tashmë
e ka njohur. Të tjerët nuk peshojnë shumë në kandarin e diplomacisë.
Pasi më parë u pajtua (u detyrua) për kompromis rreth emrit, Ma-
qedonia e pret me shpresë samitin e Edinburgut. Në Edinburg, “Evro-
pa plakë”, do t’ia japë vizën Maqedonisë, duke e njohur atë me kufijtë
e saj të sotëm, pra edhe me një pjesë të territorit shqiptar brenda saj,
të cilin ajo, ç’është e vërteta, “e trashëgon” nga ish-Jugosllavia, përkatë-
sisht nga Serbia, e cila i pushtoi me armë Kosovën dhe Maqedoninë
gjatë Luftërave Ballkanike (1912-1913).
Edinburgu, kryeqytet i Skocisë (përsëri një qytet anglez), ka gjasa të
bëhet kështu një Londër e re për shqiptarët.

“Zëri” (Prishtinë), 12. XII. 1992.

3 “Bujku”, 4. XII. 1992, f. 1.


61
POLITIKË PAQËSORE APO TRADHTI
KOMBËTARE?

Deklaratë lidhur me njohjen e Ish-Republikës Jugosllave të Ma-


qedonisë nga ana e qeverisë së Republikës së Shqipërisë
1. Njohja zyrtare e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë si
shtet sovran dhe i pavarur nga ana e qeverisë së Republikës së
Shqipërisë është një hap i ngutshëm politik me pasoja të rënda
për fatin e popullit shqiptar që jeton në trojet e veta në Maqe-
doninë e sotme dhe të popullit shqiptar në përgjithësi.
2. Njohja zyrtare e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë nga
ana e qeverisë së Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga rre-
thanat që e kanë shtyrë dhe nga qëllimet që ka pasur, cenon
rëndë interesat historike kombëtare, sepse me këtë akt të saj
qeveria shqiptare konfirmon copëtimin dhe ricopëtimin e hapë-
sirës etnike shqiptare në Ballkan dhe përligj vënien e kufijve të
rinj midis shqiptarëve.
3. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë po formohet si shtet,
duke “trashëguar” brenda kufijve të saj edhe një pjesë të terri-
torit etnik shqiptar, të cilin Serbia e ka pushtuar me armë gjatë
Luftërave Ballkanike më 1912-1913.
4. Qeveria e Shqipërisë e ka njohur Ish-Republikën Jugosllave të
Maqedonisë “me kufijtë e saj ekzistues”, edhe pse ata janë kufij
administrativë të caktuar pas Luftës së Dytë Botërore, kur Ma-
qedonia u konstituua si republikë në kuadër të ish-federatës ju-
62
gosllave. Ndërkaq, kufiri midis Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë
është kufi i vitit 1913, kur, me vendimin e padrejtë të Konfer-
encës së Ambasadorëve në Londër, më tepër se gjysma e kombit
dhe territorit etnik shqiptar ngeli jashtë kufijve të Shqipërisë.
5. Në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë jeton, siç dihet, një
numër i madh shqiptarësh (ky numër sillet prej 400-500 mijë,
sipas palës maqedone, deri në 800 mijë - një milion, sipas palës
shqiptare), të cilët gjatë gjithë periudhës së pasluftës kanë qenë
të diskriminuar në të gjitha sferat e jetës, diskriminim ky që
vazhdon edhe sot.
6. Qeveria e Republikës së Shqipërisë e ka njohur Ish-Repub-
likën Jugosllave të Maqedonisë me Kushtetutën e saj në fuqi, të
miratuar me mbivotim në vitin 1991, pa votën e përfaqësuesve
legjitimë të popullit shqiptar në Maqedoni. (Subjektet politike
shqiptare në Maqedoni, me nënshkrimet e 150 mijë qytetarëve,
kanë kërkuar nga kryetari i saj ngritjen e procedurës për ndry-
shimin e kësaj kushtetute, por as kjo kërkesë e tyre nuk është
përfillur).
7. Qeveria e Shqipërisë e ka njohur Ish-Republikën Jugosllave të
Maqedonisë, edhe pse ajo e mohon vullnetin politik të shqip-
tarëve që jetojnë në Maqedoni - kërkesën e tyre për të qenë pop-
ull shtetformues ose për të pasur autonomi politiko-territoriale,
ashtu siç janë deklaruar me Referendumin e 11-12 janarit 1992.
8. Qeveria e Republikës së Shqipërisë e ka njohur Ish-Repub-
likën Jugosllave të Maqedonisë edhe pse shqiptarëve që jetojnë
në trojet e tyre në këtë republikë dhe që përbëjnë rreth 40 për
qind të popullsisë së saj të përgjithshme, vazhdojnë t’u shkelen

63
brutalisht të drejtat e tyre elementare kombëtare dhe njerëzore,
të garantuara edhe me aktet ndërkombëtare, siç janë: e drejta e
shkollimit në gjuhë amtare (në të gjitha nivelet), e drejta e për-
dorimit zyrtar të gjuhës shqipe në jetën publike dhe shumë të
tjera.
9. Qeveria e Republikës së Shqipërisë e njeh “solemnisht” Ish-Re-
publikën Jugosllave të Maqedonisë si shtet të pavarur dhe
sovran, edhe pse organet kufitare të kësaj republike fqinje, si-
kurse edhe ato të Serbisë (aleate e natyrshme e së cilës është),
vetëm në 5-6 muajt e fundit kanë vrarë 7 shtetas shqiptarë (të
Shqipërisë), ndërkohë që policia maqedonase, sikurse edhe ajo
serbe, organizon ekspedita ndëshkuese në fshatrat shqiptare, in-
skenon ekscese dhe vret shqiptarë të pafajshëm në Bit-Pazar të
Shkupit dhe gjetiu.
10. Duke shprehur mospajtimin tonë me këtë akt të ngutshëm e
të dëmshëm të qeverisë së Shqipërisë, pra me aktin e njohjes
së Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë nga ana e saj - pa
u zgjidhur më parë çështja e shqiptarëve që jetojnë aty dhe pa
kurrfarë garancie ndërkombëtare për zgjidhjen e saj të drejtë në
të ardhmen - nuk mund të mos theksojmë se kjo ka ndodhur
edhe për shkak të politikës së paqartë, të pavendosur e jokon-
sekuente, por edhe karrieriste, të subjekteve politike shqiptare
në Maqedoni, për çka ata, natyrisht, mbajnë barrën kryesore të
përgjegjësisë para popullit dhe historisë.

Prishtinë, Prof. dr. Agim Vinca


30. IV. 1993

64
Kjo deklaratë u kumtua në konferencën për shtyp të mbajtur më 4.
V. 1993 në Prishtinë.
Teksti i saj u komentua nga “Bujku” dhe u botua i plotë në gazetat
“Zëri i Kosovës” (Zvicër) dhe “Kombi” (Tiranë), ndërsa gazeta “Flaka e
vëllazërimit” e Shkupit nuk e botoi.

65
KU DIGJEN FLAMUJT,
Ç’KUPTIM KA POEZIA?!

Në Strugë, për të 32-n herë me radhë, po mbahen Mbrëmjet e Poezisë.


Në Mbrëmjet e Poezisë në Strugë, për të dytën herë radhazi (edhe
vitin e kaluar në të njëjtën kohë), u përdhos flamuri kombëtar shqiptar,
i vetmi në mesin e shumë flamujve të tjerë të vënë për nder të pjesëmar-
rësve që vijnë nga vende të ndryshme të botës.
Natën ndërmjet 25 e 26 gushtit, në “qytetin e poezisë”, u dogj (nga
një dorë e panjohur!) flamuri kombëtar shqiptar. Të nesërmen e hapjes
solemne të festivalit, në orët e hershme të mëngjesit, poshtë shtyllës ku
një natë më parë valonte flamuri kuq e zi, u gjend një grusht hi!
Djegia e flamurit kombëtar shqiptar në “qytetin e poezisë”, në Strugë,
jo larg nga hoteli ku janë vendosur poetët mysafirë, është një fyerje dhe
provokim i rëndë, para së gjithash, për pjesëmarrësit nga Republika e
Shqipërisë në këtë manifestim letrar ndërkombëtar, për nder të të cilëve
edhe është vënë ai, pra flamuri shqiptar, përdorimi i lirë i të cilit në Maqe-
doni ende është i ndaluar (nuk është rregulluar si duhet, me ligj).
Djegia e flamurit kombëtar shqiptar do të duhej të ishte (dhe është) një
fyerje dhe provokim i rëndë edhe për krijuesit letrarë shqiptarë nga Re-
publika e Maqedonisë, të cilët, sado në mënyrë margjinale e përçmuese,
megjithatë, marrin pjesë në programin e këtij manifestimi letrar, në të
cilin, për herë të parë këtë vit, nuk merr pjesë asnjë krijues nga Kosova!
(Krijuesit nga Kosova nuk janë ftuar në Mbrëmjet e Poezisë në Strugë, as

66
si shoqatë, as si individë, për shkak se organizatori e konsideron Kosovën
pjesë përbërëse të Serbisë, përkatësisht të RF të Jugosllavisë!).
Djegia e flamurit kombëtar shqiptar do të duhej të ishte (dhe shpreso-
jmë se është) një shqetësim dhe fyerje edhe për të gjithë krijuesit e tjerë
letrarë pjesëmarrës në këtë manifestim letrar ndërkombëtar me renome,
për të gjithë ata të cilët flamujt dhe simbolet e të tjerëve i çmojnë dhe i
nderojnë njësoj sikur edhe të vetat!
Djegia e flamurit kombëtar shqiptar në Strugë, më në fund, është një
fyerje dhe provokim i rëndë për popullatën shqiptare të kësaj treve, që
përbën më se gjysmën e popullsisë së komunës së Strugës dhe për mbarë
popullin shqiptar kudo që jeton!
Aty ku digjen dhe ndalohen flamujt dhe simbolet kombëtare, sikurse
edhe gjuha dhe shkolla e atyre që u përkasin ato, aty digjen e ndalohen
edhe librat, edhe idetë, edhe njerëzit.
Aty ku digjen dhe ndalohen flamujt dhe simbolet kombëtare (dhe për
këtë organet përkatëse të pushtetit, ndryshe tejet efikase, nuk ndërmarrin
asgjë, kurse nikoqirët nuk e shohin të udhës as të kërkojnë ndjesë), është
demagogji të flasësh për ura miqësie midis popujve, kombeve e njerëzve
dhe për trajtim të barabartë të tyre pa dallim race, kombi e feje!
Aty ku ndalohen dhe përdhosen flamujt dhe simbolet kombëtare, aq
më shumë ato të atyre që i ke fqinj dhe me të cilët bashkëjeton, aty e humb
kuptimin e vet edhe vetë poezia, kurse manifestimet letrare shndërrohen
në parada e maskenbale, në të cilat as që ka kuptim të marrësh pjesë!

Tekst i shkruar si reagim i drejtpërdrejtë ndaj aktit barbar të djegies së


flamurit shqiptar në kuadër të Mbrëmjeve të Poezisë në Strugë. Botuar te
“Flaka e vëllazërimit”, 29 gusht 1993.

67
SHQIPTARËT - POPULLI MË I
DISKRIMINUAR I EVROPËS

Ky është shkaku kryesor i eksodit të tyre


Gjendja e rëndë politike dhe ekonomike në Kosovë dhe në viset e
tjera ku jetojnë shqiptarët në ish-Jugosllavi (në IRJ të Maqedonisë, në
Mal të Zi dhe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) paraqet motivin krye-
sor të shpërnguljes së shqiptarëve në Evropë - në shtetet e zhvilluara të
Evropës Perëndimore (veçanërisht në Gjermani, në Zvicër, në Austri,
në Suedi, në Danimarkë, në Norvegji etj.), por edhe më larg: në Amer-
ikë, në Australi, në Zelandën e Re etj. Në mesin e atyre që braktisin
vendlindjen mbizotërojnë të rinjtë, por nuk mungojnë edhe familjet
që për të siguruar jetën dhe ekzistencën marrin rrugën e mërgimit.
Procesi i shpërnguljes së shqiptarëve, i njohur si eksod i tyre, është bërë
edhe më masiv në vitet e fundit, për shkak se edhe situata politike dhe
ekonomike në vendin ku jetojnë ata jo vetëm që s’ka përmirësime, por
ka ardhur duke u keqësuar.
Në regjionin e Kosovës, siç dihet, prej vitit 1981 e këndej (dhe
veçanërisht nga viti 1989, kur kësaj krahine autonome që ishte element
konstitutiv i ish-federatës jugosllave iu mor me dhunë autonomia),
por edhe më parë, mbretëron një gjendje e rëndë dhune e terrori të
përditshëm policor, që shprehet me presion të vazhdueshëm politik,
ekonomik, psikologjik etj. Rrahjet, keqtrajtimet, bastisjet, plaçkitjet,
largimet nga puna, arrestimet, plagosjet e, madje, edhe vrasjet - janë
68
bërë dukuri pothuajse e përditshme. Jeta e njerëzve është bërë e rëndë
dhe e pasigurtë. Vetëm brenda këtij viti në Kosovë, ku janë stacionuar
forca të mëdha policore dhe ushtarake serbe (jugosllave), policia serbe
ka vrarë 13 njerëz të pafajshëm, në mesin e të cilëve edhe gra e fëmijë,
siç është rasti i vogëlushit 7-vjeçar Fidan Brestovci nga Prishtina dhe i
gruas së re 23-vjeçare Violetë Dervishi nga Deçani (nënë e dy fëmijëve
të mitur), që paraqesin dy nga rastet më të freskëta dhe më tragjike të
dramës kosovare.
Shifrat dhe faktet që do të sjellim më poshtë (vetëm disa sosh) flasin
vetvetiu për gjendjen vërtet të rëndë në të cilën ndodhet populli shqip-
tar në ish-Jugosllavi dhe veçanërisht në Kosovë, gjë që, natyrisht, nxit
largimin e tyre nga Atdheu. (Llogaritet se vetëm në këto 2-3 apo 3-4
vitet e fundit nga Kosova janë larguar rreth 300-500 mijë vetë). Kësh-
tu, për shembull, mjafton të përmendim faktin se vetëm në periudhën
brenda viteve 1981-1990 shqiptarët në ish-Jugosllavi u dënuan me rreth
25.000 vjet burg të akuzuar si “nacionalistë”, “separatistë”, “irredentistë”,
“kundërrevolucionarë”, “terroristë”, “fundamentalistë” etj., kurse, sipas
pohimit të vetë shefit të atëhershëm të policisë në Kosovë, në polici,
prej vitit 1981 e deri në atë kohë, “u trajtuan në mënyra të ndryshme”
584.373 vetë, që do të thotë çdo i dyti banor i moshës madhore.
Po kaq masiv ka qenë edhe largimi i shqiptarëve nga puna. Kështu,
prej vitit 1990 e deri më sot janë përzënë nga vendet e tyre të punës
123.000 vetë, në mesin e të cilëve edhe ekspertë të njohur të fushave të
ndryshme, kështu që tani në marrëdhënie pune në sektorin shtetëror
kanë ngelur gjithsej 38.600 shqiptarë, pjesa dërrmuese e të cilëve i bë-
jnë punët më të rënda dhe më pak të paguara. Në vendet udhëheqëse

69
janë vënë kudo kuadrot serbe dhe malazeze, shumë herë edhe pa kual-
ifikimet e duhura profesionale.
Regjimi serb i Millosheviqit zbaton në Kosovë një terror të vërtetë
fizik dhe shpirtëror. Përveç vrasjeve të shumta të njerëzve të pafajshëm
e paqëdashës - viktimave fizike të terrorit shtetëror, në Kosovë ap-
likohet edhe i ashtuquajturi terror psikologjik, që ka për qëllim de-
stabilizimin dhe çrregullimin mental dhe shpirtëror të njerëzve. Sipas
hulumtimeve të ekspertëve vetëm brenda viteve 1981-1989 janë botu-
ar, emetuar dhe publikuar në shtypin, radion dhe televizionin serb të
Beogradit rreth 800.000 artikuj, komente, fejtone, intervista, libra, re-
portazhe, filma etj., në të cilat satanizohen shqiptarët.
Me masa të shumta represive regjimi shovinist i Beogradit synon të
ndrydhë vullnetin politik të shqiptarëve - lëvizjen e tyre paqësore për
pavarësi dhe të bëjë pastrimin etnik të këtij territori të banuar gjith-
monë me shumicë shqiptare.
Eksodi i shqiptarëve dhe veçanërisht i të rinjve në Perëndim (në
botën e jashtme) ka edhe disa arsye pak a shumë speciale. Fillimi i
luftës në hapësirën e ish-Jugosllavisë - së pari në Slloveni dhe pastaj në
Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë - i dha impulse të reja shpërnguljes
së të rinjve shqiptarë, sikurse edhe të një numri të madh pjesëtarësh të
popujve të tjerë. Duke mos dashur të shërbejnë në Armatën Jugosllave
si mjet për realizimin e synimeve hegjemoniste serbomëdha, të rinjtë
shqiptarë që gjendeshin në të ashtuquajturën APJ u detyruan të dezer-
tojnë (kur kishin mundësi), kurse një numër i madh të rinjsh të tjerë,
të largohen nga vendi për të mos shkuar në shërbimin ushtarak. Një
rrezik i tillë është i pranishëm edhe sot, prandaj të rinjtë shqiptarë që

70
mbushin 18 vjet në Kosovë detyrohen ose të bëjnë një jetë gjysmilegale
(për të mos u rekrutuar) ose të shkojnë në botën e jashtme.
Frika nga lufta - nga përhapja e konfliktit të armatosur nga Veriu në
Jug, në Kosovë dhe në Maqedoni, është po ashtu një nga shkaqet që i
shtyn njerëzit të marrin botën në sy. Kjo rrethanë ndikon te të gjithë
banorët e hapësirës ballkanike, por në Kosovë është më e theksuar për
shkak se ekziston frika e arsyeshme nga ndonjë masakër e rrufeshme e
shtabit ushtarak serb ndaj popullsisë së paarmatosur dhe të pambroj-
tur shqiptare gjithnjë me qëllim pastrimi etnik të territorit.
Duke e mbajtur nën kontroll të rreptë policor e ushtarak Kosovën e
pasur me pasuri nëntokësore e të tjera regjimi serb synon ta mbajë atë
edhe më tutje si koloni të vetën - të vetmen në Evropë.
Nga sa u tha më lart mund të konkludohet se shkaqet e eksodit të
shqiptarëve në botën e jashtme janë kryesisht të natyrës ekonomike
dhe politike. Mungesa e mjeteve elementare për ekzistencë - skamja
dhe varfëria e shumë familjeve, e kushtëzuar nga situata dhe rrethanat
politike, diskriminuese për shqiptarët, është një nga shkaqet që i dety-
ron njerëzit të braktisin vendlindjen dhe të bredhin nëpër botë duke
kërkuar strehë.
Në Kosovë ende ndiqen, gjykohen dhe dënohen njerëzit për shkak
të mendimit të lirë, të bindjeve politike dhe të veprimit legal politik.
Aktualisht 63 persona janë në vuajtje të dënimit për shkak të “veprave”
të tilla të inkriminuara si vepra penale. (Dënimi drastik me 5 vjet burg
i mr. Ukshin Hotit, profesor i Universitetit të Prishtinës dhe kryetar i
Partisë së Unitetit Kombëtar (UNIKOMB), tregon se çdo shqiptar dhe
veçanërisht intelektual është “kandidat” potencial për t’u burgosur dhe

71
dënuar për shkak të bindjeve të veta politike, edhe pse për sendërtimin
e tyre as nuk e përdor e as nuk e predikon dhunën).
Edhe në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ku, siç dihet,
jeton një numër i madh shqiptarësh gjendja dhe pozita e tyre është po
ashtu tejet e palakmueshme. Ndonëse, duke shpresuar se në kushtet
e pluralizmit politik do të ndërpritej praktika e vjetër komuniste e
shtypjes dhe nëpërkëmbjes së tyre, shqiptarët në IRJ të Maqedonisë
morën pjesë në zgjedhje dhe u inkuadruan në sistem, gjendja e tyre jo
vetëm që nuk ndryshoi, por në disa aspekte edhe u keqësua. Shqiptarët
që jetojnë në trojet e tyre etnike në kuadër të kësaj ish-republike ju-
gosllave, tani shtet i pavarur me subjektivitet ndërkombëtar, vazhdojnë
të jenë të pabarabartë dhe të diskriminuar në të gjitha fushat e jetës:
para së gjithash në punësim (numri i shqiptarëve të punësuar në sek-
torin shtetëror është jashtëzakonisht i vogël në krahasim me përqind-
jen e tyre), pastaj në arsim, në shkencë, në kulturë, në informim, në
përdorimin publik të gjuhës amtare, në përdorimin e simboleve kom-
bëtare etj.etj. Edhe në Maqedoni dhjetë shqiptarë u dënuan me 65 vjet
burg në saje të një procesi të montuar politik dhe janë në vuajtje të
dënimit, mirëpo numri i shqiptarëve të burgosur për motive apo, thënë
më drejt, pretekste të tilla a të ngjashme është shumë më i madh, ashtu
siç janë të shumta edhe shkaqet që i detyrojnë ata që të marrin botën
në sy.
Shqiptarët në Kosovë dhe ish-Jugosllavi, që përbëjnë gjysmën
e kombit shqiptar në Ballkan, nuk mund të komunikojnë lirisht me
pjesën tjetër të kombit. Për të shkuar në shtetin amë - Republikën e
Shqipërisë ata janë të detyruar të kërkojnë “vizë dalëse”(!) nga organet
e policisë serbe. Vetëm në dy vitet e fundit shqiptarëve u janë marrë

72
rreth dhjetë mijë pasaporta për shkak të shkuarjes “pa leje” në Shqipëri,
kurse bartësit e tyre janë ndëshkuar me dënime të rënda me të holla,
me burg dhe me marrje të pasaportës deri në tre vjet (një fat të tillë e
ka përjetuar edhe autori i këtyre radhëve). Në dokumentet e OKB-së
ekskomunikimi i pjesës së ndarë të popujve me amën e vet cilësohet
si gjenocid kulturor! Dhe është e çuditshme se si kjo organizatë ia heq
sanksionet në kulturë regjimit që zhvillon gjenocid kulturor (dhe jo
vetëm kulturor) ndaj një populli të tërë?!
Mbyllja me dhunë e institucioneve kulturore, arsimore, shkencore,
shëndetësore, informative etj. në Kosovë ka shkaktuar jo vetëm ndër-
prerjen e punës normale në to dhe të zhvillimit normal të tyre, por
edhe shkapërderdhjen e kuadrove dhe shpërnguljen e mjaft prej tyre
në botën e jashtme.
Shkaqet e shpërnguljes së shqiptarëve, sikurse edhe të popujve
të tjerë të robëruar, janë të shumta dhe jo rrallë edhe të paparashi-
kueshme. Rrethanat e krijuara në Kosovë dhe në përgjithësi në ish-Ju-
gosllavi prodhojnë për çdo ditë shkaqe të reja. Dhe mund të prodhojnë
edhe të tjera në të ardhmen. Natyrisht, po qe se problemi i Kosovës
dhe i shqiptarëve në ish-Jugosllavi nuk vihet në rend të ditës dhe nuk
zgjidhet në mënyrë adekuate.
Në qoftë se ky problem zgjidhet në mënyrë të drejtë, ashtu siç është
vullneti politik i popullit të shtypur shqiptar dhe siç kërkojnë parimet
e drejtësisë, të demokracisë dhe të humanizmit, jam i bindur se pje-
sa dërrmuese e shqiptarëve që qëndrojnë aktualisht në Evropë (andaj
edhe në Gjermani), qoftë si punëtorë të përkohshëm, qoftë si refugjatë
politikë, do të ktheheshin në vendlindjet e tyre, të cilat i kanë braktisur
pa dëshirë dhe me të cilat i kanë të forta lidhjet shpirtërore.

73
Tekst i kumtuar në Tribunën publike kushtuar pozitës së popujve
të shtypur dhe shkaqeve të eksodit të tyre, që u mbajt në kuadër të
manifestimit «Vielvölker-Forum» (Forumi i Popujve) në Hamburg të
Gjermanisë prej 7-9 tetor 1994.
“Rilindja” (Tiranë), 26. X. 1994.

74
VULLNETI I NDRYDHUR ME DHUNË

(Shqiptarët dhe e drejta e vetëvendosjes)

“Lideri i ri nacionalbolshevik”, siç e quajnë politikanin e ri serb Iv-


ica Daçiq (gjë që ai e pohon edhe vetë me mburrje), në ditarin e tij të
botuar në gazetën “Borba” të dt. 27-28 shkurt 1993, kërkon me të drejtë
konsekuencë në jetë dhe në politikë. Mirëpo, në tekstin jo edhe aq të
gjatë të ditarit të tij, lexuesi has një varg inkonsekuencash frapante, prej
të cilave me këtë rast po i veçojmë dy:
1. Duke folur për qëndrimin e disa “njerëzve të opozitës” ndaj “in-
teresave kombëtare dhe shtetërore”, natyrisht serbe, Daçiqi shkruan:
“... të gjithë ata që shpeshherë thonë se nuk e dinë se cilat janë sot
interesat kombëtare dhe shtetërore serbe kërkojnë alibi për mosrespek-
timin e këtyre interesave nga ana e tyre, sepse ky interes është i njëjtë
tash dy shekuj - realizimi i së drejtës së popullit serb për vetëvendosje, e
cila vetëm atij në Ballkan i mohohet”.
Duke shkruar kështu, “lideri i ri nacionalbolshevik serb”, Ivica
Daçiq, tregon mosnjohjen e vet të thellë ose injorimin me qëllim të
realitetit politik në Ballkan, përkatësisht të fakteve historike në këto
hapësira.
Nëse në Ballkan (e, madje, edhe në Evropë) ka një komb, të cilit
i është bërë padrejtësi e tillë historike që më tepër se gjysma e tij të
jetojë jashtë kufijve të shtetit amë dhe të cilit kaq gjatë dhe me aq fana-
75
tizëm (nga ana e fqinjëve dhe e fuqive të mëdha) i mohohet e drejta e
vetëvendosjes - këta janë shqiptarët.
Siç dihet, pas Kongresit të Berlinit të vitit 1878 dhe sidomos pas
Konferencës së Londrës të mbajtur në vitin 1913, më tepër se gjysma
e territoreve të banuara me shqiptarë (ku ata përbëjnë shumicën dër-
rmuese të popullatës dhe ku jetojnë me shekuj) mbetën jashtë kufijve
shtetërorë të shtetit shqiptar, Shqipërisë. Mu për këtë mund të thuhet
se jo serbët, por shqiptarët (duke përjashtuar, ndoshta, maqedonasit,
identiteti etnik i të cilëve është i kontestueshëm), janë i vetmi popull në
Ballkan që jeton i ndarë në disa shtete ballkanike dhe të cilit tash një
shekull i mohohet, natyrisht me dhunë, e drejta që të vendosë vetë për
fatin e vet dhe të jetojë i lirë e i bashkuar në një shtet.
Shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në viset e tjera
shqiptare në ish-Jugosllavi, përfshirë edhe Preshevën, Bujanocin dhe
Medvegjën, janë popull autokton që jeton në një territor kompakt në
vazhdimësi gjeografike me shtetin amë, ndërsa Shqipëria është i vetmi
shtet në botë që përgjatë tërë kufirit të saj tokësor kufizohet me popul-
lin e vet, domethënë me shqiptarë.
Përse popullit shqiptar në Kosovë (dhe në viset e tjera shqiptare në
ish-Jugosllavi) i mohohet e drejta e ligjshme e vetëvendosjes? Përse
vullneti i tij politik që të jetë i lirë e i pavarur, domethënë i barabartë
me popujt e tjerë dhe të jetojë në paqe me ta, shuhet me dhunë dhe
terror të paparë? Dhe tërë këtë e bën shteti dhe regjimi, në krye të të
cilit gjendet partia, liderët e së cilës flasin pareshtur për “drejtësi” dhe
“parimësi”. Përse zoti Daçiq nuk tenton të jetë sadopak i drejtë dhe
parimor edhe ndaj të tjerëve?

76
2. Duke folur për “rrezikimin” e serbëve në “ish-Maqedoni”, si thotë
ai, mbrojtësi i flaktë i “interesave kombëtare”, natyrisht serbe, zotëria e
tij - shoku Daçiq, ndër të tjera, thotë:
“Kur bashkësia ndërkombëtare kërkonte me ultimatum që Serbia
t’ua njihte statusin special pakicave kombëtare, të cilat në Serbi për-
bëjnë gjithsej disa dhjetëra mijëra, përse Serbia nuk paska të drejtë që
të kujdeset për të drejtat dhe identitetin e serbëve në Maqedoninë e
dikurshme”.
Është me të vërtetë fantastike se si deputeti i Kuvendit të Serbisë
dhe portparoli i partisë në pushtet, që e mban tash sa kohë, me dorën e
fortë, por edhe me “legjitimitet” pushtetin në këtë vend, Ivica Daçiq, e
zbret numrin e “pakicave kombëtare në Serbi” në “gjithsej disa dhjetëra
mijëra” (!), kur dihet se mbi 40 për qind të popullatës së saj e përbëjnë
pjesëtarët e popujve joserbë! Është e qartë se këtu nuk bëhet fjalë më
thjesht për jokonsekuencë, por për një gënjeshtër me bisht e falsifikim
flagrant.
Nëse në Serbi paska, siç thotë autori i ditarit të “Borbës”, “gjithsej disa
dhjetëra mijëra” pjesëtarë të “pakicave kombëtare”, atëherë shtrohet py-
etja: ku janë shqiptarët? A i konsideron edhe ata “pakicë kombëtare”
apo nuk i bën hesap fare? Mos vallë politikani i ri serb, Ivica Daçiq,
është politikani i parë serb, që ua njeh shqiptarëve statusin e kombit?
Nuk e besoj. Sepse, partia së cilës i takon ai dhe politika që përfaqëson
ajo (sikurse edhe politika e politikanët serbë në përgjithësi, me ndonjë
përjashtim shumë të rrallë) mendojnë dhe veprojnë ndryshe. Mirëpo,
edhe po qe se supozojmë për një çast se z. Daçiq, rastësisht, nuk i kon-
sideron shqiptarët “pakicë kombëtare”, por popull, komb, gjë që do të
ishte (dhe është) plotësisht e drejtë dhe e natyrshme, përsëri shtrohet

77
një pyetje tjetër e pashmangshme: po ku na qenkan atëherë hungarezët,
rumunët, myslimanët, kroatët, romët, vllehët, rusinët, sllovakët, turqit,
bullgarët, maqedonasit, të ashtuquajturit “jugosllavë” etj. etj.? Athua
të gjithë ata së bashku (e disa prej tyre edhe veç e veç) nuk bëjnë më
shumë se “gjithsej disa dhjetëra mijëra” njerëz?
Kënd e mashtron kështu publikisht portparoli i PSS-së dhe përse?
Apo, ndoshta, ai mendon se kur është fjala për “interesat kombëtare
dhe shtetërore”, natyrisht serbe, lejohet gjithçka. Madje edhe rrenat.
“Tako treba!” Kjo është rruga! E vetmja rrugë. Rrugë tjetër s’ka!1

“Borba” (Beograd), mars 1993; “Kombi” (Tiranë), 2 prill 1993.

1 Fjalët: “Tako treba”, që në shqip do të mund të përktheheshin: “Kjo është rruga”


(e drejtë), ishin slogan i Partisë Socialiste të Serbisë në zgjedhjet e vitit 1992.
Duke e ironizuar këtë slogan, organi i partisë së Vuk Drashkoviqit, menjëherë
pas zgjedhjeve, pat sajuar këtë epigram: “Nema mleka/ nema hleba/ Jedi govna/
Tako treba!”. Përkthimi i lirë shqip: “Qumësht s’ka/ S’ka as bukë/ Kjo është
rruga:/ Hani mut!”.
78
NOCIONI «SHQIPËRI E MADHE» - PJELLË E
PROPAGANDËS ANTISHQIPTARE

1. Nocioni «Shqipëri e madhe» është pjellë e propagandës ser-


bo-maqedono-malaziase (dhe asaj greke). Mu për këtë, për-
dorimi i tij nga cilido politikan a veprimtar tjetër shqiptar është
gabim i rëndë, për të mos thënë edhe i pafalshëm. Se populli
shqiptar është popull i ndarë, më tepër se gjysma e territorit etnik
të të cilit ka mbetur jashtë kufijve shtetërorë të shtetit shqiptar,
këtë e di gjithkush. Prandaj mund të flitet vetëm për Shqipëri
etnike e kurrsesi jo për «Shqipëri të madhe», siç propagandojnë
armiqtë shekullorë të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar.
2. Sa i përket çështjes së kufijve, mendojmë gjithashtu se nuk është
kurrfarë mëkati e as tabuje përmendja dhe shtruarja e kësaj
çështjeje, aq më parë në këtë kontekst historik kur po ndryshon
harta gjeopolitike e Ballkanit dhe e Evropës. Na janë të njohura
dokumentet e OKB-së dhe të KSBE-së, si edhe parimet e mar-
rëveshjes, aktit final të Helsinkit, por nuk duhet të harrojmë
kurrsesi se numri i shteteve të reja në Evropë është shtuar duk-
shëm në vitet e fundit, prandaj pohimi se ne «nuk kemi kërkuar,
nuk kërkojmë e as nuk do të kërkojmë ndryshimin e kufijve», pa
e shtuar, madje, me këtë rast, as fjalën me dhunë, nuk na duket
i drejtë dhe, sikurse pohimi i parë, bie ndesh me interesat afat-
gjata kombëtare dhe me idenë themelore të Lëvizjes sonë Kom-
bëtare, pa të cilën as që ka kuptim ajo: bashkimin kombëtar.
79
3. Çështja e Kosovës dhe e shqiptarëve në ish-Jugosllavi nuk mund
të shtrohet kurrsesi vetëm si çështje e të drejtave njerëzore, edhe
pse shkelja e tyre në Kosovë, por edhe në Maqedoni e në Mal të
Zi, është e papresedencë, por si çështje e madhe politike me pre-
misa historike, etnike, juridike, politike, kulturore etj. Zgjidhja
e çështjes së Kosovës dhe e çështjes shqiptare në ish-Jugosllavi
nuk mund të reduktohet në «sigurimin e të drejtave njerëzore e
kombëtare aty ku janë» e as të zbritet në nivel të «pakicës kom-
bëtare». Shqiptarët në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi kërkojnë të
jenë të lirë e sovranë dhe të vendosin vetë për fatin e vet e jo të
mbeten nën sovranitetin e të tjerëve, të shtypen e të shfaros-
en pa mëshirë prej pushtuesve serbë dhe shovinistëve të tjerë
të Ballkanit. Tekefundit, parlamenti i Republikës së Shqipërisë
e ka njohur Republikën e Kosovës dhe kjo e obligon çdo sub-
jekt politik e shtetëror shqiptar që t’i përmbahet këtij vendimi.
Nga ana tjetër, Këshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare
në ish-Jugosllavi, në tri opcionet e paraqitura në Konferencën
Paqësore për ish-Jugosllavinë në Hagë, si opcion të tretë - në rast
ndryshimi të kufijve të jashtëm të Jugosllavisë së atëhershme -
pat shtruar kërkesën për bashkim me Shqipërinë, prandaj nuk
mund të thuhet se ideja e «Shqipërisë më madhe», në të vër-
tetë ideja e bashkimit të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare
në ish-Jugosllavi me Shqipërinë, nuk përkrahet nga asnjë forcë
serioze politike në Shqipëri dhe më gjerë.
4. Është i njohur dhe evident fakti se asnjë subjekt serioz politik dhe
asnjë individ me ndikim në Kosovë e më gjerë nuk ka predikuar
e as nuk predikon terrorizmin si formë dhe mjet për zgjidhjen e

80
çështjes shqiptare. Me këtë «argument» pushteti okupues serb i
«arsyeton» para botës vrasjet e inskenuara të djemve të rinj e të
pafajshëm anekënd Kosovës, sikurse edhe gjykimet drakonike
të sa e sa të tjerëve. Prandaj, vetë përdorimi i këtij termi në kon-
tekstin e kësaj polemike është një imputim jokorrekt, plotikisht
i dëmshëm dhe moralisht i palejueshëm. Të tilla i konsiderojmë
edhe akuzat koniunkturale ideologjike dhe spekulimet e tjera
të ngjashme, sidomos kur ato u mvishen njerëzve që me punën
dhe veprën e tyre e kanë dëshmuar të kundërtën.
5. Konsiderojmë se «diversiteti i mendimeve», përkatësisht
pikëpamjet e ndryshme përkitazi me zgjidhjen e çështjes sonë
kombëtare janë të natyrshme dhe normale. Të tillë e konsid-
erojmë edhe këtë polemikë, prandaj do të donim që ajo të mos
marrë karakter fushate, etiketimesh e eliminimesh dhe në atë
mënyrë të shpjerë ujë në mulli të atyre që i gëzohen përçarjes
shqiptare.

Prishtinë, 25. I. 1993

Tekst i shkruar si kumtesë e Forumit të Intelektualëve Shqiptarë lid-


hur me letrën e hapur të akademik Rexhep Qosjes drejtuar presidentit
të Shqipërisë, dr. Sali Berishës dhe reagimet e komentet që pasuan pas
saj. U botua te «Bujku» (Prishtinë) dhe «Kombi» (Tiranë), 5. II. 1993.

81
«OAZË E PAQES»
APO «MOLLË E ERIDËS»?

Kryeqyteti i Bullgarisë, Sofja, këto ditë qe mikpritëse e presidentëve


të dy shteteve fqinje: Maqedonisë dhe Shqipërisë. Së pari, kryetari
i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Kiro Gligorovi, shkoi për
vizitë zyrtare në Bullgari, e fill pas tij edhe kryetari i Shqipërisë, Sali
Berisha. Në Sofje Gligorovi foli maqedonisht, pa përkthyes. Gojëkëqi-
jtë thonë: maqedonishtja është dialekt i bullgarishtes! Nuk e di a është
e vërtetë kjo, por e di se kur pata shkuar për herë të parë në Bullgari,
me maqedonishten time të mësuar në shkollë të mesme (në gjimnazin
«Braqa Miladinovci» në Strugë, ku më tepër se gjysmën e lëndëve i
kishim në këtë gjuhë), komunikoja pa kurrfarë vështirësish: në rrugë,
në shitore, në restorant... As Gligorovi nuk pati probleme të mëdha ko-
munikimi në Sofje, sado që sharra i hasi në gozhdë te formulimi lidhur
me gjuhën maqedonase, të cilën pala bullgare nuk është e gatshme ta
pranojë. Ai u takua me homologun e vet, kryetarin Zhelo Zhelev dhe
foli para deputetëve në parlamentin e Bullgarisë, ku solli përshëndetjet
e “të gjithë qytetarëve të Maqedonisë” dhe dëshirën për bashkëpunim
në «bazë të marrëveshjeve të dy shteteve sovrane e të barabarta».
Dikush (përsëri ndonjë nga ata që në zhargonin e përditshëm i qua-
jmë gojëkëqij) mund të thotë: mos vallë ekzistojnë dy shtete bullgare
në Ballkan?
Bullgaria qe shteti i parë që e njohu Maqedoninë si shtet të pavar-
ur e sovran, veçse me një klauzolë: territorin e jo popullin! (Shkenca
82
dhe politika bullgare, dekada me radhë, prejse ekziston Maqedonia si
“shtet”, e mohojnë ekzistencën e kombit maqedonas dhe të gjuhës ma-
qedonase).
Bullgarët dinë ç’bëjnë!
Në Bullgari, këto ditë, menjëherë pas Gligorovit, shkoi për vizitë
zyrtare edhe presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha. Edhe Berisha, njësoj
si kolegu (dhe miku) i tij nga Shkupi, u takua me homologun e vet bull-
gar, Zhelevin dhe u nderua me një paraqitje para parlamentarëve bull-
garë. Në parlamentin bullgar presidenti shqiptar deklaroi se Shqipëria
e ka njohur Maqedoninë për hir të stabilitetit në rajon. Po në takimin
me dyer të mbyllura? Aty, pos për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin
bilateral, është folur me siguri edhe për gjendjen në rajon, për “luftën
e paqen” në Ballkan dhe, në këtë kontekst, edhe për çështjen e Kosovës
dhe, natyrisht, edhe të vetë Maqedonisë.
Shqipëria qe vendi i katërt në botë (pas Bullgarisë, Turqisë dhe Ru-
sisë), që e njohu Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë si shtet të
pavarur e sovran. Në qoftë se tri të parat kishin arsyet e veta që ta bënin
këtë (Bullgaria, si thamë, e njeh Maqedoninë si territor, por jo maqe-
donasit si komb; Turqia u ngut ta bëjë këtë për “inat” të Greqisë, kurse
Rusia për shkak se e konsideron “shtet sllav”), akti i qeverisë shqiptare
për njohjen e Maqedonisë në kufijtë e saj ekzistues dhe me kushtetutën
në fuqi, në të cilën shqiptarët trajtohen si “nacionalitet” (lexo: pakicë
kombëtare) dhe pothuajse pa kurrfarë kushtesh, do të mund të kon-
siderohej jo vetëm hap i ngutshëm, por edhe i dëmshëm për interesat
afatgjate kombëtare. Ka që thonë se ky akt, i kërkuar gjithsesi edhe nga
aleatët perëndimorë, në radhë të parë ata amerikanë, shkon në favor të
interesave strategjike të Shqipërisë si shtet dhe të shqiptarëve si komb.

83
Shqiptarët (s’)dinë ç’bëjnë!
Dhe ja, tani, një vit pas njohjes së Maqedonisë nga të dy fqinjët e saj
të interesuar drejtpërsëdrejti për të, trekëndëshi: Tiranë-Shkup-Sofje
ka filluar të funksionojë. Për herë të parë në këtë itinerar nuk hyjnë as
Beogradi, as Athina. Analistët thonë se Shqipëria, Bullgaria, Maqedo-
nia (dhe Kosova) i takojnë sferës amerikane të interesit; se stacionimi
i ushtarëve amerikanë në Maqedoni dhe tërheqja e vërejtjes Serbisë
për mospërhapjen e konfliktit në Jug (në Kosovë) janë tregues të qartë
të këtij interesimi; se me krijimin e Maqedonisë synohet krijimi i një
tamponë zone mes Greqisë e Serbisë, në njërën anë dhe Shqipërisë e
Bullgarisë, në anën tjetër; se po punohet për krijimin e një «Via Egna-
tia» të re prej Durrësit e deri në Stamboll etj.
Mirëpo, ekziston gjithashtu një opinion mjaft i përhapur se Maqe-
donia si shtet është një krijesë artificiale, që s’mund të ketë jetë të gjatë,
si për shkak të strukturës heterogjene etnike, ashtu edhe për shkak të
synimeve të fqinjëve të saj... Togfjalëshi «krijesë artificiale» përdorej
dikur për ish-Jugosllavinë. Dhe, sado që ky cilësim një kohë të gjatë
(veçanërisht në kohën «e artë» të Titos) dukej disi paradoksal, erdhi
koha që ai u bë realitet: «krijesa shtatanike e Versajt» u shpërbë! A
mund të ndodhë kështu nesër edhe me Maqedoninë? Pse jo. Kjo gjë do
të varet nga organizimi i saj i brendshëm, por edhe nga rrethanat dhe
faktori i jashtëm.
Për Maqedoninë ekzistojnë dy alternativa: ose të konstituohet si
shtet demokratik multinacional, përkatësisht binacional, ku shqiptarët
dhe maqedonasit (por edhe të tjerët) do të ishin plotësisht të barabartë,
ashtu siç janë, ta zëmë, gjermanët dhe francezët (por edhe italianët dhe
retoromanët) në Zvicër ose francezët dhe flamanët në Belgjikë ose të

84
bëhet pre e fqinjëve të saj. Maqedonia, pra, mund të ekzistojë si shtet
vetëm po qe se i pranon shqiptarët si shtetformues - mbi baza federale
a konfederale, sipas modelit të Zvicrës, të Belgjikës a të ndonjë shteti
tjetër me fizionomi të ngjashme. Sepse, shqiptarët në Maqedoni nuk
janë «ardhacakë» e as «qiraxhinj», por banorë autoktonë, që jetojnë me
shekuj në trojet e veta që kanë vazhdimësi gjeografike dhe historike
me shtetin amë dhe që padrejtësisht e pa dëshirën e tyre kanë mbetur
jashtë kufijve të tij pas vitit 19l3.
Gjatë qëndrimit të Gligorovit në Sofje gazetarët bullgarë dhe të
tjerë u interesuan posaçërisht se a ekziston mundësia që Maqedonia
t’i bashkëngjitet ndonjërës nga ish-republikat jugosllave ose ndonjë
shteti tjetër, gjë që ai e mohoi kategorikisht, duke apostrofuar Refer-
endumin dhe Kushtetutën. E rrethuar nga Serbia, Greqia, Bullgaria
dhe Shqipëria (katër shtete gjithsesi më të forta se ajo), Maqedonia, e
quajtur aktualisht «oazë e paqes» mund të bëhet fare lehtë qysh nesër
«mollë e Eridës», ashtu siç ka qenë edhe në të kaluarën. Në hapësirën
e Maqedonisë ekzistojnë tradicionalisht forca politike probullgare dhe
forca politike proserbe, të cilat, secila në mënyrën e vet, janë antish-
qiptare. (Shkupi zyrtar gjithnjë një sy e ka pasur nga Sofja, tjetrin nga
Beogradi, kurse Tirana ka qenë për shovinistët maqedonas - halë në
sy). Në qoftë se në një të ardhme të largët apo të afërt, Maqedonia,
nën ndikimin e këtyre forcave, vendos t’i bashkëngjitet «ndonjërës nga
ish-republikat jugosllave», d. m. th. Serbisë (emisarët e Milosheviqit e
thonë haptas një gjë të tillë) ose «ndonjë shteti tjetër», d. m. th. Bullgar-
isë (forcat ekstremiste VMRO-iste e propagojnë pothuajse haptas këtë
gjë), atëherë ç’duhet të bëjnë shqiptarët?

85
Në qoftë se një ditë, Maqedonia, pavarësisht nga dëshirat, do të vi-
hej, megjithatë, në një situatë të tillë, atëherë banorëve të saj do të duhej
t’u mundësohej deklarimi i lirë plebishitar (nën kontrollin ndërkom-
bëtar) për të vendosur vetë për fatin e tyre, me ç’rast shqiptarët do të
deklaroheshin pa dyshim për bashkim me Shqipërinë, kurse maqedo-
nasit, posaçërisht ata të pjesës lindore - me Bullgarinë. Territori i sotëm
i Maqedonisë (e emri Maqedoni është nocion gjeografik e jo etnik)
është i banuar kryesisht nga maqedonasit sllavë dhe nga shqiptarët et-
nikë, prandaj problemi i Maqedonisë është, para së gjithash, çështje
shqiptaro-bullgare.
Samiti i Sofjes zgjon doemos edhe asociacione të tilla.
Shqiptarët, pavarësisht nga floskulat propagandistike dhe nga aferat
e kurdisura, nuk janë ata që e rrezikojnë apo destabilizojnë Maqedon-
inë, as nga brenda e as nga jashtë. Mirëpo, kjo s’do të thotë se ata duhet
të pajtohen me statusin e «pakicës» dhe të kënaqen me «lëmoshën» që
u japin herë pas here autoritetet e Shkupit, e aq më pak me kombina-
torikën eventuale që mund të sillet në kokat e liderëve dhe që mund të
dalë në skenë nesër kur në krye të Maqedonisë mund të vijnë forca të
tjera politike, më radikale, të cilësdo proviniencë që të jenë.
Për këtë duhet të vetëdijësohen para së gjithash vetë shqiptarët e
Maqedonisë, që paraqesin një faktor gjithsesi të rëndësishëm jo vetëm
demografik, por edhe politik, ekonomik, kulturor etj. Ndërkaq, politi-
ka dhe diplomacia shqiptare, sikundër edhe shkenca dhe publicistika,
duhet ta artikulojnë qartë dhe pa kompleks këtë qëndrim.
Edhe në Tiranë, edhe në Shkup, edhe në Sofje. Kudo.

“Zëri i Kosovës” (Zvicër), dhjetor 1994.

86
MASË E RE E GJËRAVE
APO MASHTRIM I RI?

(Regjistrimi i jashtëzakonshëm i popullsisë në IRJ të Maqedonisë)

Sa shqiptarë ka në Maqedoni?
Sipas statistikës zyrtare (regjistrimi i vitit 1981) në RS të Maqedo-
nisë, si quhej atëherë, jetonin 377.726 banorë të kombësisë shqiptare
ose 19.8 për qind të popullsisë së përgjithshme, ndërsa sipas regjistrim-
it të vitit 1991, të cilin shqiptarët e Maqedonisë, sikurse edhe vëllezërit
e tyre kosovarë, e bojkotuan me të drejtë, në Maqedoni jetojnë (sip-
as “llogarisë” së Entit Republikan të Statistikës) 427.313 shqiptarë ose
21.01 për qind të popullsisë së përgjithshme!
Shqiptarët në Maqedoni kanë arsye të dyshojnë në vërtetësinë e të
dhënave zyrtare përkitazi me numrin e tyre, sepse tendenca e mini-
mizimit (edhe numerik) të tyre ka qenë e pranishme gjatë gjithë peri-
udhës së pasluftës, ashtu siç ka qenë dhe është e pranishme tendenca
e margjinalizimit politik, kulturor, shkencor, arsimor etj. të faktorit
shqiptar në Maqedoni në përgjithësi.
Partitë politike shqiptare dhe subjektet e tjera, përkatësisht përfaqë-
suesit e tyre, kanë pohuar vazhdimisht gjatë këtyre viteve dhe vazhdo-
jnë të pohojnë se shqiptarët në Maqedoni përbëjnë rreth 40 për qind
të popullsisë së përgjithshme të kësaj ish-republike jugosllave, prandaj
ata nuk mund të trajtohen si “pakicë kombëtare”, por duhet të trajto-
hen si “popull shtetformues”. Ka zëra që thonë se në Maqedoni ka më
87
shumë shqiptarë sesa maqedonas dhe se ata (pra, shqiptarët) përbëjnë
popullatën numër një të kësaj treve etnikisht heterogjene, madje dëg-
johet shpesh thënia se Shkupi është qyteti me më së shumti shqiptarë
në botë!
Çështja e strukturës kombëtare të IRJM-së është bërë tashmë jo
vetëm çështje e brendshme e saj, por edhe problem ndërkombëtar. Mu
për këtë, do të mund të thuhej se ekzistenca dhe organizimi i mëte-
jshëm i Maqedonisë si shtet do të varen, përveç të tjerash, edhe prej
rezultateve të këtij regjistrimi.
Parlamenti i Maqedonisë miratoi këto ditë (me shumicë votash)
Ligjin për regjistrimin e popullsisë, të banesave, të amvisërive dhe të
ekonomive bujqësore dhe caktoi kohën e mbajtjes së këtij regjistrimi
- prej 21 qershor deri më 5 korrik 1994. Shpenzimet e regjistrimit do
t’i heqë Këshilli i Evropës, organ ky, i cili, si thuhet, do t’i dërgojë ek-
spertët e vet në Maqedoni për të mbikëqyrur procesin e regjistrimit.
Në “Sobranien” e Maqedonisë, por edhe në opinionin maqedonas
në përgjithësi, hasi në rezistencë të fortë kërkesa që formularët e regjis-
trimit të shtypen, pos në gjuhën “zyrtare” maqedonase, edhe në gjuhët
e “nacionaliteteve”. Kjo kërkesë, megjithatë, “kaloi”, por në atë mënyrë
që shqipja u “barazua” jo me maqedonishten (siç do të duhej), por me
turqishten, vllahishten, serbishten dhe gjuhën rome! Ndërkaq, kërkesa
që një kopje e formularëve të mbetet në familje u hoq krejtësisht nga
rendi i ditës me arsyetimin e ekspertëve evropianë se diçka e tillë nuk
praktikohet askund.
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, siç vlerësohet, nuk është
vetëm një veprim statistikor, por edhe një akt me karakter politik, me
peshë të veçantë për të gjithë banorët

88
e saj dhe veçanërisht për shqiptarët, statusi juridiko-kushtetues i të
cilëve do të varet edhe prej rezultateve të tij. Mu për këtë ky regjistrim
shtron disa çështje dhe dilema të pashmangshme e akute.
Ekziston rreziku që shqiptarët në Maqedoni edhe pas këtij reg-
jistrimi të dalin - t’i nxjerrin aq sa ç’i kanë nxjerrë në regjistrimet e
mëparshme: 20-22 për qind, jo pse ata vërtet janë aq, por për shkak
se pengesat formale për t’u bërë “objekt” i regjistrimit janë të shumta,
kurse rreziku i manipulimit me të dhënat është ende i pranishëm.
Së pari, organet shtetërore në IRJM u nxjerrin pengesa të shumta
shqiptarëve për marrjen e shtetësisë së Maqedonisë dhe për nxjerrjen e
dokumenteve personale të domosdoshme për regjistrim. Ata që çësht-
jen e shtetësisë nuk e kanë rregulluar më parë tani duhet të paguajnë
500 dollarë amerikanë për person, kështu që një familje 4-5 anëtarëshe
duhet t’i ndajë për këtë qëllim 2000-2500 dollarë.
Së dyti, numri i shqiptarëve që përkohësisht jetojnë dhe punojnë në
botën e jashtme është tejet i madh. Si do të veprohet me ta: a do të de-
tyrohen të vijnë në vendlindje për t’u regjistruar (gjë që është e pamun-
dur ta bëjnë të gjithë); të dhënat për ta do të mund t’i japin anëtarët e
tjerë të familjes apo do të mbeten pa u përfshirë në regjistrim?
Së treti, çfarë do të jetë struktura e anëtarëve të komisioneve që do
ta bëjnë regjistrimin në terren dhe sidomos struktura e ekipeve (komi-
sioneve) që do ta bëjnë përpunimin e të dhënave, kur dihet se në Entin
Statistikor të Maqedonisë nuk punon pothuajse asnjë shqiptar?!
Siç merret vesh nga shtypi, Grupi i deputetëve shqiptarë në Ku-
vendin e Maqedonisë, i cili, duke qenë në koalicion qeveritar, ia dha
“vizën” Ligjit për regjistrim, insiston që shqiptarët të përfaqësohen në
mënyrë adekuate në komisionet për regjistrim në të gjitha nivelet, si

89
edhe në instancat e përpunimit të të dhënave, por pak ka gjasa që të
përmbushen këto kërkesa, aq më parë kur të kihet parasysh fakti se
numri i ekspertëve na kjo lëmi në mesin e shqiptarëve në Maqedoni
është tejet i kufizuar, për të mos thënë se të tillët mungojnë krejtësisht.
Deklarimi i lirë i përkatësisë kombëtare (dhe konfesionale) të qytet-
arit është, siç dihet, e drejtë e tij e patjetërsueshme. Mirëpo, ajo varet
edhe prej shkallës së vetëdijes kombëtare, prej klimës shoqëroro-poli-
tike dhe prej një varg rrethanash të tjera që nuk janë pa ndikim në
përcaktimin kombëtar (dhe konfesional) të individit. Çdo regjistrim i
popullsisë në mjediset etnikisht të përziera, e aq më parë në mozaikun
e larmishëm nacional, konfesional dhe kulturor të Maqedonisë, nx-
jerr në sipërfaqe edhe disa probleme specifike të natyrës socio-politike.
Kështu, për shembull, shtrohet pyetja: ç’do të bëhet me të ashtuquaj-
turit torbeshë, që në Maqedoni nuk janë pak? Si do të deklarohen ata
dhe a do t’u mundësohet atyre deklarimi plotësisht i lirë i përkatësisë
kombëtare?
Shkencëtarët dhe intelektualët maqedonas ngulin këmbë se
“torbeshët” (popullatë e konfesionit mysliman, që si gjuhë përdor
kryesisht maqedonishten, por mënyrën e jetesës dhe mentalitetin i ka
më të afërta me shqiptarët) janë “maqedonas të fesë islame”. Në reg-
jistrimet e mëparshme në Maqedoni, ndryshe nga njësitë e tjera të
ish-federatës jugosllave, nuk ekzistonte rubrika “mysliman” për për-
katësi kombëtare, pra mohohej ekzistenca e kombit mysliman në këtë
republikë. Siç pata theksuar edhe në polemikën e para dy-tre viteve
me një intelektual të njohur maqedonas, të zhvilluar në të përjavsh-
em “Puls” të Shkupit, “torbeshëve” nuk duhet t’u imponohet sintagma
“maqedonas myslimanë”, por t’u mundësohet që të deklarohen lirisht

90
ashtu siç e ndiejnë veten: myslimanë, turq, shqiptarë ose maqedonas.
(Në një bisedë të rastit që pata para do kohe me disa të njohur të fshatit
Llabunishtë të komunës së Strugës - në mesin e tyre kishte edhe in-
telektualë - mësova se në regjistrimin e ardhshëm, nëse do të jetë vërtet
i lirë dhe objektiv, së paku 60-70 për qind të banorëve të këtij fshati të
madh do të deklarohen shqiptarë, sepse ashtu e ndiejnë veten).
Nga ana tjetër, nuk janë të pakta familjet shqiptare, veçanërisht në
disa qytete të Maqedonisë Perëndimore (në Tetovë, Gostivar, Ohër,
Resnje, Strugë, Kërçovë etj.), që, për shkak të vetëdijes së ulët kom-
bëtare, por edhe si pasojë e presionit politik, qoftë edhe të tërthortë
(puna, banesa etj.), në regjistrimet e mëparshme janë deklaruar si turq,
edhe pse origjina e tyre jo e largët është nga fshatrat e pastra shqiptare.
Në qoftë se në regjistrimet e mëparshme dhe veçmas në vitin 1981 (në
kulmin e euforisë antishqiptare), ata nga frika janë deklaruar turq (!),
tani, besojmë, nuk ka arsye të veprojnë asisoj dhe kjo gjë atyre duhet t’u
bëhet me dije dhe t’u shpjegohet me kujdes e durim.
Regjistrimi i jashtëzakonshëm i popullsisë në Maqedoni është një
ngjarje e rëndësishme për të gjithë banorët e saj dhe veçanërisht për
shqiptarët, numri i të cilëve është ende kontestues - edhe pse shkalla
dhe vëllimi i të drejtave dhe lirive kombëtare dhe njerëzore të një
kolektiviteti nuk do të duhej të vareshin ekskluzivisht nga numri i tyre,
sepse njerëzit, tekefundit, nuk janë numra! Është e njohur gjithashtu
se regjistrimi i popullsisë së një vendi paraqet një operacion kompleks,
suksesi, përkatësisht rezultati i të cilit varet në radhë të parë prej atij
që i ka në dorë mekanizmat e pushtetit. E, mekanizmat e pushtetit në
Maqedoni janë, siç dihet, në duart e maqedonasve. Shqiptarët (dhe të

91
tjerët) janë të përfaqësuar vetëm simbolikisht (e jo përpjesëtimisht, siç
do të duhej) në këto organe.
Çfarë bëjnë subjektet politike shqiptare në Maqedoni lidhur me
regjistrimin? Ato, me ndonjë përjashtim, në vend që të merren me
problemet, merren me vetveten. Në vend që të ulen dhe ta analizojnë
seriozisht Ligjin për regjistrim dhe rrethanat e krijuara pas aprovimit
të tij dhe të marrin masa e vendime relevante lidhur me këtë çështje
kaq të rëndësishme, duke e shtruar edhe vetë problemin e pjesëmarrjes
në regjistrim, dy rrymat e PPD-së dhe veçanërisht “rryma e deputetëve
dhe e ministrave”, merren me satanizimin e palës tjetër. Sikur kanë har-
ruar se ky regjistrim, për të cilin investon edhe bashkësia ndërkom-
bëtare, do të jetë valid, kurse dyzetpërqindëshi i tyre, me të cilin kanë
dalë vite me radhë para botës - mund të dalë fluid!
Në Maqedoni ende nuk janë krijuar kushtet për një regjistrim të
saktë e objektiv të popullsisë. Organet e pushtetit vazhdojnë t’i shpër-
fillin kërkesat e shqiptarëve ose t’i mbivotojnë ato, kurse grupeve të ek-
spertëve evropianë t’ua prezentojnë rrejshëm situatën dhe t’ua ofrojnë
(për të mos thënë edhe imponojnë) variantin e tyre të së vërtetës. Nuk
përjashtohet mundësia, prandaj, që regjistrimi i ri i popullsisë në Ma-
qedoni, edhe pse nën patronatin ndërkombëtar, të jetë jo masë e saktë
e gjërave, por mashtrim i ri. E, kur është fjala për shqiptarët, edhe një
zhgënjim i ri!
Sa shqiptarë ka në Maqedoni? Sa maqedonas (sllavë)? Dhe sa të
tjerë? Athua regjistrimi i ardhshëm i popullsisë së kësaj republike
ish-jugosllave do t’u japë përgjigje të saktë këtyre pyetjeve?

“Flaka e vëllazërimit” (Shkup), 28 maj 1994.

92
DIALOGU I REFUZUAR

(Përse Lubisha Georgievski nuk e mbajti fjalën?)

- Rreth një polemike të papërfunduar me njërin nga pretendentët


për postin e Presidentit të Maqedonisë -
Me Lubisha Georgievskin, kandidatin e VMRO-DPMNE-së për
kryetar të Republikës së Maqedonisë, kam polemizuar publikisht,
përmes shtypit, para dy-tre vitesh. Tema: çështja shqiptare në Maqedo-
ni - gjendja dhe pozita e shqiptarëve në këtë ish-republikë jugosllave, si
quhet ende zyrtarisht shteti i ri dhe i brishtë në krye të të cilit preten-
don të vijë zoti Georgievski.
Si dhe pse u zhvillua kjo polemikë dhe si mori fund ajo?
Lubisha Georgievski, regjisor i njohur i teatrit (dikur moti, në vitet
shtatëdhjetë, ai pat vënë në skenë, në Teatrin Popullor të Prishtinës,
dramën Sfinga e gjallë të R. Qosjes), botoi në vitin 1991 librin me titull
Politiçkata idnina na Makedonija (Ardhmëria politike e Maqedonisë),
një kapitull të të cilit ia kushtonte “çështjes shqiptare në Maqedoni”. In-
telektualët maqedonas në përgjithësi janë treguar tejet të pandieshëm
ndaj trajtimit të keq të shqiptarëve në Maqedoni (jo vetëm në vitet ‘80,
por edhe më parë e më vonë), kurse nuk kanë munguar edhe të tillët
(shkrimtarë, profesorë universiteti, gazetarë etj.), të cilët jo vetëm që
nuk janë distancuar prej politikës diskriminuese ndaj shqiptarëve, por
edhe vetë janë paraqitur prej pozitash thellësisht albanofobe. Më pat
93
bërë pështypje, prandaj, fakti që një intelektual maqedonas, siç është
Lubisha Georgievski, një kapitull të tërë të librit të tij mbi ardhmërinë
politike të Maqedonisë ia kushtonte çështjes shqiptare në Maqedoni,
gjë që tregon se ai e konsideronte atë (tre vjet më parë e, shpresojmë,
edhe sot) një çështje serioze, pa zgjidhjen e drejtë të së cilës nuk mund
të flitet për konstituimin dhe ekzistimin e Maqedonisë si shtet i pavar-
ur e demokratik, e aq më pak për stabilitetin dhe prosperitetin e saj
ekonomik, politik etj. Kjo gjë më pat nxitur që librin e Georgievskit Ar-
dhmëria politike e Maqedonisë, për të cilin më parë pata lexuar vetëm
një informatë të tërthortë në shtyp, ta bleja dhe ta lexoja që në rastin
e parë. E lexova, natyrisht, në tërësi, por me vëmendje e interesim të
veçantë kapitullin Albanskoto prashanje vo Makedonija (Çështja shqip-
tare në Maqedoni). Duke qenë libër i shkruar në fazën e parë të pro-
ceseve pluraliste në këto hapësira dhe nga një autor që, si thotë vetë,
problemeve politike u qaset si intelektual, libri i Lubisha Georgievskit
dallohej pak a shumë nga diskursi i deriatëhershëm propagandistik,
krejtësisht negativ, për shqiptarët, sado që as autori i tij nuk kishte arri-
tur t’u shpëtonte disa paragjykimeve të vjetra për ta dhe të çlirohej nga
të menduarit skematik, bardhë e zi, për problemin shqiptar në Maqe-
doni dhe për çështjen shqiptare në përgjithësi.1
Që në fillim të kapitullit në fjalë Georgievski konstatonte me të dre-
jtë se çështja shqiptare në Maqedoni jo vetëm që ekziston si çështje që
ka rrënjët e veta të thella gjeografike, historike, etnike, politike etj., por
edhe si një problem konkret politik që kërkon zgjidhje praktike, naty-
risht të drejtë e demokratike. Si rrugë për zgjidhjen e kësaj çështjeje ai

1 I shkruar në kohën kur Maqedonia ende nuk ishte shpallur shtet i pavarur, kurse
njohja e saj ndërkombëtare dukej gjë e largët, libri i Georgievskit i shikonte problemet
nga perspektiva e asaj kohe.
94
preferon dhe rekomandon rrugën paqësore e jo dhunën e represionin,
në njërën anë apo luftën qytetare, në anën tjetër, prandaj kërkon dialog
me shqiptarët (Georgievski përdor fjalën “pregovori”, që do të thotë
bisedime, negociata dhe flet për një “marrëveshje historike” me shqip-
tarët), gjë që, sipas tij, nënkupton nxjerrjen në “tryezën e bisedimeve”
të fakteve reale politike nga ana e përfaqësuesve të të dy palëve, kurse
kjo e dyta presupozon elaborimin paraprak teorik dhe shkencor të
kësaj çështjeje, pra të çështjes shqiptare dhe të marrëdhënieve shqipta-
ro-maqedonase nga intelektualët e të dy popujve.
Duke u nisur nga ky qëndrim dhe kjo kërkesë e drejtë e autorit, por
edhe duke mos u pajtuar me shumë pikëpamje dhe qëndrime të tij - siç
është para së gjithash trajtimi i shqiptarëve në Maqedoni dhe përg-
jithësisht në ish-Jugosllavi si pakicë kombëtare - shkrova një artikull të
gjatë me titull Shqiptarët në Maqedoni dhe ardhmëria e tyre politike, të
cilin e botoi revista “Fjala” e Prishtinës në dhjetor të vitit 1991, e pastaj
e përfshiva edhe në librin tim me shkrime polemike dhe publicistike
Populli i pandalur (“Zëri”, Prishtinë 1992, f. 262-274).
Nuk dua ta përflas me këtë rast këtë shkrim timin, sepse të interesu-
arit atë mund ta lexojnë a rilexojnë, por dëshiroj të theksoj diçka tjetër,
ta bëj publik një “fakt real” përkitazi me këtë polemikë. Nuk do ta bëja
këtë po qe se zoti Georgievski nuk do të ishte kandiduar për kryetar të
Republikës së Maqedonisë në zgjedhjet e ardhshme dhe po qe se nuk
do të ishte kandidati, megjithatë, më serioz pas kryetarit aktual dhe
rivalit të tij nr.1, Gligorovit.
Me qëllim që me mendimin tim për librin Ardhmëria politike e
Maqedonisë të Lubisha Georgievskit, por edhe me opinionin e një in-
telektuali shqiptar për çështjen shqiptare në Maqedoni, të njoftohej

95
edhe autori i librit në fjalë e edhe të interesuarit e tjerë joshqipfolës,
e pashë të udhës ta përktheja maqedonisht në tërësi punimin tim dhe
t’ia dërgoja për botim ndonjë gazete a reviste maqedonase. E shtypa
në makinë me shumë mundime (natyrisht me alfabetin cirilik) dhe ia
dërgova të përjavshmes “Puls” në Shkup. Nga teksti im prej 15 faqesh
“Pulsi” botoi (më 9. I. 1992) gjithsej 2-3 apo 3-4 faqe nën titullin e
Redaksisë Albancite se obespraveni (Shqiptarët janë të privuar të dre-
jtash) dhe me një shënim në krye (dhe në fund të tekstit), ku thuhej:
“Revista “Fjala” e Prishtinës botoi nga pena e profesorit dr. Agim Vinca
një shkrim që polemizon me librin Ardhmëria politike e Maqedonisë
të Lubisha Georgievskit, më saktësisht me pikëpamjet e tij për çështjen
shqiptare në Republikën e Maqedonisë. Nga ky tekst më i gjatë po veço-
jmë disa pikëpamje të z. Vinca për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni”.
Ndërkaq, në fund të tekstit thuhej: “Lidhur me këtë tekst, me të cilin
është njoftuar edhe L. Georgievski, presim përgjigje. Atë Georgievski e
paralajmëroi për numrin e ardhshëm të “Pulsit”.
Dhe vërtet në numrin vijues të kësaj të përjavshmeje, në krye të
javës (“Puls”, 16. I. 1992), doli përgjigjja e Lubisha Georgievskit me
titull Novokomponirani glavatari (Përkthimi fjalë për fjalë: Prijësit e ri-
kompozuar, në kuptimin “rishtarë”), në të cilën ai, më tepër sesa me
çështjen e ngritur për diskutim - pozitën e shqiptarëve në Maqedoni,
merrej me fizionominë dhe sjelljen politike të liderëve të “rikompo-
zuar” partiakë, veçmas të atyre të PPD-së dhe të PDP-së, të cilët, sipas
tij, dashkan t’ia venë fitilin Maqedonisë dhe ta shndërrojnë atë kinse
në arenë luftërash e gjakderdhjesh, ashtu si dikur “Balli Kombëtar”!
Sikurse edhe teksti im, edhe ai i Georgievskit, që ishte dyfish më i gjatë,
shoqërohej me një shënim të Redaksisë, ku thuhej (po e citoj tekstu-

96
alisht në origjinal): “Pottiknat od tekstot na d-r Agim Vinca, vo koj toj
polemizira so stavovite od knigata “Politickata idnina na Makedonija”,
avtorot Lubisha Georgievski upati odgovor do spisanieto “Fjala”. Od
obemniot tekst go donesuvame ovoj karakteristiçen fragment” - dhe në
përkthim: “I nxitur nga teksti i dr. Agim Vincës, në të cilin ai polemizon
me pikëpamjet e librit “Ardhmëria politike e Maqedonisë”, autori Lubi-
sha Georgievski i dërgoi përgjigje revistës “Fjala”. Nga teksti i gjerë i tij po
e sjellim këtë fragment karakteristik”.
Nuk iu përgjigja replikës së Georgievskit në “Puls”, sepse prisja vari-
antin e plotë të tekstit të tij, “të gjerë”, i cili “i ishte dërguar revistës
“Fjala”. Prita një javë, dy, tri... Pastaj një muaj, dy, tre... U interesova
disa herë rresht në redaksinë e “Fjalës”, por më kot. Kaloi edhe një vit.
U bënë dy, gati tre vjet... Teksti “i gjerë “ i L. Georgievskit “dërguar
revistës “Fjala” s’erdhi që s’erdhi dot. Si të ishte Shkupi në Mars e jo aty
tek është! (Shqip kësaj i thonë: Prit me muaj e prit me vjet, pushka e
Lilës s’po kërset). Për variantin e shkurtër - “fragmentin karakteris-
tik” të “Pulsit” - dikur u bë vonë. Kështu që polemika ime me Lubisha
Georgievskin, që ishte një shans për një dialog të gjerë, të hapur e kon-
struktiv mes dy intelektualëve të përkatësisë kombëtare shqiptare dhe
maqedonase (edhe pse për L. G. thuhet se është vllah me origjinë!),
mbeti disi në gjysmë të udhës, përkatësisht e pakrye(r) dhe e papërfun-
duar. Si u bë që “teksti i gjerë” (obemniot tekst) i L. Georgievskit nuk
arriti kurrë në Prishtinë? Ndoshta ai as që u shkrua ndonjëherë, por
oponenti im, tani kandidat për kryetar shteti (apo redaksia e “Pulsit”?)
përdori një blof, një truk, një dredhi. Kushedi.2

2 Në pranverë të vitit 1997, kur studentët maqedonas në Shkup protestonin


kundër gjuhës dhe arsimit shqip, duke marrë si shkas aprovimin e Ligjit për
97
Sidoqoftë, një gjë është evidente: Lubisha Georgievski nuk e mbajti
fjalën, premtimin e dhënë. Lubisha Georgievski i hëngri fjalët! (Ad-
hurues i shprehjeve latine, të cilat i përdor shpesh në librin e vet, reg-
jisori i “rikompozuar” në politikan, L. G., sikur e ka harruar thënien e
moçme: Scripta manent!...). Për një njeri që pretendon të bëhet kryetar
shteti, qoftë edhe i një shteti siç është Maqedonia e Lupços dhe e Lu-
bishës (dhe jo vetëm e tyre), të cilën ata e imagjinojnë pa shqiptarët dhe
të tjerët,1 kjo s’është shenjë e mirë. Athua kështu do të veprojë edhe me
ato që premton tani në mitingjet parazgjedhore butaforike që po mban
nëpër Maqedoni?
Apo e tërë kjo s’është tjetër veçse një blof i ri?!

“Flaka e vëllazërimit” (Shkup), 1 tetor 1994.

Fakultetin Pedagogjik, Lubisha Georgievski, edhe vetë profesor, doli publikisht,


përmes shtypit, me propozimin për një dialog të mundshëm midis intelektualëve
maqedonas e shqiptarë, duke apostrofuar me emër e mbiemër disa intelektualë
shqiptarë: A. Aliun, Xh. Gegën, K. Mehmetin, I. Rusin dhe A. Xhaferin. Është
për t’u përshëndetur kjo ide e z. Georgievski, por habit fakti se përse ky intel-
ektual i njohur maqedonas refuzoi dialogun e ofruar para disa vitesh nga një
intelektual shqiptar, kurse kërkon dialog me disa të tjerë. Mos vallë pikëpamjet e
të parit iu dukën radikale apo për ndonjë arsye tjetër?!
1 Fushatën e tij parazgjedhore për kryetar republike (tetor 1994) Georgievski e zh-
villoi nën sloganin “Maqedonia - maqedonasve!”, çka do të thotë se Maqedoninë
shumëkombëshe, me strukturë heterogjene etnike e fetare, ku maqedonasit nuk
janë aspak më shumë se “të tjerët”, ai e ëndërron si shtet unik nacional, bartës të
sovranitetit të të cilit janë vetëm ata - maqedonasit sllavë! Hapësira që ndan këtë
filozofi politike nga parulla “Smrt na shiptarite!” (Vdekje shqiptarëve!) nuk është
aspak e gjerë.
98
VADEMEKUM I ÇËSHTJES KOMBËTARE
SHQIPTARE

Rexhep Qosja: Çështja shqiptare - Historia dhe politika, Instituti


Abanologjik, Prishtinë 1994.

Ky është libri i pestë me këtë tematikë i akademik Rexhep Qosjes i


botuar në këto 5-6 vitet e fundit. Më parë, më 1990, kur librat e këtillë
ishin vërtet gjë e rrallë, ai botoi së pari librin Fati i pambrojtur (kro-
atisht: Nezasticena sudbina) dhe pastaj, po atë vit, librin Populli i ndalu-
ar, që kishin pothuajse të njëjtin brumë (botimi shqip, pos shkrimeve
të mëparshme, kishte edhe 10-15 shkrime të reja, që kishin «lindur»
ndërkohë); pak më vonë gazeta e studentëve «Bota e re», e shuar si sa e
sa institucione të tjera tonat, ia botoi broshurën me intervista me titull
Mbi çështjen shqiptare (1991); këtu e dy vjet më parë doli, i atakuar nga
policia serbe dhe i bllokuar pothuajse me heshtje të plotë nga ana jonë,
libri Strategjia e bashkimit shqiptar (1992) dhe ja, tani, kemi në duar
librin që mund të konsiderohet kurorë dhe sintezë e kësaj pune kaq të
pasionuar e kaq këmbëngulëse, titulli dhe nëntitulli i të cilit: Çështja
shqiptare - Historia dhe politika është çelës i brendisë së tij.
Rexhep Qosja, kritik letrar dhe historian i spikatur i letërsisë, proza-
tor dhe dramaturg i veçantë, eseist dhe polemist i shkëlqyer, në vitet e
fundit, për shkak të rrethanave të krijuara, hoqi dorë pothuajse krejtë-
sisht nga vokacioni i tij jetësor: studimi dhe krijimi i letërsisë, për t’iu
përveshur, si zakonisht me tërë qenien, një pune tjetër: publicistikës
99
dhe politikës. (Në të vërtetë, në rastin e tij, sikurse eddhe te disa in-
telektualë tanë të tjerë, më shumë sesa me politikë kemi të bëjmë me
veprimtari kombëtare). Nën ndikimin e rrethanave politike të krijuara
në Kosovë dhe më gjerë, kritiku dhe historiani i letërsisë, Rexhep Qos-
ja, hoqi dorë nga projekti i tij i madh jetësor: Historia e letërsisë shqipe,
tre vëllime të të cilit kushtuar letërsisë shqipe të Romantizmit, janë stoli
e bibliotekave tona, për t’iu kushtuar një projekti tjetër po aq të madh
dhe edhe më të rëndësishëm: hartimit të historisë së çështjes shqiptare
dhe kërkimit të rrugëve për zgjidhjen e saj.
Në qoftë se libri Populli i ndaluar ishte një protestë për fushatën e
egër dhe padrejtësitë e shumta që i ishin bërë popullit shqiptar: për
shpifjet, akuzat, sulmet dhe dhunën ndaj tij - veçanërisht pas vitit 1981
- në ish-Jugosllavinë e Lidhjes së Komunistëve dhe një akuzë kundër
kreatorëve të kësaj politike, ndërsa libri Strategjia e bashkimit shqiptar
një projekt pothuajse i shpërfillur dhe i pavërejtur për idenë e madhe të
bashkimit dhe të pajtimit kombëtar të shqiptarëve, ashtu sikurse edhe
vetë ideja për mbajtjen e Kuvendit për Pajtim dhe Bashkim Kombëtar,
që, mjerisht, u keqkuptua dhe nuk u sendërtua, për shkak se nuk e
përkrahën, për të mos thënë se e penguan, forcat që aktualisht janë në
krye të politikës shqiptare andej dhe këndej kufirit, libri më i ri i Rex-
hep Qosjes Çështja shqiptare - Historia dhe politika, i përmban të dyja
këto: ai është akuzë për krimin politik që kanë bërë Fuqitë e Mëdha
evropiane dhe fqinjët ballkanikë ndaj popullit shqiptar, duke e ndarë
dhe copëtuar padrejtësisht dhe tragjikisht atë dhe territorin e tij (në
Kongresin e Berlinit më 1878 dhe në Konferencën e Ambasadorëve në
Londër më 1912/13) dhe skicë, projekt për shmangien e këtij krimi:

100
ribashkimin e popullit të ndarë shqiptar dhe të trojeve të tij etnike si e
vetmja rrugë e drejtë dhe e vërtetë për zgjidhjen e çështjes shqiptare.
Ndoshta dikujt mund t’i duket iluzor ky projekt, ashtu siç mund
t’i duket «i harxhuar» edhe autori i tij. Dikush mund ta konsiderojë
atë Don Kishot, pra ëndërrimtar në politikë - njeri që nuk i merr sa
duhet parasysh kushtet dhe rrethanat reale, përkatësisht gjendjen ak-
tuale ekonomike, politike, sociale dhe shpirtërore të shqiptarëve, pastaj
raportet e forcave etj. Mirëpo, Rexhep Qosja është shkencëtar, është
shkrimtar, krijues dhe intelektual: njeri që nuk bën politikë pragma-
tike partiake dhe aq më pak kompromis me bindjet, pikëpamjet dhe
parimet e veta politike, shkencore dhe morale. Qëndrimi i tij ndaj
çështjes kombëtare shqiptare është qëndrim konsekuent dhe parimor,
që, si i tillë, përcaktohet para së gjithash nga e vërteta shkencore e his-
torike e jo nga trillet e politikës ditore, prandaj është e kuptueshme
që me të nuk pajtohen ata që bindjet dhe pikëpamjet e tyre politike i
ndërrojnë më shpesh se kostumet dhe kravatat.
Libri i akademik Rexhep Qosjes Çështja shqiptare - Historia dhe
politika është një La vérité sur l’Albanie et les Albanais (E vërteta për
Shqipërinë dhe shqiptarët) sot dhe një Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe
ç’do të bëhetë? e kohës sonë - njëqind e sa vjet pas pararendësve të tij të
mëdhenj, prej të cilëve ka mësuar shumë, kurse autori i tij na i kujton
ideologët e mëdhenj të çështjes kombëtare dhe mjeshtrit maestralë të
publicistikës shqiptare, çfarë kanë qenë dhe janë: Pashko Vasa e Sami
Frashëri, Fan Noli e Faik Konica e të tjerë. Me këta dy të fundit atë e
afron sidomos qëndrimi kritik ndaj proceseve jetësore e historike dhe
stili i rreptë, herë-herë, emotiv e sarkastik.

101
Libri i akademik Rexhep Qosjes Çështja shqiptare - Historia dhe
politika është: e vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët ose, thënë më
drejt: e vërteta për Kosovën dhe shqiptarët, dje dhe sot dhe, madje, e
vërteta e plotë - e shqiptuar me zë të plotë, të qartë, të kulluar; me argu-
mentim të fortë logjik e shkencor dhe me elegancë të rrallë gjuhësore e
stilistike; model i ligjëratës moderne akademike.
Në dhjetë kapituj e mbi treqind faqe tekst, sa ka gjithsej ky libër, au-
tori rrëfen se ç’ka ndodhur, si ka ndodhur dhe pse ka ndodhur kjo që
ka ndodhur me shqiptarët në të kaluarën, duke i kapur, përshkruar dhe
shpjeguar të gjitha aktet dhe dimensionet e dramës tragjike të quajtur:
Copëtimi i trojeve shqiptare! Mund të thuhet, andaj, se ky libër është
një përkujtesë a promemorie historike, që u drejtohet njëkohësisht të
huajve dhe shqiptarëve, miqve dhe armiqve të tyre dhe sidomos atyre
që sot vendosin për fatin e botës dhe veçanërisht të Ballkanit (atyre që e
rikrijojnë hartën e tij): krijuesve të të ashtuquajturit Rend i Ri Botëror.
Mirëpo, libri Çështja shqiptare - Historia dhe politika nuk merret vetëm
me të kaluarën, por edhe me të tashmen (dhe të ardhmen) e shqip-
tarëve; autori i tij rrëfen gjithashtu se ç’duhet të bëjnë shqiptarët sot: si
dhe me çfarë argumentesh, mjetesh dhe metodash duhet ta mbrojnë
çështjen kombëtare dhe si të punojnë për zgjidhjen e saj të drejtë në
të ardhmen. E, zgjidhje të drejtë të çështjes shqiptare Rexhep Qosja e
konsideron bashkimin e trojeve të copëtuara dhe të kombit të ndarë
shqiptar në një shtet të vetëm e të përbashkët kombëtar, gjë që ka qenë
dhe mbetet ëndërr e të gjithë brezave të shqiptarëve. Mbajtja gjallë e
këtij ideali të madh kombëtar - e këtij ylli të pashuar polar në qiellin
e nacionalizmit dhe të patriotizmit shqiptar - sot, në këtë kohë shpre-
sash dhe zhgënjimesh; sot kur shqiptarët ballafaqohen me rrezikun

102
e mbetjes edhe më tutje komb i ndarë e, madje, edhe të copëtimit të
mëtejshëm të tyre dhe të vazhdimit të robërisë së gjysmës së kombit -
është pa dyshim një nga porositë e mëdha të këtij libri.
Për të gjitha këto mund të thuhet se libri Çështja shqiptare - Historia
dhe politika është një udhërrëfyes i çështjes kombëtare shqiptare dhe
një pikë e pashmangshme referimi për të gjithë ata që do të merren me
të në të ardhmen.

Fjalë hyrëse në promovimin e librit Çështja shqiptare - Historia dhe


politika të R. Qosjes: në Gjilan më 7. 9. 1994 dhe në Nju-Jork më 23.
11. 1994. Botuar në disa gazeta shqipe (“Bujku”, 24. 9. 1994, “Flaka”,
“Illyria” etj.).

103
ESEJA POLITIKE DHE VETËDIJA KRITIKE

Bajram Kosumi: Koncept për subpolitikën. «Zgjimi»,


Ferizaj 1995.

Bajram Kosumi (1960), ish-i burgosur i ndërgjegjes dhe veprimtar


aktual politik, poet dhe publicist, del para lexuesve me librin e vet të
parë të titulluar në mënyrë ngapak provokative Koncept për subpoli-
tikën. Nuk është e rastit që B. Kosumi, një njeri me talent letrar, del
para lexuesve me një libër me karakter politik. Duke qenë njëri nga
protagonistët e lëvizjes studentore të vitit 1981, synim kryesor i së cilës
ishte avancimi i statusit politik të Kosovës, Kosumi konfirmon edhe një
herë përkushtimin e tij ndaj idealeve djaloshare për Kosovën e lirë e të
pavarur, përkatësisht për Kosovën Republikë, kërkesë kjo për të cilën
ai dhe shumë bashkëmoshatarë të tij, i kaluan vitet më të mira të rinisë
nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë.
Libri Koncept për subpolitikën është para së gjithash një dëshmi e
kulturës dhe e pjekurisë politike të autorit - njërit nga ata që përbënin
bërthamën e Lëvizjes së ‘81-shit - i cili, duke u ndenjur besnik syni-
meve të hershme të saj, ka ditur të evoluojë në hap me kohën.
Në këtë libër janë përfshirë një numër i konsiderueshëm shkrimesh
që kanë formën e artikullit, të esesë ose të intervistës, kuptohet me
karakter politik, të shkruara në periudhën ndërmjet viteve 1991-1995,
pjesa dërrmuese e të cilave janë botuar më parë në faqet e shtypit dhe
104
të periodikut tonë. Ndonëse në pikëpamje të përmbajtjeve që sjell, si
shumica e librave të këtij lloji tek ne, edhe ky libër (formalisht i ndarë
në katër pjesë) është pak a shumë heterogjen, në pikëpamje të proble-
meve që ngre, të çështjeve që trajton, të qëndrimeve që mban dhe të
zgjidhjeve që ofron autori i tij, ai paraqitet mjaft homogjen.
Një nga tezat e para dhe kryesore që artikulohet në shkrimet e
këtij libri është kërkesa për krijimin e hapësirës së përbashkët politike
shqiptare si parakusht për krijimin e politikës globale shqiptare. Kom-
bi shqiptar në Ballkan duhet të funksionojë si një trup i vetëm dhe të
reagojë si i tillë kudo dhe kurdo që mbrohen (ose cenohen) interesat
e tij kombëtare, sepse, siç konstaton me të drejtë autori i këtij libri,
«ndryshe është kur prapa një kërkese qëndron në mënyrë aktive mbarë
një komb, e ndryshe kur prapa kësaj kërkese qëndron një pjesë e këtij
kombi». Mirëpo, që të arrihet kjo duhet të ekzistojë, krahas platformës
së përbashkët politike, edhe një koncensus i plotë i forcave politike
dhe një bashkërenditje më e mirë e punës së qendrave të vendosjes në
mbarë hapësirën shqiptare, qofshin ato në Kosovë, në Maqedoni, në
Preshevë, në Ulqin apo edhe brenda vetë shtetit shqiptar, ndërsa Tira-
na duhet ta luajë rolin e qendrës së politikës gjithëkombëtare.
Një tezë tjetër e drejtë e autorit të këtij libri, që del si kërkesë e
zëshme e shkrimeve të tij, është kërkesa për të bërë një kapërcim cilë-
sor në mendimin dhe sidomos në veprimin politik shqiptar, me theks
të veçantë te jeta politike në Kosovë. Duke mbajtur qëndrim kritik
ndaj përvojës së deritashme të organizimit tonë politik, autori i këtij
libri, kërkon kalimin «prej një politike stihike në një politikë të pro-
gramuar»; «prej një filozofie politike pasive në krijimin e një filozofie
aktive politike», por edhe kalimin «nga një politikë e thërmuar kom-

105
bëtare në një politikë unike kombëtare»; «nga feudet politike në insti-
tucione të përbashkëta»; «nga fryma diletante e mediokre në një frymë
profesioniste«, përkatësisht «nga vullneti i mirë (voluntarizmi) në pro-
fesionalizëm»; «nga një strategji e papërcaktuar mirë e stihike në një
strategji të përpunuar mirë»; «nga politika abstrakte në politikë prag-
matiste»; «nga një diplomaci e gjymtë e individuale në një diplomaci
institucionale»; «nga paraproganda në propagandë»; «nga informimi
pasiv e sipërfaqësor në informim modern aktiv»; «nga fryma klaniste
në politikë publike...». Nga partitë politike dhe udhëheqësit e tyre ai
kërkon që të vihen në peshojën e përgjegjësisë, duke nënvizuar fak-
tin se ato dhe ata, pra partitë politike shqiptare dhe liderët e tyre, janë
përgjegjës jo vetëm para anëtarësisë së vet, por edhe më gjerë: para
shtatë milionë shqiptarëve në Ballkan.
Mirëpo, politika aktuale shqiptare në përgjithësi dhe veçanërisht
ajo që zhvillohet në Kosovë dhe në trojet e tjera të pushtuara shqip-
tare, siç shprehet autori, është larg prej këtyre standardeve. Dhe kjo
ndodh jo vetëm për shkak se ajo vepron në kushte e rrethana specifike
- në kushtet e okupimit dhe të represionit të përditshëm, por edhe për
shkak se në politikë janë futur, krahas njerëzve të aftë e me përgjeg-
jësi, edhe shumë karrieristë, mediokër e matrapazë... Kosumi kërkon
kreativitet prej njerëzve që merren me politikë; kërkon që ata jo vetëm
ta konstatojnë gjendjen, por të përpiqen ta ndryshojnë atë. Kështu, për
shembull, në situatën konkrete në Kosovë ai kërkon që partitë politike
të organizojnë veprimtari të tilla politike, me të cilat do ta tërhiqnin
vëmendjen e organeve të pushtetit e në këtë mënyrë do t’ia lehtësonin
sadopak barrën qytetarit të zakonshëm.

106
Edhe vetë i angazhuar politikisht B. Kosumi është i pakënaqur me
organizimin politik shqiptar të këtyre 4-5 viteve. Edhe pse këtë pakën-
aqësi ai nuk e shpreh me indinjatë e zemërim, por me maturi, ajo del
qartë nga fryma e përgjithshme e librit të tij. Në Kosovë dhe në viset
e tjera të pushtuara shqiptare, sipas tij, zhvillohet një politikë që do të
mund të karakterizohej me nocionin subpolitikë. Katër vjet me radhë
në Lëvizje nuk krijohet politika, por subpolitika; vepron stihia dhe im-
provizimi, mungesa e kreacionit dhe shterpësia, strategjia e pritjes dhe
mefshtësia etj., shkruan autori i këtij libri.
Për të dalë nga kjo gjendje amullie ai jep mjaft ide e propozime;
kërkon krijimin e një cilësie të re brenda Lëvizjes shqiptare, fton për
arritjen e koncensusit të të gjitha forcave politike rreth interesit kom-
bëtar shqiptar sot, kërkon këndelljen e kombit të lashtë shqiptar për
t’i dalë në krye procesit historik të çlirimit dhe të konsolidimit të tij si
komb etj. Gjithnjë në funksion të kësaj këndelljeje ai merret me shfaq-
jen e disa dukurive shqetësuese në jetën politike, shoqërore, kulturore,
shpirtërore dhe psikologjike të shqiptarëve, siç janë: identifikimi i
demokracisë me antikomunizmin, zëvendësimi i ideologjisë së vjetër
komuniste me ideologjinë «e re» antikomuniste, krijimi i një men-
taliteti vetëpërbuzës, mania e prodhimit të përhershëm të armiqve
dhe tradhtarëve, tendenca absurde e rrënimit të vlerave të krijuara në
të kaluarën etj.
Libri i Bajram Kosumit Koncept për subpolitikën nuk pretendon të
jetë analizë e plotë e tërësore e politikës shqiptare në përgjithësi dhe as
e asaj kosovare në veçanti në këto vite, por një vështrim pak a shumë i
veçantë e origjinal - konceptual i saj. Në shkrimet e këtij libri ngrihen
probleme, diskutohen çështje, analizohen dukuri e fenomene, propozo-

107
hen ide e sugjerohen zgjidhje, kërkohen rrugë e forma të reja veprimi.
Në këtë mënyrë ai bën që lexuesi i tij, ashtu siç thuhet në parathënien
e shkurtër me të cilën hapet libri, të dalë nga polisi i vet politik dhe të
shohë qytete, rrugë, njerëz e fytyra të tjera, ide e koncepte të reja, duke
u vetëdijësuar kështu për pamjaftueshmërinë e feudit të vet politik.
Librin Koncept për subpolitikën e përshkon një koncept unik. Ky
është qëndrimi kritik ndaj politikës stihike e inerte, të pastudiuar e
joinstitucionale, për shumëçka edhe sektare, përkatësisht ndaj para-
politikës a subpolitikës sonë, e cila nuk mund të ketë rezultate dhe
insistimi për krijimin e një politike të re shqiptare në tërë hapësirën
kombëtare. Është me interes të theksohet fakti se Kosumi angazho-
het sinqerisht për integrim politik, duke qenë edhe vetë në krye të një
partie politike, gjë që flet për pozicionin e drejtë moral dhe politik të
autorit të këtij libri.
Shkrimet publicistike të Bajram Kosumit i karakterizon thellë-
sia e mendimit dhe qartësia e shprehjes. Dikush ka thënë se këto të
dyja janë simotra të talentit. Shikuar nga aspekti gjuhësor e stilistik, ai i
përmbahet parimit të ekonomizimit dhe të koncizitetit. Edhe shkrimet
pak më të gjata e më analitike, siç janë esetë: «Armiku i Popullit», «E
vërteta dhe slogani», «Margjinalizimi i informatës» etj., që janë një-
kohësisht edhe shkrimet më të mira të këtij libri, nuk vuajnë nga re-
torizmi, verbalizmi dhe proliksiteti. Ato i cilëson qartësia e mendimit,
sistemi i fortë i argumentimit, terminologjia e saktë dhe qëndrimi kon-
sekuent. Aty-këtu në publicistikën e tij politike qet krye delli i poetit.
Si e tillë ajo lexohet lehtë e me një frymë. Për të gjitha këto mund të
thuhet se libri i Bajram Kosumit do t’i ketë lexuesit e vet. Shkrimet e
tij publicistike do të zgjojnë me siguri interesimin e lexuesve edhe në

108
këtë kohë të politizimit të përgjithshëm kur ata janë ngopur, për të mos
thënë se edhe janë irituar pak a shumë nga literatura e këtij lloji.

Fjalë hyrëse në promovimin e librit Koncept për subpolitikën të B. Ko-


sumit mbajtur në Prishtinë më 17. I. 1996. Botuar te «Zëri i Kosovës»,
15 shkurt 1996.

109
MENDIME QË S’VJETROHEN

Rreth një aforizmi të Naimit mbi kombet dhe vleftën e tyre

Në mesin e mësimeve të shumta që na ka lënë bardi ynë kombëtar,


Naim Frashëri, një thënie më ka bërë përshtypje të veçantë. Në sprovën
e tij filozofiko-etike me titull Mësime, të botuar në Bukuresht në vitin
1894, Naimi ndër të tjera shpreh edhe këtë mendim:
«Një komp ç’vleftë t’i vërë vethesë, atë i vënë edhe të huajtë».
Në situatën në të cilën ndodhet sot kombi ynë - situatë kjo që do të
mund të karakterizohej me togfjalëshin: udhëkryq historik - kjo thënie
e thjeshtë në dukje ka kuptim dhe rezonancë të veçantë.
Do të duhej ta lexojmë shpesh këtë mendim aforistik të poetit dhe
mësuesit tonë kombëtar, Naimit, në të cilin sintetizohet një e vërtetë e
madhe e jetës së popujve: e vërteta se atë çmim që një popull ia vë vet-
vetes, atë ia venë edhe të tjerët.
Do të duhej ta lexojnë shpesh këtë mendim të Naimit dhe të reflek-
tojnë gjatë për të sidomos njerëzit që janë përgjegjës për fatet e kombit,
të cilët, nga ana tjetër, duhet të bëhen të ndërgjegjshëm se: «M’i math’i
gjithë kombit është shërbëtor’i tyre», si thotë Naimi në një sentencë
tjetër të kësaj natyre.
Do të duhej ta lexojmë shpesh këtë porosi të Naimit; ta lexojmë dhe
të thellohemi në kuptimin e saj, gjersa ta përvetësojmë plotësisht atë:
«Një komp ç’vleftë t’i vërë vethesë, atë i vënë edhe të huajtë».

110
Naimi këtë mendim e ka shqiptuar njëqind e sa vjet më parë, por ai
nuk e ka humbur aspak aktualitetin. Kërkesat e tilla, ku kërkohet mbro-
jta e kombit prej zhvleftësimit, janë, mbase, më aktuale se kurdoherë
më parë. Të themi se fjala «vleftë» (e kombit) te Naimi ka afërsisht atë
kuptim që në diskursin tonë aktual politik nënkupton fjala «rejting».
Cili është rejtingu ynë si popull e si komb sot në botë? Kemi apo
s’kemi arsye të jemi të kënaqur me të?
Përgjigjja në këtë rast do të ishte, mjerisht, mohuese, kurse shkaqet,
natyrisht, të djeshme dhe të sotme.
Populli shqiptar është i vetmi popull në Evropë, më tepër se gjysma
e të cilit jeton jashtë kufijve të shtetit amë, kurse gjysma e shkëputur
me dhunë prej tij, që jeton në trojet e veta në Kosovë, në Maqedoni,
në Mal të Zi etj. - i vetmi popull në Ballkan që i mohohet e drejta e
vetëvendosjes. Për të qenë absurdi edhe më i madh, këtij populli i mo-
hohen dhe i shkelen edhe të drejtat elementare kombëtare e njerëzore,
siç janë: e drejta e shkollimit në gjuhë amtare, e drejta e përdorimit
publik të gjuhës amtare e shumë të tjera. Kjo do të thotë se populli
shqiptar ballafaqohet sot, në fund të shekullit XX, me po ato probleme
me të cilat është ndeshur pak a shumë edhe në kohën e Naimit. Edhe
në kohën kur jetonte Naimi, Shqipëria ishte e robëruar - rënkonte nën
zgjedhën e robërisë turke dhe luftonte për të dalë soje, por territori i
saj ishte kompakt, qoftë edhe në suazat e Perandorisë Osmane. Sipas
të dhënave që jep Samiu te kryevepra e tij Shqipëria ç’ka qenë, ç’është
e ç’do të bëhetë?, e botuar në kapërcyell të dy shekujve, në vitin 1899,
Shqipëria përbëhej prej katër vilajeteve me rreth 80 mijë km. katrorë.
(Samiu përdor shprehjen «qilometra të katërçipta»).

111
Hapësira ekzistenciale shqiptare ka ardhur duke u rrudhur vazhdi-
misht gjatë shekujve. Kjo rrudhje ka qenë tragjike sidomos në njëqind
vitet e fundit - prej Kongresit të Berlinit e këndej. Konferenca e Am-
basadorëve të Fuqive të Mëdha evropiane, që u mbajt në Londër në
vitin 1912/13, bëri krimin më të madh ndaj popullit shqiptar: ndarjen
e tij tragjike! Dy luftërat botërore që u zhvilluan në këtë shekull nuk
sollën asgjë të re në jetën e popullit shqiptar - ai mbeti edhe më tut-
je popull i ndarë dhe pjesërisht edhe i robëruar - kurse mbarimi i Së
Dytës, luftë kjo në të cilën populli shqiptar mori pjesë aktive në anën e
koalicionit antifashist, i solli atij edhe një fatkeqësi të re: zhvendosjen e
Shqipërisë në sferën e botës lindore.
Shpresat që lindën për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare - (ri)
bashkimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi
me Shqipërinë - pas rënies së murit të Berlinit dhe pas përmbysjes së
sistemit totalitar komunist, u fundosën gradualisht në vitet që pasuan,
pavarësisht nga himnet që mund t’i thuren «demokracisë» sot, ash-
tu siç i thureshin «socializmit» dje. Shansi i krijuar me shpërbërjen
e ish-Jugosllavisë nuk u shfrytëzua nga ne. Përse? Ngaqë nuk ditëm
apo ngaqë nuk mundëm, kjo do të shihet më vonë. Tani për tani një
gjë dihet me siguri: hapësira etnike shqiptare në këto vite u copëtua e
ricopëtua edhe më tej; brenda saj u vunë kufij të rinj, jo pa fajin tonë e,
për më keq, madje, edhe me bekimin tonë!
Historia, thuhet, është mësuese e jetës, por shqiptarët, sikurse, deri
diku, edhe ballkanasit e tjerë, nuk e kanë mësuar si duhet atë. Ata, për-
katësisht ne, me sjelljen tonë politike kemi dëshmuar se nuk i kemi
zotëruar si duhet ligjet e historisë, e as logjikën e politikës, që shprehet
në fjalët e Samiut se «Në kombërit s’ka miqësi» dhe se «Kombetë janë si

112
pishqitë, që hanë njëri tjatrinë. Mjerë kush është i dobëtë», sikurse edhe
në fjalët e mikes së madhe të shqiptarëve mis Edit Durham se: «Në
Gadishullin Ballkanik, si kudo - si thotë ajo - mbijeton më i afti në luftën
për ekzistencë».
Dhe pas kësaj retrospektive të vogël historike, me premisa të një
blic-analize të gjendjes së sotme, na bien në mend përsëri fjalët e urta
të poetit dhe mësuesit tonë kombëtar, Naimit largpamës e vizionar:
«Një komp ç’vleftë t’i vërë vethesë, atë i vënë edhe të huajtë».
Në këtë tekst të shkurtër aforistik, sikurse edhe në tekstet e tjera
të ngjashme të Naimit, që i hasim te proza filozofike Mësime, sinteti-
zohen thellësia dhe qartësia e mendimit filozofik me dendësinë dhe
bukurinë e shprehjes gjuhësore.
Më ka bërë përshtypje ky mendim i Naimit, sikurse edhe shumë
mendime të tjera të tij për kombin, atdheun, gjuhën, fenë, moralin,
njeriun etj., edhe për shkak se më është dukur instruktiv për ta shp-
jeguar shkakun mbase kryesor të rënies sonë morale në këtë fazë ka-
limtare të historisë kombëtare - mungesën e respektit ndaj vetes!
Mos vallë i kemi vënë çmim vërtet të ulët vetes si komb? Dhe, mos
vallë «çmimin» që na e kanë vënë të tjerët, duke na shpërblyer herë me
mospërfillje, herë me përbuzje e herë me lëmoshë, e kemi diktuar me
sjelljet tona?
Në vend se t’i mbrojmë e afirmojmë atdheun, kombin, gjuhën shqipe
dhe vlerat e tjera kombëtare ne shumë herë i fyejmë e i denigrojmë ato!
Në vend se ta mbrojmë, kultivojmë e zhvillojmë kulturën kombëtare
ne jo rrallë e sulmojmë, e mohojmë dhe e rrënojmë atë!
Po ta kishim dëgjuar zërin e Naimit dhe t’u ishim përmbajtur këshil-
lave të tij të urta për mirësi, urtësi e vëllazëri, ne do ta kishim bërë pa-

113
jtimin kombëtar dhe energjitë tona do t’i harxhonim në frontin e luftës
politike për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare e jo në qërim hesapesh
me njëri-tjetrin.
Po ta kishim dëgjuar zërin shekullor të poetit lidhur me «mërgimnë
që shkreton mëmëdhenë», nuk do ta kishim përsëritur gabimin e vjetër
që ta braktisnim aq masivisht atdheun, siç ndodhi në eksodin shqiptar
të viteve nëntëdhjetë.
Konteksti i sotëm shoqëror, politik, kulturor, moral dhe shpirtëror
shqiptar, nxit lexime të reja, herë-herë edhe të zbatuara, të veprës së
klasikëve tanë.
Shkrimtari dhe filozofi francez me origjinë rumune, Emil Sioran,
krijuesi i togfjalëshit »Demiurgu i lig» (le Mauvais Demiurge), që është
edhe titull i një vepre të tij, i pakënaqur me realitetin e vendit të tij të
lindjes, Rumanisë, në një rast ka thënë:
«Mjerimi i realitetit rumun është evident. Rumunët janë shumë të
pafat. Rumania është vendi më i përbuzur në Evropë».
Duke u ndërlidhur me fjalët e Sioranit sarkastik, që e konsideron-
te veten apatrid, intelektualët e sotëm shqiptarë, të çliruar nga barra
e mësuesit të pagabueshëm e misionar dhe të zhgënjyer nga realiteti
shqiptar, do të mund ta shtronim pyetjen: “A janë shqiptarët popull i
pafat? A është Shqipëria vendi më i përbuzur në Evropë?”.
Naimi ynë, natyrisht, nuk do të fliste kurrë kështu. Për një krijues të
devotshëm e idealist si ai, që dashurinë dhe detyrën ndaj atdheut e ka
kult, kurse njeriun e identifikon me perëndinë, vetë ideja e një gjykimi
të tillë do të ishte herezi. Naimi ishte, ashtu siç e kishte edhe emrin (fja-
la «naim» do të thotë «i butë»), krijues dhe njeri shpirtbutë e fjalëbutë.
Ai i drejtohet auditorit - e auditor i tij ishte një komb i tërë - me mirësi e

114
përkëdheli e jo duke e ironizuar e fshikulluar atë, siç do të veprojnë më
vonë Konica e Noli. Moralizimi dhe hipokoristika përbëjnë një tipar
dallues të stilit të tij romantik e iluminist njëkohësisht. Naimi dëshi-
ron t’i edukojë e t’i ndriçojë shqiptarët, duke i mësuar me durim e jo
duke i qortuar me zemërim. Mirëpo, në thesarin e pasur të veprës së tij,
hasen edhe fjalë e mendime me nëntekst kritik. I tillë është proverbi që
morëm në shqyrtim. Në fjalët e poetit se «çdo komb ka atë vlerë që i vë
vetes» ka një mësim të madh moral e filozofik, që shprehet në formën
e një qortimi të përkorë, por kategorik, jo vetëm për bashkëkohësit e
poetit, por edhe për ne pasardhësit e tyre.
Në 150-vjetorin e lindjes, Naim Frashëri vazhdon të ligjërojë shqip
dhe t’u kumtojë shqiptarëve disa nga esencat e jetës së tyre kombëtare
dhe të jetës njerëzore në përgjithësi.

“Koha” (Prishtinë), 19. 6. 1996.

115
NJERI ME “UNË” TË FORTË

Me njeriun që na ka tubuar sonte këtu (sikurse edhe mbrëmë dhe në


netët që do të vijnë), Mr. Ukshin Hotin, nuk kam pasur raporte të afër-
ta miqësore, por e kam çmuar gjithmonë për qëndrimin e tij dinjitoz
e konsekuent në jetë dhe në krijimtari. Them edhe në krijimtari, sepse
Ukshini është publicist, eseist, politolog...
Është hera e tretë që Ukshin Hoti bie në burg (herën e parë pat rënë
pas vitit 1981), kurse “ndeshjet” e tij me policinë serbe kanë qenë edhe
më të shpeshta. Përse? Për shkak se policia serbe dhe pushteti të cilit i
shërben ajo e dinë fare mirë se cilët janë kundërshtarët e tyre të vërtetë
në mesin e shqiptarëve; se kush e rrezikon sundimin e tyre në Kosovë
dhe kush bën sikur e lufton atë.
Miku dhe kolegu ynë, Ukshin Hoti, tash sa muaj ndodhet në burg.
Së shpejti pritet gjykimi dhe ndoshta (me siguri) edhe dënimi i tij
dhe ne jemi mbledhur sonte këtu, në këtë sallë,1 ku ka shumë më pak
njerëz se ç’do të duhej të kishte, të protestojmë kundër këtij gjykimi
absurd e të kërkojmë lirimin e martirit. Po prej kujt? Prej gjyqit serb,
që është instrument në duart e okupatorit. Kështu e kemi ne. Ndodh
që kujtohemi për njerëzit tanë kur ikin, kur bien në burg, kur largohen
(jo rrallë as në raste të tilla!), ndërsa kur i kemi pranë i rrethojmë me
heshtje e i injorojmë, i fyejmë e i nënçmojmë, në mos edhe i linçojmë
krejtësisht...

1 Tubimet protestuese për lirimin e Ukshin Hotit mbaheshin në lokalet e Shoqatës së


Shkrimtarëve të Kosovës, në barrakën e famshme pranë stadiumit futbollistik të Pr-
ishtinës, që ishte edhe seli e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
116
Edhe pse nuk kam pasur kontakte të shpeshta me të, Ukshini më
është dukur viteve të fundit, kurdo që e kam parë e takuar, disi i vet-
muar, i izoluar, i braktisur, i harruar dhe ngapak i frustruar.
Ukshin Hoti është nga ata njerëz që i stolisin karakteri i fortë e i
qëndrueshëm, krenaria dhe kryelartësia. Ai është njeri që ka Unin e
vet. Me “U” të madhe. E kjo nuk është pak. E vlen të jesh i tillë në jetë,
edhe pse nuk është e lehtë. Kushton shtrenjtë!
Intelektual me vizion e koncepte të qarta dhe me përkushtim të lartë
ndaj kombit, shtetit, politikës, demokracisë, në shkrimet dhe paraqit-
jet e tij, veçanërisht në revistën “Demokracia Autentike” (“DeA”), ai u
angazhua me të drejtë, siç e thoshte edhe titulli i saj, për një demokra-
ci autentike; për një demokraci në kushtet shqiptare, ashtu siç u an-
gazhua edhe për një politikë unike e me strategji të qartë kombëtare.
Për intelektualët dhe veprimtarët si Ukshin Hoti ekziston patria (d.
m. th. atdheu) pastaj partia; ekziston kombi pastaj demokracia. Sepse,
demokracia pa kombin është si lulja në trupin e të vdekurit.

Tekst i lexuar në mbrëmjen e dytë protestuese për lirimin e Ukshin


Hotit, mbajtur në Prishtinë më 24. 9. 1994.

117
INDIFERENCA
DHE VDEKJA E SHPIRTIT

Gjyqi serb i Qarkut në Prizren ia shqiptoi këto ditë dënimin me


5 vjet burg magjistër Ukshin Hotit, profesor i Universitetit të Prisht-
inës, veprimtar i dalluar, ish-i burgosur politik dhe kryetar i Partisë së
Unitetit Kombëtar (UNIKOMB).
Dënimi drakonik i Ukshin Hotit, pas një procesi të inskenuar e të
improvizuar, të bërë shpejt e shpejt dhe pothuajse pa kurrfarë argu-
mentimi qoftë edhe formal, tregon se masat represive të pushtetit serb
ndaj shqiptarëve dhe veçanërisht ndaj intelektualëve shqiptarë jo vetëm
që nuk kanë të ndalur, por mund të intensifikohen edhe më shumë.
Dënimi absurd i mr. Ukshin Hotit për kinse “cenim të tërësisë ter-
ritoriale” - sipas neneve 116 dhe 138 të Ligjit penal të “RFJ”-së - është
një akt që flet qartë se tash e mbas çdo shqiptar që angazhohet për
pavarësinë e Kosovës dhe për bashkimin kombëtar të popullit të ndarë
shqiptar (e kështu mendojnë të gjithë shqiptarët, me përjashtim të
shpirtrave të shitur) mund të gjendet në bankë të zezë dhe, natyrisht,
edhe prapa grilave.
Dënimi i Ukshin Hotit dhe të burgosurve të tjerë politikë shqip-
tarë tregon edhe një herë se pushteti okupues serb synon të ndjekë pa
mëshirë - edhe pas heqjes formale të të ashtu-quajturit “delikt verbal”
- bindjet politike e mendimin e lirë dhe ta ndrydhë me dhunë vullnetin
politik të shqiptarëve.

118
Dënimi politik i Ukshin Hotit është, prandaj, ose, thënë më drejt, do
të duhej të jetë një kambanë alarmi për të gjithë ne: për partitë politike,
shoqatat e intelektualëve, individët me ndikim dhe mbarë popullin - që
të mos rrimë duarkryq përpara dhunës dhe terrorit të okupatorit, por
të ulemi dhe të merremi vesh për strategjinë e mëtejshme të lëvizjes
sonë kombëtare dhe format e rezistencës ndaj dhunës.
Dënimi i këtillë i një intelektuali shqiptar siç është Ukshin Hoti, do
të duhej të jetë (të ishte) një kambanë alarmi për të gjithë shqiptarët
kudo që janë - jo vetëm në Kosovë, por edhe në viset e tjera shqiptare
në ish-Jugosllavi, sikurse edhe në Shqipëri dhe në diasporë.
Dënimi i Ukshin Hotit, i cili më në fund edhe është pritur, duhet të
jetë një sinjal i kuq për lëvizjen tonë çlirimtare dhe për forcat patriotike
shqiptare kudo që janë.
Është koha e fundit që ndaj akteve të tilla të ndjekjes dhe të perse-
kutimit, sikurse edhe ndaj krimeve të shëmtuara, siç janë vrasja e fëmi-
jës 7-vjeçar Fidan Brestovci, e gruas së re 23-vjeçare Violetë Dervishi,
nënë e dy fëmijëve të mitur etj., të reagojmë si komb, duke i aktivizuar
të gjitha mekanizmat.
Besoj se shpreh edhe mendimin Tuaj nëse them se mbrëmje të këtil-
la protestuese për Ukshin Hotin dhe të përndjekurit e tjerë, si edhe për
viktimat e shumta të pushtuesit serb, do të duhej të mbahen jo vetëm
në Prishtinë, por edhe në Shkup, në Tiranë, në Gjenevë, në Bruksel, në
Nju-Jork etj. dhe se ato nuk do të duhej të mbeten në rrethe të mbyllu-
ra, por t’u ofrohen forumeve përkatëse ndërkombëtare.
Kam marrë pjesë në shumicën e mbrëmjeve protestuese kushtuar
Ukshin Hotit. Sonte është e teta me radhë. Përse në këto mbrëmje mar-
rin pjesë pothuajse të njëjtit njerëz? Përse në to nuk marrin pjesë shumë

119
veprimtarë politikë (kryetarë e funksionarë të tjerë të partive tona të
shumta), intelektualë, profesorë universiteti, akademikë, shkrimtarë,
gazetarë etj. Promovimet e librave, shumë herë edhe të pseudovlerave,
por edhe kafenetë, janë shumë më të vizituara sesa këto mbrëmje.
Indiferenca - thuhej dikur (në sistemin monist) - është kundërrev-
olucion. Unë do të thosha se indiferenca është (ka qenë gjithmonë)
antihumanizëm, kurse në rastin tonë, në situatën tonë, edhe antikom-
bëtarizëm.
Një indiferencë e tillë, pasojë e amullisë politike, të cilën Zhan-Pol
Sartri i ditur, “busulla morale e Francës”, e quante vdekje e shpirtit, vret
më shumë sesa dhuna e pushtuesit.

Fjala e hapjes në mbrëmjen e tetë të protestës kundër burgosjes dhe


dënimit të Ukshin Hotit, mbajtur në Prishtinë më 30. 9. 1994

120
EPOPEJA E PRITJES

Situata në të cilën jetojmë sot ne shqiptarët është situatë tipike e


pritjes. Kosova e këtyre viteve i ngjan një teatri tragjikomik, ndërsa
banorët e saj t’i kujtojnë personazhet e Beketit, të cilët, në një fushë
të shkretë, pranë një druri gjysmë të thatë, presin të vijë dikush - një
njeri abstrakt me emrin Godo (apo, ndoshta, vetë Zoti) - që t’i shpëtojë
nga vuajtjet dhe mërzia; nga absurdi dhe kotësia. Të gjithë ne, kush
më shumë e kush më pak, jemi dofarë Vladimirësh e Estragonësh pro-
vincialë që s’bëjnë tjetër pos presin e dërdëllisin; dërdëllisin e presin.
Çka? Lirinë, pavarësinë, bashkimin, vetëvendosjen... dhe, natyrisht,
edhe demokracinë, që janë pa dyshim fjalët më të shpeshta jo vetëm të
diskursit tonë politik, por edhe të jetës sonë të përditshme.
Pritja dhe durimi ynë tashmë janë bërë proverbiale. Tash gjashtë
vjet presim (dhe lutemi) që të pushojë dhuna e pushtuesit, por ajo jo
vetëm që s’pushon, por shkallëzon. Të 160 mijë punëtorët shqiptarë të
dëbuar nga vendet e tyre të punës, presin që të kthehen në fabrika, në
kantiere, në miniera, në spitale, në zyra, në radio, në televizion..., por ky
“kthim”, i cili atëherë është menduar se do të ndodhte pas dy-tre javësh
apo dy-tre muajsh, po “zgjat” tash gjashtë vjet. Mbetëm duke pritur
(dhe shpresuar) që të mblidhet parlamenti i Kosovës; mbetëm duke
pritur (dhe shpresuar) që të kthehemi në objektet shkollore; mbetëm
duke pritur (dhe ëndërruar) që të na njohë bashkësia ndërkombëtare;
mbetëm duke pritur që të fillojë, më në fund, dialogu famoz... Mbetëm

121
duke pritur që të ndodhë mrekullia. Mbetëm duke pritur Godonë tonë.
Por, më kot.
Kuvendi i Kosovës nuk u mblodh as katër vjet pas zgjedhjeve “të lira
e demokratike” të 24 majit; nxënësit dhe studentët tanë dhe ne mësim-
dhënësit e tyre po e përfundojnë edhe vitin e pestë akademik nëpër
“shtëpitë-shkolla” - relikte mesjetare në fund të shekullit XX; represioni
i përditshëm i policisë serbe me diapazon të gjerë (rrahje, keqtrajtime,
plaçkitje, bastisje, burgosje, plagosje, vrasje etj.) kurrsesi të pushojë,
kurse dialogu famoz e i shumëpritur kurrsesi të fillojë. Godoja ynë,
sikurse edhe ai i shkrimtarit të njohur të absurdit, kurrsesi të vijë.
Ne shqiptarët jemi në pritje të gjatë tash gjashtë vjet: në pritje të lir-
isë, të pavarësisë, të Republikës. Tani jemi, më shumë se kurdoherë më
parë, në pritje të Dialogut. Kuptohet, me Beogradin dhe, natyrisht, në
prani të palës së tretë. Dy presidentët shqiptarë, heronj të çdoditshëm
të programit satelitor të TVSH-së, takohen në Tiranë dhe bien dakord
që të fillojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit! (Deklaratave të tilla
dhe të tjera të ngjashme lidhur me “hapësirën demokratike”, “mosn-
dryshimin e kufijve”, “zgjidhjen e pranueshme për të dyja palët” etj.,
ua mbajnë ison një mori partish satelite e servilësh politikë këndej e
andej kufirit!). Përsërisim çdo ditë si papagaj (prej nivelit më të lartë
e deri në instancat më të ulëta) fjalët: Dialog! Dialog! Dhe si njohës të
pakontestueshëm të situatës e të politikës, të cilat mëtojmë t’i njohim
me themel, shtojmë plot vetëbesim - pavarësisht nga fakti se prognozat
tona të deritashme kanë qenë plotësisht të deplasuara - se ky dialog
duhet të fillojë patjetër gjatë këtij viti, d. m. th. gjatë vitit, sipas “pro-
fetëve” tanë (para)politikë, vendimtar, 1996! Mirëpo, harrojmë ta sht-
rojmë pyetjen - për logjikën normale të domosdoshme - se ç’kemi bërë

122
ne që ta detyrojmë Serbinë të ulet rreth tryezës së bisedimeve si me një
partner për të cilin do të kishte nëse jo frikë e respekt bashkë, atëherë
qoftë edhe një fije konsiderate? Përgjigjja është deprimuese: Asgjë. Ose
- pothuajse asgjë. Kemi bërë hapa politikë që nuk është dashur t’i bë-
jmë dhe nuk i kemi bërë do të tjerë që është dashur t’i bëjmë. Politi-
ka jonë në këto vite të okupimit klasik të Kosovës ka qenë politikë jo
vetëm pasive e apatike, por edhe sektare e stihike, ndërsa sjellja jonë
politike në këto kushte - sjellje plotësisht atipike. Nuk e di a do të ishte
sjellë ndonjë popull tjetër në botë, e aq më pak në Evropë, kështu si
jemi sjellë dhe siç po sillemi ne. Para syve tanë po bëhet serbizimi i
Kosovës dhe ne s’ndërmarrim asgjë. Rrimë duarkryq dhe sodisim. Jo
rastësisht sintagma: “Shqiptari me duar në xhepa”, u bë këto ditë edhe
titull i një shfaqjeje teatrore. Na nxjerrin me dhunë nga institucionet
tona themelore të kulturës kombëtare dhe ne s’jemi në gjendje të orga-
nizojmë qoftë edhe një protestë publike. Digjen librat shqip në Pallatin
e Shtypit dhe ne veç që s’i ngrohim duart në zjarrin e tyre. Hyn në
grevë urie Adem Demaçi me shokë për të mbrojtur sadopak dinjitetin
e fjalës shqipe, kurse qarqe të caktuara e komentojnë këtë protestë të tij
si përpjekje për ta rrënuar autoritetin e dikujt tjetër!, ndërsa kryereda-
ktori i “Bujkut” me suitën e tij pi raki me meze në kafenetë e Prishtinës!
Shfaq gatishmërinë të aktivizohet, pas 5-6 vjet pritjeje, në jetën politike
“simboli i rezistencës sonë kombëtare”, kurse “përfaqësuesit legjitimë
të popullit” (!) i nxjerrin përpara si paravan gogolin e procedurës! Sht-
rohet pyetja: kush janë këta? Cilat forca? Janë po ata që më 1991-1992
penguan idenë e formimit të një organi të përbashkët e obligativ - të një
Këshilli Kombëtar për gjithë shqiptarët në ish-Jugosllavi dhe bllokuan
Kuvendin për Pajtim dhe Bashkim Kombëtar, duke u sjellë si çlirimtarë

123
dhe duke luajtur rol prej mentori ndaj çështjes sonë kombëtare; ata që
e ndezën “luftën” politike brendashqiptare, zjarr ky që i frynë vazhdi-
misht në vitet që pasuan, aq sa sot forcat kryesore politike në Shqipëri
e, në masë të madhe, edhe në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi e në
Preshevë, harxhojnë energji shumë më të mëdha në luftë verbale me
njëra-tjetrën sesa me armiqtë shekullorë të kombit tonë, shovinistët
serbë dhe grekë, por edhe ata maqedonas, që synojnë të na mbajnë
në darën e bllokadës ballkanike; të ndarë e të copëtuar; të përçarë e të
çorganizuar.
Homogjenizimi ynë i viteve 1990-1991 tashmë i takon të kaluarës.
Ndjenja e dëshpërimit dhe e apatisë, që erdhi pas euforisë, por edhe
sindromi ynë tradicional i përçarjes po e bëjnë të vetën. Morali dhe
energjitë tona kombëtare kanë rënë dukshëm. Nuk është në modë me
qenë patriot - rezonon vashëza 14 vjeçare, nxënëse e klasës VIII në
një shkollë fillore të Prishtinës, nga piedestali i së cilës u hoq, në pikë
të ditës, busti dhe emri i një atdhetari të shquar shqiptar dhe u vu, në
vend të tij, busti dhe emri i një “prosvetiteli” serb. Filozofia politike
e durimit, e gjakftohtësisë dhe e mosprovokimit, që proklamohej nga
partia jonë më e madhe dhe zëdhënësit e saj si një mençuri e madhe
politike dhe si njëfarë kushti për realizimin e synimeve tona, sikur u bë
me kohë një natyrë e dytë e njerëzve tanë. Dhe për këtë nuk mund të
fajësohet populli (sepse populli është i njëjtë, po ai i 81-shit, i 89-s apo
i 90-s), por ata që janë në krye të tij. Që tehu revolucionar dhe shpirti
liridashës i masës dhe sidomos i rinisë sonë është topitur deri në këtë
masë, kjo është pasojë e një vije të caktuar politike.1 Vite me radhë,

1 Në Kosovë, në këto vite, si pasojë e amullisë politike, ka ndodhur ajo që Sartri


e quante, në një kontekst tjetër, vdekje e shpirtit. Në një ese të tij me këtë titull
124
në çdo përvjetor të demonstratave, shtypi ynë i rrëgjuar e i dirigjuar,
transmetonte porositë e “prijësve” drejtuar popullit për të mos rënë në
grackën e provokimeve, derisa një ditë u bëmë kolektivisht dhe indi-
vidualisht pothuajse të paprovokueshëm. Natyrisht, ndaj të huajve dhe
pushtuesve, por kurrsesi jo edhe ndaj njëri-tjetrit. Dhe, në qoftë se në
fillim kjo strategji mund të thuhet se ishte frytdhënëse, sepse e ndreqte
imazhin e shqiptarit “të egër” para botës së qytetëruar, me kalimin e
kohës kjo formë e rezistencës u bë kontraproduktive; u bë bumerang.
Gjendja në të cilën ndodhen sot shqiptarët në Kosovë dhe më gjerë
në ish-Jugosllavi (pjesërisht edhe në Shqipëri), është e rëndë, tejet e
rëndë, ndërsa e ardhmja e tyre tejet e paqartë dhe e pasigurtë. Këtë
mund ta konstatojë çdo njeri i rëndomtë, pa qenë nevoja të jetë “ve-
primtar politik”. E, megjithatë, kreu politik i Kosovës vazhdon avazin
e vjetër: flet për suksese e rezultate, duke nxjerrë si argument kryesor
ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, përkatësisht futjen e saj në
agjendat e diplomacisë evropiane, si edhe “organizimin tonë të brend-
shëm politik dhe shtetëror”, si thuhet, të cilin “e çmon bota”. Mirëpo,
ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës, mjerisht, nuk shkon më larg
se të drejtat njerëzore e autonomia (e jo edhe pavarësia e synuar dhe e
shpallur prej nesh), ndërsa organizimi ynë i brendshëm: politik, arsi-
mor, kulturor, shëndetësor etj. është tejet i dobët e joefikas dhe çalon
në shumë pikëpamje. Ka shumë uzurpime, keqpërdorime (edhe mate-

(Vdekja e shpirtit), të shkruar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, më tepër sesa


epërsia ushtarake gjermane dhe një grusht kuislingësh francezë të vënë në anën
e tyre, Sartrin e shqetësonte diçka tjetër edhe më e tmerrshme - fakti që në sytë
e francezit të tij ai shihte: gjakftohtësinë, pajtimin me humbjen dhe mungesën
tragjike të vullnetit për liri, fenomen ky që shkrimtari dhe filozofi i famshëm, e
kishte quajtur “vdekja e shpirtit”.
125
riale!), luftë për pushtet, grindje, intriga, nepotizëm, korrupsion e sa
e sa “plagë” të tjera, të cilat vijnë duke u mahisur e jo duke u shëruar,
ndërkohë që pushtuesi vepron lirisht dhe e vë në jetë hap pas hapi pro-
gramin e vet gjenocidal. Po qe se shprehemi në mënyrë pak a shumë
paradoksale, përmes një oksimoroni që s’është pjellë e fantazisë sime
poetike, por e realitetit tonë tragjik, ne kemi shënuar në këto vite ze-
nitin e rënies. E, megjithatë, bëjmë gjumë të rehatshëm, ndërgjegjen
e kemi të qetë, nuk e njohim fare ndjenjën e përgjegjësisë dhe ndodh,
madje, që edhe i thurim himne politikës sonë të urtë e paqësore që po
jep rezultate kolosale!
Dikush mund të thotë, natyrisht, se të gjithë e dimë, e ndiejmë, e
shohim se kështu nuk bën, mirëpo ja, kaq janë mundësitë tona, kurse,
nga ana tjetër, mund të shtojë me të drejtë ky “oponent”, askush ose
pothuajse askush nuk po tregon se çka dhe si më tutje? Dihet se kusht
i domosdoshëm për shërimin e sëmundjes është diagnoza e saktë e saj.
Pastaj vjen “terapia”, që është shumë herë një proces i gjatë dhe i mun-
dimshëm. Receta a formula të gatshme për dalje nga kriza, kuptohet,
nuk ka dhe kjo, tekefundit, nuk është punë e një apo e disa individëve,
që kanë qëndrim kritik ndaj kursit politik të LDK-së. Në kohë të fun-
dit, pas Dejtonit, janë shfaqur disa ide dhe janë marrë disa iniciativa, të
cilat kanë për qëllim ta lëkundin sadopak “detin e vdekur” të realitetit
politik kosovar, por më kot. Pa sukses. Këshillimi i PPK-së dështoi,
sepse u injorua mu nga ata që e quajnë veten “përfaqësues legjitimë të
popullit” dhe që kanë marrë përsipër ta sendërtojnë vullnetin politik të
tij, që do të thotë hiç më pak se jetësimi i Republikës së Kosovës.
Ditëve të fundit na ka rënë të lexojmë në shtyp apele publike dre-
jtuar krerëve të jetës politike dhe publike të Kosovës, në të cilat ftohen

126
ata, duke u apostrofuar (disa prej tyre) edhe me emër e mbiemër, që
t’ia shtrijnë dorën e pajtimit njëri-tjetrit dhe të ulen rreth tryezës së
përbashkët, në mënyrë që, ashtu, bashkërisht, t’i shqyrtojnë mundësitë,
t’i analizojnë rrethanat, ta vlerësojnë situatën dhe t’i gjejnë format e
mundshme për hapa të mëtejmë të politikës sonë, sepse “është e di-
tur se asnjë njeri, asnjë individ, asnjë kokë e vetme, sado e mençur që
të jetë, asnjë grup, shoqatë, forum apo parti, sado e madhe të jetë në
numër, nuk mund të na nxjerrë si e vetme, nga kjo gjendje kaq e mjerë,
kaq fatale, kaq e pashpresë, kaq poshtëruese dhe kaq tragjike në të cilën
gjendemi”.2
Ky është një zë i thjeshtë, i sinqertë, konstruktiv e qëllimmirë, por
gjithsesi edhe dramatik, që vjen nga poshtë; nga terreni; nga populli.
Zëra të tillë, ka pasur edhe më parë dhe do të ketë gjithnjë e më shumë
në të ardhmen.
Le të shpresojmë se nuk do të bien në veshë të shurdhër.

Tekst i lexuar si kumtesë në tribunën e Forumit të Intelektualëve


Shqiptarë me temë “Fenomeni i pritjes dhe politika jonë”. “Koha” (Pr-
ishtinë), 10 prill 1996. Ky tekst është ribotuar edhe te “Zëri i Popullit”
(Tiranë), 11 prill 1996.

2 Kolë M. Berisha, Ftesë për pajtim. “Bujku”, 19. 3. 1996, f. 5.


127
PSE HESHT NËNË TEREZA?

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, alias Nënë Tereza, as kësaj


here nuk u bë e gjallë.
Pasi s’e tha asnjë fjalë për dhunën dhe terrorin shumëvjeçar serb
në Kosovë (e as që e pa të udhës t’i bënte një vizitë asaj, ndërkohë që
pothuajse nuk la vend në botë pa vizituar!), ajo përsëri po hesht. Edhe
pas gjithë këtyre trazirave; edhe pas gjithë këtyre vrasjeve, plagosjeve
e shkatërrimeve; edhe pas gjithë kësaj drame tragjike që po ndodh në
Shqipëri, nuk po dëgjohet zëri i saj.
Pse hesht Nënë Tereza?
Pse s’i drejtohet me dy fjalë popullit nga gjiri i të cilit ka dalë, pra
popullit shqiptar, duke kërkuar prej tij paqe e mirëkuptim; gjakftohtësi
e durim dhe, natyrisht, edhe mëshirë e përdëllim, siç i ka hije asaj? Pse
s’i drejtohet me dy fjalë bashkësisë ndërkombëtare, duke kërkuar prej
saj që t’ia zgjasë dorën Shqipërisë, që ta ndihmojë atë moralisht dhe
materialisht në këto orë të liga për të? Aq më parë kur dihet se çfarë
peshe dhe ndikimi ka fjala e saj në botë, veçmas në atë pjesë të saj e cila
sot vendos për fatin e popujve dhe të njerëzimit!
Nënë e nderuar!
Ne dimë për moshën tënde të shtyrë, për gjendjen tënde shën-
detësore, por athua nuk ke aq fuqi sa t’i shqiptosh dy fjalë! E kemi
pritur këtë edhe në raste të tjera prej teje. E kemi pritur atëherë kur
na i helmuan fëmijët (besoj se ke dëgjuar për helmimin e fëmijëve
në Kosovë!); e kemi pritur atëherë kur na i mbyllën shkollat; kur na

128
i rrahën dhe burgosën mësuesit e profesorët; kur na i përzunë nga
klinikat e spitalet mjekët dhe motrat (edhe motrat e nderit!), kur na
vranë e na shanë e s’lanë gjë pa na thënë e pa na bërë; e kemi pritur
edhe në shumë raste të tjera, por më kot. Ti s’fole që s’fole!
Poetët tanë të kanë kushtuar shumë vjersha; kompozitorët tanë
kanë kompozuar sa e sa këngë për ty; piktorët ta kanë vizatuar portre-
tin, duke të vënë edhe pranë të madhit Skënderbe; për ty janë botuar sa
e sa libra - biografi e monografi; me ty mburret çdo shqiptar, i madh e
i vogël; pothuajse nuk ka manifestim tonin, në të cilin nuk ta përmen-
dim emrin, e Ti asnjë fjalë për ne!
Fëmijët tanë këndojnë këngë e recitojnë vjersha për ty në shkollë e
në shtëpi (besoj të kesh dëgjuar për shtëpitë-shkolla në Kosovë), e ti
asnjë fjalë për ta.
Nuk e dimë a i di të gjitha këto; a arrin zëri ynë gjer tek veshët e tu
atje në Kalkutë, por ne kemi pritur dhe presim diç prej teje - një fjalë
tënden; një lutje tënden; një përdëllim për ne! Sepse, çdo fjalë jotja
ka peshë e rëndësi të madhe dhe si e tillë do të ishte në mos tjetër një
ngushëllim për ne dhe një mesazh për botën, kurse çdo gjest yti, qoftë
edhe më i vogël, do të kishte, në mos tjetër, një kuptim simbolik.
Është koha e fundit që ti, oj Nënë e dashur, oj Nënë e dhembshur e
të varfërve dhe e të vuajturve të tërë botës, të thuash një fjalë edhe për
ne vëllezërit dhe motrat e tua të një gjaku. Populli shqiptar e pret këtë
prej teje, nënat shqiptare e presin këtë prej teje.
Shqipëria, atdheu i të parëve të tu dhe yti, po digjet, po vritet, po
prishet! e ti, Nëna jonë, që e ke varrin e nënës dhe të motrës në Ti-
ranë dhe që shpresojmë që edhe vetë do të prehesh përgjithmonë aty,
për ta shndërruar varrin tënd në vend pelegrinazhi, po hesht. S’po

129
flet. Shqipëria, atdheu yt dhe yni, po përjeton ditë të vështira si rrallë
ndonjëherë në historinë e saj. Nuk e bëre këtë për Kosovën, që kishte
dhe ka aq nevojë për një personalitet siç je Ti që në çdo kohë i çilen
dyert e Shtëpisë së Bardhë dhe që e pret me respekt kryetari i fuqisë
më të madhe të botës, SHBA-ve, tek je shpallur qytetare nderi, ashtu
sikurse edhe në Kosovën tonë të robëruar. Bëje këtë për Shqipërinë.
O sot, o kurrë! Sepse, është në rrezik, sepse aty rrezikohet jo vetëm
jeta e njerëzve, e njerëzve të dëshpëruar e të egërsuar që rastësisht janë
edhe shqiptarë, por edhe vlerat më kryesore njerëzore (dhe kristiane):
dashuria, humanizmi, ndjesa, mëshira, falja, përdëllimi. Ty të takon
kjo gjë. S’është politikë. E ke për borxh ta bësh si humaniste që je dhe
si shqiptare.
Papa i Romës, që s’është shqiptar, por polak, në një nga meshat e së
dielës në sheshin Shën Pjetri në Romë, u lut për Shqipërinë! Shumë
personalitete jo vetëm politike, dërgojnë mesazhe paqeje e ofrojnë
ndihmë gjithfare, kurse Ti, Nobelistja jonë, laureatja e vetme shqiptare
e Çmimit më të lartë në botë (për paqe), asgjë. Përse a thua? E kemi
vështirë (me gjithë dëshirën e mirë) ta kuptojmë këtë heshtje tënden
maratonike, e edhe më vështirë ta arsyetojmë atë!
Është koha e fundit që të dëgjohet zëri yt, oj Nënë e dhembshur. Atë
zë, atë kumt, gazetat shqiptare, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë
e në Shkup (në qytetin tënd të lindjes, ku këto ditë, a propos, kërko-
het vdekja e shqiptarëve!), do ta jepnin në faqet e tyre të para, kurse
mediumet elektronike shqiptare, kudo që ekzistojnë ato dhe sidomos
Radio-televizioni Shqiptar (një nga mëkatarët më të mëdhenj për këto
që po ngjajnë sot në Shqipëri!), do ta jepnin me siguri në ballë të emi-

130
sioneve të tyre, duke e përsëritur edhe 24 orë në ditë, si një lutje, si një
uratë, si një ilaç për plagë!
Ti që i je kushtuar misionit të shenjtë të ndihmës për të varfërit e
të sëmurët e botës, Ti që ua ke kushtuar jetën hallexhinjve e të brakti-
surve, Ti që të njeh e të nderon mbarë bota, bëj diçka edhe për popullin
tënd, për këtë popull që të lindi e të rriti e të nxorri në dritë e që të do e
të nderon aq shumë, sepse ai ka nevojë për ty. Shqipëria e përgjakur, që
sot më shumë se kurrë ka nevojë për ndihmë, pret diç prej teje. Në mos
tjetër, një fjalë a një bekim, që del sot nga goja e zemra e çdo shqiptari:
Zoti e shpëtoftë Shqipërinë!

“Bujku” (Prishtinë), 15 mars 1997; “Flaka e vëllazërimit” (Shkup),


18 mars 1997.

131
EDHE NJË VIT I MBRAPSHTË
NË HISTORINË SHQIPTARE

Mbi ngjarjet në Shqipëri - shkaqet dhe pasojat e tyre - dhe mbi


krizën shqiptare në përgjithësi

“Rrëmujë e shkuar rrëmujës, o perëndi... Shteti shqiptar qe bërë lëmsh.


Dhe as që dihej kishte a s’kishte shtet”.
I. Kadare: Viti i mbrapshtë

Ngjarjet tragjike të marsit ‘97 tronditën jo vetëm Shqipërinë si shtet


(atë gjysmëShqipëri edhe ashtu të cunguar), por edhe mbarë kombin
shqiptar në Ballkan dhe kudo tjetër në botë. E si të mos e trondisnin? Si-
kur nuk mjaftonte dhuna dhe terrori i përditshëm serb në Kosovë; sikur
nuk mjaftonte histeria antishqiptare në Maqedoni e në Mal të Zi; sikur
nuk mjaftonte diaspora e përçarë dhe Çamëria tashmë e harruar; sikur
ishin pak tërë ato plagë e halle kombëtare, të djeshme dhe të sotme,
por duhej të ndodhte edhe kjo që ndodhi në vetë Shqipërinë. Mund të
tingëllojë pak fatalist ky konstatim, por duket se ne na ndodh pothuajse
gjithmonë varianti më i keq në histori.
Ç’ndodhi në të vërtetë në Shqipëri në shkurt-mars të vitit 1997? Re-
voltë e përgjithshme me elemente të anarkisë; kryengritje e armatosur;
revolucion (i vonuar) demokratik; puç ushtarak apo diç tjetër? Ngjar-
jet në Shqipëri janë një fenomen disi i veçantë, «origjinal», që vështirë
mund të futen në kallëpin e ndonjërit nga togfjalëshat e mësipërm. Një
132
gjë është e sigurt: Shqipëria në mars të vitit 1997 u gjend papritmas në
prag të një lufte qytetare me përmasa e pasoja të paparashikueshme, -
mbi bazë të konfliktit real politik dhe të konfliktit të shpifur krahinor
- që u shmang falë urtësisë dhe instinktit natyror të popullit shqiptar, i
cili nuk e gëlltiti karremin që ia ofronin forca të ndryshme të papërgjeg-
jshme politike, të yshtura mbase edhe nga interesa të huaja agjenturore.
Në kulmin e ngjarjeve tragjike të marsit edhe klasa politike shqiptare
sikur manifestoi për një çast një shenjë pjekurie dhe emancipimi poli-
tik, duke u ulur në tryezën e bisedimeve nga e cila doli një marrëveshje
- marrëveshja, si u quajt, për pajtim kombëtar, të cilën e nënshkruan më
9 mars në Tiranë përfaqësuesit e 10 partive politike shqiptare, që për-
faqësojnë forcat kryesore politike në Shqipëri dhe duke formuar qever-
inë e përbashkët të quajtur “qeveria e pajtimit kombëtar”. Ky ishte një
akt që ngjalli shpresa për shpëtim dhe që realisht, pak a shumë, ndihmoi
që të shmanget më e keqja.
*
Si shkas për këto trazira, protesta e demonstrata, që gradualisht sh-
kallëzuan në kryengritje të armatosur me elemente të anarkisë, shër-
byen të ashtuquajturat “skema piramidale” - banka private mashtruese
me kamata fantastike të lejuara dhe të stimuluara nga shteti, në të cilat
patën derdhur kursimet e tyre rreth 70 për qind e shtetasve të Shqipërisë.
Kur këto “banka” bankrotuan, kursimtarët e mashtruar dolën në rrugë
me parullën: “Duam paratë tona!”. Qeveria solli ligjin me të cilin ndalo-
hej veprimtaria e mëtejshme e këtyre “piramidave”, por nuk bëri asnjë
hap tjetër në drejtim të konfirmimit të përgjegjësisë së vet për veprimin
e lirë disavjeçar të tyre. Nuk e pa të udhës të jepte dorëheqje as ministri
i financave se jo më dikush tjetër. Në të njëjtën kohë, si për t’i irrit-

133
uar njerëzit e dëshpëruar, presidenti Berisha, i njohur për prirjet e tij
populiste, filloi serinë e takimeve të tij me “popullin”, një maskenbal
i llojit të vet, i përsëritur disa herë në këta vjet, në të cilat mbizotëro-
nin sloganet: “Fronti i kuq”, “Asnjë kompromis me ekstremin e majtë”,
“ish-komunistët”, “enveristët” e të tjera të ngjashme, ndërsa pyetjes së
pashmangshme se ç’mendonte presidenti lidhur me kërkesën e opozitës
për zgjedhje të parakohshme, ai i përgjigjej shkurt dhe sigurt: “Mir-
upafshim në vitin dy mijë!”. TVSH (satelitor), në ato dy orë program
të varfër, të censuruar, që, në mungesë të TVP-së së okupuar, gëlltitet si
hallva në Kosovë, u bënte jehonë të madhe këtyre takimeve (në Tiranë,
Elbasan, Shkodër etj.), ndërsa injoronte pothuajse krejtësisht protestat
e qytetarëve në Vlorë, në Sarandë, në Gjirokastër e gjetiu, ashtu siç in-
joronte paturpësisht grevën e urisë të studentëve vlonjatë dhe kërkesat
e tyre. /Në konferenca shtypi presidenti Berisha mburrej se Shqipëria
paskësh bërë “bum ekonomik”, siç thoshte ai, gjë që s’i paskësh shkuar
për dore asnjë vendi tjetër të Lindjes! Se për ç’bum ishte fjala u pa pa
kaluar shumë kohë, kur në Shqipëri shpërtheu revolta e fuqishme e faj-
deve, e cila, në saje të “bumeve” tani të vërteta e jo të shpifura, rrëmbeu
jetën e mijëra njerëzve dhe shkatërroi sa e sa institucione shtetërore,
objekte ekonomike e të tjera të ngjashme anembanë Shqipërisë/.
*
Në mesin e intelektualëve shqiptarë në Kosovë mbizotëron mendimi
se për ngjarjet në Shqipëri nuk duhet dhënë gjykime të ngutshme e të
nxituara. Ky është një qëndrim parimisht i drejtë, por i njëanshëm dhe i
kufizuar. Për ngjarjet në Shqipëri nuk duhen dhënë gjykime të nxituara,
por për këto ngjarje, sikurse edhe për çdo gjë tjetër që ndodh në hapë-
sirën shqiptare, nuk është mirë të jepen as gjykime të vonuara, sepse,

134
siç thotë një fjalë e urtë popullore, trimëria pas luftës dhe mençuria pas
kuvendit nuk i hyjnë askujt në punë. Distanca e vogël kohore dhe infor-
macioni i pakët a i pamjaftueshëm nuk duhet të jenë arsye që intelig-
jencia shqiptare të prononcohet a posteriori për këto ngjarje, qoftë edhe
me rrezikun që vlerësimet e tyre të mos jenë sa duhet të sakta e të qën-
drueshme, sepse të keqes duhet t’i dilet para. E keqja që ka trokitur në
dyert e Shqipërisë, që e ka zanafillën te zgjedhjet jo të rregullta (tejet të
parregullta) të vitit të kaluar (1996), por edhe te shumë shkaqe të tjera,
të reja dhe të vjetra, nuk premton komoditetin dhe qetësinë e dëshiruar
(por edhe të shpërdoruar) akademike. Shqipëria është në rrezik. Ajo
duhet të shpëtohet. E që të shpëtohet asaj duhet t’i ndihmohet. Edhe me
ide e mendime nëse jo gjithmonë të thella e të qëlluara, atëherë së paku
të sinqerta e qëllimmira.
*
Ç’ngjau në të vërtetë në Shqipëri? Si u zhvilluan ngjarjet që e sollën
atë në prag të shpërbërjes si shtet - tetëdhjetë e pesë vjet pas themelimit
më 1912 dhe shtatëdhjetë e sa vjet pas Kongresit të Lushnjës të vitit
1920, kur fillon periudha e konsolidimit të shtetit shqiptar? Revolta fil-
loi në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit pas përhapjes së zërave
për bankrotimin e disa firmave rentiere, në të cilat qytetarët shqip-
tarë kishin deponuar të hollat e tyre me kamatë që arrinte deri në 30
për qind (duke shitur shumë herë edhe atë pak pasuri të patundshme:
tokën, apartamentin, shtëpinë etj.), gjë që ishte bërë një formë shumë e
përhapur dhe e preferuar e sigurimit të mirëqenies (pa mund e djersë)
e, madje, edhe të një jete herë-herë luksoze në kushtet e Shqipërisë së
varfër e të prapambetur. Pas rënies së sistemit socialist të tipit “mark-
sist-leninist”, që e ndalonte pronën private deri në atë masë sa qe krijuar

135
edhe kooperativa e lustraxhinjve, njerëzit në Shqipëri i përfshiu ankthi
i kamjes dhe i pasurimit. Pra, gjithçka filloi për shkak të lekëve dhe të
fajdeve, siç do të thuhej me zhargonin popullor. Revolta shpërtheu së
pari në Lushnjë e në disa qytete të tjera të Jugut e pastaj u shtri poth-
uajse në tërë vendin. I dëshpëruar nga humbja e mashtrimi populli u
ngrit në këmbë. Sheshet e qyteteve u mbushën me burra e gra, pleq e të
rinj, djem e vajza, që kërkonin kthimin e parave, por edhe dorëheqjen e
qeverisë (në fillim) dhe të presidentit (më vonë), duke i konsideruar ata
përgjegjës direktë për atë që kishte ndodhur. Kishe përshtypjen se tur-
ma e armatosur, që i shtiu në dorë pa shumë vështirësi depot e ushtrisë
dhe një sasi të madhe armësh e municioni, shumë herë s’dinte ç’bënte
dhe kundër kujt ishte (njerëzit, më shpesh se në njëri-tjetrin, shtinin
në ajër), kurse grupe keqbërësish e kriminelësh, duke marrë shkas nga
kaosi dhe anarkia e krijuar, vjedhin, plaçkisin, vrasin e plagosin njerëz
të pafajshëm. Ishte kjo një dramë tragjike, një katrahurë e vërtetë, që
mori jetën e qindra e mijëra njerëzve, që plagosi e gjymtoi sa e sa të
tjerë, që dogji e shkatërroi të mirat materiale dhe pasurinë shtetërore.
Hallemadhja Shqipëri, e tkurrur nga rrebeshet e pareshtura gjatë sheku-
jve dhe e sfilitur nga diktatura dyzet e sa vjeçare e regjimit totalitar të
pasluftës, përjetoi edhe një vit të mbrapshtë në historinë e saj.
*
Populli shqiptar sot përjeton një krizë të thellë politike, ekonomike,
morale dhe shpirtërore. Në këtë krizë ai ka rënë, pos të tjerash, edhe për
shkak se atij i ka munguar dhe i mungon një udhëheqje e aftë e larg-
pamëse, me program e strategji të qartë ekonomike, sociale dhe politike
e me përkushtim të lartë ndaj çështjes së atdheut, një klasë politike që

136
përmbi interesat vetjake vë interesat shtetërore dhe kombëtare; thjesht
për shkak se atij i kanë munguar dhe i mungojnë liderët e vërtetë.
Poeti Fatos Arapi në librin e tij me shkrime publicistike Çështja shqip-
tare dhe kriza ballkanike (1996) ndër të tjera thotë: “Shqiptarët të gjithë
bëjnë histori, të gjithë ngrenë prej vetvetes mitin... partiaku e nëpunësi,
gazetari e deputeti, ministri dhe studiuesi, janë të gjallë, por jetojnë fare
lehtësisht edhe përtej varrit.1 Çdo shqiptar pandeh se është i aftë dhe i
denjë të jetë ai “përçori i kopesë arbërore”.2 Kurse në fakt ç’ndodh: ne
kemi njerëz që shkërbejnë liderët, por nuk kemi liderë të vërtetë.
*
Politika që u zhvillua këto vite (pas vitit 1992) në Shqipëri ishte poli-
tikë e tendosjes brendakombëtare; politikë e konfliktit dhe e konfron-
timit e jo e pajtimit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Kreator i kësaj
politike qe presidenti Sali Berisha, i cili gjatë tërë kohës u soll si kryetar
partie e jo si kryetar shteti. Pasojë e kësaj politike globale qe edhe poli-
tika e gabueshme e kuadrove në të gjitha nivelet, e cila qe një politikë
tipike partiake. Kriter kryesor, në mos edhe i vetëm, në zgjedhjen e
kuadrove në vende udhëheqëse ishte lojaliteti ndaj partisë në pushtet
dhe shefit të saj e të shtetit dhe jo aftësia profesionale, përkushtimi ndaj
çështjes kombëtare dhe ndershmëria morale, veti këto, që, ç’është e vër-
teta, në kushtet e Shqipërisë, por edhe të ish-vendeve të tjera të lindjes,
rrallë mund të gjenden bashkë. Një politikë e tillë kadrovike, tipike par-
tiake, u ndoq jo vetëm në organet shtetërore, por edhe në institucionet
kulturore, arsimore, shkencore etj. (nëpër institutet shkencore, në uni-

1 Fatos Arapi, Çështja shqiptare dhe kriza ballkanike, “Euro-Rilindja” Tiranë


1996, f. 179.
2 Po aty, f. 180.
137
versitete, në Akademinë e Shkencave etj.). Ka disa shembuj unikë në
këtë plan, që mund të quhen një “specialitet shqiptar”. Kështu, vetëm në
Shqipëri njeriu mund të jetë sekretar shkencor i Akademisë së Shken-
cave pa qenë anëtar i saj dhe të zgjidhet dekan fakulteti pa punuar kurrë
në universitet dhe pa pasur kurrfarë titulli shkencor.
*
Ngjarjet në Shqipëri nuk i shkaktoi vetëm dështimi i skemave pirami-
dore, sado që ky ishte motivi fillestar, por edhe shumëçka tjetër: mung-
esa e shtetit ligjor, korrupsioni (që kishte përfshirë çdo qelizë të shtetit),
mosfunksionimi normal i institucioneve demokratike dhe i organeve
shtetërore, arbitrariteti i regjimit dhe lufta e pakompromis për pushtet,
gjykatat e politizuara dhe administrata joefikase (po ashtu tejet e kor-
ruptuar), SHIK-u partiak dhe policia provinciale, që nuk kishin hequr
dorë nga metodat e Sigurimit të dikurshëm dhe që ndiqnin e keqtra-
jtonin jo rrallë njerëzit e pafajshëm, kurse e bënin veshin të shurdhër
e syrin të verbër karshi keqbërësve të shumtë shumë herë të veshur me
pushtet, si edhe një varg shkaqesh e faktorësh të tjerë ekonomikë, poli-
tikë, shoqërorë etj.
Se ç’rol luajtën në nxitjen dhe orientimin e këtyre ngjarjeve shër-
bimet e huaja informative, sidomos ato të fqinjëve grekë dhe serbë,
tradicionalisht të interesuar për një Shqipëri të dobët e jostabile, pastaj
diplomacia evro-amerikane me “llobby”-et e saj, por edhe mafia e fuq-
ishme ndërkombëtare, në radhë të parë ajo italiane, mbetet të shihet në
të ardhmen.
*
Terrori verbal i ka paraprirë gjithmonë terrorit fizik.

138
Kur në verë të vitit 1992 në një nga gazetat e shumta të Tiranës
lexova titullin e theksuar me germa të mëdha: KADAREJA I JUGUT
PËRÇMON EPOSIN E VERIUT, parandjeva se do të ndodhte diçka e
keqe. Shkrimet shpifëse e denigruese, qofshin edhe absurde e qeshar-
ake, nuk mund të sjellin diçka të mirë. Përkundrazi. Ato ndjellin kob.
E veçova këtë titull nga moria e titujve dhe e teksteve me përmbajtje e
porosi të ngjashme, sepse m’u duk paradigmatik për të nënvizuar një
fakt, përkatësisht dy: daljen në skenë të forcave çintegruese në jetën
kombëtare dhe legalizimin e rrenës në jetën publike. Kadareja i Jugut
përçmon eposin e Veriut! Se a ka logjikë kjo dhe a është e mundur që
Kadareja ta bëjë një gafë të tillë, s’ka rëndësi. E rëndësishme është që të
lansohet gënjeshtra dhe teza e caktuar; të djallëzohet shkrimtari i madh,
por edhe krahina nga vjen ai; të ngjallet dyshimi dhe urrejtja mes Ve-
riut dhe Jugut. Për ideologët e urrejtjes dhe të përçarjes, që mund të
jenë drejtues gazetash, por edhe drejtues institucionesh e dikasteresh,
kjo ka rëndësi. Edhe pse e vërteta është krejt e kundërt me atë që thuhet:
Kadareja jo vetëm që s’e ka “përçmuar” eposin e Veriut, eposin shqiptar,
por përkundrazi e ka vlerësuar shumë lart atë, duke ia kushtuar edhe një
libër të veçantë,3 shtypi i frymëzuar nga ideologjia krahinore dhe re-
vanshiste shkruan tjetër për tjetër. E disponuar armiqësisht ndaj autorit
të Pashallëqeve të mëdha dhe Prillit të thyer, shkrimtarit Ismail Kadare,
por edhe ndaj krahinës nga e cila vjen ai, gazeta në fjalë e keqpërdor
lirinë e fjalës, duke i bërë vend rrenës dhe propagandës. Kjo metodë e
plasimit të “së vërtetës” u bë praktikë e përditshme e shtypit shqiptar.
Për vite me radhë. Pas mbylljes gati gjysmëshekullore të informatave
dhe daljes disadekadëshe të gazetave dyfletëshe të mbushura me fjalime

3 Ismail Kadare, Autobiografia e popullit në vargje, Tiranë 1980.


139
e porosi “të rëndësishme” të shefit të partisë e të shtetit dhe me lajme
standarde për sukseset e mëdha të socializmit dhe marshin e pandalur
të revolucionit, befas u hap kutia e Pandorës dhe dolën soje të larat e të
palarat e dynjasë. Klima politike e krijuar në vend, plotësisht jotolerante
dhe luftarake, e nxiti dhe stimuloi këtë fenomen edhe në sferën e jetës
kulturore dhe shpirtërore, duke rrënuar standardet e larta të krijuara
qysh në kohën e Rilindjes dhe duke e ndotur mjedisin me helmin e pro-
pagandës, të urrejtjes dhe të gënjeshtrës.
*
Po përse “Kadareja i Jugut”; ç’do të thotë kjo? Kadareja ka lindur në
Gjirokastër, d. m. th. në jug të Shqipërisë, por, si shkrimtar ai i takon
krejt kombit - edhe jugut, edhe mesit, edhe veriut; edhe Shqipërisë,
edhe Kosovës, edhe diasporës. Krijues që i ka kaluar kaherë jo vetëm
kufijtë lokalë e krahinorë, por edhe ata kombëtarë e gjuhësorë, ai i ta-
kon, madje, mbarë kulturës evropiane dhe botërore; i takon njerëzimit.

*
Televizioni shqiptar, si televizion shtetëror (e vetmja studio televizive
në Shqipëri), i cili nga viti 1994 startoi me programin dyorësh sateli-
tor, ishte dhe është tejet i kontrolluar, i censuruar dhe i instrumental-
izuar nga ana e regjimit, por edhe tejet joprofesional. Në emisionet e tij
jo vetëm që nuk frymon jeta politike në Shqipëri dhe në pjesën tjetër
të hapësirës shqiptare (heronj të përditshëm të ekranit të tij janë dy
presidentët shqiptarë, Berisha e Rugova dhe bashkëpunëtorët e tyre të
dëgjueshëm, kurse kundërshtarët eventualë, qofshin individë a subjekte
politike, u përjashtuan krejtësisht nga ekrani), por në të u ngulshua e u

140
varfërua deri në stërkeqje edhe jeta shpirtërore shqiptare: kultura, arti,
letërsia etj.
*
Është e kuptueshme që ngjarjet në Shqipëri u përjetuan rëndë nga
shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni dhe në viset e tjera shqiptare në
ish-Jugosllavi e, natyrisht, edhe në botën e jashtme. Kudo ku ka shqip-
tarë. E si të mos përjetoheshin? Çdo destabilizim i Shqipërisë e dëmton,
pos atë vetë si shtet, edhe çështjen kombëtare. Kjo s’do mend. Mirëpo,
katandisja e Shqipërisë deri në atë shkallë sa të mos jetë në gjendje të
qeveriset vetë, por të kërkojë ndihmë nga jashtë, e dëmton rëndë, për të
mos thënë se e dezavuon krejtësisht, idenë e krijimit të një shteti të dytë
shqiptar në Ballkan - të Republikës së Kosovës.4 Të mos flasim pastaj
për largimin e vëmendjes nga çështja e Kosovës dhe e shqiptarëve në
Maqedoni edhe ashtu të margjinalizuar për shkak të politikës inerte që
është zhvilluar në Prishtinë dhe në Tetovë. Mu për këtë, reagimet ndaj
këtyre ngjarjeve kanë qenë nga më të ndryshmet. Ato janë komentu-
ar dhe vazhdojnë të komentohen në mënyra të ndryshme, shumë herë
kontraverse, varësisht nga informacioni dhe nga bindjet politike që
kanë njerëzit.
*
Ngjarjet në Shqipëri e përmbysën ose ia luhatën themelet një pushte-
ti autarkik të quajtur “diktaturë presidenciale” (e detyruan qeverinë të
japë dorëheqje, kurse presidentin të ulet në një tryezë me opozitën dhe

4 Në një takim ndërkombëtar mbi Kosovën të mbajtur në Vjenë, intelektuali serb


D. Miqunoviq, filozof me formim, “citoi” një politikan amerikan (pa ia përmen-
dur emrin as funksionin), i cili, sipas tij, paskësh thënë: “Shqiptarët nuk janë
populli më i madh në Evropë që të kenë dy shtete, kurse edhe me atë që kanë
kemi mjaft probleme”.- Sipas gazetës “Nasha borba”, 2. 7. 1997, f. 4.
141
të pranojnë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, duke ndërprerë
kështu procesin e uzurpimit të mëtejshëm të pushtetit politik e ekono-
mik në duart e një njeriu dhe të një klani politik etj.) dhe kjo është ana
e tyre pozitive, “revolucionare”. Por, ngjarjet në Shqipëri i sollën shumë
dëme Shqipërisë si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm,
politik e diplomatik dhe e dëmtuan potencialin e saj edhe ashtu të dobët
ekonomik, por edhe fondin kulturor, artistik etj. në atë masë sa për “rev-
olucionaritetin” e tyre do të vlente ajo thënia e moçme popullore: nuk
e vlen barra qiranë! A ishte e domosdoshme të goditej e të përgjakej
kështu Shqipëria? Nuk ka dyshim se barra e përgjegjësisë - jo vetëm për
shkatërrimin dhe tjetërsimin e pasurisë shtetërore, por edhe për priv-
imin e jetërave të pafajshme e të pakompensueshme njerëzore - bie në
radhë të parë mbi udhëheqjen e dobët politike e shtetërore, e cila është
fajtor kryesor për atë që ndodhi në Shqipëri, mirëpo nuk mund të shfa-
jësohet as turma e papërmbajtur, e cila, e gatshme ose edhe e nxitur dhe
e dirigjuar për vandalizëm dhe veprime të tjera kriminale, nuk arriti t’i
frenonte aspak pasionet e veta shkatërruese.
*
Ngjarjet në Shqipëri e dëmtuan shumë, për të mos thënë se e rrënuan
krejtësisht prestigjin e Shqipërisë dhe imazhin e shqiptarëve në botë. Për
këtë kanë “meritën” e tyre edhe mediat evropiane e botërore, veçanër-
isht ato elektronike, të cilat u kujdesën që të zgjidhnin e të transmetonin
pamje sa më pikante nga kaosi shqiptar në mënyrë që te shikuesit të
krijohej përshtypja se kemi të bëjmë me një popull të paqytetëruar e
primitiv, të etshëm për sherr e shkatërrime, që jeton diku në shkretëtirat
e Afrikës a në gërxhet e Amerikës latine e jo me një nga popujt më të
lashtë e më të kulturuar, por edhe më tolerant të kontinentit, që përkun-

142
det në një nga djepat e kulturës dhe të qytetërimit të lashtë evropian siç
është Gadishulli Ballkanik.
*
Të shpëtohet Shqipëria dhe shqiptarët! Nga se? Nga kaosi, shfarosja,
katastrofa. Le të shpresojmë se situata e krijuar (të dhënat flasin për
një revoltë të përgjithshme me elemente të kryengritjes së armatosur,
në të cilën janë përzier edhe grupe keqbërësish e kriminelësh), nuk do
të shkallëzojë më tej dhe, madje, të kapërcehet brenda një kohe sa më
të shkurtër me sa më pak pasoja e viktima. Mirëpo, që të ndodhë kjo
duhet durim, tolerancë e urtësi nga të dyja palët e “konfrontuara”: edhe
nga partia në pushtet, Partia Demokratike dhe sidomos nr. 1 i saj e i
shtetit, presidenti Berisha, që bën çmos për të mbetur në pushtet, edhe
nga opozita në krye me Partinë Socialiste - që të dyja përgjegjëse për
gjendjen e krijuar dhe për fatin e atdheut - e cila, nga ana e saj, bën çmos
për ta marrë pushtetin (posaçërisht pas vjedhjes dhe keqtrajtimit që iu
bë në zgjedhjet e parregullta të vitit të kaluar), e edhe nga “pala” e tretë
- turma e hakërruar, e prirur apo e yshtur për të prishur e shkatërruar
vendin e vet edhe ashtu të varfër.
Nuk jemi popull aq i madh për të bërë eksperimente me vetveten e
aq më pak për t’u shfarosur me njëri-tjetrin. Nuk është thënë më kot:
s’ka tirani më të keqe sesa anarkia.
*
Protestat morën përmasa të mëdha dhe kahje gjithnjë e më të pa-
kontrolluar. Nuk ndihmoi as shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, të
cilën pothuajse askush s’e respektoi. Ndërkaq, rizgjedhja e presidentit të
republikës një ditë pas shpalljes së shtetrrethimit është nga ato ngjarje

143
që mbeten kujtim i keq në memorien e popullit dhe precedent në analet
e historisë.
*
Atdheu në rrezik! Shqipëria buzë greminës! Gjendja e saj nuk ka
qenë kaq kaotike as në kohën e Haxhi Qamilit. Shteti, njerëzit më përg-
jegjës të të cilit flisnin për suksese që s’i kishte arritur asnjë vend tjetër i
Evropës lindore, ra për 24 orë - si të ishte kullë prej letre! Ushtria shqip-
tare u shpartallua pa e sulmuar asnjë armik i jashtëm; ministri i mbro-
jtjes, somnabulisti Safet Zhulali, mori arratinë; pushoi së funksionuari
policia dhe administrata shtetërore; burgjet u hapën dhe kriminelët
dolën në liri. Populli u armatos gjer në dhëmbë. Në të katër anët vinin
lajme për viktimat. Numri i të vrarëve (sipas të dhënave të publikuara)
arrin në disa qindra, kurse të plagosurit janë me mijëra.5 Shqipëria u
bë arenë aktesh tragjike e absurde. Nuk është e zonja ta qetësojë vetë
situatën, por kërkon ndihmën e jashtme ushtarake. Nuk mund ta ush-
trojë sovranitetin mbi territorin e vet. E të tjera. E të tjera. Na zihet për
të madhe - ne, një grupi intelektualësh - që kërkuam dorëheqjen e Sali
Berishës. Vetëm që s’na linçojnë “demokratët” dhe “atdhetarët”! E, çfarë
duhet të ndodhë tjetër që njeriu i parë i një shteti të vihet para përgjeg-
jësisë politike dhe morale?! Në botën e qytetëruar burrat e shtetit japin
dorëheqje edhe për arsye shumë më të vogla e më banale. Po ne jemi
shqiptarë dhe shqiptarët janë duket armiqtë më të mëdhenj të vetvetes.
Koha po i jep të drejtë Konicës, që i thoshte gjërat cum grano salis.

5 Numri i viktimave në Shqipëri - prej fillimit të trazirave (shkurt ‘97) e deri në


ditën e zgjedhjeve (29 qershor) - arrin në rreth dy mijë njerëz të vrarë dhe disa
mijëra të plagosur. Në mesin e tyre ka edhe shumë fëmijë. Për dëmet materiale as
mos të flasim. Ato janë tejet të mëdha.
144
*
Ngjarjet në Shqipëri e riaktualizuan tezën e vjetër shoviniste se
shqiptarët nuk janë të aftë të qeverisen vetë dhe e dëmtuan në masë të
madhe idenë e krijimit të shtetit të dytë shqiptar në Ballkan - Republikës
së Kosovës, për të cilën populli i saj është deklaruar me Referendum.
Mirëpo, këto trazira dhe gjendja e krijuar pas tyre nuk mund të shër-
bejnë si alibi për pasivitetin, mospunën dhe paaftësinë tonë në drejtim
të jetësimit të këtij vullneti. Suksesi apo mossuksesi i kursit politik të
Kosovës varet sigurisht edhe nga gjendja në shtetin amë dhe qëndrimi
e angazhimi i kreut të tij ndaj çështjes kombëtare, por ai i detyrohet në
radhë të parë cilësisë apo dobësisë së lëvizjes sonë.
*
Kush i fryn sherrit Jug-Veri dhe kush mbjell përçarje e mosbesim
mbi baza krahinore e konfesionale? Kush përhap disponim antiKosovë
në Shqipëri dhe disponim antiShqipëri në Kosovë e në Maqedoni? Kush
dhe përse i shpall vllehë, grekë, sllavë etj. shqiptarët ortodoksë, pavarë-
sisht nga fakti që nga radhët e tyre, sikurse edhe nga radhët e shqip-
tarëve të përkatësive të tjera fetare, mund të dalin bastardë e atdhemo-
hues? Nga na doli kjo teori kaq “shkencore” e “origjinale” e trajtimit
ose, thënë më drejt, e tjetërsimit absurd të shqiptarëve? A s’është ky një
veprim i dëmshëm e antikombëtar, që çon ujë në mulli të armiqve të
Shqipërisë si shtet dhe të shqiptarëve si komb.
Edhe pohimi se Jugu është ngritur kundër Shqipërisë, se kërkon
shkëputje dhe se ua ka hapur dyert grekëve është keqdashës e tenden-
cioz dhe si i tillë i paqëndrueshëm. Është pjellë e propagandës intensive
të politikës së tendosjes kombëtare dhe të ideologjisë përçarëse krahi-
nore.

145
Shqipëria është vend i vogël për t’u ndarë në Jug e Veri, në Kosovë e
Shqipëri, e në “ngastra” të tjera të ngjashme, siç veprojnë me lehtësi të
padurueshme disa kalemxhinj të kompjuterizuar.
Ndarjet mbi bazë krahinore, fetare, dialektore e të tjera të ngjashme,
janë kapërcyer te shqiptarët qysh në kohën e Jeronim de Radës, të Naim
Frashërit e të Pashko Vasës.
Kush dëshiron të na kthejë prapa e të na bëjë ta përsërisim edhe një
herë historinë, mësimet e së cilës duket nuk i kemi zotëruar mirë? Kush
dhe pse, më në fund, e në emër të çfarë idealesh kombëtare e njerëzore
e konteston sot vargun lapidar e udhërrëfyes:

Feja e shqiptarit asht shqiptaria.

Dhe jo vetëm feja, do të shtonim me këtë rast, por edhe - partia.


*
Në Kosovë mendohet gabimisht se në Jug nuk ndihet sa duhet prob-
lemi i Kosovës (një tezë vërtet skematike dhe e paqëndrueshme) dhe
se atje, përgjithësisht në Shqipëri mendohet kinse Kosova është fshat
a qytet e gjepura të tjera të ngjashme. Në Kosovë gjykohen me parag-
jykim forcat dhe fenomenet politike në Shqipëri, kryesisht në formën
bardhë e zi. Si e para, ashtu edhe e dyta, janë pasojë e mosinformimit
dhe e manipulimit të masës përmes propagandës jo vetëm të mas-medi-
umeve, por edhe të kuloareve. Mirëpo, për çudi, harrohet se intelektualë
të mëdhenj shqiptarë si L. Poradeci, S. Luarasi, M. Kuteli, E. Çabej etj.,
që të gjithë nga Jugu (Pogradec, Korçë, Kolonjë, Gjirokastër etj.), kanë
qenë tejet të sensibilizuar me çështjen kombëtare e Kosovën dhe kanë
shkruar për të deri në fund të jetës me dashuri, pasion e pietet të rrallë.

146
Poezitë më të bukura për Kosovën në kohën tonë i kanë shkruar po-
etët nga Jugu: I. Kadare, D. Agolli (në librin më të ri të këtij poeti Vjen
njeriu i çuditshëm hasen njëzet poezi që kanë për temë Kosovën), F.
Arapi, Xh. Spahiu, B. Londo, V. Zhiti etj., ashtu siç kanë kënduar me
invencion e ndjenjë të hollë për Kosovën dhe dramën e saj edhe poetët
A. Spahiu e H. Aliaj nga Kukësi e Tropoja.
Poeti vlonjat Hiqmet Meçaj, në një poezi të tij që ka në themel gurin
si simbol të qëndresës dhe ekzistencës, por edhe si dëshmi e kulturës
materiale dhe shpirtërore në shekuj, shkruan:

Gur
te ti kërkoj
biografinë e fisit tim...

Pak te fytyra e Deas,


pak te shpella e Velçës,
pak te muret e Krujës,
pak te Gryka e Kaçanikut.
Gur-armë,
gur-shtëpi,
gur-libër,
gur-përjetësi...6

Gryka e Kaçanikut është për poetin nga qyteti “rebel” po aq e afërt


dhe e dashur sa edhe shpella e Velçës, fytyra e Deas dhe muret e Kru-

6 Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945-1980), “Rilindja”, Prishtinë 1985, f.


315.
147
jës, që, të gjitha së bashku, krijojnë portretin fizik dhe shpirtëror të
Atdheut.
Ato që fliten poshtë e lart për “jugorët antikosovarë” s’janë tjetër
pos broçkulla ose pallavra (si të doni). Populli shqiptar nuk është aq
budalla sa t’i shitet dushku për gogla.
*
Një element i kontestueshëm e, mbase, edhe komprometues i
protestave të Vlorës dhe të qyteteve të tjera në jug të Shqipërisë është
ngritja e tre gishtërinjve nga ana e demonstruesve. Pamjet e filmuara që
transmetonte televizioni shqiptar, por edhe studiot e huaja televizive,
në të cilat shiheshin njerëz që protestonin duke ngritur përpjetë tre
gishtërinj, nuk mund të mos zgjonin indinjatë te shqiptarët në Kosovë
dhe në viset e tjera shqiptare këndej kufirit (e, sigurisht, në masë të
konsiderueshme, edhe brenda vetë Shqipërisë), të cilët këtë ritual e
kanë parë sa e sa herë në rrugët e qyteteve të Serbisë sa herë që heg-
jemonistëve serbë u “rrezikohet” Kosova nga shqiptarët. Shpjegimet
që i janë bërë këtij gjesti nga përfaqësues të opozitës dhe të inteligjen-
cies shqiptare: si “simbol i bashkimit të së majtës, së djathtës dhe qen-
drës” (N. Ceka), pra si simbol politik ose si “simbol i trinisë së shenjtë”
(Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë), pra si simbol fetar, biblik (R. Qosja),
ndonëse në mesin e ngritësve të tre gishtërinjve, pjesa dërrmuese e të
cilëve e kanë bërë këtë gjest pa e ditur domethënien dhe origjinën e tij
të mirëfilltë, ka pasur, me siguri, në përkim me strukturën konfesionale
të popullsisë, jo vetëm të krishterë, por edhe myslimanë, nuk më duken
të bindshme. Kjo s’do të thotë, natyrisht, se qëndron versioni zyrtar i
inkriminimit politik të këtij gjesti duke e vënë atë në lidhje agjenturore
me Beogradin dhe Athinën.

148
Përgjigjja, mbase, sado e zakonshme që të duket, duhet kërkuar gj-
etkë. “Tre gishtërinjtë” erdhën në Vlorë thjesht si rezultat i ndikimit të
televizionit. (Televizioni shqiptar informoi gjerësisht dhe, madje, me
simpati për protestat disamuajshe antiqeveritare të studentëve dhe të
opozitës serbe në Beograd, të udhëhequra nga koalicioni “Bashkër-
isht” në krye me Vuk Drashkoviqin teatral), kështu që shikuesit e tij
të deridjeshëm, të cilët tani ishin ngritur edhe vetë kundër vjedhjes
së parave dhe të votave, por edhe kundër korrupsionit dhe manipu-
limit me vullnetin e popullit nga ana e shtetit, kishin mjaft arsye që së
paku në ndonjë element të identifikoheshin me “heronjtë” e spektak-
lit të Beogradit të soditur përmes ekranit. Kishin arsye që t’i imitonin
ata apo dikend tjetër, duke i identifikuar par excellence me opozitën që
lufton kudër pushtetit autoritar. Aq më parë kur qytetarët shqiptarë,
të zhveshur nga paratë dhe iluzionet, ishin neveritur tashmë nga riti
shumëvjeçar i ngritjes së dy gishtërinjve nga përfaqësuesit e pushtetit
dhe ithtarët e tyre e, madje, edhe nga vetë kryetari i shtetit, zgjodhën
tre në vend të dy gishtërinjve, pra si diçka që do të dallohej patjetër
nga simboli i partisë në pushtet, që do t’i rrinte kontra atij. “Rebelët”
e Vlorës dhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë, me gjasë mendonin se
kështu i bënin sfidë autoritetit të pushtetit dhe nuk synonin të shpreh-
nin kurrfarë nostalgjie për Beogradin, për komunizmin, për diktat-
urën a Enverin.
Nëse pas saj nuk qëndronte opozita shqiptare, e cila e përkrahte,
por nuk i printe (së paku jo publikisht), atëherë mund të thuhet se
lëvizja e marsit nuk pati udhëheqje - nuk nxorri në skenë prijësit e saj
(ata që i prijnë një lëvizjeje duhet të mendojnë edhe për simbolet dhe
ikonografinë e saj deri në imtësi) - siç ndodhi, fjala vjen, në Revolu-

149
cionin e Qershorit të vitit 1924 - por ishte një lëvizje masive spontane
e stihike.
Sidoqoftë, lëvizja e quajtur edhe “revolucion (i vonuar) demokra-
tik”, simbol i së cilës u bë qyteti i Flamurit dhe i Pavarësisë - Vlora, do
të ishte më e pastër dhe më e pranueshme sikur pjesëmarrësit e saj të
kufizoheshin nga shfrytëzimi i simboleve të huaja dhe doemos edhe
nga aktet barbare të dhunës e të shkatërrimit, të cilat edhe pse kanë
mundur të jenë të provokuara nga SHIK-u dhe mekanizmat e tjerë të
shtetit, megjithatë nuk mund të arsyetohen.
*
Diplomati i njohur britanik, sër Rexhinald Hibert, ish-oficer i shër-
bimit sekret anglez gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, autor
i librit të mirënjohur Fitorja e hidhur, të përkthyer edhe në gjuhën
shqipe, ia tërheq vëmendjen bashkësisë ndërkombëtare, duke kërkuar
prej saj që të merret më seriozisht me popullin shqiptar. Populli shqip-
tar - thekson ai - pret nga Perëndimi që interesat e tij kombëtare të
merren më seriozisht nga qendrat e mëdha të vendosjes. Dhe vazhdon:
Aspiratat e shqiptarëve të Kosovës e të Maqedonisë duhet të zënë vend
shumë më të madh në politikën evro-amerikane, në mënyrë që shqip-
tarët ta ndiejnë veten “si të tjerët” e jo si “të grabiturit e Ballkanit”.1

Fjalë e paraqitur në formë tezash në tribunën publike të Forumit të


Intelektualëve Shqiptarë të mbajtur në Gjilan më 11. VI. 1997.

1 Shihni: Etnogjeneza e krizës - ndarja e padrejtë e popullit. “Bujku”, 9. 6. 1997, f.


4.
150
A KA DISPONIM ANTISHQIPËRI NË KOSOVË?

Një kohë të gjatë u fol e u shkrua për të ashtuquajturin “disponim


antikosovar” në Shqipëri. U shfaqën mendime të ndryshme, herë-herë
të kundërta, për këtë fenomen të çuditshëm e absurd, tejet të dëmshëm
e negativ. Diskutimi për këtë çështje sigurisht s’ka marrë fund. Mirëpo,
më duket se ka ardhur koha të flitet edhe për një fenomen tjetër, të ng-
jashëm me të parin: për disponimin antiShqipëri dhe posaçërisht an-
tiJug në Kosovë e Maqedoni, që u shfaq pas ngjarjeve të marsit të këtij
viti, si shkas i të cilave shërbeu rënia e të ashtuquajturave “skema pira-
midale”, në të cilat humbën paratë e tyre një pjesë e madhe e shtetasve
të Shqipërisë. Kujtoj se shfaqja e njëfarë ftohjeje në relacionin: Kosovë
- Shqipëri, që bie në sy në kohë të fundit, nuk ka nevojë të predimen-
sionohet e të dramatizohet, por as të fshihet e të nënçmohet.
1. Në mbrëmjen e 11 marsit, në valën e ngjarjeve tragjike në Shqipëri,
në Tetovë, në organizim të PPDSH-së, u mbajt një manifestim i rastit
në përkujtim të demonstratave të vitit 1981. Salla e madhe e Shtëpisë
së Kulturës ishte pothuajse përlot me njerëz. Ç’ndodhi? Përmendja e
emrit të Vlorës në vargjet e recitalit që ishte përgatitur me atë rast u
prit me murmurimë nga ana e publikut. Nuk e di a do të ishte reaguar
më keq po të ishin përmendur emrat Valevë ose Veles! E ndjeva veten
keq në atë moment, shumë keq. Ja, ç’bën propaganda! (në radhë të
parë e TVSH-së), por edhe disa njerëz me veprime të pamatura (këtu
nuk e kam fjalën për spektatorët e Tetovës, por për aktorët e skenave
makabre të Vlorës, që s’duhen njëjtësuar kurrsesi me popullin e saj).

151
Gjatë tërë kohës një ish-i burgosur politik, njeri që në rini e ka provuar
Goli-Otokun, tentonte të ma jepte një vjershë të dobët, po kundër
Vlorës, që ato ditë ishte botuar duket në “Flakë” dhe që ai e kishte ko-
pjuar me dorë në një fletë të bardhë. Njeriu që e tundte si hajmali këtë
trakt në vargje nuk mund të thuhet se nuk është patriot. Përkundrazi.
Nuk mund të thuhet se ata që ishin në sallë nuk janë njerëz që e duan
Shqipërinë. Përkundrazi. Por ata janë viktima të propagandës; të asaj
propagande që Vlorën dhe përgjithësisht Jugun e Shqipërisë dëshiron
ta paraqesë si kancer në trup të kombit. Nuk ishin të vetëdijshëm se në
këtë mënyrë i fyenin dëshmorët e ‘81-shit dhe të gjithë ata që ranë për
idealin e madh të lirisë dhe të bashkimit kombëtar.
2. Një revistë kosovare, e cila tash sa kohë është shndërruar në një
paçavure politikisht e moralisht perverse, e profesionalisht nën çdo
nivel, në një nga numrat e saj të fundit, përpos shkrimeve të tjera “in-
teresante”, sjell “mendimet e një grupi të rinjsh” lidhur me ngjarjet në
Shqipëri. Në një si anketë të improvizuar, që zë dy faqe të saj, kjo re-
vistë, kinse përmes gojës së të rinjve kosovarë, vjell helm e vrer kundër
“rebelëve të Jugut”. “Se nuk janë shqiptarë ata në Jug e kemi ditur, po
që janë të çmendur e kuptuam tani!” - thotë njëri, Ismeti. “Një pjesë
e popullatës së Jugut është me prejardhje greke e vllahe” - ia pret tje-
tri, Armendi. “Dhashtë zoti që gjysma të vriten e gjysma të shkojnë
në Greqi” - flet me “bujari”, njëfarë Bujari. “Po ka faj Berisha që nuk
i shkeli qysh ditën e parë” - ankohet njëri, ndërsa tjetri kërcënohet:
“Le t’i falen zotit që momentalisht jemi të ndarë, se nuk do t’u binte
ndër mend të vrasin e shkatërrojnë e as që do të shëtiteshin grekët atje
në Jug”. Kështu blegëron njëri nga të “anketuarit”, Blerimi. Çfarë trimi!
Çfarë Mic Sokoli! Po pse vallë kjo sortë trimash lejon të “shëtiten” kaq

152
lirisht serbët këtu në Kosovë? Dhe jo vetëm të “shëtiten”, por edhe të
na i bëjnë të nëntëdhjetë e nëntat?! Mos vallë ngaqë në mes tonë paska
“tradhtarë e lavire” si Godo e Kadare, që “as shqip nuk dinë mirë të
flasin” dhe që s’meritojnë të jetojnë askund tjetër pos “në kafaz”! “Xhe-
vahirë” të tillë, që nxisin urrejtje e përçarje të paparë ndaj gjysmës së
kombit, vështirë të gjenden edhe në shtypin serb! Po ja që ato i gjen me
bollëk në një revistë me emër “kombëtar” e me përmbajtje “atdhetare”,
që del shqip midis Prishtinës dhe që në një tirazh relativisht të lartë
lanson mendime si ato që cituam më lart!
Nuk është vështirë të konstatohet se ato nuk janë mendime të të
rinjve kosovarë, por të (disa) anëtarëve të redaksisë së “Kosovares”. (Si
për nga stili, ashtu edhe për nga mënyra e rezonimit, ato janë të një
dore). Do t’ia kishin lakmi edhe “Duga”, “NIN”-i e “Intervju”-i, rolin
e të cilave kjo revistë ka filluar ta luajë kaherë edhe në një plan tjetër:
duke i sulmuar, përgojuar e etiketuar për çdo numër disa intelektu-
alë shqiptarë që vazhdimisht kanë qenë në shënjestër të shtypit serb
e maqedonas si “nacionalistë e separatistë” e duke mos i trazuar asn-
jëherë disa të tjerë, që janë antipodë të tyre në çdo pikëpamje. Përse
vepron kështu një pjesë e shtypit tonë dhe konkretisht revista “Koso-
varja”? (Gjynah që e mban këtë emër!). Sepse është hyzmeqare e klane-
ve politike dhe duke qenë e tillë duhet të shkruajë ashtu siç i diktojnë
padronët e saj. Përpiqem ta kuptoj hallin e një pjese të shtypit tonë, që
duke u nisur nga pozitat e tifozllëkut të sëmurë partiak, u bie në qafë
disa individëve, pavarësisht nga meritat që mund të kenë ata, por nuk
mund ta kuptoj kurrsesi që këtë ta bëjnë ndaj gjysmës së kombit, duke
nxitur përçarje e mosdurim mbi baza krahinore, politike, dialektore,
fetare etj. Kjo është vërtet e patolerueshme.

153
3. Më ranë në dorë dy numrat e parë të gazetës së re me emrin
“Gazeta shqiptare”. I lexova dhe - u dëshpërova. Veç që s’u betova të
mos e prek më me dorë. Përse? Shumë nga shkrimet e botuara në faqet
e saj, me përmbajtjen dhe porosinë e tyre nuk e përmbushin kriterin që
të quhen “shqiptare”, në mos janë e kundërta e kësaj fjale. Në shkrimet
e disa gazetave tona mungon përgjegjësia minimale ndaj fjalës së
shkruar, që s’është rezultat i shfrytëzimit të lirisë së fjalës, por pasojë e
keqpërdorimit të saj. Në tekstet e disa “kolumnistëve” tanë, fyhen per-
sonalitete të historisë kombëtare, individë të jetës politike, kulturore
e shkencore (të gjallë e të vdekur); deformohen emrat e tyre etj., aq
sa mund të thuhet se në ndonjë rast kemi të bëjmë me një skizofreni
të vërtetë. I fryhet pa pra sherrit Jug-Veri dhe nxitet disponimi nega-
tiv ndaj Jugut, duke u paraqitur, në mënyrë krejtësisht të rrejshme e
skematike, Veriu “atdhetar”, kurse Jugu “tradhtar”; Veriu “demokrat”,
ndërsa Jugu “bolshevik”, “komunist”, “enverist”, “progrek”, “prosllav,
“vllah”, “jevg” etj.
Pse ndodh kështu? Përse një pjesë e shtypit tonë, që, siç dihet, del
në Kosovën e okupuar, boton shkrime ku nxiten ndjenja e disponime
negative jo vetëm politike, por edhe me karakter krahinor, konfesional,
dialektor etj., ndasi këto të cilat shqiptarët, së paku intelektualët, i kanë
tejkaluar qysh në kohën e Rilindjes Kombëtare. Përse lëshojnë këso
shkrimesh redaktorët e (disa) gazetave tona? E bëjnë këtë për arsye
komerciale apo vërtet mendojnë se kështu i shërbejnë çështjes kom-
bëtare dhe demokracisë. Nuk besoj të jenë aq naivë.
Shqiptarët, pavarësisht se ku jetojnë, janë një komb, që kanë një
gjuhë, një kulturë, një traditë e një histori dhe, pak a shumë, edhe një
mentalitet. Kanë të njëjtat vese e virtyte. Ndarja e gjatë dhe të jetu-

154
arit në kushte të ndryshme shoqërore, ekonomike e politike kanë sjellë
disa dallime e shprehi të ndryshme dhe kanë krijuar disa keqkuptime
midis tyre. Kjo s’ka nevojë të fshihet, por as të zmadhohet. Polarizimet
politike, që, mjerisht, janë shumë të forta në Shqipëri, sikurse, pak a
shumë, edhe në Kosovë e gjetkë, nuk kanë bazë krahinore, fetare a di-
alektore. Ato janë thjesht shprehje e bindjeve politike dhe e luftës për
pushtet e supremaci.
U ngrit pa nevojë dhe në mënyrë jo të drejtë (pas vitit 1990) edhe
çështja e gjuhës së njësuar letrare, që është pa dyshim një nga të arrit-
urat më të mëdha të kulturës shqiptare dhe një nga faktorët më të fortë
integrues të kombit të ndarë shqiptar në Ballkan, një pjesë e konsider-
ueshme e të cilit jeton e shpërndarë nëpër botë.
Dhe, në fund: a ekziston vërtet rreziku i konfliktit Jug-Veri dhe nëse
nuk ekziston, gjë që, fatbardhësisht, e konfirmoi zhvillimi i ngjarjeve
në Shqipëri, atëherë, shtrohet pyetja: përse disa forca të caktuara poli-
tike dhe mediume të ndryshme informative, brenda dhe jashtë, vazh-
dojnë t’i fryjnë këtij sherri?
Një shkrim të tij mbi ngjarjet e fundit në Shqipëri, publicisti Shaban
Sinani e mbyll me këtë epilog:
«Çfarë do të bësh ti nëse do të ketë me të vërtetë një konflikt midis
veriut dhe jugut?», më pyeti në një nga këto ditë miku im, gazetari dhe
kolegu Naim Zoto.
«Nuk do të ketë asnjë konflikt të tillë,- iu përgjigja. - Çdo dallim midis
veriut dhe jugut, çdo dallim me vlerë etnike, është kapërcyer qysh në peri-
udhën e Rilindjes e më herët».
«Megjithatë, ka një provokim të këtij konflikti. Unë dua një përgjigje:
çfarë do të bësh ti po të ketë luftë midis veriut dhe jugut?»

155
«Mua më dhemb njësoj Shqipëria, sido që jam nga veriu. Kjo pyetje
më ngjan si provokim djallëzor që u bëhet fëmijëve: kë do më shumë,
mamin apo babin?!»
«Unë gazetar jam dhe ma do puna të provokoj. Pra ku do të jesh ti?».
«Nëse e do me çdo kusht një përgjigje, atëherë, duke bërë një supozim
që nuk besoj të ngjasë ndonjëherë, po të them se në një situatë të tillë unë
do të jem në anën e jugut».
«Kurse unë po e mendoja veten në anën e veriut...».
«E sheh pra se nuk do të ketë luftë? Ne të dy to të jemi përballë njëri-tje-
trit. Ti me vëllezërit e mi në krah dhe unë me vëllezërit e tu».
Të themi se autori i këtij shkrimi, Shaban Sinani, i cili këtë problem
- problemin e “konfliktit” Jug-Veri - e sheh nga pozita e shqiptarit që
jeton brenda në Shqipëri e jo jashtë saj, është nga «Veriu», ndërsa miku
i tij, Naim Zoto nga «Jugu».
Çdo koment tjetër më duket i panevojshëm.

«Zëri» (Prishtinë), 24 maj 1997.

156
DEMONSTRATAT E ‘81-SHIT
- FAQE E RE E HISTORISË SONË

Sot mbushen gjashtëmbëdhjteë vjet nga dita kur në Prishtinë, në


një mbrëmje në dukje të qetë, shpërthyen demonstratat e studentëve
shqiptarë (në mesin e tyre kishte studentë nga të gjitha viset shqip-
tare), në të cilat, krahas kërkesave për përmirësimin e kushteve të jetës,
të ushqimit dhe vendosjes, u dëgjuan edhe kërkesat për ndryshimin e
statusit politik të Kosovës dhe të pozitës së shqiptarëve në Jugosllavinë
e atëhershme.
11 marsi i vitit 1981 mund të konsiderohet si një parathënie e të
gjitha atyre që do të ndodhin më vonë - nga ‘81-shi e deri më sot - në
Kosovë dhe më gjerë. E brenda këtyre viteve kanë ndodhur shumë gjëra;
janë zhvilluar shumë ngjarje e procese; janë përmbysur shumë mite e
fetishe; është krijuar një përvojë dhe një vetëdije e re historike. Shikuar
nga ky aspekt mund të thuhet se demonstratat e ‘81-shit shënojnë një
fazë të re në jetën e shqiptarëve në ish-Jugosllavi: fazën e luftës së tyre
legale për çlirimin kombëtar. Kërkesat që në atë kohë shqiptoheshin
nga një numër i kufizuar njerëzish, do të bëheshin, disa vjet më vonë
dhe sidomos në fund të dhjetëvjetëshit, kërkesa gjithëpopullore.
Kjo është arsyeja që ne i kujtojmë këto ngjarje edhe pas kaq vitesh.
Dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në viset e tjera shqiptare. Viti 1981
e hapi një problem që konsiderohej përkohësisht i mbyllur, që ishte
heshtur me dhunë dhe me demagogji: çështjen e pazgjidhur shqiptare.

157
Dhe e hapi atë duke ia dhënë peshën dhe përmasat që vërtet i ka: jo
vetëm shqiptare, por edhe ballkanike dhe evropiane.
Shqiptarët në Maqedoni e kanë dëshmuar tash sa vjet përkushtimin
e tyre ndaj Kosovës (me përkrahjen e tyre të parezervë morale, mate-
riale etj.) dhe në këtë mënyrë edhe përkushtimin e tyre ndaj çështjes
shqiptare në përgjithësi, një përbërës i rëndësishëm i së cilës është edhe
çështja shqiptare në Maqedoni.
Ngjarjet e vitit 1981, pavarësisht nga vlerësimet herë-herë kontra-
diktore që mund të dëgjohen aty-këtu për to, kishin karakter kombëtar.
Edhe me përmbajtjen, edhe me kërkesat e tyre. Këtu nuk ka dilemë.
Kërkesa e tyre kryesore përmblidhej në fjalët: “Kosova Republikë”. E
kjo në atë kohë nuk ishte pak. Për mendimin tim ato përmbanin në
vete edhe një apel drejtuar inteligjencies shqiptare, profesorëve të uni-
versitetit dhe intelektualëve të tjerë shqiptarë - nga ana e rinisë studen-
tore - që të dilnin nga guaca e kabinetit dhe nga mentaliteti i vrapimit
pas të mirave materiale dhe të mendonin më seriozisht për interesat e
përgjithshme dhe për çështjen e pazgjidhur kombëtare.
Demonstratat e vitit 1981 e prishën idilën e famshme të Jugosllavisë
së Titos dhe të sistemit socialist vetëqeverisës jugosllav. Me sjelljen bru-
tale ndaj demostruesve - Jugosllavia e atëhershme, që ishte e përkëd-
helura e bashkësisë ndërkombëtare, e tregoi fytyrën e vet të vërtetë.
Bota për këtë do të bindet plotësisht shumë vjet më vonë.
Ku kemi qenë dhe ku jemi? Kemi pasur ecje, por edhe ngecje, tha
Hydajeti (Hyseni). Kemi pasur më tepër ngecje sesa ecje, do të tho-
sha unë. Dhe, për këtë nuk mund të fajësohet populli, sado që edhe ai
ka pjesën e vet të fajit, por ata që janë në krye të tij. Është krijuar një
vetëdije e re: vetëdija se çështja shqiptare është e pazgjidhur dhe se pa

158
zgjidhjen e saj nuk mund të keqë paqe në Ballkan. Sot të gjithë shqip-
tarët janë bërë të vetëdijshëm për këtë. Mirëpo, kësaj vetëdijeje duhet
t’i shtohet edhe një cilësi e re: gatishmëria për punë vetëmohuese e
sakrifica sublime. Çështja kombëtare është e të gjithëve dhe asaj mund
t’i shërbehet në mënyra të ndryshme. Kur t’i bëjmë bashkë mençurinë,
trimërinë dhe pasurinë tonë; kur të jemi të gatshëm të mos i kursejmë
ato dhe, po qe nevoja, edhe t’i sakrifikojmë për të mirën e atdheut,
atëherë do t’i kemi punët më mirë. Asgjë e madhe nuk arrihet lehtë; pa
vetëmohim e sakrifica. Lirinë nuk ta fal askush!
Nuk thuhet më kot se qëllimin e arrin vetëm ai që e synon. Dhe,
natyrisht, edhe ai që nuk heq dorë prej tij, pavarësisht nga pengesat që
mund t’i dalin në rrugë e sipër.

Fjalë përshëndetëse në manifestimin kushtuar demonstratave të


‘81-shit me rastin e 16-vjetorit të tyre, mbajtur më 11 mars 1997 në
Tetovë.

159
GOSTIVARI - GUR PROVE I POLITIKËS
SHQIPTARE NË MAQEDONI DHE NDAJ
MAQEDONISË

Kriza shqiptaro-maqedonase rreth flamurit kombëtar shqiptar, që


kulmoi me ndërhyrjen brutale të policisë maqedonase në Gostivar, tre-
gon se sa “largpamëse” ka qenë politika shqiptare lidhur me Maqedon-
inë. Dhe kur themi politika shqiptare kemi parasysh jo vetëm politikën
që bëjnë shqiptarët në Maqedoni, por edhe politikën shqiptare në për-
gjithësi.
Ndërhyrja kaq brutale e policisë maqedonase në Gostivar, e cila lirisht
mund të quhet masakër, ka si qëllim kryesor frikësimin e shqiptarëve në
mënyrë që ata të heqin dorë nga kërkesat e tyre të drejta e të ligjshme dhe
të mos kenë guxim të protestojnë kurdo që u shkelen dhe cenohen ato.
Kam frikë se një efekt i tillë pak a shumë edhe është arritur, si në popull,
ashtu edhe tek aktivistët politikë, ndonëse nuk përjashtohet mundësia të
ndodhë edhe e kundërta: të krijohet një vetëdije e re dhe një gatishmëri
më e madhe për mbrojtjen e vlerave dhe të dinjitetit kombëtar në masë,
ndërsa tek veprimtarët politikë një përvojë më e madhe politike dhe një
cilësi më e lartë e të menduarit dhe të vepruarit politik.
Me goditjen në Gostivar, sikurse edhe me aksionet e tjera të ngjashme
më parë (në Ladorishtë, në Bit-Pazar, në Reçicë të Vogël etj.), autoritetet
e Shkupit synojnë të arrijnë edhe disa efekte të tjera: t’i paraqesin shqip-
tarët si element destabilizues në Maqedoni e në Ballkan, kurse partitë

160
e tyre dhe veçanërisht PDSH-në t’i akuzojnë si ekstreme e radikale (në
planin ndërkombëtar) dhe ta largojnë vëmendjen e opinionit nga kriza
sociale në prag të shpërthimit (në planin e brendshëm). Ndërkaq, partia
në pushtet, partnerja e koalicionit qeveritar të PPD-së shqiptare, Lidhja
Social-Demokrate e Maqedonisë, me këtë akt synon t’i tregojë elektoratit
të vet se është e pakompromis kur është fjala për “ruajtjen e integritetit
dhe të sovranitetit shtetëror të Maqedonisë”, në mënyrë që ta përgatisë
kështu (në kurriz të shqiptarëve) terrenin për zgjedhjet e ardhshme.
A ishte gand goditja në Gostivar, siç deklarojnë liderët e partive
politike shqiptare në Maqedoni? Sulmi në Tetovë e Gostivar e befasoi
PDSH-në, e cila gjendej ende nën përshtypjen e këndshme të Kongresit
të sapopërfunduar të Bashkimit e, për çudi, edhe PPD-në në koalicion,
drejtuesit e së cilës deklaruan se ministrat e saj nuk paskëshin ditur gjë
për atë që përgatitej të ndodhte në këto dy qytete natën ndërmjet 8 e 9
korrikut dhe sidomos në të dytin në pasditen e 9 korrikut, duke e quajtur
atë “thikë pas shpine”. Që është thikë s’ka dyshim, por që na qenka edhe
“pas shpine”, me këtë nuk mund të jemi plotësisht dakord. Sepse, si është
e mundur që asnjëri nga pesë ministrat shqiptarë që ulen në kolltuqet e
kabinetit të Cërvenkovskit nuk paska ditur as kuptuar (nuk paskan qenë
të informuar) se po përgatitet një aksion policor me skenar të studiuar
deri në hollësi e me përmasa të mëdha (në aksionin për heqjen e flamu-
rit shqiptar në Tetovë e Gostivar morën pjesë disa mijëra pjesëtarë të
njësiteve të policisë speciale maqedonase të armatosur gjer në dhëmbë
dhe të pajisur edhe me autoblinda, helikopterë etj.)? Dhe si është e mun-
dur që edhe pas kësaj ata të vazhdojnë të rrinë në të njëjtit kolltukë si të
mos kishte ndodhur asgjë? A janë ata edhe ministra shqiptarë apo vetëm
ministra të Maqedonisë, siç pat deklaruar një paraardhës i tyre pas rastit

161
të Bit-Pazarit në dhjetor të vitit 1992 dhe a janë ata ministra fare, d. m.
th. njerëz që kanë njëfarë pushteti dhe dofarë kompetencash e, natyrisht,
edhe përgjegjësi adekuate për këtë “pushtet” apo janë marioneta? Aq më
parë kur kolegu i tyre i punëve të brendshme, Çokrevski, sikurse edhe
kryeministri Cërvenkovski, e vlerësuan pozitivisht intervenimin policor
në Tetovë e Gostivar dhe i përgëzuan vartësit e tyre për kryerjen me suk-
ses të tij.
Nuk është hera e parë që policia maqedonase përdor dhunën ndaj
shqiptarëve, duke vrarë e plagosur njerëz të pafajshëm. Nuk është hera
e parë që policia (dhe ushtria) maqedonase vrasin shqiptarë: shqiptarë
- shtetas të Maqedonisë dhe shqiptarë - shtetas të Shqipërisë. E ka bërë
këtë shumë herë gjatë këtyre viteve dhe ka rrezik ta bëjë edhe në të ar-
dhmen, prandaj ndërhyrja në Gostivar nuk do të duhej të ishte befasi
për askënd e aq më pak për politikanët shqiptarë në Maqedoni. Befa-
si paraqet, ndërkaq, shkalla e dhunës dhe e brutalitetit. Ajo nuk ishte
ndërhyrje e njerëzve me uniformë që mbrojnë rendin e zbatojnë ligjin,
por e njerëzve me uniformë që shfryjnë mllefin e urrejtjen; një mllef e
urrejtje patologjike ndaj njerëzve të përkatësisë tjetër etnike. Kur i sheh
njeriu skenat e dhunës në Gostivar të emetuara në televizionin shqiptar
(që paraqesin vetëm një pjesë të asaj që ka ndodhur në të vërtetë) nuk
mund të mos i shkojë mendja asociativisht se emri i këtij qyteti të Pollo-
gut jo rastësisht përkon me atë të një qyteti tjetër dikur shqiptar - Tivarit.
Në materialet e filmuara shihen policë të armatosur gjer në dhëmbë që
godasin me shkelma e pendrekë njerëzit e shtrirë për tokë. Ekzekutorët e
këtij krimi nuk e kanë dëgjuar me siguri mendimin e urtë të një luftëtari e
mendimtari të Ballkanit, Mark Milanit, se ta mbrosh veten prej të tjerëve

162
është trimëri, kurse t’i mbrosh të tjerët prej vetes - burrëri, por padronët
e tyre me siguri po.
Ajo që ndodhi më 9 korrik në Gostivar është nga ato ngjarje që ngu-
liten në kujtesën e njerëzve dhe e rëndojnë atë brez pas brezi. Aq më
shumë që kjo dhunë e ushtruar ndaj qytetarëve shqiptarë lidhet drejt-
përsëdrejti me dhunën e ushtruar paraprakisht ndaj simbolit kombëtar
të tyre - flamurit shqiptar, i cili u hoq me dhunë, nën pretekstin e zbati-
mit të ligjit të posaaprovuar, nga ndërtesat e kuvendeve komunale të
Tetovës e Gostivarit e pastaj edhe të komunave të tjera të Maqedonisë ku
pushtetin e kanë shqiptarët. E këtë “pushtet” ata nuk e kanë marrë në mal
përmes grykës së pushkës, por e kanë fituar legalisht me mekanizmin e
votës së lirë. Situata e krijuar në Maqedoni në relacionin Shkup-Tetovë/
Gostivar dhe komunat e tjera, përkatësisht qeveria-pushteti lokal është
një precedent në shoqëritë demokratike. Kemi të bëjmë në këtë rast me
dhunim flagrant e me konsekuenca të gjera të pushtetit lokal nga ana e
pushtetit qendror. Kështu, pos që u hoq flamuri dhe u vranë e masakru-
an njerëzit që kishin dalë të protestojnë në mënyrë të qetë kundër heqjes
së tij, u arrestuan dhe burgosën njerëzit më përgjegjës të pushtetit lokal,
prefekti dhe kryetari i Këshillit të Gostivarit, zotërinjtë Rufi Osmani (i
cili akuzohet për tri vepra penale) e Refik Dauti, kurse ndaj homologëve
të tyre “më të urtë” të Tetovës u mjaftuan me ngritjen e aktakuzës. Dhe
është për t’u habitur fakti se e gjithë kjo dhunë e terror i egër policor, e
gjithë kjo plojë tragjike si pasojë e së cilës u vranë tre, u plagosën me dh-
jetëra, u burgosën me qindra, u keqtrajtuan, plaçkitën e kidnapuan sa e
sa të tjerë, kaloi pothuajse në heshtje, pa reagime adekuate nga bashkësia
ndërkombëtare dhe opinioni demokratik botëror. Mbretëroi një heshtje
mortore karshi këtij akti barbar të qeverisë së Maqedonisë, e cila gëzon

163
duket, siç pohojnë analistët politikë, statusin e shtetit “të përkëdhelur” në
Ballkan. Mediat elektronike: Euro-news, CNN, RAI, TV 5 etj. nuk e panë
të udhës të japin asnjë centimetër film e pothuajse asnjë fjalë për atë që
ndodhi në Gostivar dhe në qytetet e tjera të Maqedonisë Perëndimore.
Ngjarjet në Tetovë e Gostivar nuk janë pasojë e “makinacioneve në
qeverinë e Maqedonisë”, siç thuhet në mënyrë të pasaktë apo qëllimisht
në ndonjë kumtesë partiake, por rezultat i politikës sistematike ant-
ishqiptare të kësaj qeverie. Albanofobia është tipar konstant i politikës
zyrtare të qeverisë maqedonase e jo shprehje e makinacioneve të rastit.
Nga ana tjetër, edhe pse aksioni special i policisë maqedonase në Tetovë
e Gostivar pasoi pas vizitës së kryeministrit Cërvenkovski në Beograd
dhe takimit të tij me Millosheviqin (gjë që mund të jetë edhe rastësi),
megjithatë mendoj se nuk shpjegohet drejt problemi dhe nuk i bëhet
shërbim i mirë çështjes po qe se sjelljet dhe veprimet e qeverisë së Shk-
upit, veçanërisht në takime e biseda me diplomatët e huaj, interpetohen
si rezultat i ndikimit të Beogradit. Krerët e Beogradit dhe të Shkupit në
takimet midis tyre bisedojnë sigurisht edhe për shqiptarët dhe merren
vesh për kurs të fortë e mbajtje nën kontroll të tyre si në Kosovë ashtu
edhe në Maqedoni (për çka, natyrisht, gjejnë gjuhë të përbashkët e pa-
jtueshmëri të plotë), por t’i lihet faji edhe për atë që ndodh në Maqedoni
“vëllait të madh” do të thotë ta spostosh pak a shumë problemin dhe ta
lirosh nga përgjegjësia “vëllain e vogël”.
Subjekti politik shqiptar në Maqedoni, sikurse edhe faktorët e tjerë
politikë shqiptarë (në të tri qendrat e vendosjes - Tiranë, Prishtinë,
Tetovë), kanë bërë gabime të rënda taktike e hapa të pamatur politikë në
raport me Maqedoninë. Veçanërisht në kohën kur ajo nuk kishte ende

164
subjektivitet ndërkombëtar. Gjendja e sotme e shqiptarëve në IRJ të Ma-
qedonisë është, në masë të madhe, pasojë e kësaj politike të gabuar.
Shqiptarët e Maqedonisë janë përcaktuar për zgjidhjen e çështjeve me
dialog e në mënyrë institucionale, por ata do të detyrohen të përdorin
herët a vonë padëgjueshmërinë qytetare dhe format e tjera të luftës çlir-
imtare nëse forma e parë nuk jep fryte.
Shqiptarët në Maqedoni i pret një luftë e gjatë dhe e aspak e lehtë
jo thjesht për çështje të veçanta si gjuha, shkolla, flamuri etj., por për
zgjidhjen e pozitës juridiko-kushtetuese dhe të statusit politik të tyre si
popull autokton që jeton në trojet e veta shekullore në Maqedoninë e
sotme.
Ngjarjet e korrikut do të duhej t’i zhveshin shqiptarët (një pjesë jo të
vogël syresh) nga iluzionet eventuale që mund të kenë për Maqedoninë
si shtet demokratik dhe atdhe i shqiptarëve dhe nga ideja gati e tabuizuar
se ata duhet ta njohin patjetër integritetin territorial të saj, ta ruajnë sta-
bilitetin e saj dhe t’i qëndrojnë lojalë me çdo kusht, pavarësisht nga fakti
se si i trajton ajo ata dhe me çfarë e shpërblen besnikërinë dhe lojalitetin
e tyre.
Në Gostivar ndodhi dita “D” (D-Day). Shqiptarët në Maqedoni,
prandaj, ka gjasa që tash e tutje ta ndajnë kohën në para dhe pas Gosti-
varit. Gostivari si metaforë e fatit të qenies shqiptare në Maqedoni dhe
simbol i mbrojtjes së vlerave dhe identitetit kombëtar do të jetë (duhet të
jetë) gur prove i politikës shqiptare në Maqedoni dhe ndaj Maqedonisë
në përgjithësi.

“Koha Ditore” (Prishtinë), 5-6 gusht 1997.

165
166
II. INTERVISTA

167

168
INTELEKTUAL ËSHTË AI QË MERRET ME
PROBLEMET E KOHËS SË VET

- Profesor, Ju keni ardhur edhe herë të tjera në Shqipëri. Cili


është qëllimi i vizitës suaj të tanishme?
- Në Shqipëri kam qenë tri herë në vitet ‘70 (atëherë në kuadër të
bashkëpunimit midis Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Ti-
ranës) dhe, pas një pauze të gjatë prej 13 vjetësh - pas ndërprerjes së
njëanshme të bashkëpunimit nga ana e palës jugosllave pas vitit 1981
- vij tani për herë të tretë brenda një periudhe prej 3-4 apo 4-5 muajsh.
Në fillim të shtatorit të vitit të kaluar erdha në Shqipëri, siç thashë, pas
13 vjetësh, thjesht për vizitë; dy muaj më vonë, në nëntor, mora pjesë
me kumtesë në Konferencën Shkencore Gjuha letrare kombëtare shqipe
dhe bota shqiptare sot, që u mbajt me rastin e 20-vjetorit të Kongresit
të Drejtshkrimit dhe tani, bashkë me kolegët e mi anëtarë të kryesisë
së Forumit të Intelektualëve Shqiptarë me seli në Prishtinë, erdha për
të marrë pjesë në kuvendin themelues të Bashkimit të Intelektualëve
Shqiptarë (asociacion mbarëkombëtar i intelektualëve shqiptarë, i për-
bërë nga Forumi i Intelektualëve të Pavarur të Shqipërisë, nga Forumi
i Intelektualëve Shqiptarë të Kosovës dhe nga Unioni i Intelegjencies
Shqiptare në Maqedoni), kuvend ky që u mbajt në Tiranë më 30 janar
të këtij viti. Njëkohësisht, gjatë qëndrimit disaditësh në Shqipëri, pos
takimeve të shumta që pata me miq, kolegë dhe të njohur të tjerë, si
edhe vizitave dhe kontakteve me individë e institucione të ndryshme,
mora pjesë dhe mbajta një fjalë të rastit edhe në mbrëmjen kushtuar
169
shkrimtarit disident shqiptar, Kasëm Trebeshinës, të cilën e organizoi
dekanati i Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës.

INTELEKTUALI, POLITIKA, PAVARËSIA


- Nuk e dimë çfarë mendimi keni Ju, por këtu në Shqipërinë e
lirë, siç thoni ju, sikur po manipulohet me termin “intelektualë
të pavarur”. Deri aty arrihet sa në krye të Forumit të Përbashkët
të Intelektualëve të pavarur vihen anëtarë kryesie të njërës apo
tjetrës parti, apo ata që kanë vendosur kanditaturën për deputet
të X partie.
- Intelektuali, nëse është intelektual i vërtetë, është gjithmonë i
pavarur: në gjykimet dhe në veprimet e tij. Mirëpo, para se të themi
çkadoqoftë për kategorinë e “intelektualëve të pavarur” në Shqipëri,
për çka insistoni Ju, duhet t’i përgjigjemi, qoftë edhe shkarazi, pyetjes
se ç’është intelektuali në përgjithësi. Sipas përkufizimit të disa teoric-
ienëve të njohur të kohës sonë, intelektual nuk është njeriu që merret
me çështje të profesionit të vet (mjeku, juristi, shkrimtari, filozofi etj.),
por njeriu që merret me problemet e kohës së vet. Dhe që këtyre prob-
lemeve u qaset me dije, kulturë, guxim dhe ndershmëri morale e pro-
fesionale. Edgar Moreni, njëri ndër intelektualët më të shquar evropian
sot, si ilustrim për këtë përkufizim e merr shembullin e Emil Zolës, i
cili, thotë ai, ishte shkrimtar i njohur - themelues i një rryme letrare,
natyralizimit - edhe para vitit 1898, por intelektual u bë vetëm pasi
shkroi pamfletin e njohur J’accuse (Akuzoj), në të cilin u vu në mbrojtje
të një njeriu të pafajshëm (kapitenit me origjinë çifute, Drajfus) dhe
të një çështje të drejtë (iu kundërvu antisemitizmit të kohës), duke u
konfrontuar edhe me mbretin e Francës së atëhershme.

170
Intelektualët e vërtetë, sikurse edhe krijuesit e vërtetë, i ka karak-
terizuar gjithmonë qëndrimi kritik ndaj realitetit dhe mospajtimi me
gjendjen ekzistuese dhe të vërtetën e momentit, në emër të një të ardh-
meje më të mirë dhe të një të vërtete më të gjerë, prandaj afishimi me
çdo kusht i “pavarësisë intelektuale” është një akt i panevojshëm.
- Dakord. Por pyetja është konkrete: ajo ka të bëjë me Forumin e
përbashkët të Intelektualëve Shqiptarë dhe njerëzit që qëndrojnë
në krye të tij...
- Sa i përket Forumit të përbashkët, përkatësisht Bashkimit të posa-
formuar të Intelektualëve Shqiptarë, ai është, sipas Programit dhe
Statutit, asociacion jashtëpartiak, që, ndryshe nga partitë politike, nuk
lufton për pushtet, por për çështjen kombëtare (dy shtyllat kryesore
të programit të tij janë: avancimi i çështjes së pazgjidhur kombëtare
shqiptare dhe i proceseve demokratike në botën shqiptare), prandaj
nuk më duket tragjik fakti që në radhët e tij (madje edhe në krye) mund
të ketë edhe anëtarë apo ish-anëtarë të ndonjë partie; kandidatë apo
ish-kandidatë për deputetë të njërës apo tjetrës parti etj. Mjafton që
ata, në radhët e Forumit (sidomos tash e tutje) të veprojnë në përkim
me përcaktimet programore dhe normat statutore të tij si asociacion i
bashkimit të lirë të intelektualëve shqiptarë e kurrsesi jo nën ndikimin
e X partie apo force tjetër politike.
- Këto ditë, siç mund ta keni konstatuar edhe vetë, në organet
e shtypit ka replika dhe kundërreplika ndaj prof. dr. Rexhep
Qoses. A ka ndonjë shkak për këto dhe a është gjetur momenti
për t’i bërë ato?
- Jo vetëm që e kemi konstatuar, por edhe jemi (unë dhe kolegët e
mi) nën përshtypjen e drejtpërdrejtë të këtyre “replikave dhe kundër-

171
replikave”. Shkak apo, thënë më drejt, shkas për këtë, u bë letra e hapur
e intelektualit të shquar kosovar, akademikut Rexhep Qosja, drejtuar
presidentit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha, për shkak të paraqitjes së
tij, thënë në mënyrë eufemike, jofatlume në selinë e Paktit NATO në
Bruksel. Nuk dua të gjykoj për këtë polemikë (së paku jo në këtë rast),
jehona e së cilës ndihet shumë më tepër në Shqipëri sesa në Kosovë
(ndoshta për shkak të numrit të madh të gazetave që dalin këtu), por
nuk mund të mos e them se fushata që u zhvillua ndaj R. Qoses në një
pjesë të shtypit shqiptar nuk i bën nder askujt. Ne që kërkojmë dialog
edhe me armiqtë tanë duhet të mësohemi që të polemizojmë me argu-
mente e në mënyrë racionale me njëri-tjetrin e jo me fyerje, etiketime e
diskualifikime nga më të ultat, që tekefundit janë recidive të sistemit të
kaluar, të rënë nga skena e historisë, ideologët e të cilit kundërshtarët e
vet politikë i shpallnin “tradhtarë”, “renegatë”, “antikombëtarë” etj.
Sidoqoftë, për hir të situatës në të cilën ndodhemi ne si komb, kjo
polemikë ka mundur, mbase, të evitohet ose, së paku, të zhvillohet
ndryshe, në mënyrë më dashamirëse nga të dy palët.
- Viti 1993 mund të na e zgjidhë apo të na e shtojë tragjedinë
kombëtare? Çfarë mendoni se mund të na japë Bashkësia Evro-
piane dhe Bota pas prishjes së ish-Jugosllavisë?
- Mendoj se zgjidhja e çështjes sonë të ndërlikuar kombëtare, të kri-
juar para 80 e më shumë vitesh (kam parasysh Konferencën e Londrës,
Kongresin e Berlinit etj.), nuk është çështje muajsh e vitesh, por deka-
dash e shekujsh. Megjithatë, do të mund të thuhej se ajo ka hyrë tashmë
në fazën e saj përfundimtare, prandaj edhe në momentet e saj më të
vështira. Viti që shkoi, pra viti 1992, qe vit i shpresave tona të mëdha,
të nxitura nga premtimet spektakulare për “Evropën pa kufij”. Viti 1992

172
si i tillë pat hyrë jo vetëm në diskursin tonë politik, por edhe në vargjet
e poetëve tanë. Më kujtohet se si në kohën e euforisë sonë - aty nga
viti 1990 (koha e pajtimit të gjaqeve dhe e tubimeve gjithëpopullore),
disa intelektualë entuziastë kosovarë deklaronin me vetëbesim se më
1992 do të zgjidhej çështja e Kosovës. Mirëpo, ‘92-shi erdhi e shkoi dhe
problemi i Kosovës dhe i shqiptarëve në ish-Jugosllavi jo vetëm që s’u
zgjidh, por u ndërlikua edhe më tej. Ja përse nuk dua të flas me vite e
afate, e as të jap prognoza pa mbulesë.

DY GABIME STRATEGJIKE TË POLITIKËS


SHQIPTARE
- A i kemi shtruar drejt opcionet e zgjidhjes së çështjes shqiptare
para Bashkësisë Evropiane? A ka gjë për të rregulluar e shtuar në
to? Nëse po, ç’rrugë duhet ndjekur?
- Mendoj se nuk kemi vepruar drejt që çështjen shqiptare në ish-Ju-
gosllavi e kemi shtruar para botës në mënyrë të parcializuar: si çështje
të Kosovës, si çështje të shqiptarëve në Maqedoni, si çështje e shqip-
tarëve në Mal të Zi dhe si çështje të shqiptarëve në Serbinë Jugore, për-
katësisht në Kosovën Lindore, që përfshin komunat Preshevë, Bujanoc,
Medvegjë, e jo si një tërësi të pandarë, çfarë është në të vërtetë. Shqip-
tarët që jetojnë në trojet e veta në ish-Jugosllavi përbëjnë gjysmën e
kombit shqiptar në Ballkan. Ata jetojnë në një territor kompakt, që ka
vazhdimësi gjeografike me shtetin amë, Shqipërinë, prej së cilës janë
ndarë me dhunë (ndarje kjo me të cilën ata nuk janë pajtuar kurrë),
prandaj është e kuptueshme që ata aspirojnë të bashkohen me atdheun
e vet. Shpërbërja e ish-Jugosllavisë është dashur ta korrigjonte këtë pa-
drejtësi historike që u është bërë shqiptarëve në të kaluarën. Kjo do të

173
thotë se opcioni ynë kryesor apo i vetëm është dashur të jetë: bashkimi
kombëtar. Mirëpo, meqenëse bashkësia ndërkombëtare (së paku tash
për tash) nuk e lejon ndryshimin e kufijve (me dhunë), është dashur
dhe duhet të insistohet më shumë tek e drejta për vetëvendosje si e
drejtë e ligjshme dhe e patjetërsueshme e popujve.
- Ju keni bërë mjaft studime për problemin shqiptar në tërësi e
veçanërisht për problemin e shqiptarëve në Maqedoni. Çfarë
kërkojnë dhe çfarë duhet të kërkojnë shqiptarët në trojet e tyre
nën Maqedoni? Si e shihni Ju perspektivën e zgjidhjes së çështjes
së shqiptarëve atje?
- Çështja shqiptare në Maqedoni, pra çështja e rreth 800 mijë a një
milion shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoninë e sotme,
është një përbërës i rëndësishëm i çështjes shqiptare në përgjithësi. Për
zgjidhjen e saj, prandaj, sikurse edhe për çështjen e Kosovës dhe të
viseve të tjera shqiptare këndej kufirit, duhet të angazhohen të gjitha
forcat politike, morale dhe intelektuale në nivel gjithëkombëtar.
Subjektet politike shqiptare në Maqedoni apo nën Maqedoni, siç
thoni Ju me të drejtë (partitë politike, grupi i deputetëve shqiptarë në
Kuvendin e Maqedonisë etj.), kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për
përmirësimin e pozitës tejet të vështirë të shqiptarëve në këtë republikë
të ish-federatës jugosllave dhe për zgjidhjen e drejtë të çështjes së tyre,
por kanë bërë edhe disa gabime fillestare e të palejueshme.
Së pari, subjektet politike shqiptare në Maqedoni një kohë të gjatë
dilnin para opinionit ndërkombëtar, por edhe përballë palës maqedo-
nase, me kërkesën efemere për barazi, pa e konkretizuar atë. Së dyti,
ata u vonuan me referendumin për autonominë politiko-territoriale,
që është dashur ta mbajnë më herët se ç’u mbajt (më 11 e 12 janar

174
1992) dhe së treti (e ky është gabimi më i rëndë i tyre) - ata hoqën dorë
(objektivisht nëse jo deklarativisht) prej kërkesës për autonomi poli-
tiko-territoriale, të cilën e patën kërkuar me referendum dhe dolën,
post festum, me kërkesën tashmë të harxhuar për të qenë “element
shtetformues”.
Ndërrimi i shpeshtë i opcioneve e dëmtoi politikën shqiptare në Ma-
qedoni dhe e devalvoi autoritetin e kreatorëve të saj (nëse ka të tillë),
sepse heqja dorë prej referendumit nuk ka si të quhet ndryshe pos lojë
me vullnetin e popullit. (Për këtë kam shkruar gjerësisht edhe në librin
Populli i pandalur-1992).

EDHE PREJ KUNDËRSHTARËVE MUND TË


MËSOJMË SI LUFTOHET PËR INTERESAT
KOMBËTARE
- Besoj se përmes organeve të shtypit dhe RTSH-së jeni njohur
me deklaratat e Presidentit dhe të qeveritarëve tanë lidhur me
zgjidhjen e çështjes shqiptare. Veçojmë deklaratat për “njohjen
e Maqedonisë”, për “mosndryshimin e kufijve”, për “autonominë
maksimale” etj. Mendimi Juaj?
- Po, po, jam njohur me këto deklarata dhe të tjera të ngjashme. Ndaj
ndonjërës edhe kam reaguar. Ndoshta pak ashpër. E si të mos reagosh?
Shihni ç’bën Greqia për shkak të emrit Maqedoni, i cili mbulon
edhe një pjesë të territorit të saj!
Bullgaria e pranon Maqedoninë si shtet (sepse i konvenon), por jo
edhe kombin maqedon, të cilin nuk e njeh (sepse nuk i konvenon), pra
e mohon!

175
Shihni se ç’bën Serbia për një grusht serbësh që jetojnë në Maqe-
doni, e besa edhe Maqedonia për një grusht “shulesh” që jetojnë në
Shqipëri!
Kurse Shqipëria, qeveria e saj, lëshon deklaratë të veçantë (pa e de-
tyruar askush), në të cilën thuhet se e njeh “në mënyrë të prerë dhe
pa paragjykime” tërësinë territoriale të Maqedonisë; në të cilën nuk
përmendet fare elementi shqiptar në Maqedoni dhe pozita e tij e dis-
favorshme; në të cilën nuk thuhet askund se kufiri midis Shqipërisë
dhe Maqedonisë është kufi i 13-s dhe se Maqedonia po formohet si
shtet, duke përfshirë brenda kufijve të saj edhe territor të huaj - territor
shqiptar. Etj. etj.
Dhe pastaj themi se bëjmë politikë kombëtare!

PËR NJË POLITIKË UNIKE SHQIPTARE


- Forcat politike shqiptare këtej dhe andej kufirit kanë organizuar
deri tani 2 tryeza të rrumbullakëta për “Një politikë unike kom-
bëtare”. Si Ju duket kjo nismë? A kemi nevojë për një program
politik kombëtar? Nëse po, kush dhe si duhet ta hartojë atë?
- Iniciativa për “Një politikë unike kombëtare” është pa dyshim e
qëlluar dhe si e tillë ajo duhet përshëndetur dhe përkrahur. Nuk do
mend se kemi nevojë për një program politik kombëtar, të cilin do të
duhej ta hartonin, me marrëveshje dhe forca të përbashkëta, të gjitha
forcat relevante politike e shtetërore, por edhe intelektuale e shkencore
shqiptare në të dy anët e kufirit.
- Ju njohim si një ndër figurat e shquara të letrave shqipe sot,
veçanërisht në lëmin kombëtar. Mund të na thoni se cilat nga ve-
prat tuaja kanë gjetur dritën e botimit? Çfarë keni tani në dorë?

176
- Falemnderit për fjalët e mira! Për të parë se çfarë kam botuar mjaf-
ton t’u hidhet një sy shënimeve bibliografike në fund të librit tim tash
për tash të fundit Populli i pandalur.
Kam ndër duar shumë dorëshkrime, të cilat presin të finalizohen
dhe, pse jo, edhe të publikohen.
- Po diçka për jetën tuaj private?
- Jam fëmija i tetë i prindërve të mi të ndjerë: babait-Nexhatit (bujk)
dhe nënës-Nadires (amvisë), që më kanë rritur e shkolluar me shumë
mundime. Atyre, natyrisht, dhe sidomos Nënës, u detyroj më shumë se
gjithkujt tjetër në botë.
Jam baba i tre fëmijëve: Drilonit, Shpëtimit dhe Doruntinës (djemtë
gjimnazistë, vajza filloriste) dhe bashkëshort (aspak i lehtë) i nënës
së tyre, Fluturës - ekonomiste e papunë (e përjashtuar nga “masat e
dhunshme”). Ligjëroj letërsinë bashkëkohore në një shtëpi private në
Prishtinë, prandaj shfrytëzoj rastin ta falënderoj familjen bujare që me
aq zemërgjerësi pret dhe përcjell studentët dhe profesorin e tyre.
- A Ju ka rënë në dorë gazeta “Kombi”? Ç’mesazh u jepni lex-
uesve?
- Deri më tani vetëm disa numra. Me aq sa kam lexuar kam për-
shtypjen se gazeta “Kombi”, ashtu siç e kërkon edhe emri që e mban,
lufton me përkushtim për çështjen kombëtare, duke e shikuar atë në
dritën e së vërtetës dhe të perspektivës historike e jo të pragmatizmit
politik. Ky është edhe mesazhi që do t’ua jepja lexuesve.

“Kombi” (Tiranë), 26 shkurt 1993. Intervistoi: Arbër Kastrioti.

177
NJOHJA E MAQEDONISË - DËSHTIM I
DIPLOMACISË SHQIPTARE

JEMI A S’JEMI SUBJEKT HISTORIK


- Jemi duke e jetuar një kohë mes qartësisë dhe paqartësisë poli-
tike. Çka duhet bërë që çështja shqiptare të shtrohet vetëm në
plan të qartë. Cili është mendimi juaj?
- Paqartësia dhe pasiguria e kohës në të cilën jetojmë nuk varet
vetëm prej nesh, por edhe prej rrethanave ndërkombëtare që janë tejet
të ndërlikuara dhe komplekse. Një poet yni pat thënë para disa vitesh:
“Koha jonë s’guxon të kohosh pa ne...”. S’do mend se ky varg sintetizon
poetikisht kërkesën për të qenë subjekt e jo objekt i historisë. Natyr-
isht, në planin kolektiv e jo individual.
Çështja shqiptare në Ballkan, që është çështja më e rëndë dhe më
komplekse kombëtare në Evropë, duhet të shtrohet në mënyrë të qartë
dhe të prerë: si çështje e një populli (kombi) të ndarë më dysh, gjysma e
të cilit është e okupuar dhe e copëtuar prej shteteve fqinje. Si i tillë, pra
si popull i ndarë, i pushtuar dhe i copëtuar, populli shqiptar aspiron
lirinë dhe bashkimin kombëtar mbi bazën e së drejtës, së vërtetës dhe
të humanizmit.
- Atdheu i ndarë po na përçan edhe neve, sepse po kemi aq shumë
kërkesa për zgjidhjen e çështjes kombëtare e aq pak qëllim të
vetëm se si duhet të arrihet kjo. Cila duhet të jetë ajo kërkesë që
do ta bashkonte atdheun e ndarë dhe shqiptarët e përçarë?
178
- Vetë fakti që ndarja dhe copëtimi i atdheut, pra i Shqipërisë (në
kuptimin etnik e jo politik të fjalës), ka sjellë edhe opcione të shumta,
kryesisht të pjesshme e fragmentare, për zgjidhjen e çështjes shqiptare,
tregon se kërkesa e vetme historikisht e drejtë për zgjidhjen e kësaj
çështjeje është bashkimi i trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm
shqiptar në Ballkan. E drejta për t’u bashkuar ajo që është e ndarë me
dhunë është e drejtë e natyrshme dhe e patjetërsueshme.
- Deri tani çështja shqiptare asnjëherë nuk u shtrua në një plan
global në konferencat ndërkombëtare e paqësore që po mba-
hen për ish-Jugosllavinë, por u shtrua si çështje e shqiptarëve në
Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi?...
- Çështja shqiptare nuk është trajtuar drejt, si çështje e vetme dhe
globale në konferencat e deritanishme ndërkombëtare, për shkak se
ne nuk e kemi shtruar drejt atë, pra si çështje të vetme dhe unike, por
i jemi qasur, si thashë edhe më parë, në mënyrë të pjesshme e frag-
mentare: si çështje e Kosovës (në radhë të parë), por edhe si çështje e
shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në tri komunat e “Kosovës
Lindore”: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Të gjitha partitë tona poli-
tike janë formuar dhe kanë vepruar mbi këtë bazë, madje jo vetëm në
fillim kur ende ekzistonte Jugosllavia, por edhe më vonë, pas shpër-
bërjes së saj. Tashmë është e qartë se çështja shqiptare në ish-Jugosllavi
është dashur të shtrohet si tërësi dhe prej bashkësisë ndërkombëtare të
kërkohej zgjidhje e saj tërësore.
- Shtete të reja kombëtare u krijuan në Ballkan dhe përsëri në
dëm të shqiptarëve. Republika e fundit e njohur ndërkombëtar-
isht, Maqedonia, u njoh në kufijtë administrativë të vënë dhun-
shëm pas Luftës së Dytë Botërore. Atë, pos OKB-së, e njohën edhe

179
vetë shqiptarët, madje ata ishin të parët që ia uruan pranimin
Gligorovit.

EVROPA S’ËSHTË MË AJO E PARA NJËZET VITEVE


- Harta gjeopolitike e Ballkanit, sikurse edhe ajo e Evropës, ka ndry-
shuar dhe po ndryshon vazhdimisht në këto vitet e fundit. Harta poli-
tike e Evropës së sotme, pra të vitit 1993, nuk është ajo e Evropës së
Helsinkit, asaj të vitit 1975. Në hapësirën e ish-Bashkimit Sovjetik dhe
të ish-Jugosllavisë janë krijuar shtete të reja, të pavarura e sovrane, të
njohura edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Rrënimi i murit të Ber-
linit dhe bashkimi i dy Gjermanive shënoi fillimin e këtij procesi dhe
“theu” parimin e famshëm të Helsinkit mbi “mosndryshimin e kufijve”.
Ish-republikat jugosllave të Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Bos-
një e Hercegovinës u pavarësuan, duke paguar, sidomos kjo e fundit,
haraç të rëndë për këtë. Ndryshe nga sllavët e jugut, dy popuj të tjerë
sllavë, por edhe evropianë, çekët dhe sllovakët, me marrëveshje, prej
shtetit të tyre të përbashkët me emrin Çekosllovaki, formuan dy shtete:
Çekinë dhe Sllovakinë.
Po me ne shqiptarët ç’ndodh? Hapësira jonë kompakte, në vend që
të bashkohet e integrohet, po ndahet, copëtohet e çintegrohet edhe më
keq se më parë. Kjo është tragjike. Dhe për të qenë e keqja edhe më e
madhe ky copëtim e çintegrim po bëhet ndonjëherë edhe me pëlqimin
tonë. Konstituimi i Maqedonisë si shtet i pavarur e sovran; pranimi i
saj në OKB dhe sidomos njohja e saj nga ana e qeverisë së Shqipërisë -
me kufijtë ekzistues dhe pa zgjidhjen e çështjes shqiptare në kuadër të
saj - është një nga treguesit më drastikë të politikës sonë të paqartë, të

180
flashkët dhe të pakoordinuar, për të mos thënë edhe diçka tjetër më të
rëndë, gjë që nuk do të na falin brezat e ardhshëm.

KUR POLITIKA MERR PREMISA FANTASTIKE


- Çfarë do të na thoshit më konkretisht lidhur me këtë?
- Po ja, për shembull, në delegacionin treanëtarësh të Republikës së
Maqedonisë, udhëton për në Nju-Jork, së bashku me Gligorovin, edhe
një deputet shqiptar (ish-koordinatori i grupit parlamentar shqiptar të
PPD-së dhe PDP-së), Eshref Aliu, i cili i duhet diplomacisë maqedo-
nase (në këtë rast vetë Gligorovit të rryer e dinak) për t’i treguar botës
se ata, maqedonasit dhe shqiptarët, janë bashkë (!), pra si instrument
për realizimin e qëllimeve të tyre politike; përfaqësuesi i Shqipërisë në
OKB jo vetëm që s’e ngre zërin që t’i informojë kolegët e vet për pozitën
diskriminuese të shqiptarëve në këtë ish-republikë jugosllave, por edhe
voton dhe i aplaudon pranimit të Maqedonisë në OKB! Menjëherë pas
kësaj, kryesia e PPD-së, partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, ia
uron pranimin kryetarit të saj me telegram (prej përmbajtjes së të cilit
distancohet publikisht një anëtar i kësaj kryesie), kurse pa kaluar as një
javë e plotë qeveria e Shqipërisë lëshon një deklaratë me të cilën e njeh
“solemnisht” Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë - pothuajse pa
kurrfarë kushtesh dhe pa asnjë garanci ndërkombëtare për zgjidhjen
e çështjes shqiptare - kurse konsulli i Shqipërisë në Shkup merr vesh
për njohjen e shtetit në të cilin “konsullon” nga ana e shtetit të cilin e
përfaqëson - prej mjeteve të informimit! Partitë politike shqiptare në
Kosovë, në Maqedoni dhe më gjerë - madje edhe ato që mbahen si
nacionaliste - heshtin lidhur me këtë akt ose e thonë kalimthi ndonjë
fjalë gati të pangjyrë.

181
- Ju personalisht dolët në konferencë shtypi me një deklaratë
përkitazi me njohjen e Maqedonisë nga ana e Shqipërisë. Çfarë
mund të na thoni lidhur me këtë?
- Teksti i kësaj deklarate është dashur të dalë si reagim i FISH-it.
Qemë marrë vesh në kryesi që unë, si “specialist” për çështjen shqip-
tare në Maqedoni, ta shkruaja këtë tekst dhe ta paraqisja në mbledhje,
gjë që edhe e bëra. Mirëpo, disa anëtarë të kryesisë, në mesin e të cilëve
dy ishin më të zëshëm, nuk u pajtuan me përmbajtjen e tij, me arsyetim
se është “tejet i ashpër” dhe se “ne nuk mund t’i kundërvihemi qeverisë
shqiptare”. Meqenëse argumentet nuk ndihmonin, vendosa të dal me
këtë tekst si deklaratë individuale. E bëra këtë para së gjithash si gjest
moral i një krijuesi dhe intelektuali. Dhe, meqenëse “Bujku” vetëm e ka
përfolur shkurtimisht, kurse “Flaka e vëllazërimit” nuk e botoi (edhe
pse ia pata dërguar për botim) do t’ju lutesha që gazeta juaj ta botojë të
plotë tekstin e saj.
- Mirëpo, a nuk do të ishte më mirë që Ju personalisht, apo së
bashku me të tjerë, ta bënit këtë më parë, si preventivë (të themi
kështu) e jo tani?
- E kam bërë. Në një tekst timin të shkruar këtu e një vit më parë,
në kohën kur filloi intensifikimi i kontakteve zyrtare midis Shqipërisë
dhe Maqedonisë, duke parandier atë që mund të ndodhte më vonë, pra
këtë që ndodhi tani, kam theksuar se Shqipëria “duhet ta kushtëzo-
jë njohjen e Maqedonisë si shtet të pavarur me njohjen e autonomisë
politiko-territoriale të shqiptarëve në Maqedoni (si shprehje plebishi-
tare e vullnetit politik të tyre), përkatësisht të statusit të tyre si popull
shtetformues, si edhe me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e
saj...”. (Populli i pandalur, “Zëri”, Prishtinë 1992, f. 306). Ose më poshtë:

182
“Edhe pse ndeshet me probleme të mëdha dhe të shumta ekonomike,
sociale etj., Shqipëria nuk duhet të sjellë kurrsesi vendime që shkojnë
në dëm të interesave kombëtare. E, njohja e Maqedonisë nga ana e saj
pa zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare (me çka kuptojmë respek-
timin e vullnetit politik të popullit shqiptar në Maqedoni) do të ishte
një akt i tillë i dëmshëm, për të mos thënë edhe diçka tjetër, më të
rëndë.” (Po aty).
Jam kujdesur që libri Populli i pandalur, në të cilin është përfshirë ky
tekst (e është botuar edhe gjetiu), t’u bjerë në dorë autoriteteve shqip-
tare dhe personalisht presidentit Berisha, të cilit në këtë kontekst edhe
i përmendet emri.

HEQJA DORË NGA REFERENDUMI DHE HYRJA


NË KOALICION - GABIM FATAL I SUBJEKTIT
POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONI
- Ju, pak ditë më parë, në një tribunë publike, thatë se partitë poli-
tike shqiptare në Maqedoni dështuan në këtë periudhë, përveç
të tjerash edhe për shkak se në mesin e tyre depërtoi “elementi
gligorovian” (sipas “Bujkut” të dt. 14. V. 1993). Si depërtoi ky el-
ement dhe në çka e mbështetni këtë konstatim?
- Tash po shihet qartë (e edhe më parë s’ka qenë vështirë të kon-
statohet kjo gjë) se partitë politike shqiptare në Maqedoni: PPD-ja
dhe PDP-ja, nuk e peshuan mirë aktin e hyrjes në koalicion qeveritar
me Lidhjen Socialdemokrate (ish-LK-në e Maqedonisë) dhe se nga
ky koalicion përfituan disa karrieristë shqiptarë, që pothuajse kurrë
s’kanë zbritur nga kolltuku dhe përfitoi sidomos diplomacia maqedo-
nase, e cila fitoi legjitimitet para botës për ta heshtur dhe minimizuar

183
problemin e shqiptarëve në Maqedoni - sepse përfaqësuesit politikë të
tyre kaluan nga “opozita” në “pozitë”. E dyta, politikës kadrovike shqip-
tare në Maqedoni (nëse ekziston ajo) mund t’i bëhen vërejtje serioze.
Në listat e njerëzve të zgjedhur në vende udhëheqëse, pra në mesin e
atyre që i përfaqësojnë sot shqiptarët në Maqedoni, janë gjendur edhe
njerëz që kurrë s’i kanë mbrojtur e jo më të kenë sakrifikuar diç për
interesat kombëtare. Rasti më drastik është, ndoshta, ai i nënkryetarit
të qeverisë së Maqedonisë, Beqir Zhuta, i cili për të tretën herë gjendet
në këtë post.
- Jeni i vetmi intelektual shqiptar që keni shkruar për problemin
e Iliridës, për të cilin populli u deklarua me referendum. Ku treti
ajo?
- Populli shqiptar në Maqedoni, me Referendumin e 11-12 janarit
1992, u deklarua për Autonomi politiko-territoriale. (Emri “Ilirida”
doli më vonë, në dokumentet e komisioneve të Kuvendit për Autonomi
Politiko-Territoriale, që nuk e jetësuan dot). Referendumi qe një hap
i drejtë, i guximshëm dhe i suksesshëm, që i shqetësoi shumë krerët e
politikës tradicionalisht antishqiptare maqedonase.
Referendumi për autonomi politiko-territoriale (ide kjo që s’ishte e
re e as e panjohur) i mobilizoi dhe i entuziazmoi shqiptarët në Maqedo-
ni, u mirëprit nga pjesa tjetër e kombit dhe pati jehonë ndërkombëtare.
Mirëpo, pas Referendumit dhe sidomos pas paralajmërimeve për shpall-
jen e autonomisë, gjë që, si thashë, i shqetësoi shumë organet e pushtetit
maqedon, disa individë nga radhët e shqiptarëve, në mesin e të cilëve
kishte liderë partiakë, deputetë dhe ndonjë “publicist”, dolën, post fes-
tum, me opcionin e të qenit “element shtetformues”. Në skenën politike
shqiptare në Maqedoni, kjo kërkesë, sado që pas aprovimit të njëanshëm,

184
me mbivotim, të Kushtetutës në fakt njënacionale të Maqedonisë, mund
të konsiderohej e tejkaluar, shkaktoi huti dhe konfuzion. Procesi i filluar
rreth autonomisë u ndërpre. Ndërkohë, njohja ndërkombëtare e Maqe-
donisë shtyhej për shkak të vetos së Greqisë lidhur me emrin e saj. Këtë
ndërkohë, që zgjati më se një vit, nuk e shfrytëzuan si duhet as subjektet
politike shqiptare në Maqedoni, e as diplomacia shqiptare në përgjithësi.
Përkundrazi të dy palët, me apo pa vetëdije, bënë edhe gabime fillestare
(hyrja në “koalicion” e partive shqiptare; heqja dorë prej autonomisë
dhe rezultateve të referendumit; anatemimi i “Iliridës” nga ana e vetë
shqiptarëve; qëndrimi tejet tolerant i Shqipërisë ndaj Maqedonisë dhe
defansiva e diplomacisë shqiptare etj.), të cilat pala maqedonase diti t’i
shfrytëzojë për realizimin e qëllimeve të veta.
Deri më tani partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk realizuan
pothuajse asgjë nga programi i tyre politik për t’u bërë “plotësisht të bara-
bartë me maqedonasit”, përkatësisht “element shtetformues” në kuadër
të Republikës së Maqedonisë, ndërsa Ilirida (në të vërtetë autonomia)
humbi si - Atlantida.
- Profesor, kemi një numër të madh intelektualësh, qoftë në
Kosovë, qoftë në Maqedoni, po nuk po dëgjohet zëri i tyre. Është
faji tek ata apo te kushtet në të cilat jemi që intelegjencien e bën
kështu të pazëshme?
- Intelegjencia jonë në përgjithësi nuk ka qenë në nivel të kërkesave
që ka shtruar kjo kohë dramatike para saj. Si pjesa më e arsimuar dhe më
e vetëdijësuar e kombit, ajo është dashur të bëjë më shumë për çështjen
kombëtare dhe sidomos për afirmimin e saj në botë. Dhe kjo shpjegohet
me mentalitetin e saj ngapak anadollak, në njërën anë dhe bolshevik, në
tjetrën, por edhe me prirjen e intelektualëve dhe të njerëzve tanë në përg-

185
jithësi për t’u harxhuar në biseda shterpe verbale e jo në punë konkrete e
të finalizuara që mbeten.
Mirëpo, nuk kanë munguar edhe intelektualët që në këto vite kanë
sakrifikuar krijimtarinë e tyre - kanë hequr dorë kryesisht apo krejtësisht
prej asaj që e kanë vokacion shpirtëror dhe profesion jetësor - dhe janë
marrë me punë të tjera, që kanë konsideruar se koha dhe situata e krijuar
i kërkon prej tyre: kanë dhënë intervista e deklarata; kanë marrë pjesë në
tribuna e tryeza të rrumbullakëta; kanë shkruar letra e memorandume,
kumtesa e referate e, madje, edhe libra të tërë për çështjen kombëtare.
Por, sa janë përfillur ata prej qendrave të vendosjes dhe mekanizmave të
tjerë, është tjetër gjë.
- Këtu në Prishtinë Forumi i Intelektualëve po i mban tryezat e
veta, mirëpo ato shpesherë janë vënë në thumb të kritikës. Ku
qëndrojnë arsyet?
- Forumi i Intelektualëve Shqiptarë ka organizuar një sërë tribunash
me temën e përbashkët “Shqiptarët sot”, në të cilat është dëgjuar mendi-
mi kritik përkitazi me atë që ndodh në jetën tonë politike dhe shoqërore
sot. Mu për këtë ky asociacion dhe këto tribuna janë gjendur, si thoni Ju,
në thumb të kritikës. Sepse ne, edhe kur e shpallim veten kampionë të
demokracisë, nuk na pëlqen mendimi kritik. Jemi shumë alergjikë ndaj
tij.
- Po shtypi?
- Për shkak të dhunës dhe terrorit të vazhdueshëm që ushtron okupa-
tori mbi institucionet tona shtypi ynë është sot më i reduktuar dhe më i
rrëgjuar se kurdoherë më parë. Pushteti serb synon që shqiptarët t’i lërë
në terr informativ dhe në këtë mënyrë të bëjë ç’të dojë me ta. Mirëpo, si
pasojë e mendësisë sonë të trashëguar moniste dhe e luftës për “pushtet”

186
e supremaci, shtypi ynë sot (dhe këtu kam parasysh para së gjithash
gazetën “Bujku” dhe dy simotrat e tij “Fjala” dhe “Shkëndija”) është tepër
i njëanshëm, partiak, jokritik, euforik, madje, edhe i censuruar!
- Na e tërhiqni një paralele në mes Kosovës dhe shqiptarëve në
Maqedoni. Si e shihni Ju gjendjen momentale?
- Dallimet janë të mëdha, por edhe të vogla: shqiptarët në Maqedoni
e njohin Maqedoninë si shtet të vetin, por ajo vazhdon t’i trajtojë ata si
qytetarë të rendit të dytë dhe t’ua japë me këste “demokracinë” dhe “të
drejtat kombëtare e njerëzore”, ndërsa në Kosovë zhvillohet një luftë për
jetë a vdekje midis popullit shqiptar që dëshiron të shkëputet njëherë e
përgjithmonë prej kthetrave të Serbisë dhe pushtetit policor e militarist
të Serbisë çetniko-bolshevike, që tenton ta mbajë Kosovën edhe më tutje
si koloni të vetën dhe ta rikolonizojë atë.
- Po çfarë zgjidhjeje shihni Ju për popullin shqiptar, qoftë në
Kosovë, Maqedoni apo në Mal të Zi. Si të dilet nga kjo gjendje
dhe si e shini Ju zgjidhjen globale të çështjes shqiptare?
- Rruga drejt lirisë dhe pavarësisë është e gjatë dhe e vështirë. Ajo nuk
është vrapim sprint, por maratonë, të cilën mund ta përballojnë vetëm
ata që janë të gatshëm për sakrifica e privacione të mëdha. E forcat e tilla
nuk i kanë munguar kurrë popullit shqiptar gjatë historisë. Shpresojmë
se nuk do t’i mungojnë as sot e nesër.
Mësuesi dëshmor Petro Nini Luarasi, i cili përkushtimin e tij ndaj
atdheut dhe gjuhës shqipe e ka paguar me jetën e vet, na ka lënë këtë
porosi: “Edhe nëntëdhjetë e nëntë herë po të biem, ne duhet të ngrihemi
përsëri!”.
- Profesor, keni biseduar edhe me shqiptarët në diasporë. Çka
u keni thënë atyre dhe si e çmoni punën që bëjnë ata për ta

187
ndihmuar realisht çështjen kombëtare?
- Shqiptarëve në diasporë, sikurse edhe kudo tjetër, jam përpjekur t’ua
them gjithmonë të vërtetën. Kontributin e tyre për çështjen kombëtare e
çmoj si shumë të madh e të rëndësishëm.

THIKA DHE PLAGA PROVERBIALE


- Ka edhe diçka që Ju kishit dashur ta thoni, po unë nuk Ju pyeta?
- Pikërisht sot (17 maj ‘93) kur m’i ofruat pyetjet për këtë intervistë,
mora një material nga SHBA, dërguar nga njëfarë Partie Republikane
Shqyptare dhe nënshkruar nga njëfarë Luan A. Isufi. Ka dy-tre vjet që kjo
farë partie dhe ky farë Isufi na dërgojnë (mua dhe disa intelektualëve të
tjerë në Prishtinë) këso farë materialesh. Ç’thuhet në to? Aq shumë helm
e urrejtje ka aty sa njeriun thjesht e zë frika. Ja, për shembull, ky i fundit
është një trakt: “Thirrje popullit shqiptar për - luftë”, ku, ndër të tjera,
thuhet: “Çfar të jenë Tosk në Gegni, të vriten si qej në vend!”. Merrni
me mend!
Është e tmerrshme të mendosh se ka shqiptarë në botë që mund të
mendojnë kështu (qoftë edhe një i vetëm) e jo më të tentojnë të bëjnë
edhe bashkëmendimtarë, siç pretendon autori i këtij pamfleti a pisfleti
apo ata që fshihen pas tij.
Kurrë s’i kam dashur njerëzit që vetëm flasin e gjë s’punojnë, që llafet
i kanë të vetmen “pasuri”, por gjithmonë i kam urryer ata që me “punën”
e tyre rrënojnë atë që kanë ndërtuar të tjerët. Të parët janë sharlatanë të
mërzitshëm, por jo edhe aq të rrezikshëm, kurse të dytët - janë kolera apo
kanceri i kombit.
Kur shoh se ç’ndodh sot herë-herë me ne dhe te ne shqiptarët, se si
sillemi ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj vetvetes, më kujtohet një varg i Bodlerit,

188
të cilin po e citoj sipas kujtesës: “Je suis la plaie et je suis le couteau...”, që në
shqip do të mund ta përkthenim: “Unë jam plaga dhe thika vetë...”.

Intervistë e botuar në gazetën “Zëri i Kosovës” (Zvicër), qershor 1993


dhe në librin Spektër shqiptar (Përmbledhje intervistash). Përgatitur nga
Ibish Neziri dhe Emrush Xhemajli. “Zëri i Kosovës”, pa vend botimi,
1994.

189
PËRPJEKJE PËR TË MBIJETUAR

Pozita e krijuesit dhe e kulturës nën okupim


- Cila është pozita e krijuesit letrar në Kosovë?
- Të thuash se pozita e krijuesit letrar në Kosovë sot, sikurse edhe
gjendja e popullit të cilit i takon ai, është e vështirë, është pak. Ajo është
më shumë se e vështirë - dramatike.
Gjendja e rëndë politike dhe ekonomike, që sundon tash sa kohë në
Kosovë, rëndon posaçërisht në kurriz të krijuesve dhe të intelektualëve.
Krijuesi letrar shqiptar në Kosovë sot, sikurse edhe më parë, nuk mund
t’i kushtohet plotësisht punës së vet krijuese, e aq më pak të jetojë prej saj.
Koha në të cilën jetojmë është, siç thoshte Brehti në vitet e shkallëzimit të
fashizmit në Gjermani, kohë e keqe për lirikën, por edhe për krijimtarinë
në përgjithësi. Çinstitucionalizimi i jetës në Kosovë, si pasojë e okupimit,
e ka rënduar shumë pozitën e krijuesit në Kosovë. Krijuesi shqiptar në
këtë hapësirë sot nuk ka as radio, as televizion, as bibliotekë, as arkiv, as
revista të specializuara letrare e kulturore, as shtëpi të mirëfilltë botuese,
as manifestime të denja letrare (manifestimet tona letrare janë të mjera!);
asgjë. Në mungesë të institucioneve, të sistemit të vlerave e të standar-
deve të tjera kulturore lulëzojnë format më të përçudshme të shundit
dhe të pseudovlerave në kulturë e në krijimtari dhe produktet e tjera të
subkulturës. E keqja është se edhe në pjesën tjetër të hapësirës kulturore
shqiptare, gjendja nuk është shumë më e mirë.
- Cilat janë preokupimet e krijuesit letrar nën okupim?
190
- Preokupim kryesor i krijuesit letrar nën okupim, sikurse edhe i
tërë kolektivitetit të cilit i takon ai, është dalja prej gjendjes së okupimit,
pra çlirimi. Për ta arritur këtë krijuesi lufton me armët e veta: me anë të
fjalës, të veprës, të imagjinatës..., por edhe me gjeste e veprime të tjera të
natyrës krijuese dhe intelektuale. Krijuesi është tradicionalisht barometër
i vetëdijes kombëtare, politike dhe morale (natyrisht edhe estetike) të një
kohe dhe të një mjedisi. Nuk është e rastit, prandaj, që një pjesë e madhe e
krijuesve letrarë në Kosovë dhe më gjerë sot merren (krahas krijimtarisë
apo edhe duke e sakrifikuar pjesërisht a krejtësisht atë) me publicistikë,
me politikë dhe me veprimtari të tjera pragmatike, sepse konsiderojnë se
këtë e kërkon prej tyre momenti historik.
- Sa është duke ndikuar politika e ditës në ristrukturimin e letër-
sisë shqipe?
- Krijuesit letrarë shqiptarë në periudhën postkomuniste kanë arritur
një fitore të rëndësishme e, ndoshta, edhe të vetme: daljen nga kthetrat e
dogmës dhe heqjen e censurës.
Krijuesi letrar në Shqipëri e, deri diku, edhe në Kosovë e gjetiu, sot
ka mundësi t’i zgjedhë lirisht temat që do t’i trajtojë në veprat e veta; ta
zgjedhë lirisht metodën krijuese dhe mjetet shprehëse me anë të të cilave
do t’i shprehë preokupimet e veta krijuese. Kjo është, krahasuar me të
kaluarën, një situatë e re dhe një shansë e re. Mirëpo, kjo nuk është vetve-
tiu garancë për krijimtari të suksesshme e cilësore. Për t’u arritur kjo du-
hen plotësuar edhe shumë kushte të tjera, kryesisht të natyrës individuale
krijuese, sado që edhe rrethanat politike, ekonomike, sociale, shoqërore,
kulturore etj. nuk janë pa ndikim në procesin krijues.
Krijuesit shqiptarë të kësaj kohe duhet të nxjerrin mësim nga përvoja
e hidhur e së kaluarës dhe të mos e venë artin e tyre në shërbim të poli-

191
tikës ditore. Sepse, nëse është hequr censura ideologjike (ngaqë një lloj
tjetër i censurës ekziston ende!), nuk është shmangur krejtësisht rreziku i
instrumentalizimit të krijuesve dhe intelektualëve nga oligarkitë pushte-
tore për qëllime të politikës ditore.
- Çka e karakterizon vitin që po shkon në kulturën kosovare:
ç’është bërë, ç’ka mundur të bëhet dhe ç’duhet bërë në të ardh-
men?
- Kulturën shqiptare në Kosovë gjatë vitit që po lëmë pas e karakte-
rizon përpjekja për të mbijetuar edhe në kushtet e okupimit. Kjo është
karakteristika e parë dhe kryesore e kulturës shqiptare në Kosovë gjatë
4-5 viteve të fundit, që janë ndër vitet më të rënda në historinë e saj.
Pas mbylljes me dhunë të institucioneve tona kulturore dhe dëbimit
të krijuesve prej tyre, zhvillimi ynë kulturor i është lënë spontanitetit,
gjindshmërisë individuale, grupeve të interesit, improvizimeve e, madje,
edhe anarkisë. Në kulturë, sikurse edhe në lëmenjtë e tjerë të jetës (e,
madje, në masë të konsiderueshme, edhe në politikë!), ne vazhdojmë të
sillemi si të jetonim në kushte normale. Logjika bizare e ekonomisë së
tregut ka depërtuar edhe në kulturë: kush ka para mund të botojë libër,
të nxjerrë gazetë a revistë (jo vetëm politike e “kulturore”, por edhe por-
nografike!), të incizojë kasetë me këngë e humor etj. dhe t’i distribuojë
ato si dhe ku të mundet. Në fushën e letërsisë, gjatë vitit që shkoi, vazhdoi
mania e filluar qysh më parë e botimit pa kriter të librave dhe e promov-
imit me çdo kusht të asaj që publikohet, sikundër edhe moda e gjithfarë
konkurseve dhe shpërblimeve qesharake, qofshin ato edhe të Shoqatës së
Shkrimtarëve. Kështu ne ia bëjmë qejfin vetes odave, kafeneve, në lokalet
e partive dhe në faqet e “Bujkut”! Kjo sjellje ka shkaktuar depërtimin e
shundit, të pseudovlerave dhe të shfaqjeve kuazikulturore në kulturë, në

192
arte, në shkencë dhe në publicistikë, ndonëse nuk mungojnë as veprat,
gjestet e përpjekjet serioze në këto fusha, që janë gjithsesi të denja për
respekt.
Ç’të bëhet në të ardhmen? Si të veprohet më tutje?
Receta të gatshme nuk ka. Kjo varet në radhë të parë prej situatës,
prej zhvillimit të mëtejshëm të ngjarjeve, por edhe prej kujdesit, punës
dhe angazhimit tonë. Prej nivelit të vetëdijes dhe të përgjegjësisë sonë.
Kultura jonë, më në fund, do ta ketë atë fat që do ta ketë edhe Kosova
dhe populli shqiptar në përgjithësi, për çka tani për tani nuk kemi shumë
arsye që të jemi optimistë.

Përgjigje anketës së gazetave “Zëri i Kosovës” (Zvicër) dhe “Bota e re”


(Prishtinë), 31. XII. 1994.

193
LETËRSIA JONË KA QENË DHE MBETET
LETËRSI E REZISTENCËS

- Pas rënies së komunizmit dhe botëkuptimit të frymëzuar nga


ai, sa duket e çliruar letërsia jonë nga kufizimet e kësaj ideolog-
jie?
- Indoktrinimi i letërsisë shqipe dhe i shkrimtarëve shqiptarë me
ideologjinë komuniste, të themi kështu, ka qenë relativisht i gjatë dhe
intensiv, prandaj nuk mund të pritet që edhe procesi i çlirimit prej saj
të jetë shumë i lehtë dhe i shpejtë. Gjenerata që e ka formuar botëkupti-
min e saj nën ndikimin e një filozofie të caktuar, së cilës edhe i ka besu-
ar sinqerisht, nuk mund ta ndryshojë atë brenda natës dhe as që është
e natyrshme ta bëjë këtë, natyrisht nëse nuk është fjala për konvertim
të rrejshëm e koniunktural.
Për mendimin tim është fatlume rrethana që letërsia e shqipe e
pasluftës, sidomos nga vitet ‘60 e këndej, e ka pasur shumë të fortë
komponentën kombëtare (pavarësisht nga ajo që mund të dëgjohet e
të lexohet sot për kinse karakterin thjesht internacional të saj), prandaj
nuk e ka shumë të vështirë që t’u adaptohet rrethanave të reja dhe hor-
izontit të ri të pritjes të krijuar në hapësirën shqiptare pas përmbysjes
së komunizmit, kërkesës që të merret me hulumtimin e thelbit etnik të
qenies sonë, siç ka thënë më se gjysmë shekulli më parë shkrimtari dhe
studiuesi Ernest Koliqi.
- Letërsia jonë në planin ideotematik është një letërsi e rezis-
tencës. A mund të lërë ky angazhim i saj pasoja në planin artis-
194
tik? Pra, duke iu «imponuar» shkrimtarit tematika, a varfërohet
gama e preokupimeve të saj?
- Letërsia jonë ka qenë, është dhe do të jetë letërsi e rezistencës
përderisa këtë ta diktojnë kushtet dhe rrethanat historike, pra përde-
risa shqiptarët si popull t’i zgjidhin problemet e tyre elementare kom-
bëtare dhe ekzistenciale: përderisa ta fitojnë lirinë e pavarësinë dhe
ta sigurojnë jetën, ekzistencën dhe mirëqenien e tyre materiale dhe
shpirtërore. Shqiptarët, mjerisht, janë ende të rrezikuar si popull; është
ende i rrezikuar identiteti i tyre kombëtar e njerëzor dhe qenia e tyre
fizike e shpirtërore. Mirëpo, kjo s’do të thotë kurrsesi se ata duhet ta
shndërrojnë artin dhe kulturën e tyre në propagandë kombëtare e aq
më pak politike. Shqiptarët edhe në të kaluarën kanë jetuar në kushte
të vështira ekonomike, politike, sociale e kulturore, por shkrimtarët
shqiptarë kanë krijuar vlera kulmore në të gjitha format e krijimtarisë
letrare. Unë e kuptoj shqetësimin tuaj për rrezikun e varfërimit a të
rrëgjimit tematik, ideor, përmbajtësor, artistik e, mbase, edhe gjuhësor
dhe stilistik të letërsisë sonë për shkak të insistimit të vazhdueshëm
në një pikë të caktuar, por nuk jam i prirur ta shoh këtë dukuri eksk-
luzivisht si pasojë të angazhimit tematik të saj, por edhe si rrjedhim të
angazhimit të pamjaftueshëm në procesin krijues.

KRITERI SUPREM I VLERËS


- Gjatë kohës që lamë pas, shtëpia botuese pothuajse e vetme
«Rilindja» nuk arrinte dot t’i botonte të gjitha librat, qofshin ata
edhe me vlera. Ndërkaq, tash botohet çdo gjë. Kriter është para-
ja. Si mund të eliminohet një dukuri e tillë?

195
- Deinstitucionalizimi i jetës në Kosovë, mbyllja me dhunë e insti-
tucioneve tona nga ana e pushtuesit, i ka shkaktuar dëme të pallogar-
itshme zhvillimit tonë kulturor, shkencor dhe arsimor. Situata e krijuar
pas vitit 1990-1991 ne na gjeti të papërgatitur dhe të paorganizuar për
ta përballuar si duhet atë. Si pasojë e kësaj gjendjeje para dy-tre vitesh
qe ndërprerë pothuajse krejtësisht veprimtaria botuese në Kosovë (e
gjithashtu edhe në Shqipëri, për arsye të tjera) ose, më saktë, pat rënë
dukshëm numri i veprave letrare të botuara. Ndërkaq, në këto dy vitet
e fundit ndeshemi me një fenomen tjetër: kam përshtypjen se «malli
i shtampës», pra i botimit, është bërë më i theksuar se kurdoherë më
parë te ne shqiptarët. Botohen shumë libra që nuk i plotësojnë kriteret
minimale jo vetëm estetike, por as edhe gjuhësore (jo rrallë edhe të
paredaktuar, të parecensuar e të palekturuar!), botime këto që letërsinë
dhe kulturën tonë e kthejnë në një fazë që ajo kaherë e kishte kaluar.
Nuk e di përse në këtë kohë aspak poetike, që logjikisht do të duhej
të prodhonte luftëtarë, këtu tek ne shumëkush ia ka mësyrë të bëhet
poet?! Dhe jo vetëm poet, por edhe kompozitor, këngëtar, aktor, hu-
morist, botues e çkamos tjetër. Ç’të bëhet? Të jemi para së gjithash
më kërkues dhe më përgjegjës ndaj vetes, e pastaj edhe ndaj të tjerëve.
Duhet të funksionojë më mirë institucioni i recensuesit, i redaktorit, i
botuesit dhe mekanizmat e tjerë të verifikimit të vlerave e jo të formal-
izohen, të privatizohen e të komercializohen ato. Botuesit (qofshin të
librave apo të revistave, të gazetave etj.), por edhe subjektet e tjera që
merren me botime dhe veprimtari të tjera kulturore, nuk duhet të har-
rojnë se kanë përgjegjësi morale për atë që bëjnë e jo ta shohin vetëm
interesin material.

196
POETI LIND, DIJETARI BËHET
- Jeni edhe poet, ku puqen e ku ndahen kritiku e poeti?
- Marrë në përgjithësi poetin dhe kritikun i afron dashuria ndaj ar-
tit letrar dhe përkushtimi ndaj fjalës së shkruar, ndërsa i ndan, thënë
kushtimisht, mënyra se si e bëjnë atë: poeti reagon në mënyrë kryesisht
emotive e intuitive, kurse kritiku gjykon në mënyrë racionale, koncep-
tuale. Nuk thuhet më kot se poeti lind, ndërsa dijetari bëhet. Sa më
përket mua kur kam filluar të shkruaj poezi as që më ka shkuar mendja
se një ditë do të merrem edhe me kritikë letrare. Tek unë kritika ka
ardhur më vonë dhe ajo lidhet, pos të tjerash, edhe me profesionin
tim si mësimdhënës i letërsisë. Shpeshherë shtrohet pyetja: kush mund
të flasë më mirë për letërsinë: kritikët e pastër që vokacion të vetëm
e kanë kritikën apo ata që edhe vetë e krijojnë atë, pra kritikët-kri-
jues, të themi kështu. Ka mendime të ndryshme lidhur me këtë çësht-
je, por mbizotërojnë ato që shkojnë në favor të tezës së dytë. Poeti i
njohur amerikan Edgar Allan Po në një ese shumë të njohur të tij që
quhet «Filozofia e kompozicionit» e ka shpjeguar në mënyrë fenom-
enale procesin e krijimit të poezisë së tij të mirënjohur «Korbi» e, rr-
jedhimisht, edhe strukturën e saj gjuhësore e stilistike, pra poetikën e
saj. Për Bodlerin dhe Eliotin herë-herë thuhet se nuk dihet a janë më
të mëdhenj si poetë apo si eseistë. Që të depërtojnë thellë në botën e
poezisë, në fshehtësitë e shumta të saj, atyre u ka ndihmuar, natyrisht,
edhe përvoja e tyre vetjake krijuese.
- Poezia Juaj përjetohet ngrohtë nga lexuesi pikërisht nga fuqia
emocionale e saj. Ndërkaq, sot jo rrallë shkruhet një poezi e
ftohtë. Si shpjegohet kjo dukuri?

197
- Një krijues tjetër i kalibrit të atyre që përmendëm më sipër, po-
eti (dhe kritiku) frëng Pol Valeri e përkufizon poezinë lirike si bijë të
ligjshme të pasthirrmës. «Le lyrisme est le développement d’une inter-
jection» (Lirizmi është zhvillim i një pasthirrme) - thotë ai, gjë që do të
thotë se ndjenja, emocioni, përjetimi dhe frymëzimi janë në njëfarë
dore tharmi i poezisë. Te poetët e mëdhenj gjithmonë kanë bashkë-
jetuar ndjenja dhe mendimi, pasioni dhe kërkimi, figura dhe mesazhi,
gjuha dhe qëllimi... Nuk më takon mua të flas për poezinë time, sado
që, natyrisht, më vjen mirë nëse ajo pëlqehet nga lexuesit, por mund të
them se nuk ka poezi «të ngrohtë» dhe poezi «të ftohtë», por ka poezi
dhe jopoezi, ashtu siç ka poetë dhe versifikatorë. Secila kohë i ka pa-
sur të dy palët, por në kohën tonë sikur janë shtuar të dytët, ndoshta
ngaqë mundësitë për t’u fshehur nën mantelin e modernizmit janë më
të mëdha.
- Viteve të fundit vërehet një rënie në planin artistik në poezinë
tonë, bile edhe te penat më të mira. Cilat janë shkaqet?
- Ky konstatim vlen, mbase, për poezinë që shkruhet aktualisht
në Kosovë, ku, si pasojë e dhunës së pushtuesit, ka një rënie të përg-
jithshme të standardit të arritur më parë, por jo edhe në tërë hapësirën
shqiptare. Që të fitohet kjo përshtypje ndikon edhe numri i madh i
veprave të dobëta e mesatare që janë botuar në këto vitet e fundit (për
shkaqet folëm më parë), si edhe një lloj abstenimi nga jeta letrare i disa
autorëve seriozë, të cilët, në këtë kohë të sponsorëve dhe të sorosëve, nuk
arrijnë të gjejnë mundësi dhe mjete për botimin e veprave të veta, e ka
edhe të tillë që në pamundësi që t’u adaptohen kushteve të reja, apo
edhe për shkak të zhgënjimeve që kanë pësuar, kanë heshtur përkohë-
sisht ose, mbase, edhe përgjithmonë. Mirëpo, fatbardhësisht, ka edhe

198
vepra e autorë që e shënojnë poetikisht në mënyrë autentike kohën
tonë dhe e avancojnë nivelin e shprehjes poetike, siç janë, fjala vjen,
veprat: «Pelegrini i vonuar» e Dritëro Agollit, «Gjaku që këndon» e Din
Mehmetit, «Lirikë me shi» e Azem Shkrelit, «Hedh një kafkë te këm-
bët tuaja» e poetit të persekutuar Visar Zhiti, «Buzëqeshja në kafaz» e
Ali Podrimjes, «Ferrparajsa» e Xhevahir Spahiut, «Fusha e plagosur» e
Mustafë Xhemailit e të tjera. Vlen të përmendet për të mirë gjithashtu
edhe dalja në skenë e disa autorëve të rinj e të talentuar, sidomos në
Shqipëri, ku ka një shpërthim të vërtetë të energjive krijuese (është për
t’u përshëndetur dhe inkurajuar posaçërisht paraqitja e disa krijueseve
të talentuara), por edhe në Kosovë, në Maqedoni e në diasporë.
- Në veprën Tuaj studimore ju karakterizon një objektivitet dhe
aftësi për t’i shoshitur anët artistike të veprave. Sot disa recensentë
glorifikojnë vlera mesatare, për të mos thënë edhe të dyshimta.
Ngrihen në piedestalë poetë minorë. Ç’përgjegjësi duhet të ketë
kritiku me rastin e shqyrtimit të veprës letrare?
- Njerëzit që merren me kritikë letrare duhet t’i karakterizojë dija
dhe përgatitja e gjerë teoriko-letrare, por edhe shija e formuar este-
tike. Mirëpo, njerëzit që merren me kritikën letrare dhe studimin e
letërsisë duhet t’i stolisë edhe virtyti i ndershmërisë morale dhe nd-
jenja e drejtësisë letrare. Detyra e atij që dëshiron të gjykojë në mënyrë
të ndershme e objektive, por edhe të argumentuar, për vlerat letrare
është, pra, tejet e vështirë, prandaj edhe kritikët e mirë janë të rrallë.
Në kushtet në të cilat zhvillohet sot letërsia shqipe - në kushtet e çin-
stitucionalizimit dhe të rrënimit të sistemit të vlerave - kritika dhe his-
toria e letërsisë janë disiplinat që kanë pësuar më së shumti, për shkak
se ekzistenca dhe zhvillimi i tyre varen drejtpërsëdrejti nga ekzistenca

199
dhe funksionimi i institucioneve shkencore, arsimore e kulturore, siç
janë: universitetet, akademitë e shkencave, bibliotekat, arkivat etj. Glo-
rifikimi i vlerave mesatare apo edhe të dyshimta nga disa recensentë
tanë, si thoni Ju, apo edhe heshtja ndaj veprave e autorëve seriozë (e jo
rrallë edhe sulmet ndaj tyre), do të shtoja unë, janë pasojë e rrethanave
të mësipërme sociokulturore, por edhe e ekzistencës dhe e veprimit de-
struktiv të klaneve të ndryshme në hapësirën tonë edhe ashtu të rrud-
hur kulturore.

SHMANGIA E CENSURËS DHE E TABUVE


- Cilat janë veçoritë qenësore ideoartistike të poezisë shqipe të
viteve ‘90, në krahasim me atë të viteve ‘70-’80?
- Për të dhënë një përgjigje më të plotë lidhur me këtë pyetje do
të duhej lexuar dhe konsultuar tërë prodhimin letrar të këtyre viteve
në gjuhën shqipe, gjë që nuk është aspak e lehtë, për të mos thënë se
është e pamundur, sepse hapësira kulturore shqiptare, edhe pas heqjes
së barrierës ideologjike, vazhdon të jetë e çintegruar dhe nuk funksion-
on si hapësirë e përbashkët. Mirëpo, edhe në saje të informacionit që
kemi, mund të themi se poezia shqipe e dekadës së fundit të këtij shek-
ulli, pra e viteve ‘90, është një poezi e çliruar prej kthetrave të censurës
famëkeqe dhe tabuve tematike, prej dogmës ideologjike dhe utopisë
sociale (por jo edhe nga mitologjia dhe ideologjia kombëtare) dhe e
hapur ndaj të gjitha rrymave, shkollave, ndikimeve dhe përvojave le-
trare.
- Për të satën herë ndodhemi në momentin kyç në udhëkryq his-
torik. Cili është roli i shkrimtarit në zgjidhjen e çështjes kom-
bëtare?

200
- Shkrimtari e afirmon kombin e vet dhe vlerat e tij, prandaj edhe e
ndihmon më së shumti dhe më së miri atë, përmes veprës së vet letrare.
Mirëpo, meqenëse ne shqiptarët jemi popull që nuk e kemi zgjidhur
ende çështjen tonë kombëtare, shkrimtari shqiptar ka obligim moral
ta ndihmojë atë dhe të angazhohet për zgjidhjen e saj edhe në forma
të tjera.
- Universiteti ynë po i jeton çastet më të vështira prej themelimit,
duke qenë në shënjestër të politikës shoviniste. Si po arrihet që
edhe në këto rrethana ai të mbijetojë?
- Me mund, përpjekje e sakrifica të shumta.
- Zoti Profesor, Ju lutemi na tregoni ç’jeni duke punuar kohëve
të fundit. Libri Juaj i ardhshëm do të jetë poezi apo diçka tjetër?
- Mund t’Ju them se lexoj mjaft. Letërsi shqipe dhe të huaj, por edhe
literaturë tjetër, historike, dokumentare etj. Ka autorë dhe vepra që i
lexoj dhe rilexoj pothuajse vazhdimisht. Shkruaj ngapak poezi, kritikë,
por edhe publicistikë. Gjatë këtij viti shpresoj t’i realizoj disa plane të
mia krijuese që po i shtyj tash sa kohë. Është fjala për një libër me poezi
dhe për një tjetër me kritikë e studime letrare. Kam edhe plane dhe ide
të tjera, por tani për tani kaq.

“Gazeta letrare” (Gjakovë), janar 1995. Intervistuan: Pal Ndrecaj


dhe Valentinë Gjuraj.

201
REGJIMI I BEOGRADIT MANIPULON
ME NDJENJAT E POPULLIT TË VET

- Profesor Vinca, si pedagog në Universitetin e Prishtinës, qysh


prej kohësh jeni vëzhgues i zhvillimeve në Kosovë. A kishit men-
duar para dhjetë-pesëmbëdhjetë viteve që gjendja do të zhvillohej
siç u zhvillua? Zhvillimet gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, a
ju kanë habitur apo i kishit parashikuar si të pashmangshme?
- Është vështirë që njeriu, pavarësisht nga profesioni që ka dhe nga
aftësitë që posedon, ta parashohë të ardhmen. Aq më parë në rrethanat
ballkanike, ku gjërat zhvillohen shumë herë në mënyrë të paparaparë
dhe të papritur. Mirëpo, një gjë mund të them se e kam ditur me siguri.
E kam ditur se çështja e pazgjidhur e Kosovës, përkatësisht çështja e
pazgjidhur shqiptare në ish-Jugosllavi, në njërën anë, dhe politika heg-
jemoniste serbe në Ballkan, në anën tjetër, do të prodhonin herdokur
ngjarje dhe situata dramatike. Ngjarjet dhe situatat e këtilla, bile edhe
shumë më dramatike, nuk përjashtohen as në të ardhmen. Për të njëjtat
arsye.

DELJA SHQIPTARE DHE UJKU SERB


- Në vitet shtatëdhjetë, shqiptarët dhe serbët arritën të jetojnë
me njëri-tjetrin në mënyrë relativisht paqësore, të harmonishme.
Tani për tani ata janë të zënë në një konflikt të ashpër me njëri-
tjetrin. Sipas Jush, cilët janë faktorët kryesorë që e sollën keqë-
simin e situatës?
202
- Marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve kurrë nuk kanë qenë
paqësore, e aq më pak të harmonishme. Në vitet ‘70, kur ju keni ardhur
në vizitë në Kosovë, ato kanë qenë mbase në sipërfaqe të qeta e har-
monike, por në brendi kanë vluar si vullkani i cili mund të shpërthejë
në çdo çast. Kështu edhe ndodhi. Kur në pranverë të vitit 1981, rinia
shqiptare, në demonstratat paqësore të organizuara në Prishtinë dhe
në qendrat e tjera të Kosovës, kërkoi avancimin e statusit të saj politik
nga Krahinë Autonome në Republikë, Serbët, të cilët edhe në kuadër
të Jugosllavisë së Titos, kishin «pjesën e luanit» në parti, në polici dhe
në ushtri, thuase mezi kishin pritur rastin që «t’i mbushnin mend»
shqiptarët «kryengritës» e «mosmirënjohës». Krerët serbë të politikës
së Beogradit nuk ishin pajtuar kurrë as me atë shkallë të barazisë dhe
të zhvillimit që shqiptarëve u ishte bërë e mundur me Kushtetutën e
vitit 1974, ndërsa serbët dhe malazeztë e Kosovës, që do të shërbejnë
si instrument në duart e të parëve, humbjen e privilegjeve e përjetonin
si «pabarazi» dhe «diskriminim» të tyre nga ana e shqiptarëve. Dhe,
për ta ndryshuar gjendjen në favor të tyre, ata ndërmorën një fush-
atë të gjerë e të egër propagandistike dhe politike kundër Kosovës dhe
shqiptarëve, duke vënë në përdorim të gjitha mjetet dhe mekanizmat
që kishin në dorë: Lidhjen e Komunistëve dhe organizatat e tjera sho-
qëroro-politike, mjetet e informimit, gjyqet, burgjet, tanket, policinë,
ushtrinë etj.
Ja, kjo është pak a shumë e vërteta përkitazi me marrëdhëniet shqip-
taro-serbe në vitet shtatëdhjetë-tetëdhjetë, por edhe më parë dhe më
vonë, dje dhe sot. Po qe se do të dëshironim që këto marrëdhënie t’i
paraqisnim në mënyrë pak a shumë figurative, atëherë për këtë do të na
hynin në punë vargjet e poetit të njohur amerikan Karl Sandberg (Carl

203
Sandburg), autorit të poemës «Populli, po», i cili thotë: «The sheep and
the ëolf are not agreed upon a definition of the ëord liberty». (Delja dhe
ujku nuk janë pajtuar në përcaktimin e fjalës liri). Kushdo që e njeh
sadopak historinë e këtyre dy popujve dhe të marrëdhënieve midis tyre
e ka të qartë se kush është ujku e kush delja në këtë rast.

SHQIPTARËT NUK DINË TË URREJNË


- Pas aq shumë rivaliteti dhe urrejtjeje, a mendoni se shqiptarët
dhe serbët në Kosovë mund të jetojnë prapë në paqe dhe har-
moni me njëri-tjetrin, apo duhet të ndahen dhe secili popull të
marrë rrugën e tij?
- Që shqiptarët dhe serbët t’i japin fund njëherë e përgjithmonë
rivalitetit dhe armiqësisë, duhet, ashtu siç thotë edhe intelektuali i
mirënjohur serb, me renome ndërkombëtare, Bogdan Bogdanoviq (Të
shihet intervista e tij në «Zëri», Prishtinë, 6. 4. 1991, f. 6-7), të ndahen
si miq dhe të jetojnë si fqinj të mirë. Kjo ndarje, që nënkupton pat-
jetër pavarësinë e Kosovës, pra shkëputjen e saj prej Serbisë dhe Jugosl-
lavisë, është një conditio sine qua non për zhvillimin normal material
dhe shpirtëror të këtyre dy popujve në Ballkan, por edhe për paqen
dhe sigurinë në rajon. Është mirë që këtë ndarje ta kuptojnë si një do-
mosdoshmëri historike jo vetëm serbët e molepsur me mitomaninë
mesjetare, por edhe faktori ndërkombëtar.
- Për serbët, shqiptarët e Kosovës janë një popull krejtësisht i
huaj. Për shqiptarët, në anën e tyre, serbët nuk mund të jenë aq
të huaj. Çdo shqiptar me shkollë në Kosovë flet mirë serbisht dhe
është rritur në afërsinë e kulturës serbe. Ju personalisht, a kupto-
ni çfarë po ndodh në trutë e serbëve?

204
- Shikuar realisht serbët për shqiptarët janë (do të duhej të jenë)
edhe më të huaj se ç’janë shqiptarët për ta. Përse? Për shkak se gjuha
shqipe dhe kultura shqiptare, që është, siç dihet, gjuhë dhe kulturë e
një populli të veçantë, jashtë familjeve të mëdha të popujve të Evropës,
nuk kanë asgjë të përbashkët me gjuhën dhe kulturën e popujve sl-
lavë të Jugut, siç janë serbët etj. Që intelektualët shqiptarë e, madje,
në masë të madhe, edhe të pashkolluarit në Kosovë e flasin serbisht-
en, kurse shqiptarët në Maqedoni edhe maqedonishten, ndërkohë që
bashkëqytetarët e tyre serbë dhe maqedonas nuk shfaqin interesim për
shqipen, kjo flet: një, për pozitën e tyre të nënshtruar, koloniale dhe, e
dyta, edhe për faktin se ata, pra shqiptarët, nuk i urrejnë gjuhët dhe kul-
turat e të tjerëve. Mirëpo, për atë që ndodh sot në Kosovë, për dhunën
dhe terrorin e përditshëm e sistematik që ushtrohet ndaj shqiptarëve;
ndaj gjuhës, arsimit, kulturës, shkencës etj., me një fjalë ndaj qenies
dhe identitetit të tyre kombëtar, ne intelektualët shqiptarë nuk e fa-
jësojmë popullin serb në përgjithësi, por politikën aktuale të regjimit
shovinist të Beogradit, i cili, për qëllimet e veta hegjemoniste e edhe
karrieriste, manipulon edhe me ndjenjat e popullit të vet.

MAQEDONIA - SHTET BINACIONAL


- Në krahasim me situatën në Kosovë, marrëdhëniet midis shqip-
tarëve dhe maqedonasve në Ish-Republikën Jugosllave të Maqe-
donisë, nga jeni Ju, duket se janë mjaft paqësore, gati të harmon-
ishme. E, megjithatë, shqiptarët në Maqedoninë perëndimore
janë të diskriminuar në mënyrë të hapur dhe sistematike nga
fqinjtë e tyre maqedonas. Ku qëndron ndryshimi në marrëdhëni-
et midis serbëve dhe shqiptarëve dhe marrëdhënieve midis ma-

205
qedonasve dhe shqiptarëve?
- Marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe maqedonasve në IRJ të Ma-
qedonisë duken (mund të jenë) paqësore e të harmonishme vetëm
në aparencë, ndërsa në esencë ato nuk janë të tilla. Përse? Përgjigjen
në këtë pyetje e jep, pjesërisht, pjesa e dytë e pyetjes Suaj: shqiptarët
që jetojnë në trojet e tyre në IRJ të Maqedonisë janë të diskriminuar
në mënyrë të hapur e sistematike në të gjitha fushat e jetës. Ky diskri-
minim, që, në kohën e fushatës së tërbuar antishqiptare, në vitet ‘80,
mori përmasa groteske (shqiptarëve u ndalohej, fjala vjen, t’i pagë-
zonin fëmijët e tyre me emrat që dëshironin ata si, p. sh., Ilir, Teuta
etj., kurse, nga ana tjetër, detyroheshin që emrat e qyteteve në të cilat
ata jetojnë me shekuj, t’i shqiptonin, edhe kur flisnin e shkruanin në
gjuhën e tyre amtare, në trajtën sllave: të thoshin Skopje në vend të
Shkup, Debar në vend të Dibër etj.), vazhdon edhe sot, pesë vjet pas
aplikimit të sistemit shumëpartiak, por jo edhe demokratik. Ekspertët
thonë se ky diskriminim në disa aspekte edhe është thelluar! E, meg-
jithatë, në planin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe (në Kosovë) dhe
shqiptaro-maqedonase (në Maqedoni) ka një dallim. Ky dallim ka të
bëjë, në fakt, më shumë me pozicionin politik të palëve në «konflikt»,
sesa me marrëdhëniet midis tyre. Shqiptarët në IRJ të Maqedonisë janë
në sistem (marrin pjesë në zgjedhje, në parlament e, madje, edhe në
qeveri). Mirëpo, nga ky «kooperim», ata deri më sot nuk kanë pasur
kurrfarë dobie, sepse kërkesat e deputetëve shqiptarë në parlamentin e
Maqedonisë, vazhdimisht injorohen dhe mbivotohen. Ndërkaq, popul-
li i Kosovës e ka shpallur shtetin e vet të pavarur, Republikën e Kosovës
dhe përpiqet në mënyrë paqësore për jetësimin e kësaj pavarësie.
- A jeni optimist për të ardhmen e marrëdhënieve midis shqip-

206
tarëve dhe maqedonasve? A doni që Maqedonia të mbijetojë si
republikë e pavarur apo preferoni një ndarje? Sipas mendimit
tuaj, cila do të ishte zgjidhja praktike më e mirë për banorët e
këtij vendi?
- Dëshirat e individit mund të jenë të ndryshme, por në politikë
ato duhet t’u nështrohen fakteve reale politike. Nganjëherë mendoj se
Maqedonia si shtet është një krijesë artificiale, një eksperiment i amer-
ikanëve etj., mirëpo ajo hë për hë është një realitet faktik politik. Për
mendimin tim Maqedonia me kushtetutë duhet të konstituohet si shtet
binacional i dy popujve kryesorë të saj: maqedonasve dhe shqiptarëve
dhe i të tjerëve që jetojnë në të. Vetëm si e tillë ajo mund të jetojë dhe të
prosperojë si shtet. Posaçërisht nëse dëshiron të jetë shtet demokratik,
siç pretendon. Ndryshe ajo do të zhbëhet ashtu siç u zhbë «nëna» e saj
e quajtur Jugosllavi.
A jam optimist për të ardhmen e marrëdhënieve midis shqiptarëve
dhe maqedonasve? Këtë nuk e di. Tani për tani jam i dëshpëruar me
zhvillimin e ngjarjeve në dëm të shqiptarëve.

- Çfarë pretendimesh apo shpresash kanë shqiptarët e Kosovës


dhe të Maqedonisë ndaj Shqipërisë? A e ndiejnë vetveten të
përkrahur nga Shqipëria apo të tradhtuar?
- Shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë dhe të viseve të tjera shqip-
tare të shkëputura padrejtësisht prej saj (shqiptarët e Malit të Zi,
të «Kosovës Lindore» - Preshevë, Bujanovc, Medvegjë, por edhe të
Çamërisë) shohin te Shqipëria mbështetësen kryesore të kërkesave
të tyre për liri e pavarësi dhe për bashkim kombëtar dhe mbrojtësen
kryesore të të drejtave dhe lirive të tyre kombëtare dhe njerëzore. Me
një fjalë, shqiptarët e trojeve etnike shqiptare në Ballkan e konsidero-
207
jnë Shqipërinë Piemontin e shqiptarëve dhe të shqiptarizmit. Kështu e
kanë konsideruar dhe do ta konsiderojnë përderisa ta realizojnë aspi-
ratën e tyre shekullore, atë të bashkimit kombëtar, që është kërkesë e
ligjshme dhe e drejtë natyrore e çdo populli të ndarë.
A mundet Shqipëria ta luajë aktualisht këtë rol dhe a do të mund ta
luajë atë objektivisht edhe një kohë të gjatë, kjo është çështje tjetër. Një,
pse ajo ka trashëguar shumë probleme nga e kaluara dhe, e dyta, sepse
edhe politika e saj e sotme mbështetet më tepër në interesat shtetërore
sesa në ato kombëtare.
- Në çfarë mase, komuniteti ndërkombëtar (bie fjala Unioni Ev-
ropian dhe Shtetet e Bashkuara) e kupton situatën në Kosovë? A
jeni i kënaqur apo i zhgënjyer nga qëndrimi i botës së jashtme?
- Komuniteti ndërkombëtar (Unioni Evropian, Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, Pakti i Atlantikut Verior-NATO etj.), i preokupuar në
radhë të parë me çështjen e Bosnjës dhe me problemet e tjera të kri-
juara me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë etj., sikur e ka harruar Kosovën
dhe shqiptarët. Kësaj «harrese» i kanë kontribuar në masë të madhe
edhe vetë shqiptarët, përkatësisht subjektet politike të tyre (kam para-
sysh në radhë të parë dy partitë më të mëdha politike të shqiptarëve
në Kosovë dhe në Maqedoni - Lidhjen Demokratike të Kosovës-LDK
dhe Partinë për Prosperitet Demokratik-PPD), të cilat, me strategjinë
e tyre të pritjes dhe të durimit të pafund dhe sidomos me mefshtësinë
e veprimit të tyre politik, e vunë në gjumë lëvizjen politike shqiptare
të viteve ‘80 dhe me këtë edhe interesimin e botës për Kosovën dhe
shqiptarët. Deklaratat e delegacioneve të jashtme që vijnë herë pas
here në Prishtinë për një zgjidhje të çështjes së Kosovës në kuadër të
Serbisë, përkatësisht të Jugosllavisë së cunguar të (vetë)quajtur RF e
Jugosllavisë, flasin për një qasje jo të drejtë ndaj çështjes së Kosovës,
e cila nuk është (nuk mund të jetë) «çështje e brendshme e Serbisë»,
siç agjiton ajo, por një problem kardinal i rajonit. Pikëpamjet e këtil-

208
la të shtyjnë të mendosh për koncesione ndaj Serbisë dhe politikës së
saj agresive; për mungesë mirëkuptimi e, mbase, edhe respekti ndaj
politikës paqësore (gandiste) të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe
liderit të saj, Ibrahim Rugovës etj. Dhuna dhe represioni policor serb
në Kosovë nuk pushon; nuk pushojnë gjykimet e inskenuara masive;
vazhdon kolonizimi i saj me kolonë serbë të Krainës etj., kurse opin-
ioni ndërkombëtar pothuajse hesht ose e gjykon tek-tuk verbalisht atë.
Nga ana tjetër, IRJ e Maqedonisë, e cila po ashtu i shkel sistematikisht
të drejtat kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve, që përbëjnë së paku
një të tretën e popullsisë së saj, pranohet pa kurrfarë kushtesh në or-
ganizma të tillë ndërkombëtarë, siç janë: Këshilli i Evropës-KE, Or-
ganizata e Sigurimit dhe e Bashkëpunimit Evropian-OSBE etj. Për të
gjitha këto jam i zhgënjyer nga qëndrimi i faktorit ndërkombëtar ndaj
Kosovës dhe shqiptarëve. Së paku tani për tani.

PËR MIQËSI DUHEN DY PALË


- Ju lindët dhe u rritët në Strugë të Maqedonisë dhe banuat për
një kohë mjaft të gjatë në Kosovë. Kur ishit i ri, a kishit miq të
ngushtë maqedonas ose serbë? Dhe a keni tani miq maqedonas
ose serbë? Në rast se jo, atëherë pse?
- Për miqësi, sikurse edhe për grindje, duhen dy palë. Sa më përket
mua, fëmijërinë dhe djalërinë i kam kaluar në një mjedis etnikisht të
pastër. Në rrugën time jetësore më vonë, te kolegët e mi serbë ose ma-
qedonas, me të cilët më ka rastisur të jem bashkë, nuk kam hasur, me
ndonjë përjashtim të rrallë, gatishmëri për marrëdhënie të thella e të
sinqerta miqësore, kryesisht për shkak të paragjykimeve që kanë ata
për shqiptarët. Kur në vitin 1991, pas vendosjes së masave të dhunshme
në Universitetin e Prishtinës, filloi largimi i mësimdhënësve shqiptarë
nga procesi mësimor, askush nga kolegët tanë serbë dhe malazez nuk u
ngrit ta mbronte ndonjërin nga «miqtë» e vet shqiptarë!
209
- Po të kishit mundësinë të vendosnit vetë për fatin e Kosovës,
çfarë zgjidhjeje, çfarë statusi do të vendosnit Ju?
- Për mua - e kjo është bindje imja e thellë që në rininë e hershme -
zgjidhja e vetme e drejtë dhe përfundimtare e çështjes shqiptare në Ball-
kan është bashkimi i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare në të cilat
ata janë popullatë e vetme apo shumicë - të shkëputura padrejtësisht si
pasojë e pushtimeve me dhunë nga shtetet fqinje dhe e sanksionimit të
atyre pushtimeve nga Fuqitë e Mëdha në Kongresin e Berlinit më 1878
dhe në Konferencën e Londrës më 1912/13 - me Shqipërinë. Si e qysh?
Mbi bazën e deklarimit të lirë e të paimponuar të popullatës përmes një
plebishiti ndërkombëtar e jo me dhunë.
- Pavarësisht nga dëshirat dhe nga shpresat Tuaja për të ardhmen
e Kosovës dhe të Maqedonisë, si e parashikoni vazhdimësinë e
situatës politike reale aty për vitet që do të vijnë?
- Parashoh një luftë të gjatë politike, diplomatike dhe propagan-
distike shqiptaro-serbe dhe shqiptaro-maqedonase (me përfundim të
favorshëm, herët a vonë, në të mirë të shqiptarëve, sepse në anën e
tyre është e drejta dhe e vërteta), e cila nuk do të doja të shndërrohet
kurrsesi në luftë të armatosur, sado që as kjo e fundit nuk përjashtohet.

Prishtinë, 15. X. 1995



Intervistë e botuar në librin “KOSOVO: IN THE HEART OF THE
POWDER KEG” (KOSOVA: NË ZEMËR TË FUÇISË SË BARUTIT),
Columbia University Press, New-York 1997. Intervistoi: Dr. Robert El-
sie.

210
INTELEKTUALI NUK BËN TË BJERË
NË POZITA POPULISTE

RRYMA ZYRTARE DHE IDETË ALTERNATIVE


- Profesor Vinca, kohë më parë doli nga shtypi libri Juaj më i ri
me ese e studime «Alternativa letrare shqiptare». Na thoni shkur-
timisht cilat janë motivet që Ju shtynë ta shkruani këtë libër dhe
problemet kryesore që ngreni në të?
- Ashtu siç kam theksuar edhe në një rast tjetër (në promovimin e
këtij libri) «Alternativa letrare shqiptare» është shkruar me qëllim që
t’i jepet përgjigje një pyetjeje për mendimin tim shumë të rëndësishme
dhe me peshë të madhe jo vetëm historiko-letrare, por edhe politike:
a ekzistojnë në letërsinë shqipe të pas Luftës së Dytë Botërore rrymat
dhe idetë alternative letrare, që janë alternativë e rrymës zyrtare të re-
alizmit socialist?
Përgjigjja është, natyrisht, pozitive: po, ekzistojnë. Dhe është e tillë
falë qëndrimit të drejtë, talentit të fuqishëm dhe shikimit largpamës
të një varg shkrimtarësh dhe intelektualësh, të cilët, kush më shumë e
kush më pak, kush më herët e kush më vonë, kush në mënyrë më të ha-
pur e më të drejtpërdrejtë e kush në formë më të fshehtë e të tërthortë,
iu kundërvunë praktikës së diktatit ideologjik, politik, teorik dhe este-
tik nëpër të cilën kaluan shqiptarët për gati gjysmë shekulli.
Boshtin kryesor të këtij libri, siç mund të shihet prej vetë titullit
të tij, e përbën problemi i rrymave dhe i ideve alternative letrare në
211
letërsinë shqipe të pasluftës, mirëpo në të janë trajtuar edhe çështje të
tjera me rëndësi për historinë e letërsisë dhe të kulturës shqiptare, siç
janë: letërsia dhe gjuha letrare; letërsia dhe novatorizmi; letërsia dhe
politika, përkatësisht letërsia dhe demokracia, pastaj letërsia dhe Evro-
pa; letërsia dhe disidenca letrare etj.
- Cilët janë, sipas Jush, përfaqësuesit kryesorë të asaj që Ju quani
«alternativë letrare shqiptare»?
- Duke shkruar për librin «Alternativa letrare shqiptare», në një nga
shkrimet jo të pakta që janë botuar deri tani për të, një kritik letrar
(S. Syla) flet për katër punkte të alternativës letrare shqiptare. (Këtë
titull ka edhe recensioni i tij i botuar në «Bujku» dhe «Rilindja»). Këto
katër «punkte» janë shkrimtarët idetë e të cilëve analizohen në kapitul-
lin e parë të librit, kurse tekstet e tyre prezentohen në kapitullin e katërt
të tij: Lame Kodra, i cili qysh në vitet ‘40 kërkonte një kulturë shqip-
tare mbi baza liberale e pluraliste; Kasëm Trebeshina, i cili, në vitet
‘50, i kundërvihet absolutizmit në jetën kulturore dhe politike të vendit
dhe sidomos diktatit në letërsi; Ismail Kadareja - krijuesi më i rëndë-
sishëm shqiptar i pasluftës, vepra e të cilit paraqet mbase korpusin më
të rëndësishëm letrar të gjuhës shqipe dhe Rexhep Qosja - studiues dhe
intelektual që artikulon vetëdijen mbi modernitetin dhe mbi nevojën e
krijimit të një kulture të gjedhes kritike.
- Këta autorë, prezentohen me tekstet e tyre në kapitullin e katërt
të librit Tuaj, në «Shtojcë». Ç’përfaqësojnë ato?
- Këto tekste dhe këta autorë nuk janë zgjedhur rastësisht. Tekstet
e tyre paraqesin ekzemplarë të mendimit alternativ dhe të avancuar
kritik-letrar në letërsinë shqipe të pasluftës.

212
VETËDIJA KOMBËTARE DHE INTEGRALIZMI
JUGOSLLAV
- Ka mendime, që mund të dëgjohen aty-këtu, se në këtë zgjedhje
është dashur të gjejë vend edhe ndonjë tekst tjetër, siç është, fjala
vjen, teksti në formë programi i një grupi letrarësh «Vox claman-
tis in deserto» i botuar te »Rilindja» në vitin 1971, sepse në të
nënvizohet nevoja e kundërvënies realizmit socialist...
- Letërsia shqipe në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare në ish-Ju-
gosllavi (me përjashtim të fazës fillestare të saj) nuk është krijuar nën
firmën e as në frymën e metodës doktrinore të realizmit socialist,
prandaj as që ka pasur nevojë të mbrohet posaçërisht prej teorisë dhe
praktikës së saj dogmatike. Ajo një kohë të gjatë ka qenë e rrezikuar
më tepër nga tendenca e «jugosllavizimit», të themi kështu, sesa nga
rreziku i infektimit me virusin e «realizmit socialist» të shtetit amë.
Konktaktet me «këtë anë» kanë qenë shumë më të dendura dhe më
intensive sesa me «atë anë». E, teksti i një grupi letrarësh nga Prishtina
me titull «Vox clamantis in deserto» (Zëri i të vetmuarit në shkretëtirë),
nënshkruesit e të cilit në kuloaret letrare nisën të quhen «voksistë»,
është shkruar nga pozitat e integralizmit jugosllav (në të citohet edhe
ndonjë kritik serb i njohur për albanofobinë e tij si P. Xhaxhiq etj.),
ndërsa unë, në librin tim, afirmoj ato prirje e tendenca që shpien kah
integrimi kulturor, letrar dhe gjuhësor mbarëkombëtar shqiptar, si
edhe kah integrimi i letërsisë dhe i kulturës shqiptare me atë evropiane.
Pastaj, shtrohet pyetja, përse ky tekst u shkrua dhe u botua pikërisht
në kohën kur në Kosovë filluan të botohen dhe të lexohen me të ma-
dhe veprat e Kadaresë dhe të disa shkrimtarëve të tjerë bashkëkohorë
shqiptarë si Dritëro Agolli e Jakov Xoxa? Përgjigjja është e thjeshtë:
213
për shkak se përballë tyre, përkatësisht përballë veprave si «Gjenera-
li...», «Lumi i vdekur» etj., ndonjëri nga prijësit shpirtërorë dhe idhujt
e pashpallur të «voksistëve» e ndiente veten të vogël.

GJUHA LETRARE DHE TENDENCAT


ÇINTEGRUESE
- Ndër shkrimet më të spikatura të librit Tuaj është edhe ai që
bën fjalë për problemin e gjuhës letrare shqipe. Përse e keni parë
të udhës që Ju, si letrar, të merreni edhe me problemin e gjuhës
letrare shqipe?
- Teksti «Gjuha e sotme letrare shqipe dhe konteksti socio-kulturor
shqiptar» është paraqitur si kumtesë në Konferencën shkencore «Gjuha
letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot», që u mbajt në Tiranë në nën-
tor të vitit 1992, me rastin e 20-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit
(1972). Ende e ruaj të freskët në kujtesë pritjen e ngrohtë që iu bë nga të
pranishmit (në sallën e mbushur përplot të Muzeut Historik Kombëtar)
kësaj kumtese, të cilën pa kurrfarë ndryshimesh e kam inkuadruar në
libër. Përse? Dy janë arsyet kryesore. E para, sepse problemet e letërsisë
së një kohe dhe të një populli nuk mund të shihen kurrsesi shkoqur
nga problemi i gjuhës në të cilën shkruhet ajo dhe, e dyta, për shkak
se problemi i gjuhës sonë të njësuar letrare u (ri)aktualizua, duke u
ngritur keq dhe pa nevojë, me një tendencë të zëshme për «kthim në të
vjetrën», pas përmbysjeve politike të vitit 1990. Përballë një tendence
të këtillë të dëmshme e retrograde nuk mund të qëndrojë indiferent
asnjë krijues e intelektual që e di se ç’rol integrues luan gjuha në jetën
e një populli, aq më parë të një populli të ndarë, siç është populli ynë
shqiptar, të cilin, autori i romanit-epope «Skënderbeu», shkrimtari

214
i njohur, Sabri Godo, e quan një një rast «populli i gjuhës shqipe».
Kundërshtarëve (apo edhe dyshuesve) të gjuhës sonë të përbashkët le-
trare kombëtare, do t’ua rikujtoja edhe një herë vetëm tri fakte, kujtoj
të pakundërshtueshme: 1. të gjitha gjuhët në botë kanë të folme e di-
alekte, por të gjithë popujt e qytetëruar kanë vetëm një gjuhë letrare;
2. tezën e ekzistimit paralel të «dy gjuhëve letrare shqipe» e kanë nxitur
dhe përkrahur gjithmonë armiqtë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe
3. gjuha e njësuar letrare (standarde) është kusht i domosdoshëm për
zhvillimin normal historik, kulturor, arsimor, shkencor dhe shpirtëror
të një populli. Pra është një «e keqe» e domosdoshme. Ndërkaq, sa u
përket shkrimtarëve që mjet shprehës kanë fjalën, siç kam theksuar qa-
rtë edhe në libër, ata kanë të drejtë (askush atyre nuk mund t’ua moho-
jë këtë të drejtë) që gjuhën ta përdorin në mënyrë të lirë e të pakufizuar,
varësisht nga konceptet dhe kërkesat e tyre estetike.
- Mirëpo, ithtarët e «gegërishtes letrare», në krye me prof. A.
Pipën, thonë se njësimi i gjuhës letrare shqipe mbi bazën e to-
skërishtes u bë në periudhën e sistemit monist diktatorial në
Shqipëri, me direktivë «nga lart».
- Edhe sikur të ishte ashtu, sado që nuk është (nuk mund të jetë),
sepse njësimi i një gjuhe është proces historik e jo akt administrativ
politik, kjo është një çështje tashmë e zgjidhur. Krijimi i Një Gjuhe
Letrare është mbase e vetmja Çështje që shqiptarët e kanë zgjidhur në
nivel gjithëkombëtar. Mirë a keq, s’ka rëndësi, sado që vetë arritjet në
përvetësimin e normës letrare në trajtën e folur dhe të shkruar flasin
në favor të gjuhës së njësuar letrare. Andaj, intelektualët shqiptarë kanë
ku t’i harxhojnë energjitë e tyre nëse duan të punojnë për të mirën e

215
kombit. Për mua si krijues dhe intelektual, por edhe si shqiptar, këtu
s’ka dilemë.
- Në kohën tonë, jo vetëm në Shqipëri dhe tek shqiptarët në për-
gjithësi, por edhe në ish-vendet e tjera të Lindjes, vërehet një
trend i politizimit të jetës letrare, kulturore dhe intelektuale. Si e
shihni ju këtë proces?
- Intelektuali që jeton në një kohë kaq dramatike, siç është koha jonë,
nuk mund të jetë indiferent ndaj rrjedhave dhe proceseve shoqërore e
politike, pa rënë në pozita të themi hermafrodite. Kur në vitin 1934,
Tomas Mani - shkrimtari më i madh gjerman i shekulit XX - kritikoi
hapur regjimet që aplikojnë «metodat e mashtrimit dhe të marrëzisë
së pakufishme», atyre që ia zunë për të madhe se po largohej nga etika
e tij profesionale prej shkrimtari, autori i «Bregut magjik» iu përgjigj:
«mbrojtësit e pakompromis të artit të pastër janë njerëz të mjerë, sepse
ka situata kur lufta politike është më e rëndësishme dhe më dinjitoze se
tërë poezia botërore». Natyrisht, një gjë duhet të jetë e qartë: intelektuali
edhe kur angazhohet në proceset shoqërore dhe politike nuk guxon të
bjerë në pozita populiste (aq më pak konformiste), të bëhet pjesë e Tur-
mës dhe të dehet nga opiumi i optimizmit ose t’i përshtatet «klimës»,
por duhet të mendojë e të veprojë si intelektual, pra si mendje subtile
dhe kritike.

KRIZA DHE EROZIONI I VLERAVE


- Në një rast keni shkruar: «Si shpjegohet fakti që në këtë kohë as-
pak poetike, në këtë kohë pushtimi e poshtërimi, që logjikisht do
të duhej të prodhonte luftëtarë, tek ne shumëkush ia ka mësyrë
të bëhet shkrimtar?!», duke i bërë kështu një diagnostifikim të

216
saktë këtij fenomeni paradoksal të kohës sonë. Çka do t’i shtonit
me këtë rast këtij konstatimi, që, ç’është e vërteta, s’e kemi hasur
te askush tjetër?
- Konstatimit të mësipërm s’kam ç’t’i shtoj (e as t’i heq gjë) as tani.
Vazhdon të më mundojë dilema se nga na polli kjo dukuri abnormale; a
është ajo pasojë e modës, e snobizmit, e humbjes së ndjenjës së realite-
tit, pra e dezorientimit të plotë në kohë dhe në hapësirë apo e ndonjë
defekti gjenetik të qenies sonë.
E lidhur ngushtë me këtë është edhe dukuria e botimeve të shumta,
që jo rrallë nuk i plotësojnë jo vetëm kriteret elementare letrare e este-
tike, por, madje, as ato gjuhësore e teknike. Ka një rishfaqje flagrante të
amatorizmit në botime dhe në veprimtaritë tona kulturore, nivel ky që
kultura jonë e kishte kapërcyer kaherë.
- Në shkrimet Tuaja të kohëve të fundit Ju keni ngritur edhe një
problem tjetër tejet akut - atë të kiçit. Aktualisht ndër ne këtë
fjalë e përdorin shumë njerëz, por pak ia dinë kuptimin. Na tho-
ni, prandaj, po mundët, shkurtimisht: ç’është kiçi?
- Fjala kiç vjen nga anglishtja sketch, që do të thotë skicë dhe shënon
një objekt a prodhim të pashije e pseudoartistik. Shikuar etimologjiki-
sht fjala kiç ka kuptimin e mallit të keq. Ndërkaq, në vështrim historik
ky nocion përdorej deri vonë për të karakterizuar krijimet e pavlerë,
përkatësisht nus-prodhimet në lëmin e arteve figurative. Në fushën e
letërsisë atë e futi në përdorim i pari shkrimtari austriak Herman Broh
në studimet e tij të botuara në periudhën ndërmjet viteve 1933-1950.
Në shkencën gjermane të letërsisë fjala kiç ka kuptimin e letërsisë triv-
iale të të gjitha llojeve. Një kohë të gjatë letërsi e tillë është konsideru-
ar romani sentimental i dashurisë, në strukturën e të cilit sundojnë

217
subjektet melodramatike, intrigat, rastësitë, të papriturat dhe efektet e
tjera të ngjashme, funksion primar i të cilave është cytja e ndjenjave,
përkatësisht sentimenteve të lexuesve. Si i tillë kiçi jo vetëm që man-
ifeston mungesën e shijes, por edhe prirjen për largim nga realiteti,
aq sa mund të thuhet lirisht se kiçi afrohet me gënjeshtrën - është një
gënjeshtër sui generis.
- Po cilat janë veçoritë e këtij fenomeni në letërsinë dhe kulturën
shqiptare?
- Shija triviale, populizmi, retorizmi, folklorizmi, patosi nacional
etj. janë disa nga tiparet e produkteve të stërkequra subkulturore, të
cilat në mënyrë pak a shumë të pasaktë e të përgjithësuar mbulohen me
nocionin kiç apo shund.
- Ç’duhet bërë që të shmangen shfaqjet e këtilla?
- Që të shmangen shfaqjet e këtilla, gjithsesi të dëmshme, kiçerike
dhe akulturuese, së paku në fushën e botimeve me karakter letrar,
duhet të funksionojnë si duhet të gjithë mekanizmat që vendosin për
fatin e librit: botuesi, redaktorët, recensentët, lektori etj. Punën e tyre
duhet ta karakterizojë serioziteti, profesionalizmi dhe përgjegjësia e jo
logjika komerciale, improvizimi, diletantizmi dhe papërgjegjësia.
- Aktualisht në hapësirën tonë kulturore, pos që botohen shumë
libra, veçanërisht në poezi, bëhen gjithashtu edhe shumë pro-
movime të këtyre librave. Mirëpo, pothuajse askush s’e shtron
pyetjen e pashmangshme: sa lexohen ato?
- Libra, sidomos me poezi, botohen pothuajse çdo ditë (tani kjo gjë
është në modë) dhe promovohen po ashtu pothuajse për çdo ditë (pro-
movimomania jonë ka marrë përmasa groteske), mirëpo, me të drejtë
Ju shtroni pyetjen: sa shiten dhe sa lexohen ato? Pak, shumë pak ose

218
edhe aspak. Shumica e autorëve, në mesin e të cilëve edhe autorë me
një duzinë librash të botuar, pothuajse krejt tirazhin e librave të tyre e
shpërndajnë falas, dorë më dorë.
Libri sot te ne lexohet pak, shumë pak dhe kjo është për mua një
dukuri shqetësuese. Dikur kishim lexues mjaft e shkrimtarë pak, kurse
tani ndodh e kundërta.
- A kemi kritere në kulturë - në këtë kontekst edhe në punë të bo-
timeve e të promovimeve - dhe, nëse kemi, çfarë janë ato?
- Çështja e krijimit të sistemit të vlerave dhe e respektimit të do-
farë kritereve në jetën tonë letrare e kulturore (dhe jo vetëm në të),
është një nga dobësitë tona më të mëdha. Po marr një shembull, për
të cilin le të gjykojnë vetë lexuesit. Pothuajse nuk ka libër të botuar në
këto dy-tre vitet e fundit ndër ne që s’i është bërë farë promovimi (për
disa sish, madje, janë bërë edhe nga dy-tre e më shumë promovime!),
kurse një botimi të rrallë e reprezentativ, siç është Antologjia e poezisë
moderne shqiptare e dr.Robert Elsie-t An elusive eagle soars (Shqiponja
ngjitet kah qielli) (1993), që është botim i UNESKO-s dhe që e afirmon
letërsinë dhe kulturën shqiptare në botë, nuk iu bë kurrfarë promovi-
mi as në Tiranë, as në Prishtinë, as në Shkup, Tetovë a gjetiu. Askund.
Kanë kaluar më se dy vjet qyshse ka dalë ky libër kaq i rëndësishëm
për afirmimin e letërsisë shqipe në botë, kurse bota shqiptare hesht!
Askush s’kujtohet ta kujtojë dhe ta nderojë atë dhe autorin e tij!
Përse nuk e pa të udhës ta bënte këtë Shoqata e Shkrimtarëve të
Kosovës, e cila autorin e ka anëtar nderi të saj? Përse s’u kujtua ta bënte
këtë së paku verën e kaluar kur autori ishte në vizitë në Prishtinë, me
ç’rast e vizitoi edhe Shoqatën dhe u takua me njerëzit që aktualisht janë
në krye të saj? Përse nuk u shfrytëzua as ky rast?

219
Përgjigjja është e qartë: për shkak se në këtë Antologji nuk kanë hyrë
vjershat e atyre që aktualisht janë në krye të SHSHK-së dhe të «bash-
këvuajtësve» të tyre të kafeneve të Prishtinës!
Ja, e tillë është vetëdija dhe sjellja jonë kulturore! Të tilla janë krit-
eret tona. Kritere u thënçin!
- Njiheni si krijues e intelektual që ka qëndrim kritik ndaj rr-
jedhave dhe proceseve aktuale, politike, kulturore etj. A hasni në
vështirësi e keqkuptime për shkak të këtij qëndrimi Tuaj të palu-
hatur intelektual?
- Për mua është skandaloze që njeriu i parë i një institucioni tonë
të rëndësishëm arsimor-shkencor, i cili është ende në zanafillë dhe si
i tillë ballafaqohet me probleme nga më të ndryshmet (fjala është për
Universitetin e Tetovës, ende në zanafillë), deklaron publikisht, përmes
shtypit: «Puna na shkon shumë mirë, mund të them edhe shkëlqyeshëm...
Për mrekulli punët i kemi!».1 Unë jam kundër kësaj gjuhe, kundër kësaj
logjike dhe kundër këtij mentaliteti, sepse kësaj gjuhe - tipike super-
lative, kësaj logjike - naive dhe këtij mentaliteti - primitiv, ne ia kemi
parë sherrin. Dje dhe sot.
Për shkak të qëndrimit tim jokonformist si njeri, krijues dhe in-
telektual jam ndeshur dje me diferencimin ideopolitik, me fushatat
e organizuara nga UDB-ja dhe Komiteti dhe, për pasojë, edhe me
largimin tim nga Fakulteti, ndërsa sot kur të urtit, të dëgjueshmit e,
madje, edhe diferencuesit e djeshëm janë bërë «liderë» e «patriotë» të
mëdhenj, ndodh të ndeshem përsëri me sulme të ngjashme, që i vë në
lëvizje smira e injoranca, të cilat mjete të vetme «lufte» kanë shpifjen

1 «Flaka», 21. X. 1995, f. 7.


220
dhe intrigën. Ky mllef shpërthen ndonjëherë edhe në formën e letrave
anonime, që për çudi ndodh të gjejnë vend edhe në faqet e shtypit!
- Dhe, në fund, po e mbyllim këtë bisedë afërsisht ashtu siç e fillu-
am. Më 29 qershor të këtij viti, në Shkup, në sallën e madhe të Te-
atrit të kombësive, u bë promovimi i librit Tuaj «Alternativa le-
trare shqiptare». Të pranishmit thanë se nuk mbahet mend që në
një promovim libri të kenë marrë pjesë kaq shumë njerëz. Ishte
kjo një ngjarje e vërtetë kulturore, në të cilën ishte e pranishme e
tërë elita kulturore shqiptare në Maqedoni... Si e përjetuat këtë?
- Pjesëmarrja e një numri aq të madh njerëzish në promovimin e
librit tim, si edhe reagimet përgjithësisht pozitive lidhur me të, janë për
mua një satisfaksion moral për punën që bëj dhe, natyrisht, edhe një
obligim për punën time të mëtejshme. Kështu i përjetoj edhe fjalët që
u thanë në atë mbrëmje, por edhe në shkrimet e botuara më vonë - për
këtë libër dhe për punën time krijuese në përgjithësi - në mesin e të
tjerëve edhe nga ana e dy personaliteteve të mëdha jo vetëm kulturore
të kohës sonë, Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja.

«Brezi 9» (Tetovë), nr. 10, 1995; «Drita» (Tiranë), 24 dhjetor 1995.


Intervistoi: Enver Neziri.

221
LIRINË NUK TA FAL ASKUSH,
AJO FITOHET ME SAKRIFICA

- Pas shthurjes së madhe, popujt e tjerë avancuan pozitën e tyre


politike. Ç’ndodhi e ç’ndodh me ne shqiptarët, veçanërisht me
këtë “krahun e shqipes” këndej kufiri, siç do të thoshte poeti. A
bëmë dhe a bëjmë hapa të duhur? Gëte do të thoshte: “Kush nuk
shkon para, shkon mbrapa!”.
- Para vitit 1991, domethënë para “shthurjes së madhe”, siç thoni
Ju, në mjedisin tonë ekzistonte një opinion se shpërbërja e Jugosllavisë
do të sillte vetvetiu edhe zgjidhjen e çështjes shqiptare. Kishte njerëz
në atë kohë që pohonin me gojë plot: vetëm le të prishet Jugosllavia se
pastaj lehtë ia bëjmë! Dhe ja që “e sëmura e Ballkanit”, e quajtur RSFJ,
u zhbë: prej saj u krijuan shtete të reja nacionale, si: Sllovenia, Kroacia,
Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia (dy prej të cilave pas një lufte të
përgjakshme); Serbia dhe Mali i Zi krijuan federatën e re, me preten-
dimin që ta trashëgojnë atë të mëparshmen, ndërsa ne shqiptarët jo
vetëm që nuk arritëm ta avancojmë deri më sot pozitën tonë politike,
por degraduam edhe më keq; u ndamë e u përndamë me kufij të rinj
midis hapësirës etnike shqiptare, madje, për fat të keq, jo edhe pa fa-
jin tonë. Nuk mund të thuhet se nuk kemi bërë asgjë në këto vite pas
rënies së sistemit totalitar të diktaturës njëpartiake dhe pas shpërbërjes
së miniperandorisë ballkanike me emrin “Jugosllavi e Titot”, mirëpo
hapat e bërë nuk i kemi hedhur me kohë e në mënyrë vendimtare, kurse
proceset e filluara nuk i kemi shpënë gjer në fund. Jemi mbështetur pak
222
si shumë të faktorin e jashtëm, ndërkombëtar, i cili, edhe pse faktor te-
jet i rëndësishëm, nuk është megjithatë, duket, faktor vendimtar. Sikur
e kemi harruar maksimën e vjetër se lirinë nuk ta fal askush dhe se ajo
mund të fitohet vetëm me përpjekje, mund e sakrifica të mëdha.

NUK ARRITËM TA SHFRYTËZOJMË TËRË


POTENCIALIN TONË
- Thuhet se në pyetje fshihet përgjigjja. E shtruat para katër-pesë
vitesh një si pyetje sugjestive: si politikë kombëtare e lëvizje çlir-
imtare a i kemi organizuar e mobilizuar të gjitha energjitë dhe
potencialet tona?
- Pyetjes së mësipërme iu përgjigja pjesërisht edhe më parë: nuk i
kemi organizuar dhe mobilizuar të gjitha energjitë dhe potencialet tona
kombëtare. Nuk i kemi angazhuar të gjitha kapacitetet tona ekono-
mike, politike, intelektuale, njerëzore. Nuk i kemi vënë në veprim të
gjitha forcat shpirtërore e mendore që kemi në dispozicion. Përse? Për
shkak se edhe një herë dëshmuam se jemi popull individualist, që nuk
funksionon si e sa duhet si tërësi dhe se në momente vendimtare his-
torike nuk arrijmë të gjejmë gjithmonë gjuhë të përbashkët e as for-
ma dhe mjete efikase për rezistencë të organizuar e kolektive; për të
vepruar si sistem. Nga ana tjetër, forcat politike shqiptare jo vetëm në
Shqipërinë shtetërore, por edhe këndej kufirit, të dehura nga lufta për
pushtet, ndoqën politikën e rritjes së tensionit dhe të polarizimit të
rreptë midis tyre e jo të shtendosjes e të bashkëpunimit për hir të inte-
resave kombëtare.

223
PRAPA KËRKESAVË TË NJË PJESE TË KOMBIT
DUHET TË QËNDROJË I TËRË KOMBI
- Pozita e shqiptarëve në Maqedoni është reduktuar e degraduar
dukshëm: u janë kufizuar të drejtat individuale e kolektive nacio-
nale e njerëzore dhe tashmë merren e trajtohen si “pakicë kom-
bëtare” me të gjitha reperkusionet e definimit të tillë. Ç’opinion
keni për pozitën e tashme dhe cila është rruga e perspektiva e
shqiptarëve në Maqedoni?
- Pozita aktuale e shqiptarëve në IRJ të Maqedonisë është një treg-
ues i saktë i politikës së pjesshme, fragmentare e jo mbarëkombëtare
shqiptare. Pozita aktuale e shqiptarëve në Maqedoni, që përbëjnë së
paku një të tretën e popullatës së kësaj ish-republike jugosllave, por
që janë degraduar me Kushtetutë, pra në mënyrë institucionale, në
pozitën e “minoritetit”, që me eufemizëm quhet “nacionalitet” - është
një tregues i politikës së pakoordinuar e stihike të subjekteve politike
shqiptare. Njohja e Maqedonisë si shtet në kufijtë e saj ekzistues nga
ana e qeverisë shqiptare pa kurrfarë kushtesh dhe hyrja në koalicion
qeveritar e PPD-së në kohën kur Maqedonia ende nuk ishte njohur si
shtet, me çka shqiptarët në Maqedoni i amortizuan kërkesat e veta dhe
i dhanë legjitimitet ndërkombëtar shtetit të ri në formim e sipër - janë
hapa fatalë e të pafalshëm të partive politike dhe subjekteve të tjera
shqiptare. Historia herdokur do t’i gjykojë rëndë ata që i kanë bërë; pa-
varësisht nga qëllimet që kanë pasur dhe efektet që kanë synuar. Edhe
pas njohjes së Maqedonisë si shtet dhe pranimit të saj në organizmat
ndërkombëtarë, shqiptarët nuk duhet t’i pushojnë përpjekjet e tyre për
të fituar statusin e popullit shtetformues; ata duhet t’i tregojnë botës se
Maqedonia nuk mund të ekzistojë si shtet (e aq më pak të quhet shtet
224
demokratik) po qe se nuk i trajton shqiptarët, individualisht dhe kolek-
tivisht, si pjesëtarë të barabartë të saj! Natyrisht, në këto përpjekje ata,
shqiptarët në Maqedoni, pra, nuk duhet të mbesin të vetmuar, sepse
prapa kërkesës së një pjese të kombit duhet të qëndrojë i tërë kombi
shqiptar në Ballkan. E tillë duhet të jetë politika (dhe jo vetëm politika)
shqiptare.
- Ç’pozitë duhet të mbajë e ç’mision ka intelektuali në raport me
përditshmërinë, në thirrjet e kohës, karshi politikës si fat i për-
bashkët?
- Intelektuali nuk mund të jetë indiferent ndaj thirrjeve të kohës
dhe provokimeve të përditshmërisë, që i dikton politika (përkatësisht
historia), si fat i përbashkët. Aq më pak mund të jetë i tillë intelektuali
i një populli të ndarë, gjysma e të cilit jeton nën sovranitete të huaja,
pra është i robëruar, siç është populli shqiptar. Detyrë e domosdoshme
e intelektualit, mision i tij, është të vihet pa frikë e hezitim në mbrojtje
të lirisë, të së drejtës dhe së vërtetës. Mënyrat se si e bën ai këtë mund
të jenë të ndryshme, qoftë përmes angazhimit praktik në jetën politike,
qoftë përmes punës së tij krijuese e intelektuale.
- Në ç’masë letërsia jonë ka krijuar fizionomi e identitet? Çfarë
janë rrjedhat, tendencat, proceset, kahet dhe veçoritë e saj? Sa
korrespondon ajo me kohën, sa shpreh substancën, shpirtin, të
themi atë “esencën shqiptare”?
- Letërsinë tonë, veçanërisht këtë krah të saj, që krijohet në Kosovë
dhe në viset e tjera të robëruara shqiptare, e karakterizon përpjekja
e vazhdueshme për ta gjetur dhe ruajtur identitetin e vet kombëtar e
njerëzor dhe gjakimi pas lirisë kombëtare si ideal suprem i saj. Ky për-
caktim dhe angazhim i saj e formëson në masë të madhe edhe fizion-

225
ominë ideoestetike të kësaj letërsie. Shikuar nga ky aspekt mund të
thuhet se letërsia shqipe, sidomos poezia, shpreh në masë të madhe atë
që do të mund ta quanim “esencë shqiptare”, pra shpirtin dhe aspira-
tat liridashëse të popullit; frymën dhe fizionominë e tij kombëtare të
përcaktuar nga rrethanat historike dhe konstitucioni i tij i brendshëm
shpirtëror. Ndërkaq, kahet dhe tendencat aktuale të letërsisë shqipe
janë të shumta e të larmishme; ajo synon t’i ngjajë një mozaiku të gjallë
stilesh, shijesh e angazhimesh estetike.

LETËRSIA E NJË KOMBI ËSHTË E TILLË ÇFARË


ËSHTË EDHE HISTORIA E TIJ
- Në ç’relacion janë drama jonë kombëtare e letërsia? Në ç’masë
është i qëndrueshëm, i justifikueshëm ai mendimi i Juvenalit se
vargun e lind revolta?
- Ekziston një mendim se letërsia e një kombi është e tillë çfarë është
historia e tij. Meqenëse historia e popullit shqiptar me gjithë luftërat
dhe përpjekjet e tij gjatë shekujve ka qenë në thelb tragjike, edhe letër-
sia dhe kultura shqiptare e ka të theksuar dimensionin e saj tragjik.
Letërsia jonë është më tepër letërsi e dhembjeve të jetës sesa e gëzi-
meve të saj. Ajo e njeh më shumë ndjenjën e protestës, të revoltës dhe
të rezistencës sesa të gëzimit, të kënaqësisë dhe të harmonisë. Mu për
këtë në poezinë shqipe - veçanërisht të këtij krahu - është pothuajse
deficitare lirika e dashurisë. Ka aq shumë vargje me gjak, varre e es-
htra e pothuajse fare pak me puthje, takime e dashuri. Edhe letrat që
shkruhen e dërgohen në vargjet e poetëve ose në faqet e veprave në
prozë të prozatorëve tanë janë letra që nisen e adresohen nga vendlind-
ja në mërgim ose e kundërta.

226
- Ç’e karakterizon atë krah letërsie shqiptare që ndaras, por e
pandarë në një gjeografi specifike zhvillohet në diasporë?

SINDROMI I NDARJES DHE I ÇRRËNJOSJES


- Letërsia shqipe sot krijohet në disa punkte kryesore: në Shqipëri;
në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare përreth saj; tek arbëreshët e Italisë,
si dhe në diasporën e gjerë shqiptare të shpërndarë nëpër botë, krye-
sisht në Perëndim. Letërsinë shqipe të diasporës, e cila në të kaluarën
(gati gjysmë shekulli) është krijuar pothuajse e shkëputur prej trung-
ut të vet, e përshkon tërësisht sindromi i ndarjes, i çrrënjosjes dhe i
mërgimit. Notat e mallit dhe të nostalgjisë për atdheun e ngjyrosin atë
emocionalisht. Mirëpo, letërsia shqipe e diasporës ka edhe autorë që
kanë krijuar vepra vlerash dhe dimensionesh universale, që flasin për
jetën dhe filozofinë e saj në përgjithësi.
- A e bëjnë në masën e duhur letërsia, kultura e mediat punën
e përbashkët në integrimin shpirtëror gjithëkombëtar? Në
ç’shkallë ato ushtrojnë funksionin e misionin historik e aktual
rezistues e çlirimtar?
- Gjuha, letërsia dhe kultura e përbëjnë veçantinë e një kombi dhe si
të tilla luajnë një rol me rëndësi në integrimin dhe kohezionin shpirtëror
të tij. Mjafton të themi se të gjithë shqiptarët sot, kudo që janë, shkrua-
jnë e flasin (natyrisht në jetën publike) një gjuhë letrare - gjuhën letrare
të njësuar shqipe - që është një nga faktorët më të rëndësishëm të inte-
grimit mbarëkombëtar, prandaj tingëllojnë aq absurde dhe retrograde
tendencat e shfaqura aty-këtu në kohë të fundit për rishikim të bazave
të gjuhës letrare shqipe. Populli shqiptar është popull territorialisht i
ndarë; popull që u përket disa besimeve; që ka trashëguar nga e kaluara

227
edhe partikularizma të tjerë (krahinorë, dialektorë etj.), prandaj roli i
gjuhës, i letërsisë dhe i kulturës në ruajtjen dhe forcimin e kohezionit
të tij shpirtëror është i madh dhe i pazëvendësueshëm. Kështu qëndron
puna sa i përket aspektit të përgjithshëm të kësaj çështjeje; pra aspektit
teorik të integrimit shpirtëror si proces, të themi kështu. Mirëpo, shi-
kuar në planin praktik integrimi ynë kulturor dhe shpirtëror edhe në
këto vite të heqjes së barrierave ideologjike çalon në shumë pikëpamje.
Dhe kjo ngecje është sa pasojë e disa rrethanave rënduese, gjenerator
i të cilave është “Muri shqiptar i Berlinit”, po aq edhe i dobësive insti-
tucionale e individuale që na kanë përcjellë dje dhe sot.
- Sikur kemi çrregullim vlerash e anarki kriteresh, ndaj edhe pro-
duksion titujsh nënmesatarë e promovime të çdoditshme. Andre
Zhidi dikur kishte thënë: “Me ndjenja të mira mund të bëhet
letërsi e dobët”. E karikojmë paksa: mos kemi tash më shumë
shkrimtarë se lexues, në stilin “Shtatë autorë kërkojnë lexuesin”!?

PARABOLA E PIRANDELOS - MOTO E KOHËS


- Është një gjendje vërtet shqetësuese, gati alarmante: vërshimi i
pseudovlerave në letërsi, në muzikë, në estradë, në botime etj. Çin-
stitucionalizmi i jetës, heqja e censurës, logjika komerciale e ekono-
misë së tregut etj., kanë shkaktuar botimin e mjaft librave pa vlerë, të
shund-kasetave etj. Dikush mund të thotë: në çdo kohë kanë ekzistuar,
krahas vlerave, edhe pseudovlerat. Dakord. Me kalimin e kohës vlerat
e vërteta mbeten, të rremet bien. Dakord përsëri. Mirëpo, një herë për
një herë ato i bëjnë dëm të madh mjedisit tonë kulturor; e kontam-
inojnë atë dhe e prishin shijen e lexuesve, të cilët, të ballafaquar me
“prodhimin” e madh të “vlerave” sikur e humbin interesimin për to, aq

228
sa sot kemi një fenomen të përçudshëm: më i madh është numri i atyre
që shkruajnë e botojnë sesa i atyre që lexojnë. Parabola e Pirandelos ka
gjasa të bëhet moto e kohës.
- Sa e mban hapin kritika me letërsinë - sa i heton e i veçon vlerat.
Volteri do të thoshte: asgjë s’është më lehtë për të shkruar letërsi
të dobët sesa të shkruash kritikë të dobët!?
- Prej të gjitha zhanreve të krijimtarisë letrare kritika letrare është
më së shumti e lidhur me institucionet: arkivat, bibliotekat, katedrat
etj. Mu për këtë, kritika letrare sot ka një rënie të dukshme dhe nuk ar-
rin ta ndjekë e vlerësojë si duhet krijimtarinë aktuale letrare. Në kushte
të tjera, më të volitshme, kritika jonë letrare do ta merrte shpejt veten
dhe do të ecte në hap me kohën. Le të shpresojmë se do të ndodhë
kështu në të ardhmen!

“Top Kultura” (Zvicër), qershor 1996. Intervistoi: Smajl Smaka.

229
KRITIKA DHE KRIZA

- Zoti profesor, jeni laureat i çmimit «Pjetër Bogdani» të Sho-


qatës së Shkrimtarëve të Kosovës për librin «Alternativa letrare
shqiptare». Ç’do të thotë për Ju ky çmim?
- Edhe pse koha në të cilën jetojmë dhe krijojmë ne shkrimtarët
shqiptarë në Kosovë nuk është aspak e përshtatshme për shpërblime
letrare, mund të them, megjithatë, se dhënia e Çmimit letrar «Pjetër
Bogdani», më ka gëzuar për dy arsye. E para, pse ky Çmim, që kon-
siderohet çmimi më i lartë letrar në Kosovë, mban emrin e njërit nga
etërit e krijimtarisë shpirtërore dhe mendore në këtë trevë, të shkrim-
tarit Pjetër Bogdani, vepra e të cilit rrezaton edhe sot vlera dhe ide për-
masash të gjera dhe, e dyta, sepse ky Çmim i jepet një vepre të zhanrit
të kritikës letrare, e cila tek ne, duke qenë edhe më parë deficitare, vitet
e fundit ka pësuar një rënie të dukshme. Përse? Për shkak se fati i kri-
tikës letrare është i lidhur ngushtë me fatin e institucioneve shkencore
e kulturore, siç janë: bibliotekat, arkivat, katedrat, tribunat, revistat etj.
Ekzistimi dhe funksionimi pak a shumë normal i institucioneve të til-
la është kusht për lulëzimin e kritikës letrare si aktivitet shkencor e
kreativ.

SISTEMI TOTALITAR DHE MENDIMI OPOZITAR


- Po, ç’mund të na thoni lidhur me konceptin dhe përmbajtjen e
librit Tuaj?

230
- Libri «Alternativa letrare shqiptare» është shkruar me qëllim që
t’i jepet përgjigje një pyetjeje për mendimin tim me rëndësi kapitale
për letërsinë shqipe të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore: a ekzistojnë
në letërsinë shqipe të pasluftës rryma dhe ide letrare, të cilat, duke iu
kundërvënë rrymës zyrtare të realizmit socialist, shfaqen si alternativë
e saj? Përgjigjja ime lidhur me këtë çështje është, natyrisht, pozitive.
Dhe është e tillë në saje të fakteve konkrete letrare (dhe jo vetëm letra-
re) që bëhen objekt trajtimi në këtë libër, disa prej të cilave i ofrohen
për herë të parë lexuesit, edhe pse në këtë temë ka çka të punohet, të
hulumtohet e të afirmohet edhe në të ardhmen ... Sepse, nuk është pa
rëndësi për kulturën tonë fakti që edhe në kushtet e sistemit totalitar
nuk u shua mendimi opozitar. Ky mendim mbeti gjallë falë talentit,
guximit, zgjuarsisë dhe, madje, edhe kryeneçësisë së atyre krijuesve
e intelektualëve, të cilët për hir të lirisë së mendimit dhe të idealeve
demokratike e kombëtare flijuan jo vetëm karrierën e tyre letrare, por
ndonjëherë edhe jetën.
- Në këtë libër vërehet një qasje e re e studimeve të këtij lloji, jo
vetëm nga autorët e tjerë, por edhe nga librat Tuaj të mëparshëm.
Çka e kushtëzoi një gjë të tillë?
- Më shumë sesa qasja fenomenit letrar dhe kontekstit në të cilin zh-
villohet ai, e re në këtë libër është problematika që trajtohet në të. Në të
flitet për vepra, autorë dhe probleme, për të cilat më përpara (d. m. th.
para përmbysjes politike që ndodhi në vitin 1990 dhe ndryshimeve që
u bënë në këtë kohë dhe më vonë) ka qenë e pamundur të shkruhej - jo
vetëm pse ka munguar informacioni i duhur, gjë që s’është pa rëndësi
për studimet e këtij lloji, por edhe për shkak se shkrimet për shkrim-
tarët e ndaluar të traditës, çfarë kanë qenë, fjala vjen, Fishta, Konica

231
etj., ose për shkrimtarët dhe intelektualët e ndjekur e të persekutuar
në periudhën e pasluftës, qoftë për shkak të veprës së tyre «heretike»,
gjë që ka ndodhur më rrallë ose për arsye të bindjeve politike, që është
dukuri më e shpeshtë, çfarë kanë qenë, ta zëmë, L. Kodra, pastaj K.
Trebeshina ose, më vonë, V. Zhiti e shumë të tjerë (po përmendim
vetëm emrat mbase më përfaqësues të tre brezave të shkrimtarëve të
anatemuar shqiptarë), në Shqipëri dhe A. Demaçi, J. Gërvalla e të tjerë,
në Kosovë, nuk kanë mundur të publikohen (edhe sikur të shkruhesh-
in) as në Tiranë e as në Prishtinë. Të mos harrojmë se emri i Adem
Demaçit, fjala vjen, nuk ka mundur të përmendet publikisht, d. m. th.
në shtyp, në radio, në televizion etj. (pos në kontekst negativ) gati 30
vjet, pra gjatë tërë kohës së qëndrimit të tij në burg, kurse romani i tij
i njohur, Gjarpijt e gjakut, është lexuar fshehtas si të ishte literaturë
klandestine (edhe pse dikur ishte botuar, në edicionin e «Jetës së re»,
në mënyrë legale!), ndërsa një poeti subtil lirik, apolitik si poet, çfarë
ishte Jusuf Gërvalla, pas largimit të tij nga Kosova për shkaqe politike,
para dhe pas vdekjes së tij tragjike, i hiqeshin edhe titujt e përmbledh-
jeve nga bibliografia e ndonjë botimi qoftë edhe monografik të poezisë
shqipe! E ka njerëz që mendojnë se «te ne», «në fushën e letrave», ka
pasur liri të plotë krijuese! Si të mos kishte ekzistuar kurrë sistemi
famëkeq i censurës dhe i autocensurës?!
Ndërkaq, sa i përket këtij libri në raport me librat e mi të mëpar-
shëm - këtu kam parasysh librin Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe
(1945-1980) dhe librin Orët e poezisë - mendoj se midis tyre nuk ka
dallime të mëdha teoriko-metodologjike e as konceptuale, prandaj ata
duhen parë si vazhdim dhe plotësim i njëri-tjetrit më shumë sesa si
farë kthese radikale a mohim eventual. Unë si autor, sado që mendimi

232
im në këtë rast mund të jetë subjektiv, jam i prirur që këta tre libra, të
botuar (jo)rastësisht në një distancë kohore prej pesë vitesh secili, t’i
shoh si një trilogji të llojit të vet.

FATI I KRITIKËS LETRARE ËSHTË I LIDHUR


NGUSHTË ME FATIN E INSTITUCIONEVE
KULTURORE
- Këto vitet e fundit, kritika jonë letrare, sikur pati pushuar së
vepruari. Cilat janë shkaqet e një amullie të tillë? A mos i mun-
gonte kritikës sonë lënda e parë, apo...?
- «Lëndë të parë», domethënë libra të botuar, kritika jonë nuk ka
pasur pothuajse asnjëherë kaq me shumicë sa në kohë të fundit. Mirë-
po, se e çfarë cilësie është kjo «lëndë», kjo është çështje tjetër. Është
e vërtetë se kritika jonë letrare, siç vëreni edhe Ju, këto vitet e fundit
sikur «ka pushuar së vepruari». Përse? Për shkak se në këto vite kanë
pushuar së vepruari ose kanë rënë në amulli edhe shumë veprimtari të
tjera të ngjashme me kritikën letrare. Si pasojë e okupimit të egër serb,
por edhe e dobësive tona organizative, ne kemi shënuar në këto vite
rënie në të gjitha fushat. Amullia e kritikës letrare është vetëm një nga
treguesit e shumtë të kësaj gjendjeje.
- Viti ‘95 duhej të ishte vit i ringjalljes së kritikës sonë, mirëpo
shkrimet e atij karakteri, rrallë i kalonin kufijtë e recensioneve.
Çka mendoni për një kritikë të tillë të kultivuar dhe cilat mund
të jenë rezultatet e saj?
- Për fat të keq ne na mungon jo vetëm kritika analitike, por edhe
ajo recensioniste. Recensioni i mirë, i saktë, konciz, objektiv etj., i
shkruar me dije, aftësi e profesionalizëm, siç shkruhet rëndom recen-

233
sioni në Perëndim (për shembull, në gazetën «Le Monde» të Parisit),
ne na ka munguar gjithmonë, sepse me këtë punë janë marrë zakonisht
gazetarët e rubrikës së kulturës të «Rilindjes», të cilët këtë punë e kanë
kryer, sikurse kolegët e tyre që kanë përcjellë, ta zëmë, arsimin ose sin-
dikatën, domethënë si «nëpunësi letrare». Konstatimi im këtu e 15-16
vjet më parë se punën e kritikut në të përditshmen tonë e kanë ushtru-
ar njerëz që nuk e kanë pasur «as përvojën, as përgatitjen e as përku-
shtimin e duhur për këtë punë», e pat hidhëruar «njërin nga ata» që
sot me siguri ka harruar se është marrë ndonjëherë me kritikë letrare.
Mirëpo, sot (ka vite) gjendja është keqësuar akoma më shumë. Kritika
e ditës pothuajse ka vdekur jo pse mungon «lënda e parë» (pavarësisht
nga cilësia e saj), por pse janë suspenduar institucionet që e nxisin, e
kultivojnë dhe e stimulojnë atë dhe që i përgatisin njerëzit që merren
me të. Në kushte të tjera, më të volitshme, të cilat një ditë shpresojmë
t’i kemi, kritika jonë, e cila nuk është pa rezultate, do ta merrte veten
shpejt dhe do të shënonte rezultate të reja që priten prej saj.

ÇLIRIMI NGA UTOPIA DHE ILUZIONET


- Cili është vlerësimi Juaj për letërsinë më të re të krijuar te
ne?
- Megjithëse nuk e kam shumë të qartë se ç’kuptoni Ju me «letërsinë
më të re» (letërsinë e viteve të fundit apo atë të krijuesve të brezit të
ri?) dhe me atë “te ne” (në Kosovë apo në tërë hapësirën shqiptare?),
megjithatë do të mundohem t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Jam i prirur
që letërsinë shqipe ta shoh në tërësinë e saj, pavarësisht se ku krijohet
ajo, e jo në mënyrë parciale, sepse kështu e kam parë gjithmonë, madje
edhe atëherë kur kjo gjë nuk shihej me sy të mirë. Shija dhe stili mbi-

234
zotërues letrar i kohës sonë është në përputhje me ndjenjën e epokës,
me botën shpirtërore të njeriut të këtij fundshekulli. Letërsinë që kri-
johet sot në gjuhën shqipe, sikurse edhe shoqërinë shqiptare, e karak-
terizon pluralizmi i stileve, i prirjeve, i temave, i motiveve, i formave
dhe i mjeteve shprehëse, pra një diversitet i plotë, ndërsa në planin e
realizimit artistik, ajo ka, si çdo letërsi tjetër, disnivele. Poetika e fin de
siècle-it shqiptar vështirë se mund të përkufizohet me pak fjalë. E, meg-
jithatë..., poezinë që krijohet sot në shqip e përshkon çlirimi nga iluz-
ionet dhe utopia sociale, si dhe nga tabutë dhe kufizimet ideologjike,
morale e estetike, por jo edhe nga sindromi i historisë kombëtare, pra
vetëdija kryesisht e desakralizuar - në planin e ndjeshmërisë, ndërsa
ironia, grotesku, paradoksi, humori (i zi), reliktet kulturore, mitologjia,
citatologjia etj., në planin e mjeteve shprehëse, tipare këto që e afrojnë
atë me tendencën mbizotëruese estetike aktuale në botë, e cila mbulo-
het me termin që është në modë - postmodernizëm.
- Kohët e fundit jeni dëshmitarë të një depërtimi gati agresiv të
vlerave të dyshimta letrare, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri e
Maqedoni. Sa funksionon letërsia e krijuar në të dy anët e kufirit
si letërsi e një kombi të vetëm?
- Për këtë çështje kam folur mjaft edhe në ndonjë intervistë tjetër,
por kam shkruar edhe ndonjë shkrim të veçantë, apostafat për këtë
problem. Kulturës sonë, veçmas kësaj këndej kufirit, i kanoset një rrezik
real: depërtimi i pseudovlerave, i shundit, i kiçit dhe i nusprodukteve të
tjera të përçudnuara «letrare», «muzikore» etj. Kjo dukuri po merr aty-
këtu përmasa të gjera e shqetësuese. Botime pa kriter në formë librash
me poezi, prozë, letërsi për fëmijë, publicistikë etj., dalin pothuajse
çdo ditë dhe shpërndahen falas, dora-doras, kafeneve e manifestimeve

235
letrare (promovimomania ka marrë përmasa groteske!) ose, edhe më
keq, u imponohen nxënësve nëpër shkolla! Në mënyrë të egër. Kaseta
gjithfarëshe me këngë të çoroditura e humor bajat; gazeta e revista pa
fizionomi; një qëndrim barbar ndaj gjuhës shqipe. Botues të shpifur e
amatorë, që s’kanë kulturë elementare letrare e grafike; redaktorë që
sillen si detraktorë (frëngj. détracteur - vlerëmohues); recensentë që
nënshkruajnë gjithçka (për hatër apo për para?!). Në skenë ka dalë një
lloj piraterie e menaxherizmi provincial, që ka rrezik t’i rrënojë vlerat e
verifikuara dhe ta prishë shijen e lexuesve dhe të konsumuesve të tjerë
të vlerave artistike. Ç’të bëhet? Duhen krijuar mekanizma që ta freno-
jnë këtë vërshim. Sa s’është vonë.
- Në tubimet, seminaret dhe sesionet e ndryshme letrare të orga-
nizuara në Kosovë e Shqipëri, po bëhen përpjekje për një integ-
rim kulturor ndërshqiptar. A mendoni se janë reale dhe sa mund
të jenë të qëndrueshme integrimet e tilla?
- Integrimi kulturor e shpirtëror, sikurse edhe ai politik, ekono-
mik etj., është një kërkesë dhe nevojë e përhershme e kombit të ndarë
shqiptar. Projektet, idetë dhe iniciativat për një integrim të tillë kanë
ekzistuar edhe më parë, kur më shumë e kur më pak, mirëpo në këto
vite janë krijuar disa parakushte dhe janë bërë përpjekje për një punë
më të frytshme në këtë drejtim. Kur them se janë krijuar kushtet kam
parasysh në radhë të parë heqjen e barrierës ideologjike, që më përpara
shfaqej si pengesë kryesore në marrëdhëniet kulturore në relacionin
Kosovë-Shqipëri. Mirëpo, pavarësisht nga kjo rrethanë, mund të thuhet
se edhe tani, «në kohën e demokracisë», është bërë pak në planin e
integrimit kulturor gjithëkombëtar jo vetëm për shkak të pengesave
të reja që janë shfaqur: gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë; vënia e

236
kufijve të rinj brenda hapësirës etnike shqiptare; dhembjet e lindjes të
«tranzicionit shqiptar», por edhe për shkaqe të natyrës subjektive. In-
tegrimi kulturor shqiptar nuk mund të bëhet me njerëz që kanë vizione
të ngushta, lokaliste e konservatore dhe që përmes manifestimeve të
tilla tentojnë t’i kënaqin ambiciet dhe interesat e ngushta klanore,
familjare a personale dhe t’i shërojmë komplekset dhe frustrimet e tyre
vetjake; nga përfitues të situatës, përçarës e karrieristë. E jo pak të tillë
janë gjendur në krye të institucioneve tona.

«Bota sot» (Zvicër), 12 mars 1996. Intervistoi: Rrahman Paçarizi.

237
DUHET TA KRIJOJMË KULTIN E GJUHËS

“Në qoftë se për gjuhët e tjera pastërtia e gjuhës është një çështje e
rëndësishme, për gjuhën shqipe ajo është një çështje jetike”.
Marko la Piana, gjuhëtar arbëresh

GJUHA LETRARE DHE DILEMAT ARTIFICIALE


- Cili ka qenë dhe cili është koncepti i inteligjencies shqiptare në
Kosovë për gjuhën letrare dhe kulturën gjuhësore. Ekzistojnë
opinione të njëjta apo të ndryshme rreth vendosjes përfundim-
tare të gjuhës?
- Tek intelegjencia shqiptare në Kosovë dhe në viset e tjera shqip-
tare në ish-Jugosllavi nuk ka dilema lidhur me problemin e gjuhës le-
trare shqipe. Intelektualët shqiptarë në Kosovë, në Maqedoni dhe në
viset e tjera shqiptare matanë kufirit (me ndonjë përjashtim të rrallë,
shumë të rrallë), konsiderojnë se çështja e gjuhës letrare shqipe është
një problem i zgjidhur, kurse zhurma që bëjnë disa qarqe të caktuara
rreth saj është artificiale. Ideja e ribërjes së gjuhës së njësuar letrare për
ne shqiptarët e “Shqipërisë së jashtme”, sikurse edhe për të gjithë shqip-
tarët, kudo që janë, është e huaj, kurse dilema: një a dy gjuhë letrare
shqipe - e papranueshme dhe antikombëtare. Shkurt, problemi i gjuhës
letrare shqipe është përfundimisht i zgjidhur dhe ne s’kemi nevojë të
harxhojmë energji duke u marrë me një problem të zgjidhur.

238
Ndërkaq, sa i përket problemit të kulturës së gjuhës, të kujdesit ndaj
saj, të zbatimit të normës, të ruajtjes së pastërtisë së gjuhës shqipe dhe
të pasurimit të mëtejshëm të saj etj., ky është një problem real. Dhe
për këtë ka shqetësim. Gjuha shqipe është e rrezikuar nga kontakti i
përditshëm me gjuhët e tjera (këtu kam parasysh në radhë të parë ser-
bishten - në Kosovë dhe maqedonishten - në Maqedoni) nën trysninë
e administratës së shteteve sunduese; nga pakujdesia jonë ndaj saj; nga
përpjekjet e pamjaftueshme për ta folur dhe shkruar drejt e bukur atë.
E kështu me radhë.
- Kohët e fundit ringjallen polemika të ndezura nga disa intelek-
tualë shqiptarë brenda dhe jashtë për problemin e gjuhës. In-
teligjencia kosovare çfarë qëndrimi mban ndaj këtij debati?
- Kësaj pyetjeje iu përgjigja pjesërisht më lart. Të ashtuquajturat po-
lemika për problemin e gjuhës letrare, që nxiten kryesisht nga jashtë,
intelegjencia kosovare i shikon si të panevojshme. Natyrisht se disku-
time mund të bëhen, sepse tani kanë rënë tabutë dhe janë (ri)hapur
shumë çështje, por të kërkosh t’i hyhet prej fillimi këtij problemi do të
thotë të bësh punë sizifi. Mirëpo, Sizifin, këtë hero fatkeq, i cili, sipas
mitologjisë, e rrokulliste gurin kodrës përpjetë dhe kur arrinte në majë
të saj detyrohej të kthehej sërish nga fillimi, e dënuan perënditë, kurse
ne sikur duam ta dënojmë vetveten.
- Dihet se kanë ekzistuar teza të shumta rreth problemit të gjuhës
në Kosovë gjatë dyzet e sa viteve, pavarësisht nga përpjekjet e
serbosllavëve për çrrënjosjen e gjuhës shqipe. Aktualisht prapë
vërehen tendenca të tilla, madje me intensitet të shtuar. Ç’mund
të na thoni lidhur me këtë?

239
- Kundërshtarët më të mëdhenj të gjuhës së njësuar letrare shqipe
kanë qenë dhe janë armiqtë e shqiptarëve dhe të identitetit kombëtar të
tyre - shovinistët serbomalazez dhe ata maqedonas. Krerët e politikës
jugosllave, që ka qenë një politikë thellësisht antishqiptare, gjatë gjithë
periudhës së pasluftës janë përpjekur ta përhapin tezën e diferencimit
të shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri (brenda kufijve politikë të shtetit
shqiptar) dhe shqiptarëve të mbetur në Jugosllavinë e atëhershme, duke
i quajtur të parët “Albanci”, ndërsa të dytët “Shiptari”. Qëllimi i tyre
ishte krijimi i dy kombeve shqiptare dhe i dy gjuhëve letrare shqipe.
Mirëpo, shqiptarët nuk e gëlltitën këtë karrem. Gjuha dhe kombësia
për ta ishin të shenjta.

KONGRESI I DREJTSHKRIMIT ËSHTË I


PAREVOKUESHËM
- Për shqiptarët e Kosovës është vendimtar Kongresi i Drejtsh-
krimit i vitit 1972 apo duhet përsëri një rikthim për problemin e
shqipes letrare?
- Unë nuk mund të flas në emër të dy milionë shqiptarëve të Kosovës
apo të tre milionë shqiptarëve në ish-Jugosllavi, sepse nuk kam kompe-
tenca dhe autorizime të tilla, por e di mirë se në Kongresin e Drejtsh-
krimit, të mbajtur në nëntor të vitit 1972 në Tiranë, patën marrë pjesë
përfaqësuesit e intelegjencies shqiptare në ish-Jugosllavi (gjuhëtarë,
shkrimtarë dhe intelektualë të njohur) dhe i kanë nënshkruar vendi-
met e tij, prandaj ky kongres konsiderohet si plotësisht meritor dhe i
parevokueshëm.
Të përkujtojmë gjithashtu se në prill të vitit 1968 në Prishtinë qe
mbajtur Konsulta Gjuhësore e Prishtinës - një tubim i gjerë i intelek-

240
tualëve shqiptarë - në të cilën u mor vendimi historik për përqafimin
e gjuhës së njësuar letrare shqipe, sipas parimit: një komb - një gjuhë
letrare. Në atë kohë kam qenë student i Fakultetit Filozofik në Prishtinë
dhe mbaj mend mirë se në çastin kur u komunikua ky vendim njerëzit
në sallë përqafoheshin dhe derdhnin lot gëzimi.
- Po në Konferencën shkencore, që u mbajt në 20-vjetorin e Kon-
gresit të Drejtshkrimit (në nëntor të vitit 1992), çfarë qëndrimi
mbajtën intelektualët kosovarë dhe pse?
- Qëndrimi i gjuhëtarëve shqiptarë nga Kosova e Maqedonia - dhe
jo vetëm i gjuhëtarëve, por edhe i intelektualëve të tjerë - ishte si gjith-
monë i qartë dhe i prerë: tendencat e rishikimit të bazave të gjuhës
letrare shqipe janë të dëmshme dhe të papranueshme. Përse? Ja përse:
Të gjitha gjuhët në botë kanë të folme e dialekte, por të gjithë popujt
e qytetëruar të botës kanë vetëm një gjuhë letrare. Gjuha letrare është
shprehje e zhvillimit historik dhe e nivelit kulturor e qytetërues të një
populli. Ajo është gjuhë e shkollës, e shtypit, e radios, e televizionit, e
administratës, e shkencës, e artit, e letërsisë etj. Sa i përket kësaj të fun-
dit, pra letërsisë dihet se shkrimtarët mbajnë qëndrim krijues e jo me-
kanik ndaj gjuhës letrare (ndryshe nga gjuhëtarët, që janë, herë-herë,
dogmatikë), prandaj atyre edhe u lejohet largimi nga norma kur kjo gjë
bëhet për efekte më të mëdha semantike dhe estetike.
Gjuha e normuar letrare dhe gjuha e letërsisë kanë dallime dhe këto
janë gjëra që tashmë dihen pothuajse nga të gjithë. Pikëpamjet e mia
për gjuhën e njësuar letrare shqipe dhe raportin e saj me letërsinë etj.,
unë i kam shprehur në tekstin Gjuha e sotme letrare shqipe dhe kontek-
sti social-kulturor shqiptar, të paraqitur si kumtesë në Konferencën e

241
‘92-shit e të botuar më vonë në librin Alternativa letrare shqiptare dhe
këtij teksti s’kam as t’i heq as t’i shtoj gjë.

PASTËRTIA E GJUHËS NUK ËSHTË TRILL


PURISTËSH, POR ÇËSHTJE ME RËNDËSI JETIKE
- Cili është roli i shtypit dhe i masmedias shqiptare në tërë hapë-
sirën tonë kulturore e informative në ruajtjen, zhvillimin dhe
pasurimin e gjuhës letrare shqipe? Sa i përmbahen mjetet tona
të informimit Drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe normave të tij?
- Shtypi dhe mediumet e tjera të informimit publik kanë një rol të
madh për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës letrare shqipe në të gjitha
rrafshet - prej atij leksikor e frazeologjik deri tek ai sintaksor e stilistik.
Gazetat dhe radiotelevizioni depërtojnë në çdo shtëpi, në çdo familje
dhe si të tilla ushtrojnë ndikim të madh - edhe gjuhësor - te lexuesit,
dëgjuesit dhe shikuesit. Mu për këtë ato duhet t’i kushtojnë kujdes të
madh jo vetëm vërtetësisë dhe saktësisë së informatës, por edhe gjuhës
me të cilën kumtohet ajo. Mirëpo, ç’ndodh? Mjetet tona të informimit,
përkatësisht njerëzit që punojnë në to, në vend që të sillen me respekt e
përgjegjësi të lartë ndaj gjuhës, tregohen tepër moskokëçarës ndaj saj.
Gjuha e shtypit tonë, në të dy anët e kufirit, është e dobët, e varfër dhe
me lëshime e shtrembërime të shumta drejtshkrimore, gramatikore,
leksikore etj. Përdorimi i fjalëve të huaja, sidomos i anglicizmave dhe
italianizmave, me e pa nevojë, është bërë modë. Për shembull: bord, staf,
departament, dikaster, eveniment, mocion, emergjencë, flesh (lajme),
luk (pamje), verdikt, maltretim, abuzim, neglizhim, anonçim, impen-
jim, penetrim etj. Në RTSH përdoret shpesh dhe, madje, në kontekst
të gabueshëm, edhe sllavizmi “trojkë” në vend të fjalës së bukur shqipe

242
“treshe”. (Thuhet, fjala vjen: “trojka evropiane” në vend se: “treshja ev-
ropiane” etj.). Këto janë fjalë, të cilat, siç thoshte gjuhëtari i njohur,
prof. A. Xhuvani në studimin Për pastërtinë e gjuhës shqipe, duhen ka-
pur me mashë e duhen qitur jashtë. (Dihet ç’punë me vlerë kanë bërë
rilindësit shqiptarë, por edhe vazhduesit e tyre të mëvonshëm, në këtë
plan). Faqet e shumicës së gazetave, në mos të gjithave, janë përplot
gabime jo vetëm në brendi të tekstit, por edhe në tituj, kurse disa sosh i
japin të drejtë vetes që ta reduktojnë alfabetin e gjuhës shqipe për një a
më shumë shkronja (shkruajnë, fjala vjen, e në vend të ë, c për ç etj.). Si
është e mundur kjo? Si është e mundur që gazeta e partisë në pushtet,
“Rilindja Demokratike”, të mos e përdorë fare germën ë (jo vetëm të
madhen, por as të voglën)? Ku është parë kjo? Gjuha e shtypit - dhe
jo vetëm ajo - është e mbushur me kalke e konstrukte të huaja, andej
nga ne kryesisht nga serbishtja, kurse këtu në Shqipëri kryesisht nga
italishtja, aq sa herë-herë nuk kapet as mendimi. (Kur jemi këtu nuk
mund të mos shtrojmë edhe një pyetje që s’është pa lidhje me temën për
të cilën bisedojmë: përse fëmijët shqiptarë recitojnë vjersha italisht në
emisionet për fëmijë të televizionit shqiptar; për modë e snobizëm apo
për shkak të mentalitetit ksenoman e kolonial të prindërve të tyre?).
Gjuha e shtypit dhe e masmedias shqiptare në përgjithësi në kohë të
fundit është bërë shqetësuese. Ajo nuk i përmbush as kriteret elemen-
tare të të qenit korrekte. Për të shprehurit bukur, rrjedhshëm, pastër,
saktë etj., as mos të flasim. Kjo kërkesë tashmë është braktisur edhe në
mjaft libra që botohen si vepra letrare.
- Dhe në fund me çfarë mesazhi e porosie do t’u drejtoheshit lex-
uesve tanë?

243
- Ne shqiptarët duhet ta krijojmë kultin e gjuhës. Gjuha shqipe është
një nga pasuritë më të mëdha të kombit, në mos më e madhja. Ajo luan
një rol të madh integrues dhe emancipues në jetën tonë kombëtare.
Kur të sillemi ndaj gjuhës sonë me përgjegjësi e përkushtim të duhur,
ashtu siç e meriton ajo, atëherë ndoshta edhe punët do t’i kemi më
mirë.

“Republika” (Tiranë), 7 prill 1996. Bisedoi: Naser Pajaziti.

244
SHKRIMTARI FLET ME ARDHMËRINË

BURGU - EPISOD I PARËNDËSISHËM KARSHI


DRAMËS SONË KOMBËTARE
- Zoti profesor, prania Juaj për disa dhjetëvjetsha me radhë në
letërsinë shqipe dëshmon për një përvojë të gjatë jo vetëm si
studiues dhe krijues, por edhe si mësimdhënës e ligjërues i letër-
sisë. Gjatë kësaj periudhe relativisht të gjatë mund të thuhet se
keni përjetuar peripeci dhe vështirësi të natyrave të ndryshme,
edhe të natyrës politike, veçanërisht në dhjetëvjetëshin e fundit.
Pas të gjitha atyre trysnive, herë më të vogla e herë më të mëdha,
më në fund e përjetuat edhe burgun. Ç’do të thotë për një krijues,
studiues, profesor e intelektual të vuajë burgun?
- Drama ime e vogël e kohëve të fundit (15 ditë burg në Burgun e
Qarkut në Prishtinë, prej të cilave 10 ditë e 10 net në vetmi të plotë),
por edhe peripecitë jo të pakta të këtyre 10-15 viteve të fundit (dif-
erencimi shumëvjeçar ideopolitik pas vitit 1981; kërcënimet dhe
dënimet e vazhdueshme politike dhe policore; trysnia, sharjet, ndali-
met, fushatat, linçet etj., që kulmuan me largimin tim nga fakulteti më
1991 dhe me burgosjen time më 1 korrik të këtij viti me pretekst se
para dy-tri vitesh kam shkuar në Shqipëri pa të ashtuquajturën “vizë
dalëse”), paraqesin një detaj të vogël dhe, mbase, të parëndësishëm të
dramës sonë të madhe kolektive - të tragjedisë së një populli të ndarë e
të robëruar, siç është populli shqiptar që jeton në trojet e veta në hapë-
245
sirën e ish-Jugosllavisë. Jam plotësisht i vetëdijshëm për këtë dhe nuk
dëshiroj që prej këtij ndëshkimi absurd të pushtetit të instaluar serb në
Kosovë të krijoj farë kapitali politik, sepse nuk kam nevojë për këtë.
Çdo njeri, e aq më parë çdo intelektual që nuk pajtohet me dhunën,
terrorin dhe ligjet në fuqi të pushtuesit, është kandidat potencial për në
“shtëpinë e nëntokës” që quhet burg. Krijuesit dhe intelektualët shqip-
tarë në Kosovë, në Maqedoni etj., janë pjesë përbërëse e popullit të vet
dhe avangardë e tij, prandaj ata nuk mund të kenë fat tjetër nga ai i
popullit të cilit i takojnë.
- Si duket burgu është bërë një gjë fatale për shqiptarët. Si e shp-
jegoni këtë?
- Në një poezi timen me titull Idrizova të botuar kohë më parë te
“Jehona” kam thënë se burgu famëkeq i Idrizovës, që në vargje shërben
si metaforë për burgun në përgjithësi, është bërë për shqiptarët “shtëpi
e dytë” për më se 50 vjet, por edhe se ajo, pra Idrizova famëkeqe, vazh-
don të flasë shqip edhe sot, pas përmbysjes së sistemit komunist. Shp-
jegimi është i thjeshtë: për ata që s’kanë liri e s’pajtohen me robërinë,
burgu është vendi më “i sigurt”. Në botën e qytetëruar e demokratike
burgu është institucion ku strehohen keqbërësit e kriminelët, ndërsa
në shoqëritë totalitare e johumane, çfarë janë shumica e shteteve të
Ballkanit, punët shkojnë ndryshe. Sot në Evropë askund më nuk ka
të burgosur politikë ose njerëz që në burg futen me pretekste të tjera,
prapa të cilave fshihet hakmarrja politike. Mirëpo, po qe se këtë çështje
duam ta shikojmë në një plan pak a shumë më universal, mjafton t’i
kujtojmë fjalët e Tolstojit të madh se “kur dhuna e padrejtësia bëhen
sistem shtetëror, vendi i njerëzve të ndershëm është burgu”.
- Meqë puna Juaj lidhet kryesisht me letërsinë, atëherë të kalo-

246
jmë te disa çështje që kanë të bëjnë me të. Në këtë rrafsh si më
e ndjeshme shfaqet çështja e integrimit të letërsisë sonë, e cila,
siç dihet, krijohet në një hapësirë të copëtuar. Sado që sot flitet
e shkruhet me të madhe se i kemi rrënuar muret e barrierat,
përsëri i hasim togfjalëshat “letërsi kosovare”, “shkrimtar koso-
var”; “letërsi çame”, “autor çam”; “letërsi arbëreshe”, “krijues ar-
bëresh”, madje në disa qarqe kohëve të fundit ka filluar të për-
doret edhe emërtimi sipas qytetit a lokalitetit si, për shembull,
“letërsi shkodrane”, “shkrimtar shkodran” etj. Cili është men-
dimi Juaj lidhur me këtë?
- Lidhur me këtë çështje kam folur shumë herë në intervista e tekste
të tjera, prandaj nuk përjashtohet mundësia që t’i përsëris të njëjtat
mendime, duke u bërë, mbase, i mërzitshëm. Për mua si krijues letrar
shqiptar dhe si studiues i letërsisë shqipe ndarjet mbi baza krahinore,
regjionale, dialektore, konfensionale etj., janë jo vetëm anakronike, por
edhe antikombëtare. Ndoshta kjo fjala e dytë tingëllon pak si e rëndë,
por unë nuk e di si mund të quhen ndryshe tendencat e shfaqura në
këto vitet e fundit (ato, në formë tjetër, kryesisht për shkaqe ideolog-
jike, kanë ekzistuar edhe më parë) që për letërsinë shqipe të flitet sipas
ndarjeve administrativo-politike e territoriale, që, si për inat, arrijnë
gjer te mëhallat e kasabave tona, kurse për dy dialektet e gjuhës shqipe
- gegërishten e toskërishten - si për dy gjuhë të ndryshme, duke shkuar
aq larg sa të përdoren publikisht, madje nga njerëz të lauruar me tituj
e çmime nga organet më të larta shtetërore si për “gjuhën gegnishte”
dhe “gjuhën toskërishte”. Një kokëkrisur nga Amerika, që prezentohej
si kryetar i një partie “shqyptare”, kërkonte para dy-tre vitesh përmes
materialesh të distribuara poshtë e përpjetë me postë a forma të tjera

247
që toskët si “rracë joillyriane” të vriten kudo “si qej”! Merreni me mend
se deri ku ka arritur urrejtja dhe paroksizmi ynë provincial, dialektor
ose politik. Mezi pritëm që t’i heqim qafe barrierat ideologjike që na i
pat imponuar sistemi totalitar komunist andej e këndej kufirit, kurse
tani ne vetë, pa na detyruar askush, pos instinkteve tona shkatërruese
revanshiste, shpikim “teza” e “teori” që s’kanë jo vetëm kurrfarë baze
shkencore, por as logjike. Këto tendenca, mjerisht të pranishme brenda
e jashtë Shqipërisë (sidomos te një pjesë e diasporës) e dëmtojnë pro-
cesin historikisht të pandalshëm të integrimit tonë kombëtar kulturor
e shpirtëror e, madje, edhe territorial.

INSTRUMENTALIZIMI I MENDIMIT KRITIK E


MBYT ATË
- Meqenëse gjatë periudhës kumuniste ideologjia dhe politika
kanë ushtruar ndikim të dukshëm, mund të thuhet se letërsia
nuk është studiuar gjithmonë me kritere shkencore. Tani sht-
rohet çështja e ristudimit të saj. Kështu flitet për hartimin e një
historie të re të letërsisë shqipe, por kemi përshtypjen se kjo gjë
bëhet më tepër nga pozita euforike sesa me kritere reale. A mund
të na thoni diçka lidhur me këtë?
- Është e vërtetë se në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore - në
kushtet e sistemit monist - mendimi kritik dhe estetik shqiptar, ku më
shumë e ku më pak, u politizua dhe instrumentalizua, mirëpo për hir
të së vërtetës duhet thënë se në këtë periudhë nuk munguan as rezul-
tatet në fushën e studimeve albanologjike si në Tiranë, ashtu edhe në
Prishtinë e gjetiu. U krijuan kuadro dhe institucione të specializuara
shkencore për studimin e gjuhës, të letërsisë dhe të kulturës kom-

248
bëtare në përgjithësi. Madje sa i përket mendimit kritik të këtij kra-
hu të letërsisë shqipe mbizotëroi vetëdija se letërsia nuk është formë e
ideologjisë dhe as superstrukturë e thjeshtë shoqërore, por art i fjalës
që ka ligjësoritë e veta specifike të krijimit dhe të funksionimit estetik.
Pati edhe autorë që sollën pikëpamje dhe përvojë të reja në studimin
e letërsisë. Mirëpo, në kushtet e censurës ideologjike dhe të diktatit
njëpartiak, kanë ekzistuar edhe kufizime të ndryshme që e kanë cenuar
si krijimtarinë e mirëfilltë letrare, ashtu edhe kritikën dhe shkencën e
letërsisë. Ka pasur periudha, vepra dhe autorë që janë favorizuar për
arsye ideologjike, por edhe vepra, autorë e formacione stilistike që janë
lënë në harresë ose edhe janë injoruar krejtësisht për arsye jashtëletrare.
Shembulli i Fishtës, i Konicës, i Lumo Skendos, Ernest Koliqit etj., janë
tashmë tejet të njohur. Po ashtu edhe i disa rrymave dhe formacione-
ve si simbolizmi, ekspresionizmi, futurizmi etj., elemente të të cilave
hasen në krijimtarinë e Nolit, të Asdrenit, të Lasgushit, të Migjenit, të
Petro Markos etj. Shumë autorë dhe vepra të letërsisë bashkëkohore
shqipe po ashtu qenë ekskomunikuar pjesërisht ose krejtësisht për sh-
kak të biografisë së shkrimtarëve. Së këndejmi, nevoja e rishikimit dhe
e rivlerësimit të procesit historiko-letrar të letërsisë shqipe shtrohet si
një domosdoshmëri e kohës. Si periudhë më komplekse dhe më prob-
lematike në këtë aspekt shfaqet letërsia e shekullit XX dhe posaçërisht
ajo e pasluftës.
- Gjatë punës Suaj, siç del nga librat që keni botuar deri tani,
veçanërisht “Struktura e zhvillimit të poezisë së sotme shqipe
(1945-1985)”, “Orët e poezisë” etj., shihet qartë se vëmendje të
veçantë i keni kushtuar poezisë, duke u marrë gjerësisht me të
dhe duke e trajtuar në rrafshin gjithëpërfshirës. A mendoni se i

249
keni bërë trajtim të drejtë asaj të paktën në rrafshin estetik?
- Vlerësimin për punën time mund dhe duhet ta japin të tjerët,
kuptohet njerëzit kompetentë, shumë prej të cilëve edhe e kanë bërë
atë, sepse mendimi im lidhur me to është pothuajse i parëndësishëm.
Mirëpo, mund të them me kënaqësi se veprat që i përmendët, si “Struk-
tura...”, ashtu edhe “Orët...”, edhe pse janë shkruar dhe botuar para vitit
1990, u rezistojnë kritereve të kohës dhe vazhdojnë të lexohen e të ci-
tohen njësoj si në kohën kur janë botuar. Si autor i tyre mund të them
se në to janë bërë përpjekje që letërsia dhe posaçërisht poezia e sotme
shqipe të trajtohen në mënyrë integrale e objektive dhe me kriteret e
kritikës bashkëkohore, e cila vë në plan të parë tekstin letrar me vlerat
e tij gjuhësore, stilistike etj., duke e shikuar atë në kontekstin historik,
kulturor dhe shpirtëror në të cilin shfaqet dhe funksionon ai.

POEZI SHKRUAJNË SHUMË NJERËZ, POR POETË


BËHEN PAK
- Jemi dëshmitarë të faktit se sot shkruhet dhe botohet shumë
poezi, me një ritëm e tempo gati marramendëse. Në këtë kaos
kriteresh na kujtohet mendimi i Lotreamonit se “poezi do të
shkruajnë të gjithë e jo vetëm disa persona”. Ç’do të thotë kjo? A
është e mundur të gjithë të krijojnë poezi?
- Së pari mendimi i poetit frëng Lotreamon (Isidore Ducase
Lotréamont) se “poezi do të shkruajnë të gjithë e jo vetëm disa njerëz
të zgjedhur” (interpretim i lirë apo parafrazim?) duhet të shihet në
kontekstin në të cilin është shqiptuar dhe, natyrisht, në origjinal e jo
në përkthim, gjë që në kushtet në të cilat u përgjigjem pyetjeve të kësaj
interviste (në kushtet e pushimit në vendlindje) nuk jam në gjendje

250
ta bëj, - e, sa më kujtohet, mendimi i Lotreamonit, i njohur si poet i
protestës kundër institucioneve të konservuara dhe shijes së standard-
izuar, ka theks qesëndisës e ironik - ndërsa konstatimi Juaj se sot te ne
shkruhet e botohet shumë poezi (dhe jo vetëm poezi, por edhe libra
të tjerë) është i drejtë dhe i saktë. Pse ndodh kështu unë nuk mund ta
them me siguri, së paku jo këtu dhe tani, sepse kjo gjë do të kërkonte
sondazhe dhe analiza të gjithanshme, mirëpo sikur vjen duke m’u për-
forcuar bindja se ky vrapim marramendës për t’u bërë poetë etj. edhe
nga njerëz që nuk kanë fare predispozita për këtë “profesion”, është një
trend i përkohshëm, që, me kalimin e kohës, do të vijë duke rënë grad-
ualisht. Përse? Sepse, poezia është, megjithatë, art elitor, aristokratik,
që kërkon talent të lindur, shije të hollë, sens për fjalën dhe efektet e saj
muzikore e semantike; temperament, frymëzim, punë këmbëngulëse
me vargun, ritmin, fjalën etj. Poezi shkruajnë, më në fund, shumë
njerëz, kudo në botë, por poetë bëhen shumë pak; poetë që mbeten,
qoftë edhe me disa poezi. Jo më kot poeti ynë i shquar lirik, Lasgush
Poradeci, mbase i vetmi poet absolut shqiptar (në kuptimin parnasist,
malarmean të fjalës), e kishte zakon të thoshte se edhe poetët më të
mirë nuk arrijnë të krijojnë më shumë se dhjetë-pesëmbëdhjetë poezi
të mira, të paarritshme.
- Në librin Tuaj më të ri “Alternativa letrare shqiptare” u keni
dhënë përgjigje disa çështjeve të ndjeshme të letërsisë sonë, siç
është problemi i disidencës etj. Në një mënyrë mund të thuhet se
ky libër ka ndikuar që t’u ndalet hovi spekulimeve dhe glorifiki-
meve, mistifikimeve e shtrembërimeve që i bëhen letërsisë sonë,
veçanërisht asaj të pasluftës, por edhe të traditës. Por me sigu-
ri kanë mbetur pa përgjigje edhe shumë çështje të tjera. Ju, me

251
siguri keni menduar gjerësisht për to. A mund të na thoni cilat
çështje të tjera të ndjeshme kanë mbetur pa përgjigje?
- Libri Alternativa letrare shqiptare, siç e thotë edhe vetë titulli dhe
siç e konstatoni edhe Ju, është shkruar me qëllim që t’u jepet përgjigje
disa çështjeve të ndjeshme e specifike të letërsisë shqipe të pasluftës,
siç është problemi i rrymave dhe i ideve alternative letrare në raport
me rrymën zyrtare të realizmit socialist dhe në këtë kontekst edhe i
disidencës letrare, pastaj problemi i raportit të letërsisë me politikën;
çështja e censurës dhe e autocensurës; tema të tij janë edhe: letërsia
dhe Evropa; letërsia dhe demokracia; letërsia e burgjeve - vlerat dhe
mistifikimet etj. Ky libër, pos që synon t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve
dhe t’i rehabilitojë shkrimtarët e mohuar prej diktaturës komuniste
dhe kritikës zyrtare zhdanoviste, tenton t’u kundërvihet spekulimeve
dhe mistifikimeve të shumta që bëhen në emër të persekutimit e të
disidencës, duke treguar se tekefundit ato nuk luajnë kurrfarë roli në
vlerën estetike të veprës dhe se vetëm ajo e përcakton vendin e akëcilit
shkrimtar në hierarkinë e vlerave të letërsisë kombëtare... Meqenëse
botuesi më pat caktuar një afat për dorëzimin e dorëshkrimit nuk ar-
rita t’i përfundoj portretet e disa shkrimtarëve që me jetën dhe veprën
e tyre dramatike meritonin të gjenin vend në të, siç janë, fjala vjen,
Musine Kokalari, Adem Demaçi, Bilal Xhaferi e ndonjë tjetër.
E, sa u përket pyetjeve që kanë mbetur pa përgjigje në këtë vepër më
duhet të mendoj ende.

252
BOTA SHQIPTARE DUHET TË NDËRTOHET SIPAS
VIZIONIT TË KRIJUESVE TË SAJ TË MËDHENJ
- Në çastet e ndërlikuara të historisë, siç janë edhe këto që po
i jetojmë, shkrimtarët gjithnjë kanë qenë udhërrëfyes të popul-
lit të vet. Bie fjala rilindësit ishin ata që i zgjuan shqiptarët nga
gjumi mesjetar dhe i pajisën me vetëdije kombëtare, gjë që u
kurorëzua me çlirimin nga Perandoria Osmane. Natyrisht, ndik-
imi i shkrimtarëve nuk ka ndryshuar as sot e kësaj dite. Mjafton
të kujtojmë Kadarenë, vepra e të cilit është bërë ushqim dhe ud-
hërrëfim shpirtëror për çdo shqiptar. Në ç’nivel qëndron, sipas
Jush, ky ndikim te shkrimtarët e tjerë?
- Kam përshtypjen se te popujt e vegjël e me fat tragjik historik, siç
është edhe populli ynë, mbiçmohet roli i shkrimtarit dhe i letërsisë në
jetën e kombit. Romantiku anglez Persi Bish Shelli thoshte se poetët janë
ligjdhënësit e papranueshëm të botës. Poetët e sotëm, të zhveshur nga
aureola romantike e profetit dhe e misionarit, mendojnë se poezia nuk
mund ta ndryshojë botën dhe se atdhe i vërtetë i saj është gjuha në të cilën
shkruhet ajo. E vërteta ndoshta qëndron midis këtyre dy skajeve: dakord,
poetët nuk mund ta ndryshojnë botën, por ata që janë të obliguar ta bë-
jnë këtë duhet t’i kenë parasysh ëndrrat dhe vizionet e poetëve.
Bota shqiptare sot (dhe nesër) mund të ndërtohet sipas vizionit që of-
rojnë në veprat e tyre shkrimtarët dhe intelektualët e mëdhenj të kombit
siç janë Ismail Kadareja, Rexhep Qosja e shumë të tjerë.
- Meqë sot çdo gjë lidhet me politikën, na lejoni t’Ju shtrojmë një
pyetje që ka të bëjë me letërsinë dhe politikën. Mbase, siç thotë,
përsëri, Kadareja, “shkrimtari kur shkruan edhe për lulet dhe
fluturat, edhe atëherë është i përzier në politikë”. Ç’mendim keni
253
Ju për raportin: shkrimtari dhe politika?
- Çështja e raportit midis shkrimtarit dhe politikës mund të shihet në
dy plane: në rrafshin e angazhimit praktik të shkrimtarit në jetën politike
të vendit të vet (Dante, Hygoi etj.) dhe në rrafshin e vendit që zë poli-
tika si dimension i jetës në veprën e tij letrare (në roman, në poezi, në
dramë etj.). Nuk do mend se shkrimtari, veçanërisht në kohë të trazuara
e dramatike për fatin e kombit që i takon, nuk mund të jetë indiferent
ndaj ngjarjeve dhe proceseve politike të kohës, pra nuk mund të jetë poli-
tikisht hermafrodit. Por ai nuk duhet të sillet në mënyrë inferiore ndaj
politikës së ditës; t’i bëjë lajka oligarkisë politike dhe të bëhet poltron i saj.
Qëndrimi i tij ndaj rrjedhave politike në jetë dhe në vepër duhet të jetë
kritik dhe largpamës.
Shkrimtari flet me ardhmërinë.

“Flaka e vëllazërimit” (Shkup), 27-28. VII. 1996. Intervistoi: Ahmet


Selmani.

254
III. FLETË NGA DITARI

255
256
“KOHA ËSHTË E MASKARENJVE,
PO ATDHEU I SHQIPTARËVE!”

E enjte, 6 janar 1994

Hymë në Vitin e Ri: në vitin 1994. Shekulli po i afrohet fundit. Jemi


në prag të vitit dy mijë. Në prag të mileniumit të tretë. Futurologët para-
shohin ndryshime në hartën politike të Ballkanit dhe, në këtë kuadër:
bashkimin e Kosovës me Shqipërinë apo krijimin e “Shqipërisë së ma-
dhe”, si thonë ata. Fjala e tyre në vesh të zotit, i thonë një fjale.
Në orën 11, në Institutin Albanologjik, mbledhja e kryesisë së
FISH-it. Bisedojmë për planin e punës për këtë vit. Propozoj që të
mbajmë një tribunë shkencore për Konferencën e Bujanit me rastin e
50-vjetorit. Bujani është një nga ngjarjet më të mëdha të historisë sonë
më të re. Merremi vesh që tribuna të mbahet të enjten e ardhshme po
në këtë kohë. Referues kryesor: dr. Tahir Abdyli, historian. Pas mbled-
hjes, duke shkuar për një kafe te “Koha”, ku rëndom rrinë krijuesit dhe
intelektualët, më sillen në mend fragmente nga Rezoluta historike e
Bujanit: “Kosova e Rrafshi i Dukagjinit asht nji krahinë e banueme me
shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron
me u bashkue me Shqipninë”.
Në mbrëmje, deri në orët e vona të natës, dëgjohen krismat e bash-
këqytetarëve tanë serbo-malazez që festojnë “Bozhiqin”.

257
E premte, 7 janar
Qëlloi që kjo e premte apo “e xhuma”, siç i thoshin prindërit e mi të
ndjerë, të ishte për mua disi ditë e të vdekurve.
Paradite, me kolegët e Degës dhe të Fakultetit, shkojmë për ngushël-
lime te familja e prof. dr. Shefqet Pllanës, i cili vdiq papritmas këto ditë
në moshën 65-vjeçare.
Në mbrëmje, me dr. Zekeria Canën, prof. Hasan Mekulin, dr. Ymer
Jakën, prof. Isak Shemën etj., marrim pjesë në një ceremoni të rastit në
fshatin Tërpezë të Vitisë. Familja Murtezi përkujton Saqip Murtezin, të
vrarë 49 vjet më parë, bashkë me 32 të tjerë (në masakrën e njohur të
Gjilanit), nga ata që e quanin veten “çlirimtarë”. Tregojnë se kur u vra
Saqipi (kushëri i nacionalistit të njohur të kësaj ane, Hysen Tërpezës)
ishte fëmijë, 16-vjeçar. Megjithatë, ata, të vetëquajturit çlirimtarë, nuk
e kursyen. Më bën përshtypje fakti që ai, si ai dëshmori i një vjershe të
D. Agollit, nuk ka lënë fotografi pas vetes. Një piktor nga Ferizaj ia ka
bërë portretin sipas fotografisë së të vëllait dhe sipas përshkrimit të të
afërmve.
S’më hiqet sysh portreti i Saqip Murtezit varur në odën e kushëririt
të tij, Demushit. Sytë e këtij martiri 16-vjeçar, të pushkatuar 49 vjet më
parë dhe pikërisht më 5 janar 1945, sikur pyesin:
Ç’po ndodh me ne? Ç’do të bëhet me Kosovën?

E shtunë, 8 janar
Në lajmet e orës 11,30 për bashkatdhetarët dëgjoj:
Viti 1994 do të jetë vit i paqes në Ballkan... Nga konferenca e djeshme
për shtyp e LDK-së.

258
E, në Kosovë, eksodi vazhdon. Vazhdon hemorragjia. Sheshi për-
ballë Pallatit të Shtypit, përkatësisht “Panoramës”, ku tash “Bujku” dhe
“Zëri” paguajnë qira (në shtëpi të vet), është përplot njerëz. Kryesisht
të rinj... Vetëm sot, deri në orën dymbëdhjetë, u nisën 12 autobusë. Për
Gjermani, për Çeki... Spastrimi etnik mund të bëhet edhe në mënyrë
të qetë. Pa luftë.
Më dhemb koka. Përpiqem të mendoj për diçka tjetër.
Im bir, Driloni ndjek një kurs për kompjuterë, që e financon Fonda-
cioni “Soros”, ndërsa ime bijë, Doruntina (nxënëse e klasës së gjashtë),
më thotë: “Babi, deri në vitin dy mijë, kush s’do të dijë ta përdorë
kompjuterin, do të jetë analfabet!...”. (Unë shkruaj ende me dorë e me
makinë). “Timka” ka shkuar për pushime në Strugë.
Kthej në “Comtrade”, në “Kurriz”. Drejtori i firmës, ing. Enver Doko,
më flet gati dy orë për misterin e quajtur computer dhe për mundësitë
e tij të pakufizuara... Natyrisht, edhe për çmimet.
Vazhdon dhembja e kresë.

E diel, 9 janar
Edhe pse qysh prej largimit masiv nga puna shqiptarëve në Kosovë
pothuajse të gjitha ditët u janë bërë të diela, e diela, megjithatë, e ka
fytyrën e vet të veçantë. Është disi e qetë, e heshtur dhe - melankolike.
Mu për këtë e diela më duket e përshtatshme për poezinë.
Kam në dorë dorëshkrimin me poezi të zgjedhura të poetit Agim
Spahiu: Njeriu mbi Pikëllimë. (Botuesi, “Buzuku”, ka kërkuar që të jap
mendim për të, pra të jem recensent).

259
Në momentin kur duhej të hynte në shtyp ky libër, erdhi lajmi i
kobshëm: vdiq poeti Agim Spahiu. Një vdekje aksidentale, në rrethana
pak a shumë misterioze.
Për mua që adashin tim poet e kam njohur edhe si njeri (ndonëse e
kam takuar vetëm një herë në jetë) ky qe një lajm tronditës, një man-
datë e vërtetë. Poeti i talentuar nga Kukësi, Agim Spahiu, nuk arriti ta
shihte këtë botim që e priste me aq mall, ashtu siç nuk arriti ta shihte
asnjëherë në jetë as Kosovën, të cilën pothuajse e ka lajmotiv të poezisë
së vet.
“Botimi i një libri me poezi në Kosovë - i shkruante ai mikut të tij,
Sh. Dibranit (që jeton e punon në Zvicër) - ka qenë dhe mbetet ëndrra
ime”.
Kjo ëndërr nuk arriti të bëhet realitet në të gjallë të poetit, i cili, i
dehur, i sinqertë dhe ngapak naiv (si të gjithë poetët) këndonte: “Kam
shumë punë për të bërë dhe s’kam nge të vdes!...”.

E hënë, 10 janar
Më pyesin njerëzit: ç’po ndodh në Prosperitet? U përgjigjem: s’e di
as vetë! Nuk e kam të qartë.
E di që Maqedonia u bë shtet: u pranua në OKB dhe u njoh nga
Bashkimi Evropian (e po ashtu edhe nga qeveria shqiptare), kurse
pozita e shqiptarëve që jetojnë në të jo vetëm që s’u përmirësua, por në
disa aspekte edhe u keqësua.
E di se në Kushtetutën e Maqedonisë shqiptarët figurojnë si “nacio-
nalitet” (lexo: pakicë kombëtare).
E di se PPD-ja, partia më masive e shqiptarëve në Maqedoni, orga-
nizoi Referendumin për Autonomi Politiko-Territorriale, por hoq dorë

260
prej tij, kurse kërkesa për të qenë “shtetformues” nuk dha deri më sot
kurrfarë rezultatesh.
E di se PPD-ja hyri në koalicion me ish-komunistët maqedonas mu
në kohën kur ky koalicion i duhej diplomacisë maqedonase si argu-
ment për njohje ndërkombëtare.
E di se në postet e ministrave, të zëvendësministrave e në funksi-
one të tjera, nga radhët e shqiptarëve janë zgjedhur kryesisht njerëz
politikisht të komprometuar, që kurrë s’kanë çarë kokën për çështjen
kombëtare.
E di se në Bit-Pazar (e gjetiu) vriteshin shqiptarë, kurse disa anëtarë
të kryesisë së Prosperitetit hanin darka e vallëzonin me gratë në resto-
rantet e Shkupit a të Tetovës.
E di se janë “humbur” çanta me pare nëpër aeroporte dhe se janë
harxhuar miliona marka për blerjen e armëve, që përfunduan në du-
art e policisë maqedonase dhe shkaktuan burgosjen (e edhe vdekjen)
e njerëzve të pafajshëm... (E ashtuquajtura “aferë e armëve” shtron
shumë dilema e pikëpyetje, prapa të cilave fshihen lojëra e inskenime
perfide politike e policore!).
E di se ambasadori gjerman në Gjenevë, z. Gert Arens ka thënë se
nuk e di se ç’kërkojnë shqiptarët në Maqedoni!
E di se në PPD veprojnë dy rryma, që e pandehin veten secila legale
e legjitime, por edhe se ato nuk dallojnë shumë për nga strategjia poli-
tike.
Të gjitha këto i di, por ka edhe shumë të tjera që nuk i di. Me siguri.
Dhe ndodh që sërish më pyesin njerëzit (ashtu siç e pyes edhe unë
veten): kjo që ndodh në Prosperitet është përpjekje për një politikë më
kombëtare apo luftë për pushtet?

261
I lexoj intervistat dhe deklaratat e të dy “palëve”: çka s’ka në to!
Vlojnë nga akuzat, shantazhet, intrigat. Nga diletantizmi dhe servi-
lizmi politik. Dëgjoj për ecejaket e grupeve dhe të individëve nëpër
Maqedoni e jashtë saj dhe sidomos të ministrave e deputetëve, që i
kanë në dispozicion edhe “Mercedesët” zyrtarë... Dëgjoj, shoh, lexoj
dhe më vjen të këlthas: ka shumë injorantë, matrapazë e pehlivanë në
skenën politike shqiptare. Është kohë e tyre kjo duket dhe ata dinë ta
shfrytëzojnë si duhet!
E, megjithatë, megjithatë: “Koha është e maskarenjve, po Atdheu i
shqiptarëve!” - thotë poeti i hakërruar.

E martë, 11 janar
Në Prishtinë e marta është ditë tregu. E në treg të Prishtinës ka
gjithçka! Në kohë të fundit shitblerja nuk bëhet më me dinarë, por me
deviza, kryesisht me marka (1 kg. mollë - 1 DM, 10 DM - 50 kokrra
vezë e kështu me radhë). Dinari, ndjesë pastë, vdiq! Në prag të Vitit
të Ri. Nuk mundi ta përballonte sëmundjen e tij kronike: hiperinfla-
cionin. Me “vozhdin” Karagjorgje dhe sivëllezërit e tij nuk mund të
blesh, me nder, as letër toaleti apo “kartabythje”, siç do të thoshte Jakov
Xoxa. (Këtë fjalë e kam hasur te Juga e bardhë).
Në afërsi të tregut, ku shkoj rrallë e me përtim, ndodhet shtëpia ku
tash sa kohë një herë në javë takohemi gjysmilegalisht unë dhe studentët
e mi. Çdo të premte, në orën 12, kuvendojmë për artin dhe letërsinë në
odën e miqve të zotit Ahmet, në rrugën “Vëllazërim-bashkim” nr. 70.
E, në ndërtesat e fakulteteve, që ruhen nga “engjëjt e kaltër”, shullëhen
gjerë e gjatë “vëllezërit” tanë të deridjeshëm.
Çfarë ironie! O tempora, o mores!

262
E mërkurë, 12 janar 1994
Gjatë gjithë këtyre ditëve, prejse e mbaj këtë ditar për lexuesit e
“Flakës”, kam pasur një brengë: a do të arrij t’ia dërgoj me kohë tekstin
gazetës dhe si? Me këto vështirësi komunikimi që janë krijuar, veçanër-
isht në kohë të fundit, mes Kosovës dhe Maqedonisë, kjo s’është punë e
lehtë. Në rrugën Prishtinë-Shkup ka kohë që ka zënë pritë një kuçedër,
sa e re, aq edhe e vjetër, që i thonë: kufi. Tagri i saj (i tij) është i rëndë:
pritje të gjata, pasaporta të “pastra” (pa vulën “Qafasan”!) dhe, tash së
fundi, edhe 10 DM për person. Kaucion! Edhe më keq: rindarje e to-
kave shqiptare, çintegrim i mëtejshëm kombëtar!
Megjithatë, ky ditar, që paraqet vetëm një pjesë të asaj që përjeton nje-
riu gjatë një jave, brenda shtatë ditësh e netësh, duhet t’u shkojë patjetër
lexuesve. Dhe do t’u shkojë!
Fjala, sikurse fantazia, nuk njeh kufij.

Ditar javor. Botuar në gazetën “Flaka e vëllazërimit” më 14 janar


1994.

263
NE JEMI NJË!

«DOBRO DOJDOVTE VO TIRANA!»


Ditët e fundit të janarit qëndrova në Shqipëri, ku mora pjesë në ve-
primtaritë që u organizuan në 60-vjetorin e lindjes së Kadaresë në Gji-
rokastër dhe në Tiranë. Nga Shkupi në Tiranë dhe anasjelltas udhëtova
me aeroplan; me aeroplanin e kompanisë «Avioimpex». Pjesa dërr-
muese e udhëtarëve: njerëz familjarë, studentë, biznesmenë, intelek-
tualë etj., kuptohet shqiptarë; aty-këtu edhe ndonjë tregtar a diplomat
i huaj. Stjuardesa, që kryen punën e zakonshme të spikeres në këso
rastesh, flet vetëm maqedonisht dhe anglisht. M’u duk e pazakonshme,
për të mos thënë edhe absurde kjo gjë që në fillim, së paku në këtë
relacion, ku udhëtoja për herë të parë në vijë ajrore. Mirëpo, befasia u
bë edhe më e madhe kur aeroplani ateroi në aeroportin e Rinasit dhe
stjuardesa na u drejtua me fjalët: «Dobro dojdovte vo Tirana!»
Merreni me mend: shqiptari i shkretë, i kësaj ane (nga Kosova e
Maqedonia), i cili, në vendin ku jeton, në çdo hap ndeshet me murin
e gjuhës «zyrtare» dhe detyrohet të komunikojë ekskluzivisht (me gojë
e me shkrim) serbisht a maqedonisht, niset të shkojë në vendin amë; e
paguan biletën sa s’bën në ndonjë agjenci «kombëtare» me emër kum-
bues («Drini», «Shqiponja» etj.); i hip aeroplanit në aeroportin e Shk-
upit pasi kalon njëqind pengesa për të arritur deri aty dhe kur arrin në
Rinas, në aeroportin e kryeqytetit «të vet», i përgjëruar për të dëgjuar
një fjalë shqip, pritet me fjalët: «Dobro dojdovte vo Tirana!». (Mirë se
264
vini në Tiranë!). Ai është mësuar t’i dëgjojë tërë jetën: «dobrodojdet»
në Shkup (përkatësisht Skopje), në Ohër (përkatësisht Ohrid) etj., por
se edhe në Tiranë do të pritet me këto fjalë, kjo s’i ka shkuar kurrë
ndërmend. Athua aviokompania që nga këto udhëtime nxjerr fitime të
majme, nuk paska mundësi të gjejë një stjuardesë (a stjuard) shqiptare,
që udhëtarët shqiptarë në Rinas t’i përshëndesë me dy fjalë shqip?! Dhe
a thua stjuardesa maqedonase (a çfarëdoqoftë) nuk paska mundësi t’i
mësojë dhe t’i shqiptojë dy fjalë shqipe - një përshëndetje të thjeshtë?!
Kush ka faj për këtë?
S’do mend fajin e ka pala shqiptare, e cila, ndryshe nga partnerët e
saj afaristë, s’çan kokën për këto «imtësira», nëse mund të quhet imtë-
si qëndrimi ndaj gjuhës amtare, përkatësisht mospërdorimi i gjuhës
shqipe në territorin shqiptar!
«Dobro dojdovte vo Tirana!».
S’ka gjë më fantastike sesa realiteti, do të thoshte Dostojevski.
Apo ndoshta ky detaj flet më së miri për pozitën aktuale të Shqipërisë
dhe të Shqiptarëve në Ballkan?!

NË VENDLINDJEN E SHKRIMTARIT
Në Gjirokastër arritëm, pas një rruge të gjatë 5-6 orëshe, në mbrëm-
je. Binte shi si në poemat e Kadaresë. Udhëtova me Gj. Zhejin e D.
Dilaverin, me makinën e Akademisë së Arteve, ku prof. Gjergji tani
është emëruar rektor. Qëndruam para Hotelit, në qendër të qytetit.
Hotel-Turizmi, si i thonë ende (këtu kam fjetur para 20 e sa vitesh),
tani i privatizuar, ka vetëm dy dhoma të lira. Njëra me dy shtretër,
tjetra me një. Pa banjo, pa ngrohje. Nuk ka as telefon. As «fqinjët» e tij
pak më sipër, dy hotele më të vogla që u ngjajnë bujtinave, s’kanë tele-

265
fon. Shkojmë në postë, nëpër shi. Është gati e shkretë. Dy-tre klientë
dhe dy punëtorë, një femër dhe një mashkull. Marr në telefon shefen e
departamentit të letërsisë, znj. Republika Çulli. Lajmëroj ardhjen. Në
pauzë midis dy telefonatave, nëpunësja kureshtare e postës më pyet si
pa të keq: «Kosovar?». «Shqiptar!» - ia kthej me të njëjtin ton. Kthe-
hemi në hotel. Ulemi në restorant të hamë darkë. Kamerierja që na
shërben thotë: «Palo kohë!» (Kohë e keqe!). Ndërsa po hanim me dy
kolegët, Gjergjin e Dilaverin dhe shoferin (një djalë i heshtur nga Lini
i Pogradecit), arrijnë rektori i Universitetit, z. Ilir Bozgo dhe sekretari,
që këtu i thonë «kancelar». Pas darkës, zbresim poshtë (në të dalë të
qytetit) në një kompleks turistik që quhet «ADI PETROL». Aty është
bërë rezervimi për mua si »mysafir», kurse «tiranasit» vendosen tek
«Turizmi», tani pronë e njëfarë Galipi. Kompleksi turistik «Adi Petrol»,
i ndërtuar rishtas, është i mrekullueshëm. Me pompë benzine, park-
ing, supermarket, me restorant shumë të gjerë poshtë e dhoma fjetjeje
sipër. Si të ishe në Zvicër. Korridoret të stolisura me piktura me motive
kombëtare. Dhomat të pajisura me televizor, me ngrohje qendrore, me
ujë të ftohtë e të nxehtë në çdo kohë... Kur ndalen «dritat», aktivizohet
agregati. Shërbimi dhe gjithçka tjetër është në nivel. Ka male nga hoteli
atje lart. Duket se aty qëndrojnë kryesisht biznesmenë (tregtarë grekë
e shqiptarë), politikanë (fytyra të njohura nga ekrani) etj. Nikoqirët na
thonë se Gjirokastra po zbret poshtë. Qyteti i vjetër po braktiset. Dëm.
Të nesërmen, para se të fillonte Sesioni shkencor kushtuar veprës së
Kadaresë, me poetin dhe pedagogun e ri Gëzim Basha dhe kolegun e
tij Roland Zisi, shkojmë për vizitë te shtëpia e lindjes e shkrimtarit. Një
pjesë të rrugës e bëjmë me makinë (gjer te gjimnazi «Asim Zeneli»),

266
pastaj zbresim rrugicave me kalldrëm. Më kujtohen vargjet e vjershës
së hershme Poezia, të shkruar në vitin 1959, larg atdheut, diku në Jaltë:

Poezi,
Udhën gjer tek unë si e gjete
Mamaja ime shqipen mirë s’e di
Letrat si Aragoni i shkruan pa pikë dhe presje.
Babai u end në rini në të tjera dete;
Po ti erdhe
Duke ecur nëpër kalldrëmin e qytetit tim të gurtë,
të qetë
Trokite drojtur në shtëpinë trekatëshe
Nr. 16.

Shtëpia, ku 60 vjet më parë ka lindur shkrimtari ynë i madh, është


vërtet trekatëshe dhe mban ende në derë nr. 16. Asgjë tjetër. Asnjë
shenjë. Asnjë pllakë. Shtëpia e vjetër familjare e Kadarenjve, ende s’u
është kthyer pronarëve të saj të vërtetë. Aty, ende banojnë dy familje
gjirokastrite, prej të cilave njëra minoritare. Pasi e soditëm gjatë nga
jashtë, hymë brenda në hajat si në ndonjë llagëm. Kur, befas, si të dilte
nga kapitujt e Kronikës..., një plakë e moçme që flet si për vete:
- Ç’kërkoni? Harvallinë e Kadaresë?!
Shoqëruesit më shpjegojnë se harvalli do të thotë gërmadhë. Ç’t’i
themi plakës? Atë kërkojmë - harvallinë. Kërkojmë fëmijërinë (dhe
djalërinë) e shkrimtarit. Dhe tonën.
Kërkojmë kohën që s’kthehet më. Parajsën e humbur.

267
DY KOLOSË TË BOTËS SHQIPTARE
Sesioni shkencor kushtuar veprës së Kadaresë fillon, sipas program-
it, në orën 10. Mbahet në lokalet e Universitetit «Eqrem Çabej», që
është edhe organizator i tij. Sesionin e hap, siç është e udhës, rektori
Bozgo. Pastaj, kryesuesja, ia jep fjalën zotit Zheji, i cili lexon një tekst të
shkurtër në formë përshëndetjeje. I treti, jo sipas radhës, por në shenjë
respekti, vij unë. Kumtesën (Koncepti poetik i Kadaresë) e kam pak
të gjatë, kurse publiku (kryesisht studentë) nuk më duket edhe aq i
disiplinuar. E shoh të udhës, prandaj, që para se ta filloj leximin të bëj
një hyrje të shkurtër, e cila është njëkohësisht edhe një lloj përshënde-
tjeje. «Unë kam bërë rrugë të gjatë për të ardhur këtu, - them - prandaj
do të më falni nëse e zgjas pak...». Pastaj përmendi emrat e Çabejt dhe
të Kadaresë si dy kolosë të kulturës shqiptare, që të dy nga qyteti i Gji-
rokastrës; respektin e madh për veprën e tyre në Kosovë dhe në viset
e tjera shqiptare këndej kufirit. Këto fjalë, ashtu sikurse edhe kumte-
sa, të cilën e lexova, megjithatë, duke bërë aty-këtu ndonjë shkurtim
të vogël a përfolje, u pritën me duartrokitje. Pasojnë edhe kumtesat
e tjera, pothuajse secila më e mirë se tjetra: Universi letrar i Kadaresë
në rrjedhat e letërsisë shqipe (Roland Zisi), Tipologjia e romaneve të
Kadaresë (Dilaver Dilaveri), Evoluimi i mjeteve dhe i teknikave shpre-
hëse në poezinë e Kadaresë (Muharrem Jakupi), Kadareja për fëmijë
(Tasim Gjokutaj), Poetika e romaneve të Kadaresë nga Klara Kodra
(në mungesë të autores lexohet nga kryesuesja e Sesionit), Shkrim-
tari dhe studiuesi përmes eseistikës nga Republika Çulli (e cila edhe e
kryeson Sesionin), Dukuria e hipertekstit në krijimtarinë e Kadaresë
nga Gëzim Basha etj. Befason për të mirë niveli i lartë teorik i kum-
tesave të studiuesve të rinj. Nga kolegët nga Tirana, në Sesionin e Gji-
268
rokastrës mori pjesë edhe studiuesi i njohur, dr. Jorgo Bulo. «Ardhja e
Kadaresë në prozën shqipe» - titullohet kumtesa e tij. Titull gjithsesi i
gjetur e inventiv, kuptohet në analogji me esenë e njohur të Kadaresë:
“Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”. Interesant është gjithashtu edhe
paralelizmi që tërheq ky autor midis së resë që i solli Migjeni letërsisë
shqipe në vitet ‘30 dhe Kadareja, në përmasa edhe më të gjera dhe sido-
mos romanit shqiptar, nga vitet ‘60 e këndej.
Në parathënien e librit Eqrem Çabej - Një jetë kushtuar shkencës
(1990) të profesor Shaban Demirajt, të shkruar nga I. Kadare, ndër të
tjera, thuhet:
«Kam patur fatin ta njoh e ta takoj shumë herë Eqrem Çabejn. Më
shumë se i njëjti qytet ku kishim lindur, na bashkonte mbarë gjuha
shqipe, ajo që flitej nga jugu në veri, e përtej kufijve e përtej detit e oqean-
it Atlantik...».
Në Gjirokastër, në vendlindjen e përbashkët të këtyre dy gjenive të
gjuhës, të letërsisë shqipe e të shkencës shqiptare, këtë fundjanar të vitit
1996, na bashkoi vepra e madhe e Kadaresë, e cila lexohet e çmohet
kudo ku flitet gjuha shqipe: në Jug e në Veri; në Kosovë e në Shqipëri,
por edhe përtej kufijve gjuhësorë të shqipes - përtej deteve e oqeaneve.

ORHANI NGA LLOJANI DHE KOSTA NGA JANINA


Në Gjirokastër, në lokalet e Universitetit, takoj edhe katër studentë
shqiptarë nga Maqedonia që studiojnë këtu në degë të ndryshme:
kimi, biologji, anglisht etj. Dy janë nga Kumanova, njëri nga Kalishta
e Strugës, kurse i katërti më duket nga Tetova. Pedagogët e tyre flasin
mirë për ta e posaçërisht për njërin prej tyre që quhet Orhan. Orhani,
një zeshkan simpatik që s’na u nda gjatë tërë kohës, është nga Llojani

269
i Kumanovës. Është interesant ta dëgjosh djaloshin nga Llojani se si e
flet gjuhën letrare si të ishte gjirokastrit i lindur. Është ramazan dhe
prej Orhanit mësoj se ata - studentët nga Maqedonia - agjërojnë. Ndik-
imi në formim është duket më i ngadalshëm sesa ndikimi në të folur...
Ditën që do të mbahej Sesioni, në holin e Universitetit «E. Çabej»,
më del përpara një fytyrë disi e njohur. E shoh, më sheh dhe, pas një
hezitimi të shkurtër, të dy përnjëherë e identifikojmë njëri-tjetrin.
Është Kosta (Mizis) nga Janina, që aty nga fundi i viteve shtatëdhjetë
pat qëndruar dy vjet në Prishtinë për specializim. Tani jep letërsi greke
këtu, në degën e greqishtes. Më pyet për I. Goçin, E. Mehmetin, Sh.
Pllanën etj. Nuk di që ka vdekur ky i fundit. Shihet që i ka ndërprerë
kontaktet me Kosovën. Kur ishte në Prishtinë Kosta thoshte se është
arvanitas. Tani nuk e di. Nga ky mbaj mend dy vargje të një kënge të
bukur lirike arvanitase. Nuk më janë shlyer nga kujtesa tash 15 vjet.

Do t’i vete prapa djalit,


Siç i vete era malit...

Është zëri i një nëne që përgjërohet për të birin e larguar. Ku? Në


kurbet, në ushtri, në mërgim. E, mbase, edhe më keq: në varr. Është një
klithmë që del nga një shpirt i plagosur, por i vendosur t’i vete prapa të
birit, ashtu si era malit!
Letërsia gojore, siç e thotë edhe Çabej, në Ballkan është trualli ku
mbështetet letërsia e shkruar. Nga gjiri i saj janë mëkuar edhe Kadare-
ja, edhe Kazanzaqi e shumë të tjerë.

270
KADAREJA, PËRSËRI
Në Tiranë, duke pirë kafe në Klubin e Lidhjes, gazetari (dhe poeti i
ri) i «Dritës», R. Erebara, më pyet:
- Cila poezi e Kadaresë ju pëlqen më së shumti?
Pa menduar shumë i përgjigjem: Mall. (Është nga vjershat e Kadaresë
që e di përmendsh dhe që më pëlqen ta them shpesh).
- E kanë zgjedhur, - më thotë Rudi, i cili, siç kuptoj më vonë, më
paskësh anketuar për gazetën.
Sjell nëpër mend morinë e vjershave të preferuara të Kadaresë - nga
ato të hershmet e deri te këto të vonat. «Opcioni» im i dytë është: Ikja
e Moisi Golemit - njëra nga vjershat e hershme, por edhe më të mira,
antologjike, të Kadaresë, që e hasim edhe te vëllimi Shekulli im - 1961,
edhe te Motive me diell - 1968, e edhe te libri me poezi të zgjedhura
Poezi (Tiranë 1979), duket në versionin përfundimtar, që mbyllet me
«zbërthimin» semantik të emrit të personazhit, Gjeneral Moisi Golem-
it, në «Gjeneral Moj-Zi».
Të dielën (pikërisht më datën 28 janar) del numri special i «Dritës»
kushtuar komplet Kadaresë. Në të, krahas shkrimeve të tjera, edhe dy
faqe me poezi të jubilantit, të zgjedhura nga kolegët e tij shkrimtarë.
Një ditë më parë, të shtunën në mbrëmje (më 27 janar), me B.
London, Z. Çelën e Gj. Shkurtajn (J. Vrioni mungoi për arsye shën-
detësore), marr pjesë në një emision të drejtpërdrejtë të TVSH-së për
Kadarenë (gjithnjë në shenjë të jubileut), që zgjat plot një orë. Nuk më
takon mua të flas për emisionin (as që e kam parë), por pata rastin ta
shoh dhe të bindem edhe një herë se sa i madh është ndikimi i tele-
vizionit si medium. As libri, as revista, as gazeta nuk arrin aty ku arrin
televizioni, sidomos ai satelitor. Janë me dhjetëra njerëzit që më kanë
271
përgëzuar për këtë emision, të njohur e të panjohur, edhe në Tiranë,
edhe në Prishtinë. Nga tërë ajo mori «përshëndetjesh e urimesh» lid-
hur me këtë emision po veçoj një detaj. Ditën e fundit të qëndrimit në
Tiranë, në mëngjes, hyj në një librari (pranë Pallatit të Kulturës) për ta
blerë shtypin. Aty po, gazeta sa të duash e turlifare, por edhe njerëz jo
pak brenda e jashtë. Njëri nga të pranishmit, kuptohet i panjohur, pasi
më ndjek me shikim, më drejtohet me këto fjalë:
- «Urime, profesor! Të kemi ndjekur me vëmëndje! Kosovarët e
mënçur i duam!».
- «Të falemnderit - i them. Por, duhet të na doni të gjithëve; të
mençur e të pamençur; të mirë e të këqinj, se - s’keni ku na çoni! As ju
ne e as ne ju!...».
Sepse, Ne jemi Një!

“Drita” (Tiranë), 7 prill 1996 dhe “Brezi 9” (Tetovë) nr. 12, 20 prill
1996 nën titullin: “Binte shi si në poemat e Kadaresë”.

272
BURGU. NJË EPISOD

(Dhjetë ditë e dhjetë net në vetmi për shkak të vizitës


në Shqipëri)
Jam i vetëdijshëm, lexues të nderuar, se drama ime e vogël për të
cilën flet ky rrëfim (15 ditë burg të kaluara në Burgun e Qarkut në Pr-
ishtinë, prej të cilave 10 ditë e 10 net në vetmi), është vetëm një grimcëz
e dramës sonë të madhe kolektive, por po e shënoj si një dëshmi të
represionit serb në Kosovë dhe, mbase, edhe si një përvojë që mund t’i
hyjë në punë ndokujt.

TROKITJA E (PA)PRITUR NË DERË


Më arrestuan më 1 korrik në mëngjes, rreth orës 7.30. Isha ende
në gjumë, sepse, si zakonisht, kisha ndenjur vonë edhe një natë më
parë, kur im bir, Driloni, i frikësuar hyri në dhomën e fjetjes dhe më
tha vetëm një fjalë: Policia! Brofa nga shtrati, vesha shpejt e shpe-
jt një këmishë e një palë pantallona dhe dola te dera. Dy njerëzit me
uniformë, të tillë çfarë në këto vite janë shfaqur disa herë në dyert e
shtëpisë sime, qëndronin aty në gjendje gatishmërie. - “Ju jeni A. V.?
- Po, unë jam. - Ju keni një dënim me burg prej 15 ditësh, a e dini?
Përse nuk jeni paraqitur? (Ftesën për ta vuajtur dënimin e kisha marrë
kaherë). - Po, e di. Por, “delikti” për të cilin jam dënuar unë tashmë
nuk ekziston. Ligji për të ashtuquajturën “vizë dalëse” është suprimuar
zyrtarisht, me vendimin e “qeverisë së Jugosllavisë” - u them. - Ne nuk
273
e dimë atë. Atë punë e di gjyqi. Ne zbatojmë urdhërat. Duhet të vini
me ne! - ma kthyen ata. I vetëdijshëm se më në fund po ndodhte ajo
që e prisja me ankth (jo vetëm unë, por e tërë familja) tash sa kohë,
s’më mbetej tjetër pos të bëhesha gati: Mirë, po vij, ja sa të vishem... -
Lëre derën çelë! - më urdhëroi njëri nga ata me ton pak më të lartë. E
afrova derën bukur fort, por nuk e mbylla krejt, natyrisht. Pas pak, pasi
u vesha dhe i lashë dy-tri porosi sime shoqeje, Fluturës, në shpejtësi,
i shoqëruar nga të dy policët, zbrita shkallët dhe u gjenda në rrugë.
Më hipën në makinë dhe më morën me vete. Revolet e tyre më pre-
knin në ije si të donin të ma kujtonin se ku gjendesha dhe për ku isha
nisur. Së pari më dërguan në ndërtesën e ish-konviktit të shkollave të
mesme në lagjen e Muhaxherëve (të shndërruar në stacion milicie pas
vitit 1981), më futën në një zyrë në katin e dytë dhe, pasi e pinë kafenë
e mëngjesit, më hipën përsëri në makinë dhe morën rrugën në drej-
tim të lagjes Dardania, ku gjendet selia e Gjykatës për Kundravajtje, e
cila ma kishte shqiptuar dënimin me burg për shkak të shkuarjes në
Shqipëri pa të ashtuquajturën “vizë dalëse”. (Disa muaj më parë, më 8
nëntor 1993, në vendkalimin kufitar në Han të Elezit, policia serbe ma
kishte konfiskuar pasaportën për shkak të vulës “Qafasan” në të). Në
ndërtesën e Gjyqit më lanë të pres në korridor pranë njërës prej zyrave,
asaj që quhet zyra e përmbarimit dhe, pasi rregulluan duket çështjen
e dokumentacionit, përsëri më hipën në veturën e kaltër me vija të
bardha, e cila tani çau rrugës kryesore drejt “stacionit” tim të tretë (dhe
të fundit) për atë ditë dhe disa të tjera më pas: burgut. Burgu i Qarkut
në Prishtinë ndodhet në kuadër të ndërtesës famëkeqe të SPB-së, në
afërsi të ish-Bankës së Lubjanës, njërës nga ndërtesat më impozante të
Prishtinës, jo larg kompleksit të quajtur “Qafa”, që në këto dy-tre vitet

274
e fundit është bërë jo vetëm vendtakim, por edhe një qendër e vërtetë
e krijuesve dhe intelektualëve të kryeqendrës së Kosovës, të cilën vetë
ata e quajnë me shaka “Aleja e Shpëtimtarëve të Kombit”. Rrugës nga
Gjyqi deri në Burg, njëri nga policët (me gjasë ishte mysliman nga të
Sanxhakut), më thotë: - Thonë se keni qenë agresiv në gjyq! - Agresiv?
Jo. Aspak. Ndoshta do të mund të thuhej se kam qenë dinjitoz! Asgjë
më shumë.

“KAM NJËQIND ARSYE QË TË SHKOJ NË


SHQIPËRI!”
Më kujtohet fare mirë ai gjykim. Mbaj mend çdo detaj. E di se më
patën lënë të pres dy orë e gjysmë në korridor dhe se më patën thirrur
të fundit, pak para mbarimit të orarit të punës. Pyetjes së gjykatësit
(seancën e kryesonte kryetari i Gjykatës Komunale për Kundravajtje,
Zoran Ristiq) se a kisha qenë në Shqipëri dhe përse, unë iu përgjig-
ja me po, duke shtuar aty për aty se kisha shumë arsye që të shkoja
në Shqipëri. Më kujtohet se gjatë seancës, që zgjati gjithsej nja dhjetë
minuta (të tjerët qëndronin pothuajse nga një orë brenda), gjykatë-
si dhe daktilografistja dy-tri herë patën shkëmbyer shikime me njëri-
tjetrin. Duket se unë isha për ta një klient pak a shumë jo i zakonshëm.
Sepse, derisa të tjerët e mohonin se kishin qenë ose i fshihnin arsyet
e vërteta të shkuarjes në Shqipëri, duke thënë, për shembull, se kishin
kaluar transit për Itali, se kishin qenë në free-shop për të blerë cigare,
se kishin përcjellë dikë në kufi dhe se ashtu e kishin “fituar” vulën fa-
tale në pasaportë etj., unë nuk bëra përpjekje për kurrfarë fshehjeje a
arsyetimi të kësaj natyre. Përkundrazi, bëra të kundërtën. Kam njëqind
arsye që të shkoj në Shqipëri! - i thashë gjyqtarit serb. Ndërhyrjes së tij

275
pak ironike që t’i përmendja së paku disa nga ato, iu përgjigja kësisoj:
Së pari, atje kam njerëzit e mi, farefis dhe kushërinj. E, njerëzit, siç
dihet, lindin e vdesin; kur lindin duhet shkuar për urime; kur vdesin
për ngushëllime. Kam qenë për ngushëllim te vajza e hallës, së cilës i
pat vdekur burri. Së dyti, në Tiranë kam miq, madje shumë sish, disa
prej të cilëve i kam takuar me këtë rast dhe, e treta, kryesorja: unë jam
profesor i letërsisë në universitet dhe mua më intereson ç’botohet edhe
në Beograd, edhe në Tiranë, edhe në Paris... Më kujtohet gjithashtu se
pata shtuar vetëm edhe një fjali: Unë në Tiranë mund ta blej Kafkën
dhe Kamynë në çdo qoshe! Me këtë doja t’i tregoja gjykatësit serb se
Tirana e sotme nuk është ajo e djeshmja, se ajo është sot qytet i hapur,
ku përkthehen e botohen shkrimtarët më në zë modernë evropianë,
emrat e dy prej të cilëve i kisha përmendur jo rastësisht. Të gjitha këto i
pata thënë pikërisht kështu. Pothuajse pikë për pikë, kuptohet serbisht.
- Përse nuk e keni kërkuar “vizën jugosllave”? - më pat pyetur gjyqtari.
- Sa i përket “vizës dalëse”, shtova unë, atë e kam kërkuar dy herë (për
informim të lexuesit po shtoj në parantezë: herën e parë, bashkë me
shumë kolegë të tjerë, në tetor të vitit 1990, kur qemë ftuar nga Aka-
demia e Shkencave e Shqipërisë për të marrë pjesë në një kolokuium
shkencor me rastin e 90-vjetorit të vdekjes së Naimit dhe herën e dytë,
në qershor të vitit 1991, kur pata marrë një ftesë individuale nga Lidhja
e Shkrimtarëve), por nuk më është dhënë. - Kështu që herën e tretë
vendose të shkosh pa vizë dalëse? - Pikërisht kështu.
Ky qe dialogu që u zhvillua atë ditë, në seancën e mbajtur më 14.
4. 1994, midis meje, qytetarit A. V., të paditur për kundravajtje dhe
gjykatësit Zoran Ristiq, emri i të cilit serbisht (ç’rastësi!), do të thotë
mu atë që edhe emri im: Agim!

276
Pas një muaji më erdhi vendimi: tre vjet marrje e pasaportës dhe 30
ditë burg! Ky ishte maksimumi që parashihnin dispozitat e ligjit në fuqi
të pushtuesit për këtë lloj delikti.

RRUGËS KALONIN VAJZA TË BUKURA


Të gjitha këto m’u rikthyen në kujtesë atë mëngjes korriku, aty në
makinën e policisë, në ato pak minuta sa zgjat rruga me makinë në
relacionin: Gjyqi për Kundravajtje - Burgu i Qarkut. Tani kishte kaluar
ora tetë, por vapa ende nuk e kishte shtrirë pushtetin e vet të plotë.
Ishte e hënë, dita e parë e javës dhe e muajit. Rrugës kishte shumë
njerëz, që shkonin në drejtime të ndryshme, sikush në punë të vet. Bi-
nin në sy sidomos femrat e reja dhe të bukura, të veshura hollë, të cilat
ia shtonin bukurinë qytetit atë mëngjes korriku, ndërsa “shoqëruesit” e
mi, të përjargur nga lakmia, më shpinin aty ku s’kisha qenë ndonjëherë
tjetër në jetë - në burg.
Dhe ja tani dyert e hekurta e të rënda ngjyrëgri, me një tabelë sipër,
në të cilën shkruan: OKRUZHNI ZATVOR PRISHTINA/ Burgu i qa-
rkut Prishtinë. (Mbishkrimi është, s’do mend, vetëm në serbisht, me
shkronja cirilike, për t’u treguar shqiptarëve “rebelë” që hyjnë aty, që
në fillim, se ku jetojnë, në ç’shtet!) Dy “miqtë” e vjetër më dorëzojnë;
dy të tjerë më marrin në dorëzim. Hapet një portë tjetër e hekurt dhe
sakaq gjendem në një kthinë gjysmë të errët. Pastaj, hapet edhe një
derë tjetër dhe më fusin në korridorin pranë, tani prapa grilave. M’i
marrin shënimet, gjeneraliet. Emri, mbiemri, vendlindja, datëlindja,
shkollimi, gjendja familjare etj. Më pyesin a pi duhan, alkool, drogë...
Pastaj më fusin në një zyrë dhe më zhveshin nga të gjitha “atributet
njerëzore”. Ma heqin rripin e pantallonave, orën e dorës, notesin e tele-

277
fonave, stilolapsin, të hollat (50 din., që m’i huazoi një djalosh në korri-
doret e ndërtesës së Gjyqit dhe 20 DM, që më kishin qëlluar rastësisht
në xhep) dhe ca cikërrime të tjera. Më japin një revers. Pastaj, nëpër
një korridor të errët, në formë gjysmëharku, me mure të trasha e ta-
van të lartë, më çojnë në dhomën nr. 6 (e para në të majtë), që quhet
“dhoma e pranimit”. Në prag të saj i nënshtrohem edhe një kontrolli të
rreptë nga ana e një gardiani trupgjatë e të vrazhdë. I dëshpëruar që
s’gjeti asgjë në xhepat e mi të zbrazët, gardiani avdall nis të më mbajë
“ligjëratë”: Znash kuqni red? (E di rendin shtëpiak?). E ke aty brenda.
Lexoje! Hapi sytë! Nuk guxon të shtrihesh! Nuk guxon të flesh! Nuk
guxon të ulesh në dysheme! Nuk guxon të flasësh me zë të lartë! Të
këndosh jo se jo! (“Moj hapsane, të raftë zjarri!...” - m’u kujtua vargu i
një kënge, të cilën e di që nga fëmijëria). Kur hapet dera duhet të ngri-
hesh menjëherë në këmbë e të marrësh qëndrim: gatitu! Këtu nuk je
në fakultet! Merr vesh? Zbathi këpucët! Ashtu! - gërvallet pa pushim
avdalli dhe, pasi e hap derën e WC-së përballë, e mbyll “batarenë” e tij
duke e ngritur zërin për një oktavë: Ovako ima da bude çisto!/ Të jetë
e pastër kështu siç është!

KËTU NUK JE NË FAKULTET!


Dëgjohet rrapëllima e derës së rëndë, tringëllima e çelësave të
metaltë dhe hapat e gardianit që largohet korridorit të gjatë. Ai ik, unë
mbetem aty, brenda. Në dhomë s’ka njeri, pos meje. Nis ta “studioj”
ambientin e ri. Katër shtretër, dy nga dy në kat; një bankë në vend të
tavolinës; katër karrige të thjeshta druri si ato nëpër shkollat tona fil-
lore; dy tasa uji të plastikës; një tabelë shahu, një kasetë dhe një korpë

278
mbeturinash pranë derës. Këto janë “orenditë” e “shtëpisë” sime të re,
ku do t’i kaloj 15 ditët e ardhshme.
Një copë herë qëndroj në këmbë, pastaj ulem në njërën nga karri-
get. Nuk kalojnë as 10-15 minuta kur në dritarezën e derës së hekurt,
që në zhargonin e burgut quhet “shpijunkë”, shfaqet koka e gardianit
trupgjatë. Pasi kërkon me zë të lartë si gjithnjë që ta respektoj “rendin
shtëpiak”, që do të thotë të ngrihem në këmbë, të marr qëndrim gatitu
dhe t’i vë duart prapa, e hap derën dhe më urdhëron: ec para! Në fund
të korridorit gjendet një kthinë e vogël, me një lavabo e një pasqyrë
në të, në të cilën qëndron në këmbë një njeri me bluzë të bardhë: ber-
beri. Berberi, një djalosh simpatik njëzet e kusur vjeç, i burgosur si
unë, sillet ndaj meje me respekt. Duket se më njeh. Marr vesh se është
prishtinas dhe se quhet Adnan. - Prof., duhet me t’i heq flokët! - më
thotë me keqardhje. - Po mjekrën? - Edhe mjekrën. Patjetër? Patjetër.
Kisha dëgjuar se të dënuarve me dënime të shkurtra (për kundrvajtje)
rëndom nuk ua qethin flokët, por për mua duket nuk vlen ky rregull.
- Bëje punën tënde - i them. Ai e bën punën e vet ngadalë dhe me kuj-
des. Së pari m’i heq flokët me makinë, pastaj mjekrën me brisk. E shoh
veten në pasqyrë (e vetmja herë që jam këqyrur në pasqyrë për ato 15
ditë). Dukesha tjetër njeri. Disi më plak dhe më i ri njëkohësisht.
Gardiani trupgjatë, që gjatë tërë kohës na kishte qëndruar gati mbi
krye, më kthen përsëri në dhomë. Varur në mur, në një si qese najloni,
gjendet “Rendi shtëpiak” dhe lista e avoketërve të Prishtinës me adre-
sat dhe numrat e telefonit. Kjo është e vetmja “literaturë”, e cila mund
të lexohet këtu. Me të parën duhet të njihet patjetër dhe menjëherë
i burgosuri, kurse me të dytën sipas dëshirës. I lexoj dhe rilexoj disa
herë radhazi, edhe njërën, edhe tjetrën. S’kam ç’bëj tjetër. Pastaj nxjerr

279
tabelën e shahut, i radhis figurat një nga një pa u ngutur aspak dhe nis
të luaj shah me vetveten. Një herë nga vendi loz me figurat e bardha,
pastaj çohem në këmbë dhe i luaj të zezat. Nuk kam luajtur shah qe
njëzet vjet, qysh kur kam qenë ushtar, por nuk e kam harruar. Pak pa
e përfunduar lojën (shanset për “fitore” ishin në anën e “të bardhit”),
u çel dera dhe, ç’të shohësh, në dhomë ma sollën cimerin tim të parë.
Ishte një djalë nga Ferizaj, tridhjetë e sa vjeçar, por që dukej shumë-
shumë më i ri. E kishin dënuar tre muaj për shkak të një revoleje. Për
ato ditë sa qëndrova në burg mësova se kategoria e “armëmbajtësve
pa leje” (për çdo ditë policia serbe mbledh armë, burgos e rreh njerëz
anembanë Kosovës, sidomos fshatrave) ishte kategoria më e shpeshtë e
të dënuarve për kundravajtje. (Të dytët vinin ata që kishin prerë dru në
pyll). Kësaj kategorie i takonte edhe cimeri im. E kishin rrahur me ras-
tin e bastisjes, dy vjet më parë dhe frigohej shumë. Sa herë që te “shpi-
junka” shfaqej surrati i ndonjërit nga gardianët, e kjo ndodhte bukur
shpesh, ai ngrihej vrik në këmbë dhe prezentohej me emër e mbiemër,
por duke e vënë mbiemrin gjithnjë përpara emrit në trajtën me “ja” e
jo me “u” (fjala vjen, Alija e jo Aliu), ndërsa kur na nxirrnin në shëtitje
në pistën e ngushtë e të rrumbullakët të burgut, të shtruar me beton,
që soditej vazhdimisht nga polici që qëndronte lart në kabinë, cimeri
im gjatë tërë kohës i mbante duart të lidhura prapa pa i zgjidhur asnjë
sekondë, kurse shikimin pingul në tokë. U mundova disa herë ta bindi
që të sillej e të ecte normalisht, sepse s’fitonte gjë nga një nënshtrim i
tillë, por më kot. Ai vazhdonte me të vetën. Bile ma zinte për të ma-
dhe mua që isha pak a shumë i pakujdeshëm. Herë-herë nuk e fshihte
kënaqësinë që ai, njeri që kishte kryer vetëm një shkollë të mesme a,

280
mbase, vetëm filloren, ma kalonte me zgjuarsi mua që isha doktor pro-
fesor e s’di se çka tjetër. Kushedi. Mbase kishte të drejtë.

DHOMA NR. 6 DHE “CIMERËT” E MI


Të nesërmen ia behu edhe “banori” i tretë, një burrë relativisht i
moshuar, pesëdhjetë e kusur vjeç, por që dukej shumë më i vjetër, më-
sues me profesion (jepte lëndën e gjeografisë në një shkollë fillore afër
Prishtinës), i cili, si me veshjen, ashtu edhe me sjelljen dhe mënyrën
e komunikimit, të linte përshtypjen se ishte një katundar i thjeshtë e
jo intelektual. Sidoqoftë, mësuesi, sa arrita ta njoh për ato dy-tri ditë,
ishte një njeri i ndershëm e krenar, nga ata që e kanë unin e vet. (Nuk
fliste asnjë fjalë serbisht. Nuk dinte a nuk donte, nuk e di. Ndoshta që të
dyja). E kishin dënuar tre muaj, për shkak se, siç thoshte, e kishte zënë
“shumari” duke prerë dru në pyll dhe se kishte ardhur vetë që ta vuante
dënimin gjatë muajve të verës, në mënyrë që kur ta kryente dënimin të
kthehej përsëri në punë, në shkollë.
Ditën e tretë, erdhi edhe i katërti - një i ri serb nga Fushë-Kosova,
i zi si magjup, i cili ishte rrahur me një moshatarin e vet duke luaj-
tur futboll. Ferizajasi, që prezentohej si pronar i një servisi të “bella
teknikës”, si thoshte vetë dhe lëvdohej se i takonte një familjeje të pasur,
u afrua shpejt me të. Fliste një serbishte qesharake, por kjo s’i pen-
gonte aspak që të shtrohej në bisedë me të (shumë më tepër sesa me
mua dhe me mësuesin). Flisnin me orë të tëra me njëri-tjetrin, herë-
herë edhe me pëshpërima vesh më vesh, si të ishin shokë intimë që
njiheshin kushedi kur. Edhe pse qëndrimi i personelit të burgut ndaj
Goranit (kështu quhej ardhësi) ishte shumë më i butë sesa ndaj ne të
tjerëve, rioshi nga Fushë-Kosova, student dhe futbollist, si thoshte vetë,

281
mërzitej shumë dhe ferizajasi, që mbahej si njohës i rrallë i teknikës së
bardhë (riparues shporetash, frigoriferësh e, mbase, edhe shpirtrash!),
bënte çmos që t’ia hiqte sadopak mërzinë. Ishte shëmbëllim tipik i nje-
riut-rob, i cili nderon gjithkë që flet gjuhën e pushtuesit dhe të pushte-
tit. Këndej mburrej që kishte ra në burg për armë, këndej bëhej servil
e qesharak. Një karikaturë e vërtetë. Kur kuptoi se përse ishte dënuar
me burg bashkëvuajtësi i tij i urtë, “kosovopolsi” tha si pa të keq se
“çalja” (babai) i tij kishte në shtëpi tre revole me leje. Ndërkaq, unë dhe
mësuesi nga Mramori, me mbiemrin Gashi, luanim shah, lojë pas loje
gjersa lodheshim dhe flisnim rrallë. Kuptoheshim edhe pa folur. “Kur
të dal prej këtu, shok profesor, më thoshte shpesh, du me ardhë te ti
me pi nji bardak çaj”. “Mirë se të vish”, ia ktheja unë dhe i tregoja se në
ç’vend e kam banesën.
Kaloi dita e parë, e dyta, e treta. Kurrë s’më janë dukur më të gjata
ditët: një motmot, si thoshte ime ëmë, ndjesë pastë. Zgjoheshim në
orën gjashtë të mëngjesit, rregullonim shtretërit shpejt e shpejt dhe
lanim sytë; në orën shtatë ishte mëngjesi (një tas çaj i vrugët, një çerek
bukë dhe një vezë e zier ose një copë suxhuk), pastaj shëtitja dhe pas-
trimi i korridorit dhe i pistës (mua dhe mësuesin, si më të moshuar, na
kursenin ngapak nga kjo), pasonin lojërat e shahut, të ndërprera nga
kontrollet e herëpashershme të gardianëve; në orën një dreka - gro-
shë ose patate pa mish dhe një gjysmë kokrre qepë në vend të sallatës;
shëtitja e dytë në pistë, që zgjaste, aq sa e para, rreth gjysmë ore, por
tani nën diellin e nxehtë të korrikut (ato ditë bënte vapë e madhe);
pasditja ishte tejet e gjatë dhe e mërzitshme, aq sa të hidhej të dilje të
punoje diçka, çkadoqoftë; darka në orën shtatë - zakonisht një supë a
makarona të pashije. Ushqimi ishte me një fjalë tejet i keq e jokalorik.

282
Vetëm sa për të mbajtur shpirtin gjallë. E prisnim me padurim orën
dhjetë të mbrëmjes, kur fikej drita dhe binim të flenim. Për të burgo-
surit (e jo vetëm për ata), gjumi është shpëtim, sepse vetëm në gjumë
njeriu është plotësisht i lirë e i pakufizuar, jo vetëm në burg, por edhe
jashtë tij.
Po kushtet higjienike? Për fat, në dhomë kishim nevojtore dhe ujë,
por nuk kishim asnjë rriskë sapun. Kërkesës sime që nga depoziti im
të më blihej një sapun, një pastë dhe një furrçë dhëmbësh (si i papër-
vojë që isha, kisha ardhur në burg krejtësisht i papërgatitur), njëri nga
gardianët (m’u duk si zëri i atij avdallit, sepse nuk isha në gjendje t’ia
shihja fytyrën) iu përgjigj shkurt: Mos dëshiron zotrote edhe parfum?
Ç’të bëja? Hoqa dorë nga kjo kërkesë, edhe pse plot pesë ditë nuk kisha
prekur sapun me dorë e as nuk i kisha larë dhëmbët. Sa i përket shtypit,
edhe pse edhe atë e kisha kërkuar përditë, aq sa isha bërë i mërzitshëm,
gjatë tërë atyre ditëve që qëndrova në Prishtinë, sikurse edhe më vonë,
nuk pashë gazetë me sy, as shqip, as serbisht. Për libra as mos të flasim.
Të premten (më 5 korrik) në mbarim të orarit të punës erdh urdhri
që unë dhe ferizajasi të shpërnguleshim në Lipjan. Ashtu edhe u bë.
Udhëtuam me mikrobusin e burgut. Rrugës nuk pashë askënd të njo-
hur. Kishte kaluar ora tre dhe bënte shumë vapë. Burgu i Lipjanit, që
dikur ka qenë shtëpi përmirësuese për të mitur, shtrihet në një sipër-
faqe të madhe toke të rrafshët si tepsi. Kur arritëm ne nuk shihej
xhanxhin njeri (të burgosurit ishin në punë fushe), pos policit kujde-
star në kabinën në hyrje, të burgosurve që punonin në kuzhinë dhe një
tipi që kryente detyrën e magazinierit. Më dhanë një palë tesha pune
(setre e pantallona doku të kaltër) dhe më vendosën në pavijonin nr.
2. Mendova se shpëtova nga vetmia, torturat dhe mërzia dhe se ditët

283
që më kishin mbetur do të kalonin shpejt, sepse nuk e dija se do të
ndodhte e kundërta. Në mbrëmje, kur u kthyen nga puna të burgo-
surit më rrethuan. Edhe pse pas heqjes së flokëve dhe mjekrës kisha
ndryshuar shumë shumica e tyre më njohën. Filluan të më pyesin në e
njihja filanin e fistekun dhe të më qerasin me cigare. Kishte nga Llapi,
nga Drenica, nga Lipjani, Ferizaj etj. Njëri tha se ishte nga një katund
aty pranë dhe se shtëpia e tij shihej me sy nga oborri i burgut. “Tash
profesori na bën muhabet, na i shkruan lutjet...”. Më thanë se në njërin
nga pavijonet kishte edhe telefon, përdorimi i të cilit lejohej nja një
orë në mbrëmje; më dhanë një zheton dhe fola me familjen. U thashë
se jam mirë me shëndet, se më kanë sjellë në Lipjan. Pyeta si shkojnë
fëmijët me mësime dhe a janë mërzitur për mua. Më thanë se ishin
mërzitur shumë, por edhe se ishin krenarë për shkak se burgosja ime
kishte bërë jehonë të madhe në opinion; se kishte pasur shumë reagime
dhe se mu atë ditë ishte mbajtur një orë protestuese në lokalet e Shoqa-
tës së Shkrimtarëve. Driloni kishte marrë dhjetë në provim nga lënda
e Fizikës, kurse Shpëtimi e kishte dhënë provimin pranues në Juridik.
Doruntina po, si gjithnjë, e hareshme: babi, je bërë hero i programit
satelitor!
E ndieja veten të lehtësuar. Kujtoja se kisha shpëtuar nga më e keqja,
por isha mashtruar. Atë natë nuk më zuri gjumi deri vonë.

NË QELI
Vetëm një natë fjeta me të burgosurit e tjerë. Të nesërmen më izolu-
an. Si e qysh? - mund të pyesë dikush. Nuk e di. Gjetën një shkas;
shpikën një pretekst. Më akuzuan se kisha folur me telefon nga zyra
e drejtorit! Vetë caktimi im në “vendin e punës”: “mirëmbajtja e hig-

284
jienës në ndërtesën e shkollës dhe të drejtorisë”, kishte qenë duket një
kurth. Edhe pse ishte e shtunë, me procedurë të shpejtë e sollën ven-
dimin për izolimin tim në qeli në kohëzgjatje prej 10 ditësh, aq sa më
kishin mbetur deri në fund. Ishin të kota protestat dhe reagimi im, në
mos po bënin efekt të kundërt. Kishin vendosur të më izolonin nga të
burgosurit e tjerë si të rrezikshëm për rrethin dhe pikë. Në këso rastesh,
kuptohet, shfletohen dosjet. Aktivizohen ato... E unë për ta nuk isha i
panjohur. E kisha mbushur kupën që më 1989, kur i kisha shpëtuar për
një fije izolimit. Kërkova të takohesha me drejtorin e burgut, por ai, në
vend që të vinte vetë, m’i dërgoi në “vizitë” tre gardianë të çakërdisur.
Vrragët e kësaj “vizite”, fizike dhe shpirtërore, jam përpjekur t’i shpreh
në vjershën dyvargëshe “Duart” të ciklit “Vargje nga qelia”, të botuar
(kuptohet pas daljes nga burgu) në “Bujku” të Prishtinës dhe, pak më
vonë, edhe te “Drita” e Tiranës (8. 9. 96), në margjina të së cilës miku
im, poeti Ali Podrimja, kishte shënuar fjalën: “Brilante”. Ishte nata e
parë e qëndrimit tim në qeli, qëndrim ky që tani po merrte një dimen-
sion të ri: atë të dhunës fizike, krahas asaj psikike. Kërkova përsëri të
takohesha me drejtorin, por më kot. Kërkova edhe të nesërmen dhe
të pasnesërmen, përsëri kot. Doja t’i bëja vetëm një pyetje: a isha unë
i dënuar për kundravajtje apo i burgosur politik? Më thanë se kishte
shkuar në udhëtim zyrtar në Beograd dhe se do të vinte të premten. Të
premten po ashtu prita kot. “Upravniku” i Burgut të Qarkut në Prisht-
inë, Lubomir Çimburoviq (ish-udbash) s’erdhi dot kurrë tek unë, sepse
ai ishte kreatori i tërë kësaj “llakërdie”! Të premten qëndrimi ndaj meje
u ashpërsua. Gardianët vinin më shpesh dhe tinëzisht të më “vizitonin”.
“Kako je, profesore? Shta ima novo, profesore?” (Hë, profesor, si je?
Ç’kemi të re?) - më provokonin vazhdimisht nga “shpijunka”. Herë-

285
herë hynin edhe brenda në qeli, shikonin rreth e rrotull, kontrollonin
WC-në, gjuanin ndonjë fjalë dhe largoheshin. Jo rrallë duke kënduar.
Isha në hall sidomos prej njërit, që i kishte sytë si Danjolli i Sherkës. Në
fillim u soll “mirë”, shtirej sikur i vinte keq, por shpejt e tregoi fytyrën e
vet të vërtetë. Kërkonte shkas që të përdorte dhunën ndaj meje, pran-
daj duhej të tregohesha tepër i kujdesshëm (sidomos në ndërrimin e
tij), që të mos ia ofroja këtë kënaqësi. Kishte edhe ndonjë që sillej pak
më mirë.
Isha i vetëdijshëm se nuk më kishin sjellë këtu për të më përkëd-
helur. Në fillim e pata vështirë, por shpejt m’u desh të pajtohem me
faktin se deri në fund do të më duhej të qëndroja këtu - i mbyllur në
qeli dhe nën një regjim të rreptë e special - si të isha ndonjë kriminel
i rrallë. Duhej të bëhesha i fortë e i qëndrueshëm dhe të duroja deri
në fund, sepse s’kisha rrugë tjetër. Sillja ndër mend ata që kanë vuaj-
tur - dhe vuajnë ende - bashkëkombësit e mi, të burgosurit e djeshëm
(dhe të sotëm) politikë shqiptarë nëpër kazamatet serbe dhe jugosl-
lave. Me vite e dekada. Kujtoja Adem Demaçin me shokë. Kujtoja stu-
dentët e mi të ‘81-shit, që e kaluan rininë nëpër burgje. Kujtoja Ukshin
Hotin dhe peripetitë e tij të shumta me pushtetin, në njërën anë dhe
me njerëzit tanë, në anën tjetër. Kujtoja Dubravën, Idrizovën, Nishin,
Pozharevcin, Stara Gradishkën, Goli Otokun e sa e sa kazamate të tjera
të tmerrshme, ku vëllezërit e mi që s’ishin pajtuar me dhunën dhe ter-
rorin e pushtuesve sllavë, kishin bërë miliona vjet burg të rëndë politik,
prej të cilave me mijëra nëpër qelitë e errëta, në vetmi të plotë. Nëse
me asgjë tjetër, ky popull i ka dëshmuar botës, përmes bijve të vet të
burgosur e të persekutuar si askund tjetër, se nuk është pajtuar as do
të pajtohet kurrë me ndarjen e padrejtë që i është bërë atij nga fuqitë

286
e mëdha evropiane dhe me trajtimin e egër që u është bërë e vazhdon
t’u bëhet shqiptarëve të mbetur nën sundimin e egër të shteteve fqinje.
Kisha kohë të mendoja për gjithçka. Hapësira e ngushtë e qelisë, aq sa
ta ngushton jetën dhe veprimin, po aq ta nxit fantazinë dhe mendimin.
Rrallë herë në jetë kam pasur një vërshim idesh dhe një koncentrim
mendor si ato ditë. Sa keq që s’kisha mundësi të shkruaja!

POEZIA M’U BË SHPËTIMTARE


Bëja përpjekje që ta ruaja kondicionin fizik duke e pastruar qelinë
nga disa herë në ditë me një majicë (kanotiere) që e hoqa nga trupi
dhe duke bërë ngapak fiskulturë (mënyrë kjo me të cilën e shkurtoja
sadopak edhe kohën që s’lëvizte nga vendi), ndërsa kondicionin men-
dor përpiqesha ta ruaja me një “metodë” speciale: duke bërë fiskulturë
letraro-artistike. Poezia m’u bë shpëtimtare si Visar Zhitit. Në vetmi,
në qeli, mes katër mureve dhe tri palë dyerve të hekurta, aplikova “re-
ceptin” e Visarit. Pas hutisë fillestare dhe frikës nga minjtë, që më push-
toi natën e parë, kur, në errësirë, dëgjoja një brejtje poshtë krevatit, e
cila ma mërgoi gjumin (të nesërmen pashë se nuk ishin minj, po një çift
pëllumbash që kishin bërë çerdhe me fije kashte në dritare të qelisë), e
ftova në ndihmë arsenalin e vargjeve që dija përmendsh që nga Budi,
Bogdani e Variboba e gjer te Naimi, Fishta, De Rada, Serembe, Noli,
Asdreni, Mjeda, Lasgushi, Migjeni, Kadareja, Agolli dhe poetët e tjerë
bashkëkohorë. Recitoja, në origjinal, edhe vargje nga poetët francezë
si Preveri, Apolineri, Vërleni e të tjerë. Falë kujtesës sime të fortë dhe
dashurisë së madhe për poezinë gjithmonë kam ditur shumë vargje
përmendsh, në çka ka ndikuar sigurisht edhe puna ime me studentë si
ligjërues i poezisë. Kujtoja në heshtje, e ndonjëherë recitoja edhe me zë,

287
pjesë nga “Bagëti e Bujqësia”, nga “”Këngët e Milosaos”, nga “Lahuta”,
poezitë më të mira të Nolit, të Migjenit e të Lasgushit, “Urën Mirabo”
të Apolinerit, “Barbarën” e Preverit, shumë poezi të poetëve bashkëko-
horë, si edhe disa nga vjershat e mia të hershme, kur, papritmas, ditën
e dytë a të tretë, lindën edhe vargjet e para. Në fillim i “shkrova” katër
vargjet e vjershës “Apoteozë ujit”, lindja e të cilave më gëzoi pa masë,
pastaj edhe të tjerat varg. S’kisha as letër, as laps, asgjë. E, megjithatë,
arrita të krijoja, ashtu me mend, një cikël prej 15 poezish të shkurtra
miniaturale, tepër të shtrenjta për mua, nga ato që Xhevahir Spahiu në
librin e tij “Kohë e krisur” i quan “shkurtima”.
Ato ditë, pak para se të më merrnin në burg, e kisha lexuar rishtas
romanin “Krastakraus” të Bilal Xhaferit, një nga romanet më të mira
me temë historike të letërsisë shqipe. Eh, Bilal Xhaferri, ç’talent dhe
ç’fat! Më ishin ngulitur në kujtesë vargjet e një kënge të bukur që citon
Bilali në romanin e tij, që s’më hiqeshin asnjë çast nga mendja:

Mos kosit kositës


te sheshet e Ujmirës
ku mbijnë fije trifilesh
dhe lulëkuqe plagë.

I përsërisja shpesh këto vargje, bashkë me atë vargun lapidar që u


prin këtyre: “Mos kosit kositës mbi varrin tim të humbur”. Kur, për
çudi, një mbasdite u dëgjua vringëllima e kosës që kosiste në oborrin
e mbjellë me bar të burgut. Tingujt ritmikë të kosës dhe frymëmarrja
e rregullt e kostarit depërtonin qartë në qelinë time dhe unë aty për

288
aty bëra adaptimin e kësaj kënge, duke krijuar kështu një palimpsest
poetik:

Mos kosit kositës


në burg të Lipjanit
ku mbijnë fije bari
dhe ëndrra llahtar.

Mos kosit kositës


mbi varrin tim të gjallë!

“Nuk ka burg që e nxë njerinë” - thotë poeti spanjoll Migel Ernandes


(1910-1942). Ky është një varg i tij. Nuk ka burg që e nxë njerinë -
ligjëron shpirti i poetit, njërit nga më të mëdhenjtë e shekullit, i cili
(ç’paradoks!) vdiq në qeli në moshën 32 vjeç.

KALOI EDHE KJO SI ÇDO GJË TJETËR. Ç’NA PRET


NESËR?
Kërcënimet dhe provokimet e gardianëve vazhdonin si më parë, por
problemin kryesor e kisha, megjithatë, me kohën. Si ta plakësh ditën e
gjatë të verës vetëm i mbyllur në një hapësirë aq të ngushtë. Pa gazetë,
pa libër, pa radio, pa televizion, pa shokë, pa laps, pa letër, pa asgjë... Pa
e kaluar asnjëherë pragun e derës. I mbyllur si në varr. E i gjallë. Vetëm
me veten dhe kujtimet. Me të dashurit e tu që i do më shumë se kurrë.
Me poetët e tu që të bëjnë “shoqëri” ditë e natë. Dhe me “engjëjt” që
mezi presin të të zënë në “flagrancë”: mos je shtrirë, mos je zhveshur,

289
mos ke fjetur, mos... Sepse, ky nuk është hotel, as plazh! - ma kujtonte
shpesh Danjolli i Sherkës.
Po afrohej edhe dita kur skadonte afati i dënimit tim prej 15 ditësh.
Para se të më merrnin as vetë muk kisha menduar se do ta vuaja deri
në fund këtë dënim absurd! E ç’kisha bërë unë? Ç’faj? Kisha shkuar në
Shqipëri pa “vizë dalëse”! Kisha shkelur “murin e Berlinit”, që ndan
shqiptarët këndej e andej kufirit. Shumë të tjerë i kishin dënuar me të
holla për këtë “delikt”, dija edhe të tillë që as ua kishin marrë fare pasa-
portat (Policia i di punët e veta!), kurse mua - me burg! Nuk ndihmuan
as ankesat e shumta të avokatit, z. Destan Rukiqi, të cilin e falënderoj
publikisht për shërbimet e bëra. Tentimet e tij për të më vizituar në
burg, sikurse edhe të anëtarëve të familjes sime, kishin qenë të kota.
Gjatë tërë kohës, sa qëndrova në “fllad”, unë nuk pashë fytyra të tjera,
pos atyre të policëve dhe të kuzhinierëve që ma sillnin ushqimin. Dre-
jtoria e burgut jo vetëm që m’i ndaloi kontaktet me njerëzit dhe me
botën, por nuk e pa të udhës të më falte qoftë edhe një minutë. Përkun-
drazi. Edhe pse sipas ligjit duhej të lirohesha në mëngjes, kur edhe isha
arrestuar, mezi më lëshuan pasdite, duke më mbajtur shtatë orë më
shumë.
Më në fund, më 16 korrik, në orën tre e pesëmbëdhjetë minuta dal
nga “oborri i mallkuar” dhe drejtohem kah vetura e parkuar pak më
tutje, ku më prisnin im nip, Arbeni dhe dy djemtë e mi, Driloni dhe
Shpëtimi. Duhet të kem qenë tejet i zbehtë dhe i raskapitur, sepse e
hetova që ata më shikonin me habi dhe disi me frikë. Rruga nga kabina
e deri tek vetura, m’u duk e gjatë, shumë e gjatë. Një shekull. Hapat
i kisha të rëndë plumb. Ecja ngadalë rrafshit të gjerë të Kosovës dhe
mendoja:

290
Kaloi edhe kjo. Si çdo gjë tjetër. Kaloi, por... Ç’na pret nesër?
Ç’i pret fëmijët tanë?!

P. s.- Këto shënime i kam pasur gati në kokë qysh ato ditë kur vuaja
dënimin në Burgun e Qarkut në Prishtinë dhe sidomos gjatë qëndrimit
në qeli në Lipjan. I nxora në letër - më vonë - jo për të treguar vuajtjet e
mia, sepse ato s’janë asgjë karshi vuajtjeve të sa e sa martirëve të vërtetë
dhe të tërë popullit tim të robëruar, por për t’u çliruar nga një barrë.
Ishte njëlloj “shtatzënie” prej së cilës duhej të lirohesha patjetër.

(Gusht-shtator 1996)

Ky tekst botohet për herë të parë.

291
NË VEND TË PASTHËNIES:
NJË INTERVISTË E KOHËVE TË FUNDIT

NË BALLKAN SECILI PANDEH SE IA KA HEDHUR TJETRIT!

- Përshëndetje Profesor dhe urime 65-vjetori i lindjes! Keni botu-


ar dhjetëra libra, secili më në zë se tjetri dhe më i veçantë se tjetri.
Keni publikuar qindra opinione për fenomene të ndryshme le-
trare, kulturore, arsimore, gjuhësore, politike e shoqërore. S’ke-
ni heshtur kurrë për kurrfarë padrejtësie, që i është bërë shtetit
e as kombit. S’besoj se do të heshtni as tash e tutje. Por, kaherë
krijuesve u është bërë kjo pyetje, “Pse shkruani?”, por edhe janë
dhënë shpjegime të ndryshme nga ta. Pse shkruan profesor Agim
Vinca?

TË SHKRUARIT ËSHTË NJË LLOJ TERAPIE


- Kjo është pyetja më e zakonshme, por edhe më e vështira që mund
t’i bëhet një krijuesi. Përse shkruaj? Shkruaj, sepse nuk di mënyrë tjetër
më të mirë për ta realizuar veten; shkruaj, sepse nëpërmjet shkrimit
dëshiroj të komunikoj me njerëzit, të njohur e të panjohur, të afërt e të
largët, këtu e gjetiu, sot dhe nesër. Shkruaj, sepse dëshiroj të lë gjurmë
në kohë, duke shpalosur veten, duke gjykuar për kohën dhe njerëzit
dhe duke afirmuar të mirën e goditur të keqen; shkruaj, sepse të shkru-
arit është, pse jo, një lloj terapie, e cila, nëse nuk i shëron plotësisht, së
paku i zbut, dhembjet që i shkaktojnë njeriut vetmia dhe melankolia.
292
Shkruaj, sepse e dashuroj gjuhën në të cilën shkruaj, gjuhën shqipe dhe
dua ta provoj veten duke u bërë, si thotë një poet i brezit tim (më duket
Xh. Spahiu), “rob dhe zot i saj”; shkruaj, më në fund, sepse dëshiroj ta
sfidoj vdekjen, aq sa është e mundur kjo gjë nga ne njerëzit, që fizikisht
jemi të përkohshëm në këtë botë.
- Në 65-vjetorin e lindjes suaj, Redaksia e revistës “Fjalë e valë”
Ju kushtoi një numër tematik, i cili ka dalë si libër nën titullin
“Krijuesi i pandalur”. Më 15 janar, ditën e fundit të semestrit
dimëror të vitit akademik 2012/2013, në Fakultetin e Filologjisë
u përurua ky botim, kurse Ju, me atë rast, u nderuat me mirën-
johje “për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë zhvillimit dhe
përparimit të Universitetit të Prishtinës”. Çfarë do të veçonit në
këtë 65-vjetor? Është vështirë të plakesh duke shkruar letërsi e
duke e studiuar atë?
- Revista “Fjalë e valë” është pothuajse e vetmja revistë letrare, që
del rregullisht në Kosovë. Kohë më parë, kjo revistë shënoi 10-vjetorin
e daljes së saj, gjë që do të thotë se ajo tashmë ka krijuar një traditë.
Redaksia e revistës e ka parë të udhës që një numër të saj t’ia kushtojë
veprimtarisë sime, siç thuhet në “Fjalën e Redaksisë”, me të cilën ha-
pet ky numër i revistës, me rastin e 65-vjetorit të lindjes, 40-vjetorit të
fillimit të punës në Universitet (1972-2012) dhe 40-vjetorit të botimit
të librit tim të parë (Feniksi, 1972), për çka unë shfrytëzoj rastin t’i
falënderoj publikisht. Ky botim tashmë ka dalë nga shtypi dhe gjendet
në duart e lexuesve. Në të janë përfshirë shkrime të përzgjedhura për
krijimtarinë time letrare e shkencore, disa poezi të miat në fillim (dy
prej të cilave kushtuar Mitrovicës), një tufë poezish-kushtime për mua

293
të disa poetëve të shquar shqiptarë e të tjerë dhe një kronologji e jetës
dhe e veprimtarisë sime.
Kjo është, pak a shumë, përmbajtja e numrit tematik të revistës “Fjalë
e valë”, të 23-tit me radhë, kushtuar “Prof. A. Vincës, në 65-vjetorin e
lindjes”.
Ndërkaq, Universiteti i Prishtinës, në kuadër të 100-vjetorit të Pa-
varësisë së Shqipërisë, ka nderuar me mirënjohje një numër të kon-
siderueshëm profesorësh të këtij Universiteti, në mesin e të cilëve edhe
mua. Meqenëse në manifestimin e organizuar me atë rast u tha se
profesorëve të gjallë mirënjohjet do t’u dorëzohen nëpër njësitë aka-
demike, u shfrytëzua rasti që mua të më dorëzohej në takimin e para
do ditëve në Fakultetin e Filologjisë, gjë që e bënë bashkërisht dekani i
Fakultetit dhe zëvendësrektori për mësim i Universitetit.
- Në fjalën tuaj të mbajtur në promovimin e revistës “Fjalë e valë”,
në të vërtetë të librit “Krijuesi i pandalur”, Ju evokuat kujtime
nga jeta juaj studentore dhe iu drejtuat me një porosi të pran-
ishmëve në sallë, në mesin e të cilëve kishte edhe mjaft studentë...
- Fjala që mbajta unë në mbyllje të këtij takimi, siç më pëlqen ta
quaj, titullohet: “Mos u dëshpëroni nëse rrëzoheni; dëshpërohuni nëse
nuk ringriheni!”. Duke evokuar episodin e provimit të parë në jetë, në
Fakultet, unë desha t’u transmetoj studentëve të mi, atyre në radhë të
parë, por edhe të pranishmëve të tjerë në sallë, të rinj e pleq, një mesazh
të qartë dhe dashamirës. Jeta ka rënie e ngritje, suksese e dështime.
Puna është të mos thyhemi, të mos dëshpërohemi, të mos dorëzohemi.
Konsideroj se ky mesazh ka konotacione më të gjera sesa jeta studen-
tore dhe suksesi a mossuksesi në provime; ai na përket të gjithëve si
individë dhe si pjesëtarë të një kombi e shoqërie.

294
- Kohë më parë u mbajtën zgjedhjet e anëtarëve të rinj në Ak-
ademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Emri Juaj, për
çudi, përsëri nuk figuron në listën e të pranuarve! Përse nuk po
ju pranojnë në Akademi, Profesor: për shkak të xhelozisë, frikës
së qëndrimit tuaj të drejtpërdrejtë: “e bardha e bardhë”, “e zeza e
zezë”, apo ka ndonjë arsye tjetër, politike?

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE E


KOSOVËS NUK E MERITON EMRIN QË KA
- Secila veç e veç dhe që të tria bashkë: xhelozia; frika nga qëndrimi
i drejtpërdrejtë e jokonformist, në të vërtetë nga integriteti moral
e intelektual, por edhe “mëkatet” e natyrës politike, intelektuale dhe
shkencore në përgjithësi.
Pjesa dërrmuese e anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve
të Kosovës nuk kanë vepër të përfillshme shkencore ose edhe letrare e
artistike; shumica syresh janë intelektualisht të tredhur, të shurdhër e
memecë (jo rastësisht organet serbe në ndërtesën e vjetër të ASHAK-
ut vendosën Shoqatën e Shurdhmemecëve!), pa dije e guxim intelek-
tual dhe pa kredibilitet moral dhe, e treta, në ASHAK mbizotërojnë
njerëzit që në periudhën e autonomisë kanë qenë jo vetëm anëtarë
të devotshëm të Lidhjes së Komunistëve, por edhe plotësisht luajalë
ndaj sistemit jugosllav; njerëz që shënonin me konferenca shkencore
e botime të posaçme përvjetorët e “shokut Tito”, kurse pas vitit 1990
u shndërruan në anëtarë jo vetëm të devotshëm, por edhe fanatikë të
Lidhjes Demokratike të Kosovës. Duke mbështetur pa rezervë, indi-
vidualisht dhe kolektivisht, “politikën e urtë e paqësore presidenciale”,
akademët tanë kundërshtonin çdo formë të rezistencës aktive ndaj ok-

295
upatorit, përfshirë edhe rezistencën e armatosur të UÇK-së, të cilën ata
dhe “idhulli“ i tyre e quanin “dorë e zgjatur e shërbimeve sekrete serbe”,
kurse kryengritjen e armatosur “aventurë që kishte për qëllim ta digjte
Kosovën” dhe t’ia lehtësonte kështu punën pushtuesit për ta shndërru-
ar atë, sipas tyre, në “tokë të shkretë”.
Si njeri, krijues e intelektual kam qenë pothuajse prej fillimi kundër-
shtar i politikës së ashtuquajtur “paqësore”, të cilën disa e quanin, mad-
je, edhe “gandiste”, që në fakt ishte politikë e frikës dhe e nënshtrimit
dhe përkrahës i rezistencës aktive, padëgjueshmërisë qytetare ndaj or-
ganeve të pushtuesit në fillim dhe kryengritjes së armatosur për çlirim,
më vonë, si e vetmja rrugë që duhet të ndjekë një popull që e ka seri-
ozisht luftën e vet për liri e pavarësi.
Kjo është një përgjigje, e pjesshme, pyetjes suaj. Konsideroj se në
mënyrë pak më të plotë i jam përgjigjur kësaj pyetjeje në intervistat
dhe paraqitjet e mia në media lidhur me “çështjen ASHAK”, kurse në
mënyrë shumë më të plotë shpresoj t’i përgjigjem në një të ardhme jo
shumë të largët.
- Kush mund bëhet sot anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të
Arteve të Kosovës?
- Kushdo që e ka mirë me kryetarin e saj aktual, një gjeograf, që
merret me tabela e statistikë demo(no)grafike; me dy ish-kryetarët e
saj gjuhëtarë, relativisht të zotë si studiues, por tejet meskinë, cinikë e
mizantropë si njerëz; me kryesinë e kësaj, ta quaj shoqate të shndërruar
në shtëpi private; kushdo që u bën lajka dhe u vardiset atyre; që nuk ka
“mëkate” politike dhe, mundësisht, as formim të mirëfilltë shkencor e
intelektual; që është i urtë, simpatik, titist, rugovist, lëdëkë-lëdëdëist,
mundësisht anëtar i ndonjërës prej partive-bisht (preferohet të qenit

296
funksionar, fjala vjen, nënkryetar i ish-partisë fshatare të asfaltit!),
preshevar a gjakovar, lokalist e provincialist (edhe në qëndrimin ndaj
gjuhës standarde shqipe!); që di të tregojë anekdota e di të sillet me
gjentilencë e të qeshë vesh më vesh para eprorëve të vet, pavarësisht që
nuk është në gjendje të shkruajë as një faqe tekst pa gabime drejtshkri-
more e të tjera; që nuk është në gjendje të mbajë një ligjëratë a fjalë për
të qenë në Prishtinë se jo më gjetkë, se për vepra e projekte shkencore
serioze as që mund të flitet.
Zgjedhjet e anëtarëve të rinj në Akademinë tonë “të shkencave” prej
viteve ’90 e këndej janë manipuluar secilën herë, por pas zgjedhjeve të
fundit, të vitit 2012, në të cilën udhëheqja agile e ASHAK-ut, e realizoi,
si asnjëherë më parë, qind për qind “planin” e vet katërvjeçar, duke
pranuar 19 anëtarë të rinj përnjëherë, me ndonjë përjashtim, secili më
beter se tjetri, ka ardhur koha që Akademia e Shkencave dhe e Arteve
e Kosovës të quhet e ashtuquajtura Akademi e Shkencave dhe e Arteve
e Kosovës, sepse nuk është më e tillë!
- Pasi jeni anëtar i Këshillit të Librit në MKRS deshëm të dimë se
a jeni i kënaqur me veprat konkurruese të autorëve dhe shtëpive
botuese që jua sjellin aty për ta marrë miratimin tuaj?
- Jo, aspak. Ose fare pak. Prurjet janë tejet modeste. Herë-herë edhe
joserioze. Kjo gjendje flet për krizën nëpër të cilën kalon kultura jonë, e
mjedisit tonë, kosovar, ku edhe njerëzve me tituj më të lartë shkencorë
u mungon shumë herë kultura elementare e shkrimit, dija dhe përku-
shtimi krijues.
- Profesor, për punën, dijen, librat dhe kriteret në fakultet ju
nderojnë kolegët dhe studentët, me shkrime promovuese rreth
jush, kush tjetër jo. Edhe sa kohë do të jeni ligjërues në Fakultetin

297
e Filologjisë dhe ku do të shkoni më pas?

UNIVERSITETI DHE POLITIKA E KUADROVE


- Me 65 dilet në pension. Sipas ligjit. Por ka një qëndrim që pro-
fesorët, për mungesë të pensionit (pensionet ekzistuese s’janë veçse
ndihma sociale!), të angazhohen deri në moshën 70 vjeç. Pastaj, kush
si; kah sytë këmbët!... Nëse do të jem gjallë e shëndoshë do t’i përkush-
tohem finalizimit të veprës sime shkencore dhe letrare, përfshirë edhe
ditarët dhe kujtimet.
- Çfarë masash duhet të marrin Rektorati dhe Ministria e Arsim-
it për profesorët që mbajnë nga dy e tri punë, për ata që ligjërojnë
në UP dhe në kolegje private?
- Mendoj se kjo çështje duhet të zgjidhet një herë e mirë, konform
ligjit, pa bërë asnjë lëshim. Por problemi i mbajtjes së dy a tre vendeve
të punës dhe i angazhimeve të shumta në Kosovë është dukuri shumë e
përhapur, që i kalon caqet e Universitetit të Prishtinës dhe të sistemit
arsimor në përgjithësi. Uzurpimi i posteve, i vendeve të punës, marr-
ja përsipër e angazhimeve nga më të ndryshmet, të qenit anëtar bor-
desh e këshillash, gjithnjë kundruall një page të caktuar, është dukuri e
përgjithshme në Kosovë. Në Kosovë ka shumë njerëz të papunë (edhe
me kualifikime të larta shkollore e me grada shkencore), ka shumë të
varfër, madje edhe të rrezikuar nga uria, ka pensionistë që, edhe pas
dyzet vjet pune e kontributi, nuk mund ta sigurojnë ekzistencën e vet
minimale dhe ka njerëz që s’ia dinë skajin pasurisë. Në këtë grup hy-
jnë në radhë të parë njerëzit e politikës (ata që i kanë në dorë penjtë e
shtetit dhe tenderët e famshëm), por edhe në mesin e intelektualëve ka
jo pak profiterë. Ka edhe njerëz që qëndrojnë me dekada në krye të in-

298
stitucioneve, madje edhe pa konkurs, duke iu përshtatur si kameleonë
secilës parti që vjen në pushtet dhe duke i mitosur me lajka e dhurata
ata që vendosin për postet e tyre, ministrat përkatës dhe shefat e tyre.
- Kaluam kështu, spontanisht, te problemet shoqërore dhe poli-
tike. Çfarë është politika e kuadrove në Kosovë? A bazohet ajo
mbi meritokracinë apo mbi luajalitetin partiak, nepotizmin dhe
servilizmin?
- Më vjen keq ta them, por Kosova nuk do të prosperojë derisa nuk
do të ketë një politikë më të drejtë të kuadrove, që bazohet mbi krit-
erin e aftësisë profesionale dhe të ndershmërisë morale e jo mbi për-
katësinë partiake dhe lidhjet familjare e “kritere” të tjera të ngjashme.
Ende mbahet mend deklarata qesharake e një ministri të njërës nga qe-
veritë e kohës së LDK-së, i cili vërejtjes se kishte punësuar në dikasterin
e tij dhjetëra të afërm të vet, iu përgjigj me fjalët: “Në Kosovë të gjithë
janë: nip e dajë!”. Fjala “dajë” u përmend edhe në bisedat telefonike të
njerëzve përgjegjës të partisë e cila e udhëheq sot Kosovën, të cilat iu
bënë të njohura kohë më parë opinionit, aq sa mund të thuhet lirisht se
tashmë është bërë metaforë e nepotizmit tonë proverbial.
Kundër nepotizmit duhet luftuar, njësoj sikurse kundër korrup-
sionit, shkeljes së ligjit, uzurpimit të pronës publike, keqpërdorimit të
pushtetit dhe keqpërdorimeve të tjera, të të gjitha llojeve, që kanë vër-
shuar Kosovën tonë të dashur e martire, si e quanim dikur.
Politika e kuadrove e qeverisë aktuale dhe e partisë kryesore të
koalicionit qeveritar, PDK-së, lë shumë për të dëshiruar edhe në një
plan tjetër. Edhe pse duket si paradoks, PDK-ja, çuditërisht, më shumë
se mbështetësit e saj, të dikurshëm apo edhe të tanishëm, i mbështet,
shumë herë, kundërshtarët e saj, realë a potencialë, duke i shpërblyer

299
me poste, privilegje e shpërblime! Më tha një ditë një mik, mbështetës i
UÇK-së që në orët e para dhe i “krahut të luftës” pas ’99-s, si me shaka:
“Ata më shumë kujdesen për armiqtë sesa për miqtë!”.
Do të përpiqem ta konkretizoj, pak a shumë, këtë që thashë më lart.

KUSH “VDES” E KUSH “NGORDH” NË KOSOVË!


Lexova kohë më parë në një nga të përditshmet tona fjalinë e
mëposhtme: “Në Kosovë vdesin vetëm bletët, kuajt dhe anëtarët e LDK-
së. Të gjithë të tjerët ngordhin”. U skandalizova dhe s’u besoja syve duke
e lexuar këtë fjali idioteske, që përsëritej dy herë brenda një teksti të
shkurtër, të shkruar nga një kolumnist, i cili bënte sikur i kundërvi-
hej asaj, por, ja që gjente rastin ta plasonte në shtyp. Askush nuk ka
reaguar deri më sot, as me gojë e as me shkrim, ndaj kësaj thënieje
morbide, që, po të ishte shqiptuar diku tjetër, do të ishin ngritur në
këmbë i madh e i vogël. “...vetëm bletët, kuajt dhe anëtarët e LDK-së
vdesin; të gjithë të tjerët ngordhin”! O Zot, deri ku arrin fanatizmi poli-
tik! Po gratë lehona, po nënat plaka, po pleqtë mjekërbardhë, po fëmi-
jët e foshnjat e pafajshme; po njerëzit zemërbardhë të kësaj toke, që
nuk i takojnë e as nuk i kanë takuar ndonjëherë ndonjë partie politike...
Kot. Të gjithë “ngordhin”, si qentë, nëse nuk janë anëtarë të LDK-së!
E tmerrshme ta mendosh! Jo ta botosh! Dhe, papritmas, po ato ditë,
autori i kolumnes në të cilën haset fjalia e mësipërme, zgjidhet anëtar i
një bordi të rëndësishëm si përfaqësues i njërës nga ministritë tona më
të rëndësishme, MASHT-it! Kurse vitin e kaluar, po nga kjo ministri,
u zgjodh “shkencëtar i vitit” një profesor, i cili, në vitin 1991, kur u
aplikuan masat e dhunshme në Universitetin e Prishtinës, i pranoi ato

300
dhe vazhdoi të ligjëronte në Fakultet, serbisht, deri në vitin 1993, kur u
largua nga Kosova, për të mos u kthyer kurrë më.
- Në 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar me mirënjohje
e motivacione të ndryshme u nderuan shumë figura në qytete
të ndryshme të Shqipërisë. Ju, edhe pse përgatitët “Muzën e
Mëmëdheut”, u harruat. Pse?
- Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me rastin e 100-vjetorit të
shpalljes së Pavarësisë, në një ceremoni të organizuar në selinë e Pres-
idencës, të cilën unë e ndoqa përmes ekranit, nderoi me “Medaljen
e Mirënjohjes” të gjithë autorët që kontribuan me botime letrare dhe
artistike në shënimin e këtij jubileu të rëndësishëm. Nuk e di si dhe
kush ka vendosur për këtë çështje (kush e ka bërë përzgjedhjen e laure-
atëve), por me të gjitha kriteret në këtë listë është dashur të ishte edhe
“Muza e Mëmëdheut” dhe unë si autor i saj.
Unë jam mësuar të anashkalohem nga çmimet dhe dekoratat, por
kësaj radhe vërtet e ndjeva veten të fyer, ashtu sikundër edhe kur lexova
emrat e atyre që ishin shpallur “Qytetarë Nderi” të Vlorës nga kryetari i
Bashkisë së këtij qyteti historik, po me rastin e 100-vjetorit, në mesin e
të cilëve ishin edhe një poet kosovar, i cili me vargjet e tij të botuara në
vitin 1997 kishte fyer Vlorën dhe vlonjatët, si dhe dy kryetarë komu-
nash periferike të Kosovës.

- Çfarë keni ndërmend të shkruani pas gjithë asaj bibliografisë


suaj dhe për çfarë mendoni se opinioni do t’ju mbajë mend dhe
do t’ju përmendë?
- Nuk e di. Nuk jam i sigurt. Askush nuk mund ta dijë plotësisht
një gjë të tillë, madje as krijuesit e mëdhenj. Besoj se disa poezi të miat

301
do të lexohen, mbahen mend e citohen edhe pas njëqind vjetësh. A
janë pesë, dhjetë a pesëmbëdhtjetë nuk e di, por e di se këtu hyjnë ato
poezi që kanë kuptim e muzikalitet, që tingëllojnë shqip dhe që mëso-
hen lehtë përmendsh. Studimi im monografik “Struktura e zhvillimit
të poezisë shqipe (1945-1980)” besoj se do të jetë pikë referimi sa herë
që do të flitet për poezinë bashkëkohore shqipe si pjesë shumë e rëndë-
sishme e letërsisë dhe kulturës shqiptare. Edhe disa shkrime të tjera
kritike, ese, vështrime e studime për letërsinë shqipe shpresoj ta mbije-
tojnë autorin e tyre. Ndoshta polemikat, ndoshta shkrimet publicistike
a diçka tjetër që pritet të lindë, sepse krijuesit gjithmonë mendojnë se
veprën e tyre më të mirë do ta shkruajnë më vonë.
- Jeni shpirt polemik. Pakëz Nol, pakëz Konicë. Keni polemizuar
me shumë shkrimtarë, gazetarë, publicistë e intelektualë maqe-
donas, serbë e të tjerë (herë-herë edhe shqiptarë) në mbrojtje të
interesave kombëtare dhe të parimeve tuaja morale e krijuese.
Keni botuar shumë shkrime polemike të kësaj natyre në shtyp, si
dhe tre libra publicistikë... A ju ka marrë shumë kohë e energji
kjo punë dhe a ju ka ndarë nga puna krijuese?

KAM POLEMIZUAR EDHE ME DAÇIQIN


- Sigurisht që po. Madje jo pak. E kam filluar këtë punë, i shtyrë
nga rrethanat, por edhe nga natyra dhe karakteri im njerëzor, që nuk
pajtohet me të bërit sehir, në vitin 1986, për ta vazhduar përgjatë viteve
’80 e ’90, por edhe më vonë, madje edhe në ditët e sotme. Kam polemi-
zuar me gazetarë, shkrimtarë, publicistë, intelektualë e politikanë serbë
e maqedonas, madje dhe me kryeministra, kandidatë për presidentë,
ministra, deputetë e të tjerë. Kam polemizuar edhe me Daçiqin, në vi-

302
tin 1993, kur ishte zëdhënës i Millosheviqit. Jemi “hëngër” për çësht-
jen e Vetëvendosjes (jo si organizatë politike, sepse nuk ekzistonte në
atë kohë, por si koncept politik). Në një shkrim të botuar në gazetën
“Borba” të Beogradit, më 27-28 shkurt 1993, kryeministri i sotëm serb,
atëherë zëdhënës i Partisë në pushtet, “SPS”, pohonte se populli serb
qenkësh i vetmi popull në Ballkan, që “i mohohet e drejta e vetëven-
dosjes”. Në reagimin tim me titull “Shqiptarët dhe e drejta e vetëven-
dosjes ose vullneti i ndrydhur me dhunë”, ia kujtoja Daçiqit se nëse në
Ballkan ka ndonjë popull, të cilit i është mohuar dhe vazhdon t’i moho-
het kjo e drejtë, pra e drejta e vetëvendosjes - këta janë shqiptarët. Dhe
është pikërisht regjimi serb, shtoja në vazhdim, që shtyp me dhunë vull-
netin politik të shqiptarëve të Kosovës, të drejtën e tyre për t’u deklaruar
lirisht, me referendum, nëse dëshirojnë të jetojnë nën Serbinë, të kenë
shtetin e tyre të pavarur apo të bashkohen me shtetin amë, Shqipërinë,
duke nënvizuar se po t’u bëhej i mundur deklarimi i lirë do të fitonte
pa dyshim opsioni i tretë, ithtar i të cilit jam edhe vetë. Në replikën e tij
ndaj reagimit tim, Daçiqi pat thënë, sa më kujtohet, se Serbia është “shtet
demokratik”, sepse “një shtetas i saj” ka guximin të deklarohet për “bash-
kim me Shqipërinë” dhe nuk pëson asgjë, pra nuk burgoset për shkak të
mendimit të tij.

- Dhe është po ky Daçiq që tani, në njërën anë, zhvillon negociata


me kryeministrin tonë Thaçi në Bruksel, kurse, në anë tjetër, heq
demonstrativisht lapidarin e dëshmorëve në Preshevë. Komenti
Juaj?
- Po, po. Ai është. Dhe jo vetëm ai. Daçiqët bëjnë punën e vet, ashtu
siç mendojnë se u përgjigjet më së miri atyre, kurse ne do të duhej ta

303
bëjmë punën tonë ashtu siç na konvenon ne. Dhe kur them “ne” kam
parasysh kastën politike shqiptare dhe institucionet tona shtetërore,
Tiranën zyrtare, pastaj Prishtinën dhe, gjithsesi, edhe liderët politikë
të luginës së Preshevës. Lojën e “matjes së pulsit” dhe të hidheprit-
jeve disaditëshe ndërmjet palëve “në konflikt”, e kapitalizoi pala serbe,
kurse ne na rrofshin fjalët e mëdha! Është e vërtetë se faktori politik i
Preshevës dhe qytetarët e saj nuk bënë as më të voglën përpjekje për ta
mbrojtur lapidarin (ideatorët e ngritjes së tij është dashur ta mendonin
edhe këtë situatë!), por heqja e këtij lapidari, në pikë të ditës, me forca të
mëdha policore, është fyerje për të gjithë shqiptarët, kudo që janë. Akti
vandal i heqjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së nga qeveria ser-
be e kryesuar nga Ivica Daçiqi, tregon se ujku qimen e ndërron, por hujin
jo!

DIALOGU ME SERBINË DHE DILEMAT RRETH TIJ


- Po ç’mendim keni për bisedimet që po zhvillohen në Bruksel
ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe atij të Ser-
bisë? Cili është shikimi Juaj i këtyre negociatave?
- Pala shqiptare ka lëshuar pe edhe në Rambuje, edhe në Vjenë, duke
e bërë kompromisin e madh, kapital, sidomos kur e ka pranuar pakon
e Ahtisarit, me komunat e pastra serbe, me decentralizimin etnik, me
eksterritorialitetin e kishave dhe manastireve, me serbishten si gjuhë
zyrtare në tërë territorin e Kosovës (dhe në Prekazin e Adem Jasharit!),
me vendet e rezervuara në parlament për pakicat, veçanërisht serbët, me
marrjen e vendimeve me dy të tretat e përfaqësuesve të minoriteteve, me
multietnicitetin e shpifur etj. Kurse pala serbe nuk ka lëvizur fare nga
pozicionet e veta. Nuk e ka pranuar Marrëveshjen e Rambujesë, nuk e

304
ka pranuar pakon e Ahtisarit, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të cilën e
konsideron pjesë të vetën me Kushtetutë; nuk e përfill, madje, as emrin
e saj legal, Kosovë, por e quan “Kosovë e Metohi”; harton platforma me
të cilat kërkon autonominë e serbëve në “Krahinën Autonome të Kosovë
e Metohisë”, që është një absurd sui generis; e konsideron të pazgjidhur
statusin e Kosovës; nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës, vazhdon t’i
mbështesë strukturat paralele në Veri, pengon njohjen ndërkombëtare
të Republikës së Kosovës dhe bën, për çdo ditë, obstruksione nga më të
ndryshmet në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve. E, megjithatë, Kosova
ka hyrë në bisedime me Serbinë. Sepse këtë e kërkojnë “miqtë tanë”, BE-
ja dhe SHBA- të; e kërkon Brukseli dhe Uashingtoni. Ky është arsyeti-
mi, për të mos thënë refreni. Në fillim, në të ashtuquajturat “bisedime
teknike”, kurse tani në bisedimet me karakter politik të nivelit më të lartë.
- Si e shihni epilogun e këtyre bisedimeve?
- Uroj që ta kem gabim, por me skepsë dhe frikë. Shikoni: s’ka bised-
ime politike pa kompromis. E ka thënë Migjeni gjenial, ndonëse vetëm
njëzet e sa vjeçar, shtatëdhjetë e sa vjet më parë, te proza “Novelë mbi krizë
(1935): “O kompromis, fëmijë bastard i të gjitha mbledhjeve!”. Ndërkaq,
shefja e diplomacisë evropiane, baronesha Eshton, që është ndërm-
jetësuese e këtyre bisedimeve, pat deklaruar që në fillim se palët duhet të
përgatiten për “vendime të vështira”. Vini re: “palët” (jo vetëm njëra, por
që të dyja)! Kështu thotë gruaja, e cila përfaqëson organizmin në të cilin
synon të anëtarësohet Serbia falë këtyre bisedimeve, Bashkimin Evropi-
an, ndërkohë që statusin e kandidatit tashmë e ka fituar (pas “bisedimeve
teknike” të Editës dhe Borkos). Serbia, edhe pse shkaktare e luftërave në
ish-Jugosllavi, e krimeve dhe gjenocidit, po përkëdhelet nga bashkësia
ndërkombëtare. Nuk pati asnjë reagim nga Brukseli ndaj platformës së

305
saj provokative, e cila s’u lë gjë mangut dokumenteve të kohës së Mil-
losheviqit për zgjidhjen e “çështjes së Kosovës”, në mos edhe i tejkalon
ato. (Po sikur shqiptarët të kishin dalë me një platformë të ngjashme, një
Zot e di si do të ishte pritur?!). E shihni çfarë janë reagimet për varrezat
serbe, dëmtimi i të cilave, megjithëse i bërë në afekt dhe nga njerëz të
papërgjegjshëm, është një akt vërtet i turpshëm e i papranueshëm, kurse
për heqjen e lapidarit, mjerisht, edhe në deklaratën e Stejt-Departamentit
thuhej se ka ndodhur diku “në Serbi” e jo në një qytet ku gati qind për
qind e popullatës është shqiptare!
Në lidhje me bisedimet, edhe diçka. Ne jetojmë në Ballkan dhe në
Ballkan palët që “tregtojnë” (lexo: negociojnë) kurrë s’e tregojnë që në
fillim çmimin real, në mënyrë që, gjatë “pazarit”, të arrijnë diku në mes
me idenë se secili ia ka hedhur tjetrit!
- Kemi lënë pa ju pyetur për shumë gjëra, të cilat do të mbush-
nin qindra faqe të librit, por, për fund, çfarë mesazhi keni për
dashamirët e librit, për fansat tuaj në Facebook, letrarët e studi-
uesit e rinj dhe të vjetër?
- Para së gjithash për fansat në Facebook, si thoni Ju, kam jo porosi,
por një sqarim dhe falënderim. Sqarimi është ky: unë kam një faqe në
Facebook, të cilën nuk e kam hapur vetë e as nuk e administroj unë,
por dikush tjetër. Ky është ish-studenti im nga Tetova, botuesi, gazetari
dhe veprimtari i palodhshëm, Enver Neziri. Enveri i plason rregull-
isht shkrimet dhe intervistat e mia në Facebook, për çka e falënderoj
përzemërsisht. Por unë shfrytëzoj rastin t’i falënderoj me këtë rast të
gjithë “fansat” e mi, të gjithë ata që i pëlqejnë shkrimet dhe paraqit-
jet e mia publike, që i komentojnë ato, që bëjnë vlerësime e shprehin
adhurim e simpati për punën dhe krijimtarinë time, madje edhe ata

306
që nuk pajtohen me mendimin tim e mund të më bëjnë vërejtje, por
duke e ruajtur nivelin dhe sensin e komunikimit publik. Falënderoj
gjithashtu autorin e portretit që shfaqet në ekran posa ta hapësh faqen,
të punuar me aq përkushtim. Është dashur ta bëj këtë më herët, por, siç
ju thashë, nuk merrem me facebook-un, një për mungesë të kohës dhe,
e dyta, për shkak se unë i takoj brezit që është rritur me makinë shkri-
mi dhe mjafton që kam arritur ta përvetësoj të shkruarit në kompjuter
dhe komunikimin me postë elektronike, alias email.

Botuar te gazeta “Epoka e re” (Prishtinë), në dy vazhdime, më 27 dhe


28 janar 2013.

Intervistoi: Mal Qorraj

307
SHËNIM

Në këtë libër është përfshirë një përzgjedhje e shkrimeve publicis-


tike të autorit të botuara në periudhën pas botimit të librit Populli i
pandalur (1992). Shkrimet e përfshira në këtë libër (artikuj, ese, interv-
ista, reagime etj.) janë botuar e ribotuar më parë në shtypin shqiptar në
Kosovë, në Maqedoni, në Shqipëri e në Diasporë (ndonjë edhe jashtë,
në gjuhë të tjera), me përjashtim të dy-tre shkrimeve që botohen për
herë të parë.

Prishtinë, qershor 1997 A. V.

308
SHËNIME BIOGRAFIKE

Agim Vinca (Veleshtë, 22 maj 1947), poet, kritik letrar, historian i


letërsisë, publicist, polemist, antologjist, profesor në Fakultetin e Filolog-
jisë të Universitetit të Prishtinës, ka botuar këto vepra: Feniksi (poezi,
1972), Bregu i mallit (poezi, 1975), Në vend të biografisë (poezi, 1977),
Aspekte të kritikës sonë (studim, 1977), Qasje (kritikë, 1980), Buzëdrinas
(poezi, 1981), Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945-1980) (mono-
grafi historiko-letrare, 1985), Iz savremene albanske poezije u Jugoslaviji
(antologji, Sarajevë, 1985), Arna dhe ëndrra (poezi, 1987), Orët e poezisë
(kritikë letrare, 1990), Populli i pandalur (publicistikë, 1992), Alternati-
va letrare shqiptare (kritikë letrare, 1995), Kohë e keqe për lirikën (poezi,
1997), Shqiptarët mes mitit dhe realitetit (publicistikë, 1997), Dri’ (poezi,
përzgjedhje, Tiranë, 1999), Sonet i vetmuar (poezi, 2001), Kurs i teorive
letrare. Prej antikës deri te postmodernizmi (studim teoriko-letrar, 2002),
Panteoni i ideve letrare (studim teoriko-letrar, 2003), Fije të pakëputura
(sprova letrare dhe kulturore, 2004), Kënga e hapur (antologji e komen-
tuar, 2005), Psalmet e rrënjës (poezi, 2007), Letër Zotit (poezi të zgjedhu-
ra, 2008), (Po)etika e fjalës (kritikë, ese, studime, 2010), Arti i reagimit
(publicistikë, 2011), Muza e Mëmëdheut (antologji e poezisë atdhetare
shqipe, botuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,
2012), Teori letrare (botim i dytë i plotësuar, 2012) etj.
Në Zvicër (Bazel) është botuar libri me poezi të zgjedhura në dy
gjuhë,shqip-gjermanisht: Zogj të plagosur (Verwundete Vögel); në
Bukuresht libri me poezi të zgjedhura Urnë e gjallë (Urnǎ vie), në

309
përkthim rumanisht të Kopi Kyçykut dhe me parathënie të poeteshës
rumune Iolanda Malamen; në anglisht (në Shkup) libri me poezi të zg-
jedhura The World Revolves Around the South (Bota sillet rreth jugut),
pjesë e projektit të financuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së
Maqedonisë, në kuadër të të cilit janë përfshirë edhe disa autorë shqip-
tarë.
Është përfshirë pothuajse në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, të
botuara në Shqipëri, në Kosovë dhe në botën e jashtme, ndër të cilat vlen
të përmenden: An elusive eagle soars (Shqiponja ngjitet kah qielli) e al-
banologut të njohur Robert Elsie (1993), e financuar nga UNESCO-ja;
Antologie de la poèsie albanaise (Antologji e poezisë shqipe prej fillimeve
e deri më sot) e përgatitur dhe e përkthyer frëngjisht nga Alexandre Zo-
tos, profesor në Universitetin e Saint-Étienne-it (Francë) (1998); Misterul
rugăciunilor. O antologie a poeziei albaneze de azi (Lutjet e mistershme,
Antologji e poezisë së sotme shqipe) e Marin Dobreskut (2012) etj.
Me rastin e 65-vjetorit të lindjes revista «Fjalë e valë», që del në Mi-
trovicë, ia kushtoi një numër tematik të saj, i cili doli në formën e librit
nën titullin «Krijuesi i pandalur».
Ka marrë pjesë në tribuna e konferenca shkencore në Prishtinë,
Shkup, Tiranë, Stamboll, Romë, Paris, Nju-Jork, Berlin etj.
Agim Vinca merret edhe me përkthime letrare.

310
PËRMBAJTJA

Fjala e autorit.................................................................................................3

Një minutë gatitu!.........................................................................................9

I. ARTIKUJ, ESE, REAGIME


Bashkimi i shqiptarëve në një shtet - e vetmja zgjidhje e drejtë e
çështjes kombëtare shqiptare....................................................................17
Shqiptarët - mes mitit dhe realitetit.........................................................44
Lojë me vullnetin e popullit......................................................................53
Politikë paqësore apo tradhti kombëtare?...............................................62
Ku digjen flamujt, ç’kuptim ka poezia?!.................................................66
Shqiptarët - populli më i diskriminuar i Evropës...................................68
Vullneti i ndrydhur me dhunë..................................................................75
Nocioni «Shqipëri e madhe» - pjellë e propagandës antishqiptare......79
«Oazë e paqes» apo «mollë e Eridës»?....................................................82
Masë e re e gjërave apo mashtrim i ri?.....................................................87
Dialogu i refuzuar .....................................................................................93
Vademekum i çështjes kombëtare shqiptare...........................................99
Eseja politike dhe vetëdija kritike......................................................... 104
Mendime që s’vjetrohen......................................................................... 110
Njeri me “Unë” të fortë........................................................................... 116
Indiferenca dhe vdekja e shpirtit ......................................................... 118
Epopeja e pritjes....................................................................................... 121
Pse hesht Nënë Tereza?........................................................................... 128
Edhe një vit i mbrapshtë në historinë shqiptare ................................. 132
A ka disponim antishqipëri në Kosovë?............................................... 151
Demonstratat e ‘81-shit - faqe e re e historisë sonë ........................... 157
Gostivari - gur prove i politikës shqiptare në Maqedoni dhe ndaj
Maqedonisë.............................................................................................. 160
311
II. INTERVISTA
Intelektual është ai që merret me problemet e kohës së vet............... 169
Njohja e maqedonisë - dështim i diplomacisë shqiptare.................... 178
Përpjekje për të mbijetuar ..................................................................... 190
Letërsia jonë ka qenë dhe mbetet letërsi e rezistencës........................ 194
Regjimi i Beogradit manipulon me ndjenjat e popullit të vet........... 202
Intelektuali nuk bën të bjerë në pozita populiste ............................... 211
Lirinë nuk ta fal askush, ajo fitohet me sakrifica................................. 222
Kritika dhe kriza...................................................................................... 230
Duhet ta krijojmë kultin e gjuhës.......................................................... 238
Shkrimtari flet me ardhmërinë.............................................................. 245

III. FLETË NGA DITARI


“Koha është e maskarenjve, po atdheu i shqiptarëve!” ...................... 257
Ne jemi një!.............................................................................................. 264
Burgu. Një episod.................................................................................... 273

Në vend të pasthënies: një intervistë e kohëve të fundit


Në Ballkan secili pandeh se ia ka hedhur tjetrit! .................................. 292

Shënim...................................................................................................... 308

Shënime biografike.................................................................................. 309

312
ISBN 978-9951-641-56-2

9 789951 641562

You might also like