You are on page 1of 8

Dr.

Dorian Koçi

Vepra e historianit gjerman J.F. Fallmerayer dhe disa çështje të debatueshme


të mesjetës shqiptare.
Tezat historike të akademikut Bavarez J.F.Fallmerayer, tronditën mendimin historik evropian në
gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Për herë të parë, pas formimit të shtetit kombëtar grek, u vu
në dyshim vazhdimësia greke në territoret e veta historike dhe një rëndësi e veçantë iu dha
dyndjeve të popujve sllavë dhe shqiptarë në territoret e asaj që njihej si Greqia e lashtë.
J.P.Fallmerayer, historiani bavarez në trajtesën e tij “Elementi shqiptar në Greqi” që u botua në
tre fashikuj të Akteve të Akademisë së Shkencave të Bavierës në vitet 1857-1860, në të njëjtën
kohë u morr gjerësisht edhe me origjinën e shqiptarëve. Sipas Fallmerayer pas përmbysjeve
revolucionare të gjithanëshme që sollën stuhitë e dyndjeve barbare dhe vendosjen masive të
sllavëve në Ballkan, tashmë nga trashëgimi i Greqisë antike nuk kish mbetur gjë veçse toka,
gërmadhat, kurse në rrembat e këtij populli”nuk rridhte më asnjë bulë gjaku grek”, e për këtë
arsye nuk mundtë bëhej fjalë për asnjë lloj kontinuiteti historik, aq më tepër që në shekullin e
XIV një dyndje e dytë masive, tani shqiptare, i kishte mbuluar dhe viset më të thella greke deri në
Peloponez1. Më tej ai vazhdonte se tani atje jeton një fis i ri i vallazëruar me fisin e madh të
sllavëve. Si element i dytë i popullsisë së atjeshme janë për tëu përendur shqiptarët...Sllavët
skithikë, arnautët ilirë, fëmijët e evendeve veriore, të një gjaku me serbët e bullgarët, dalmatët e
moskovitët(rusët) janë ata që i quajmë sot helenë.2

Ishte e natyrshme që ky konstatim dhe afirmim i kësaj ndërprerje historike të etnosit grek dhe
evidentitimi i prejardhjes së lashtë të shqiptarëve të shkaktonin një reaksion në rrethet
intelektuale të Europës, që në të shumtën rasteve 20 vjet pas triumfit të Revolucionit Grek dhe
ndërtimit të shtetit kombëtar grek, kishin qenë avokate të forta të ndërtimit të Greqisë së re sipas
një modeli dhe ideali që do përfaqësonte shpirtin grek të antikitetit të studiuar në katedrat e
universiteteve europiane. Magjepsja evropiane përkundrejt ringjalljes së Greqisë ishte kthyer në
një rrymë të mendimit politik e kulturor evropian të fillimit të shekullit të XIX, të njohur me
emrin Filohelenizëm, eksponentë të të cilit kishin qenë disa nga figurat më të njohura të kulturës

1
Buda .A(2006) J.F.Falmerajer dhe historia mesjetare e shqipëtarëve.Prishtinë: Akadamia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, fq 102-103
2 Bartl. P. Jacob Philip Fallmerayer për popullsinë greke të përzier me sllavë e shqiptarë dhe çështja e lindjes., fq 10

1
evropiane si Lord Byron, Shatobrian, Gëte , Manzini etj. Në botimin e “Këngëve Popullore të
Greqisë moderne” në Paris në 1824, nga Claude Fauriel, dy vjet pas masakrës së Hios dhe
shtypjes së egër të kryengritjes së parë greke, autori pohon me këmbëngulje se kombi grek
zotëron mjaftueshëm gjithçka që, në 1823-shin, është mbajtur si trashëgim i domosdoshëm i një
kombi të denjë për këtë emër-një gjuhë dhe një kulturë që siguron vazhdimësinë me pasardhësit e
mëdhenj, një letërsi popullore të gjallë, të rrënjosur në truallin dhe shpirtin e kombit. 3Ky pohim
dhe botime të tjera në shtypin evropian të kohës rrëfejnë sesa thellë ishte shtrirë procesi i
uniformizimit të identiteve të ndryshme kulturorë, linguistikë dhe gjeografikë në mendimin
evropian kur realitetet në terren ishin të ndryshmëm nga sa pretendohej. Kjo duket nga
perceptimi që kishin njerëz të letrave që kishin jetuar në Greqi, përfshirë dhe historian gjerman
Fallmerayer. Në një letër të 11 shkurtit 1834, ai thotë se e tëra Atika është e populluar nga
shqipfolës dhe në kryeqytet gjejmë njerëz që e dinë greqishten vetëm se u nevojitet. Në Beoti,
përjashtuar tre lokalitete, vihet re e njëjta gjendje.4

Sigurisht që ky përcaktim shprehte një realitet të njohur të kohës por që me kalimin e kohës
ndryshoi në dëm të popullsisë arvanite. Popullsia arvanite, e pranishme që prej shekullit të XIII
në Greqi kaloi përmes proceseve të ndryshme të asmilimit në kohën e formimit të shtetit
kombëtar grek. Këto procese asimiluese ishin bazuar në ato karekteristika që kishin ndihmuar për
të themeluar kombin grek si identiteti fetar, urbanizimi i menjëhershëm që hyri mbretëria e re
greke dhe sidomos rajoni i Atikës ku kjo popullsi ishte më tepër e përqendruar. Si të krishterë
ortodoksë që ishin,dhe duke qenë se ortodoksia ishte në themel të identitetit helen modern që po
lindte, shumë prej tyre kishin marrë në luftën për çlirim, disa prej tyre madje u bënë dhe
udhëheqës të saj. Njëlloj si në shekujt e mëparshëm helenizmi ndihmohej nga përzierja dhe
moskompaktësia e disa popullsive, si dhe procesi i urbanizimit. Mungesa e një tradite letrare
vepronte po kështu në këtë drejtim. Rrjeti i arsimimit greqisht që po zhvillohej ishte, sëbashku
me Kishën, një motor i fuqishëm i greqizimit, veçanrisht kur u shtuan përpjekjet për të shkolluar
dhe vajzat. Por, ajo që ndihmoi në fshirjen e gjuhës shqipe ishte dhe zhvlerësimi i saj social, të
paktën në hapësirën publike: të flisje shqip do të thoshte t’i përkisje shtresës më të ulët të

3
Thiesse .A.M .(2004) Krijimi I identiteve kombëtarë.Evropa e shekujve XVIII-XIX, Prishtinë:Dukagjini, fq 109
4
Peter Bartl. Jacob Philip Fallmerayer për popullsinë greke të përzier me sllavë e shqiptarë dhe çështja e lindjes., fq 10

2
shoqërisë neo-helenike, domethënë të ishe fshatar ose marinar, kuse të flisje greqisht kishte
kuptimin e të qenit një “helen i vërtetë”5.

Vepra e J.F. Fallmerayer nuk ishte e panjohur për mendimin rilindas shqiptar. Duke qenë se ajo
ishte konsideruar si e para histori pak a shumë e gjerë e shtjelluar e shqiptarëve, ajo bënte pjesë
në korpusin e veprave të studimeve albanologjike, të cilat ishin rezultat i kozmopolitizmit
intelektual evropian të mesit të shekullit të XIX. Si nënvizon me të drejtë Anne-Maria Therese në
veprën e vet “Krijimi i identiteve kombëtarë.Evropa e shekujve XVIII-XIX”, një nga pasojat e
kozmopolitizmit intelektual është ndihma ndaj kombeve në lindje, mjediset intelektuale të të
cilëve nuk janë ende aq të pajisura për të ndërmarrë, pa mbështetje , ndërtimin e lashtësisë së
tyre dhe gjuhës së tyre.6Në realitetin shqiptar të zgjimit kombëtar vepra e tij u klasifikua në
mbështetje të tezës pellazgjike, nëpërmjet revokimit të së kaluarës së lashtë, të barasvlefshme me
atë të grekëve dhe latinëve. Poeti kombëtar Naim Frashëri në parathënien e përkthimit të këngës
së Parë të ‘Iliadës” së Homerit në 1896, shkruan se përmend Fallmerayer-in, dhe dijetarë të tjerë
të huaj që kanë kontribuar në studimin e kulturës dhe gjuhës shqipe. Teza pellazgjike në mesin e
shekullit të XIX përfaqësonte në fakt një shqetësim të dyfishtë.

Së pari , ajo reflektonte një shqetësim gjeostrategjik ndaj Pansllavizmit dhe Pangjermanizmit që
luftonin për territore në Ballkan. Mesi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX janë vitet e
nacionalizmit në Ballkan por edhe të interesave gjeostrategjike dhe politike të Fuqive të
Mëdha, që mundohen të krijojnë shtete klientë në territoret e Perandorisë Osmane që
çlirohen një nga një nën zjarrin e kryengritjeve të njëpasnjëshme. Së pari
Greqia, që fiton pavarësinë por rreshtohet nën tutelën kulturore bavareze dhe
më vonë interesat gjeostrategjike të Perandorisë Austro-Hungareze, perandoria e
bashkëjetesës të shumë popujve që gjendet shumë shpejt nën flakën e
nacionalizmave, që lindin mes popullsive të saj të shumta por edhe nën deshirën
imperialiste për t’u zgjeruar akoma drejt jugut, formojnë atë që quhet fronti
gjermanik kulturor në Evopën Lindore. Në kontaktet e saj me popullsitë e Ballkanit,
fill pas Paqes së Karlovacit në 26 janar 1699, Perandoria e Shenjtë Austriake do të
shikonte me shumë interes zhvillimin e tyre kulturor. Përkundrejt Pangjermanizmit në

5
Claire.N (2009). Në fillimet e nacionalizmat shqiptar. Tiranë: Përpjekja, faqe 119-120
6
Thiesse .A.M . (2004)Krijimi I identiteve kombëtarë.Evropa e shekujve XVIII-XIX, Prishtinë:Dukagjini, fq 102

3
Ballkan rreshtohej Pansllavizmi me ideologjinë e tij përbashkuese të popujve sllavë. Së
dyti ajo ishte një shqetësim shkencor pasi si vërente më të drejtë Dora D’Istria, ajo konsiderohej
si një shkencë që porsa ka lindur në ditët tona dhe si të gjithë shkencat e tjera, ajo ka themele
shumë të shëndosha në filologjinë dhe në mitologjinë e krahasuar, në shqyrtimin e karaktereve
morale dhe fizike, në arkeologjinë primitive, në traditat kombëtare etj7.

Pra si shikohet në mesin e shekullit XIX, origjina pellazgjike ishte një realitet pothuajse i
prekshëm shkencor ndaj të cilit nuk mund të ishin indiferentë përfaqësues të rëndësishëm të
elitës shqiptare, por përzierja me të edhe emrit të Falmejaher ishte e egzagjeruar. Vepra e tij ishte
e admirueshme dhe mbetet dhe e admirueshme edhe sot dhe sipas Franc Babinger, albanologut të
njohur ai e quan atë forca e intepretimit dhe shprehet për gjuhën e përdorur se bukuria e gjuhës
së tij të lë pa mend.8

Mirëpo pavarësisht përmendjeve apo dhe citimeve të ndryshme të veprës së Fallmerayer -it nga
ana e eksponentëve të ndryshëm të kulturës shqiptare ,një portret të plotë akademik të
Fallmerayer-it në botën shqiptare e gjejmë në vitet 80’ të shekullit të kaluar. Për herë të parë një
portret të plotë akademik të akademikut dhe historianit Fallmerayer, e gjejmë në ligjëratën e
profesor Aleks Budës, “J.F. Fallmerayer dhe historia mesjetarëve e shqiptarëve” e mbajtur në
Akademinë e Shkencave të Bavarisë në 1981dhe të botuar në Shkrime Historike 3, fq 164-184.
Sipas Profesor Budës, pavarësisht kundërshtimeve dhe akuzave që iu adresuan nga opinioni
publik grek, në thelb Fallmerayer dhe teza e tij nuk kishte kurrsesi synimin e një zhvletësimi
moral dhe të një një përmbysje të elementit autokton nacional.9 Profesor Buda pasi vë në dukje
formimin iluministe e republikan të Fallmerayer si pjesëmarrës edhe në revolucionin 1848-1849,
e rrjedhimisht edhe mbështëtës të lirisë së kombeve të reja që po lindnin, nënvizion faktin se
qendrimet e tij akademike duhet ti kërkojmë pikë së pari në plan gnoseologjik.10 Pikërisht në këtë
plan Prof Buda mirëkupton dhe mbështet me të drejtë pyetjet metodike që shtronte Fallmerayer
sesi historiografia mund të pretendonte, mbas gjithë këtyre përmbysjeve që, midis një Perikliu e

7
Kondo. A (2002). Dora D’istria për çështjen kombëtare shqiptare.Tiranë:Flesh, faqe 148
8 Bartl P. Jacob Philip Fallmerayer për popullsinë greke të përzier me sllavë e shqiptarë dhe çështja e lindjes.,parathënie e botimit shqip të
Fallmerayer. Ph.J. (2003) Elementi shqiptar në Greqi,Tiranë: Botimet Saraçi, fq 7
9Buda .A(2006) J.F.Falmerajer dhe historia mesjetare e shqipëtarëve.Prishtinë: Akadamia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, fq 102-103
10
Po aty,fq 103

4
një Kolokotroni në Geqi, midis Gentit e Teutës dhe Skënderbeut në Shqipëri të mund të kishte një
kontinuitet etnik të drejtëpërdrejtë , të pandërprerë11?

Mirëpo pavarësisht faktit të shtruarjes drejt të këtyre pyetjeve nga ana metodike, Prof Buda
nënvizon faktin tjetër autoritar të bazuar në gjetjet e kërkimet e reja historike se teza e mungesës
absolute të kontinuitetit etno-kulturor që vlente për Greqinë, ashtu dhe për popullsitë e tjera
autoktone të dakorumunëve, të shqiptarëve nuk mund të mbahet. 12Kur vjen fjala te shqiptarët
Prof Aleks Buda e bazon argumentin e vet të kontinuitetit iliro-arbëror në zbulimin e kulturës së
Komanit, të cilën ai e konsideron si një hallkë elokuente e kontinuitetit midis banorëve të lashtë
dhe vazhduesve arbër; një kulturë meshtrirje kohore që nga shekulli i VII deri në shekullin e IX
dhe me një shtrirje territoriale mjaft të gjerë nga alpet shqiptare deri në brigjet jugore të detit
Adriatik e në luginën e Vjosës. 13 Sipas Budës, Kultura e Komanit ishte kjo një kulturë e një
popullsie qytetare e fshatare, bregdetare e malore, më rrënjë në traditën antike dhe me
novacione, me elementë të trashëguara nga kultura ilire halshatiane e hekurit dhe nga kultura
provinciale romake e paleobizantine, ku elementët sllave nuk figurojnë veçse si elementë të
izoluara dhe jo si një kulturë kompakte 14 . Ky përfundim shumë i rëndësishëm i shkencës
historike e arkeologjike shqiptare është i ilustruar edhe me studime gjuhësore të toponimisë , ku
Profesor Buda jep shembullin e qytetevetë përfshira në Kulturën e Komanit, të cilat si apelative
shqip dëshmojnë karekterin etnik të banorëve të tyre15. Ai sjell shembullin e emrit të qytetit të
Krujës, metastazë e Albanopolit antik, një nga qendrat e kulturës arbërore e dokumentuar qysh
nga shekulli i IX. 16

Merita e Prof. Budës është se nëpërmjet seriozitetit shkencor dhe studimit multidisiplinar na jep
një portret të plotë të akademikut bavarez dhe veprës së tij në albanologji. Në këtë prizëm është
parë dhe toponima etnike e emrit arbër , përmendje për herë të parë të tyre dhe shpërndarjes së
tyre gjeografike. Prof Buda e kundërshton mendimin e Fallmerayer-it të bazuar në teorinë e
baticës dhe zbaticës së vërshimeve sllave dhe përqendrimit të pushteteve politike të tyre dhe që
nënkupton se në momentet e dobësimit të këtij pushteti, fillonte fuqizimi i pandalueshëm i
shqiptarëve duke qëmtuar me skrupolozitet akademik në analet historike faktet dhe dokumentat

11 Po aty, fq 103
12
Buda .A(2006) J.F.Falmerajer dhe historia mesjetare e shqipëtarëve.Prishtinë: Akadamia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, fq 103
13Po aty, fq 109
14 Po aty, fq 109
15 Po aty, 111
16
Po aty, fq 111

5
historike si dhe duke analizuar strukturën urbane të shoqërisë arbëre. Pikërisht, në këtë analizë të
kësaj strukture urbane, çka nuk e gjemë në veprën e Fallmerayer -it, qendron merita e mendimit
historik të Profesor Budës, kur ai nënvizon faktin se është pa bazë të mjaftueshme mendimi i
Fallmeraherit i cili bie rob i një mënyre shabllone të mendimit që i karekterizon shqiptarët si një
popull barinjsh, ndërsa dokumentat flasin për një shoqëri të diferencuar feudale me origjinë
shqiptare, siç janë arhondët e Arbërit që mbajnë titujt e lartë të hierarkisë feudale bizantine si
panhypersevastë, ata “nobli viri”, kontë, baronë, prelatë, burgencë, ato bashkësi fshatare të
cilat sundimtarët bizantinë, anzhuinë etj, i cilësojnë si “burra fisnikë shqiptarë” me emrat e tyre
etnikë karekteristikë. 17 Në të njëjtën kohë Profesor Buda njeh meritat e Akademikut Bavarez
përsa i përket zgjerimit të emrit Arbër dhe Arbëri, mendim të cilin ai e perifrazon duke
përjashtuar ligjet e një dhune demografike dhe shtrirje të dhunshme porse si një shtrirje
marrëdhëniesh, formash të ndryshme në një territor me një popullsi unitare që fliste të njëjtën
gjuhë, kishte të njëjtën prejardhje, zakone dhe si një komunitet historikisht i formuar dhe i
konsiliduar që gjeti shprehje me emrin e përbashkët. 18

Fallmerayer hasi shqiptarët me emërtimin arvanit në gadishullin e Moresë, për të cilin ai


shkruajti një vepër të me titull “Histori e gadishullit të Moresë”. Fenomenin e shpërnguljes së
tyre nga Shqipëria drejt Moresë, nën dritën e konkluzioneve të arritura nga akademiku bavarez,
profesor Buda e analizon në një rrafsh krasues midis zhvillimit të fedudalizmit në Arbëri e Greqi
dhe Gjermani. Ai analizon shkaqet dhe arsyet se përse ky ekspansion demografik shqiptar nuk
mundi të kanalizohej në shërbim të klasës feudale arbëre të vendosura në tokat e reja dhe
shfrytëzimin e kësaj situate nga klasa feudale greke për ta kanalizuar në popullimin e tokave
djerrë dhe të braktisura. Profesor Buda, lëvizjen migratore të shqiptarëve drejt Greqisë, e shtrin
në një rrafsh krahasues kur merr shëmbullin e popullsisë gjermane të masave fshatare që nën
këtë presion të rritjes së shrytëzimit feudal shtegtuan në mënyrë masive drejt lindjes në vende ku
mundën të gjejnë toka të lira dhe kushte më lehta shoqërore. 19

Mendimi historik i Profesor Aleks Budës për historianin gjerman Fallmerayer është i një vale me
mendimin evropian të mëvonshëm historik përsa i përket teorisë së tij të kontinuitetit historik
pasi edhe dy nga biografët e tij dashamirë, historiani Ernst Molden shkruan se më në fund, si

17
Buda .A(2006) J.F.Falmerajer dhe historia mesjetare e shqipëtarëve.Prishtinë: Akadamia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, fq 113
18 Po aty fq 113
19
Po aty fq 114

6
rezultat i të gjitha hulumtimeve të reja për tërë komplesitetin e kësaj çështjeje deri në një shkallë
të lartë sigurie mund të shprehet ideja se teoria e Fallmerayer mund të pretendojë për saktësi
vetëm në një masë shumë të kufizuar.20Analiza e detajuar e mendimit historik të Fallmerayer-it e
krahasuar me burimet më të fundit në albanologji, bën të mundur protretizimin dhe nxjerrjen në
pah të kontributit të tij në albanologji. “Habent sua fata libelli”*, shkruan profesor Buda në
ligjëratën e tij, çka në të vërtetë nuk është funksionale vetëm për veprën e Fallmerayer-it por
edhe për vet veprat e profesorit në albanologji. Sfida më e madhe e mendimit historik shqiptar
është pikërisht leximi dhe analizmi i strukturës së mendimit historik të korifejve të shkrimit të
historisë kombëtare përmes përmirësimit të shkrimit të kësaj historie sipas dokumentacioneve më
të fundit. Ligjërata e Profesor e Aleks Budës për kontributin e akademikut bavarez Fallmerayer
dhe çështjet e mesjetës shqiptare është një model i mirë që ka se çfarë ofrojë në këtë drejtim.

*”Sipas kapaciteteve të lexuesit përcaktohet dhe fati i librit”. Ky është vargu 1286 i De
litteris, De syllabis, De Metris nga gjuhëhari dhe shkrimtari latin i shekullit të III të e.s
Terentianus Maurus.

Bibliografi:

1- Aleks Buda. J.F.Fallmerayer dhe historia mesjetare e shqipëtarëve. Prishtinë:2006.


Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
2- Anne-Maria Thiesse. Krijimi i identiteve kombëtarë.Evropa e shekujve XVIII-XIX.
Prishtinë:2004. Dukagjini
3- Ahmet Kondo. Dora D’istria për çështjen kombëtare shqiptare.Tiranë: 2002, Flesh
4- Natali Claire . Në fillimet e nacionalizmat shqiptar. Tiranë: 2009, Përpjekja
5- Peter Bartl. Jacob Philip Fallmerayer për popullsinë greke të përzier me sllavë e shqiptarë
dhe çështja e lindjes. Parathënie e botimit shqip të Fallmerayer. Ph.J. Elementi shqiptar
në Greqi,Tiranë:2003, Botimet Saraçi,

20Bartl
P. Jacob Philip Fallmerayer për popullsinë greke të përzier me sllavë e shqiptarë dhe çështja e lindjes,parathënie e botimit shqip të
Fallmerayer. Ph.J. (2003) Elementi shqiptar në Greqi,Tiranë: Botimet Saraçi , fq 24.

7
8

You might also like