You are on page 1of 3

Vetëdija historike në romanin “Krastakraus”

Jeta e Bilal Xhaferrit ka qenë një jetë e vështirë që ka pasur dhe do të ketë diskutime edhe në të
ardhmen. Ajo shtrihet përmes 50 vjeçarit më të mundishëm të historisë shqiptare, ku talenti dhe
personaliteti krijues jo gjithmonë gjente shtigje të lira krijimi dhe afirmimi. Këto vështirësi
mbrujtën dhe për fat të keq vazhdojnëtë jenë të pranishme në mentalitetin e pas epokës së
socializmit real në gjykimin e një vepre letrare. Së pari, pas një periudhe të gjatë mendimi të lirë
dhe mendje hapësie në kulturën shqiptare, kritika dhe dashamirësit e letërsisë duhet të të fillojnë
të bëjnë për vete parimin e vlerësimit të veprës si tekst letrar, jashtë konsideratave të gjykimit të
jetës së autorit apo të lidhjeve të ndryshme sociale të mundshme të tij me to.

Në këtë kontekst, për lexuesit e të gjitha kohërave në gjuhën shqipe nuk ka sesi mos tu bjerë në
sy dhe të shijojnë artistikisht veprën e Bilal Xhaferit, këtij shkrimtari të ri të talentuar që u shfaq
në vitet 60’ në truallin ende jo shumë të punuar të prozës së gjatë shqiptare duke i dhuruar gjuhës
dhe kulturës së vet, një tharm e parzëm kombëtar në mënyrë elegante dhe të bukur. Romani
historik “Krastakraus”, që në titull mjaft ndjellës, duke revokuar një periudhë të hershmë dhe
primordiale të gjuhës e kulturës sonë, kur latinishtja dhe shqipja qëndronin krah-krah për krah në
komunikim, është i pari i llojit të vet në letërsinë shqipe që epokën e “Motit të Madh”, të Gjergj
Kastriotit nuk e shikon si një epokë rrethimesh dhe luftërash pa fund por edhe me jetë shoqërore
dhe institucione të ndërtuara të mesjetës. Ky lloj perceptimi i strukturës dhe përmbajtjes së
romanit që duket sikur përcjell në në prozë flladin e vargjeve deradiane të Romaneve të tij në
vargje si “Serafina Topia” dhe “Skënderbeu i Pafan”,ishte një risi letrare për letërsinë shqipe të
kohës që vuante nga motivi i angazhimit dhe paragjykimit për mesjetën. Sjellim ndërmend se
jemi në vitin 1967, kohë në të cilën sapo ka nisur Revolucioni Kulturor kinez, dallgët e të cilit
përplasen dhe në brigjet shqiptare, revokimi i së kaluarës nuk ishte i preferueshëm dhe
shkrimtarëve u kërkohej që të shkruanin për realitetin e ri.

Mirëpo pavarësisht këtij orientimi, në kuadër të të festimeve të 500 vjetorit të Skënderbeut, nga
shteti i atëhershëm, Bilal Xhaferri, gjen një mundësi që do ta befasonte lexuesin shqiptar, përmes
shkrimit të këtij romani që do i zbulonte mesjetën e vendit të vet, pothuasje dhe identike si ajo e
Evropës, pjesë e të cilit kishte qenë kahershëm qytetërimi arbër. Kjo anë e panjohur e Arbërisë
civitas, Arbërisë urbane besoj se është pjesa më ndjellëse e librit pasi rrëzon mite të rrënjosura
thellë në kulturën evropiane dhe të vendeve fqinje që e kanë parë Shqipërinë kur e rizbuluan në
fillimet e shekullit të XIX, si një vend malor të egër dhe oriental. Në roman ka përshkrime të
gjalla të rrugëve, të godinave administrative, të pallateve të princërve bujarë shqiptarë që për
lexuesin e sotëm shqiptar i risjellin në vëmendje se edhe territore të cilat sot mund të mos kenë
shkëlqimin e mëparshëm si Dukagjini apo Pulti, dikur ka qenë qendra qytetërimi në të cilat
kishte pallate, princa fisnikë dhe kanceleri që korrespondonin me Evropën.
Së dyti në roman ka një përmendje të të gjithë etnosit arbër, që shtrihej përgjatë bregdetit të Malit
të Zi, Shqipërisë dhe bregdetit jonian të Shqipërisë së Poshtme, ku etnosi arbër ishte ngritur si një
digë për të pëballuar furinë e hordhive osmane. Ky numeracion i toposeve dhe qyteteve shqiptare
të mesjetës shqiptare në roman të kujton romanet në vargje të De Radës, cili për herë të parë në
letërsinë shqipe përshkruan hartën e toposit të arbërve nga Grykat e Kotorrit, Shkodra, Lezha,
Durresi, Berati, Vlora, Janina e Narta(Arta). Sigurisht që ky numeracion i qyteteve nuk është i
rastësishëm në romanin e Bilal Xhaferrit sepse brenda tij si shkrimtar përjetohet thellë edhe
drama e të shpërngulurit me dhunë nga trojet e tij, çka duke i përmendur lexuesit vendet ku dikur
lulëzonte fisnikëria arbëre, i kujton se drama e shpërnguljes është një dramë që ka gjalluar që
herët në ndërgjegjen e etnosit të vet.

Kritikë të ndryshëm kanë vënë re një influencë të autorit të njohur romantik Walter Scott, vepra
etë cilit “Ivanhoe”, ishte përkthyer në ato kohë në shqip, mbi krijimtarinë Bilal Xhaferrit
përkatësisht në shkrimin e romanit “Krastakraus”. Ndikime dhe influenca të tilla nuk
përjashtohen pasi letërsia është një enë komunikative ku motive dhe subjekte shtegtojnë nga një
letërsi tek tjetra, por në rastin tonë mundtë themi se te romani “Krastakraus” nuk kemi vetëm
revokim të së kaluarës për të përvijuar më mirë virtutet morale të së sotmes siç kemi në veprat e
Scott-it, por kemi edhe lëvrimin dhe komfirmimin e vetdijes kombëtare çka e bën këtë roman të
veçantë në letërsinë shqipe.

Sigurisht që kjo lloj vetëdije kombëtare nuk trajtohet në roman në forma propagandistike por
përmes një mjeshtërie të lartë letrare. Në dialogjet që prifti ka me një prijës shqiptar hidhet për
herë të parë në lëtërsinë e shkruar teza që epet shqiptare të Veriut kanë lidhje me epet homerike,
çka ishte një tezë e guximshme për mendimin shkencor të kohës. Sigurisht që Bilal Xhaferri
është në rrethanat e letërsisë së shkruar të fiction-it dhe mund të mendohet sesi shkrimtar nuk
mund t’i kërkohet që ketë saktësi, por kjo tezë shikohet që që më vonë përqafohet dhe nga elita
të tjera shkrimtarësh të kohës, atehërë i duhet njohur merita që me intuitën e tij e ngriti për herë
të parë në art. Ndoshta, Bilal Xhaferri në shkrimin e kësaj hipoteze në romanin e tij ishte
influencuar nga vepra shkencore e Veiz Sejkos,” Mbi elementet e përbashkëta në epikën
shqiptaro-arbëreshe dhe serbokroate” një studiuesi tjetër të njohur çam të folklorit, vepra e të cilit
asnjëherë nuk u botua gjatë kohës së mëparshme por që njihej si dorëshkrim. E në këtë rast
shikojmë se përveç studimit të letërsisë së shqiptareve në Kosovë, mal të Zi dhe Maqedoni duhet
parë dhe studiuar edhe letërsia e shqiptarëve të Çamërisë , jo vetëm si pjesë e trungut etnik të
shqiptarëve por edhe si një letërsi që risjell në mënyrë të arrirë artistike motivet e vetdijes
kombëtare të shqiptarëve.

Mosbotimi në Shqipëri në vitin 1968, ndërpreu jo vetëm krijimtarinë e natyrshme të Bilal


Xhaferrit por edhe një rrymë apo trend të trajtimit në letërsinë shqipe të mesjetës shqiptare.
Rizbulimi i saj historik që po vjen përmes veprave të historianëve shqiptarëve në mënyrë të
çuditshme do të ketë një ilustrim letrar që intituavisht Bilal Xhaferi e përshkroi pa njohur
dokumentet në hollësi. Kjo përkitje dhe përkim ndodh vetëm në rastet kur shkrimtari është i
talentuar dhe letërsia shqipe në të njëjtën kohë është me fat që pati një shkrimtar të tillë mes
vetes, pavarësisht fatit të trishtë të vetë Bilal Xhaferrit.

You might also like