You are on page 1of 7

Read Ebook {PDF EPUB} Tregtari i skeleteve by Kasëm Trebeshina

Kasem Trebeshina, përballë lexuesit imagjinar?!


Me botimin e veprave të Trebeshinës lind pyetja, si do të klasifikohej krijimtaria e tij e shkruar gjatë periudhës '50-90? Nga pikëpamja kohore, i
përket kësaj periudhë sepse është shkruar në atë kohë dhe dorëshkrimet e autorit e dëshmojnë një gjë të tillë, por ka parë dritën e botimit vetëm
pas '90 e si e tillë është receptuar nga lexuesi në këtë kohë dhe efekti i saj është ndjerë në letërsinë shqiptare vetëm në këtë periudhë.
Trebeshina është shkrimtari që lëvroi pothuajse të gjitha zhanret letrare. Pas kaq vitesh, shkrimtarit i janë botuar vëllime me poezi, novela, romane,
drama, ese etj., ndaj dhe pozicionimi i shkrimtarit brenda traditës letrare është i nevojshëm.
Trebeshina erdhi në letërsinë shqipe, në një moment, kur tradita letrare paraqitej e konsoliduar dhe e bollshme me modele. Letërsia e viteve '30-40
shfaqte një larmi stilesh krijuese, si dhe përplasje produktive të prirjeve estetike. Kjo letërsi karakterizohej me krijime të cilat mbartnin elemente të
romantizmit, sentimentalizmit të vonuar, diku madje edhe elementë të klasicizmit, simbolizmit, si dhe një prirje të dukshme të konsoliduar drejt stilit
realist.
Kjo traditë e zhvillimit të letërsisë shqipe në gjysmën e parë të shekullit XX, do të ndërpritet pas luftës II botërore nga përpjekje për të krijuar një
letërsi të një lloji tjetër, nën etiketimin e termit realizëm socialist.
Shkrimtarët, të cilët e kuptonin specifikën e artit dhe nuk pranuan ta njëtrajtësojnë atë me propagandën, u përballën me faktin e ndalimit të veprave
të tyre, mënjanimin nga jeta letrare, madje disa prej tyre dhe me burgosje. Një prej këtyre shkrimtarëve ishte edhe Kasem Trebeshina, i cili u
kritikua dhe u përjashtua nga Lidhja e Shkrimtarëve e më pas u dënua. Ndonëse shkrimtari e dinte që vepra e tij nuk do të botohej, ai vazhdoi të
shkruante një numër të madh veprash letrare në dorëshkrime, një pjesë e madhe e të cilave do të botoheshin pas '90. Specifika e diferencës së
madhe mes kohës së shkrimit dhe kohës së botimit e receptimit, e bëjnë procesin e tij krijues të veçantë dhe interesant.
Me botimin e veprave të Trebeshinës lindi pyetja, si do të klasifikohej krijimtaria e tij e shkruar gjatë periudhës '50- 90? Nga pikëpamja kohore, i
përket kësaj periudhë sepse është shkruar në atë kohë dhe dorëshkrimet e autorit e dëshmojnë një gjë të tillë, por ka parë dritën e botimit vetëm
pas '90 e si e tillë është receptuar nga lexuesi në këtë kohë dhe efekti i saj është ndjerë në letërsinë shqiptare vetëm në këtë periudhë.
Në çastin kur shkruhet një vepër, lexuesi është i imagjinuar. Trebeshina, gjatë procesit të rrëfimit, mund të ketë imagjinuar një lexues për veprën e
tij, por për shumë e shumë vite ai nuk arriti të bëhej një lexues real.
Teoricienët e letërsisë Jauss, Isser, Selden këmbëngulin në përcaktimin e letërsisë si një proces të ndërveprimit të tekstit dhe lexuesit me njëri-
tjetrin, kërkojnë ta shohin veprën letrare "si një proces dialektik mes krijimit dhe receptimit". Për aq kohë sa krijimet e Trebeshinës kanë ekzistuar
si dorëshkrime ato kanë qenë vetëm tekste, por pa arritur të bëhen vepra letrare, ngjarje letrare.
Rruga e krijimtarisë së Trebeshinës i ngjan një kalvari të vërtetë. Emrin e Trebeshinës do ta gjejmë në një sërë poezish, tregimesh në revistën
"Letrari i ri" që në vitin 1951. Atij do t'i botoheshin në vitin '52 drama " Heronjtë , si dhe në 1953, po te " Letrari i ri", botohet drama " Shtrojnë
malet" . Në '53 në revistën Letërsia jonë paraprijëse e Nëntori u botua drama me 5 akte "Kruja e çliruar". Këto krijime të botuara në periodikë të
ndryshëm tregojnë qartë shenjat e gjenialitetit të shkrimtarit të shfaqura që në rininë e tij. Libri i parë që do t'i botohet do të jetë "Artani dhe Minja",
për t'u shoqëruar me një ndërprerje të gjatë, e për të rifilluar me serinë e botimeve të njëpasnjëshme pas viteve '90. Pas ndryshimeve politike,
Trebeshina botoi vepra të shkruara shumë kohë më parë, si dhe vepra të shkruara në bashkëkohësi.
Sipas shënimeve të shkrimtarit romani "Kënga shqiptare" është shkruar si tekst në vitet 1951 vëllimi i parë gjer në 1966 vëllimi i pestë, por ajo u
arrit të bëhej vepër letrare, ngjarje letrare vetëm në 2001, kohë kur u botua. Odin Mondvalsen , u shkrua sipas shkrimtarit në 1955-1956, botuar
në 1992. Qezari niset për luftë, 1972, publikuar në Tiranë në 1993, Mekami, 1978, botuar në Prishtinë në 1994 , Rruga e golgotës, 1989 , botuar
në Tiranë në 1994.
Në diakroni, " Kënga shqiptare" mund të shihet fare mirë si produkt i zhvillimit të mëtejshëm dhe të natyrshëm të traditës paraprijëse. Ky roman
shfaq shenja të drejtimit të romantizmit, por kryesisht është një vepër realiste. Të vazhduarit e të shfaqurit të tipareve romantike, krahas atyre
realiste, ishte edhe një vazhdim i bashkëjetesës së shfaqjeve letrare, tipike për periudhën para '44. Ndërsa mbizotërimi i notave realiste, shihet, si
vazhdim i përpjekjeve për konsolidim të realizmit. Vazhdimi i të shkruarit të veprave realiste dhe hopi letrar me romane si ato të Trebeshinës, janë
rrjedha normale e kontinuitetit, ndërsa ndërfutja e metodës së realizmit socialist, ishte një thyerje inorganike e zhvillimit letrar dhe aspak e
natyrshme.
Stili i të shkruarit, fryma letrare, tema e trajtuar, lufta II botërore, gjuha e tekstit, rrëfimtari objektiv i gjithëdijshëm, rrëfimi linear, shumëplanësh; të
gjitha të bindin që vepra është shkruar vërtet në atë kohë. Po e kësaj kohe, sipas shkrimtarit, është vepra Odin Mondvalsen , vitet 55-56, por ajo
shfaqet krejtësisht ndryshe.
" Odin Mondvalsen" ka një fabul të copëtuar, me strukturën e një teksti të hapur, ku rrëfimi është eliptik (mungesor). Vepra jep mundësi për t'u
kuptuar dhe interpretuar nëpërmjet shenjave, të cilat mund të jenë të paqarta, por që lexuesi mund t'i interpretojë. Rrëfimi realizohet nga një
rrëfimtar subjektiv që është edhe protagonist i veprës. Vepra qendërzohet rreth një personazhi të veçantë, të panjohur në letërsinë shqipe. Ai është
antiheroi, i cili është përballur me dhunën e një shteti që kërkon ta tjetërsojë atë . " Odin Mondvalsen" , që është tipi i prozës moderne që shfaq
dhe nota surrealiste.
Të gjitha këto të bëjnë të vësh pikëpyetje për njëkohësinë e shkrimit të këtyre veprave. Janë të shkruar në teknika letrare dhe stile krejtësisht të
ndryshme. Ndonëse nuk përjashtohet edhe aftësia gjeniale e shkrimtarit për të qenë njëkohësisht krejtësisht i ndryshëm në dy vepra të shkruara në
të njëjtën kohë.
Romani si zhanër shfaqet në një numër të madh formash letrare. Shumësia e formave të romanit, vërehet qartësisht në krijimtarinë e Trebeshinës që
ofron një seri romanësh, të cilat dëshmojnë diversitet formash të ligjërimit, një shumëllojshmëri formash të endjes rrëfimore, të cilat e bëjnë
shkrimtarin të shfaqet ndryshe nga njëri te tjetri.
" Tregtari i skeleteve" është roman i një lloji të veçantë në letërsinë shqipe. Ai krijohet si formë e parodizimit të zhanrit dhe i letërsisë paraprijëse.
Nuk ka subjekt të mirëfilltë, por i gjithë teksti është ndërtuar si një lojë me gjuhën. Në këtë roman, bëhet ironi e gjuhës së automatizuar dhe
dogmatike të një kohe të mirënjohur, të asaj të diktaturës, në shumë raste, imitohet edhe patetizmi i neveritshëm i fjalimeve dogmatike të asaj
periudhe, e cila, pikërisht nëpërmjet gjuhës, arrin të identifikohet.
Në romanet, "Qezari niset për luftë " , dhe "Tregtari i skeleteve " , rrëfimi është i ndërtuar kryesisht nëpërmjet krijimit të paradoksit dhe absurdit,
gjuha është irracionale. Gjuha e tillë, arrin që nëpërmjet vendosjes së të kundërtave, të ofrojë kthjelltësi më të madhe, se faqe të tëra të shkruara
për diktaturat dhe fatet e njerëzve në të, si të atyre që janë viktima dhe të atyre që janë krijues viktimash.
Në krijimtarinë e tij vihen re dukshëm, transformimet e diskurseve letrare, krahasuar nga njëra vepër te tjetra, veçanërisht në prozë. Ai fillon me
romanin klasik, Kënga shqiptare , romani epope, dhe romani më voluminoz në letërsinë shqipe për të shkruar romanet moderniste Odin
Mondvalsen , Rruga e Golgotës , për të kaluar në romane me nota të dukshme postmoderniste si "Qezari niset për luftë", "Tregtari i skeleteve", për
t'ju rikthyer me lehtësi realizmit në romanin "Dafina të thara ". Romani i jetës time që është ndërtuar si ndjekje e rrjedhës jetësore të shkrimtarit dhe
mund të klasifikohet si tipi i romanit autobiografik. Ai sjell novelën stina e stinëve, e cila shkruhet në ndikimin e fortë të traditës së letërsisë
popullore, por shkruan dhe novelat e përmbledhjes Hijet e shekujve , ku tradita thyhet, miti çmitizohet deri në tallje.
Dramaturgjia e Trebeshinës.
Nëse do të merreshin të mirëqena datat në fund të secilës prej dramave shkruar nga vetë autori, si tregues real i kohës kur janë shkruar veprat,
atëherë "mund të thuhej se dramaturgjia moderne themelohet me veprat e Kasem Trebeshinës me dramën "Ëndërr e përjetshme", që sipas
shënimeve të autorit është shkruar në vitet 1952-1962, dramë që do të botohet në Tiranë vetëm në 1996".
Sic e theksuam për prozën do të theksojmë edhe për dramën, një vepër letrare e përcakton ekzistencën e saj pikërisht në momentin kur i jepet
mundësia për receptim.
Dramat e Trebeshinës, pjesa më e madhe e tyre, sipas datës së shkruar nga shkrimtari i përkasin viteve 60'-70', të cilat janë vitet me trysninë më të
madhe të ushtruar mbi artin. Drama iu nënshtrua një kontrolli që e skematizoj totalisht atë, duke humbur plotësisht vlerat artistike.
Shteti komunist kishte dërguar disa të rinj për studime në regjisurë, në BS apo në vende të tjera të Lindje. Trebeshina kishte qenë një nga ata të
rinj, të cilët ishin çuar në ish B. S. për të studiuar teatër dhe ishte kthyer prej andej, sepse nuk ishte dakord me mënyrën sesi bëhej përzgjedhja e
vlerave botërore dhe sesi trajtohej arti në funksion të ideologjisë.
Pas viteve '90, regjisorët vrapuan të vinin në skenat e teatrove, pikërisht veprat, të cilat kishin qenë të ndaluara për kaq shumë kohë, kryesisht
dramaturgë të panjohur të huaj. Botimi i dramave të Trebeshinës në fillim të viteve '90, ishte një mundësi shumë e mirë në përputhje me tendencën
e regjisorëve për të bërë një teatër ndryshe.
Në 1995, regjisori G. Kame vuri në skenë, në T. Komb. dramën "Tiranozauri". Dramë filozofiko-simboliste ku në mënyrë të sintetizuar bëhet
autopsia e diktaturave, jepet tirania si një dukuri historike.
"Absurditeti antik" vihet në skenë në vitin 1999 në Teatrin Kombëtar. Në të shfaqet tjetërsimi njerëzor, nëpërmjet ndërthurjes së elementëve të
realizmit me surrealizmin dhe me simbolizmin. Nga një kohë në tjetrën Trebeshina kërkon të tregojë përmes një konflikti që përsëritet gjithë
zhvillimet diktatoriale dhe postdiktatoriale në Shqipëri, ndonëse asnjëherë nuk përmendet Shqipëria dhe as emrat e as vendi nuk kanë afërsi me të,
por paralelizmi është i kuptueshëm.
Në Kosovë, në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, u vu në skenë drama "Historitë e atyre që s'janë". Heroi i Trebeshinës, duke e humbur dëshirën
për të mbijetuar me çdo kusht, e mund frikën dhe si i tillë është i gatshëm të vetësakrifikohet për një qëllim më të lartë moral. Atëherë përjeton
aktin e katarsisit, dhe nga antihero minor shndërrohet në një hero tragjik.
Në Mars 1998, sërish Kame vë në Teatrin Kombëtar, komedinë groteske "Muzeu", e cila është ndërtuar mbi metaforën, "muzeu është bota dhe
bota është muze". Ashtu si në një muze edhe në komedinë e Trebeshinës vijnë të ndërthurura të gjitha kohët, qysh nga Egjipti i lashtë e gjer në ditët
tona. Vepra paraqet idenë e riciklimit të historisë njerëzore, idenë e pakohësisë. Përtej ndryshimeve që pëson realiteti në dukje, edhe në sistemet
më të moderuara, në thelbin e tyre asnjëherë problemet e njeriut të thjeshtë nuk zhduken. Komedia paraqet të ndërthurur apokalipsin e realitetit të
brendshëm të njeriut të çdo kohe.
Tragjikomedia Muzeu sipas Papagjonit, solli nga pikëpamja dramaturgjike formën postmoderne të dramës së fundme shqipe, e tipit të absurdit dhe
me elementin e antidramës, dhe ku sërish caqet historike të kohës përhumben qëllimisht. Spektatori me dramën e Trebeshinës përballet me një
dramë të një lloji tjetër në letërsinë shqipe, me dramën e absurdit, e cila s'është asgjë tjetër, veçse zgjimi i njeriut nga letargjia banale e së
përditshmes, e jetës së tij të kufizuar.
Dramaturgjia e Trebeshinës, duke u nisur nga struktura formale dhe tematike, shfaq elementë të qartë ngjashmërie me dramën e absurdit dhe
paradoksit zhvilluar në Evropë veçanërisht në vitet 50-60të shekullit XX me përfaqësues Beketin, Joneskon, Pirandelon, por që nuk njiheshin në
Shqipëri gjer vonë. Ndaj, mund të themi se Trebeshina, është një nga themeluesit e dramës moderne shqiptare, duke u nisur jo vetëm për nga
dallueshmëria me traditën shqiptare, por edhe krahasuar me përfaqësuesit kryesorë të dramës moderne botërore.
Një pjesë e dramave të Trebeshinës datojnë të shkruara dhe të botuara pas viteve '90. Ajo që vihet re tek ato është ngjashmëria e të shkruarit dhe
të konceptuarit të tyre me veprat që datojnë si kohë shkrimi shumë vite më parë. "Ky autor në kushte të lirisë krijuese, edhe në veprat e shkruara
në këtë periudhë, vazhdon të kultivojë një model të shkrimit dramatik, i cili refuzon estetikisht realitetin. e sfidon, e ironizon, e stigmatizon dhe e
parodizon. Pothuajse në të tëra dramat e tij vërehet një lloj i veçantë i absurdit me ngjyrim politik.
Duke përfunduar, mund të themi se të gjitha veprat e Trebeshinës, duket se trajtojnë variante te ndryshme të së njëjtës temë; tema e lirisë si forma
e vetme e ekzistencës së humanitetit dhe përballja e saj me të gjitha format e mohimit, deformimit, rrezikut të zhdukjes, qoftë kur rreziku është
jashtë nacionalitetit tënd, kur rreziku i humbjes së lirisë tënde vjen nga jashtë kombit, qoftë kur vjen si kërcënim nga brenda, kur ajo vjen nga ata
që flasin të njëjtën gjuhë, ndajnë të njëjtin hapësirë gjeografike e, nëpërmjet institucioneve të pushtetit, rrezikojnë lirinë e me këtë rrezikojnë
ekzistencën.
Këtë topikë e gjejmë në prozë, poezi, në drama, ese.
Trebeshina sjell në letërsinë shqipe, një krijimtari e cila ruan shenjat e qarta të traditës shqiptare para 44, ndikimin nga trashëgimia botërore, por
duke arritur të krijoj një letërsi të mirëfilltë krejtësisht origjinale e shpesh duke krijuar modele te reja.
Hendeku mes kohës së shkrimit dhe kohës së receptimit, nuk rezulton të ekzistojë nga pikëpamja estetike, pasi këto vepra, në momentin e botimit i
komunikuan lexuesit vlera të qenësishme, me intensitet të lartë emocional dhe përmbajtjesor. Ky lloj intensiteti u ruajt i plotë, para së gjithash, nga
strukturat e pacenuara nga kompromiset jashtëletrar, prej të cilave letërsia shqipe e gjysmës së dytë të shek. të 20-të, pati mjaft ndikime e për
pasojë, mjaft deformime të dukshme.
Promemoria e fundit e Kasëm Trebeshinës ndaj komunistëve të mbetur.
Trebeshina u lind në Berat, në vitin 1926. Ishte edhe veteran i Luftës Nacionalçlirimtare, nga e cila nuk shpëtoi pa disa plagë. Studimet në Institutin
e Teatrit Otrovski në Leningrad, i kishte lënë përgjysmë, për t’iu përkushtuar krijimtarisë letrare. Nga krijimtaria e tij e filluar në vitin 1953, janë
botuar: Kruja e çliruar, 1953; Artani dhe Min’ja, 1961; Stina e Stinëve, 1991; Legjenda e asaj që iku, 1992; Qezari niset për luftë, 1993; Koha
tani, vendi këtu, 1992; Rruga e Golgotës, 1993; Mekami, melodi turke, 1994; Lirika dhe satira, 1994; Historia e atyre që s’janë, 1994; Ëndrra
dhe hije, 1996; Hijet e shekujve”, 1996; Nata para apokalipsit, 1998; Ku bie Iliria, 2000; Kënga Shqiptare, 1-5, 2001; Më përtej kohërave,
2004; Drama, 2006; Polimnia dhe Melpomena, 1-2, 2006; Tregtari i skeleteve, 2006; Këngë për Kosovën, 2007; Shtigjet e shekujve, 2007 etj,
si dhe në dorëshkrim i kanë mbetur me dhjetëra të tjera. Por shtëpitë botuese në Shqipëri, ndoqën shembullin e institucioneve kulturore, të cilat nuk
e vranë mendjen për fatin e shkrimtarit për vite me radhë. Në fakt, ishte Sht ë pia Botuese Buzuku nga Kosova e cila i botoi e i ribotoi disa nga
veprat e tij, për ta rikthyer vëmendjen e lexuesve te ky gjeni i lënë në harresë. Tek në 90-vjetorin e lindjes së tij, në Kosovë e Shqipëri u bënë disa
aktivitete duke i rikthyer në diskutim vlerat, para se gjithash, estetike të vepres së tij, siç ishte tryeza shkencore e mbajtur në Akademinë e
Shkencave të Shqipërisë, e organizuar nga ‘ Qendra e Studimeve Letrare Pjet ë r Budi’ , me në krye profesorin dhe studiuesin Behar Gjoka .
Ky i fundit, u priu diskutimeve që shtronin pyetjen nëse Trebeshina ishte në të vërtetë disident i mirëfilltë? Duke nxjerr një përfundim se, veprimtaria
e tij e dëshmon që ai ishte shkrimtari më rebel i kohës.
Realisht, disidenca e tij zë fill më 5 nëntor të vitit 1953, kur ai shkroi Promemorje-n për Enver Hoxhën , në të cilën ai denonconte hapur vendosjen
e diktatit edhe në art. Kundërshtimi i tij ndaj instalimit të metodës së realizmit socialist në letërsi, i kushtoi me 17 vite burg.
<<Ju duhet ta braktisni rrugën e Luigjit XIV të Versajës sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të ndaloni t’i shtypni mendimet, bile edhe brenda
rradhëve të Partisë. Nuk është çështja e fëmijëve të vobektë rrugëve; është ajo e shtypjes së mendimeve që po bëhet e rregullt dhe që, në fund, do
t’i japë rrugë lindjes së një monarkie të re. Nëse gjërat shkojnë aq larg, do të ketë varfëri të tmerrshme dhe vetëm mbretërimi i terrorit të
pashembullt do t’ju mundësojë të rrini në pushtet. Një regjim i tillë do të jetë bile më i rrezikshëm për vetveten>> – shkruante ai te Promemoria .
Letër në të cilën, ndër të tjera, spikatet aftësia e tij për t’i parashikuar gjërat. Natyrisht kjo i kushtoi, sepse ai i paralajmëronte pa frikë udhëheqësit
e atëhershëm për rrezikun që po i priste, duke u thënë se:
<<Shuarja dhe tërheqja e mbështetjes popullore do t’i tronditë radhët e udhëheqjes, gjithashtu, që dalëngadalë do të shndërrohet në një kastë të
mbyllur si një monarki që s’i kupton realitetet historike të shekullit të njëzet. Në fund të procesit historik do të detyroheni të vrisni njëri​ tjetrin dhe
njerëzit do njollosen me gjak. Unë besoj se ende ka mjaft kohë për të shmangë një gjëmë të tillë dhe për këtë kuturisa t’ju dërgoj këtë përkujtesë,
shkruar me kaq ngut…>>.
Mirëpo, përkundër historisë së dhimbshme të cilën e përjetoi gjatë regjimit, as pas rënies, atij nuk iu bë vend. Arsyeja. Këtë më së miri e
shpjegojnë fjalët e shkrimtares Flutura A ç ka :
<<Sa ishte gjallë pak folën, nga frika se ia rrisnin famën dhe na prishet rregulli i piramidës letrare që kemi thurur me kujdes të madh, me dorëzani
edhe kritikën e tredhur letrare…>> – thotë ndër të tjera ajo.
<<Jeta e tij ishte një betejë me botën e mashtrimit, me hipokrizinë e kohës ku të gjithë spiunonin, e prandaj dënohet disa herë duke bërë 17 vite
burgim e vite të tëra persekutim. Letërsia qe atdheu i Trebeshinës, me të gjithë kuptimin e fjalës>> – thotë në anën tjetër studiuesi Behar Gjoka.
Ky i fundit ka një vlerësim të lartë edhe për veprën e tij teksa shprehet se Trebeshina <<shkëlqeu në të gjitha gjinitë dhe zhanret letrare, në poezi,
prozë, dramatikë. Pena magjike e Trebeshinës endi me mijëra faqe letërsisë të përkorë, ndonëse ende vijon që të mbetet Ajsbergu i letrave shqipe,
sepse pjesa e dërrmuese e veprës letrare vijon të mbetet në sirtar. Nga pjesa e botuar, tekstet të tilla, si Kënga Shqiptare, Odin Mondvalsen,
Tregtari i skeleteve, Çezari niset për luftë, Trebeshina ka endur surrealizmin. Në dramaturgji, për vlerat e shumëfishta, Trebeshina, mbetet
Shekspiri i letrave shqipe.>>
Por Trebeshina, përkatësisht vepra e tij, duket që nuk ishte mjaft atraktive për vitet e mëvonshme. Një përjashtim i rrallë, siç u bë e ditur më sipër,
mbetet Shtëpia Botuese Buzuku, e cila jo vetëm i riktheu te lexuesit disa nga veprat e tij, por u interesua edhe për dorëshkrimet e mbetura.
Abdullah Zeneli , shkrimtar dhe drejtues i shtëpisë në fjalë, ka pasur rastin ta takojë për të gjallë shkrimtarin, siç ka bërë të ditur ai vet disa herë,
prandaj edhe botimi i ndonjë vepre post-mortum, është i mundur viteve në vazhdim. Ndërkohë reagimet në rrjetet sociale që atakuan posaçërisht
neglizhencën ndaj gjeniut, ishin të shumta. Historiani Ardian Muhaj , duke iu bashkuar vargut të gjatë të dashamirësve të librit që e kujtonin
shkrimtarin, në murin e tij në facebook shkroi: << Sot vdiq nji shkrimtar i gjallë, i cili jetoi mjaft gjatë mes shkrimtarësh të vdekur…!>>. Reagime
të tilla, që provuan ta “shkundnin” ndërgjegjen e drejtuesve të institucioneve kulturore dhe jo vetëm, formuan një amalgamë të çuditshme me
komentet që shpërthyen rreth një fotografie të Kryeministrit Rama, i cili nuk i shpëtoi vëmendjes mediale, me një lloj veshje, si gjithnjë, të veçantë.
Vdekja e shkrimtarit, tingëllo si një promemorie e fundit për ata që nuk e kujtuan për të gjallë./Gazetaere.
Ndahet nga jeta shkrimtari disident, Kasëm Trebeshina.
Shkrimtari shqiptar, Kasëm Trebeshina ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Ai vdiq dje në Ankara ku qëndronte te vajza e tij. Trupi i
Trebeshinës ka mbërritur sot në Shqipëri dhe do të prehet në varrezat e Tiranës.
Shkrimtari i njohur lindi në Berat, më 8 gusht 1926. Pas rënies së komunizmit filloi të proklamohej si disident duke marrë për bazë një promemorie
që thuhej t’ia kishte dërguar Enver Hoxhës në vitin 1953, ku e kritikonte metodën e realizmit socialist.
Trebeshina filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare. Pas vendosjes
së regjimit komunist në Shqipëri, ai shërbeu si oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore.
Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit “Ostrovski” të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.
Në vitin 1961 arrin të botojë poemën “Artani dhe Min’ja ose hijet e fundit të maleve” dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës.
Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas
me disidencën letrare. Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të
partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve.
Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim. Letra e tij “Promemorje” për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, dhe e
botuar pas rënies së komunizmit, denoncon vendosjen e pushtetit “njëdorësh” në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës
së realismit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një censurë nga më të çuditshmet.
Pjesa më e madhe e veprave të Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve ’90 në Prishtinë: Stina e stinëve, 1991; Mekami, melodi turke,
1994; Historia e atyre që s’janë, dramë, 1995, Tregtari i skeleteve, 2006, Këngë për Kosovën, 2007, Shtigjet e shekujve, 2007 dhe në Tiranë:
Legjenda e asaj që iku (ribotim i Stina e stinëve), 1992; Koha tani, vendi këtu, 1992; Qezari niset për në luftë, 1993; Rruga e Golgotës, 1993;
Lirika dhe satirë 1994: Hijet e shekujve, 1996; Ëndrra dhe hije drama; 1996 etj. Megjithatë pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës
është ende në dorëshkrim: 18 vëllime me poezi, 42 pjesë teatrore, 21 romane e vëllime me tregime etj.
“Stina e stinëve”, është vepra më përfaqësuese e atyre që janë botuar deri më sot e Kasëm Trebeshinës, e cila ka tërhequr vëmendjen e kritikëve
dhe të studiuesve të letërsisë. Në këtë vëllim janë përfshirë tri novela: “Stina e stinëve”, “Odin Mondvalsen” dhe “Fshati mbi shtatë kodrina” apo
“Kapriçio shqiptare”. Ndërsa novela e parë dhe e tretë bëjnë objekt fëmijërinë në një rrëfim jashtë tabuve që zakonisht identifikohen me këtë
moshë (Stina e stinëve) dhe me ngarkesa historiko-filozofike që e tejkalojnë fëmijërinë (Fshati mbi shtatë kodra), novela tjetër, “Odin
Mondvalsen” përbën një cilësi të veçantë si përsa i përket objektit të pasqyrimit, ashtu edhe për nga teknikat e rrëfimit.
Kasem Trebeshina.
Kasem Trebeshina është ndër disidentët e rrallë të letërsisë shqipe, krijimtaria e të cilit vazhdon të komunikojë dhe provokojë edhe sot lexuesin.
Kasëm Trebeshina lindi në Berat më 5 gusht 1926. Filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në
Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, në të cilën mbeti i plagosur. Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit "Ostrovski", të
Leningradit dhe fillimisht u integrua në institucionet e sigurisë dhe më pas iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.
Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XX. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas
me disidencën letrare.
Prozator, dramaturg dhe poet, Kasëm Trebeshina e kundërshtoi që në nismë metodën e Realizmit Socialist, ndonëse ka shkruar edhe në fillesat e
veta vepra dedikuar Stalinit apo sistemit komunist. Që në vitet `50 ai filloi të shkruajë ndryshe nga veprat që botoheshin aso kohe.
Thellësia filozofike e veprave të tij dhe prekja e temave tabu lidhen me talentin e shkrimtarit që shkruan si i thotë shpirti pa pyetur për pasojat. Dhe
ndonëse persekutimet e herëpashershme e bënë atë të vuajë fizikisht, vepra e Trebeshinës , ndonëse nuk u botua, si ajo vera e vjetër, e shfaqi
vlerën e saj pas disa dekadash (në vitet `90).
Sipas kritikës serioze vepra e Trebeshinës qëndron ndërmjet traditës kuteliane dhe surealizmit.
Një pjesë e madhe e veprës së tij është botuar në Kosovë. Trebeshina është ndër autorët e studiuar. Rreth veprës së tij ka monografi, analiza dhe
teza të studimeve doktorale.
KRIJIMTARIA E KASEM TREBESHINËS.
Letra e tij "Promemorje" 5 tetor 1953.
"Artani dhe Min`ja ose hijet e fundit të maleve", poemën 1961.
“Stina e stinëve”, 1991, Prishtinë.
Mekami, melodi turke, 1994, Prishtinë.
“Histori e atyre që nuk janë”, 1995, Prishtinë.
“Legjenda e asaj që iku”, 1992, Tiranë.
“Koha tani, vendi këtu”, 1992, Tiranë.
“Qezari niset për në luftë”, 1993, Tiranë.
“Rruga e Golgotës”, 1993, Tiranë.
“Lirika dhe satira” 1994, Tiranë.
“Hijet e shekujve”, 1996, Tiranë.
“Ëndrra dhe hije drama”; 1996, Tiranë.
Lista e librave të autorit.
Shiko.
Fshati mbi shtate kodrina.
Trebeshina i hap për herë të parë lexuesit një dritare për të hyrë në një botë fantazie që ngjason me atë të rrëfimeve të Mitrush Kutelit. Stili
surrealist i asaj çka autori e quan “realizëm poetik” i tij është rezultat i revoltës së vetëdijshme kundër rrymës sunduese të realizimit socialist.
Kenge per Kosoven.
Duhet ta shkruash një poemë për Kosovën? Këtë e kanë bërë shumë prej mjeshtrave të letrave shqipe dhe këtë gjë bëri edhe Kasem Trebeshina,
duke ia dedikuar këto vargje Kosovës, UÇK-së, dëshmorëve dhe miqve të tij. Këtu gjendet dhimbja, kryeneçësia, vitaliteti dhe drithërima e
ekzistencës kosovare.
Me pertej koherave.
Në këtë libër gjenden tregimet "Përjetësia brenda vdekjes", "Piramida e çuditshme" dhe "Maçoku"
Mekami.
“Mekami” i kundërvihet mitit të realizimit socialist që e nxjerr figurën e Skënderbeut si qëndresën më të fortë të popullit shqiptar, nga i cili duhet të
frymëzoheshim edhe ne që u rezistonim të gjitha sulmeve të borgjezëve, revizionistëve, social-imperialistëve.
Nje dite ne naten pa fund (Dafina te thara)
Në këtë libër vijnë kujtime dhe reflektike përmasash deri dhe filozofike të Kasem Trebeshinës, disidenti shqiptar, të cilat sjellin kohën dhe
hapësirën e pafundme kuministe dhe besimin se do të vijë së shpejti dita e lirisë. Ky libër vlerësohet si një dëshmi e shkruar që ka lënë autori para
se të ndahej nga jeta.
Shtigjet e shekujve.
Një vëllim me tregime të Kasem Trebeshinës, shkruar në kohë të ndryshme, ku spikasin ato të shkruara gjatë komunizmit.
Stina e stineve.
Është një libër që rrok gjithë jetën me dukuritë e saj, saqë përftohet bindja se kemi të bëjmë me një rrëfim të dendur, me një rrëfim që manifeston
frymën jetësore tragjike, komike, ironike dhe vitale. Kjo është shtresa aksiologjike rrëfimit e cila e koncepton fëmijërinë si stina e kaltër, e vetmja
fazë e lumturisë njerëzore, që në vetvete shënon një.
Tregtari i skeleteve.
Libri ka si motiv shtyse të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatakja niset në misionin politik për të mbledhur skeletet që do të
dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm. Pikërisht këtë
dilemë duhet të zgjidhë artisti-personazh.
“Tregtari i skeletëve”. Për Bienalen e Artit në Venecia 2017. (Romeo Kodra)
Ideja e “Tregtarit të skeletëve” vjen nga titulli parodistik i Kasëm Trebeshinës, një autor që, siç do të mund ta quante Roland Barthes, ka pranuar
vdekjen për t’i “lënë vendin lindjes së lexuesit[1]“. Por pavarësisht shpresës së Roland Barthes-it, historia po tregon gjithnjë e më shumë se vdekja
e autorit, e vetëngujimit të atyre të tipit trebeshinian, nuk ka sjellë lindjen e lexuesit, i cili mesa duket ka vdekur apo është vrarë që në djep, prej
propagandës bombarduese dhe topitëse masmediatike.
Vendin e lënë bosh prej vdekjes së Zotit niezschean apo Autorit barthesian e ka zënë krijesa që Michel Foucault-ja quante “funksioni-autor”, që
“karakterizohet prej pluralitetit të egove” dhe që “është i lidhur me sistemet legale dhe institucionale[2]“. Ky pluralitet egosh është karakteristikë e
figurave gjithnjë e më dispotike të pushtetit neoliberal, që përherë e më shumë po promovohen prej sistemeve legale dhe institucionale në fuqi.
Kjo situatë, ku sistemi fabrikon gjithnjë e më shumë “funksione-autorë”, me pluralitete egosh për të katalizuar sa më shumë konsensus përreth
status-quo -së, në kontekstin shqiptarë ka qenë dhe vazhdon të jetë gjithmonë në avangardë. Kështu për të ecur me hapin e kohës sonë
përparimtare, koncepti i propozimit u vendos të vërtitej i gjithi mbi “Tregëtarin e skeletëve” trebeshinian, i cili do të prezantonte mësëmiri
Shqipërinë bashkëkohore në Bienalen e Artit në Venecia.
Hapësira ekspozitive përbëhet prej skeletit të një gjysëm Bunkeri me një diametër prej 6m, që ka vetëm një bazë gjysëm rrethore prej betoni
(50cm të lartë) prej nga dalin shufrat e harkuara prej çeliku për t’u puthitur me murin që përbën prerjen aksiale të bunkerit. Ky skelet bunkeri, pa
dalje, i mbyllur në lakuriqësinë e pakomunikueshme të vetvetes, në frymën trebeshiniane të tij, do të simbolizojë folklorizimin e theksuar të së
kaluarës sonë të pakalueshme, nëpërmjet artit bashkëkohor.
Brenda skeletit të bunkerit, prej shufrave të harkuara, do të varen në mënyrë të çrregullt disa kocka, që janë pjesë e punës së Arbër Elezit “Bones
From The Sky” ( Kocka nga qielli ). Ato, duke mbajtur të njëjtën frymë groteske, do të simbolizojnë vdekjen përsëgjalli në djep të lexuesit të
palexuar bashkëkohor dhe ironinë e fatit të tij të ripërsëritur midis betonit, hekurit dhe kockave të paarritshme.
Në bazë të bunkerit, përkundrejt murit, do të vendoset një projektor që do të shfaqë videon “Oktapodi” të Lori Lakos dhe një video që do të
realizohet posaçërisht për në Bienale me në fokus kryeqëndrën shqiptare, Tiranën.
Metodologjia e punës sonë hulumtuese frymëzohet prej polifonisë trebeshiniane[3] dhe shqiptare, cluster-toni [4] i së cilës materializohet edhe në
hapësirën ekspozitive ku nuk ka artistë, kuratorë apo drejtues dhe punët e ekspozuara nuk janë tjetër veçse fragmente, thyerje egosh të
sintetizuara përkohësisht për një event ndërkombëtar që supozohet të promojë edhe një herë pozitivitetin e “rolit të artistit” në teatrin e madh
bashkëkohor.
[1] “[T]he birth of the reader must be ransomed by the death of the Author” është mbyllja e tekstin barthesian “Vdekja e autorit” botuar anglisht në
1967 në “Aspen Magazine”.
[2] Michel Foucault, Language, in Counter-memory, Practice: Selected Essays and Interviews , What is an author? , Cornell University Press,
Ithaca, New York, 1977, pg. 130.
[3] Shih Kasëm Trebeshina Një ditë në natën pa fund (Dafina e thara) , Kujtime – ese, Buzuku, Prishtinë, gusht, 2016.
[4] Kështu quhet toni bazë i iso-polifonisë (shih Vaso Tole – Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare ).

You might also like