You are on page 1of 9

Një histori e heshtur “ e harruar"

28 tetor 1912

Ky fshat shtrihet në pjesën veri -lindore të Hanit


të Elezit apo jug lindore të Kaçanikut dhe kufizohet
në pjesë lindore me Maqedonin,në pjesen veriore me
bjeshkët e njohura të bilakut kure nga ana
perendimore me fshatrat Neqavcë, Paldenicë.
Është një nga fshatrat më të vjetra të Hanit të
Elezit i cili edhe pse viteve të fundit ishte pran
shuarjes sepse nga ky fshat masovikisht largoheshin
banorët duke u vendosur në rrethinën e Hanit të
Elezit,ky fshat pas luftës 1999 disi po ringjallet dhe
po ju jep brezave që do të vijnë një histori lavdie.
Ky fshat ka një histori kombëtare e cila ka lënë
thell gjurmët në historin kosovare dhe kombëtare e
cila do të jetë e pa shlyer.
Pas pushtimit të trojeve shqiptare më 1912 nga
pushtuesit serbosllavë, forcat serbo slavo
maqedonase në fshatin Dremjak i pushkatuan mbi
15 banor të cilët sipas dëshmitarëve u vranë, u
torturuan dhe u masakruan, në mënyrën ma barbare
dhe më macabre, dëshmitarët thonë janë therur me
bajoneta.
Kjo masakër ka ndodhur pikërishtë më 28 tetor
të vitit 1912 duke u marrë pa pike të fajit nga vatrat
e tyre ,duke i lidhur para grave dhe fëmijëve të tyre,
thonë se deri në fund të fshatit mbrapa i kanë
përcjellur fëmijët, gratë pra të afërmit e tyre.
Ishin fshatar të varfur, kryesisht jetonin nga
bujqësia dhe blektoria dhe mezi kishin siguruar
ushqimin për dimrin që po afrohej, ishin të pa
fajshëm dhe kurr nuk e kishin menduar se do të
1
ndodhë një gjë e tillë. Ky ishte shuar fare, kishte
mbetur vetëm një mashkull dhe në grad dhe fëmijë.
Masakra ka ndodhur në fund të fshatit thon se i
kan ndëgjuar britmat e tyre nga fshati.
Për këtë masakër është ditur dhe shum here
është biseduar për ngritjen e një monomenti për ti
kujtuar por kushtet dhe rrethanat nuk lejonin një gjë
të till.
Iniciativa ka qenë e kahershme dhe më në fund
u realizua një endërr ku banorët e Dremjakut për ti
kujtuar ata që në mënyrë kolektive u pushkatuan
më 28 tetor 1912 nga forcat serbosllave, me
vetë iniciativën por edhe të ndihmuar nga donatorët
të ndryshëm organizuan dhe ngritën një pllakë
përkujtimore për të parët e tyre.
Me një manifestim publik ku morrën pjesë
shumë personalitete institucionale dhe politike nga
Hani Elezit , Kaçaniku, Kosova, Shqipëria e
Maqedonia por edhe KFOR-i, TMK-ja, SHPK-ja SHIL së
UÇK-së etj më 26 nëntor 2006 u bë shpalosja e
kësaj pllake.
Pjesmarrsi nga Tropoja e Shqiprisë Isa Brecani
kishte pregaditur një poezi të jashtëzakonshme
kushtuar kësaj masakre e cila preku thell zemrat e
pjesmarrsëve.
Me rastin e shpalosjes së kësaj pllake fjal rasti
paten personalitete të ndryshme si nënkryetari i KK
nga Kani Elezit z. Menduh Vlashi, bashkëluftari i
Komandantit legjendar Adem Jashari etj.
Nga fshati Dremjak rreth historikun e lexoi z.
Selman Curri kurse nga Këshilli Kordinues i
manifestimit mbi punën ,shpenzimet dhe ndihmen
fshatarëve dhe donatorëve raportoi z. Enver Curri ku
u ndanë edhe mirnjohje donatorëve dhe mirnjohje
individuale për ndihmën dhe kontributin e dhënë.

2
Në fjalën e tij u tha se kjo masakër ndodhi në
prag të shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë kurse
shpalosja e kësaj pllake po bëhet në prag të
pavarësisë së Kosovës .
Ky manifestim u përbyll me disa recitime nga
nxënësit e fshatit dhe me një program kulturo artistik
nga SHKA “Sharri” nga Hani Elezit.
Për pjesmarrsit u shtrua edhe një koktell edhe
me flija nga fshatarët.
Për këtë ngjarje nga viti 1912 e deri më tani nuk
është bërë asgjë sepse Kosova mbeti e robruar edhe
pas luftës së dytë botërore (1941-1945).
Iniciativa për ngritjen e një pllake për ti kujtuar
këta të vrarë ka qenë e kah hershme por për shkaqe
politike nuk nuk ka mundur të realizohet. Edhe pse
kan qenë të ndaluara publikimet e këtire ngjarjeve
për këtë ngjarje ka shkruar disa herë shkrimtari i
këtij fshati z. Fadil L.Curri duke e vequar edhe në
botimet e tija.
Më gjerësishtë për ketë rast ka shkruar
shkrimtari kaçanikas z.Tefik Raka në librin e tij ku
këtë ngjarje e cilëson si masakër dhe ka bërë një
punë të shkelqyer në mbledhjen e shenimeve gjat
hulumtimeve të tijë per mes dëshmitarëve të
ngjarjes, është munduar në detale ta shpjegon
,shkruan biografin e të vrarëve gjithnjë sipas
informacioneve nga dëshitarët e asaj kohe.

Emrat e të vrarëve janë:

1. Xhemal R.Curri
2. Mehmet D.Curri
3. Shaban S.Curri
4. Liman B.Curr
5. Sefë I.Curri

3
6. Bajram S.Curri
7. Salih I.Curri
8. Sadik H.Curri
9. Miftar H.Curri
10.Halim N.Curri
11.Kamer K.Curri
12.Hajdin H.Curri
13.Halit H.Curri
14.Hazir H.Curri
15.Rushit S.Curri
16._________________
17._________________
Represioni, gjenocidi, vrasjet, arrestimet,
asnjëher nuk u ndalën ndaj shqipëtarëve ,kan
vazhduar pa ndërprerë e sidomos gjat lutrave, ata
( serbet) vazhdimisht ju vërsuleshin fshatrave të
banuara me shqipëtarë dhe bënin kërdi duke vrar
masakruar popullatën shqiptare pa dallim gjinije a
moshe. Ata plaqkitnin ,djegnin shtëpit, dëbonin me
dhunë popullatën shqiptare për mos tu kthyer kurr
në tokat stërgjyshore.
Më 1945 paramilitarët serbomalazias të
cernagores së Shkupit por edhe të Kosovës ,sulmuan
Bllacën e Maqedonisë me popullat shqiptare, këta
forca kryen një nga masakrat më të mëdha të asaj
kohe ,vranë dhe masakruan mbi 170 burra të Bllacës
pushkatimi u krye në vende të ndryshme brenda një
dite, Dremjaku ishte fshati i parë nga kjo anë i cili ju
dual në ndihmë familjeve të rrezikuara nga Bllaca ku
strehoj shum familje nga ky fshatë nga qfarosja të
cilën e kishin pregaditur forcat çetnike serbosllave,
ishte stina e dimrit thon se nga 10 familje kanë
qëndruar me një familje me muaj të tërë në Dremjak.
Në mes të fshatit Bllacë janë të gdhendur në
gurë emrat e atyre që u pushkatuan kurse në

4
manifestimin me rastin e shpalosjes së këtij
memoriali u vequa ndihma e fshatarëve të Dremjakut
dhënë familjeve Bllasnjane në atë kohë
Është me rëndësi të ceket se gjat viteve 1941-
1947 fshatarët e Dremjakut ishin të organizuar në
formacione ushtarake për ti mbrojtur tokat e tyre nga
pushtuesi serb, dhe këta vazhdimisht kundërshtonin
okupatorin duke mbajtur lidhje direkte me Ballin
Kombëtar në atë kohë dhe të tjerët që luftonin për
çlirimin e trojeve shqiptare e që ishin anti komuniste.
Të organizuar qëndronin në male mbanin kontaktet
me Isen Terpezën dhe Bajram Begucën ku këta të
fundit qëndruan disa here në Dremjak. Ishin
organizator të formacioneve ushtarake anti
komuniste të cilët mendonin për bashkimin e trojeve
shqiptare, per një shqipëri të madhe dhe etnike.
Në fund të vitit 1945 lufta udhëhiqur nga TITO-
ja e quajtur kundër fashizmit dual fituese, po krijohej
shteti i Jugosllavisë, i ndihmuar edhe nga aleatët nga
lindja shtrinte pushtetin e vet në ç’do anë. Mobilizoj
formacione kundër këtyre grupeve të armatosura
gjithnji duke bashkëpunuar edhe me shqiptar nën
parollën e vllazërimbashkimit dhe vazhqimisht i luftoi
duke përdor metoda të ndryshme.
Kundër këtyre formacioneve u përdorën forma
si: burgosjen e të afërmëve, rrahjet dhe presione
tjera vetëm e vetëm që ata të dorzohen ose të
largohen nga Kosova.
Gjat asaj kohe nga fshati Dremjak u larguan
shum familje të cilat sot e asaj dite gjinden në
shtetet e huaja e sidomos në Turqi. Gjat asaj kohe
Dremjaku ishte në shënjestër të policisë serbosllave.
Gjatë këtij represioni në Dremjakut disa u muarrën
në pyetje si Nesim Kamer Curri, Sadik Miftar Curri etj,
ndersa disa u arrestuan të cilët u burgosën nëpër

5
burgjet e serbis. (më 1946- 1949 u burgos Elmaz
Baki Curri me 3 vjet burgim së pari qenroj në Ferizaj
e pastaj në burgun Nishit në Serbi, trgonte per
malltretimet, rrahjet ndaj familjes së Isen Terpezëz
që ishin edhe ata të burgosur si nëna, gruaja dhe
fëijët i malltretonin i rrahnin roja e burgut etj)
Nga ky “çlirim” unë e kisha quajtur okupim i
sërishëm banorët e Dremjakut sikur në ç’do vend ku
vepronin këta formacione pësuan vazhdimisht nga
pushteti i atëhershëm ishin të distancuar, familjet e
të cilve kundërshtuan komunizmin. Perjashtoheshin
nga ndihmat humanitare të pas luftës që
shpërdaheshin nga “Kryqit të kuq” , ishin në
shënjestër të shërbimeve sekrete të asaj kohe, jap
një shembull: Elmaz B. Curri dëshmonte se si Bajrush
Curri atëher odborr i fshatit e kishte regjistruar për
ndihma kurse në Han të Elezit e kishin fshir emrin e
tij me laps të kuq duke i than se ti ke qenë kundër
këti regjimi dhe ndihma për ty nuk ka. Shkaku i
heqjes nga lista ishe pse kishe qenë i burgosur. Për
ta mbajtur familjen detyrohet të punon edhe si
rroktar në Maqedoni te njëfar Nokodini i cernagores
së Shkupit bashk me vëllanë Minahun.
Shtypja vazhdoi pa ndërprerë në forma të
ndryshme kurse populli i Kosovës kërkonte të drejtat
të cilat ju takonin, situata vinte duke u
përkeqësuar,punëtorët largoheshin nga puna, u bë
ndryshimi i flamurit kombëtarë, kufizohej shfrytëzimi
i tij, filloj diferencimi politik ndryshimet në programet
shkollore kurse per ata që ishin bashkëpunëtor të
besueshëm ndaj shtetit jetonin mirë. Klasa punëtore
shtypej edhe arsimi po ashtu, shperthyen
demostratat e studetëve të 81-shit në Kosovë. Këta
demostrata u përhapen në krejt Kosovën por edhe në
Han të Elezit. Në atë kohë nga Hani Elezit por edhe

6
nga Dremjaku kishte studenta në Prishtinë të cilët
ishin edhe pjesmarrës dhe organizator të këtyre
demostratave ky grup u zbulua i cili u burgos nga
organet policore në atë kohë. Kërkesat e tyre u
cilsuan si nacionaliste, separatiste etj. Në Dremjak
me atë rast policia bëri bastisje burgosje malltretime
(u burgos me 3 vjet burg Ibrahim Bajrush Curri i cili
burgun e mbajti në …………) etj.
Gjat viteve 1990 banorët e fsh. Dremjak edhe
pse nën okupim ditën të organizohen në lëvizjen e
asaj kohe në LDK ku themeluan Nëndegën e LDK-së
në Dremjak dhe mbajtën popullatën të informuar me
rrjedhat politike dhe kërkesat legjitjime të popullit
për shtetin e vet të pavarur dhe sovran i cili ishte
edhe synim i të parëve tanë, formuan komisionet si
për informim, emergjenc etj. Ata menduan edhe për
raste edhe më të pa dëshiruara si mobilizim dhe
organizimin eventualisht të një lufte të mundëshme,
u bënë para pregaditjet duke i rekrutuar banorër me
përgaditjet që i kishin pasur në shërbimin ushtarak të
ish Jugosllavisë etj.
Lidhjes Demokratike në Kosovë që gjat asaj kohe
ishte si lëvizje i printe Dr. Ibrahim Rugova që
vazhdimisht i artikulonte kërkesat e shqiptarëve
nëpër botë , kurse QIK-u informonte rregullisht për
ngjarjet në Kosovë dhe rreth saj.
Gjat asaj kohe Kosovës ju muarr autonomia e saj
u pushuan institucionet e Kosovës që i kishte, si
informimi, shkolla, Kuvendi i Kosovës, policia,
gjygjësia etj. Nuk kishte siguri të lëvizjes ishte një
anarki ,popullit të kosovës si mbeti gjë tjër veç të
organizohet për çlirimin e vendit.
Nga vitet 1990 deri më 1997 kur edhe shpërthej
lufta e armatosur në Kosovë Dremjaku vazhdimisht
mbajti kontakte me Degën e LDK-së në Han të Elezit

7
duke e njoftuar për rrjerdhën e situates në këtë anë
dhe lëvizjen e paramilitarëve dhe ushtrisë së
serbosllave.
Informimi bëhej për mes Komisionit për informim
të LDK-së kryetar i të cilit ishte Rrahman Elmaz Curri
njiherit edhe kryetar i nëndegës në Dremjak.
Me daljen në skenë të UÇK-së nga ky fshat
shum të rinjë vullnetarisht ju bashkangjiten kësaj
ushtrie duke shkuar edhe në Shqipëri dhe nga andej
duke marr pjes direkte edhe në frontet e luftës si në
luftën e Koshares ku bije heroikisht Imri Pajazit Curri
po nga ky fshat.
Në bjeshkët e fshatit Dremjak u organizua njësiti
i UÇK-së ku masovikisht ju bashkangjitën banorët e
Dremjakut por edhe të fshatrave tjera, kryhej
logjistika sepse pozicioni i i tyre ishte vija kufitare
Maqedoni- Kosovë.
Dremjaku ka ndihmuar vazhdimisht refugjatët
për të kaluar kufirin për Maqedoni gjat luftës së
Kosovës.
Në vitet 2001 gjat luftës së armatosur në
Maqedoni, disa të rinjë të Dremjakut në mënyr aktive
ishin të kyqur në këtë luftë e sidomos në Tanushë ku
bien heroikisht Elham Ismal Curri dhe Nehat Rushan
Curri nga Dremjaku.
Fshati Dremjak është përmendë për
karakteristika të veqanta si trimërinë ,bujarinë,
zemërgjerësinë dhe muhabeti i odave por edhe si
qerdhe e organizimeve anti komuniste.
Fatkeqësisht në këtë fshatë me ketë histori që
nuk e ka asnjë fshat në Han të Elezit tani jetojnë
vetëm 3 familje me shum shtëpi të rrënuara duke ju
kanosur edhe shuarja për të mos ekzistuar më, nga
kushtet që ka është vetëm rruga që ende mbahet
nga fshatarët me aksione dhe rrjeti elektrik që është

8
instaluar gjat vetit 1984-85 e tani është shkatrruar,
demoluar gati i tëri, këta 3 familje tani jetojn më
tepër në terr se me drita, nuk ka as shkoll, nxënësit e
këtij fshati udhëtojnë nga 3-4 km për vijimin e
shkollës në Han të Elezit apo në fsh. Pandenicë
Më 30.12.2006
Shkroi: Rrahman Curri
Fsh. Dremjak

You might also like